08.12.2015 Views

Teater - Kl.5-6

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË

PROGRAM LËNDOR

Fusha: ARTE

Lënda: TEATËR

Klasa: 5-6

Kodi: _______

Koordinatore:

Majlinda HALA

Tiranë, 2012

TEATËR

2

GRUPI I PUNËS:

Petrit MALAJ

Besnik BISHA

Julika SIMA

Majlinda HALA

Mehmet XHELILI

Aneta MALAJ

TEATËR

3

1. TË PËRGJITHSHME

Lënda “Teatër”, së bashku me lëndët e tjera brenda fushës së arteve, që u ofrohet

nxënësve në arsimin bazë në klasat 5-6, përmes njohurive dhe aftësive të përftuara prej saj,

kërkon të sigurojë një orientim të drejtë dhe të mirëpërcaktuar për një formim dhe edukim

artistik, kulturor dhe më gjerë.

Në mënyrë të veçantë teatri, duke qenë një art ansambël, do t’u japë mundësi

nxënësve të edukohen me frymën e bashkëpunimit dhe të bashkëveprimit, përmes një

komunikimi artistik, si dhe të respektit reciprok për njëri-tjetrin. Ata do të mund të kultivojnë

gjithashtu cilësi të tilla, si forcën krijuese, shprehëse dhe komunikuese, besimin në vetvete,

lirshmërinë, aftësinë për të folur bukur gjuhën amtare, si dhe aftësinë për t’u shprehur në

publik.

Lënda “Teatër” ka për qëllim t’u japë mundësi nxënësve që të kenë një krijimtari të tyre në

këtë fushë, gjë që do t’i motivojë ata për t’u përfshirë në mënyrë aktive në jetën shoqërore,

artistike dhe kulturore të shkollës apo dhe të komunitetit. Nëpërmjet kontributit për njohjen e

vetvetes dhe të të tjerëve kjo lëndë do të ndihmojë:

në zhvillimin personal kulturor të nxënësve;

që ata ta shohin veten si pjesë e një shoqërie të kulturuar dhe kontribuues aktivë në të;

në përgatitjen e tyre si qytetarë aktivë të një shoqërie të kulturuar evropiane.

2. SYNIMET E PROGRAMIT SIPAS CIKLIT

KLASA 5-6

Në fund të klasës së gjashtë nxënësit duhet:

të bëhen të ndjeshëm, të marrin njohuri, të zhvillojnë ide, kryesisht nëpërmjet

lojërave, ushtrimeve dhe veprimtarive teatrale në klasë, për elementet dhe parimet

bazë të artit të teatrit;

të kuptojnë dhe përdorin elementet dhe parimet, bazë për zhvillimin e artit të teatrit;

të krijojnë një lidhje të përhershme midis lojërave me sikur dhe teatrit si formë

artistike;

TEATËR

4

të jenë të aftë të kuptojnë gjithashtu lidhjen midis lojës, gjuhës, mendimit dhe jetës, që

të zhvillojnë në këtë mënyrë aftësitë e tyre krijuese, shprehëse dhe komunikuese;

të zhvillojnë aftësitë e nevojshme sociale për t’u përfshirë në mënyrë të hapur, të

vullnetshme dhe emocionalisht me të tjerët gjatë këtyre lojërave dhe realizimeve

krijuese;

të bëhen të vetëdijshëm nëpërmjet një procesi bashkëpunimi dhe bashkëveprimi për

hapat e realizimit të një shfaqjeje teatrale, duke filluar nga krijimi i materialit letrarskenik

nëpërmjet dramatizimit, duke vijuar me punën për realizimin e roleve dhe më

tej me gjithë hapat e tjerë që çojnë drejt realizimit të shfaqjes;

të njohin rolin e tyre individual dhe rolin e bashkëpunëtorëve në këtë ndërmarrje të

përbashkët;

të zhvillojnë aftësinë që, në një përballje publike, të shprehen bukur, rrjedhshëm dhe

pa drojë;

të ndërgjegjësohen për forcën që kanë mjete të tjera komunikimi, si gjuha e gjesteve,

gjuha e trupit dhe shprehjet mimike të fytyrës;

të shprehen në mënyrë të kulturuar në gjuhën amtare;

të zhvillojnë vetëdijen se lirshmëria që duhet të shoqërojë procesin krijues është

pazgjidhshmërisht e lidhur me disiplinën artistike.

