31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

“Allahu është Ai, i Cili ngriti qiejt pa shtylla që ti shihni, pastaj Ai u ngrit

lart dhe qëndroi mbi Arsh…” [Er Rad: 2].

Në suren El Furkan:

“Pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh. I Gjithëmëshirshmi! Kështu

pra, pyete Atë (O Muhamed, për Cilësitë e larta të Tij etj.), sepse Ai është i

Njohur për gjithçka.” [El Furkan: 59].

Në suren Es Sexhde:

“Pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh (Fronin e Tij Madhështor

ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij).” [Es Sexhde: 3].

Në suren Ta-ha:

“I Gjithëmëshirshmi qëndroi mbi Arsh.” [Ta-ha: 5]

Gjithashtu, Allahu i Lartësuar na ka treguar për Faraonin e mallkuar, se ai i

tha Hamanit:

“O Haman! Ndërto për mua një kullë që të mund t’i arrij rrugët. Rrugët e

qiejve dhe të mund të shoh Zotin e Musait, por unë me të vërtetë që e

quaj atë gënjeshtar…” [Gafir: 36-37].

Faraoni nuk e tha këtë, veçse pasi dëgjoi Musain (alejhis selam) të thotë se Zoti

i tij është në qiell. A nuk e sheh fjalën e Faraonit: “por unë me të vërtetë që e

quaj atë gënjeshtar”, d.m.th. e quaj gënjeshtar për fjalën e tij se në qiell ka

Zot.

Prej këtu, të gjithë dijetarët e umetit dhe imamët e mëdhenj prej selefëve

(RahimehUllah) nuk janë kundërshtuar kurrë në fjalën se Allahu është mbi

Arshin e Tij dhe se Arshi i Tij është mbi shtatë qiejt e Tij.

Ata (dijetarët e Hadithit dhe pasuesit e sunetit) pohojnë e konfirmojnë në

këtë çështje, atë që ka pohuar Allahu i Lartësuar, besojnë në të dhe e besojnë

lajmin e Zotit të tyre. Ata thonë ashtu si ka thënë Allahu për qëndrimin e Tij

mbi Arshin e Tij, duke e marrë atë nga kuptimi i drejtpërdrejtë i fjalëve dhe

duke ia lënë Allahut dijen dhe njohurinë e të vërtetës (natyrës) së tij

(qëndrimit mbi Arsh dhe çdo Cilësije të Allahut). Ata thonë:

“Ne besojmë në të (Kuranin); i tëri (Ajete të qarta e të paqarta) është nga

Zoti ynë. Por nuk marrin mësim veçse ata që janë të brumosur me mendje

të shëndoshë.” [Al Imran: 7].

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!