31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

03 - Vetë autori, kur paraqiti në këtë libër të tij një numër dijetarësh sipas

rrugës së të cilëve ai shkonte, përmendi në krye të tyre imam Shafiun dhe e

lavdëronte e fliste mirë për të.

Dijetarët e mëdhenj kanë folur për të fjalët më të mira dhe kanë pohuar se ai

është imam, hafiz, njohës i mirë i Hadithit e tefsirit, si dhe shkencave të tyre,

njohës i letërsisë dhe i shumë shkencave të tjera.

Ebu Bekër el Bejheki, dijetar bashkëkohor i tij, ka thënë për të: “Ai është me

të vërtetë imam i muslimanëve dhe sinqerisht, dijetar i Islamit. Njerëzit e

kohës së tij kanë qenë të nënshtruar para lartësisë së tij në fe, sovranitet,

bindje të sakta, dije të madhe dhe pasim të rrugës së selefëve.” [8]

Ebu Uthman es Sabuni ka vdekur në Nisabur, në kohën e ikindisë, ditën e

enjte, 3 Muharrem, të vitit katërqind e dyzetë e nëntë sipas hixhretit, pas një

sëmundjeje.

Vlerësimi i librit.

Libri i imam Sabunit është një prej librave që kanë kontribuar në pasurimin e

bibliotekës Islame për sqarimin e Akides së ithtarëve të Sunetit dhe Xhematit,

si dhe për qartësimin e bazave të Fesë, mbi të cilat kanë ndërtuar bindjen e

tyre imamët e parë të selefëve tanë të mirë, unanimisht. Disa prej tyre, autori i

ka përmendur në fund të këtij libri.

Autori, Ebu Uthman es Sabuni, në këtë libër ka ndjekur metodën e saktë në

parashtrimin e atyre bazave, pasiqë ai nuk mjaftohet me miratimin e një baze

pa e përmendur edhe argumentin e saj.

Gjithashtu, shumicën e Haditheve dhe fjalëve të sahabeve e tabiinëve, ai i

transmeton me sened (zinxhir transmetuesish), sipas metodës së dijetarëve të

Hadithit.

Ky libër konsiderohet një prej burimeve mbi të cilat mbështeten dijetarët për

miratimin e Akides së Selefëve. Prej shembujve për këtë është edhe shejhu i

Islamit, Ibën Tejmije dhe Ibën el Kajim, të cilët kanë marrë prej tij.

Eshtë e njohur se për sqarimin e Akides së Ehli Sunetit janë shkruar libra të

shumtë, prej të cilave koha na ka ruajtur disa, por ky libër dallohet për

përmbledhjen e tij dhe moszgjatjen, megjithëse ai i ka përfshirë thuajse të

gjitha çështjet e përgjithshme të Akides.

Prej kritikave që mund t’i bëhen autorit të librit (RahimehUllah) është se në

disa çështje, ai ka argumentuar me Hadithe të dobëta, duke qenë se në ato

çështje ka pasur Hadithe të sakta e të mjaftueshme, pa qenë nevoja të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!