28.12.2020 Views

Smart Home & IoT- Newsletter 1

Magazini Smart Home & IOT është edhe platformë e konsulencës, konsulencë për ndërtim të qëndrueshëm në ekosistem dhe efikas në energji. Bashkohuni me ne!

Magazini Smart Home & IOT është edhe platformë e konsulencës, konsulencë për ndërtim të qëndrueshëm në ekosistem dhe efikas në energji.
Bashkohuni me ne!

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Magazin Smart Home & IOT

NEWSLETTER

NË KËTË

NUMËR

NEWSLETTER

Faqe 2

Bashkohuni me ne në ndërtim të

qëndrueshëm dhe efikas në energji!

Faqe 3

Smart Home për të gjithë dhe

instalimi digjital si bazë e

infrastrukturës moderne.

Faqe 4

Transformimi digjital në botën e

sotshme.

START I MIRË -

POTENCIAL GJIGANT

MAGAZIN SMART HOME & IOT

T´i japim kuptim dhe eficiencë energjisë. Mundësitë janë shumë të mëdha: ka qindra

miliona pajisje elektrike që ende nuk janë në rrjet, pajisje të palogjikshme.

Në klasën Smart Home & IOT në Prishtinë i kemi bashkuar forcat dhe vullnetet për

të nxjerrë një Magazin, i cili i dedikohet ekskluzivisht instalimit digjital dhe

teknologjisë digitalSTROM, sistemit Smart Home dhe Internet of Things.

Kjo klasë përbëhet nga 26 inxhinierë dhe studentë të Universitetit të Prishtinës dhe

funksionon si klasa e parë e këtij niveli në Kosovë dhe është mundësuar nga një

bashkëpunim në mes të Qendrës Hulumtuese Autonomia dhe ICK-së në mbështetje

nga Agjencia CIM dhe Ministria Federale e Gjermanisë për Zhvillim.


MAGAZIN DHE KONSULENCË

Bashkohuni me ne!

Jo vetëm që ka kuptim racionalist, që pas më shumë se 140

vjetësh, energjia elektrike më në fund është bërë inteligjente,

por gjithashtu duhet të jetë një kënaqësi intuitave për të zbuluar

dhe përdorur këtë mundësi: kjo vlen për zhvilluesit e

aplikacioneve, prodhuesit e pajisjeve elektrike, operatorët e

shërbimeve, shërbimet publike dhe përdoruesit.

Ne klasa Smart HOME dhe IOT, si pionierë të përdorimit të gjallë

të teknologjisë së re, kemi zhvilluar aplikacione shumë

tërheqëse për pajisjet mobile, si smartfoni, tableti, etj.

Prandaj Magazini Smart Home & IOT është edhe platformë e

konsulencës, konsulencë për ndërtim të qëndrueshëm në

ekosistem dhe efikas në energji.

Bashkohuni me ne!

SMART HOME

Ky sistem duhet t´u sjellë njerëzve më shumë siguri dhe komoditet,

njëherësh njerëzit duhet të lirohen nga shumë aktivitete të

përditshmërisë. Por, çka do të thotë kjo konkretisht? Të marrim

shembull nga zhvillimi i automobilave. Timoni servo, mbyllja

qendrore, klimatizimi, tempomati, kontrolli i distancës, etj., - e gjithë

kjo është në automobilin tonë dhe asnjëri nga ne nuk heqë dorë prej

tyre, sepse ato tashmë janë krejtësisht të zakonshme dhe të

pranueshme. Për fat të keq, njerëzit nuk e dinë realizimin e këtyre

funksioneve në shtëpi dhe mundësitë që u jep atyre Smart Home.

D.m.th këto funksione nuk janë të panjohura për njerëzit dhe kështu

gjendja në shtëpitë tona korrespondon me gjendjen e automobilave

në vitet e 50-ta! Prandaj vetëdijesimi i komunitetit është përgjegjësi e

të gjitha institucioneve dhe veçanërisht e mediave, të cilat shpesh i

theksojnë rreziqet ose pasiguritë, por asnjëherë nuk i theksojnë

mundësitë dhe potencialet. Në këtë fushatë duhet të përfshihen pa

mëdyshje kompanitë ndërtimore, elektricistët, arkitektët, bankat dhe

të gjithë përfaqësuesit e ekonomisë së pasurive të paluajtshme.


SMART HOME PËR TË GJITHË

Deri pak vite më parë, ju do të mund të rrjetëzonit

pajisjet dhe komponentët teknike në Smart Home

vetëm nëpërmjet një instalimi fiks me kabllo (KNX).

Përparësitë e teknologjisë inteligjente ishin

kryesisht të rezervuara për ndërtuesit dhe pronarët

e

shtëpive.

Ju mendoni ende se Smart Home është një luks për

ndërtuesit e pasur dhe pronarët e shtëpive?

Harrojeni

këtë!

Kjo ndryshoi në fillim të viteve 2000, gjegjësisht nga

viti 2004, kur teknologjia digitalSTROM goditi

tregun. Lehtë, shpejtë dhe pa kabllo shtesë, tani

mund të konvertohet secila banesë, secila shtëpi,

secila zyrë, secili hotel, secili objekt i banimit ose i

punës, i vjetër ose i ri, me qira ose në pronësi, në

një Smart Home.

