31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kështu ka thënë Allahu për të vendosurit plotësisht në dije, se ata e thonë këtë

fjalë dhe Allahu ua pëlqen këtë atyre e i lavdëron ata.

(Autori thotë): Na ka treguar Ebu Hasen Abdurrahman ibën Ibrahim ibën

Muhamed ibën Jahja el Mizki, se Muhamed ibën Daud ibën Sulejman ez Zahi u

ka thënë: Më ka treguar Ali ibën Muhamed ibën Ubejd Ebu el Hasen, se Ebu

Jahja ibën Kisbeh el Uerak ka thënë: Na ka thënë Muhamed ibën Eshras el

Uerak Ebu Kenane, se Ebu Mugirah el Hanefi ka thënë: Na ka thënë Kuratu

ibën Halid, se Hasenit i ka thënë babai i tij, se Umu Selemeh (gruaja e të

Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), nëna e besimtarëve), për fjalën e

Allahut të Lartësuar: “I Gjithëmëshirshmi qëndroi mbi Arsh.” [Ta-ha: 5], ka

thënë:

“El Istiua (ngritja dhe qëndrimi mbi diçka) nuk është e panjohur (në

gjuhën arabe), përshkrimin e tij nuk e kap mendja (në lidhje me qëndrimin

e Allahut mbi Arsh), pohimi i tij është prej besimit, ndërsa mohimi i tij

është kufër (mosbesim).” [1]

Na ka treguar Ebu Hasen ibën ebi Is’hak el Mizki ibën el Mizki, se Ahmed ibën

Hadër Ebu el Hasen esh Shafii ka thënë: Na ka thënë Shadhani, se Ibën

Mahled ibën Jezid el Kuhustani ka thënë: Xheafer ibën Mejmun ka thënë:

Është pyetur Malik ibën Enes për Fjalën e Allahut: “I Gjithëmëshirshmi

qëndroi mbi Arsh.” [Ta-ha: 5]. Si qëndroi? Ai tha:

“Istivaja (ngritja dhe qëndrimi mbi diçka) nuk është i panjohur (në gjuhën

arabe), përshkrimin e tij nuk e kap mendja, besimi në të është obligim,

ndërsa pyetja për të është bidat. Por unë nuk të shoh ty, veçse të

humbur.” Pastaj urdhëroi që të nxirrej nga tubimi i tij. [2]

Na ka treguar Muhamed el Muhlidi el Adël, se Ebu Bekër Abdullah ibën

Muhamed el Isfraini ka thënë: Na ka thënë Ebu el Husejn Ali ibën el Hasen, se

Selemeh ibën Shebib ka thënë: Na ka thënë Mehdi ibën Xheafer ibën Mejmun

er Ramli, se Xheafer ibën Abdullah ka thënë:

Erdhi një burrë te Malik ibën Enes dhe e pyeti për Fjalën e Allahut: “I

Gjithëmëshirshmi qëndroi mbi Arsh.” [Ta-ha: 5]. Si qëndroi? Xheaferi thotë:

Nuk e kisha parë të nxehej ndonjëherë në atë mënyrë që u nxeh prej fjalës së

tij, saqë e mbuluan djersët nga nxehja dhe qëndroi pa folur me shikimin në

tokë. Njerëzit po prisnin se çdo të ndodhte dhe pasiqë ajo nxehje dhe skuqje e

madhe u largua prej imam Malikut (RahimehUllah), ai tha:

“Përshkrimin e tij nuk e kap mendja, Istivaja nuk është e panjohur,

besimi në të është vaxhib, ndërsa pyetja për të është bidat. Por unë kam

frikë se ti je i humbur.” Pastaj urdhëroi që të nxirrej jashtë. [3]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!