07.01.2016 Views

BUKUR DHE GJELBËR

Katallogu_Albanian

Katallogu_Albanian

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

PËRDITË NË VEPËR

DOKU NË FESTË

192.DITËT E TRASHËGIMISË

EVROPIANE

Organizohet që nga viti 2006. Vë në pah aftësitë lokale

dhe traditat, arkitekturën dhe veprat e artit. Synim më të

gjerë ka të bashkojë qytetarët e kulturave dhe gjuhëve të

ndryshme. Aktiviteti përfshin autobusin e trashëgimisë europiane,

shëtitjen me biçikleta, promovimin e standardeve

të Konventës Europiane mbi mbrojtjen e trashëgimisë,

koncerte dhe valle, parada të ansambleve folklorike.

193.SANATLA UYANMAK

(ZGJIMI ME ART)

Festivali tradicional “Zgjimi me art” është manifestim kulturor

i minoritetit turk. Filloi në vitin 2002. Karakteri i tij është

gërshetimi i shkencës, kulturës dhe artit në tërë Ballkanin.

194.TAKIMET E GJEÇOVIT

Takimet e Gjeçovit është manifestim kulturoro-letrar që

mbahet tash e 43 vite ne Zym te Hasit. Ky manifestim

kulturor që mbledhë së bashku poetë, shkrimtarë,

aktorë, politikanë, intelektualë nga të katër anët e vendit

organizohet për nder të patriotit të madh të kombit shqiptar,

Atë Shtjefën Gjeçovit.

195.GARA E PEHLIVANËVE

Garat tradicionale të pehlivanëve organizohen çdo vit në

Dragash (Sharr). Kjo formë e mundjes në këtë trevë ka

mbetur nga sundimi i turqve dhe mërgimi i popullsisë në

vende të ndryshme të botës. Kjo formë e garës organizohej

për festa fetare e gazmende familjare (syneti e dasma).

196. TOUR TASTE

Festivali i parë i Gastronomisë “Tour Taste” organizohet në

Prizren në kuadër të projektit “Zhvillimi i produkteve tipike

gastronomike me interes për turizmin në rajonin ekonomik

në Jug të Kosovës – TourTaste”. Në këtë festival qytetarët

vendas, mysafirët ndërkombëtarë, turistët vendas dhe të

huaj kanë mundësi te shijojnë ushqimin dhe kulturën e Jugut

të Kosovës.

197.ROK N’RRUSH

Është festival treditor i përvitshëm i Rahovecit. Mbledh së

bashku rock grupe nga e gjithë Kosova dhe rajoni. Organizohet

në kuadër të Festivalit të rrushit që mbahet nga 7

- 9 shtator, çdo vit.

199.FESTARI

Festa zyrtare e të rinjve dhe e të gjithë qytetarëve të Komunës

së Suharekës “Festari” bashkon traditën mijëra

vjeçare të trevës në prodhimin e verës, me artin, kulturën,

sportin, lidhjen e ngushtë mes njerëzve, për të promovuar

vlerat më të mira. Prej 13 vitesh Festarit i është bashkuar

dhe një koloni arti, e cila i shtohet aktiviteteve të shumta

artistike, duke u bërë e njohur ndërkombëtarisht.

200.OLD TIMER FEST

Klubi i të apasionuarve me automobila të vjetër “Oldtimer”

nga Prizreni në fund të muajit maj të çdo viti mbledh

makina klasike nga Kosova, rajoni dhe bota, në sheshin

Shadërvan të Prizrenit. Klubi është themeluar disa vite më

parë, dhe tani ai numëron rreth 25 anëtarë, me 32 makina

që janë prodhuar të paktën 40 vjet më parë. Përdorimi i

automjeteve të vjetra, por të ruajtura, bëhet me qëllim të

ofrimit të dëshmive se në qytetin e vjetër të Prizrenit ekziston

kultura teknike e makinave të vjetra, pavarësisht vitit të

tyre të prodhimit.

201.PANAIRI I LULEVE

Është ngjarje tradicionale që organizohet çdo vit në Prizren

gjatë muajit maj nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit

Ekonomik.

202.PANAIRI I ARTIZANATEVE

Panairi i artizanatave dhe punimeve të dorës mbahet në

Prizren nën organizimin e Drejtorisë së turizmit dhe zhvillimit

regjional. Marrin pjesë rreth 60 ekspozues nga Kosova

dhe rajoni. Zhvillohet në muajin qershor dhe tenton të

kontribuojë në ofertën turistike të Prizrenit dhe në rritjen e

numrit të turisteve në Prizren. 198.

110

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!