07.01.2016 Views

BUKUR DHE GJELBËR

Katallogu_Albanian

Katallogu_Albanian

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Komuna e Dragashit është pjesa më jugore e Kosovës.

Qyteti është i ngritur mes Opojës dhe Gorës. Të dy këto

vendbanime paraqesin dy etnitete me gjuhë të ndryshme;

Opoja është e përbërë etnikisht me shqiptarë, ndërsa

Gora me goranë-myslimanë, me gjuhën e tyre specifike

gorane.

Dragashi është kryesisht vend malor, në lartësinë

mbidetare prej 1500 m. Mes atraksioneve natyrore veçohet

fshati Brod, i cili ofron mundësi të shumta rekreacioni:

ecje, çiklizëm, skijim. Vendi është i njohur edhe për

liqenet natyrore. Ndërsa nga Sharri vijnë qeni i Sharrit dhe

djathi i Sharrit, me të cilat kjo pjesë e Kosovës është e

njohur përtej kufijve. Për kultivimin e kësaj race të qenin

të Sharrit, simbol i këtij rajoni, ekzistojnë plot pesë ferma.

Komuna e Dragashit pra është një xhevahir i bukurisë së

virgjër natyrore, me fshatra tradicionale të vendosura mes

kufijve të IRJ Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Komuna e Rahovecit gjendet në pjesën jugperëndimore

të Kosovës, me njësipërfaqe prej 276 km2 dhe lartësi

mbidetare mbi 550m. Numri i banorëve në këtë komunë

përbëhet nga më shumë se 76 mijë banorë, kryesisht

me përbërje etnike shqipëtare (95%) dhe pjesën tjeter e

përbëjnë komuniteti serb dhe RAE. Komuna e Rahovecit

është jashtëzakonisht e shquar për kultivimin e rrushit dhe

përpunimin e verës dhe rakisë. Vera e Rahovecit është

një prej pijeve që ka gjetur treg në hapësirën europiane.

Tradita e përpunimit të verës është mjaft e lashtë me një

periudhë rreth dymijëvjeçare. Rahoveci dallohet edhe për

hapësirën pjellore, ku kultivohen perime të cilësisë së

lartë. Ky vend është i rrethuar nga malet e Zatriqit të cilat

kane njëlartësi mbidetare mbi 1000m dhe nga Kanioni i

Lumit të Drinit.

Komuna e Malishevës shtrihet në pjesën qendrore

të Kosovës, me një sipërfaqe prej 306 km2. Territori i

Komunës është kryesisht kodrinor-malor, me një reliev

të përbërë prej hurdhash dhe shpellash. Përshkohet

nga pellgu i lumit Mirusha, i cili, me ujëvarën, rrjedhën,

liqenet dhe peisazhin, e bën këtë pjesë të jetë një prej

atraksioneve më të njohura të vendit.

Komuna e Mamushes gjendet në pjesën jugperëndimore

të Kosovës. Në vitin 2008 Mamusha u shndërrua në

Komunë dhe është ndër komunat më të vogla në

Kosovë. Shndërrimi i saj në komunë u bë në kohen e

decentralizimit. Mamusha është vendi i vetëm në Kosovë

me shumicë turke, 93.1 %. Ka florë dhe faunë relativisht

të pasur. Ka një lartësi prej 320‐360 m mbi nivelin e detit

me pikën më të lartë në kodrën Golubrade me 460 m. Dy

lumenj rrjedhin përmes komunës, duke kaluar nëpër tokë

të punueshme: më i madhi Toplluha e cila është degë e

lumit Drini i Bardhë dhe një më i vogël me emrin Tërrn.

Komuna e Mamushës njihet si zonë e pasur agrikuturore.

Kultivohet sidomos domatja, patatja dhe perimet e tjera.

Njihet përndryshe për Festivalin e domates.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!