3. KËRKESA PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT TË TEATRIT 5-6

Programi “Teatër” është një dokument zyrtar, pjesë e tërësisë së dokumenteve zyrtare

për arsimin bazë. Dokumentet e tjera kryesore janë Korniza Kurrikulare e Arsimit

Parauniversitar dhe Standardet e fushës së arteve ku kjo lëndë bën pjesë. Hartimi i programit

është mbështetur si te Korniza Kurrikulare, ashtu edhe te Standardet e fushës. Për të siguruar

përdorimin sa më të mirë të programit është e vlefshme njohja me dokumentet e

lartpërmendura.

Fusha e Arteve vjen në Arsimin Bazë në mënyrë të plotë për sa i përket kohës,

përmbajtjes, strukturës dhe lëndëve, të cilat janë: Art pamor, Muzikë, Kërcim dhe Teatër.

TEATËR

5

Teatri në Arsimin Fillor studiohet në 53 orë mësimore, 18 orë mësimore klasa e 5-të

dhe 35 orë mësimore klasa 6-të. Programi i Teatrit organizohet sipas linjave të përmbajtjes

dhe për çdo linjë shënohen objektivat, të cilat materializojnë elemente, njohuri teatrale, aftësi

dhe qëndrime që pritet të fitojnë nxënësit gjatë studimit të këtij programi.

Linjat që do të përshkruajnë lëndën e teatrit janë tri:

1) Zbulojmë nëpërmjet procesit krijues.

2) Krijojmë dhe bashkëpunojmë përmes teatrit.

3) Reflektojmë përmes teatrit.

Raporti i vëllimit midis njohurive dhe veprimtarive në lëndën “Teatër”, ndryshe nga

lëndët e tjera të AB-ë, është 50 me 50, pasi kjo lëndë synon shumë në zhvillimin e aftësive

përmes procesesh konkrete realizimi të lojërave të improvizuara teatrale, që çojnë në

inskenime të ndodhive të jetuara të vetë nxënësve dhe më tej në dramatizime përrallash,

tregimesh, poezish, legjendash etj. Kurrikula e Teatrit e konceptuar për arsimin fillor, do të

zgjerojë përvojat e fituara nga nxënësit në mënyrë spontane dhe nëpërmjet letërsisë, duke

synuar zhvillimin e aftësive të tyre krijuese, nëpërmjet shprehjes emocionale të vetvetes në

realizime konkrete artistike. Ndarja e orëve për çdo linjë apo nënlinjë të programit gjatë

procesit mësimor, është sugjeruese dhe zhvillohet në mënyrë të integruar nga mësuesit.

Bashkimi apo jo i njohurive përmbajtjesore në veprimtari të përbashkëta të teatrit do të

zhvillohet nga vetë mësuesit si ta shikojnë të arsyeshme.

Përdoruesit e këtij programi do të jenë të gjithë aktorët që marrin pjesë drejtpërdrejtë

ose jo në arsim: specialistët e arsimit bazë dhe më tej, mësuesit, autorët e teksteve, prindërit,

etj. Zbatimi i programit duhet të bëhet duke respektuar parimet e barazisë gjinore, etnike,

kulturore, racore dhe fetare.

