30.10.2017 Views

VOTRA_nr5

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 1

Limousine Service Gregori

Gianfranco

Discover the most beautiful highlights

of Rome and the European

cities with Limousine Gregori!

Since 2000, Limousine Service Gregori Gianfranco

provides high quality and reliable service in

Rome, arranging private and small/ large groups

City Sightseeing Tour, Daily Excursion, Multi-day

Trip in Rome, Italy & Europe, Transfers from & to

Rome Airports (Fiumicino, Ciampino), etc.

Our professional driver will pick you up at your

Hotel, airport etc. in Rome and he’ll drop you off

wherever you like. English guide is available, for

an extra cost.

Enjoy our private tours in the

Eternal City!

Our Limousines, minivans, Mercedes Sprinter,

Mercedes bus at your Disposal!

Address: Via Frazione di Nerola SNC 00017

Rome (Italy)

Tel: 0039 3391936753

Fax: 0039 0774644035

E-mail: info@limousinegregori.com

booking@limousinegregori.com

website: www.limousinegregori.com

2 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

Famous Famiglia

is proud to support the efforts of

VOTRA Magazine in promoting the

Albanian culture, traditions, and goodwill

across the diaspora and around the world.

Famous Famiglia is an award-winning pizzeria brand with more than 100 locations

throughout the United States, Canada, Mexico, China, UAE, and Ecuador.

www.FamousFamiglia.com

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 3

Votra, djepi i prushit pranë oxhaku, nga

Prof.Dr. Flamur Shala.

Përmbajtja

Shtepia shkollore e fëmijës Shkodër.

- Psikologe Senida Kiri

34

Plava dhe Gucia, zemra e ngrohtë bujare,

e strukur mes Bjeshkeve të Namuna,

ku “ Miza bren Hekurin”

11

Prindërimi me bazë frikën dhe pasojat tek

fëmijët. - Prof. Fatmire Narke, New York

Grate e dhunuara të Kosovës

- Prof. Skender Lutfiu

38

38

Kanceri i gjirit dhe masat për luftimin e tij

- Dr. Astrit Gashi

38

E Ftuar në Votër, Znj. Albana Osmani, humanistja

shqiptare që drejton

22

fondacionin “Ti je një luledielli!”

Helidon Haliti dhe magjia e akuarelit të tij

- Intervistë nga Denis Dedej

40

Intervistë me Dr. Ruki Kondaj, presidente

nderi dhe kryetare e grupit të trashëgimisë

pranë shoqatës së bashkësisë Shqiptaro

- Kanadeze dhe zv. President e Këshillit të

Europës Qendrore e Lindore në Kanada.

26

Këshilla për prindërit e divorcuar. Avokatja

amerikane, Carla Donnelly 32

Tri arsye pse hiking është i mirë për trupin,

mendjen dhe shpirtin tuaj.

- Shpëtim Kaliçani nga klubi alpin” Prishtina”

44

4 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

Receta reçeli dhe glikoje të përcjella

ndër breza

- Brunilda Banushi, New York

46

Historia e arsimit shqip në Kosovë.

- Prof. Haxhi Ademi

80

Java e Modës Pranverë - Verë 2018, një

ëndërr plot pasion

- Përcolli Aferdita Delaj, Editor in Chief

47

Ansambli Folklorik Autokton “ Rugova”.

Me rastin e 70 Vjetorit të themelimit

85

- Prof. Bashkim Lajçi

54

94

59

Lekurë të bukur e të mbrojtur nga dielli.

- Sava Hysaj, New York

64

Fotografi Arbëresh Raffaele Spinelli

ndan me ne foto të mrekullueshme të

shoqëruara me poezi të Zef Serembe

96

Një tjetër perlë shqiptare është Gjirokastra nën lenset e fotografit Shkelzen Rexha 64

Dërgoni mendimet tuaja, sugjerimet dhe

kërkesat në:

editor@votramagazine.com

photographs@votramagazine.com

translations@votramagazine.com

support@votramagazine.com

Tel: + 1212 470 5352 viber/ what’s app

Tel: + 377 44 40 48 74 viber/ what’s app

Aferdita.delaj@votramagazine.com

Editor@votramagazine.com

Photographs@votramagazine.com

- Lidhuni me ne në numrat e telefonit të

pasqyruar në website.

- Reklamoni me ne që të bëheni pjesë e

diçkaje më të madhe, sepse mbështetja

juaj është një forcë pozitive në jetën e

komunitetit shqiptar nëpër botë.

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 5

Editor in chief

Afërdita Delaj

Administration and accounting

Gela Bulku

Kontribuesit dhe gazetarët

në këtë numër:

Prof. Dr. Flamur Shala

Prof. Skender Lutfiu

Creative/design director

rrezeARTstudio.com

Translator

Vera Dragaj

Znj. Albana Osmani

Prof. Bashkim Lajçi

Prof.Ismet Azizi

Z. Helidon Haliti

Znj. Senida Kiri

Z. Marjan Lulgjuraj

Copy editor’s

Marketing

Kushtrim Cani

Dr. Astrit Gashi

Znj. Carla Schiff Donnelly

Znj. Sava Hysaj

Znj. Gela Bulku

Luljeta Xhediku

Shëlzen Rexha

Znj.Aferdita Delaj

Prof. Haxhi Ademi

Dr. Ruki Kondaj

Z. Denis Dedej

Znj. Sashenka Ndreka

Z. Shpëtim Kaliçani

Nikollë Noka

Prof. Rrezeart Galica

Znj. Marjana Bulku

Znj. Brunilda Banushi

Znj. Saranda Lama

Photo editor

Egzon Ymeri

Correspondent in Albania

Fahrije Haxhija

Prof. Fatmire Narke

Znj. Griselda Marku

Fashion & Beauty Director

Sava Hysaj

Fitness director

Amela Harlicaj

Marketing director

Eljon Zekaj

Correspondent in Kosovo

Jaser Veseli

Correspondent in Maqedonia

Fadil Xhelili

Correspondent in Montenegro

Anton Pllumaj

Correspondent in England

Dritan Dema

Correspondent in Greece

Elona Kataro

Fotografët:

Renuar Locaj Renuar Photography

Shkelzen Rexha

Alex Selimaj

Vitmir Smakaj. Vito Photography

Raffaele Spinelli

Driton Hysenaj

Marsi Bardhi Fancy Photography

Bernard Hasanaj Beni Photography

Labinot Krasniqi

Na ndihmoni që të sjellim në Votër frymë ZIM

dhe vlera pozitive!

Ju me të vërtetë mund të jeni ndryshimi pozitiv!

Bashkohuni sot!

Bashkohuni me ne duke na vizituar në:

- Votramagazine.com

- Votra magazine në

6Votra Magazine VOTRA (c) 2016 magazine.com

Votra Inc. P.O. Box 40110 Brooklyn NY 11204, USA. All rights reserved. Protected under Berne and other international Copyrights Conventions. Title and Trademark Votra magazine VJESHTË is a trademark 2017

of Votra Inc. Publisher assumes no responsibility for return of unsolicited manuscripts or art.

Fjala e EDITOR IN CHIEF

Gjuha shqipe, muzikë

hyjnore e zemrave

në tingujt e fëmijëve

të lindur jashtë atdheut

F

undi i muajit shtator dhe fillimi i

muajit tetor shënojnë hapjen e

dyerve të shkollave shqipe nëpër

botë.

Janë ato dyer që e percjellin dritën nga brenda zemrës

ku kanë zënë vend rrënjët e ninullave të nënave me

fjalët e ëmbla të gjuhës më të vjetër dhe më të dashur

në botë, gjuhës shqipe. Janë ata tinguj mbushur mall

e dashuri që e bëjnë atë gjuhë, gjënë më të shtrenjtë

për fëmijët e lindur jashtë tokës ku prehen eshtrit e të

parëve të tyre.

Janë lotët e fshehur në gjysmë errësirë të nënave, të

cilat nuk guxojnë të ngrenë dorën t’i fshijnë, të cilët

rëndojnë me peshë guri, në zemrat e të vegjëlve duke

e bërë këtë gjuhë shqiponjash, të paprekshme dhe

plot përgjegjësi.

Gjuha shqipe mban rrëfimet e gjysheve dhe gjyshërve

që takohen të përmalluar por të dashur nga ngrohtësia

qe përcjell dashuria e pakushtëzuar nga të dy palët.

Është tingulli i lahutës dhe çiftelisë në mur, përkrenares

së bronztë të Skenderbeut mbi tavolinë,

buzëqeshjes së nënë Terezes në kornizë.

Por ka edhe peshën e flamurit kuq e zi që duhet të

valevisë i lirë.

Prandaj prindërit lënë ditën e pushimit që t’i çojnë

fëmijët në shkollë e prandaj është një privilegj

i jashtëzakonshëm të jesh mësues në këto klasa

ku fëmijët nuk po mësojnë flasin, të lexojnë apo

të shkruajnë një gjuhë të huaj. Ata po mësojnë të

ndihen të sigurtë dhe shqiptarë që ta flasin me konfidence,

ta shkruajnë me dashuri dhe ta lexojnë me

adhurim ate gjuhë hyjnore që e ruajnë të shtrenjtë

dhe të paprekshme në zemër.

Ju ndodh të flisni me fëmijë shqiptarë që ngurrojnë

t’ju flasin në shqip edhe pse ju kuptojnë shumë

mirë? Dhe pastaj ju ndodh të cuditeni kur i dëgjoni të

flasin me ata që duan më së shumti, gjysherit e tyre?

Kjo sepse ata e mendojnë aq madhështore atë

gjuhë, saqe kanë frikë ta flasin dhe jo se e përçmojnë

atë, siç e diskutojnë shpesh nëpër media.

Kjo sepse ata që shkruajnë ashtu nuk kanë qenë

asnjëherë në një klasë të shkollës shqipe nëpër

botë. Nuk e kanë dëgjuar asnjëherë shqipen me

drithërimë emocionesh që çel paqësisht dhe me

drojë nga goja e nxënësve. Ata nuk e kanë parë

shikimin që kërkon miratim përzier me një krenari të

fshehtë që do të shpërthejë me krahët e hapur e të

sigurtë të shqiponjës që i personifikon ata.

Prandaj trajtojini me dashuri dhe respekt fëmijët

shqiptarë sepse për ta, Shqipëria është dashuri,

gjuha shqipe është fjala e saj dhe shkolla shqipe

përgjegjësia më e madhe.

Ndoshta duket se nganjëherë bëhet aq e vështirë

dhe fëmijët nuk duan të çelen, por duhet punë e

vazhdueshme sepse me femijet asgje nuk eshte e

humbur kurre. Gjithcka që u dhurohet atyre, ata e

marrin me vete një jetë të tërë dhe e percjellin tek

brezat e ardhshëm! Prandaj është privilegj, bekim

dhe përgjegjësia më e madhe që t’u mësosh këtyre

fëmijëve gjuhën e dashurisë së tyre.

Mësuesi e di se sekreti i të mësuarit është vetëm

ndihma që ai i jep fëmijës të hapë thesarin që fshihet

në të duke i ndricuar rrugën dhe duke i ngrohur

shpatullat, duke i dhënë konfidencën e duhur

prandaj mësuesit e mirë janë të ulur këmbëkryq me

fëmijë që i duan dhe i respektojnë përreth.

Me çdo rrahje të zemrës sime si një ish mësuese e

një shkolle të tillë në New York, ku një ditë shpresoj

të rikthehem me nipër dhe mbesa, ju uroj: “Suksese

dhe paçi bekimin e Zotit në çdo hap të rrugës suaj

drejt ruajtjes së identitetit shqiptar dhe percjelljes së

gjuhës sonë hyjnore ndër breza!”

Me dashuri

Aferdita Delaj

Editor in Chief

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 7

Votra

Prof. dr. Flamur Shala

PrishtinË, kosovË

Votra

V

otra është djep

prushi pranë

oxhaku, është

vendi ku lind më

sublimja, njerëzorja, jeta e

njeriut dhe kujtimi i pashuar

për të. Është vendi prej nga

vjen e përhapet diçka, si me

flakë në erë të furishme, është

burimi i të gjithë motvimit për

shërbim ndaj traditës dhe ndaj

së resë, është vendi a pika

që tërheq vëmendjen më të

madhe për atdhedashësit.

Është djepi, është çerdhja e të

parëve.

Ashtu në vendin pranë oxhaku,

në themelet e votrës

së shtëpisë, shtruar me rrasa

guri, aty ku ndizet zjarri,

në thesarin e ҫmueshëm të

trashëgimisë, Votra i mbledh

të gjithë njerëzit e shtëpisë, të

gjithë ata që e duan me shpirt

e me prush, ata që e mbushin

sofrën e votrës së tyre. Aty

pranë, të gjithë mblidhen rreth

saj. Aty, secili mund të ulet në

krye, në sofrën e votrës së

përbashkët.

Tradita

Aty ku mblidhen njerëzit,

rreth oxhakut me prush shpirti

njeriu, në mes, me prush

druri të kodrinës afër, të malit

mangallë, në rrëzë, si kudo

tej në viset shqiptare, aty, në

prehrin pranë votrës, dikur me

zjarr kuvendesh për atdheun,

aty zë vend fjala për ditën që

agon, për miqësinë e re, për

martesën e trashëgiminë, për

dertin e fisit e për krenarinë

e plisit. Aty ku vlon kafeja

mbi prushin në mangall, aty

ku shtrohet sofra me bukën

simbolikë e mikpritjes dhe

mirëqenies, dikur me qesat e

me djersë, aty flakon e farkon

tradita e mikpritja, lidhet e

forcohet besa.

Votra mbledh rreth vetes të

vjetrin, përdredhur nga jeta,

nisur prej kohësh e brezash

kaluar, mësuesin, fitues i çdo

kohe të trazuar, nxënësit e

fëmijët, me njomësinë përreth

tyre të gufuar, mbledh

të vegjëlit e të rriturit. Mbledh

rreth vetes njeriun e përvojës

së madhe, të jetës në votrën e

tij, në mërgatë, larg vendit, larg

gjinisë, në shkollë, në punë e

në shërbime, gjithandej.

Kuvendimi

Në votër fliten të gjitha, si dikur

me qëndrimin e me fjalën e

pleqve, për punën e sotit e për

të nesërmen, për atë që mund

të bëhet, për pritjet e vendimeve

të mëdha, për shtëpinë,

për lagjen, për vendin.

Votra e motivon mendimin,

i nxit pikëpamjet mbi përparësitë

dhe vështirësitë e

rritës, moshën, zhvillimin

shoqëror të fëmijës. E gjejmë

te votra qasjen ndaj besimit,

ndaj fesë, njohjes, familjes,

rritës së fëmijëve, marrjes

së vendimeve, zgjidhjes së

çështjeve që duken të vështira

e të pazgjidhura.

Votra hap një dritare, dy, tri e

më shumë sish, se si mund të

bashkëpunojnë, se si mund të

konkurrojnë, njerëzit rreth e në

mes të saj.

Votra i mëson njerëzit se duhet

të besojnë në gjërat që i shohin,

duhet të besojnë në gjërat

që vijnë.

Besimi

Votra na mëson me bindje e

besim të fortë atë që është e

vërtetë, atë që rrit ndjenjën

e sigurisë për njeriun, atë

që ka merita, që ka veti të

larta, bindje në çiltërinë, në

ndershmërinë e në ndërgjegjen

e dikujt, sigurinë në forcën

e arsyes e në drejtësinë e

tjetrit. Votra na mëson të kemi

qëndrim të mbështetur në

këtë bindje e siguri. E besimi i

madh te njeriu është i patun-

8 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

dur, i pakufishëm.

Besimi në votrën është besimi

në vetvete, në të tashmen,

është aty ku shprazet mundi

për të nesërmen, plot jetë. Të

besuarit është njerëzor, është

dhunti për njeriun, është vetë

jeta. Është e tashmja që shihet

me sy, është e nesërmja më e

mirë, vazhdimësi e së sotmes

për të ardhmen e votrës plot

prush dashurie njerëzore.

Dashuria për njeriun është

besimi për të ardhmen e

fëmijëve, dashuri e kultivuar

dhe e gjalluar si një flakadan,

i mbajtur dorë më dorë,

gjeneratë pas gjenerate, brez

pas brezi, nga ata që janë e që

po vijnë, për të mirën e vendit,

për të mirën e votrës.

Besimi në të ardhmen

E ardhmja duket si në ëndërr,

sikur të jesh qiellit duke

flururuar. Ajo është një ëndërr

ku e sheh shpeshherë veten

në krahët e zogut, në paqe,

duke e “puthur në faqe”, krejt i

lirë. Ai që sheh ëndrra shumë

nuk është i futur thellë në

gjumë, përkundrazi. Kështu,

na duket sikur njeriu përpëlitet

për ta arritur fluturimin, e në

krahët e tij të bartë të tashmen,

të shkojë larg e më larg,

tej oqeanit.

Duket sikur, njeriu kokëkrisur,

e ka hedhur barkën në det

“pa lejen e Mbretit”, “se në

aventurë dëshiron të vdesë”.

E tashmja kalon shpejt, është

borxhi i së ardhmes. I besohet

së parës, futur në borxh, se të

ardhmen e ke të sigurt, e ke

afër. “Edhe atëherë kur vjen,

të mirat i ndan me të tjerët:

ari, argjend, flori e oqean, po

“aventurën” me askë s’e ndan”

(vargje poezie).

Kam besim se se votra do

të jetë dritarja nga ku do të

shihet një horizont i munguar

në një tjetër të mbushur, i

atyre që janë sot e që po vijnë,

mbushur me besim, me frymëzim

e dashuri ndaj votrës.

Flamur Shala

Prishtinë, korrik 2017

FOTOT: Labinot Krasniqi

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 9

Reklamoni me ne që të bëheni pjesë e diçkaje

më të madhe, sepse mbështetja juaj është një

forcë pozitive në jetën

e komunitetit

shqiptar nëpër botë.

Dërgoni mendimet tuaja, sugjerimet dhe

kërkesat në:

editor@votramagazine.com

support@votramagazine.com

- Lidhuni me ne në numrat e telefonit

të pasqyruar në website.

Tel: + 1212 470 5352 viber/ what’s app

Tel: + 377 44 40 48 74 viber/ what’s app

Votra Magazine Inc

P.O. Box 40110

Brooklyn, NY 11204

USA

Na ndihmoni që

vlera

të sjellim

pozitive!

në Votër frymë zim dhe

Ju me të vërtetë mund të jeni ndryshimi pozitiv!

Bashkohuni sot!

10 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 11

Plava dhe Gucia, ,

zemra e Bjeshkëve të Namuna

Ismet Azizi

PLAVË, MALI I ZI

Rruga e dytë e Kombit u bë

ura lidhëse e trevave shqiptare

të shkëputura nga toka

mëmë që ndodhen në Mal të

Zi, nga Plava e Gucia e deri

në Ulqin. Eshtë kjo rrugë që

do të ndihmojë drejtëpërdrejtë

në zhvillimin e turizmit,

sepse tani koha për t’i përshkruar

këto zona përgjysmohet.

Turistët dhe vizitorët e

shumtë do të kenë mundësi

ta shikojnë me sytë e tyre

dhe ta perjetojnë vetë këtë

mrekulli të natyrës shqiptare,

ku të qetësohet mendja dhe

të mbushet shpirti plot jetë.

Rruga Shkodër-Guci është

vetëm 100 km dhe mund të

bëhet për më pak se 2 orë.

Kjo rrugë kalon si një damar

nëpër sistemin malor të Alpeve

Shqiptare, të cilat përbëhen nga

24 grupe malore me 152 maja më

të larta se 2000 m, me një sipërfaqe

të përgjithëshme prej 1000

km katërorë, pjesa më e madhe

e të cilave shtrihen në territorin e

Republikës së Kosovës.

Masivi malor i Alpeve Shqiptare

i njohur si “Bjeshkët e Nemuna“

është njohur me këtë emër për

herë të parë nga shkencëtarët

francezë, austriakë, gjermanë

etj. Emërtimi “Alpet

Shqiptare” është më i pranueshëm,

sepse ato vërtetë

janë një sistem malor

madhështor në të gjitha

aspektet: gjeomorfologjike,

hidrologjike, floristike, faunistike,

vegjetative, peisazhore

etj.

Në Alpet Shqiptare akullnajat

kanë pasur veprim më të

madh se në malet tjera të

Gadishullit Ballkanik. Nga

Shkodra e deri në Rozhajë,

të gjitha malet e Alpeve

Shqiptare kanë qenë të

mbuluara nga masa akullnajore,

përveç majave më

të larta malore. Nga masivi i

Alpeve, dikur kishte akullnaja

12 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

masive nga veriu dhe lindja.

