31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Umejjes e ndoqën atë, por ai u arratis për në Kufa. Aty takoi El Xhehëm ibën

Safvan, i cili mori prej tij këtë fjalë (për krijimin e Kuranit). Atë e vrau Halid

ibën el Kisri në Kufa, ditën e kurban bajramit në vitin 118 h.

[12] - Këtë e ka përmendur Ibën Kethiri në librin “El Bidaje uen Nihaje” të

marrë nga libri “Et Tarih” i Ibën Asakir. Gjendet gjithashtu në librin “Sijeru

Ealamu En Nubela” të Dhehebiut.

[13] - Ai është Halid ibën Abdullah ibën Bexhelij el Kisri ed Dimashki, princi i

Mekës në kohën e Uelijd ibën Abdulmelik, pastaj Sulejmanit. Kur erdhi në

pushtet Hishami, e ngarkoi atë veli të irakienëve (në Kufa dhe Basra). Ka qenë

bamirës dhe predikues orator. E kanë akuzuar për zendekah (fshehje të kufrit

dhe shfaqje të tij hera-herës). E kanë torturuar dhe e kanë vrarë në vitin 126

h. [Marrë nga “Sijeru Ealamu en-nubela”, “El Bidaje uen Nihaje” etj].

[14] - E transmeton Buhariu në librin “Krijimi i punëve të njerëzve” : f. 29,

Darimiu në librin “Kundërpërgjigja ndaj xhehmive” : f. 258, El Axhurri në librin

“Esh Sheria”: f. 97, El Lalikai: 2/319, etj.

Zbritja e Allahut të

Lartëmadhëruar, Ardhja dhe

Afrimi i Tij.

Dijetarët e Hadithit pohojnë se Allahu i Lartësuar zbret çdo natë në qiellin e

dynjasë, pa e krahasuar Zbritjen e Tij me zbritjen e krijesave, pa e përngjasuar

dhe pa e përfytyruar, por pohojnë atë që ka pohuar i Dërguari i Allahut (sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem) dhe nuk e tejkalojnë atë. Ata e marrin atë që thotë

lajmi i saktë (Kurani apo Suneti) në lidhje me Cilësitë e Allahut, në kuptimin e

drejtpërdrejtë të tyre, ndërsa njohjen e plotë të formës dhe të vërtetës së tyre,

ata ia lënë Allahut të Madhëruar, në dijen e Tij gjithpërfshirëse.

Ata pohojnë gjithashtu atë që ka zbritur Allahu i Lartësuar, në Librin e Tij, për

Ardhjen e Allahut dhe Afrimin e Tij tek krijesat e Tij, siç thotë në Fjalën e Tij:

“A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse t’u vijë Allahu në hijen

e reve dhe melekët?” [El Bekare: 210].

Gjithshtu thotë:

“Dhe vjen Zoti yt e melekët radhë-radhë.” [El Fexhr: 22].

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!