BUKUR DHE GJELBËR

Katallogu_Albanian Katallogu_Albanian

07.01.2016 Views

E KALUARA NË ZË 99.KONAKU (QILARI) I MANASTIRIT TË DEÇANIT, (HOÇË E MADHE) Qilari ekziston që nga shek. XIV, kurse objekti i sotëm i takon shek. XX. Objekti është i ndërtuar në kate dhe ka një arkitekturë vendore me elemente interesante si në enterier ashtu edhe në fasadë. Në katin e parë ndodhen edhe fuçitë e qilarit me përmasa 5 m lartësi e 4 m gjerësi. Kati i sipërm ka disa dhoma, të dekoruara me dru, kurse karakteristikë është ballkoni i punuar me dru të gdhendur. Kulmi i objektit është katër ujor, i ndërtuar me dru e i mbuluar me tjegulla të lugëta. 99 100 100.HAMBARI I FAZLI OSMAN RESHITAJT, (BUBËL, MALISHEVË) Është i ndërtuar nga druri, i vendosur në përdhese, mbi gurë të mëdhenj për të ruajtur trarët e bazës së hambarit. Kulmi i hambarit është i mbuluar me rrasa guri. Ai ka një dhomë (hapësirë) për vendosjen dhe ruajtjen e drithit dhe një hajat përpara dhomës. Supozohet të jetë i vjetër mbi 100 vjet. TRASHËGIMI MBI HARQE 67

E KALUARA NË ZË Trashëgimia shpirtërore nënkupton mënyrën e jetesës së popullit dhe krijimtarinë e trashëguar nga të parët, duke filluar nga gjuha, tradita, zakonet, gojëdhënat, festat, vallet, muzika, këngët, ritet, artin, shprehjet artistike, besime dhe besëtytni, etj. Ajo jetonte në lidhje të ngushtë me trashëgiminë materiale dhe atë etnografike të banorëve, në unitet të pandashëm me peizazhin dhe mjedisin gjeografik. Trashëgimia shpirtërore shndërrohet në prezantues të identitetit kulturor. Në këtë katalog ne kemi përfshirë shkurt dhe në mënyrë reprezentuese vetëm një pjesë të saj. NË GJUHË, NË TRUP 101.GJUHËT DHE DIALEKTET Të folmet e regjionit të Prizrenit bëjnë pjesë në dialektin gegë. Ky regjion përfshin këto të folme: e folmja e Hasit, e folmja e Opojës, e folmja e Kabashit të Venit, e folmja e Anadrinisë. Gjuha serbe ka shtrirje në Prizren dhe në disa fshatra të rajonit. Një shtrirje të theksuar ka gjuha boshnjake. Komuniteti turk ka një variant i turqishtes me ndikim të gjuhës shqipe në leksik. Ndërsa komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë gjuhët përkatëse. 102.SHËN GJERGJI – KARABASHI Festë pagane për nder të fillimit të vitit, daljes nga dimri dhe ardhjes së verës. Karakterizohet me mbledhjen e bimësisë dhe vendosjen e saj nëpër objekte banimi, objekte ekonomike, si dhe me vendosjen gjetheve të pemëve në ujë me të cilin bëhet spërkatja dhe larja e fëmijëve para lindjes së diellit, ka synim spastrimin nga syri keq që të ketë shëndet. 68

E KALUARA NË ZË

Trashëgimia shpirtërore nënkupton mënyrën e jetesës së popullit dhe krijimtarinë e trashëguar nga të parët, duke

filluar nga gjuha, tradita, zakonet, gojëdhënat, festat, vallet, muzika, këngët, ritet, artin, shprehjet artistike, besime dhe

besëtytni, etj. Ajo jetonte në lidhje të ngushtë me trashëgiminë materiale dhe atë etnografike të banorëve, në unitet

të pandashëm me peizazhin dhe mjedisin gjeografik. Trashëgimia shpirtërore shndërrohet në prezantues të identitetit

kulturor. Në këtë katalog ne kemi përfshirë shkurt dhe në mënyrë reprezentuese vetëm një pjesë të saj.

NË GJUHË, NË TRUP

101.GJUHËT DHE DIALEKTET

Të folmet e regjionit të Prizrenit bëjnë pjesë në dialektin

gegë. Ky regjion përfshin këto të folme: e folmja e Hasit,

e folmja e Opojës, e folmja e Kabashit të Venit, e folmja

e Anadrinisë. Gjuha serbe ka shtrirje në Prizren dhe në

disa fshatra të rajonit. Një shtrirje të theksuar ka gjuha

boshnjake. Komuniteti turk ka një variant i turqishtes me

ndikim të gjuhës shqipe në leksik. Ndërsa komunitetet

rom, ashkali dhe egjiptian kanë gjuhët përkatëse.

102.SHËN GJERGJI – KARABASHI

Festë pagane për nder të fillimit të vitit, daljes nga dimri

dhe ardhjes së verës. Karakterizohet me mbledhjen e

bimësisë dhe vendosjen e saj nëpër objekte banimi,

objekte ekonomike, si dhe me vendosjen gjetheve të

pemëve në ujë me të cilin bëhet spërkatja dhe larja e

fëmijëve para lindjes së diellit, ka synim spastrimin nga

syri keq që të ketë shëndet.

68

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!