Nga veriu ishte akullnaja e

Plavës me gjatësi 35 km dhe

trashësi prej 200 metrash,

me një sipërfaqe prej 250 km

katërore. Në rrugëtimin e vet

ajo krijoi morenat ballore dhe

në afërsi të Plavës së sotme

basenin terminal të liqenit të

Plavës, në një lartësi mbidetare

900 metra.

Në anën lindore të Alpeve

Shqiptare u formuan shumë

akullnaja. Në rrjedhën e

sipërme të lumit Ibër ishte

formuar akullnaja e Rozhajës,

Nga Akullnaja e Pejës

qenë krijuar akulnajat e

Rugovës (Lumbardhit), dhe

të Deçanit. Përveç këtyre

akullnajave, në Alpet Shqiptare

u formuan akullnaja e

Gucisë, Jasenicës, Gërbajës dhe

Komariqit.

Liqenet më të njoura në Alpet

Shqiptare janë ai i Zanave, Rikavikës,

Bukumirit, Gjeravicës dhe i

Savinës.

Një ekip i gjeografëve britanik ka

zbuluar akullnaja të pa eksploruara

më parë. Akademikët nga

Manchester University gjetën

katër akullnaja në Alpet Shqiptare,

në territorin e Shqipërisë.

Ato janë formuar në një lartësi

prej 2 000 metra.

Alpet shqiptare në Mal të Zi kanë

një sipërfaqe përafërsisht rreth

250 kilometra katrore dhe shtrihen

nga Shkodra deri te Bogicevica

në kufi me Kosovën.

Masivi malor i Alpeve Shqiptare

të Malit të Zi është i kufizuar nga

lumenjtë Cem, Lim dhe Ibër.

Në veri, Alpet fillojnë nga

vargu malor Visitor, Golesh,

Greben dhe Zeletin.

Kur flasim për Alpet Shqiptare

në Mal të Zi para së

gjithash kemi të bëjmë me

majat malore të cilat ngriten

mbi dy lugina të bukura të

cilat gjenden në afërsi të qytezës

së Gucisë pranë qytetit

të Plavës. Lugina e parë

quhet Gërbaja dhe mbi të

ngrihen majat mbresëlënëse

malore të Karanfilit, Oçnjakut,

Forca, Karanfilit

Lulashevicës, Volushnicës,

Vojushës…

Lugina tjetër quhet Ropoja

dhe fillon nga fshati Vuthaj

e shkon në drejtim të kufirit

ndërmjet Malit të Zi dhe

Shqipërisë dhe mandej në drejtim

të masivit qendror të majave

më të larta të Alpeve Shqiptare,

të lokalizuara në territorin e

Shqipërisë.

Majat malore të Alpeve Shqiptare

në Mal të Zi tejkalojnë lartësinë

prej 2500 metra. Më joshëset për

t’i pushtuar alpinistët janë Karanfili

dhe Oçjaku, të cilat gjenden

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 13

mbi luginën e Gërbajës, si dhe

Maja e Rosit dhe Kollata.

Territori i Komunë së Plavës shtrihet

në veri të trojeve shqiptare.

Përfshin një sipërfaqe prej 486

kilometra katërore, rrëzë Alpeve

Shqiptare. Kjo komunë

është ndërkufitare dhe

në një gjatësi prej 52

km kufizohet me territorin

e Shqipërisë.

Sipas regjistrimit të

popullsisë së vitit

1991, aty jetojnë 19

305 banorë, që përbëjnë

3,1 përqind të popullsisë

së Malit të Zi.

Popullsia është e përzier dhe atje

fliten tri gjuhë: shqipe, boshnjake

dhe malazeze.

Lugina e Plavës dhe Gucisë me

bukuritë e saj të rralla ka qenë

e banuar qysh në lashtësi. Në

dokumentet e shkruara nga koha

Plava dhe Gucia,

zemra e ngrohtë bujare, e strukur

mes Bjeshkëve të Namuna,

ku “miza bren hekurin»

romake, Plava fillimisht nuk përmendet

si vendbanim, por si trevë

me emrin Flaviusu (Phlavius). Si

vendbanim përmendet vetëm në

shekullin e XIII. Në një dokument

të vitit 1435 shkruhet se “plavasit

udhtojnë në Shkodër për t’u

furnizuar me kripë”.

Veçoritë natyrore

shumë karakteristike

të territorit të

komunës së Plavës,

japin mundësi për

zhvillimin e llojeve të

ndryshme të turizmit,

skive, gjuetisë, peshkimit,

kajakut, alpinizmit,

sporteve në ujë,

raftingut etj. dhe tani me rrugën e

re është shumë e lehtë të udhëtohet

për atje.

Një ndër objektet më të rëndësishme

të turizmit të kësaj

14 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

hapësire gjithësesi paraqet liqeni

i Plavës, i dyti për nga bukuria

në shtetin e dikurshëm të Jugosllavisë.

Përmenden edhe një

numër liqenesh malore që njihen

me emrin “Sytë e maleve”, nga

të cilët më të njohurit janë ai i

“Zanave” dhe “Vizitorit”. Janë të

njohura dhe burimet e shumta

karstike, ku nga më të bukurit

janë “Burimet e Ali Pashës”,

pastaj dhe stazat alpine dhe

terrenet me majat më të larta në

Mal të Zi: Maja e Kollatës dhe

Maja e Rosit.

Etnografia

Lugina e Plavë-Gucisë, një bukuri

përrallore, e strukur atje ku “miza

bren hekurin”, në këtë shekull

duket e braktisur dhe e ndrojtur

nga stuhitë e historisë, të cilat në

të kaluarën asnjëherë s’e kursyen.

Në atë skaj bote ndër shekuj

u zhvilluan ngjarje aq të mëdha e

dramatike, sa ndonjëherë ngjante

si qendra e botës. Dhe prandaj,

sa herë përmendet ajo, të bien

ndërmend vetëm histori luftërash

të fituara e të humbura, trima e

të mundur, ilirë e romakë, grekë,

gotë e maqedonas dhe më vonë

gjithmonë shqiptarë përballë

turqve e sllavëve.

Lugina përshkohet nga lumenj të

pasur me ujë, të cilët para se të

mbushin liqenin e Plavës, lagin

fushat anash, ndërsa rrethohet

nga male të larta mbi dy mijë

metra, të mbuluara me kullota e

drurë, ku bora plotëson koloritin

e kësaj gjeografie aq tërheqëse

për turizmin malor, aq të popullarizuar.

As librat shkollorë e as udhëpërshkruesit,

nuk kanë pasur si ta

shmangin Plavën. Studiuesit pohojnë

se në luginën e Plavë-Gucisë

ishin ilirët ata që bënë

historinë. Përmes kësaj lugine,

në kohët antike e më vonë, kanë

shtegtuar karvanet në rrugën: Dubrovnik

- Kotorr - Shkodër - Pejë

- Stamboll (Kostandinopojë). Lugina

e Plavës ka shërbyer edhe

si shteg që ka lidhur Kosovën me

Shkodrën. Konfigurimi dhe pozita

strategjike e ka sjellë luginën në

vëmendjen e njerëzve në epoka

të ndryshme. Gjurmët e mbetura

të historisë në këtë anë çojnë në

kohë të mugëta, në parahistori,

të cilat i qëndruan harresës dhe

ende vazhdojnë të rrëfejnë se

nëpër këto troje pati jetesë, se

në to jetuan a kaluan në kohë të

ndryshme, njerëz me kultura e

qëllime të ndryshme.

Mali Brada i Vezirit ngrihet mbi

Krojet e Ali Pashë Gucisë,

një prej bjeshkëve që i bën

hije Vuthajve nga njëra anë e

shtrirjes. Lugina e Vuthajve, nis

nga Krojet e Ali Pashës në njërën

anë dhe Kërshëllahet, po ashtu

të Ali Pashës në anën tjetër dhe

përfundon në bjeshkët e larta të

Shalës, Valbonës, Kollatës, Qafës

së Borit, e rrethuar nga të dy anët

me bjeshkë mbi dy mijë metra

lartësi mbidetare, kullota të pasura,

pyje halore e gjethërënëse me

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 15

urime që asnjëherë s’shterrojnë

dhe që formojnë Limin.

Kullat, sikundër edhe në hapësirat

e tjera shqiptare, përbëjnë

një nga trashëgimitë kulturore që

rrëfejnë për identitetin e banorëve

të luginës së Plavë-Gucisë. Ato

janë pjesë e rëndësishme e

ansamblit arkitekturor gjithëkombëtar,

fatkeqësisht i pastudiuar në

shkallën që meriton në rrafshin

kombëtar. Një punë të rëndësishme

në këtë rrafsh ka bërë

Halil. R. Markishiq, i cili, pavarësisht

nga mbiemri që tregon

origjinë tjetër, është shqiptar,

Gjonbalaj i Vuthajve.

Në librin “Trashëgimia kulturore-historike

e anës së

Plavë-Gucisë” ai ka evidentuar

thuajse në hollësi kullat në këtë

krahinë, me përshkrime e historinë

e tyre, ku specifikon stilin

dhe arkitekturën, që nuk dallon

nga ato të kullave në zonat e tjera

shqiptare të Ballkanit, “të përshtatura

për nga forma, struktura,

ana e brendëshme, me funksione

të mbrojtjes nga sulmet dhe

për banim në kushtet e rrethimit.

Kulla ka përdhesen dhe dy kate,

ndërsa hapësira kryesore mbrojtëse

është tavani, prandaj ndërtimi

i kulmit mbështetet në mure

të larta rreth një metër, me frëngji

në të katër anët.

Kullat janë prej guri të gdhendur

dhe janë ndërtuar nga mjeshtër

dibranë. Ndër kullat më tipike

në Plavë është ajo e Rexhepagajve,

të ardhur nga Gruemira

e Shkodrës. Ndonëse nuk dihet

me saktësi se kur është ngritur

kjo kullë, pohohet se atë e ka

ndërtuar Hasan beg Rexhepagaj.

Edhe sot ajo mbetet

një nga pasuritë e trashëgimisë

shqiptare në Plavë. Kulla të tjera

janë: e Ramë Demë beut, e

Shaqir beut po në Plavë, pastaj

kullat e Ferrajve, të ardhur nga

Fundina, në mes të Tuzit e Koplikut,

ndër to edhe kulla e Jakup

Ferrit.

Trashëgimia kulturo-historike e

Plavë-Gucisë është e pasur, me

interes jo vetëm për hulumtuesit,

por edhe për vizitorët e tjerë që

shkojnë për të shijuar bukuritë

natyrore të vendit.

Shuqo Rexhepagaj nga

Plava ka mbledhur

një koleksion

arte-

16 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

fakesh me vlerë, të denja për një

muze qyteti a krahine, sikundër

edhe Ramë Çelaj në Vuthaj,

kullën e vjetër e ka shndërruar

në muze etnografik. Por, mbi të

gjithë vlen muzeu etnografik, i

krijuar nga Dom Nikë Ukgjini,

një klerik që shërbeu në kishën

katolike në Doli, afër Gucisë. Eksponatet

e këtij muzeumi janë me

vlera të rralla kulturo-historike.

Ato vazhdojnë të presin kohë

më të mira, rrugë më të mira e

më të shkurtra, që luginën do ta

lidhnin me hapësirat e natyrshme

kombëtare.

Fotografitë: Alex Selimaj

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 17

h o t e l

Kulla e ArtË

E-mail: info@kullaearte.com

Tel: +355682001946

RAZËM - SHKREL - SHQIPËRI

BAR - RESTAURANT

Bari ka dy hapësira, brenda dhe jashtë.

Brenda ka një hapësire interesante me

një komoditet dhe qetësi maksimale,

ndërsa jashtë ofron një gjelbërim dhe

një hapësire te këndshme për të kaluar

çaste të bukura.

HOTEL

Hoteli ka një kapacitet prej 14 dhomash

ku të gjitha janë me cmimim më konkurues.

Dhoma dyshe, dhoma treshe dhe dhoma familjare për

pushime sa më komode duke krijuar shtëpi larg shtëpisë.

18 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 19

Kur një artiste pikturon ngjyrat e jetës në spitalet e fëmijëve, ata e kthejnë

kokën nga dielli i shpresës si një luledielli - Intervistë me znj. Albana Osmani

humanisten shqiptare që drejton fondacionin

“Ti je një

lule dielli”

Sashenka Ndreka

TIRANË, SHQIPËRI

Ju jeni nismëtarja e një

prej fushatave bamirëse

më të famshme në Shqipëri

dhe jashte saj “Ti je një

luledielli”. Si u gjendët në

krye të saj? Nga e morët

shtyerjen?

Gjithçka nisi në gusht të vitit

që kaloi pasi u gjenda mes

disa miqve të mi, të cilët po

kalonin mes një kalvari të gjatë

vuajtjesh të cilët kishin humbur

familjarët ose të afërmit e tyre

nga sëmundja e shekullit,

kanceri. Ata ishin në kohët më

të vështira, ndërsa të dashurit

e tyre dergjeshin në spital.

Kjo sëmundje tashmë ka

prekur gjithë botën dhe të

gjithë kemi kaluar raste

ku kërkohej për ndihmë

dhe ne kemi ndihmuar me

ato mundësi që kishim.

Por gushtin e kaluar, një

nga mikeshat e mia më të

ngushta, e cila kishte të

ëmën që po përballej me këtë

sëmundje të vështirë ndante

me mua çdo ditë vuajtjet e

saj. Një ndër gjërat që unë

mësova ishte se qe nga më të

vështirat për të ishte pagesa

për kimioterapinë. Ajo nuk i

kishte këto para ndaj u detyrua

të merrte një kredi . E ëma,

fatkeqësisht, ndërroi jetë, por

për muaj të tjerë me radhë,

përveç dhimbjes së madhe

të humbjes së njeriut të saj

më të shtrenjtë dhe pasojat

psiokologjike e gjithçka tjetër

në mungesë të saj, shoqes

sime iu desh të paguante

kredinë deri në fund.

Për mua t’i gjendesha pranë

ishte minimumi që mund të

bëja, ndaj me gjithë zemër

bëra ç’munda për shoqen

time, por përsëri e ndjeja se

nuk mjaftonte. Ndaj pas kësaj

ngarkese u nisa për në QSUT

në Tiranë ku vizitova nga afër

pavijonin e onkohematologjisë

ku ishin shtruar dhe

kuroheshin shumë fëmijë

nga kanceri dhe leucemia.

Sigurisht, pamja para syve të

20 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

mi ishte therëse. Për ditë e

net me radhë nuk gjeja qetësi

duke menduar cfarë të bëj në

mënyrë që të siguroj sadopak

diçka për nevojat e tyre të

mëdha . Aty kishte nevojë

për gjërat më thelbësore si

ilaçe apo pajisje mjekësore

që në mungesë të tyre kishte

ndodhur dhe me tragjikja.

Kështu, si një person publik në

vendin tim, si një piktore dhe

me gjithçka që kisha mundësi

vura në jetë një ide të thjeshtë.

Pikturova luledielli, të cilat i

stampuam në 3 mijë bluza dhe

ndërtuam një e-shop online

ku shitëm për 7 javë e 4 ditë

3 mijë bluza me luledielli nga

20 euro një copë dhe kështu

përfituam një fond prej 60 mijë

eurosh . Dashuria e madhe

e të gjithë shqiptarëve për të

qenë pjesë e kësaj fushate, të

cilën e quajtëm mision ishte

e jashtëzakonshme! Të gjithë

u angazhuan, në një formë a

tjetër në mbështetje të kauzës

që ngritëm në emër të fëmijëve

të QSUT-së. Hashtagu që

i vendosëm fushatës ishte

“Ti je një luledielli”, dhe ky

hashtag u bë i dukshëm kudo

nëpër rrjete sociale si për

të përkufizuar një zinxhir të

madh dashurie mes njerezve

të Nënës Tereza. E nënvizova

me këtë formë, pasi të tillë

i pashë shqiptarët kudo ku

jetojnë, pasi bluzat u blenë nga

e gjithë bota ! Gëzoj shumë

ndërsa rrëfej si nisi e gjithë

kjo, pasi thellë -thellë besoj se

ishim të gjithë instrumentet e

një simfonie që dirigjohej nga

lart në përgjigje të atyre lutjeve

të nënave apo baballarëve të

atyre fëmijëve që dergjeshin

në spital me ato kushte!

Ndaj gjithçka ndodhi për ata

dhe tashmë në pak muaj ne

kemi themeluar Fondacionin

«You are a sunflower » siç

e quajtëm në anglisht, pasi

besojmë që në të ardhmen

do jemi në mbështetje jo

vetëm të fëmijëve shqiptarëve

shqiptarë, por edhe më gjerë.

2. Përse zgjodhët pikërisht

këtë slogan? Çfarë keni

dashur të thoni?

Ti Je Një Luledielli, sepse lulja

e diellit simbolizon FORCËN,

JETËN, SHPRESËN që ne

donim t’ua përçonim atyre

fëmijëve. Lulja e diellit përherë

shikon nga dielli, nga drita dhe

lë pas saj errësirën. Pra donim

të përçonim me gjithë forcën

tonë mesazhin e JETËS mbi

VDEKJEN!

3. Fushata u përhap me një

shpejtësi marramendëse,

edhe pse jo e para në llojin

e saj. Shumë njerëz të

gatshëm për të ndihmuar

dhe bluzat “sold out” që në

ditët e para. Cili mendoni se

ishte “çelësi i suksesit”?

Besoj se së pari qe një

sensibilizim, pasi ATYRE që

ua dedikuam ishin FËMIJË!

Dhe si të tillë meritojnë

gjithë të mirat e kësaj bote

dhe jo ditët e netët që po

përballeshin. Për më tepër në

kushtet e tyre të mjerueshme

që mbase nuk kishin para të

paguanin as një furgon për të

ardhur në spital për të marrë

kurimin e nevojshëm. Dhe së

dyti, që në momentin e parë

të prezantimit të këtij projekti

ndërsa hapa live në televizon

e-shop gjithçka ishte publike

. Duke qenë vetë një njeri

skeptik kundrejt shumë rasteve

«në emër të bamirësisë» doja

që çdo gjë të ishte e qartë, e

dukshme dhe e sigurtë. Kështu

qe fillim e mbarim. Madje deri

në publikimet e faturave të

pajisjeve dhe reflektimi në çdo

detaj i gjithckaje që ndodhi hap

pas hapi. Më besoni ishte si

një dallgë e madhe dashurie

që rrëmbeu të madh e të vogël

që të ishin në çdo formë pjesë,

aq sa, rrugëve na pyesnin

njerezit «Edhe sa bluza kanë

ngelur. U shitën ato të kësaj

kategorie se po ju ndjekim

përditë dhe po gëzojmë

shumë». Besoj se kjo fushatë

humanitare u bë misioni i të

gjithëve për të ndihmuar sado

pak ata vogëlushë!

4. Pse e quajtët website-n

Anna White James? Shumë

persona kanë menduar që

po bashkëpunoni me të

huaj...

Anna White James do të

thotë Albana e Borës dhe

e Xhemalit. Të cilët janë dy

prindërit e mi. Ata më mësuan

që në jetë është më mirë të

japësh sesa të marrësh, ndaj

me shenjë mirënjohjeje dhe

dashurie për prindërit e mi të

cilët gëzojnë shëndet të plotë,

unë fushatën ua dedikova

atyre . Ndaj Anna White James

praktikisht isha unë, e bija e

tyre . Po, kanë menduar se

ishte ndonjë person që nuk

ishte shqiptar dhe që po na

mbështeste. Por jo, ne gjithçka

e nisëm nga zeroja.

Dhe po flas në shumës, pasi

kur them ne, kam ndërmend

5 vullnetarët që ishin

përkrah meje fillim e mbarim

. Të 5 miqtë e mi dhe sot i

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 21

cilësoj si ndër njerëzit më

të mirë dhe më të ndershëm

që njoh! Herado Ajazi, Greta

Harapaj , Brisilda Mataj,

Esti Zekaj, Gert Koxha

dhe Amantia Bekteshi.

MIRËNJOHJE !!!

5. Në mesin e bluzave të

fushatës, qëndronin edhe

disa të tjera, të stampuara

me një përkrenare,

ku shkruhej: “Unë

jam dardan”. Kjo na bëri

pak konfuzë në fakt. Çfarë

donin të thonin ato?

UNE JAM DARDAN pati dy

kuptime me rëndësi për mua .

Së pari, iu dedikua KOSOVËS.