Falë teknologjisë digitalSTROM dhe sistemeve

bashkëkohore IP, çdo shtëpi mund të bëhet

inteligjente për një çast, vetëm duke shfrytëzuar

kabllot e rrymës elektrike. Smart Home sot është i

nevojshëm, sepse ai garanton lehtësimin e jetës,

siguri, ekologji dhe kursim më të lartë, kështu ai

siguron vlerë më të lartë të pronës. Në Smart Home

me teknologjinë digitalSTROM sigurohet e

ardhmja, sepse kjo është një teknologji modulare

dhe e hapur, e hapur për produktet e prodhuesve

të tretë dhe për teknologjinë e ardhshme, qoftë

edhe pas 100 vjetësh… për aq kohë sa do të

ekzistojë rryma elektrike dhe nevoja për të.

INSTALIMI DIGJITAL

SIPAS UDHËZIMIT TË BASHKIMIT EUROPIAN PËR EFICIENCËN

Instalimi elektrik digjital është një instalim ku krijohet infrastruktura për sa më shumë standarde dhe protokolle të

mundshme për integrimin e pajisjeve, të shërbimeve dhe të aplikacioneve jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen. Kjo

infrastrukturë duhet të bazohet në Udhëzimin e ndryshuar të Bashkimit Europian për eficiencën e energjisë EED dhe

duhet të shfrytëzojë linjat e rrymës elektrike pa nevojën e shtrirjes së linjave shtesë.

Standardi i ri në instalimin elektrik është digjital. Ai përdor linjat ekzistuese për rrjetëzimin inteligjent të të gjitha

pajisjeve në shtëpi dhe, sipas kërkesës, gjithashtu ofron një ndërfaqe në rrjetin shtëpiak dhe internetin.

Stili i ndryshueshëm i banimit dhe kërkesat në rritje të jetesës, sigurojnë që vlera e një prone nuk do të matet më

vetëm nga vendndodhja dhe arkitektura e saj e jashtëzakonshme, por mbi të gjitha nga ekzistenca e një infrastrukture

digjitale. Kjo infrastrukturë është baza për një jetesë bashkëkohore - jo vetëm për sot, por mbi të gjitha për të ardhmen.

Ka shumë lëvizje dhe hapa të investitorëve për integrimin e sistemeve Smart Home pa instalimin digjital. Gabim. E para që

nevojitet është instalimi digjital dhe rimodelimi i instalimit elektrik. Të integrohet Smart Home pa ekzistencën e instalimit

digjital, është njësoj sikur të ndërtosh mure dhe kulm pa themel! Ju lutemi, në fillim – instalimi digjital, pastaj sistemi

Smart Home!


TRANSFORMIMI NË BOTËN DIGJITALE

SMART HOME KRIJON EFICIENCË, PATUNDSHMËRI DHE …PËJETIME

Sot jemi thellësisht të përfshirë në procesin e transformimit në botën digjitale – po me ndryshime më të gjera se sa ndriçimi elektrik në

shekullin 19 ose se sa kompjuteri në shekullin 20: bëjmë fjalë për rrjetëzimin digjital brenda objekteve – të quajtur Smart Home dhe Smart

Buildings.

Smart Home krijon përjetime.

Tani që energjia elektrike është inteligjente, shtëpia bëhet një tërësi inteligjente, gjithmonë e udhëhequr nga nevojat e përdoruesve të saj.

Çdo gjë është e thjesht dhe pothuajse magjike. Kaloi koha kur jetesa e rrjetëzuar ishte një produkt i munguar që mund të admirohej në

filmat James Bond dhe për të cilat interesoheshin vetëm entuziastë të teknologjisë apo për shtresën e njerëzve të pasur. Sot është pyetja:

çfarë bën secili për veten për mundësitë e arsyeshme, të cilat tashmë me digitalSTROM janë për këdo të hapura.

Ideja e shtëpisë inteligjente – deri më tash e shtrenjtë dhe e zbatuar rrallë – bëhet me digitalSTROM standard dhe normalitet: si në të

kaluarën ngrohja nën dysheme ose dritarja dyfish e izoluar, dhe, edhe më vonë, drita elektrike e uji i ngrohtë. Digitalstrom krijon kuptim,

bëhet i dobishëm dhe thjesht krijon disponim e zbavitje, sepse gjithçka është aq intuitive për t´u përdorur.

Me digitalSTROM tashmë është e mundur të rrjetëzohen të gjitha pajisjet elektrike dhe të orkestrohen ato shumë lehtë përmes rrjetit

ekzistues elektrik. Kjo teknologji e lehtë për t´u aplikuar, mundëson si asnjë herë më parë, menaxhimin e energjisë, sigurinë e përdoruesve

dhe ndjenjën e mirë në shtëpi. Dhe ky është vetëm fillimi i epokës, ku teknologjia dhe inteligjenca shkrihen dhe Ju vendosni vet që nga

fillimi se si do t´i shfrytëzoni këto mundësi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!