BUKUR DHE GJELBËR

Katallogu_Albanian Katallogu_Albanian

07.01.2016 Views

E KALUARA NË ZË 30 30.KISHA E SHËN PREMTËS, (MUSHNIKOVË) Në zanafillë i ishte dedikuar Shën Pjetrit dhe Shën Palit. Kjo dëshmohet edhe nga afresku i këtyre dy shenjtorëve, pikturuar në murin e jugor të enterierit të kishës. Është një objekt njëaniatësh me dimensione të vogla, me absidë të nxjerrë jashtë. Konstruksioni i brendshëm përbëhet nga qemerët gjysmërrethorë, kurse mbi të gjendet pullazi dyujorë i mbuluar nga rrasat. Bazuar në afresket e brendshme kisha është ndërtuar në vitet 1563-1564. Në vitin 1920 pranë objektit nga ana perëndimore ndërtohet kambanorja tetëkëndëshe. 31.KISHA E SHËN NIKOLLËS, (DRAJÇIÇ) Kisha është e vogël, baza e objektit është drejtkëndëshe e ndërtuar me gurë. Gjysma e kishës nga jashtë është e suvatuar, ndërsa në gjysmën tjetër ende vërehen gurët. Më 1925 i është shtuar këmbanarja si aneks i veçantë. Afreskat që e pasurojnë enterierin janë punuar në një stil të veçantë dhe në bazë të tyre mendohet se kisha i takon dekadës së fundit të shek. XVI. Në hapësirën e brendshme janë vendosur edhe ikonat e pikturuara në dru. Gjatë periudhave të ndryshme kohore janë bërë disa restaurime në objekt, duke bërë ndryshimin e arkitekturës origjinale të saj. 31 TRASHËGIMI MBI HARQE 27

E KALUARA NË ZË 32.NAMAZXHAHU – BUZEZ, (OPOJË) Supozohet që është ndërtuar nga ushtria Otomane në shek. XVI. Dimensionet e përafërta janë 5.5 x 6.0 m. Muret e mbetura të minares kanë trashësi 0.9 x 0.9 m, kurse trashësia e murit të mbetur të mihrabit është 0.7 m. Niveli i platosë është i ngritur për 0.65 m. TRASHËGIMI MBI HARQE 33.NAMAZXHAHU, KËRËK XHAMIA Është ndër objektet më të vjetra të besimit mysliman në Kosovë. Nga persishtja, Namazxhah do të thotë: vend i lutjeve. Pas rënies së Prizrenit nën sundimin e Perandorisë Osmane më 1455, Isa Beu ndërtoi Namazxhahun, vend që shërbeu për kryerjen e ritualeve fetare të ushtrisë Osmane. Pas vendosjes së plotë të administrimit Osman në Prizren, Namazxhahu lihet pas dore pasi që në atë kohë filluan të ndërtohen xhamitë e zakonshme. Më vonë atë e shfrytëzonin për falje bujqit që punonin tokat e tyre aty afër. Ndryshe njihet edhe si Kërëk Xhamia, që në do të thotë Xhami e hyer. U restaurua në vitin 2002. 33 34.XHAMIA E SINAN PASHËS U ndërtua në vitin 1615 nga Sinan Pasha. Brendia e xhamisë është hapësirë unike, me kupolë të pikturuar me motive florale e gjeometrike në tri faza. Dy fazat e para të pikturave murale janë të shek. XVI-XVII, punuar me teknikën al seko, kurse faza e tretë i takon shek. XIX, punuar në stilin barok, ku mbizotërojnë motivet me ngjyrë të kaltër. Pranë shkallëve të xhamisë, në anën e djathtë të hyrjes, gjendet një çezme guri e dekoruar për abdes (ritual fetar), por shfrytëzohet edhe nga qytetarët për pije. Konsiderohet si xhami unike, me arkitekturë origjinale dhe e përshtatur me nënqiellin e Prizrenit. 28

E KALUARA NË ZË

30

30.KISHA E SHËN PREMTËS,

(MUSHNIKOVË)

Në zanafillë i ishte dedikuar Shën Pjetrit dhe Shën Palit.

Kjo dëshmohet edhe nga afresku i këtyre dy shenjtorëve,

pikturuar në murin e jugor të enterierit të kishës. Është një

objekt njëaniatësh me dimensione të vogla, me absidë të

nxjerrë jashtë. Konstruksioni i brendshëm përbëhet nga

qemerët gjysmërrethorë, kurse mbi të gjendet pullazi dyujorë

i mbuluar nga rrasat. Bazuar në afresket e brendshme kisha

është ndërtuar në vitet 1563-1564. Në vitin 1920 pranë objektit

nga ana perëndimore ndërtohet kambanorja tetëkëndëshe.

31.KISHA E SHËN NIKOLLËS,

(DRAJÇIÇ)

Kisha është e vogël, baza e objektit është drejtkëndëshe

e ndërtuar me gurë. Gjysma e kishës nga jashtë është e

suvatuar, ndërsa në gjysmën tjetër ende vërehen gurët. Më

1925 i është shtuar këmbanarja si aneks i veçantë. Afreskat

që e pasurojnë enterierin janë punuar në një stil të veçantë

dhe në bazë të tyre mendohet se kisha i takon dekadës

së fundit të shek. XVI. Në hapësirën e brendshme janë

vendosur edhe ikonat e pikturuara në dru. Gjatë periudhave

të ndryshme kohore janë bërë disa restaurime në objekt,

duke bërë ndryshimin e arkitekturës origjinale të saj.

31

TRASHËGIMI MBI HARQE

27

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!