DARDANISË! Duke qenë dhe

vetë nga Malësia e Gjakovës

me origjinë dhe duke e

dashur shumë Kosovën si

çdo shqiptar vendosa që ky

dedikim i veçantë t’i takonte

Kosovës. Kuptimi i dytë

dhe shumë pranë zemrës

sime është, sepse vëllai im

quhet Dardan, sepse ndërsa

diskutoja me familjen për

cfarë po mendoja të bëja ishte

pikërisht vëllai im i vogël që

më inkurajoi shumë duke më

përforcuar qëllimet e zemrës

sime. Më tha: Albana unë e

di që shqiptarët janë njerëz

të mirë! Ata do të mbështesin

për kauzën ndaj fëmijeve të

sëmurë . Jam I bindur që do

lumturohesh shumë dhe vetë

do jesh një njeri më i mirë pas

kësaj eksperience që do të jetë

e veçant¡ për ty. Ndaj unë do

blej bluza sa të mundem dhe

do t’ju them të gjithë shokëve e

miqve të bëhen pjesë. Ndaj me

ditën që e-shop u hap supriza

e bluzës UNE JAM DARDAN

ishte për Kosovën përfshirë

këtu edhe tim vëlla.

6. Pas suksesit të fushatës

ju u shpallët “Ambasadore

e fëmijëve për paqen” nga

“Children For Peace”. Çfarë

dyersh ju hapi ky titull?

Ky në fakt nuk është një titull.

Se në bamirësi nuk ka tituj,

ose të paktën unë kështu

preferoj të mendoj. Është

një mundësi më shumë për

të prezantuar projektet në

organizatat ndërkombëtare, në

mënyrë që të punohet më fort

e të arrihen qëllime sa më të

mëdha në ndryshimet që vëmë

në çdo projekt që kemi bërë

dhe do bëjmë në vazhdim . Ky

titull si ambasadore e “Children

For Peace” m’u dha nga

Zonja Debra Mace i cili ishte

një inkurajim shumë i madh

dhe menjëhere kemi marrë

mbështjen e kësaj organizate

të cilët në përmbylljen e

fushatës së parë u mundësuan

të tjera pajisje shtuar këtu

dhe kompani të tjera që na

u bashkangjitën duke bërë

një përmbyllje me sukses të

fushatës së parë.

Në vazhdim kemi projekte

për bashkepunime me “The

Children for Peace” dhe

sigurisht që jemi të hapur për

këdo që do t’i lindë në zemër

të na bashkohet tashmë në

këtë rrugëtim që morëm. Të

jem e sinqertë as nuk e kisha

menduar kurrë që do niste

në një dite gushti mes disa

luleve që nisa të pikturoj për

të ndihmuar ata fëmijë që

sot do isha duke dhënë këtë

intervistë për revistën tuaj

nga ky pozicion, pra nuk e

parashikoja dot që do bëhej

një fondacion i themeluar

ligjërisht dhe që tashmë po

punojmë fort të ecim parà e

të bëjmë ndryshimin e radhës

në Spitalin Rajonal të Qytetit

të Elbasanit, të cilin e vizituam

pak ditë më parë.

7. Ndryshe nga ç’e pasqyroi

media Albanën rrëzëllitëse

me fustane balloje, ju në

Kanë ishit për të tjera

qëllime, që kishin të bënin

sërish me bamirësinë.

Për cfarë bëhet fjalë

konkretisht?

Po atje realizova disa takime

me personazhe të njohur

ndërkombëtarisht . Pasi

projektojmë që në 2018-2019

bluzat me luledielli të shiten

në të gjithë botën . Pra World

Wide! Ky është qëllimi ynë.

Së bashku me Algen Nikollën,

i cili ka lobuar thjesht si një

shqiptar me zemër për të

ndihmuar duke shfrytëzuar

të gjitha njohjet e tij, pasi ka

kohë që është pjesë e show

biznes në Itali dhe në Francë

ku jeton e punon. Pra Algeni

si ambasador i yni ende po

lobon që bluzën tonë me

luledielli ta fusim si pjesë me

koleksionet e markave të

njohura si limited edition for

charity. Pra si një koleksion

të veçantë që do shitet për

bamirësi. Në këtë pikë kemi

nevojë për mbështetje, në

mënyrë që të arrijmë qëllimet

ndaj kujtdo që po lexon këtë

revistë sot dhe ka një mundësi

ta bëjmë të mundur atëherë

të na kontaktojë dhe ta çojmë

përpara qëllimin tonë në

mënyrë që të ndihmojmë

së pari fëmijët shqiptarë.

youareasunflower@gmail.

com na shkruani për çdo

22 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

ide apo mundësi . Në Kanë,

unë personalisht takova

njerëz të njohur të showbizit

ndërkombëtar, të cilët

gjithashtu u njohën me

nismën dhe kemi marrë disa

konfirmime nga ana e tyre

dhe menaxherëve që do na

mbështesin minimalisht duke i

veshur dhe duke i bërë share

nëpër rrjetet e tyre sociale, në

mënyrë që të bëhet virale kudo

në botë. Shpresojmë për më

të mirën. Pasi në vendin tonë,

në Shqipëri, pak ditë më parë

ndërsa dëgjoja doktoreshat

që thonin ne s’kemi ujë të

ngrohtë dhe muret e spitalit

ishin me lagështirë dhe myk,

unë ende besoj se ndryshimi

do vijë si pasojë e ATIJ që

dirigjon simfoninë, pra besoj

se Zoti vetë do bëjë gjithçka të

mundur edhe pse sot duket si

një ide e vështirë!

8. Si u shfrytëzuan fondet e

mbledhura në fushatë? Sa

fëmijë janë ndihmuar deri

tani?

U blenë 6 poltronë

kimioterapie me pompat

përkatëse dhe dhoma e

kimioterapisë u shndërrua në

një minikinema kundrejt të

gjitha parametrave mjekësorë

. Në mënyrë që ato orët e

zgjatura të kurimit të ishin më

të lehta për fëmijët . Gjithashtu,

blemë një respirator që u

vendos në reanimacion. Aty

kishte dhe 5 të tjerë, por ishin

shumë te vjetër ose të dhuruar

nga spitalet e rajonit në QSUT.

Blemë gjithashtu për nënat

disa kolltukë, te cilat bëhen

krevate gjatë natës në mënyrë

që t’ua bëjë më të lehtë, pasi

aty ndodhte që flinin dhe me

karrige për ditë e javë pranë

fëmijëve të tyre.

9. Çfarë marrëdhënieje keni

krijuar me fëmijët e sëmurë

dhe familjet e tyre, sepse

nga postimet në rrjetet

sociale dukeni si një familje

e madhe dhe e lumtur.

Po jemi familjarizuar dhe

sigurisht që mezi presin të

shkoj t’i takoj! Për mua është

kohë e artë! Personalisht jam

rritur në një familje të madhe

dhe me shumë dashuri ndaj

gëzoj me ta çdo moment.

10. Cilin do të veçoni si

momentin më të bukur gjatë

kësaj fushate, po atë më të

vështirin?,

Kanë qenë shumë ditë e

net pa gjumë dhe punë e

pafundme. Ne iknim në 5 të

mëngjesit dhe kishim kohë

sa për 1 orë gjumë dhe një

dush dhe përsëri ktheheshim

në magazinën tonë që

ishte dhe zyrë njëkohësisht.

Shpërndarjen e bluzave e

bëmë vetë duke mos pasur

shumë mbështetje në fillim

gjithashtu kudo ku blihej

qoftë edhe një bluzë do ishim

prezentë për të falënderuar,

bërë foto për ta pasqyruar,

për të sensibilizuar edhe

më shumë këdo. Nuk do ta

harroj kurrë momentin kur

doktoreshë Mira Kola në

spital më tha: Albana a jeni e

vetëdijshme sa jetë fëmijësh

do shpëtojë kjo pajisje që ju

sollët?! Sinqerisht m’u drodh

zemra . Nuk do ta harroj

kurrë! Ishin ato fjalët që

larguan gjithë lodhjen time,

kilogramët që kisha humbur

dhe e përqafova duke i thënë

“Faleminderit për fjalët! Ia

dolëm vërtet, ia dolëm

bashkë!!

11. Cilat janë planet e

ardhshme të fushatës “Ti je

një luledielli”?

Në fokus kemi spitalin

rajonal të qytetit të Elbasanit.

Po ngremë dy fushata

tashmë. Po prodhojmë 1500

arushë, të cilët do shiten

online në website www.

youareasunflower.org,

gjithashtu nëpër të gjithë

kryeqytetin po bëhen grafite

me luledielli dhe ftesa jonë

është e hapur për këdo që

do të mundësojë nje luledielli

duke i shënuar emrin e

kompanisë biznesit, emrin

personal ngjitur me lulen dhe

kundrejt një kontributi që do të

japë në formë vlefte monetare

do mbeldhim fondin për

ndryshimin e radhës. Shqiptarë

brenda Shqipërisë, jashtë saj

apo dhe ndërkombëtarë janë

të ftuar të mundësojnë “Ti je

n¡ë luledielli”. Për këtë projekt

kemi mbështjen e bashkisë

së kryeqytetit dhe kryetarit të

saj, z.Erion Veliaj, të cilin e

falënderojmë. Pra ne website

www.youareasunflower.

org mund tw na kontaktoni

shumë shpejt, pasi jemi

në përfundim të realizimit

të website, gjithashtu në

youareasunflower@gmail.

com, për çdo mbështetje apo

ide tuajën për një Shqipëri

si e Nenës Tereza të gjithë

bashkë në ndihmë të fëmijëve

shqiptarë.

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 23

24 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 25

26 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 27

Bacova

Real Estate LLC.

Experienced lic. Realtor, with a demonstrated history of working in real estate industry. Skilled in Commercial

and Residential Property Sales, Purchases, Luxury Apartments, Negotiating Deals, Appraisals,

Short Sales, Comparative analysis for added value, Open Houses etc. Strong business development

professional, with a strong comittment to my clients, where trust, honesty, dependability, & reliability

are important to client relationship retention. Focused on each transaction as if for myself, I’ve been able

to gain the trust of each and every client I’ve had the pleasure of dealing with.

Bacova Real Estate LLC.

Jonarda Bacova

Lic. Realtor

Dir: 917-293-1875

BacovaRealEstate@gmail.com

Web: BacovaRealEstate.com

Manhattan Office:

17 State Street,

New York, NY 10004

Brooklyn Office:

120 Beacon Ct 2nd FL

Brooklyn, NY 11229

3047 Avenue U

Brooklyn New York 11229

28 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 29

Interviste eksluzive Dr. Ruki Kondaj, Presidente Nderi dhe Kryetare e Grupit të

Trashëgimisë pranë Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze dhe Zv/Presidente e

Këshillit të Europës Qendrore e Lindore në Kanada.

Gjërat më të bukura në botë nuk mund

të dëgjohen,

të shihen as të preken, por mund

të ndjehen.

Marjana Bulku

toronto, kanada

Përtej gruas që jemi mësuar të

shohim, asaj aktives, simbol i

bashkësisë shqiptaro-kanadeze

ekziston ajo tjetra që jo pak e

njohin, por për të cilën ju pak

flisni. ÇfarÇ do të na thoni për

veten Dr. Ruki Kondaj?

Së pari ju falenderoj për

këmbënguljen tuaj për të me

intervistuar në një revistë me emër

siç është revista “Votra” e cila shkon

kudo ku ka shqiptarë.

Për të qenë një profesioniste e mire

atë që kam dashur të bëj në jetë

dhe mendoj se e kam realizuar, më

është dashur të studjoj e të punoj

shumë dhe në mënyrë sistematike.

Këtë e vërteton në mënyrë

kronologjike CV ime si më poshtë:

Kam kryer studimet e larta pranë

Fakultetit të Mjekësisë, dega

Farmaci në vitin 1981 dhe për

një kohë të gjatë kam punuar në

fushën e industrisë farmaceutike,

si dhe në Institutin e Sigurimeve

Shëndetësore. Më pas si

koordinatore për shëndetësinë dhe

mjedisin në Këshillin e Ministrave,

kohë që përkon me krizën kosovare

të vitit 1999, ku kam qenë një nga

drejtueset kryesore të shëndetësisë

bashkë me përfaqësuesit e OBSHsë.

Në vitin 2000 kreva studimet

Master për Politika, Menaxhim

dhe Ekonomi shëndetësore në

Universitetin Bocconi, në Milano,

Itali. Pas diplomimit mora detyrën

e Sekretares së Përgjithshme në

Ministrinë e Shëndetësisë. Në vitin

2001 kam përfaqësuar Shqipërinë

në marrëveshjen e parë rajonale për

shëndetësinë në kuadër të Paktit të

Stabilitetit në Dubrovnik, Kroaci, ku

jam dhe firmëtarja e parë e kësaj

marrëveshje.

Në vitet 2001-2007, kam dhënë

mësim si pedagoge e jashtme në

Departamentin e Farmacisë dhe

Shëndetit Publik të Fakultetit të

30 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

Mjekësisë në Universitetin e Tiranës

dhe në Universitetin e Tetovës në

lëndën “Menaxhimi shëndetësor”.

Me ftesë të Universitetit të Torontos,

organizova dhe bashkërendova një

rrjet ballkanik për shëndetësinë, të

inaguruar në Turqi (maj 2006). Po në

këtë vit, krijova në Tiranë qendrën

studimore “Qendra për barazi në

kujdesin shëndetësor”.

Në prill të vitit 2008 mora

gradën shkencore “Doktoreshë

e Shkencave Farmaceutike”

nga Departamenti i Farmacisë

së Fakultetit të Mjekësisë të

Universitetit të Tiranës. Nё 2008,

pranohem midis 50 anëtarëve të

Komitetit Ndërkombëtar të “Qendrës

Botërore të Shëndetit” me qendër

në Bruksel, iniciativë e Parlamentit

Europian në Ditën Botërore të

Shëndetësisë.

Nё vitin 2009, mora diplomën

pasuniversitare “Distinction”

për “Çështjet Rregullatore të

Farmaceutikës”, nga Instituti i

Teknologjisë Farmaceutike në

Toronto.

Siç e shikoni, kur erdha në Kanada

m’u desh të shkollohem prap, sepse

vetëm me shkollim në vendin që

jeton mund të integrohesh ashtu siç

duhet në profesion. Aktualisht jam

anëtare e Bordit të Ministrisë së

Shëndetësisë për një nga kolegjet

më në zë në Ontario, si rregullatore

e profesioneve me mandate 3 deri

në 10 vjet,, detyrë që e bëj me

shumë dëshirë dhe pasion, sepse

është brenda eksperiencës sime

disavjeçare në sistemin shëndetësor

dhe mësimdhënje.

Një intelektuale në Perëndimin e

zhvilluar dhe të emancipuar, çfarë

mundet të japë e të marrë që aty?

Në fakt, në një vend të zhvilluar siç

është Kanadaja, gjithnjë ka hapësirë

për marrjen e përvojave të reja, por

edhe për aplikimin e eksperiencës

së grumbulluar ndër vite. Në

Kanada ka shumë intelektualë dhe

kjo dihet, falë aplikimit në bazë të

profesionit, prandaj thuhet që ajka

intelektuale është këtu në Kanada.

Shikoj diçka shumë pozitive tek të

gjithë shqiptarët këtu e sidomos

gratë, të cilat përpiqen të ecin edhe

më shpejt se hapi i kohës drejt

integrimit në shoqërine kanadeze.

Njerëz të sukseshëm ka plot dhe

çdo ditë e me tepër identifikohen

ndërmjet TV- Pasqyra shqiptare, i

vetmi kanal televiziv shqip që është

dhe burimi kryesor i informacionit,

si dhe vlerësimit nga organizata të

ndryshme siç është dhe organizata

ku unë bëj pjesë prej rreth 10

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 31

vjetësh, Shoqata e Bashkësisë

Shqiptaro- Kanadeze, e drejtuar

nga kolegu im Ramazan Këllezi,

identifikon potencialet njerëzore

dhe i vlerëson si antarë nderi për

kontriburin e tyre të çmuar në

ngritjen e emrit të shqiptarit në

Kanada e kudo në botë ku jetojnë

shqiptarët. Kjo është një mënyrë

shumë e mirë, se duke promovuar

vlerat tona kombëtare ngrihet lart

emri shqiptar, si një vlerë e shtuar

në dobi të kombit, por pasuron

në vlera edhe multikulturarizmin

kanadez, pra çfarë mund t’i japim

vendit tonë dhe Kandasë.

Dr. Kondaj, ju e vizitoni shpesh

Tiranën, me cfarë syri e shikoni

veten atje, a mendoni se ai vend

ka vërtet nevojë për modele

rigoroze të punës, drejtimit,

menaxhimit të burimeve

njerëzore?

Të them të drejtën, vitet e fundit,

nga 2014 e këtej e kam vizituar me

shpesh Tiranën, por ti shikosh gjërat

nga jashtë është më ndryshe se të

jetosh atje përdite. Gjithnjë shikoj

ndryshime të dukshme, sidomos

në Tiranë. Përsa u përket modeleve

rigoroze të punës, drejtimit dhe

menxhimit në vend, gjithnjë ka

nevojë për modele të tilla dhe jo

vetem atje, por edhe këtu ku jemi

ne, sepse bota është në zhvillim

dhe duhet ndjekur ritmi i zhvillimit.

Besi dhe Gazi janë dy djemtë tuaj

të formuar në Kanadanë e largët,

çfarë kanë trashëguar nga ty dhe

bashkëshorti juaj?

Marjana, faleminderit që më ke

ngacmuar në pikën time më të

dobët që janë dy djemtë e mi,

të cilët i dua shumë jo vetëm se

janë bijtë e mi, por se janë për t’u

dashur. Ne vazhdojmë akoma të

jetojmë me djemtë në familjen tonë

tradicionale, të katër dhe së shpejti

secili do të ketë jetën e vet, sepse

njëri është i fejuar dhe tjetri në atë

rrugë është. Jo vetëm të rinjtë,

por edhe ne e ndajmë mendimin

se kur krijon familje secili duhet të

bëjë jetën e vet. Ju jemi mirënjohës

se fëmijët tanë kanë dashuri për

vendin që e vizitojnë shpesh, për

fisin e njerëz të afërm, sepse ata

janë rritur me këtë dashuri dhe e

kanë të trashëguar nga familjet tona

dhe në veçanti nga babai im, që

ishte si koka e mbajtjes së familjes

dhe gjithë fisit. Kudo ku shkonte

ai, i bënte njerëzit bashkë. Tjetër

gjë të mirë që ne ju vlerësojmë,

ata kanë përfshirjen në komunitet.

I madhi, Gazi ka qënë me mua e

me bashkëshortin tim gjithë kohës

në komunitet, ku dhe aktualisht

bën fotografin kryesor të shoqatës

tonë, ndërsa i vogli, Besi duke

qene se në detyrë punonte të

shtunave e të dielave, ka qënë më

pak i pranishëm në aktivitete, por

ka kontribuar me materiale dhe

ndihma financiare. Është optimist

me detyrën që ka dhe ai mund të

ndihmojë në komunitet edhe me

pjesëmarrje në aktivitete. Pra, nga

ne kanë trashëguar të jenë njerëz të

edukuar me dashurinë për familjen

dhe fisin, me atdhetashurinë,

respektin për ne, për njëri – tjetrin,

për shoqërinë dhe ambjentin ku

punojnë, si dhe plot cilësi të tjera,

për të cilat na bëjnë shumë krenarë.

Cfarë ju bën të ndjeheni mirë në

ditë të zakonshme, po në ngjarje

të mëdha të cilat në komunitetin

tuaj shqiptaro kanadez nuk janë

të pakta.

Të them të drejtën, janë aq të

shumta ngjarjet këtu tek ne, sa

asnjëherë nuk ndjehemi bosh dhe

angazhimet e mia janë njësoj si në

punë dhe në komunitet dhe bëhen

më intensive kur angazhohemi

në ngjarje të mëdha, siç i qujamë

ne festat tona kombëtare, muaji i

trashëgimisë shqiptare, pikniku i

verës, etj. Një ngjarje e re që sapo

ka filluar është ndërtimi i një qendre

për shqiptarët, e cila ka qenë ëndërr

për më shumë se nje shekull, prej

110 vjetësh. Ky është hapi i parë që

32 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

po hidhet dhe ndjehemi entuziastë

si grup ku dhe unë bëj pjesë.

Kur flasim për Dr Ruki

Kondaj është e pamundur të

mos përmendim Ligjin për

Trashëgiminë Kulturore. Ju

lutem, a mund të na thoni si do të

jetë ky nëntor aty?

Për fat të mire, ti e dashur Marjana

na ke ndjekur në vazhdimësi, jo

vetëm nga larg, por edhe në vend.

