31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

- Autori thotë: Kam dëgjuar El Hakim Ebu Abdullah, të thotë: Kam dëgjuar

Ebu el Uelid Hasan ibën Muhamed të thotë: Kam dëgjuar imam Ebu Bekr

Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejmeh të thotë:

“Kurani është Fjalë e Allahut dhe nuk është i krijuar, ndërsa ai që thotë se

Kurani është i krijuar, e ka mohuar Allahun e Lartësuar (është kafir) dhe

nuk i pranohet shehadeti, nuk vizitohet kur është i sëmurë, nuk i falet

xhenazeja dhe nuk varroset në varrezat e muslimanëve. Atij i jepet afat tri

ditë që të pendohet e nëse nuk e bën, atëherë i pritet koka.” [14]

Shqiptimi i Kuranit.

Shejh Ebu Bekër el Ismaili el Xhurxhani, në broshurën e tij të cilën ia dërgoi

banorëve të Xhilanit, shkruante:

“Kush thotë se të shqiptuarit e Kuranit është i krijuar dhe ai ka për qëllim

vetë Kuranin, ai ka thënë se Kurani është i krijuar.”

Ibën Mehdi et Taberi në librin “Akideja” të cilin e shkroi për banorët e atyre

vendeve (të Taberisë), thotë:

“Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit kanë bindjen se Kurani është Fjalë e

Allahut të Lartëmadhëruar, shpallja e Tij, ajo që Ai ka zbritur, Urdhëri dhe

ndalesa e Tij, dhe nuk është i krijuar. Ndërsa kush thotë se ai është i

krijuar, ai e ka mohuar Allahun e Lartësuar. Kurani është i ruajtur në

gjokset tona, lexohet me gjuhët tona dhe është i shkruar në letër. Ai është

Fjalë me të cilën Allahu i Lartësuar ka folur, ndërsa kush thotë: Kurani me

të shqiptuarin tim është i krijuar, ose se shqiptimi im i Kuranit është i

krijuar, ai është injorant, i humbur dhe mohues i Allahut të Lartësuar.”

E përmenda këtë pjesë nga libri i Ibën Mehdiut për shkak të përkrahjes sime të

tij në të, sepse ai ka pasuar selefët prej dijetarëve të Hadithit në atë që ka thënë

edhe pse ai ka qenë i zhytur në shkencën e oratorisë e filozofisë dhe shkrimet e

tij në to janë të shumta, por këtë temë ai e ktheu te të zotët e saj dhe e mori atë

prej tyre.

Na ka treguar hafiz Ebu Abdullah: Kam lexuar një shkrim të Ebu Amër el

Mustemli të thoshte: Kam dëgjuar Ebu Uthman Seid ibën Ishkab të thotë: Kam

pyetur Is’hak ibën Ibrahim për të shqiptuarit e Kuranit dhe ai tha:

“Kjo gjë nuk duhet të diskutohet. Kurani është Fjalë e Allahut dhe nuk

është i krijuar.”

Ibën Xherir et Taberi, në librin “El Itikad” të cilin e ka veçuar për këtë temë,

thotë:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!