BUKUR DHE GJELBËR

Katallogu_Albanian Katallogu_Albanian

07.01.2016 Views

Hyrje Rajoni i jugut, e sidomos Prizreni, ka një histori mbresëlënëse të zejeve tradicionale. Duke qenë një qytet ku janë gërshetuar, ndër shekuj, kultura e religjione të ndryshme, natyrisht edhe punët artizanale kanë zënë një vend të rëndësishëm në jetët e banorëve dhe po ashtu kanë pasur një zhvillim të madh. Duhet të veçohet patjetër zeja e filigranit, më e përhapura, më e njohura dhe pothuajse e vetmja që ka vazhduar të mbijetojë edhe sot e kësaj dite. Madje duke mbetur si një prej aktiviteteve artizanale më atraktive dhe të dobishme për banorët e vendit, që tërheq pandëreprerë interesimin e vizitorit. Sa iu përket festivaleve dhe panaireve, shumica e tyre kanë një zhvillim më të vonë, por gjithsesi tashmë kanë arritur të zënë një vend të pamohueshëm në kulturën e tërë vendit. Marrë në tërësi, ato kapin një gamë të gjerë interesimesh, për t’iu dhënë atyre që i përcjellin mundësi sa më të shumta zbavitjeje dhe kënaqësie. Për arsye jo vetëm thjesht regjistrimi, por edhe vlerësimi, kemi bërë një përshkrim të thjeshtë të lojrave tradicionale, të cilat na vijnë si trashëgimi prej brezash e brezash të tërë, shumica e të cilave nuk praktikohe më në përditshmëri, por në raste të caktuara festive zgjojnë interesim të madh. Festivali i pehlivanëve është kthyer tashmë në një festival tradicional të njohur anekënd. Në katalog nuk janë përfshirë, për shkak të hapësirës, të gjitha zejet, lojërat dhe personalitetet artistike të rajonit të cilat, pa asnjë mëdyshje, meritojnë të përmenden, njihen dhe të mos harrohen.

PËRDITË NË VEPËR 146.ARGJENDARIA Në shek. XIX-XX punimet bëheshin kryesisht prej ari dhe argjendi të larë me ar, ndërsa të tjerat ishin prej mesingu, bakri e bronzi. Byzylykët e mbyllur me disa rende zinxhirësh dhe disa lloje pafta brezi janë punuar në shek.XVIII-XIX. Qostekët për orë të burrave, stolitë e kokës takëmi me aski, unazat, bylyzykët prej një e më shumë pjesësh dhe kornizat e pasqyrave janë të fundit të shek. XIX e të fillimit të shek. XX. Punimet më të reja janë zinxhirët e burrave, vathët, qaforet e grave, byzylykët njëpjesësh, dypjesësh e shumëpjesësh të tipit të mbyllur, broshët dhe brezat e argjendta filigranike dhe byzylykët e brezat fishekli. Sot argjendarët punojnë modele të reja prej ari e argjendi, në përshtatje me kërkesat e reja të blerësve. Veç shitoreve private, prodhimet e argjendarisë punohen edhe në fabrikën ‘Filigran’. PËRDITSHMËRIA ËSHTË ZANAT 147.TERZINJTË Me një gjilpërë, me penj e gajtanë të përdredhur, në coha të kuqe, blu, të zeza apo të verdha, punonin veshje kombëtare: fustane të gjatë dollama, mitanë, xhamadanë, këmisha etj., prej kadifesë apo mëndafshit. Veshjet qëndiseshin me fije ari, argjendi ose mëndafshi. Ata punonin sidomos për klasën e lartë shoqërore. 146 86

Hyrje

Rajoni i jugut, e sidomos Prizreni, ka një histori mbresëlënëse të zejeve tradicionale.

Duke qenë një qytet ku janë gërshetuar, ndër shekuj, kultura e religjione të

ndryshme, natyrisht edhe punët artizanale kanë zënë një vend të rëndësishëm në

jetët e banorëve dhe po ashtu kanë pasur një zhvillim të madh. Duhet të veçohet

patjetër zeja e filigranit, më e përhapura, më e njohura dhe pothuajse e vetmja

që ka vazhduar të mbijetojë edhe sot e kësaj dite. Madje duke mbetur si një prej

aktiviteteve artizanale më atraktive dhe të dobishme për banorët e vendit, që tërheq

pandëreprerë interesimin e vizitorit.

Sa iu përket festivaleve dhe panaireve, shumica e tyre kanë një zhvillim më të vonë,

por gjithsesi tashmë kanë arritur të zënë një vend të pamohueshëm në kulturën e

tërë vendit. Marrë në tërësi, ato kapin një gamë të gjerë interesimesh, për t’iu dhënë

atyre që i përcjellin mundësi sa më të shumta zbavitjeje dhe kënaqësie.

Për arsye jo vetëm thjesht regjistrimi, por edhe vlerësimi, kemi bërë një përshkrim të

thjeshtë të lojrave tradicionale, të cilat na vijnë si trashëgimi prej brezash e brezash të

tërë, shumica e të cilave nuk praktikohe më në përditshmëri, por në raste të caktuara

festive zgjojnë interesim të madh. Festivali i pehlivanëve është kthyer tashmë në një

festival tradicional të njohur anekënd.

Në katalog nuk janë përfshirë, për shkak të hapësirës, të gjitha zejet, lojërat dhe

personalitetet artistike të rajonit të cilat, pa asnjë mëdyshje, meritojnë të përmenden,

njihen dhe të mos harrohen.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!