Festimin e ligjit të trashëgimisë, ku

nëntori u shpall muaji i trashëgimisë

shqiptare në Ontario, ka nisur si

proces në nëntor të vitit 2014 dhe u

finalizua me aprovim me 5 dhjetor

të vitit 2016 dhe me 8 dhjetor po

të vitit 2016 mori dhe miratimin

përfundimtar të përfaqësueses së

mbretëreshës për Ontarion. Këtë vit

që i bie njëvjetori i festimit të ligjit, ne

kemi ftuar një artiste të madhe me

fame botërore siç është Inva Mula,

për të shpalosur vlerat shqiptare

ndërkombëtare e jo vetëm, sepse

çdo vit kemi pasqyruar gjëra të

ndryshme të kulturës e trashëgimisë

sonë. Një vit më parë ne shpalosëm

kulturën arbëreshe me një grup

të ftuarish nga Kalabria, ndërsa

këtë nëntor do të tregojmë nivelin

tonë shqiptar ndërkombëtar. Po

përpiqemi dhe kemi bërë aplikimin

që ligji për trashëgiminë të njihet

edhe në rang vendi, pra në të

gjithë Kanadanë. Dhe qellimi i ligjit

është që të transmetohet në breza

gjuha, kultura e tradita shqiptare,

si vlerat më të mira kombëtare,

por edhe të pasurojmë mozaikun

e bukur multikuturor kanadez,

sepse duke promovuar identitetin

tonë ndjehemi më të plotësuar

dhe të integruar në vendin ku kemi

zgjedhur të jetojmë pjesën tjetër të

jetës sonë.

Ju kemi parë të promovoni

pafund të tjerët e ndërkohë nuk

kemi folur kurrë për punimet dhe

publikimet tuaja të shkuara dhe

të ardhshme?

Dëshira ime është të promovoj të

tjerët dhe ndjehem mirë për vlerat

dhe potencialet njerëzore që i kemi

të shumta këtu në Kanada, por

jo vetëm. Përsa i përket botimeve

dhe publikimeve të mia, janë

përcaktuar në mënyrë kronologjike

tek ana ime profesionale si autore

e një numri të konsiderueshëm

publikimesh shkëncore e

shoqërore, brenda e jashtë vendit.

Njëkohësisht jam antare e disa

shoqatave ndërkombëtare për

Shëndetësinë dhe Farmaceutikën,

duke kontribuar në konferenca

kombëtare e ndërkombëtare

në fushën e shëndetësisë në

përgjithësi dhe sektorin farmaceutik

në veçanti, Nё vitin 2010 botova

librin “Sfidat e farmaceutikës”, të

cilin ua kam dhuruar, ashtu siç e

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 33

kam dedikuar, profesionistëve

dhe studentëve të Universitetit

të Tiranës, Vlorës, Tetovës

e Prishtinës, të cilët

organizuan promovimet, ndërsa

promovimin e parë e kam realizuar

në Kanada më 6 qershor 2010, së

bashku me bashkëatdhetarë, ku

pata nderin të kishte profesionsitë

nga Shqipëria, kolegë që kanë

punuar me mua dhe më njohin

ndërmjet punës,etj.

Edhe në Kanada pas 9 vitesh

që nuk janë shumë, jam pjesë e

studimeve dhe e publikimeve në

një studim për moshat e treta në

qendrën më të madhe kërkimore

shkencore të spitalit Baycrest në

Toronto, ku studimi ka të bëjë me

gjendjen dementia dhe mobilitetin

te moshat mbi 65 vjeç në kohën

e qëndrimit spitalor dhe 4 muaj

pas daljes nga spitali. Ka qenë një

punë e bukur dhe e vështirë, por

më e rëndësishmja ishte njohja e

metodave të reja dhe mjeteve të

kërkimit në pacientet me dementia.

Së fundmi, jam bërë pjesë e një

raporti që u botua rishtas nga

Qendra e Shërbimit Familjar në

rajonin Peel për studimin e dhunës

në familje dhe rolin e Shëndetit

Publik, ku unë kam dhënë

kontributin tim modest në bazë të

përvojave të mia të mëparshme.

Aktualisht ndjehem mirë që jam

pjesë e sistemit shëndetësor, ku

kam kaluar pjesën më të madhe

të jetës sime. Me shumë punë

e përpjekje njeriu merr atë që

meriton, prandaj asnjëherë nuk

duhet të ndalesh!

Të falënderoj edhe një herë që

më bëtë pjesë të Votrës suaj,

kështu dua ta mbyll me një nga

thënjet e mençura të Shenjtores

Nënë Tereza: Gjërat më të bukura

në botë nuk mund të dëgjohen,

nuk mund të shihen as të preken,

por mund të ndjehen. Le të kemi

sa më shumë të tilla!

Dr. Ruki Kondaj

Presidente Nderi

Kryetare e Grupit të Trashëgimisë

pranë Shoqatës së Bashkësisë

Shqiptaro Kanadeze(SHBSHK)

Zv/Presidente e Këshillit të Europës

Qendrore e Lindore në Kanada

(CEEC)

Direct: 416 876-7665,

Email: r.kondaj@albcan.ca,

rukikondaj@yahoo.com,

Website: www.albcan.ca

34 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 35

Këshilla për fillimin e vitit të ri shkollor

për prindërit që po divorcohen

Carla Schiff Donnelly,

Pittsburgh Family Law Attorney

NEW YORK, USA

M

e afrimin

e ditës së

parë të

shkollës,

është koha për të filluar planifikimet

për vitin e ri shkollor,

veçanërisht kur prindërit sapo

janë ndarë. Ja disa gjëra për t’u

marrë në konsideratë:

Dita e parë e shkollës vë në

harmoni të gjithë vitin shkollor.

Zgjidhni se cili prind do të ketë

kujdestarinë e fëmijëve atë ditë.

Atëherë vendosni, nëse do të jeni

aq të njerëzishëm dhe të qetë,

sa të jeni të dy aty kur fëmijët të

hyjnë në autobus. Është fantastike

nëse prindërit mund t’i lënë

mënjanë mosmarrëveshjet e tyre

dhe ta bëjnë këtë mëngjes të

veçantë për fëmijët. Nëse njëri

nga ju ose të dy, nuk mund t’i lini

mënjanë mosmarrëveshjet plotësisht,

ndoshta është më mirë që

të mos jeni të dy të pranishëm.

Nëse nuk mund ta bëni këtë eksperiencë

100 përqind pozitive për

fëmijët, atëherë do të kthehet në

një eksperiencë totalisht negative

për ta. Gjëja e fundit që u duhet

fëmijëve është tensioni kur ata

janë tashmë në stres për ditën e

parë të shkollës. Kjo ditë është e

fëmijës, jo e prindit.

Në qoftë se ju mendoni se ideja

e pranisë së dy prindërve nuk

është e mirë, fotografoni fëmijët

në veshjen e ditës së parë të

shkollës dhe çojani prindit tjetër.

Është një gjest i këndshëm që

bën punë për ndërtimin e një

marrëdhënie pozitive bashkëprindërimi.

Bëjeni këtë gjest

edhe nëse prindi tjetër nuk e bën

për ju.

Një tjetër gjë për t’u bërë para

fillimit të shkollës është të

kontaktoni me departamentin

e transportit në rajonin tuaj për

t’u siguruar që janë në dijeni

të ndonjë ndryshimi në transport

për sa i përket vendit ku

banon fëmija juaj. Sapo ta keni

vënë këtë për fije, sigurohuni

që mësuesja e re e fëmijëve të

jetë në dijeni të orareve dhe të

marrëveshjeve. Gjithashtu duhet

të siguroheni që mësuesja i ka të

dy prindërit në listën e email-eve

me qëllim që asnjëri prind të mos

shërbejë si korrier për tjetrin.

Në qoftë se jeni të shqetësuar

për sa i përket përshtatjes së

fëmijës tuaj me ndarjen, kontakti

juaj i rradhës duhet të jetë me

konsultorin e fëmijës. Çdo ditë e

më shumë rajone shkollore po

formojnë grupe dreke ose lloje të

tjera grupesh përkrahje për fëmijët

e prindërve të ndarë ose të

divorcuar. Për shembull, rajoni i

North Allegheny ka grupin “FISH”

për Familjet në Shtëpi të Ndara.

Nëse shkolla e fëmijës tuaj nuk

e ka një, mund të sugjeroni që

shkolla ta formojë një të tillë.

Kur keni dyshime për një vendim

bashkëprindërimi, lejoni që

interesi më i mirë i fëmijës të jetë

parimi juaj udhëheqës. Nganjëherë

kjo do të thotë që të mos

i merrni në konsideratë nevojat

tuaja dhe të lini pas krahëve

krenarinë. Prindërimi edhe në

familje të bashkuara mund të jetë

i vështirë. Të bësh gjënë e duhur

nuk është gjithmonë e thjeshtë,

por ka shumë përfitime kur vjen

puna te mbrojtja e fëmijëve.

Përktheu nga origjinali:

Griselda Marku

36 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

Shtëpia shkollore,

e fëmijës Shkodër

Senida Kiri

SHKODËR, SHQIPËRI

S

htëpia shkollore

e fëmijës në

Shkodër është

një institucion

rezidencial që do të thotë se

fëmijët qëndrojnë 24 orë.

29 fëmijë të grupmoshave nga

6-18 janë jetimë biologjikë dhe

social - ekonomikë. Këtyre

fëmijëve u ka vdekur njëri apo

të dy prindërit dhe nuk ka kush

të kujdeset për ta.

Gjithashtu ka fëmijë të marrë

në mbrojtje me vendim gjykate

nga ana e institucionit sepse

janë gjendur në rrugë duke

kërkuar lëmoshë, duke fjetur

në asfalt, si dhe fëmijë të

dhunuar psikologjikisht ose

fizikisht nga prindërit

Për disa fëmijë bëhet deklarimi

i braktisjes nga prindërit dhe institucioni

bëhet kujdestari ligjor

i tyre. Më pas i bëhet kërkesë

Komitetit të Birësimit që të

gjendet një familje tjetër për ta.

Nga institucioni mbulohen të

gjitha nevojat e fëmijëve që

nga kujdesi fizik, shëndetësor,

psikologjik e deri tek veshmbathja.

Por ajo që këta fëmijë kanë

nevojë është dashuria, koha që

u përkushtohet, vëmendja dhe

përkujdesja ndaj tyre.

Bëhu heroi i një fëmije!

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 37

Prindërimi me bazë frikën,

dhe pasojat tek fëmijët

Prof. Fatmire Narke

TIRAnË, SHQIPËRI

P

rindërit, në

jetën e tyre,

shpesh diskutojnë

si duhet

të sillen me fëmijët që

të mund të realizojnë një

edukim të mirë. Diskutohet

shpesh se cili është më i

përshtatshëm, prindërimi

me bazë frikën apo ai

pozitiv. Le t’i analizojmë

të dy llojet e prindërimit.

Prindërimi me bazë

frikën shpesh shihet si

sinonim i prindërimit

shqiptar. Shumë njerëz

në komunitetin tonë bëjnë

shaka me faktin që

prindërit do t’i gjuanin

me shapka nëse bënin

naze ose silleshin keq.

Im shoq bën shaka me

faktin se babai i tij kishte

nevojë vetëm ta shikonte

në sy dhe ai bashkë me

vëllezërit e motrat e tij do

të ishin në sekonda lart në

shtrat. Prindërimi ibazuar në

frikën mund të duket komik

në vitet e sotme, por, nganjëherë

njerëzit e përkrahin.

Shpesh na thuhet se fëmija

duhet të ketë frikë, të paktën

njërin prej prindërve.

Fatkeqësisht, kjo mund të

ketë pasoja në mirëqënien

mendore dhe emocionale të

fëmijëve tanë kur të rriten.

Një nga problemet që mund

të

ngrihet nga

prindërimi

me bazëfrikën

është mungesa e sinqeritetit

mes fëmijës dhe prindit. Nuk

ka qenë kurrë më kritike

dhe e nevojshme se sot, në

epokën e teknologjisë, që

fëmijët tanë të jenë të sinqertë

me ne. Kjo nuk do të

ndodhë se ata duhet të na

kenë frikë. Fëmijët do ta gjejnëveten

në situata të vështira

gjatë rritjes dhe është

e detyrueshme që ne

të jemi gjithmonë aty,

që ata të mund të vijnë

tek ne, kur ato situata

ndodhin.

Nga prindërimi me bazë

frikën mund të ndodhë

grumbullimi imërisë dhe

inatit, që është dukuri e ngjashme

me një incident gjatë

zemërimit në rrugë. Imagjinoni

sikur një SUV masiv

iu parakalon, gati duke iu

përfshirë në një aksident. Ju

reagoni, bërtisni, shani. N

doshta dhe e ndiqni personin

që t’i tregoni nëpërmjet

gjesteve, jo edhe aq korrekte

e të sjellshme, se veprimi i

tij iu ka zemëruar.

Imagjinoni që fëmija juaj

është në sediljen prapa dhe

sheh inatinqë shpërthen

te ju; kjo është sjellja që

ai do të marrë. Në situata

ku fëmija juaj sillet keq,

ju mund të reagoni në një

mënyrë tëngjashme. Tani

imagjinoni fëmijën tuaj, duke

e mbartur këtëzemërim gjatë

rritjes, duke e përdorur

38 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

në situata të ndryshme si

zemërimi në rrugë, debate

e të tjera. Do ta marrin me

vete edhe kur të jenë të rritur

dhe të bëhen prindër vetë. Të

gjithë e dimëthënien: “Zakonet

e vjetra hiqen vështirë,

por duhet që të paktën të

përpiqemi t’i heqim”.

Do të ketë njerëz që nuk do

të bien dakort me mua. Nuk

e kam problem, megjithatë,

dua të sqaroj faktin që unë

po përkrah mungesën e

disiplinës. Për vete jam një

arsimtare dhe e kam parë

ndryshimin e sjelljes së

studentëve dhe nxënësve

ndaj më tërriturve apo të

moshuarve. Le të bëjmë një

kalim nga prindërimi me

bazë frikën tek prindërimi

pozitiv. Nëse unë jam duke

ecur nëpër Target me fëmijën

tim 4 - vjeçar dhe vajza

ime vendos qëtë shpërthejë

me të bërtitura në mes të

dyqanit, mund të reagoj në

dy mënyra. T’i kërkoj me një

zë të rreptë e me ton të lartë,

të shoqëruar edhe me ca

kërcënime që ajo të ngrihet

në këmbë. Kjo mund të japë

efekt. Po a do të ndihet ndonjëra

nga ne më mirëpastaj?

Gjëja tjetër që unë mund të

bëj dhe që akoma po mundohem

t‘a zotëroj si duhet,

është të mundohem t’a kuptoj.

Përse është e mërzitur?

Në momente zemërimi, trishtimi

apo ankthi njerëzit, të

rinj apo të vjetër, shpërthejnë.

Jo shumë kohëmë parë,

vajza ime shpërtheu në të

qara e të bërtitura. Unë arrita

që ta kontrolloj dhe t’a kuptoj.

E pyeta me butësi se çfarë

ndodhi dhe në ishte mirë. Ajo

më tha që ishte e trishtuar

dhe e lënduar. Ishte mirë. E

dija. Ama, bëra sikur asaj me

të vërtetë i duhej ngushëllim

dhe sapo u qetësua i shpjegova

që të bërtasësh nuk

është një gjë që duhet bërë.

Zemërimi zgjati më pak se

njëminutë. Ajo më tha që

ndihej më mirë dhe një orë

më vonë, erdhi tek unë ndërkohë

që po laja enët dhe më

tha që më donte. Kjo situatë

a do të sigurojë sjellje më

të mirë? Ndoshta. Ndoshta

jo, por diçka është e sigurt

se kjo situatë e përmirësoi

marrëdhënien tonë. Ajo u

ndje e dashur dhe e sigurtë,

ndjeu se dikush e kuptonte.

Ushqyerja e një ndjenje

pozitiviteti në mes nesh do

ta bëjë më të lehtë reagimin

pozitiv nga ana e saj, kur

unë t’i shpjegoj që ajo nuk

mund të sillet në një mënyrë

të caktuar. Nuk do të kem

nevojë të bërtas. Do të flas

me të dhe shpresoj që do të

më kuptojë, pasi fjalët nuk

do të burojnë nga zemërimi,

por nga ndjenja e sigurisë,

dashurisë dhe arsyes.

Përktheu: Griselda Marku

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 39

40 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 41

Gratë e dhunuara të Kosovës,

(1998-1999)

PhD. Skender Lutfiu

PrishtinË, kosovË

Në periudhën e

luftës së fundit

në Kosovë (1998-

1999), regjimi i

Millosheviqit përdori metodat

dhe format më të vrazhda që

njehë historia për të shpërngulur

popullsinë autoktone

shqiptare nga kjo trevë e

Shqipërisë Natyrale. Si rezultat

kemi vrasjen e mbi 12

mijë civilëve, ku hynë gra,

fëmijë e pleq, përveç mijë

qytetarëve të tjerë të plagosur.

Dëmet materiale janë të

pallogaritshme. Por, radhës së

këtyre torturave çnjerëzore iu

bashkangjitet edhe fenomeni i

dhunimit të grave, që fatkeqësisht

në Kosovë ka qenë në

një numër të madh. Kështu,

nga hulumtimet e bëra del të

jenë dhunuar afërsisht 20 mijë

gra.

Fenomeni i dhunimit, nuk

është i panjohur nga historia.

Në shumë vende të botës, në

periudha të luftës ka pasur

dhunime të grave, që kanë

prekur thellë ndërgjegjen e

të gjithëve. Në Kosovë ky

fenomen ka qenë dhe vazhdon

të jetë ende më i dhimbshëm

se në vendet e tjera,

parasëgjithash se në vendet

e civilizuara për shkak të disa

faktorëve qenësorë që do të

provojmë t’i parashtrojmë në

këtë punim nga aspekti socio-historik.

1. Së pari, tragjedia e dhunimit

të grave shqiptare gjatë

luftës në Kosovë (1998-1999)

nuk ka përfunduar ende,

ngase këto gra, të cilave iu

ra barra më e rëndë për të

paguar lirinë e Kosovës, ende

edhe pas 16 viteve të përfundimit

të luftës nuk e gëzojnë

statusin e tyre, si kategori

e prekur nga lufta, që edhe

ato të marrin si kompensim

të ardhura, së paku për të

mbijetuar.

2. Së dyti, gratë e kësaj

kategorie, jo vetëm që nuk

gëzojnë ende përkujdesje

institucionale por, për më

tepër, ato nuk mund të shprehen

lirshëm, për tmerrin që

e kanë përjetuar, si rezultat i

shoqërisë së mbyllur dhe patriarkale,

ku fatkeqësisht edhe

fenomenin e dhunimit e fusin

tek kategoria e moralit, që

ska të bëjë me të. Kjo është

e dhimbshme, por e vërtetë,

ngase nga turpi dhe që të

“mos korisin” familjen apo fisin

e tyre, shumë gra i ndrydhin

përjetimet e tyre duke u mbyllur

në vetvete.

3. Së treti, ngasa u tha më

lartë del që kategoria e grave

të dhunuara në Kosovë, është

më e nëpërkëmbura, edhe

pse fatkeqësisht përjetoi

edhe dhunën fizike, edhe atë

shpirtërore apo psikologjike

Dhuna fizike ( akti i dhunimit ),

tentohet të fshihet për arsyet

e sipërthëna, ndërsa dhuna

shpitërore apo ajo psikologjike

e cila që nga akti e deri më

sot i përcjell në çdo moment,

nuk vlerësohet si dhembje,

por thjeshtë injorohet, duke

dashur kështu që të harrohet

si fatkeqësi, që ka ndodh për

arsyet e “moralit”.

4. Së katërti, indiferenca e

shoqërisë, si në aspektin

institucional edhe në atë

shoqëror, ndikon tej mase që

gratë e dhunuara, jo vetëm të

mos pajtohen me fatin e tyre

të hidhur dhe të harrojnë një

përjetim të dhimshëm, por të

ngulisin edhe më thellë në

mendjen dhe shpirtin e tyre

këtë ndjenjë, pra ndenjën e

trishtimit dhe përjashtimit. Ne

si shoqëri, nëse e vazhdojmë

këtë çasje ndaj tyre, vazhdojmë

që këto viktime t’i “dhunojmë”

në vazhdimësi, mëkat

që nuk mund ta shlyejmë

lehtë dhe shpejt. Pra, gratë

42 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

e dhunuara në Kosovë, janë

viktimizuar nga pushtuesi, dhe

fatkeqësisht vazhdojnë të jenë

viktima të mendësisë sonë

patriarkale e mesjetare.

