19.09.2016 Views

Periodiku Bankar / Numer 24 / Dhjetor 2015

Veshtrim mbi sektorin financiar te Kosoves

Veshtrim mbi sektorin financiar te Kosoves

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Periodiku Bankar | Përmbledhje e publikimeve mujore për vitin 2015

Rritja e depozitave për ekonomitë familjare në raport afërsisht të njëjtë me gjithsej depozitat, mund të shihet

edhe në figurën 3, me ç’rast janë paraqitur trendet rritëse për të dy kategoritë.

Një pjesë të rëndësishme në gjithsej strukturën e depozitave e përbëjnë edhe depozitat e korporatave

tjera jo-financiare të cilat përfshijnë 16.7% të gjithsej depozitave, duke vazhduar me depozitat që jane të

denominuara në valuta të tjera, depozitat e jo-rezidentëve dhe kështu me radhë.

Struktura e depozitave sipas maturitetit të industrisë bankare

Struktura e depozitave sipas maturitetit për

industrinë bankare ka rëndësi të madhe,

meqenëse përmes depozitave të cilat e përbëjnë

pjesën më të madhe të të hyrave të bankave në

Kosovë, mundësohet edhe kreditimi i qytetarëve

të Republikës së Kosovës. Sa më afatgjate

janë këto depozita të deponuara në industrinë

bankare, aq më afatgjate është e mundshme të

jetë edhe kreditimi për klientët.

Struktura e depozitave sipas maturimit të industrisë bankare (2010-2015)

Përshkrimi 2010 2011 2012 2013 2014 Gu - 2015

Depozitat e transferueshme 625.9 643.5 696.4 825.0 1,123.0 1,330.2

Depozitat e kursimit 315.0 315.1 326.6 373.8 513.0 529.5

Depozitat e afatizimit 889.9 1,023.8 1,139.8 1,115.3 790.5 681.2

Gjithsej Detyrime 1,830.8 1,982.4 2,162.8 2,314.1 2,426.6 2,540.9

Tab. 3 | Burimi: BQK – Depozitat e korporatave tjera depozituese sipas maturitetit origjinal

Milion Euro

Tabela 3 tregon gjendjen e depozitave në industrinë bankare nëpër vite, me çka mund të shihet se në muajin

gusht të vitit 2015 pjesa kryesore e depozitave është depozitë e transferueshme që në fakt përbëjnë 52.4%.

Këto lloj depozitash janë të gatshme për përdorim nga klientët e bankave dhe të cilat mund të përdoren

për qarkullim të vazhdueshëm. Grupin e dytë të depozitave e përbëjnë depozitat e afatizuara me 26.8% të

pjesëmarrjes, përderisa të tretin e përbëjnë depozitat e kursimit me 20.8% të pjesëmarrjes.

Përbërja e strukturës së depozitave sipas maturitetit nuk ka qenë e njëjtë nëpër vite sikurse mund të vërehet

në tabelën 3. Për më hollësisht ndryshimin e kësaj strukture mund ta shohim edhe në bazë të lëvizjes së

trendeve të paraqitura në figurën 4.

60

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!