31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Imami ynë, Ebu Abdullah Muhamed ibën Idris esh Shafii (RahimehUllah), në

librin e tij “El Mebsut”, në çështjen e lirimit të një robëreshe besimtare prej

atij që ka bërë një gjynah, për faljen e të cilit duhet të lirosh një rob, pasiqë

mosbesimtarja nuk vlen për këtë lloj pendimi, ai argumentoi me Hadithin e

Muavije ibën Hakim, i cili donte të lironte një robëreshë të zezë dhe pyeti të

Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për të. Atëherë i Dërguari

(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e provokoi atë robëreshën duke i thënë: “Kush

jam unë?” Ajo bëri me shenjë nga ai dhe pastaj nga qielli, (d.m.th): “Ti je i

Dërguari i Allahut që është në qiell.” Atëherë i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue

sel-lem) tha:

“Liroje atë, sepse ajo është besimtare.”[6]

Kështu, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), gjykoi se ajo është

muslimane dhe besimtare, për shkak të pohimit të saj se Allahu është në qiell

dhe se ajo e njihte Zotin e saj me cilësinë e të qenurit lart dhe mbi krijesat e Tij.

Imam Shafiu (RahimehUllah) argumentoi me këtë Hadith për tu provuar

kundërshtarëve të tij, të cilët thonë se në kefare lejohet të lirosh një robereshë

mosbesimtare, se ajo duhet të jetë besimtare. Ai nuk argumentoi me këtë

Hadith, vetëm për shkak se vetë ai beson se Allahu i Lartësuar është mbi

krijesat e Tij, mbi shtatë qiejt, mbi Arshin e Tij. Ashtu siç është edhe bindja

dhe besimi i muslimanëve të Ehli Sunetit dhe Xhematit, të parët dhe të

mëvonshmit prej tyre. Kjo, sepse imam Shafiu (RahimehUllah) nuk

transmetonte ndonjë Hadith të saktë dhe pastaj të mos e besonte atë dhe të

mos vepronte sipas tij.

Na ka treguar El Hakim Ebu Abdullah (Rahimullah), se imam Ebu el Uelid

Hasan ibën Muhamed, dijetari i fikhut ka thënë: Ibrahim ibën Mahmud na ka

thënë: Kam dëgjuar Rabij ibën Sulejman të thotë: Kam dëgjuar Shafiun të

thotë:

“Nëse shihni që unë kam thënë ndonjë fjalë nga vetja ime, por ndonjë

Hadith i saktë i të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e kundërshton

atë, atëherë dijeni se mendja ime më ka pas ikur (në atë çështje).”

El Hakimi (RahimehUllah) thotë: Kam dëgjuar Ebu el Uelid, më shumë se një

herë, të thotë: Më kanë treguar se Zeaferani ka thënë: Një ditë, Shafiu

(Rahimullah) transmetoi një Hadith dhe dikush prej të pranishmëve tha: O Ebu

Abdullah! A e beson këtë Hadith dhe a gjykon sipas tij? Ai tha:

“Mos më sheh gjë në ndonjë marrëveshje apo më sheh në kishë?! Apo mos

sheh gjë të kem veshur uniformë të mosbesimtarëve?! Unë jam ky që më

sheh. Ulur në një xhami të muslimanëve, veshur me veshjen e tyre dhe

drejtuar kibles së tyre. A mundet atëherë, që të transmetoj një Hadith nga

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!