07.01.2016 Views

BUKUR DHE GJELBËR

Katallogu_Albanian

Katallogu_Albanian

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E KALUARA NË ZË

113.ARMËT

Armët e para janë nga guri dhe kocka: harku dhe shigjeta, sëpatat e gurit, thikat e strallit, shpueset dhe thikat nga

kockat. Në varrezat tumulare ilire luftëtarët respektoheshin duke u varrosur me armët e veta. Në Periudhën Osmane,

Prizreni bëhet qendër për prodhimin e armëve “karanfile”: koburet, mamxerra etj; pastaj pushkët, arnaut - pushkët të

gjata dhe të shkurta të brezit martine, një tip special i quajtur baston, pistoletat - celina apo merditore si dhe thika e

jatagani. Në Muzeun Historik të Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ndodhet shpata e familjes së

Ymer Prizrenit.

115 114

HIJESHI, MJESHTRI

114.ARTEFAKTE KULTI

Janë gjetur kryesisht në vendbanimet parahistorike

të Vlashnjes, Reshtanit, Hisarit, Nishorit etj. Figurinat

antropomorfe iu takojnë periudhës së neolitit. Figurinat

zoomorfe përfaqësohen në vendbanimet parahistorike

të regjionit të Prizrenit (Vlashnje, Reshtan). Ndër figurat

më të përhapura është demi. Tavolinat e kultit, altarët, i

takojnë periudhës së neolitit. Ritonet i takojnë neolitit të

mesëm dhe të vonë, i gjejmë në Reshtan edhe Vlashnje.

Enët e kultit i gjejmë në vendbanimin e Reshtanit të

Suharekës; në enët e përdorimit të përditshëm paraqiten

figura njerëzore apo të kafshëve.

115.ENËT

I gjejmë duke filluar nga vendbanimi shumështresor i

Vlashnjes, Gjonaj, Romajë, Vërmicë, Kalaja e Prizrenit

dhe e Korishës, vendbanimi i Hisarit, Reshtan, Nishorit,

Kastërcit në Suharekë, Baja e Malisheves etj. Duke

vazhduar me vendbanimet Antike e Mesjetare dhe të

Periudhës Osmane, ku disa qytete ende qëndrojnë

edhe sot. Llojet dhe tipet e enëve janë të shumta duke

u përfaqësuar nga kultura të ndryshme të Ballkanit. Tipat

më të përhapura të enëve janë: pitosat, vazot, kupat,

tasat, pjatat, tavat, amforat, ibrikët, çerepët, tenxheret etj.

72

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!