Objektivat e programit

Objektivat e programit janë për të gjithë nxënësit. Kjo do të thotë se që të gjithë

nxënësve duhet t’u jepet mundësia që të nxënë çka përshkruhet tek objektivat. Realizimi i

objektivave në linja, tema dhe njësi apo renditja e tyre është zgjedhje e lirë e zbatuesit të

programit. Një objektiv përmbushet në nivele të ndryshme nga nxënës të ndryshëm. Mësuesit

dhe autorët e materialeve mësimore duhet të mbulojnë të gjithë gamën e niveleve të

nxënësve, p.sh.: objektivi: “Të zhvillojnë aftësinë për të bashkëpunuar dhe komunikuar me

TEATËR

6

partnerët për të ndihmuar në formësimin e materialit skenik ose në procesin e dramatizimit”,

kërkohet nga të gjithë nxënësit, por jo nga të gjithë do të pretendohet i njëjti nivel angazhimi.

Orët mësimore

Programi i Teatrit është strukturuar në linja që vijnë njëra pas tjetrës, por edhe që

mund të ndërlidhen me njëra-tjetrën sipas nevojave konkrete të realizimit të programit, edhe

pse shpërndarja e orëve të sugjeruara do të jepet në çdo linjë të programit të detajuar.

Në programin e lëndës “Teatër”, afërsisht 50% e totalit të orëve mësimore janë për

shtjellimin e njohurive të reja lëndore dhe 50% e tyre janë për përpunimin e njohurive (gjatë

vitit dhe në fund të vitit shkollor).

Përpunimi i njohurive

Përpunimi i njohurive përmban:

përsëritjen brenda një linje të njohurive të tij bazë (konceptet themelore);

integrimin e njohurive të reja të një linje me njohuritë e linjave paraardhëse;

integrimin e njohurive të reja me njohuritë e lëndëve të tjera brenda fushës së Arteve

dhe më tej, me Historinë, Gjuhën shqipe dhe Letërsinë, Gjuhën e huaj, Edukimin fizik

dhe Sporte etj., (ndonëse këto integrime do të përshkojnë zhvillimin e çdo ore

mësimore, gjatë përpunimit i duhet kushtuar kohë e posaçme);

përsëritjen vjetore (pavarësisht nga ndarja në linja, lënda duhet parë si një e tërë);

testimin vjetor (nuk është i detyruar).

Në orët mësimore, që i përkasin përpunimit të njohurive, mësuesit zhvillojnë edhe

tema me nismën e tyre ose me kërkesën e vetë nxënësve. Këto tema mund të kenë pikënisjen

nga ngjarje aktuale ose thjesht nga kureshtja e nxënësve.

TEATËR

7

4. INTEGRIMI DHE LIDHJA NDËRLËNDORE

Qasjet ndërlëndore nënkuptojnë marrëdhëniet reciproke midis dy ose më shumë

lëndëve brenda një fushe apo edhe me fusha të tjera të të nxënit. Kështu edhe lënda “Teatër”

është e lidhur me mjaft lëndë të kurrikulave të tjera lëndore, por edhe brenda fushës së saj.

Lënda“Teatër” është e lidhur:

- me të gjitha lëndët e tjera artistike,

- me lëndën Gjuhë shqipe dhe Letërsi,

- me lëndën Histori,

- me lëndën Edukim fizik dhe Sporte,

- me lëndën Gjuhë e huaj,

- me lëndën Unë dhe shoqëria etj.

Kështu në arsimin fillor, mësuesit, përmes mësimit të shumë përmbajtjeve mësimore,

duhet t’u japin mundësinë fëmijëve të konsolidojnë përvojat që ata vijnë dhe kanë, duke i

pasuruar dhe vendosur ato në një rrugë të drejtë e të saktë. Më poshtë janë disa lidhje

ndërlëndore të teatrit me lëndë të tjera, të para përmes objektivave të njohurive:

DRAMA

Fjala dhe roli i saj si mjet kryesor në

realizimin e veprimit nga aktori.

