31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Zinxhiri i transmetuesëve të librit

Autori thotë: Na ka treguar kryegjykatësi i Damaskut, Nidhamudin Umer

ibën Ibrahim ibën Muhamed Muflih es Salihi el Hanbeli, gojarisht: Na ka

treguar hafiz Ebu Abdullah Muhamed ibën Abdullah ibën Ahmed ibën Muhib el

Makdisi: Na kanë treguar dy dijetarët, Xhemaludin Abdurrahman ibën Ahmed

ibën Umer ibën Sheker dhe Ebu Abdullah Muhamed ibën Muhib Abdullah ibën

Ahmed ibën Muhamed, që të dy nga Makdisi.

- I pari thotë: Na ka treguar Ismail ibën Ahmed ibën el Husejn ibën Muhamed

el Iraki dhe ne dëgjonim: Na ka treguar Ebu Fet’h Abdullah ibën Ahmed el

Harki.

- Ndërsa i dyti thotë: Na ka treguar Ahmed ibën Abdu ed Daim.

Na ka treguar gjithashtu Taxhudin Muhamed ibën Hafidh Imadudin Ismail

ibën Muhamed ibën Berdes el Ba’li.

Dhe na ka treguar kryegjykatësi Izuddin Abdurrahim ibën Muhamed ibën el

Furat el Hanefi, gojarisht: Na ka treguar Muhamed ibën Halife ibën Muhamed

ibën Khalef el Munebxhi: Na ka treguar Xhemal Abdurrahman ibën Ahmed

ibën Umer ibën Sheker se autori (es Sabuni) ka thënë:

Shkaku i shkruajtjes së librit [1]

“Falenderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve dhe përfundimi i mirë qoftë

për besimtarët e devotshëm, ndërsa Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi

vulën e Profetëve, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Në kohën kur hyra në Amid të Tarbistanit (vend ne Iran, në jug të detit

Kaspik) dhe në vendet e Xhilanit, në drejtim të Shtëpisë së Shenjtë (Kabes), si

dhe për të vizituar varrin e të Dërguarit të Allahut [2] (sal-lAllahu ‘alejhi ue sellem),

disa vëllezër në Fe më kërkuan që t’u mbledh disa tema në bazat e Fesë,

pas të cilave janë kapur ata që kanë kaluar prej imamëve të mëdhenj,

dijetarëve të muslimanëve dhe selefëve të mirë. Ato baza me të cilat u

udhëzuan dhe thirrën njerëzit në çdo kohë, si dhe gjërat që i kundërshtojnë

dhe i mohojnë këto baza, prej të cilave u larguan të gjithë besimtarët e sinqertë

e të devotshëm.

Baza, në rrugën e të cilave ata lidhnin miqësi dhe shpallnin urrejtje, quanin

bidatçi dhe e nxirrnin nga Feja këdo që besonte diçka tjetër përveç atyre. [3]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!