07.01.2016 Views

BUKUR DHE GJELBËR

Katallogu_Albanian

Katallogu_Albanian

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

RAJONI I JUGUT

Rajoni i Jugut të Kosovës përbëhet nga gjashtë komuna:

Prizreni, Suhareka, Dragashi, Rahoveci, Malisheva

dhe Mamusha. Në tërë këtë hapësirë jetojnë etnitete

të ndryshme: shqiptarë, serbë, turq, boshnjakë, romë,

ashkalinj dhe egjiptianë. I tërë rajoni ka një pasuri të

paçmueshme lokalitetesh arkeologjike, me shtresime të

shumë periudhave kohore. E kaluara e Prizrenit është

ruajtur në forma të ndryshme, nga arkeologjia, monumentet

historike dhe fetare, në veshje, doke dhe zakone.

Një prej dëshmive të banimit të hershëm të kësaj zone

është lokaliteti i Vlashnjës, nëpër të cilin mendohet të ketë

kaluar rruga Lissus-Naissus (Lezhë-Nish), ose Via de

Zenta siç u quajt në mesjetë. Rajoni shtrihet në lartësinë

mbidetare nga 300 deri në 2500 metra në malet e Sharrit.

Ka klimë të mesme kontinentale dhe mesdhetare. Rajoni

kufizohet përndryshe me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Komuna e Prizrenit gjendet në jug të Kosovës, me një

territor rreth 640 km2. Është qyteti i dytë më i madh i

Kosovës. Shtrihet në lartësinë mbidetare 412-500 m. E

rrethon masivi i Sharrit, me lartësi deri në 2748 m. Numri i

banorëve mbi 180 mijë, me një përbërje etnike të dominuar

nga popullsia shqiptare (90%); pjesën tjetër e përbëjnë

komuniteti serb, boshnjak, turk, rom, ashkali, egjiptian etj.

Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për një jetë aktive nga

prehistoria, antikiteti, mesjeta dhe kohët moderne.

Në antikitet mendohet se qyteti i Prizrenit të jetë njohur me

emrin Theranda.

Nga koha e themelimit të tij si qytet iliro-dardan dhe

përgjatë periudhave vijuese, asaj romake, bizantine,

sllave e osmane qyteti vijimisht u ndërtua, krijoji kulturën e

vetë, e në kuadër të saj krijoji një varg monumentesh me

vlera të mëdha kulturo-historike.

Në shek. XI njihet si qendër e rëndësishme; kur edhe

bëhet seli e ipeshkvisë së Perandorisë Bizantine. Më

1455 pushtohet nga Perandoria Osmane, e cila ndërtoi

dhe la trashëgimi një mori objektesh fetare dhe kulturore:

xhami, hamame, ura dhe rrugë të shtruara me gurë.

Përveç kësaj, Prizreni ka edhe traditën e kultivimit të

zejeve artizanale dhe organizmit të festivaleve të shumta,

sidomos atyre artistike, me të cilat tashmë tërheq vizitorë

nga e mbarë bota.

Komuna e Suharekës ka një sipërfaqe prej 431 km2,

me një lartësi mbidetare 420 m. Ka rreth 80.000 banorë.

Dëshmia e parë e shkruar e ekzistencës së saj është ajo e

Car Dushanit, në shek. XIV, por gjetjet arkeologjike bëjnë

të besohet se është banuar qysh nga Periudha e Neolitit.

Ka të zhvilluar vreshtarinë, duke qenë një ndër pjesët

kryesore të kësaj dege të bujqësisë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!