31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

se njerëzit i krijojnë vetë punët e tyre dhe se Allahu nuk ka dorë e caktim në to

(prej këtu janë quajtur “kaderije”), thënia se fasiku është në një vend të

mesëm midis dy vendeve, etj.

[6] - Xhehmijet janë pasuesit e Xhehëm ibën Safvan. Bidati i tij është shfaqur

në Tirmidh. Atë e vrau Selem ibën Ahvez el Mazini në Merva, nga fundi i

sundimit të Beni Umejjes. Ai u bashkangjitet mu’tezilive në mohimin e cilësive

të përhershme të Allahut, mohimin e shikimit te Ai dhe se Fjala e Allahut është

e krijuar. Por ai ka shtuar edhe disa fjalë të tjera, si: Thënia e tij se nuk lejohet

që Allahu të cilësohet me një cilësi, me të cilën mund të cilësohet edhe njeriu,

sepse sipas tyre, kjo do të thotë ta krahasosh Allahun me krijesat. Kështu, ai

mohoi të qënurit e Allahut i Gjallë e i Ditur dhe pohoi se Ai është i Mundshëm,

Veprues dhe Krijues. Ai thotë gjithashtu se njeriu është i detyruar në veprat e

tij dhe nuk ka të drejtë të zgjedhë e të veprojë dhe se Xheneti e Xhehenemi do

të shuhen e do të kenë fund. Sipas tij, Imani është njohja e Allahut dhe se ai

është njëlloj te të gjithë besimtarët (nuk shtohet e nuk pakësohet). [Marrë nga

libri “El Milel uen nihal” i Shehristanit (RahimehUllah)].

[7] - Mushebbihitë janë ata që e krahasojnë Allahun me krijesat e Tij.

Krahasimi është dy llojesh: I pari është krahasimi i krijesave me Krijuesin, siç

kanë krahasuar të krishterët Isain me Allahun, apo siç kanë krahasuar

idhujtarët idhujt e tyre me Allahun.

Lloji i dytë i krahasimit është krahasimi i Krijuesit me krijesat e Tij, siç është

fjala e mushebbihive se Allahu ka Dorë dhe ajo është si dora jonë, apo se Ai

dëgjon si ne (I Lartë është Allahu ngo ajo që i përshkruajnë). [Et tenbihat es

senije ala el akide el vasitije: f. 13].

El Bagdadi përmend se mushebbihitë, ata të llojit të dytë të krahasimit, janë dy

grupe: njëri krahason Qënien e Allahut me atë të krijesave dhe tjetri krahason

Cilësitë e Allahut me ato të krijesave. [El ferku bejnel firak: f.214].

[8] - “Pasuesit e Sunetit” janë të kapurit për rrugën e të Dërguarit të Allahut

(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe shokëve të tij. Imam Ibën Tejmije, në librin

“El Akide el Uasitije”, duke sqaruar rrugën e pasuesëve të Sunetit thotë: Prej

Rrugës së Ehli Sunetit dhe Xhematit është pasimi i gjurmëve të të Dërguarit të

Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), në kuptimin e drejtpërdrejtë apo të

tërthortë të tyre, si dhe pasimi i i rrugës së emigruesëve të parë dhe ensarëve

(ndihmuesëve të tyre në Medine). Ata janë pasuesit e amanetit të të

Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), i cili ka thënë: “Kapuni për Sunetin

(rrugën) time dhe rrugën e halifëve të drejtë e të drejtëudhëzuar që do

jenë pas meje! Kapuni për të dhe shtrëngojeni fortë me dhëmballë!”. Ata e

dinë se fjala më e vërtetë është Fjala e Allahut dhe se udha më e mirë, është ajo

e Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ata i japin epërsi Fjalës së Allahut

mbi fjalën e çdokujt prej njerëzve dhe udhës së Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi

ue sel-lem) mbi udhën e çdokujt tjetër. Për këtë shkak janë quajtur “Ehlul

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!