Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

rregullatislame
from rregullatislame More from this publisher
31.05.2021 Views

Po paraqes para duarve të lexuesëve dhe vëllezërve të mi muslimanë këtëlibërth të përshtatur në gjuhën shqipe, me qëllim që t’u vij atyre sadopak nëndihmë për njohjen e besimit të saktë dhe të vërtetë të Islamit.Vëzhguesi në terrenin e sotëm, në mesin e muslimanëve gjen një përzierje dhengatërrim të së vërtetës me të pavërtetën, të dijes me injorancën dhe të Sunetitme bidatin. Kjo për shkaqe të shumta ndër të cilat mund të përmendimmungesën e literaturës së saktë dhe të nevojshme në këtë temë (temën eAkides).Libri që keni në duar është një përmbledhje e shkurtuar e bazave të Akides sëSelefëve tanë të mirë dhe dijetarëve të Hadithit të të Dërguarit (sal-lAllahu‘alejhi ue sel-lem) të cilin e ka shkruar një prej dijetarëve të mëdhenj të Islamitnë shekullin e katërt dhe të pestë të hixhretit, imam es Sabuni.Ky libër ka fituar besimin dhe përgëzimin e shumë prej dijetarëve të EhliSunetit të cilët e kanë parë dhe lexuar atë dhe ai konsiderohet si një ngaburimet bazë të Akides së Ehli Sunetit dhe Dijetarëve të Hadithit, bashkë medisa libra të tjerë madhështorë të cilët do të përmenden gjatë librit dhe për tëcilat lus Allahun që të shohin dritën në gjuhën shqipe, edhe pse janë disivoluminoze!Siç e thamë më lart, libri është shumë i përmbledhur dhe autori ështëpërpjekur të paraqesë në të, ç’të mundë prej bindjeve të Ehli Sunetit duketreguar edhe transmetuesit dhe përcjellësit e fjalëve, në mënyrë që të jetë sa mëi përpiktë.Studiuesi dhe recensuesi i librit, Dr. Nasir ibën Abdurrahman el Xhedij, ështëpërpjekur të nxjerrë çdo transmetim prej burimit në të cilin gjendet dhegjithashtu ka përmendur një biografi të përmbledhur për të gjithëtransmetuesit që ka përmendur autori, por unë nuk i kam përmendur të gjithaato biografi për t’iu ruajtur zgjatjes dhe daljes nga tema.Ky libër, edhe pse me përmasa të vogla, është i domosdoshëm për të gjithëmuslimanët, për të përparuarin në dije dhe për fillestarin në të, ndonëse përatë të përparuarin është më i përshtatshëm.Nëse njihet e vërteta atëherë është e lehtë njohja e të kotës dhe dallimi i saj,sepse çdo gjë që e kundërshton të Vërtetën dhe bie ndesh me të, ajo është ekotë.Po ashtu, nëse njihen ndjekësit e së Vërtetës, atëherë është e lehtë që të njihenndjekësit e të kotës.

Lus Allahu e Madhëruar që të na drejtojë në të Drejtën dhe të Vërtetën, dhe tëna bashkojë në Xhenet me të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)sahabet e ndershëm dhe ndjekësit e gjurmëve të tyre deri në Ditën e Kijametit!PërkthyesiShkurt 2004Dhul-Hixheh 1424 h.BIOGRAFIA E AUTORITKoha në të cilën ai ka jetuarSë pari: Gjendja politike easaj kohe.- Autori, Ebu Uthman es Sabuni ka jetuar në çerekun e fundit të shekullit tëkatërt dhe në gjysmën e parë të shekullit të pestë të hixhretit. Pikërishtndërmjet viteve (373-449 h.)Ai ishte bashkëkohës i tre prej prijësave (halifëve) të shtetit Abasit. I pari i tyreka qenë prijësi Et Taiu Lilah Ebu Bekër Abdulkerim ibën el Mutiju Lilah, i ciliqëndroi në pushtet nga viti 363 h. deri sa u hoq në vitin 381 h.I dyti ishte prijësi El Kadiru Bilah ebu el Abas Ahmed ibën Is’hak ibën Xheafer,i cili e mori pushtetin në vitin 381 h. dhe qëndroi në të derisa ndërroi jetë, nëvitin 422 h.Ndërsa prijësi i tretë ishte El Kaimu Biemrilah Ebu Xheafer Abdullah ibën elKadiru Bilah, i cili e mori pushtetin pas vdekjes së të atit, në vitin 422 h. dheqëndroi në pushtet derisa ndërroi jetë, në vitin 467 h.

Lus Allahu e Madhëruar që të na drejtojë në të Drejtën dhe të Vërtetën, dhe të

na bashkojë në Xhenet me të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)

sahabet e ndershëm dhe ndjekësit e gjurmëve të tyre deri në Ditën e Kijametit!

Përkthyesi

Shkurt 2004

Dhul-Hixheh 1424 h.

BIOGRAFIA E AUTORIT

Koha në të cilën ai ka jetuar

Së pari: Gjendja politike e

asaj kohe.

- Autori, Ebu Uthman es Sabuni ka jetuar në çerekun e fundit të shekullit të

katërt dhe në gjysmën e parë të shekullit të pestë të hixhretit. Pikërisht

ndërmjet viteve (373-449 h.)

Ai ishte bashkëkohës i tre prej prijësave (halifëve) të shtetit Abasit. I pari i tyre

ka qenë prijësi Et Taiu Lilah Ebu Bekër Abdulkerim ibën el Mutiju Lilah, i cili

qëndroi në pushtet nga viti 363 h. deri sa u hoq në vitin 381 h.

I dyti ishte prijësi El Kadiru Bilah ebu el Abas Ahmed ibën Is’hak ibën Xheafer,

i cili e mori pushtetin në vitin 381 h. dhe qëndroi në të derisa ndërroi jetë, në

vitin 422 h.

Ndërsa prijësi i tretë ishte El Kaimu Biemrilah Ebu Xheafer Abdullah ibën el

Kadiru Bilah, i cili e mori pushtetin pas vdekjes së të atit, në vitin 422 h. dhe

qëndroi në pushtet derisa ndërroi jetë, në vitin 467 h.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!