31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Atëherë unë iu mbështeta Allahut të Lartësuar dhe shkrova në këtë libër atë që

munda, në mënyrë të shkurtuar e të përmbledhur, duke shpresuar që të

përfitojnë prej tij të zotët e mendjes e të shikimit.

Allahu është Ai që jep sukses dhe vendosmëria në Rrugën e Drejtë e të Saktë

nuk arrihet vetëm se me mirësinë e Allahut dhe Mëshirën e Tij!

Pohimi i Cilësive të Allahut të Lartësuar.

Duke shpresuar suksesin nga Allahu i Lartësuar them: Dijetarët e Hadithit [4]

(Allahu i ruajtë të gjallët dhe i mëshiroftë të vdekurit prej tyre!) dëshmojnë

se Allahu i Lartësuar është Një dhe se Muhamedi është Lajmëtar dhe i Dërguar

i (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) (nebij dhe resul). Ata e njohin Zotin e tyre me

ato cilësi të cilat janë shprehur në Shpalljen dhe Librin e Tij, apo për të cilat ka

dëshmuar i Dërguari i Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), në Hadithet e sakta që

na janë përcjellë prej njerëzve të drejtë e të besueshëm nga ai (sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem!).

Ata pohojnë për Allahun e Lartësuar çdo gjë që Ai e ka pohuar për Veten e Tij,

në Librin e Tij apo në gjuhën e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem!)

dhe nuk besojnë se Cilësitë e Allahut i përngjasojnë cilësive të krijesave të Tij.

- Ata thonë: Allahu e ka krijuar Ademin (alejhi selam) me Dy Duart e Tij, siç e

ka shprehur këtë në Fjalën e Tij:

“(Allahu) i tha: O Iblis! Ç’të ndaloi ty që të mos i biesh në sexhde atij, të

cilin Unë e krijova me Dy Duart e Mia?” [Sad: 75].

Ata nuk e ndryshojnë fjalën nga domethënia e saj, duke thënë (p.sh.) se Dy

Duart e Allahut janë dy mirësitë e Tij, apo dy Fuqitë e Tij, ashtu siç kanë bërë

mu’tezilitë [5] dhe xhehmijet [6] (Allahu i shkatërroftë!), as nuk i përshkruajnë

ato të Dyja (Duart e Allahut) me ndonjë formë dhe as nuk i krahasojnë Ato me

duart e krijesave, siç i krahasojnë mushebbihitë [7] (Allahu i fëlliqtë!).

Ndërsa pasuesit e Sunetit [8], Allahu i ka ruajtur nga tahrifi [9] (ndryshimi i

domethënies së fjalës), nga tashbihi (krahasimi) dhe nga tekjifi (përshkrimi e

përshtatja), si dhe u ka dhënë atyre njohuri e kuptim nga Mirësia e Tij.

Ata ndoqën rrugën e Njësimit dhe pastrimit të Allahut (nga ajo që nuk i

përshtatet) dhe u larguan nga ta’tili (heqja dhe zhveshja e Allahut prej

atyre cilësive) dhe nga teshbihu (krahasimi), duke ndjekur Fjalën e Allahut të

Lartësuar:

“Asgjë nuk i përngjet Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.”

[Esh Shura: 11].

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!