07.01.2016 Views

BUKUR DHE GJELBËR

Katallogu_Albanian

Katallogu_Albanian

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E KALUARA NË ZË

25.KISHA E SHËN NIKOLLËS

- TUTIQËVE

Është ndërtuar në vitin 1331 nga Dragosllav

Tutiq (murgu Nikolla) dhe gruaja e tij Bella;

këtë e vërteton mbishkrimi në një gur në murin

lindor të kishës. Kisha është një anijatëshe me

përmasa të vogla, me planimetri drejtkëndëshe.

Është ndërtuar me gurë në kombinim me tulla.

Afresket e kësaj kishe janë të pakta dhe të

fragmentuara, afresk pak më i ruajtur është

ai ku paraqitet Shën Nikolla. I takon tipit të

Kishave familjare, të stilit bizantin dhe është

përdorur për nevojat e besimtareve që jetojnë

përreth dhe afër kishës.

25

26.KISHA E SHËN GJERGJIT

(SINODALE)

Është ndërtuar mes viteve 1856 - 1887; është

kishë trianijatëshe, e ndërtuar me gur të

gdhendur të lidhur me llaç gëlqeror, kurse pjesa

e kambanores është ndërtuar me tulla. Ka një

themel prej 30 x 20 m, dhe lartësia e saj arrin

deri në 13.80 m. I përket tipit të bazilikës me

kupolë qendrore. Në enterier, në anën lindore

gjendet altari në formë gjysmëharkore, para

altarit gjendet naosi i cili ndahet nga narteksi

me një shkallë. Kisha ka një peizazh të

jashtëzakonshëm në oborrin e saj, të përbërë

nga parku me shumë kolorit nga flora.

27.KISHA E SHËN GJERGJIT

(SRECKË)

I takon Mesjetës së Vonë, përkatësisht shek.

XVI. Është kishë me dimensione të vogla,

njëanijatësh me absidë gjysmëharkore. Muret

janë të ndërtuara me gurë lumi të lyer me baltë

dhe të ngjyrosur me gëlqere. Pullazi është

dyujorë, i mbuluar me tjegulla. Mbi derën hyrëse

është nisha, në pjesën e epërme të së cilës në

formë harkore është pikturuar Shën Gjergji në

kalë. Në muret e brendshme ende gjenden të

ruajtura afresket e shenjtërve.

TRASHËGIMI MBI HARQE

25

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!