5. Së pesti, si rezultat i

gjendjes së mjerueshme të

tyre, si në aspektin material,

edhe në atë shpirtëror, gjykojmë

që në mënyrë institucionale,

duhet sa më parë t’iu

njihet e drejta e kategorizimit

të tyre si një grup shoqëror

i dal nga lufta. Si hap i dytë,

duhet të organizohen nga

institucionet shtetërore dhe

shoqëria civile, konferenca,

tryeza, sesione, trajnime etj,

në mënyrë të vetëdijësimit

të shoqërisë për ta pranuar

këtë kategori në gjirinë e saj.

Duhet përshëndetur ndonjë

nisiativë e psikologëve dhe

psikoterapeutëve për të dhënë

shërbime falas për gratë e

dhunuara, duke ua ruajtur privatësinë

e tyre, që do të ishte

e mirëseardhur.

6. Së gjashti, nëse merren

këto masa, sa më shpejt që

të jetë e mundur, atëherë

ato do të ndikojnë ngadalë

por në mënyrë të sigurtë, që

këto gra, jo vetëm të shlyejnë

përjetimet e tyre, por edhe

të bëhen pjesë e shoqërisë

aktive. Fundja, kur meshkujt

e burgosur, për t’i çnjerëzuar

i kanë dhunuar (numri i të

cilëve nuk dihet, ngase fshihen

si rezultat i mendësisë),

megjithatë ata shihen me një

sy të dhimshurisë dhe për më

tepër përmendet akti si nj lloj

sakrifice që kanë bërë për liri,

pse duhet mohuar sakrifica e

femrave. Pse ato duhet të përjashtohen

nga shoqëria dhe

të përceptohen si të pamoralshme

dhe akti i tyre të quhet

i tillë!

Fare në fund, mund të shtojmë

që gratë e dhunuara të

Kosovës gjatë luftës (1998-

1999), janë nënat e bijëve dhe

bijave tona, janë gratë e dikujt,

motrat e dikujt, andaj duhen

parë me dhembshuri dhe

dashuri, në vend që të gjykohen

e përçmohen. Si mund të

ecë një shoqëri përpara, kur

në gjirin e saj ka një kategori

të shoqërisë që vuan pa fajin

e vet, vuan për sakrificën që

ka bërë në të kaluarën dhe

paragjykimet e përjashtimet

në të tashmen.

Autori është Hulumtues i

pavarur shkencor për shek.

XX në Institutin e Historisë

“Ali Hadri”, Prishtinë dhe

kandidat për doktoratur në

Universitetin e Prishtinës.

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 43

44 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 45

Kafshët

shtëpiake

dhe fëmijët

Nëse ndiheni të

pavendosur që të merrni

një kafshë shtëpiake

në shtëpi për fëmijët

tuaj, duhet ta dini që shkenca sugjeron

që një kafshë shtëpiake ndikon

pozitivisht në zhvillimin e gjendjes

emocionale të fëmijës suaj. Studime

nga Universiteti i Cambridge treguan se

fëmijët mund të krijojnë një marrëdhënie

më të fortë dhe më të kënaqshme me

qenin apo macen sesa me vëllezërit apo

me motrat e tyre.

Pastaj, një qenush i sjell paqen një familje

të tërë dhe jo vetëm një fëmije!

Fotot: Vito Photography

46 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

Loja me flluska sapuni

Flluskat e sapunit janë për të

gjithë familjen, prandaj ia vlen t’u

kushtohet vëmendje dhe loja me

to të kthehet në një veprimtari

zbavitëse, që e gjithë familja mund ta bëjë

së bashku.

Nuk është e thënë që të përdoren vetëm

flluska nga dyqani, sepse format fare mirë

mund të krijohen duke përdorur biskota

të lidhura në një shkop. Flluskat e sapunit

krijohen duke përzier ujë dhe sapun në një

enë. Po t’i hidhni edhe një ngjyrë, atëherë

flluskat do të dalin me ngjyra.

Zgjidhni një ditë me lagështirë në ajër, dhe

përgatitni lojëra me flluska sapuni dhe të

qeshura!

Fotot: Fancy Photography

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 47

48 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 49

Kanceri i gjirit dhe masat,

për luftimin e tij

Dr. Astrit Gashi

N

ë mbarë

botën,

kanceri

i gjirit

është kanceri më i shpeshtë,

i diagnostikuar tek femrat. Në

vendet më pak të zhvilluara,

ai përbën shkakun kryesor të

vdekjeve nga kanceri, ndërsa

në vendet e zhvilluara, zë

vendin e dytë, pas kancerit

të mushkërive. Në Shtetet

e Bashkuara, kanceri i gjirit

përbën 29% të të gjitha

kancereve te femrat. Rastet

me kancerin e gjirit shtohen

me rritjen e moshës, ndërsa

mosha mesatare e shfaqjes

së kancerit të gjirit është 60

vjeç.

Rritja e vetëdijësimit publik

dhe mirëfunksionimi i

PrishtinË, kosovË

programeve nacionale depistuese

për kanceritn e gjirit,

kanë çuar në diagnostikimin

e mëhershëm dhe trajtimin

në fazat e përshtatshme, për

të përfunduar me largimin

kirurgjik të gjirit dhe terapitë

e nevojëshme kuruese.

Përmirësimet në terapi

dhe depistim kanë çuar në

përmirësimin e niveleve të

mbijetesës për gratë e diagnostikuara

me kancer të gjirit.

Po ashtu, gjatë tri dekadave

të fundit, hulumtime të shumta

kanë nxjerrë të dhëna për

një përhapje të jashtëzakonshme

të sëmundjes,

prandaj po zhvillohen trajtime

më të fokusuara dhe më pak

toksike.

Shkaku

Nuk njihet shkaku kryesor i

kancerit të gjirit, por ekzisojnë

disa faktorë që e rrisin

rrezikun për shfaqjen e tij,

e këto janë: Predispozita

gjenetike (që ka të bëjë

me mutacionin e gjeneve

BRCA1, BRCA2 dhe TP53),

familjarët me kancer të

gjirit (si nëna, motra), mosha

mbi 35 vjeç, menarka

e hershme, menopauza e

vonshme, gratë që nuk kanë

lindur asnjëherë, mosha mbi

30 vjeç e shtatzanisë së

parë, etj.

Anatomia patologjike

Në përgjithësi, kanceri i

gjirit ka prejardhje nga epiteli

i duktuseve (kanaleve të

qumështit) si atyre të mëdhenj,

të ndërmjetëm, apo

duktuseve terminale. Kemi

disa tipe histologjike të kancerit

të gjirit si: Invaziv duktal,

invaziv lobular, joinvaziv,

intraduktal etj.

50 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

Klinika

Ankesa e zakonëshme në

rreth 70 përqind të pacienteve

me kancer të gjirit

është prania e një mase të

fortë dhe të çrregulltë në gji,

pastaj lëkura e shëndritshme

dhe e deformuar (si lëvorja e

portokallit), si dhe retraksioni

i thimthit të gjirit. Simptomat

më pak të zakonshme

janë: Dhimbje e gjirit, rrjedhje

sekrecionesh nga gjiri,

zmadhimi dhe krurja e gjirit,

skuqje , ulçerim i lëkurës dhe

forcimi i përgjithshëm i gjirit.

Ndonjëherë mund të preket

në një masë edhe nënsqetulla,

mund të ketë ejtje të krahut

dhe dhimbje të eshtrave.

Diagnoza

Programet e ekzaminimit për

kancerin e gjirit përbëhen

nga;

• Ekzaminimi klinik periodik i

gjirit nga mjeku

• Vetëekzaminimi mujor i gjirit

nga pacientja

• Mamografia depistuese

Ndërsa diagnoza vendoset

me anë të ekzaminimit klinik,

mamografisë, ekzaminimit

ekografik dhe biopsisë me

ekzaminim histologjik.

Për monitorimin e pacienteve

me kancer të gjirit mund të

shërbejnë markuesit biokimikë

si; CEA (antigjeni karcinoembrionik)

dhe Ca-15.3.

Trajtimi

Trajtimi i kancerit të gjirit

mund te jetë: kurativ dhe paliativ.

Trajtimi kurativ bëhet kur

kanceri i gjirit është në stadin

e hershëm dhe me përhapje

lokale, ndërsa trajtimi paliativ

bëhet te pacientet me stadin

e avancuar të sëmundjes

(stadi IV).

Format e trajtimit të kancerit

të gjirit mund të jenë: Trajtimi

kirurgjikal, radioterapia, kimioterapia

dhe terapia hormonale.

Udhëzimet e Shoqatës

Amerikane të Kancerit për

parandalimin dhe zbulimin e

hershëm të kancerit të gjirit

• Vetëekzaminimi i gjirit të

bëhet një herë në muaj për

gratë mbi moshën 20 vjeç.

• Ekzaminimi klinik periodik

i gjirit nga mjeku; vizita për

gjirin të bëhet cdo 3 vjet

për gratë e moshës 20-40

vjeç dhe çdo vit për gratë e

moshës mbi 40 vjecare.

• Mamografia depistuese: Të

bëhet 1 në mes të moshës

35- 40 vjeç. Çdo 1-2 vjet

për gratë e moshës 40 - 49

vjeç dhe çdo vit për gratë e

moshës mbi 50 vjeç.

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 51

Ushqimet që ndihmojnë në zvogëlimin,

e rrezikut nga kanceri i gjirit

E

dhe pse

nuk mund

ta ndalojmë

kancerin që

mund të krijohet në gji, prapë

disa rregulla në mënyrën

e të jetuarit ndihmojnë në

parandalimin e tij. Ato janë:

. Mbajtja e një peshe të

shëndetshme

. Jetë fizike aktive

. Konsumimi i frutave dhe

perimeve

. Mospirja e duhanit

. Pirja e limituar e alkoolit

Përveç të gjitha këtyre, mbajtja

e një peshe të qëndrueshme,

një jetë fizike aktive dhe një i

ushqyer i kujdesshëm duhet të

zënë vend të rëndësishem në

jetën e çdo gruaje.

Cheryl L.Rock,Ph.D.,R.D, që

merret me mjekimin në familje

dhe mjeksinë parandaluese,

pedagoge në

Universitetin e Kalifornisë në

San Diego, thotë në revistën

“EatingWell’ që:

“Një grua e zvogëlon 2/3

shansin e kancerit me

ushqim të mirë dhe me

kontroll të

peshës së saj.”

“Edhe një grua që mbart

genet që ia rrisin shansin e

kancerit BRCA1 ose 2, me

dietë dhe kontroll të peshës

së saj e zvogëlon ndjeshëm

prekjen nga kjo sëmundje.”

Në këtë artikull do të

përshkruajmë ushqimet bazë

që ndihmojnë në parandalimin

e kancerit

të gjirit.

Kumbullat dhe pjeshkët.

Studiuesit në Texas A&M

gjetën se kumbullat dhe

pjeshkët kanë nivele antioksiduese

riva le me boronicat,

prandaj ia vlen që këto fruta të

jenë gjithmonë të pranishme

në dietë.

Arrat

Studiuesit e Universitetit

52 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

“Marshall”, shkolla e shëndetësisë

në West Virginia, zbuluan

se përfshirja ditore e

arrave në dietë, e zvogëlon

përgjysmë zhvillimin e kancerit

të gjirit. Ekspertët mendojnë

se këtë potencial luftarak

arrat e fitojnë nga vlera antiinflamatore

e përmbajtjeve:

omega-3 alpha - linolenic

acid, fitosteroleve ose

antioksiduesve në to.

Brokoli

Sulforaphane - një përbërës

në brokoli, e kishte zvogëluar

gjithashtu rritjen e numrit të

qelizave burimore kancerogjene

në minj, e vërtetuar kjo

nga Universiteti i Michiganit.

Prandaj sugjerohet ngrënia e

brokolit të pazier ose paksa të

zier në avull.

Salmoni

Marrja e përbërësve të vajit të

peshkut, të paktën për 10 vjet,

e zvogëlon rrezikun e ductal

carcinoma, lloji më i shpeshtë

i kancerit të gjirit. Por studiuesit

gjithashtu thonë se mund të

mos i pini tabletat nëse hani

rreth 8 ons mish peshku në

javë, (salmon, tunë, sardele).

Vaji i ullirit

Edhe pse për të gatuar, vaji

canola është më rezistent ndaj

kohës dhe nxehtësisë, vajin

e ullirit duhet ta përdorë çdo

grua, - shprehen studiuesit

në Barcelonë, sepse antioksidantët

dhe acidi oleik

(një yndyrë e pangopur) e

shuajnë rritjen e qelizave

malinje.

Majdanozi

Shkencëtarët në Universitetin

e Missourit zbuluan se kjo

erëz e pengon rritjen e

qelizave kanceroze, prandaj

ata sugjerojnë që të përdoret

çdo ditë nga pak majdanoz

i freskët në sallata, apo në

supëra të ndryshme.

Kafeja

Pirja rreth dy deri në katër

filxhanë kafe në ditë, me nga

8 ons secili, sepse mund të

ndihmojë që të ulet

rreziku i një lloj agresiv të

kancerit të gjirit. Duhet të

kihet parasysh që duhet

përdorur vetëm kafe,

pa i shtuar sheqer apo

Fjongoja rozë dhe trikot

rozë bien në sy nëpër

media dhe nëpër rrugë,

sidomos gjatë muajit tetor,

sado që disa e veshin me

krenari e disave nuk u

pwlqen.

Por çfarë personifikon kjo

fjongo dhe përse është

rozë?

Margaret Welch,

drejtoresha e shoqatës

së ngjyrave në USA e

shpjegon se ngjyra rozë

është ngjyra femërore.

Eshtë e këndshme dhe

jep shpresë për jetën.

Studimet tregojnë se ka

efekt qetësues, paqësor, ul

stresin dhe jep jetë.

“ Ngjyra rozë është gjithcka

që kanceri nuk është!”

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 53

Fasulet

krem. Janë bërë rreth 18

mijë studime mbi përdorimin

e kafesë dhe deri tani një

përdorim i kontrolluar i saj

ndikon për mirë te gratë për

të parandaluar kancerin e

gjirit.

Sipas një studimi të

publikuar në një gazetë

amerikane të të Ushqyrit

Klinik, rritja e përdorimit

të fibrave në dietë mund

të ndihmojë në uljen e

rrezikshmërisë së kancerit

të gjirit. Studiuesit

zbuluan se në çdo 10

gram fibër që një grua

shton në dietën e saj, ajo

e ul rrezikshmërinë e

kancerit të gjirit me

7 përqind. Kjo sasi

fibrash ndodhen në

rreth 1/2 deri 1 gotë me

fasule. Ushqime të tjera

të pasura me fibër janë:

elbi, bulguri, thjerrëzat,

bizelet, karçiofa, hurmat

arabike dhe manaferrat.

Miratuar nga Dr. Astrit Gashi

54 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 55

Profili i nje Artisti

Helidon Haliti dhe magjia

e akaurelit te tij

Denis Dedej

TIRAnË, SHQIPËRI

1.Helidon ju jeni një artist

shumë i njohur dhe me një

karrierë të pasur artistike me

shumë ekspozita në mediumin

e vajit, kohët e fundit sikur

merreni më shumë me akuarel,

si kaluat tek akuareli një

medium kaq delikat, kur pikturat

tuaj të vajit kanë një eks presion

e force shpërthyese?

Unë jam nje artist, për mua nuk

ka asnjë ndryshim të jësh një

56 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

artist i njohur apo jo.

Për mua e rëndësishme

është të jesh një artist

i përkushtuar dhe të

merresh me art 24 orë

në ditë, pra të jetosh me

art dhe përmes artit, me

shqetësimet dhe lëvizjet

e tij.

Arti të do 100% për

vete dhe ti duhet t’i

përkushtohesh, pasi

nëse e le artin edhe ai

të braktis në mënyrë

adekuate, është njëlloj

siç ne braktisim pa e

kuptuar trupin tonë

dhe ai deformohet si

për kapriçio ,dhe një

muskul i deformuar,

vështirë të kthehet më.

Thjesht kohët e fundit e

kam punuar më shumë

akuarelin.

Akuareli më duhet pasi

është gjendja fillestare

e një tabloje në vaj,

është ajo gjendja e

fresket, ajo gjendja e

sinqertë, ajo gjendja e

rrëmbyer e cila të duket

pak si e përkohëshme

kur e bën në një tablo

në vaj, por kur e bën

në letër në mediumin e

akuarelit, ajo qëndron

në harmoni në letrën

e bardhë si dhe me

gjëndjen emocionale të

çdo momenti.

Akuareli më ka bërë të dal jashtë

studios, të marr më shumë oksigjen,

të prek më shumë ngjyrën dhe

zemërgjërësinë e natyrës, të thith

oksigjenin e pastër dhe të kthehem

në studio i mbushur dhe i akumuluar

për të prekur rishtazi mediumin e

ashpër të vajit, pra akuareli është

një pikë vaji në ingranazhin tim dhe

e ndihmon atë të funksionoj lirshëm.

2. Shumë adhurues të

akuareleve të tua janë të interesuar

të dinë diçka nga metodat

The artist is similar to the river that cannot

find rest but continues to flow in search of

the sea …; but differently from the river that

streams from the height towards the down,

the artist overflows towards the peaks; he

doesn’t descend, but climbs toward the

height of the human spirit, heart and mind,

extending himself all over the cosmos and

all over the human micro cosmos. The

artist accepts neither limits, nor rest; he

occupies always new lands …; he is always

in movement

and searching …

Helidon Haliti

juaj e të pikturuarit. Cila është

ndjesia juaj personale për mediumin

e akuarelit ?

Mediumi i akuarelit është një nga

mediumet ende me kritere, pra

duhet ta respektosh perfeksionin

e teknikës që të thuash se je në

udhën e duhur.

Ky medium mësohet nga shumë,

por përvetësohet nga shumë pak,

Unë karakterizoj në stilin tim

një harmoni të tre elementeve,

letër, bojë dhe ujë dhe mjeti

harmonizues është padyshim

peneli. Akuareli ka një

rregull ”sa bojë dhe

sa ujë mban peneli”.

Karakteristika ime si

artist është pikturimi

live në natyrë, kushtet

atmosferike janë armiku

i teknikës, por dhe miku

më i madh i emocionit,

unë e perballoj me

shpejtësi pothuajse

marramendëse .Në

fillimet e punës time,10

minutëshi i parë

është dominant dhe

shumë i rëndësishëm

për vijueshmërinë e

rezultatit, i cili shpesh

nuk është se më

intereson shumë.

Ajo që më intereson

është të vallëzoj në

pistën e natyrës me

të dashurën time të

radhës dhe melodia të

perfeksionoj lëvizjet e

të gjitha elementeve,

letër, bojë, penela, ujë.

Çdo hap që hedh në

vallezimin tim është si

në prag të greminës,

o rrëzohem në të, o

vallëzimi vazhdon. Një

vallëzim pa skenar. Një

vallëzim pa koreograf.

Një vallezim pa rregulla.

Por një vallëzim me

emocion dhe vetëm,

hapat në 10 minutëshin

e parë të tij janë si hapa lufte që

shpesh ngrenë pluhur dhe shpesh

krijojnë baltë dhe zhurmë, për të

ardhur qetësia e nje 50 minutëshi

që më shumë se vallëzim të kujton

përkedhelitë dhe puthjet, të cilat

bëhen me aq elegancë që sjellin

vetëm kënaqësi dhe jo gërricje,

puthje në të gjithë pjesën e letrës

dhe sa me të lehta për të sjell në

orgazëm dhe absolutisht jo për të

krijuar plagë.

Teknika ime i përngjan një

dashurie romantike dhe me epsh

të perjetshëm.

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 57

3. Cila është rëndësia e ujit në

pikturën tuaj?

Uji është një element i cili e

ndihmon teknikën time pasi vihet

me masë dhe me shpejtësi. Uji

duhet të qëndrojë kursyeshëm në

letër, pa e dëmtuar atë. Ujin duhet

ta kesh gjithë kohës nën kontroll

se është ai që ndihmon në lojërat

e njollave të mia, por ëshë ai që

mund t’i shkatërrojë ato.

Unë e filloj duke e lagur letrën

dhe në të njejtën kohë uji luan

rolin e vizatimin dhe puthjes

butë të letrës. Nëse uji e prek

kursyeshëm letrën, freskia e

akuarelit është maksimale. Rol të

madh në ruajtjen e kësaj freskie

luan edhe shpërndarja e tij me

penelin përkatës. Unë filloj me

furça shumë të mëdha dhe me

shumë shpejtësi, letra laget aq

sa duhet, vendosen njollat e

mëdha që do të zotërojnë më

vonë përjetësisht peisazhin dhe

më pas harmonizohen me

njollat e vogla. Zakonisht

filloj nga planet e largëta

për të ardhur te plani i

parë. Mundohem të krijoj

distancë të konsiderueshme

ndërmejt njollave dhe ato e

mbajnë relativisht të fresket

akuarelin. Pra nuk i përziej

pothujse asnjëherë njollat

dhe planet ndërkohë që

letra është ende e lagësht.

