BUKUR DHE GJELBËR

Katallogu_Albanian Katallogu_Albanian

07.01.2016 Views

E KALUARA NË ZË 121.ORENDITË SHTËPIAKE Hambari dhe koshi: shërbenin për ruajtjen e grurit dhe misrit. Magjja dhe fundi bukës: shërbenin për gatimin e ushqimeve (bukës). Sofra: lloj tavoline e ngrënies. Oxhaku: vendosej në faqen kryesore të dhomës. Dollapët: shërbenin për vendosjen e ushqimeve, e sidomos në oda për ruajtjen e kafes. Tangari-Mangalli: objekt metali që shërbente për ngrohje, pjekje. Shkami: për ulje në sofër. Tpini (tpi): për përpunimin e produkteve të qumështit. Veku: për thurjen qilimit për shtrojë. Furka dhe shtiza: për përpunimin e leshit. Arka: për ruajtje dhe bartje e rrobave, stolive. 122.SHTROJA Përfshin kryesisht këto lloje: Qilimi, material nga leshi i deleve përdorej për shtrojën e odës, dhomave të shtëpisë etj.; Sexhadja, luan të njëjtin funksion si qilimi, po me përmasa më të vogla; Jana, e njëjtë si sexhadja; Jastëkët, formash të ndryshme, shërbenin për fjetje; Postoqia, lëkurë dashi, por edhe deleje, ka shërbyer si shtrojë por edhe si mbulojë në ambientet shtëpiake. 122 123.PIKTURA Veprat e para të pikturës në Regjionin e Prizrenit i gjejmë në tarracën shkëmbore të Guvës së Vlashnjes (Mrizit të Kobanjës). Pikturat përbëhen nga spiralet, që janë 12 sosh si dhe pikturë e veçantë që është paraqitur dreri. Kishat e gjithë regjionit kanë afreska piktura murale, kurse shumica e xhamive të Regjionit të Prizrenit kanë piktura murale me shumëllojshmëri të ngjyrave dhe motiveve. Piktura pat një zhvillim të madh në shekullin e XX, artistë të shumtë të inspiruar nga koha e Rilindjes, filluan të pikturonin personalitete të shumtë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Piktura të shumta sot ndodhen në Muzeun e LSHP, që paraqesin motive të shumta dhe personalitete të shquar të kohës. HIJESHI, MJESHTRI 75

E KALUARA NË ZË 124.VRAPUESJA E PRIZRENIT Është zbuluar në Prizren. Lartësia 11.4 cm. Është e punuar me bronz dhe paraqet figurën e një vajze atlete në lëvizje e sipër. Trupi i saj është i kthyer prapa, shikimin e ka poshtë dhe është e veshur me një fustan me një krahoshë, kurse gjirin e djathtë e ka të zbuluar. Dorën e djathtë e ka në lëvizje, me të majtën mban fustanin. Këmba e djathtë me gishtërinj është e vendosur, e majta mungon nga origjinali dhe është rindërtuar sipas proporcioneve të figurinës. Vjen nga shek. V p.Kr. Sot gjendet e ekspozuar në Muzeun Britanik në Londër, në Departamentin e Antikitetit Grek dhe Romak. HIJESHI, MJESHTRI 124 76

E KALUARA NË ZË

124.VRAPUESJA E PRIZRENIT

Është zbuluar në Prizren. Lartësia 11.4 cm. Është e punuar me bronz dhe paraqet figurën e një vajze atlete në lëvizje

e sipër. Trupi i saj është i kthyer prapa, shikimin e ka poshtë dhe është e veshur me një fustan me një krahoshë, kurse

gjirin e djathtë e ka të zbuluar. Dorën e djathtë e ka në lëvizje, me të majtën mban fustanin. Këmba e djathtë me gishtërinj

është e vendosur, e majta mungon nga origjinali dhe është rindërtuar sipas proporcioneve të figurinës. Vjen nga shek. V

p.Kr. Sot gjendet e ekspozuar në Muzeun Britanik në Londër, në Departamentin e Antikitetit Grek dhe Romak.

HIJESHI, MJESHTRI

124

76

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!