07.01.2016 Views

BUKUR DHE GJELBËR

Katallogu_Albanian

Katallogu_Albanian

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

PËRDITË NË VEPËR

148.KAZANXHINJTË

Punonin enë bakri, legenë e ibrikë, kusi të vogla dhe të

mëdha, tepsi, sini, mangallë etj, me teknikën e savatit dhe

të rrahjes.

149.ARMËPUNUESIT

Pushkët, shpatat dhe brisqet punoheshin me teknikën e

rrahjes, derdhjes, gravurës, savatit, filigranit e granulimit.

Zbukuroheshin me ar dhe argjend. Për nga vjetërsia,

pushkët e gjata dhe koburet janë prodhuar kryesisht në

shek. XVIII e XIX. Sot zeja e armëpunuesve nuk vepron

më, ndërsa zeja e briskpunuesve është në zhdukje e sipër.

150.DRUGDHENDËSIT

Punonin arka druri, kuti dekorative, furka, korniza,

ekzemplarë të enterierit të shtëpive etj. Shumë ekzemplarë

të enterierit të shtëpive të gdhendura në dru nuk ekzistojnë

më si rezultat i rrënimit të shtëpive të vjetra tradicionale.

Artizanati i gdhendjes së drurit me duar e vegla të thjeshta

dita-ditës po shuhet.

151.ENDJA DHE QËNDISJA

Këto punime në përgjithësi u takonin shtresave të pasura

qytetare. I punonin kryesisht vajzat e fejuara për pajë.

Modelet i krijonin vetë, duke u bazuar kryesisht në formën

natyrore të luleve e të fletëve të tyre (trëndafili, lala, vjollca,

zymbyli e karafili). Zbukurimet gjeometrike ishin në formë

të rrumbullakët, trekëndëshi, katrori e katërkëndëshi e

rombi të imët në formë rrjete etj. Ndër motivet zoomorfe

pëlqeheshin zogjtë, gjarpërinjtë e pallonjtë në formë

natyrore ose të skematizuar. Pjesa dërmuese e tekstileve

prej mëndafshi ruhen nëpër shtëpi private, trashëgohen

brez pas brezi dhe përdoren edhe sot e kësaj dite në raste

gazmendi e pikëllimi.

152.QILIMXHINJTË

Në qilimat, strukat dhe sixhadetë paraqiten motive

zoomorfe: zogj, shqiponja, bretkosa; motive gjeometrike:

rombe të vogla, trekëndëshi, katrorë të vegjël; motive

kozmike: dielli dhe ylli me gjashtë cepa; motivi i kambanës,

i filxhanit të kafesë, i hajmalisë, i krehrit;

153.QELESHEPUNUESIT

Duke kryer 23 operacione me vegla dore, e kanë përpunuar

leshin e përgatitur për të bërë qeleshe. Këta përdornin

leshin e dhenve, me fije të holla dhe jo më të gjata se 4 cm.

Kryesisht përdorej leshi i dhenve të Sharrit, bardhokeve të

Maleve të Nemuna, pastaj të Sanxhakut dhe, së fundi, leshi

i dhenve merino i importuar nga Australia ose i merinizuar

i vendit. Qeleshet janë formash të ndryshme, kryesisht

gjysmësferike. Qeleshet kanë ngjyrë të bardhë, ndërsa me

ngjyrë të kuqe janë feset e prodhuara me porosi të veçanta.

154.SHAJAKPUNUESIT

Me gjilpëra e gërshërë, kanë prerë dhe qepur prej shajakut

jelekë për burra, gjunjakë, guna me mëngë të gjata ose të

shkurtra, guna me jakë katrore që bëhej kapulaqe sipas

nevojës, tirq të qëndisur me gajtanë, me tri ose më shumë

rende, varësisht nga nahija. Tirqit ishin zakonisht nga shajaku

i bardhë natyror, siç ishte leshi, ndërsa krijimet e tjera

i bënin me ngjyrë të zezë ose të përhimët. Gajtanët kishin

ngjyrë të zezë, kështu që dominonte ngjyra e bardhë, e

zeza dhe ajo galmë.

155.GAJTANXHINJTË

Kanë përdredhur shirit ose gjalma prej fijeve të mëndafshit,

argjendit apo arit për hijeshimin e veshjeve. Nga gajtanët

bënin edhe mbërthecka (pulla) për jelekë, xhamadanë e

qostekë, tufa për kapuç e tespi etj. Për tepet e nuseve dhe

për tirq janë bërë përdredhje të veçanta. Shumica e gajtanxhinjve

bënin edhe ngjyrosjen e materialit nga mëndafshi,

pambuku etj, duke përdorur shumë kusi sipas ngjyrave

të nevojshme. Në fillim u përdorën ngjyrat natyrore e pastaj

ato nga importi, siç vepruan dhe bojaxhinjtë.

156.KALLAJXHINJTË

Kryesisht me vegla dore, krijuan pajisje shtëpiake, si: kazanë,

harani e kusi, gjygymë, ibrikë, fultere, tepsi, sini, sahanë

me kapakë, tasa për çorbë, poçe për shkrirjen e tëlyenit,

xhezve, lëngjerë për pilaf, aski (ripllastik) për salep me

furrë ose pa të, safër-tas për mbajtjen e gjellëve, mangaj,

lambikë për pjekjen e rakisë.

PËRDITSHMËRIA ËSHTË ZANAT

87

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!