Mundohem të prek sa

më pak letrën e lagur,

mundësisht vetëm një herë. Pres

me durim që ajo të thahet dhe

në rastin e pikturimit live kjo vjen

shumë më shpejt se në studio.

Kjo armë shpesh është edhe

shkatërruese, gjithmonë duhet ta

kthejmë në favorin tonë.

Unë interpretoj në natyrë, nuk i

qëndroj besnik arkitekturës, por

gjendjes emocionale, i qëndroj

besnik teknikës, emocionit dhe

freskisë sa më maksimale. Në

akuarelin e mësuar ndiqen rregulla

të tjera si ato të shtresave, nga

e lehta në rritjen progresive të

gamave. Unë nuk jap mësim

kur pikturoj pasi dashuria nuk

mësohet, ajo ndjehet.

Kur ka alkimi maksimale ndërmjet

elementëve, lind dhe vepra (fëmija)

i përjetshëm.

4. Çfarë mendon për rëndësinë

e vizatimit në pikturën me bojëra

uji?

Vizatimi është një element bazë

në të gjitha mediumet, por në

akuarelin “klasik” është gjithshka.

Një vizatim i fortë të garanton

një siguri të madhe, ai shërben

në të gjitha stacionet e punës,

që nga ajo fillestare dhe deri tek

ajo përfundimtare. Ai është një

element që të krijon një siguri të

madhe dhe vizatimi mësohet me

praktikë dhe me shumë orë pune

intensive dhe sistematike.

Vizatimi ndihmon akuarelistin

të bëhet një artist korrekt dhe

nëqoftëse i zbaton rregullat e tij,

bën vepra shumë të mira, por po i

theve ato, bën kryevepra.

Unë nuk vizatoj me lapës në letër

para se të filloj akuarelin, më duket

sikur e ndot letrën, por vizatoj me

penel dhe kryesisht me ujë, pra sa

më trasparent.

Ka shumë teknika të ndryshme,

por kryesorët , mjeshtrat punojnê

me vizatim, shumë pak mjeshtra

fillojnë direkt me penel,

është çështje perceptimi,

nuk ka recetë në këtë pikë,

rezultati final është me i

rëndësishmi. Nuk ka rëndësi

se çfarë rruge ndjek për

të arritur në destinacion, e

rëndësishme është të arrish.

5. Cilat mendoni se janë

tiparet që bëjnë një artist?

Tiparet e një artisti nuk kanë

recetë, nuk shpjegohen.

58 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

Artist lind, mendoj, nuk bëhesh

dhe ndër vite artistët vijnë në

trajta të ndryshme, sa më unike

dhe duke thyer rregullat dhe duke

shkuar kundër rrymës.

Artisti noton kundër rrymës,

mjeshtri i mësuar noton me rrymën

dhe e ka jetën më të lehtë, artist ka

lind të çaj rrymën, të çaj dëborën

për pasojë të vuajë pasojat e

pasionit, pasojat e emocionit të tij,

artisti i vërtetë bën dashuri.

6. Cfarë subjektesh ju inspirojnë

ju më shumë?

Subjektet që më ispirojnë më

shumë në akuarel janë pemët,

qipariset, por sidomos ulliri me

sfond kodrat gjithmonë të

harkuara. Më pëlqen drita,

por shumë shpesh pikturoj

pemë në kodra. Pemët e

mia gjithmonë vallëzojnë

me ngjyrën dhe njollat e

akuarelit, ato do fluturonin,

nëse nuk do i mbante

lidhur mbas tokës trungu

dhe hija e tyre.

7. A është e rëndësishme

vlerësimi i audiences për

ju ?

Audienca është diçka

shumë e rëndësishme

për mua, pasi është

ajo që të ndihmon ta

mbarosh veprën ose

të braktisësh atë, pra është si

vaji në ingranazhin e artistit

dhe jo si kokrra e zhavorit që e

pengojnë ingranazhin. Unë ndjek

çdo frymëmarrje të audiences,

jam aty të performoj dhe të

ndihmoj sadopak në zgjidhjen

e ekuacioneve mbi stilin tim,

por duke qenë artist spontan,

gjithmonë inprovizoj ndërkohë që

demostroj.

Demostrimet e mia janë të

lirshme, por nuk kanë emocionin

që më jep interpretimi live në

natyrë.

8. A e përfundoni punën tuaj në

një seancë?

Shumë rrallë e lë punën time

për një seancë tjetër, shpesh

ajo përfundon që në seancën e

parë, por ka shumë punime që

i rikthehem në studio dhe i prek

rishtazi me shumë kujdes dhe

suksesi është pothuajse optimal,

me pëlqen ti prek punët në studio.

Ulem në natyrë dhe perceptoj

pejsazhin ,por në shumë pak raste

përputhet, ajo që kam paraparë

me rezultatin final është njëlloj

si dashuria, nuk e di asnjëherë

rezultatin final të orgazmës.

9. Ju jeni i njohur si kolorist

,keni ndonjë teori “mendim “mbi

ngjyrën si duhet përdorur ajo ?

Mendimi për ngjyrën…

Gjithçka mësohet, vizatimi,

teknika, efektet, truket etj.,

Por, jo ngjyra, ajo është e

lindur.

11. Le të flasin mbi stilin

tuaj të punës, ju keni

një stil unik, që tashmë

është emëruar stili

Helidonian , mund të na

thoni diçka rreth kësaj. A

kanë ndryshuar stili juaj

gjatë viteve të karrierës

suaj artistike?

Stili im nuk e di a është

unik apo jo, por jam i

bindur që në pamje të

parë duket si i thjeshtë

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 59

dhe kollaj i imitueshëm, por nuk

është ashtu. Gjithçka që buron

nga shpirti i takon vetëm atij që e

prodhon, jo atij që e huazon.

Stili im në akuarel ka pësuar

perfeksione, ose deformacione

artistike, por jo ndryshime, unë

sjell përditë punime të reja me

gamë dhe emocione të reja, por

stili është pothuajse i njëjti dhe kjo

me habit shumë, ndërkohë që në

vaj kam ndryshuar goxha, ndër

vite.

13. Cili është opinion juaj

për zhvillimin e artistit -

konkurrencë ose bashkëpunim

me artistët e tjerë?

u gëzova pa masë, kur u ktheva

në Shqipëri mu duk sikur kisha

bërë një faj, ende kështu ndjehem

pas kaq muajsh.

16. Ju krahas artistit jeni dhe

organizator dhe kurator i 2

Bienaleve shumë të suksesshme

të akuarelit në Shqiperi, si

ndiheni në rolin e kuratorit?

Unë jam artist ,organizator dhe

kurator, ndjej që kam shumë

energji dhe shumë për të

kontribuar në vendin tim dhe jo

vetëm, kjo më bën më të fuqishëm,

dua të kap dhe çdo moment të

jetës, të punoj fort, të jetoj si një

artist.

Konkurrenca ndërmjet artistëve

në Shqipëri më kujton ato të

shkallëve prej druri të kalbura,

mjerë ai që shkel në to dhe

në rastin më të mirë të atyre

shkalleve që ndërtohen nga

lart poshtë apo të asaj gruas

që e akuzuan për imoralite, në

Shqipëri është e ndaluar me ligj

konkurrenca.

14. Keni marrë pjesë në shumë

Bienale të rëndësishme të

akaurelit duke prekur të gjitha

kontinentet , si i shihni këto

eksperienca.

Kam marrë pjesë dhe do marr

pjesë në shumë Bienale të

akuarelit nëpër botë unë dhe

shumë artist shqiptar si për të

plotësuar pazellin e munguar prej

vitesh. Është bukur të përfaqësosh

ndjenjat e tua në një bienale, është

bukur të dëgjohet dhe të botohet

Shqiperia nëpër katallog arti,

mungesa që po plotësohet.

15.Ju keni fituar në Hong Kong

titullin “Mjeshtër i madh”, mund

të thoni diçka lidhur me këtë

event dhe sensacion që provuat,

si u prit në Shqipëri ?

Në Hong Kong fitova një çmim dhe

Helidon Haliti belongs to the new generation of contemporary Albanian

students that are graduated during nineties in the Academy of Fine Arts

in Tirana. The picture students of these years have had the possibility to

apply modern-day methods and materials while being taught by Albanian

professors and lecturers invited from France, Italy, Swiss, etc. Prior to

this time the works and exhibitions of the modern arts as well as of the

different experiments were forbidden and punishable as “heresy”. Of this

time period is the joint exhibition of the teachers and students in the NGA

(1993), their contacts with and visits in museums and galleries abroad,

as well as the students’ aspirations for more freedom in the art, according

to the European and other well known models. This atmosphere of

emancipation being already hoped by all artists, especially by their yang

generation, had influenced on the education of the painter Helidon Haliti

since the he was a student. He has been present always in numerous

exhibitions in Albania and abroad, Haliti realizes his works in different

genres and techniques. The drama of emigration and the spiritual

distemper he is still suffering as an emigrant are reflected in several

pictorial cycles, such as “The Legs”, “The pigeon”, “The cage”, “Eva and

Adam”, etc. Haliti insists in preserving the light of the Albanian nature

in his picture. He paints with powerful colors creating works that radiate

spiritual warmth, esthetic beauty and artistic workmanship. Haliti’s fables

communicate easily with the public for his works unfolds and transmits

actual messages and ideas; the images he chooses are picked up from

the true life and nature.

People stand nailed before some Haliti’s pictures trying to “read” their

motif, whereas in other pictures he invites the spectators “to enter them”,

in order to trace the painter’s travel through the labyrinths of the world

he has created by the means of his brush and his fantasy. They are

beautiful, both of them, for they contain sincerity and love.

60 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 61

Tri arsye pse HIKING është i mirë

për trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj!

Shpëtim Kalicani

Klubi “Alpin Prishtina”

T

ë bësh Hiking,

nuk është edhe

aq e vështirë.

Nuk do të thotë

se ju patjetër duhet të ngjitni

pjesë shkëmbore apo me akull,

vetëm për të përjetuar bukuritë

e natyrës. Ju mund të zgjedhni

terrene më të lehta në fillim dhe

gradualisht të rrisni dozën që

të eksploroni apo të sfidoni më

shumë.

Unë qysh në moshën të re

kam filluar të kujdesem për

shëndetin tim. Në fillim më

pëlqente të ecja, pastaj si

gjithë fëmijët që pëlqejnë

lojërat nuk ndaloja së vrapuari,

sepse më bënin të ndihem i

palodhur, i fortë si një shkëmb

i pathyeshëm, sa nuk ndija

as lëndimet që për të tjerët

dukeshin disi tragjike.

Nëse nuk e keni përjetuar

ende gëzimin që fiton nga

të shpenzuarit e kohës duke

udhëtuar në rrugët me gurë dhe

fusha të gjelbërta, këto janë

tri arsyet kryesore që unë ua

sugjeroj ju që të bëni hiking sa

më shpejt:

1.Nuk ka asgjë më freskuese se

të konsumoni ajër të pastër.

Eshtë një ndjenjë e

papërshkrueshme kur ju

konsumoni ajër të pastër. Të bën

të deheni thellë në të; të dhuron

freski, veprim që do ta bënte një

cope akull i ftohtë në një ditë të

nxehtë me diell përvëlues.

Të dhuron energji aq sa të

bën ta ngjitësh një pjesë mali

pa menduar më shumë se një

herë, duke krijuar një imagjinatë

krejtësisht ndryshe, si një pije

energjike që të dhuron krahë

vetëm për të përjetuar atë

ndjenjën e lakmisë ndaj krijesave

të atij vendi të gjelbër që jetojnë

aty.

2.Pamje të cilat të lënë pa

frymë.

Eshtë një ndjenjë jashtëzakonisht

e bukur, kur shihni

shumëllojshmëri pamjesh që

të lënë pa frymë: pemë, liqene,

male, lumenj, maja dhe fusha të

gjelbërta, të cilëve u vija emra për

secilin, me fjalën më të bukur që

sillej në mendjen time. Më vjen

keq se nuk mund të gjej fjalë të

përshkruaj këtë ndjenjë. Do t’ ju

ftoja dhe ju që të bindeni.

62 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

3.Ilaç për shëndetin.

Me siguri shpesh herë keni

dëgjuar më të vjetrit duke thënë:

“Me ec i bon mirë vetit”. Kur

dëgjoja këto fjalë kujtoja kohërat

që kanë kaluar, duke treguar se

sa vështirë ka qenë të udhëtosh

në distanca me kilometra për të

arritur me kohë në punë. Kam

menduar si është e mundur që

pas gjithë asaj rruge të gjatë,

puntorët ishin në formë të

mirë dhe të gatshëm të punës.

Gjithë atë force, energji, trup të

shëndetshëm, këmbë të forta me

muskuj, ata i kishin arritur falë asaj

rruge dhe punës së palodhshme

që dhe ata i falenderohen, pasi

janë shpërblyer me shëndet më të

mirë dhe jetë më të gjatë.

“Jetë më të gjatë!”, - duket

absurde të them se ecja, vrapimi

apo ngjitja në male e rrit numrin

e viteve, pasi nuk mund ta

vërtetojmë atë, por kushdo është i

bindur se të konsumosh atë freski

dhe përvojë të pakrahasueshme,

ia ke shtuar vetes disa vite jetë.

Ta shpenzoni kohën në mënyrën

e duhur, duke kaluar në vende që

janë të destinuara për t’u vizituar

nga njerëzit, njerëzit si unë dhe ti,

të cilat janë krijuar për një qëllim

, do të thotë të ndiheni në një

botë krejt ndryshe nga ajo në të

cilën jetojmë: me teknologjinë që

na ndjek çdo sekondë,

punën që mezi presim

të përfundojë të

premten pasdite. Pastaj

nuk bën që të rrini

mbyllur në dhomë, apo

ta shpenzoni kohën kot.

Shpenzojeni kohën tuaj

në dobi të shëndetit

tuaj!

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 63

LOCATION

CLUB A STEAKHOUSE IS ON THE BORDER

OF THE UPPER EAST SIDE AND MIDTOWN EAST

240 E 58TH STREET NEW YORK, NY 10022

(BETWEEN 2ND AND 3RD AVENUE)

CONTACT

PLEASE FEEL FREE TO CONTACT US AT ANYTIME

WITH ANY QUESTIONS YOU MIGHT HAVE!

TEL: 212-688-4190 | FAX: 212-688-4342

EMAIL: EVENTS@CLUBASTEAKHOUSE.COM

64 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VOTRA

Reçerla dhe gliko

me fruta

Brunilda Banushi

new york, amerikË

Është vjeshtë

dhe pemët e

ngarkuara me

fruta nëpër ferma

dhe vreshta na ftojnë që të

kujtojmë glikotë, reçelërat

dhe shurupet e nënave

tona.

Im bir shëtit nga pema

në pemë dhe unë mbush

çantën me kumbulla, dardhë

dhe mollë që t’i bëj reçel kur

të arrij në shtëpi. Po ndaj

me ju disa nga recetat e

përcjella tek unë:

Gliko me

rrush

1 kg rrush

1 kg sheqer

Pak limontoz ose

lëng limoni

Rrushi zgjidhet me kokrra të

mëdha, i fortë dhe pa fara.

Lahet me ujë të bollshëm dhe

çdo kokërr pastrohet nga cipa

dhe nga ndonjë fare, duke i hedhur

në ujë të valuar dhe pastaj

duke i kaluar menjëherë në ujë

të ftohtë. Vëmë në zjarr sheqerin

me 200 gr. ujë dhe e valojmë që

të bëhet shurup.

Në të hedhim kokrrat e rrushit

të kulluara nga uji dhe i lëmë të

valojnë përsëri deri sa shurupi të

bëhet i trashë.

Gliko me fiq

Fiq 1 kg

Sheqer 1.3 kg

Ujë 300 gr

Cipë limoni

Vanilje

Fiqtë zgjidhen të fortë dhe të plotë.

Me një thikë u heqim bishtin, pak nga

lëkura dhe i hedhim në ujë të ftohtë

me akull. Pasi t’i kemi mbaruar të

gjithë fiqtë, ua heqim ujin dhe i lëmë të

kullojnë.

Në një tenxhere ziejmë 600 gr. sheqer dhe 300 gr. ujë dhe e lëmë në

zjarr deri sa të bëhet shurup. Hedhim fiqtë brenda dhe përzierjen e

lëmë të marrë valë. Cilin zjarrin, hedhim një grusht sheqer sipër dhe i

lëmë në qetësi për 10-12 orë.

Përsëri e ziejmë dhe pastaj e lëmë për 24 orë që të thithë gjithë

shurupin.

Të nesërmen i shtojmë shurupin tjetër, të cilin e kemi bërë të trashë,

sikur për glikotë e tjera, dhe i përziejmë bashkë, duke i dhënë disa

valë. Shërbehet i ftohtë.

66 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

Reçel me qershi

Qershi

Sheqer.

1000 gr

700 gr

Gliko me trëndafila

Sheqer 1 kg

Petale trëndafili

Ujë 1 litër

Limontoz 1 gr

Ngjyrë e kuqe disa pika

Zgjidhen petalet e trëndafilave

të kuq me aromë dhe i shpëlajmë

me ujë të ftohtë.

Në një enë bëjmë shurupin me

ujin dhe sheqerin dhe e lëmë

të marrë disa valë.

Shtojmë petalet, limontozin,

disa pika të kuqe dhe e ziejmë

deri sa të trashet shurupi.

E lëmë të ftohet dhe e hedhim

në kavanoz.

Qershitë i lajmë me ujë të ftohtë;

u heqim bishtat dhe bërthamat

dhe pastaj i ziejmë sa të zbuten

pak. Më pas i kullojmë dhe i

vëmë në zjarr të valojnë së bashku

me lëngun e tyre të mbledhur

nga greqja e bërthamës, sheqerin

dhe i lëmë të valojnë deri sa

të trashet shurupi. Nëse shurupi

nuk ka ngjyrë të bukur, mund të

shtohen disa pika ngjyre të kuqe.

Reçel

me kumbulla

Kumbulla

Sheqer

Vanilje

1000 gr.

1000gr

Një paketë

Kumbullave të sapo lara, u

heqim bishtat, i presim me thikë

në mes, duke i ndarë më dysh

dhe duke u hequr bërthamat.

I vëmë në zjarr të valojnë së

bashku me sheqerin, duke i

përzier herë pas here që të mos

ngjiten, deri sa shurupi të trashet

dhe të ëmbëlsohet.

Para se ta largojmë nga zjarri,

i hedhim vanilje dhe e lëmë të

ftohet.

Reçel me kungull

Kungull

Sheqer.

Ujë.

Vanilje

1000 gr

1000 gr

300 gr

Ky reçel mund të perdoret

edhe si ëmbëlsirë

më vete, nëse zbukurohet

me një thalb are, mbi

një lugë të vogël gjalpi të

ëmbël.

Kungullin e pastruar nga

lëkura dhe farat i presim në copa,

ne forma të ndryshme, sipas dëshirës dhe i

vendosim në ujë me gelqere për rreth një orë.

Në një enë, ku kemi sheqerin me ujin të bërë shurup, shtojmë

copat e kungullit dhe i lëmë të valojnë deri sa të trashet

shurupi.

Në fund i shtojmë vaniljen dhe e lëmë të ftohet.

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 67

68 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 69

Java e modës pranverë - verë 2018,

një ëndërr plot pasion

Afërdita Delaj

new york, usa

J

ava e modës në

New York, Paris,

Londër, Milan tregoi

se gjithnjë e më

shumë po bëhen rroba më të

përshtatshme për t’u veshur

në rrugë, që vijnë drejt e nga

pasarelat.

Secila prej tyre duket sikur

mbart nga kreativiteti i Londrës

dhe magjia e Parisit. Një festim

i vërtetë i jetës me larminë e

pafund të ngjyrave.

Nga java e modës në Londër

mësuam se mund ta veshim

trikon, duke e kombinuar me

fustane apo pantallona, qoftë

duke e hedhur në njërin krah,

në të dy krahët ose veshur,

duke e mbyllur vetëm me një

pullë. Ndërsa pardesytë mund

të lihen hapur, nëse e lidhim

rripin prapa dhe veshim çorape

të shkurtra me sandale.

Por, ajo që ra më shumë në sy

ishin kapsat nëpër flokë, si në

vitet ‘90-të, si dhe veshja e fustaneve

të tejdukshme mbi rrobat

e tjera.

