07.01.2016 Views

BUKUR DHE GJELBËR

Katallogu_Albanian

Katallogu_Albanian

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

90.SHTËPIA E FAMILJES SPASIÇ

Është ndërtesa më karakteristike e arkitekturës tradicionale

në Hoçë të Madhe, e ndërtuar në gjysmën e parë të shek.

XIX. Hapësira e gjerë në kat përbëhet nga dy dhoma gjumi

dyshe, një banjë dhe një e ashtuquajtur “Dhoma Jeru salim”.

Aty paraqitet ikona familjare, sjellë nga pelegrinazhi në

Jerusalem, së bashku me reliktet familjare. Kati përdhese

përbëhet nga dhoma e ditës, dhoma e gjumit, kuzhina

dhe një banjë. Pjesa tjetër e katit përdhese përbëhet prej

bodrumit të verës.

E KALUARA NË ZË

91.SHTËPIA E YMER QYSES

I takon shek. XIX. Është e ndërtuar me gurë dhe qerpiçë,

kati përdhese është me gurë, kurse kati i sipërm është i

ndërtuar me qerpiçë. Kulmi është i punuar me dru e i mbuluar

me tjegulla të lugëta. Gjithë kati i sipërm i kësaj shtëpie

del jashtë fasadës me tërë volumin e tij. Oborri i shtëpisë

është i shtruar me kalldrëm, dikur kishte edhe një bunar të

ndërtuar, sot nuk ekziston më.

88

92.SHTËPIA E GANI DUKAGJINIT

I takon shek. XIX dhe i përket arkitekturës klasike vendore.

Shtëpia përbëhej prej dy pjesëve, pjesa e haremit dhe e

mysafirëve, në vitin 1952 u rrënua pjesa e përparme, ajo

e mysafirëve. Shtëpia e cila ekziston sot ka pësuar transformime

me ndarjen në dy pjesë, por në tërësi ka ruajtur

vlerat e së kaluarës.

93.SHTËPIA E ISMET SOKOLIT

U ndërtua nga mesi i shek. XIX. Në katin e parë janë kthinat

e magazinave, në mes të shtëpisë ndodhet çardaku i

hapur, kurse shkallët prej gurëve të gdhendur, me anësore

prej hekuri të punuara nga farkëtarët prizrenas, mundësojnë

hipjen në katin e dytë. Në katin e dytë është çardaku i

mbyllur, i cili del jashtë katit me një pjesë të tij dhe mbahet

me shtylla druri. Çardaku ka formën e pesëkëndëshit dhe

ka dritare në të gjithë faqet. Fasada e jashtme ka zbukurime

të stilit barok, të punuara me një stil të rrallë artistik.

TRASHËGIMI MBI HARQE

63

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!