31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Dhe ata kurrë nuk do të pushojnë së luftuari juve, derisa t’ju kthejnë

juve prapa nga feja e juaj (Besimi Islam), nëse kanë mundësi.” [Surja

Bekarah, 217]

Ata koka të devijimit ju vijnë ju me petkun e diturisë dhe devotshmërisë dhe

madje ata punësojnë njerëz që ta bëjnë këtë për ta. Mos e merrni diturinë tuaj

prej askujt tjetër, përveç te ai që është njohur me dituri, me devotshmëri, me

nderimin e Librit dhe Sunetit në mesin e njerëzve, dhe që janë njohur me

shpërndarjen e Teuhidit dhe Sunetit ndërmjet njerëzve.

Të vjen çudi, pasha Allahun, me atë të cilin, kur dëshiron të bëhet ortak në

pasurinë e tij me ndonjë person, atëherë pyet për të çdokënd që e njeh dhe

mundohet të ketë tërësisht kujdes; kurse fenë e tij ia lë në dorë çdokujt që i del

para. Dhe Allahut i kërkojmë ndihmë!

Katër shtyllat e kufrit:

mendjemadhësia, inati,

zëmërimi dhe epshi.

Burimi: El Feuaid e Ibën Kajjimit 157.

Përktheu: Jusuf Kapidani

Përsa i përket mendjemadhësisë (kibrit) ajo i pengon nënshtrimin, inati (hasedi)

i pengon pranimin e këshillës dhe ofrimin e saj, zemërimi (el gadab) i pengon

drejtësinë kurse epshi (esh-shehua) i pengon preokupimin me adhurim.

Nëse rrënohet shtylla e mendjemadhësisë i lehtësohet nënshtrimi, nëse

rrënohet shtylla e inatit i lehtësohet pranimi i këshillës dhe ofrimi i saj, nëse

rrënohet shtylla e zemërimit i bëhet e lehtë drejtësia e thjeshtësia dhe nëse

rrënohet shtylla e epshit i lehtësohet durimi, ndershmëria e adhurimi.

Lëvizja e maleve nga vendi është më e lehtë se zhdukja e këtyre të katra nga ai

që vuan me to, sidomos kur janë bërë tipare të thella, veti dalluese dhe cilësi të

përhershme. Puna e tij nuk mëkëmbet asnjëherë me to dhe nuk i pastrohet

vetvetja kur ndodhen në të. Sa herë përpiqet për ndonjë punë, këto të katërta

ja prishin. Të gjitha sëmundjet lindin prej tyre dhe nëse sundojnë zemrën ia

bëjnë ta shohë të kotën në pamjen e të vërtetës e të vërtetën në pamjen e së

kotës, të mirën në pamjen e së keqes dhe të keqen në pamjen e së mirës. Ja

afrojnë atij dynjanë e i largojnë ahiretin (botën tjetër). Nëse mediton në

mohimin (kufrin) e popujve do ta gjesh të dalë prej tyre. Për to ndodh dënimi, i

lehti apo e rëndi i tij vlerësohet nga pesha e lehtë apo e rëndë e tyre.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!