Një tjetër e veçantë ka qenë

hapja e arkivave të vëllait të

saj nga Donatella Versace dhe

ekspozimi i vizatimeve të viteve

1991-1995 të Gianni Versace-s.

Pasarela shkëlqeu nga supermodelet

Carla, Claudia, Cindy,

Naomi dhe Helena që dolën në

fund të veshura me fustane të

arta.

Por, nuk kanë ngelur pas as të

rinjtë, të cilët u paraqitën me

koleksione mahnitëse, duke

i bërë rrobat e përditshme të

rehatshme dhe me klas.

Eckhaus Lata ra në sy nga modelja

shtatzënë, të cilës ia kishin

lënë barkun të pambuluar, si

dhe nga rrobat e përditshme që

dukeshin të rehatshme.

Michael Cors krijoi një ylber

ngjyrash në harmoni me njëra -

tjetrën dhe solli modelet më të

reja dhe më të bukura, të gjitha

pothuajse krejt pa makeup.

Pasarelat e Coach dhe Brock

ka qenë plot dritë suksesi, edhe

pse kanë plot 76 vjet, sepse

akoma vazhdojnë me besim

rrugën e tyre.

Kurse Calvin Klein solli në pistë

problemet e demokracise amerikane

dhe ndryshimin e klimës

Feminiteti i Dior, edhe pse ka

qënë i papërsëritshëm, tani po

mundohet të sjellë edhe rroba

praktike, sepse gratë mund t’i

kenë të dyja, feminitetin dhe

prakticitetin.

Ajo që ra vërtetë në sy qenë

kepucët me taka të ulta, sepse

është fakt që vajzat e reja nuk i

kanë qejf dhe nuk i veshin takat

e larta.

Parada shpërtheu si lule me

forcën e feminizmit. Ka ardhur

koha që Fashion të bëhet më

emocionale dhe personale. Nuk

ka si të jetë ndryshe, kur Fashion

është ëndërr dhe pasion

njëherësh.

70 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 71

72 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 73

74 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 75

76 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 77

78 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 79

Lëkurë të bukur

e të mbrojtur nga dielli

Sava Hysaj / SavaPH

new york, usa

V

era e nxehtë me

diellin përvëlues e

la lamtumirën për

këtë vit, por kjo

nuk do të thotë që ne duhet të

ndaloijmë së përdoruri krem

mbrojtës ndaj diellit. Edhe më

tej, ne duhet të vazhdojmë ta

ruajmë lëkurën nga rrezet e

dëmshme të diellit me një krem

me SPF sa më të lartë, edhe

pse nuk jemi duke pushuar në

rërë apo notuar në oqean.

Meqë në punë kërkohet lekurë

me shkëqim dhe e mirëmbajtur,

ekziston një mënyrë për

ta bërë të padukshëm kremin

mbrojtës, kur jemi përjashta,

duke shijuar ditët e bukura të

vjeshtës.

Për këtë qëllim përziejmë pak

krem me mbrojtës nga dielli, që

krijon mundësi si për ushqimin

e lëkurës edhe për mbrojtjen e

saj, ashtu dhe për mbulimin e

fshehjen e çdo parregullsie në

fytyrë.

Çfarë mund të jetë më e bukur

se një fytyrë rrëzëllitëse!

80 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 81

Historia e arsimit shqip në Kosovë,

me theks të veçantë gjatë

Luftës së Dytë Botërore

PhD. Haxhi Ademi

H

istoria e arsimit

shqip është sa

e lashtë, po aq

edhe krenare,

me gjithë vështirësitë dhe

sakrificat e zhvillimit të saj.

Themi e lashtë për faktin se

shqiptarët nuk pushuan së

punuari për të zhvilluar arsimin

shqip në trojet etnike

shqiptare. Kështu, historia e

arsimit shqip është e mbushur

me ngjarje lavdie, krenarie,

deri në sakrifica sublime që

bënë mësuesit e popullit. Ata

duke ditur thënien e njohur se

“arsimi është arma kryesore

e çdo populli” dhanë çdo gjë

PrishtinË, kosovË

për çështjen e arsimit shqip.

Ndërsa kur themi krenare,

mendojmë tek gjenerata të

tëra që kontribuan në rritjen

e arsimit shqip, duke filluar

me mësuesin e parë Pandeli

Sotirin, pastaj Sevasti e Gjerazim

Qiriazin, Luigj Gurakuqin,

Ernest Koliqin, Ali Harshovën,

etj, të cilët me punën e tyre

lanë gjurmë të pashlyera në

historinë e arsimit shqip.

Sa i përket historisë së arsimit

shqip, ndër momentet kyqe

të saj ishin pa dyshim hapja

e shkollës së parë shqipe më

7 mars 1887, në Korçë, Kongresi

i Manastirit më 14 nëntor

1908, ku u vendos çështja e

alfabetit shqip, pastaj hapja e

“Normales së Elbasanit”, më

1909, që njihet si shkolla e

parë e mesme shqipe etj.

Po ashtu edhe gjatë Luftës së

Dytë Botërore (1939-1945),

arsimi shqip shënon një periudhë

të zhvillimit, duke ulur

kështu shkallën e analfabetizmit,

që ishte tejet e lartë, si

brenda edhe jashtë Shqipërisë

politike të vitit 1913.

Në marrëveshjen e arritur në

Vjenë, më 21-22 prill 1941,

ndërmjet Berlinit dhe Romës,

të përfaqësuar nga ministri i

Jashtëm gjerman, Ribentrop,

dhe ministrit i Jashtëm i Italisë,

Galeaco Çiano, ishte përcaktuaa

harta e re politike të

Ballkanit. Harta mbështetej në

parimet e ndarjes së zonave

të influencës midise Gjermanisë,

Italisë dhe Bullgarisë. Nga

ky parim viset shqiptare nën

Jugosllavi u ndanë ndërmjet

këtyre tri shteteve. Në këtë

82 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

marrëveshje Italia do të merrte

pjesën më të madhe të

Rrafshit të Kosovës, me qytete

si Prishtinën, Ferizajn, Gjilanin,

Kamenicën, rajonin e

Drenicës, Rrafshin e Dukagjinit

me Pejën, Gjakovën, Prizrenin,

territoret në veri, Ulqinin, Tuzin,

Plavën e Gucinë si dhe ato

në lindje: Tetovën, Gostivarin,

Kërҫovën, Strugën dhe një

pjesë të viseve të Prespës,

duke krijuara të ashtuquajturën

Shqipërinë e Madhe.

Ndërsa rajoni i Mitrovicës,

Pudujevës dhe Vuҫitërnës,

për shkake të industrisë,

minierave të Trepҫës dhe

pasurisë nëntokësore

që ofronte ky rajon dhe

për interesa strategjike të

Gjermanisë dhe nevojat që

kishte për luftë, u përfshinë

në kuadër të shtetit kuisling

serb të Nediҫit.

Në bisedimet e Vjenës, Gjermania

kërkoi edhe plotësimin

e kërkesave të Bullgarisë,

aleatit tjetër të Bllokut Fashist.

Kështu, në Vjenë parashikohej

që të kalonin nën sundimin

bullgar një pjesë e rretheve

të Gjilanit, e të Ferizajit, Vitia,

Kaçaniku, rajoni i Preshevës, i

Kumanovës dhe i Shkupit.

Siç dihet e ashtuquajtura

“Shqipëria e Madhe” nuk ishte

Shqipëri etnike, ngase ajo nuk

përfshinte të gjitha trojet etnike

të banuara me shqiptarë, pasi

jashtë saj mbeti një pjesë e

madhe e banuar historikisht

me shqiptarë. Krijimi i të ashtuquajturës

“Shqipëri e madhe”

siç e quanin pa të drejtë, ishte

e lidhur me fitoren e fuqive të

boshtit Romë-Berlin, në radhë

të parë për interesa strategjike

të pushtuesit, ngase pushtuesi

italian u mundua t’i shfrytëzonte

imperialistët shqiptarë për të

zgjeruar influencën e vetë.

Pavarësisht nga synimet

e pushtuesit, bashkimi i

Shqipërisë me Kosovën dhe

viset e tjera të banuara me

shqiptarë solli disa rrjedhoja

pozitive për shqiptarët, pasi u

shemb “muri kinez”, që mbante

të ndarë prej vitesh dhe

krijoi një komunikim të lirë e të

drejtpërdrejtë ndërmjet tyre.

Pushtuesi njohu të drejtën përdorimit

të gjuhës shqipe dhe

të zhvillimit

të arsimit e të shkollave

shqipe. Këto masa do të

ndikonin në forcimin e lidhjeve,

të unitetit e të vetëdijes kombëtare

të shqiptarëve. Pasi

që Kosova dhe viset e tjera

u bashkuan me Shqipërinë,

autoritetet italiane i ndanë

territoret shqiptare në zona të

pushtimit, dhe më pas morën

masa për organizimin e rendit

pushtues, përkatësisht pushtetit

civil e ushtarak në Kosovë.

Organizimi i pushtetit

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 83

civil i’u ngarkua Komisariatit të

Lartë Civil, me seli në Prizren,

që drejtohej nga Fejzi Alizoti.

Gjatë viteve 1941-1944 arsimi

në Kosovë punonte në bazë

të ligjeve dhe rregullave arsimore

të Ministrisë së Arsimit

të Shqipërisë, të cilën e udhëheqtë

fillimesh Ernest Koliqi.

Kjo ministri përcaktoi detyrat e

Drejtorisë së Arsimit, të inspektorëve

të arsimit, drejtorive

didaktike, këshillave shkollorë,

si dhe komisioneve shkollore.

Po ashtu kjo Ministri merrej

edhe me studimin e programeve

mësimore, teksteve

shkollore, si dhe me nevojat

e tjera që mund të dilnin gjatë

punës.

Komisionet shkollore krijoheshin

pranë ҫdo komune dhe

përbëheshin nga kryetari i komunës,

drejtori apo kryesuesi

i shkollës si dhe nga përfaqësues

të prindërve. Ky komision

përkujdesej për nevojat e zhvillimit

dhe mirëvajtjes së arsimit

në Kosovë dhe në viset e tjera

shqiptare, si në Maqedoni dhe

në Mal të Zi.

Ministria e Arsimit në vitin

1941 themeloi edhe 5 inspektori

të arsimit që funksionuan

në 5 qendra që iu bashkuan

shtetit-shqiptar: Inspektoritë e

Arsimit: në Prishtinë, Prizren,

Pejë, Tetovë dhe në Dibër.

Në këtë periudhë, sipas të

dhënave, në Kosovë u hapën

173 shkolla fillore në gjuhën

shqipe, disa të mesme si

gjimnazet në Prishtinë, dhe

Prizren, pastaj në Pejë Instituti

Tregtar Agrar dhe Shkolla

Normale-Tregtare në Gjakovë

dhe disa gjimnaze të ulëta me

gjithsej 267 paralele. Në këto

shkolla punuan 264 mësues

që zhvillonin mësimin në to

dhe u frekuentuan nga 13.665

nxënës, 4.000 prej të cilëve

ishin nga zona e okupimit

gjerman.

Kështu, mësuesit e ardhur

nga Shqipëria, përveç tjerash,

patën një ndikim edhe

në fuqizimin e ndjenjës kombëtare,

ngase nëpër shkolla u

mësonin fëmijëve shqiptarë historinë

kombëtare e cila ishte

pak e njohur për ta, ngase deri

në këtë periudhë, ata mësonin

nëpër shkolla vetëm në gjuhën

serbe. Po ashtu ky bashkëpunim

ishte i pari në këto përmasa

që nga ndarja e Kosovës nga

trungu i saj më 1913, prandaj

rëndësia e tij ishte e shumanshme,

sepse mundësoi,

ndër të tjera, që shqiptarët të

shtojnë kontaktet e tyre në të

gjitha fushat.

Se arsimi shqip në Kosovë

gjatë viteve të Luftës së Dytë

Botërore pati një zhvillim të

hovshëm, është mjaftë e qartë,

sidomos nga viti 1941. Prandaj

me të drejtë konkludojmë

se bashkimi i Kosovës me

Shqipërinë në gusht të vitit

1941 është arsyea kryesore

dhe më e fuqishme që ndihmoi

në zhvillimin e shpejt të arsimit

shqip në Kosovë. Po ashtu,

afër 300 mësues të ardhur nga

Shqipëria, jo vetëm që hapën

shkollat, por dhe mbanin kurse

për zhdukjen e analfabetizmit

në të gjitha qendrat e Kosovës,

me grup-mosha të ndryshme.

Këta mësues, përveç lëndëve

të tjera, u mësonin në veçanti

nxënësve kosovarë gjuhën

shqipe, historinë etj. Kështu,

në këtë periudhë janë

shpjeguar tema nga historia

kombëtare si Gjergj Kastrioti-Skënderbeun,

Lidhja Shqiptare

e Prizrenit, Lidhja e Pejës,

Shpallja e Pavarësisë së

Shqipërisë etj, si dhe janë dhë

njohuri për personalitete të

shquara të kombit shqiptar. Për

nxënësit shqiptar në Kosovë

që deri atëherë mësonin

nëpër shkolla vetëm në gjuhën

serbe, arsimi shqip dhe mësuesit

shqiptarë shikoheshin si

“mesia” i tyre. Themi kështu,

ngase mësuesit e ardhur nga

Shqipëria ndikuan në fuqizimin

e ndërgjegjes kombëtare.

Autori është Hulumtues i pavarur

shkencor për shek.XX në

Institutin e Historisë “Ali Hadri”,

Prishtinë dhe kandidat për

doktoraturë në Universitetin e

Prishtinës.

84 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

Ansambli Folklorik Autokton Rugova,

/Me rastin e 70 vjetorit të themelimit/

Prof. Bashkim Lajçi

PrishtinË, kosovË

Rugova është një krahinë

e thellë malore

në Alpet Shqiptare.

I takon krahinës së

gjerë të Kelmendit. Ka reliev shumë

të thyer malor, me shpate gëlqerore

të thikta e gryka të thella e të

ngushta erozive, midis të cilave

shquhet gryka strategjike e Rugovës.

Nga aspekti etnografik krahina

e Rugovës ka afri me Malësinë,

ndërsa mënyra e jetesës është

përcaktuar në masë të madhe

nga vetë natyra e ashpër malore.

Rugovasi lind, jeton, punon dhe

vdes në natyrë, në male të larta, i

rrethuar me pyje, maje e shkrepa,

me bar të njomë, me lule e bimë

të tjera të ndryshme, por edhe

me kafshë të egra, me dimër të

ashpër e të gjatë. Kështu rugovasi

është mishëruar me natyrën, me

ambientin e tij gjeografik. Ndonëse

jetën e vet të vështirë gjithmonë e

ka kaluar në rrethana të vështira,

ai gjithherë lahutën e ka mbajtur në

dorë dhe kavallin në shokë. Madje

kur këto rastësisht i mungonin, ai

merrte fletën e gjethit, dhe duke e

shtrënguar lehtas midis buzëve,

nxirrte me frymën e gojës melodi të

çuditshme, me këtë instrument.

Në një ambient të tillë, më

14.6.1947 u themelua Ansambli Rugova,

i cili në fillim kishte një numër

shumë të vogël të anëtarëve (Ramë

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 85

Elez Lajçi, Ramë Kapllan Nikçi,

Sylë Rexha, Halil Haredini, Halil

Faslia, Gjylë Hamza, Xhevë Selimi).

Ansambli sot ka 180 anëtarë të

regjistruar, kurse prej tyre për ekzekutimin

e programit marrin pjesë

25 deri 35 anëtarë të moshave të

ndryshme, prej 6 deri në 86 vjeçare.

(Curr Ymeri 86 vjeçar bajraktar i

Ansamblit).

rugovas. Këtu duhet përmendur

lojën me jataganë, interpretimin

e muzikës me anë të lahutës,

fletës, tepsisë etj, që janë pikat më

përmbajtjesore. Këtu nuk duhet

harruar as prezantimin e këngëve

të ndryshme, si ajo e vajzave, e

ninullave, të konaxheqit, baritore etj.

Janë me mjaft interes edhe prezantimi

i lojërave të ndryshme, si “loja e

kapuçave”, loja “xao” etj.

Vallet popullore të Rugovës, sipas

vlerësimit të studiuesve kompetentë,

janë një margaritar i vërtetë

në folklorin shqiptar në përgjithësi.

Këtu ruhen vallet e vjetra në orig-

Pjesëmarrja në festivale

Gjatë këtyre 70 vjetëve Ansambli ka

marrë pjesë në shumë festivale, si

në vend ashtu edhe jashtë vendit.

Kudo që u paraqit Ansambli zgjoi

interesim tek publiku, me interpretimin

e pikave të tyre nga tradita e

Rugovës. Gjatë pjesëmarrjes në

festivale të ndryshme, me karakter

kombëtar dhe ndërkombëtar,

ansambli arriti të merr një numër

të madh të shpërblimeve, mirënjohjeve,

plaketave etj. Prej tyre dhjetëra

medalje të arta e të argjenda,

qindra të bronzta, pastaj mirënjohje,

diploma dhe shumë shpërblime

të tjera. Ajo që vlen të veçohet me

këtë rast është vendi i parë që e

zuri Ansambli në Langolen (Britani

të Madhe), në vitin 1966.

Programi

Programi i Ansamblit është i

larmishëm dhe shumë interesant.

Në kuadër të programit ansambli

prezanton vlerat e trashëgimisë

kulturore, veçmas të folklorit

86 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

jinalitetin e tyre të lashtë. Ato janë

shprehje e jetës së kësaj popullsie.

Rugovasi edhe kur luan, kur kërcen

e vallëzon, e përkujton luftën për

jetë dhe për ekzistencë. Ai edhe në

vallet e tij mban në dorë shpatën,

pistoletën, ose flamurin. Fitoret e tij

në fushën e betejës nuk i ka bërë

të paharrueshme vetëm nëpërmes

këngës, por edhe vallet e tij dëshmojnë

për burrërinë, trimërinë dhe

besën e pathyeshme të malësorit.

Vallja e njohur “Loja e Rugovës”, e

cila quhet edhe “Loja me jatagana”,

ose “Këcimi i Rugovës” tashmë

është loja më e popullarizuar tek

ne. Kjo është një valle luftarake, në

të cilën gjestet e rënda, të hapura

me shpatë në dorë, paraqesin dhe

imitojnë sulmet e armikut dhe mbrojtjen

e palës kundërshtare. Kjo valle

është hedhur edhe në momentet e

përgatitjes së rugovasve për luftë,

madje edhe në intervale të ndërprerjes

së saj. Ka qenë kjo valle një frymëzim

dhe inkurajim, një përkrahje

morale për luftëtarin rugovas që të

qëndroj trimërisht për të dalë fitues

mbi kundërshtarin e tij.

Shkëlqimi i shpatave dhe lëvizjet e

trupit të valltarit virtuoz në hapësirë

na magjepsin, na gozhdojnë syrin

dhe vëmendjen. Në ajër lojtari ndërton

figura të plagosjes, të vuajtjes,

të vdekjes, të ngadhënjimit dhe të

krenarisë, laton kryevepra skulpturale

monumentale që fiken dhe

zhduken, vetëm e vetëm për të na

treguar një episod jetese e lufte, një

dromcë epopeje popullore.

E ngjashme me lojën me shpata,

është edhe “Loja me pishtole”, por

kjo duhet të jetë më e re, gjykuar

sipas armës e cila përdoret gjatë

ekzekutimit të kësaj loje.

Ajo që vlen të theksohet në vazhdim

është se mënyra e ekzekutimit,

struktura ritmike-plastike dhe

përdorimi i armëve u japin karakter

luftarak. Kundërshtari gjithmonë

simbolizon armikun. Prandaj, këto

valle kanë karakter të theksuar

luftarak dhe një frymë epike,

burrërore dhe paraqesin shprehje

artistike mjaft të lartë. Në lëvizjet

dhe figurat e këtyre valleve, hetojmë

përsëritjen, riprodhimin e ngjarjeve,

rikonstruktimin e betejave. Duket

se në to është përgjithësuar jeta e

njeriut tonë, sidomos e malësorit: i

fortë, trim e liridashës.

Veglat muzikore me të cilat shoqërohen

këngët e vallet popullore

në Rugovë janë po ato të cilat

përdoren edhe në vise të tjera. Por

edhe këtu Rugova i ka disa veçanti.

Para se gjithash, në këto vise edhe

sot përdoret lahuta më tepër se

kudo ndër ne.

Duke përfunduar le të themi se,

meqë Ansambli Folklorik Autokton

Rugova është një monument i gjallë

në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë

etnografike dhe folklorike të

Rugovës dhe jo vetëm të kësaj

krahine etnografike, ky ansambël

meriton një vlerësim dhe një përkujdesje

më të madhe nga institucionet

tona përkatëse! Sa më parë që

të kuptohet kjo, do të jetë më mirë

jo vetëm për ansamblin por edhe

për trashëgiminë tonë popullore.

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 87

Elemente etnolinguistike në të folmen

e Malësisë së Madhe

Marjan Lulgjuraj

MALËSI E MADHE, Mali i Zi

E folmja e Malësisë së Madhe

dallohet nga të folmet e tjera të

gegërishtes veriperëndimore,

jo vetëm në një sasi të madhe

dukurish, por edhe në tiparet më

të qenësishme që merren si bazë

e dallimit të grupit veriperëndimor

nga grupet e tjera, kështu dallimet

ekzistojnë edhe në përshëndetjet,

urimet dhe mallkimet si shprehje

e mëndësisë shqiptare të kësaj

krahine e që e bën të dallueshme

nga territoret tjera shqipfolëse.

​Funksionimi i përshëndetjes

duhet kërkuar qysh në epokat

e hershme, kur në takimin e

personave ka qenë zakon

që të përshëndeteshin me

qëllimin e mirë që t’i tregonin

njëri-tjetrit shpirtin e pastër, të

jetuarit në harmoni të plotë

pa barriera të ndryshme dhe

të shmangeshin nga të gjitha

konfliktet e mundshme,pasi që

ato sjellin pakënaqësi dhe si

rrjedhojë e kësaj tek njerëzimi

prezantohet panjerëzia. Kështu

përshëndetja jo vetëm se është akt

i marrëveshjes,por në të njëjtën

kohë lidh dhe vendos marrëdhënie

ndërmjet njerëzve.

Sipas Fjalorit të gjuhës shqipe

fjala ‘’Përshëndet’’ ka këtë kuptim:

Përshëndet (përshëndes)-A-UR,

i jep dorën dikujt,i bëj një shenjë

me kokë, heq kapelën përpara tij

etj., ose i them fjalë të caktuara

urimi; kur takohem me të a kur

ndahem prej tij; i shfaq dikujt me

fjalë ose me lëvizje të kokës,të

dorës etj.,ndjenja miqësie,nderimi

a mirësjelljeje.

Në zonën e Malësisë së Madhe

përdoret fjala përshëndetëse

‘’Tugatjeta!’’ në dallim nga vendet

e tjera që e hasim me këtë

përdorim: ‘’Tungjatjeta!’’, ‘’Njatjeta!’’,

‘’Tuetjeta!’’ etj. Përshëndetja mund

të shprehet edhe me gjeste si:

tundja e kokës,vendosja e dorës

së djathtë tek zemra etj. . Në

Malësi kur njerëzit janë mbledhur

së bashku, një burrë vjen e

përshëndet:

- ’Tugatjeta burra!’’

- ‘’Tjeta e mira!’’- nga ana e

marrësit.

Këtu vërejmë që edhe

përshëndetja ‘’Tugatjeta’’

88 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

shkurtohet në ‘’Tjeta’’. Por

ajo që nuk mund të lëmë

pa përmendur,në zonën e

Malësisë tek shqiptarët e

besimit mysliman,është se nën

ndikimin e qytetërimit osman,

përshëndetja ka qenë dhe ruhet

edhe sot në familjet tipike me

tradita të thella fisnike popullore,

me formula në gjuhën turke si:

- Selam Alejkum ( Zoti qoftë me

ju )

- Merrhaba (Paqa qoftë me ju )

- Byrëm (Mirëseerdhe)

Në takimet me njëri-tjetrin,kur

dhënësi hyn në shtëpinë e

marrësit, sapo shkel në dhomën e

miqve përshëndet:

- ‘’Mirë se u gjeta!’’

- ‘’Mirë se vjen e hoshgjiedën

t’kjoftë!’’ ose ‘’ Byrëm e hoshgjiedën

t’kjoftë!’’.

Malësia është dalluar ndër të gjitha

krahinat e tjera të bashkësive

shoqërore shqiptare për bujarinë e

mikpritjen, edhe pse me mundësi

ekonomike të pakëta. Duke qenë

një vend me tradita të hershme,

edhe mikpritja është mjaft e

theksuar. Cilido nga pjesëtarët

e familjes,trokitjes në derë do t’i

përgjigjej:

- ‘’Hajde byrëm!’’

Shprehja proverbiale ‘’Bukë e

krypë e zëmer t’bardhë’’ ka qenë

dhe është në sjelljen e çdo dere

malësore, poashtu është përdorur

edhe ‘’Bukë e krypë e qef!’’. Ajo

që i bën njerëzit të lidhur me

njëri-tjetrin dhe të respektueshëm

është puna, kushtet në të cilat

punojnë, mjedisi dhe fryma

e respektit midis tyre, qoftë

në qytet, duke blerë apo duke

bërë pazar, apo në fshat duke

lëruar në arë,duke mbjellë a

prashitur apo në institucione

të ndryshme. Kjo formulë

përshëndetëse mban në vetvete

dhe formën e një urimi, që puna të

ecën mirë.

- ‘’Puna e mar’!’’

- ‘’Mar’ e t’mira paç!’’

- ‘’Kjoft’ hije mirë puna e u g’zoft’!’’

- ‘’T’lumt’ goja e nera t’kjoft’!’’

Kur takohen dy persona që i

përkasin një fisi apo një trungu

familjar,rreth i njohur miqësie

apo shoqërie etj., në ndarje apo

në mbyllje të çdo takimi midis

një dhënësi e një marrësi, pas

falenderimeve të rastit për

mikpritjen, marrësi gjen rastin për

t’u dërguar të fala njerëzve të tjerë

të njohur në vendin ku do të shkojë

dhënësi.

Tradicionalisht, por edhe në kohët

e sotme ka qenë e njëjta formulë

përshëndetëse:

- ‘’T’fala!’’

- ‘’T’fala te tanve!’’

- ‘’T’fala m’i ba!’’

- ‘’M’u ba t’fala tanve pej (prej)

mejet!’’

- ‘’T’fal me shnet fort e fort pej

nesh!’’

Grupi emëror shoqërohet me foljen

‘’bëj’’ në mënyrën dëshirore dhe

me një ndryshim fonetik të zanores

ë-ȃ veçori, por edhe karakteristikë e

të folmes së Malësisë gjegjësisht e

dialektit të gegërishtes.

- ‘’Bȃsh ditën e mir’ !’’

- ‘’Bȃsh natën e mir’!’’

- ‘’Bȃsh kohën e mir’ !’’

Urimi nuk është tjetër, veçse

FotoT: Bernard Hasanaj

një akt i të folurit, që shpreh një

qëndrim ndaj sjelljes dhe fatit të

të tjerëve. Urimi është shprehja

me fjalë e një dëshire që pritet

të realizohet në një kohë të

ardhshme.

Urimet i ndajmë në dy kategori:

a) Formula urimi që kanë të bëjnë

me ngjarje kryesore të jetës së

njeriut;

b) Formula urimi në raste

ceremonish gëzimi.

- ‘’Nimofte Zoti!’’.

- ‘’Ruejte Zoti!’’.

- ‘’Paste baba!’’.

- ‘’Paste konaku!’’.

- ‘’T’paça!’’

- ‘’Kjosh bekua kado shkosh e

kado vosh!’’.

- ‘’Gjithka shkosh bȃsh hajr!’’.

- ‘’Ta baft’ Zoti rrugën parë (mar’)!’’.

- ‘’Gjithka shkosh kjosh bëkua prej

mejet e prej Zotit!’’.

- ‘’Tiesha mir’ për ty!’’.

- ‘’T’laça me t’mir’!’’.

- ‘’Laçja djalit pleqninë!’’.

- ‘’Për t’mir’ u ardhshim- Paçi ku me

ardhë!’’.

- ‘’Ta baft’ Zoti qefin!’’.

- ‘’Rrnosh e kjosh e përparosh!’’.

- ‘’ Ta baft’ Zoti hallall si gjinin çi ta

ka dha nana!’’ etj. .

Ndërsa pjesa tjetër e formulave të

urimit është e lidhur për raste të

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 89

ndryshme të ceremonive të gëzimit

e që janë zinxhir i pashkëputshëm i

traditës së Malësisë, më poshtë po

paraqes disa:

- ‘’U kjoft’ jetë giat djali!’’.

- ‘’Nusja u past’ ardhë me nafak’!’’.

- ‘’Hije mirë e paçi shpinë e re!’’.

- ‘’ E g’zoshi tokën me djel e me

nipa!’’.

- ‘’U rritsh me v’llazën e motra!’’.

- ‘’Gjithmonë ner’ e burrni qitshi!’’.

- ‘’Kurr Zoti mos va (ua) mëgoft’!’’.

- ‘’E g’zosh e bajsh me aerz!’’.

- ‘’Kjosh hije mir’ per shpi e per

gjini!’’

- ‘’T’u rrit nera e oxhaku!’’.

- ‘’E g’zosh konakun e ri!’’.

Një situatë komunikative me dy

të moshuar, nusja e shtëpisë e

pyet të ëmën e të shoqit (vjehrrën)

në një moshë të thyer:

- ‘’Si njehe sot dadë?’’

- ’A t’ka dhëp shtati?’’

- Nga ana e marrësit:

- ‘’Paj e nevojme besa more nuse!’’.

‘’Kjosh bëkua e ta fal’t Zoti i djalë!’’

Sot në Malësi nga të rinjët pak

ka ndryshuar mënyra e

përshëndetjeve, krahasuar me

të moshuarit dhe me të rriturit të

cilët kanë qenë më ruajtës e më

fanatikë në lidhje me traditat pra,

edhe me format e përshëndetjeve.

Kështu ndryshimi demografik ka

ndikuar sadopak në traditën e

përshëndetjeve.

Të rinjtë, në takimet dhe në

ndarjet me njëri-tjetrin, përdorin

përshëndetje me struktura fjalësh

të shkurtuara:

‘’Mjesi!’’, ‘’Natë!’’,’’Ditën!’’,’’Tung!’’,

‘’Tjeta!’’,’’Paçim!’’ etj. .

Urimi gjatë të

pirit e të ngrënit

Tradicionalisht, sofra malësore

shtohet me gjellë të ndryshme e

me pije, të veçanta për miqtë dhe

duhet përmendur se në Malësi

asnjëherë burrat nuk janë ndarë

nga gratë, por të gjithë kanë

ndenjur rreth sofrës së bashku,

sigurisht në ballë të sofrës është

thirrur të rrijë atij që i takon sipas

parimeve të malësorve dhe

rregullave të thirrura në kanun.

Urimin e parë e bën i zoti i

shtëpisë, me gotën e rakisë në

dorë u drejtohet mysafirëve:

- ‘’Me ner’ e kjoftë luvdua Krishti!’’

- ‘’Mirë se u ka pru Zoti e

hoshgjeden u kjoft’!’’.

- ‘’Pritshi mirë e vugiatjeta juaj!’’

Kjo formulë dallon pjesën e

popullsisë katolike nga ajo

myslimane.

Në zonën e Malësisë kemi

mjaft përdorime të ndryshme

togfjalëshash, por duhet veçuar

disa tjera që i quajmë me një emër

‘’mallkime’’. Më poshtë po paraqes

disa mallkime që dalin nga kjo

zonë.

- ‘’Mos past’ kush me ja dha i got’

ujë n’dit’ prame!’’.

- ‘’Mos past’ pse me dek’!’’.

- ‘’Lashtae Zoti pa sy n’ballë!’’.

- ‘’Tretja Zoti faren!’’.

- ‘’Mos baft’ hajr!’’.

- ‘’Ju shkreptë hisja!’’

- ‘’Ju dryft’ dera me ferra (therra)!’’.

- ‘’Mos e g’zoft’ konakun e ri!’’.

- ‘’Theftja Zoti qafen!’’.

- ‘’Past’ faqen e zezë!’’.

- ‘’Hupt si guri n’ujë!’’.

- ‘’Ja mallkoft’ Zoti edhe vorrin

(varrin)!’’.

- ‘’Ardht’ me dymdhetë faqe

t’zeza!’’.

- ‘’Mos ju pat boja!’’.

- ‘’Shitoshinae 500 Zana t’zeza!’’.

- ‘’Vraftae hera!’’.

- ‘’Kurr mirë mos patë!’’.

- ‘’Kurr mos pastë!’’ etj. .

Këto janë vetëm disa nga

shumësia e madhe e shprehjeve

të malësorëve që i kanë ruajtur me

shumë kujdes të madh e kështu të

prezantohet Malësia me diçka që

e bën të dallueshme nga krahinattrevat

e tjera shqiptare,por në të

njëjtën kohë t’i sherbejë korpusit të

madh të leksikut të gjuhës shqipe.

Përfundime

Vështrimi i formulave të

përshëndetjeve, urimeve dhe

mallkimeve në zonën e Malësisë

së Madhe, prurjet konkrete në

këtë shkrim nuk mund të jenë

shteruese, as përfundimtare,kështu

që në të ardhmen shpresoj në

një qasje më të gjerë pasi shpirti i

njeriut të këtij vendi është i pasur

me tiparet e tij dalluese.

Bibliografia:

- AA VV, Fjalor i shqipes së sotme,

bot. i Akademisë së Shkencave të

Shqipërisë, Tiranë 2006.

- At’ Kolë Berishaj, ‘’Visare të

Malësisë’’,Vepra 2, Enti botues

‘’Gjergj Fishta’’,Podgoricë 2013.

- Gjovalin SHKURTAJ, Etnografi e

të folurit të shqipes, Tiranë, 2010.

- Valter Memisha, Studime për

fjalën shqipe, Tiranë, 2011.

90 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

Raffaele Spinelli

Kalabri, itali

Kënga e mallit të parë

Dëgjo, vash’, këngën e par’

që ta thot’ një djal’ bujar,

Dëgjo, vash’ këtë kangjele

q’është e butë posi dele.

Një e djelë ishte pagdhirë

tërë dritë e gaz të dlirë.

Dolla jashtë e s’kish njeri,

kisha helm, jo lumtëri:

E një vashëzë kërkonja

po hirplote, siç e donja.

Mesha e madhe, ja po bie

e nga kisha mën i shtije;

Dola: vashëzat po vinin.

qetë e lehtë në kishë hynin.

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 91

Asnjë vash’ s’m’u duk e mirë

e asnjë s’ m’ ip dëshirë,

Dhe kjo zemër psherëtonte,

se nuk gjente kë kërkonte.

Po kjo zemër u gëzua

tur një vashëz u afrua,

Kur te sheshi ajo shkonte,

tërë sheshi dritë lëshonte.

I shkëlqenin ata sy

që nuk shihnin as njeri,

Si një fluturëz e lehtë

vej në kishë e zhdukej vetë.

Kur e vrejta, kur e pashë,

“Sa e bukur!” sakaq thashë.

Që ahere s’pat pushim

ky i mjeri shpirti im.

Ditë e natë un’ e kujtonj,

nat e ditë e dëshëronj;

Posi hije pas i rri,

e vështronj me dashuri,

Kur më sheh e më ve re,

ndjej të madhe një hare.

92 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

Kur më flet e më shikon,

zemrën një shigjet’ ma shpon.

E kur vjershën ajo shtije

duket se më vjen të bije!

E kur gjumi pra më zë

unë në paqe s’mund të flë:

Me at sy n’ ëndërr më rri,

që të fshehur kan’ magji.

Se m’do fort ajo më thotë

edhe nxjerr dy pika lotë:

E tek veshi më rrëfen

se sa mall për mua ndjen.

Asaj dorëzën ja ngas,

buz’ më buzë asaj i flas,

Edhe mezin ja shtrëngonj:

duke e puthur un’ gëzonj.

Pra si nj’ ëndër vete e shkon,

po në zemër më qëndron.

Kushedi a më dëgjove,

mallin tim a e kuptove?

Kushedi tek ti a foli

malli e zemrën a ta ndolli?

Me gjith’ zemrër un’ t dua,

se fort më pëlqeve mua.

Ti me mua, vashëz, eja,

se të dua si veteja.

Tok të rrojmë te ky dhe

si në zi e në hare.

Tok të rrimë në rini,

tok edhe në pleqëri.

Zef Serembe

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 93

Fjalë të urta që lidhen

me veprimtari të ndryshme

BESA

Sjellë nga: Gela Bulku

BROOKLYN NEW-YORK, AMERIKË

• Amanetin e mban toka.

Shkodër

• Dhelprës me dhelpëri,

ujkut me trimëri. Jug

• Hidhëroju dikujt aq sa ka

dituri. Preshevë

ATDHEU

• Atdheu e nana nuk

harrohen. Tropojë

• Balta më e ëmbël se

mjalta. Gjirokastër

• Shqiptari nuk lë hak pa

marrë, e borxh pa larë.

Vlorë

THJESHTËSIA

• Ena bosh zhurmon me

tepër. Krujë

• Hiq inatin gjej rehatin.

Krujë

• I buti thyen të fortin.

Shkodër

DITURIA

• Dëgjoni, o bij, mësimet

e një ati dhe tregoni

kujdes që të mësoni të

gjykoni. Fjalët e Urta 4:1

• Mos e braktis diturinë

dhe ajo do të të mbrojë;

duaje, sepse ajo do të të

ndihmojë. Fjalët e Urta

4:6

• Frika e Zotit është

parimi i diturisë dhe

njohja e të shenjtit është

zgjuarsia. Fjalët e Urta

9:10

Bajram Curri në shpellën e Dragobisë,

nga Guri Madhi (1956)

PUNA

• Kush ka turp, vdes për

bukë. Jug

• Me fal gjakun është

burrni. Kosovë

• S’gjuhet me zagar lidhur.

Berat

DREJTËSIA

MATURIA

• Bëj nder e gjej qeder.

Myzeqe

• Mos pyet si vdiq, po

pyet si rrojti. Jug

• Rrit këlyshët të të hanë

kokën. Devoll

• Dasma nuk shihet në

fillim, por në fund. Jug

• Më mirë një pulë nesër,

se një vezë sot. Dibër

• Ujku kur ndien erën e

dhenve, harron që ata

kanë bariun prapa. Jug

94 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

LIBERTY CLEANING SERVICES

Let us work while you unravel

A fresh and clean environment offers more

profitability to each business and attracts

their customers.

CONTACT US

Email: info@libertycleaningnyc.com

2123551120

347 755 1486

969 3rd Ave 3rd Floor

New York, NY 10022

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 95

Foto: Shkëlzen Rexha

Gjakovë, kosovË

Mëmëdheu

Mëmëdhe quhetë toka,

ku më ka rënurë koka,

ku më ka dashur mëm’ e atë,

ku më njeh dhe gur’ i thatë,

ku kam pasurë shtëpinë,

ku kam njohur perëndinë,

stërgjyshët ku kanë qenë

dhe varret që kanë vënë,

ku jam rritur me thërrime,

ku kam folur gjuhën time,

ku kam fis e ku kam farë,

ku kam qeshur ku kam qarë,

ku rroj me gaz e me shpresë,

ku kam dëshirë të vdesë.

Andon Zako Cajupi

96 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

Ra si yll po s’u shua

Vështroi princesha krenare,

në çdo kullë, ngado kamare,

si të fundit roje ranë,

çdo pëllëmbë me gjak e lanë,

dhe e vetme ajo mbeti,

përmbi kullë porsi deti,

që i hedh dallgët në rërë,

turqit u vërsulën të tërë,

që ta zënë yllin të gjallë,

po a zihet ylli vallë!

Ja Argjiroja e shpejtë,

tok me foshnjëzën e vet,

u vërtit si zog në erë

nga kalaja në humnerë,

shkëmb më shkëmb seç u

copëtua,

ra si ylli, po su shua

dhe kujtoi ky shkëmb i bardhë,

se fëmija i saj mbet gjallë,

dhe që foshnjen ta mëkojë

qumësht zuri të pikojë.

Ismail Kadare

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 97

Mall

Ca pika shiu rane mbi qelq.

Per ty une befas ndjeva mall.

Jetojme te dy ne nje qytet,

Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m’u duk pak e çuditshme

Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.

Qiejt e ngrysur pa lejleke

Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit

Seç m’u kujtua sot per dreq:

“Te zgjuarit jane bashke ne bote,

Kurse te fjeturit jane veç”.

Ne ç’enderr kemi rene kaq keq,

Qe dot s’po zgjohemi valle?...

Ca pika shiu rane mbi qelq

Dhe une per ty seç ndjeva mall

98 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

VJESHTË 2017 VOTRA magazine.com 99

100 VOTRA magazine.com

VJESHTË 2017

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!