Veprimi nëpërmjet fjalës, përshtatja,

komunikimi i ndjenjave nëpërmjet

fjalës, emocioneve, ideve etj.

DRAMA

Kërkesa për dramatizim të

përrallave, tregimeve, poezive,

folklorit, legjendave etj.

GJUHA SHQIPE DHE LETËRSIA

Nxënësit duhet:

të përdorin elementet e teknikës së

theksit logjik dhe emocional, si dhe rolin

e intonacionit në komunikim;

të njohin dhe të praktikojnë për të

zotëruar stile të ndryshme të të folurit

dhe për të identifikuar forcën që mbart

gjuha për të individualizuar njeriun në

jetë dhe personazhin në skenë.

LETËRSIA

Nxënësit duhet:

të bëjnë dallimin midis gjinive të

ndryshme, veçanërisht dallimin midis të

shprehurit artistik në prozë dhe poezi me

TEATËR

8

Zbërthimi i domethënies së tyre dhe

analiza e temave dhe e ideve.

Zbulimi i mjeteve të tyre shprehëse.

DRAMA

Vëmendja, përqendrimi, disiplinimi,

bashkëpunimi në grup.

Të kenë një trup të përshtatshëm për

të shprehur veprimin edhe me anë të

gjuhës së trupit dhe të përballojnë

lodhjen fizike që të jep arti i teatrit.

të shprehurit në dramaturgji;

të bëjnë analizën e një vepre të thjeshtë

letrare, që në thelb është e njëjtë me

analizën e një vepre dramatike;

të njohin larminë e figurave artistike

letrare dhe t’i përshtatin ato në gjininë

dramatike.

EDUKIMI FIZIK DHE SPORTE

Nxënësit duhet:

të edukohen që, gjatë lojës, të jenë të

vëmendshëm e të përqendruar, të jenë

krijues e spontanë, të jenë të disiplinuar dhe

të bashkëpunojnë e të luajnë në ekip;

të kaliten fizikisht për të pasur një trup

sa më të fortë e të shëndetshëm dhe të kenë

rezistencë fizike.

5. METODOLOGJITË E MËSIMDHËNIES

Pedagogjia teatrale përqendrohet te subjekti dhe materializohet në një sërë aktivitetesh

që kanë për qëllim të shprehurit e vetvetes. Edhe Teatri, përmes aktiviteteve që nxisin

zhvillimin e aftësive krijuese dhe të komunikimit, ndjek të njëjtat objektiva. Ajo që e bashkon

artin dramatik me pedagogjinë krijuese ka të bëjë me të pasurit si qëllim final mësimin nga

nxënësit të mënyrave të bashkërendimit të informacioneve që vijnë nga përvoja, nga

eksperimenti dhe nga jeta personale, për të njohur më mirë vetveten dhe mënyrën e saj të të

shprehurit.

Mjedisi ku do të zhvillohet lënda “Teatër” duhet të jetë i hapur dhe atje duhet të

përdoren të gjitha mjetet për zhvillimin e aftësive krijuese dhe shprehëse, duke shfrytëzuar

cilësitë e teatrit, pa e minimizuar atë në një instrument të zhveshur nga vlerat artistike, por në

të njëjtën kohë, pa e kthyer qëllim në vetvete.

TEATËR

9

Ideja e edukimit nëpërmjet teatrit i referohet jo vetëm momentit të fundit të shfaqjes,

por mbi të gjitha, proceseve krijuese që çojnë në paraqitjen artistike të realitetit dhe në

realizimin e të cilave çdo nxënës duhet të shihet si përgjegjës në mënyrë të barabartë.

Teknika teatrale që përdoret bazohet në ushtrime, lodra dhe realizime të mbështetura

kryesisht tek improvizimi, i cili kërkon nga nxënësi që të jepet sa më shumë duke ofruar

vetveten me të gjitha mundësitë e saj në përpunimin e përmbajtjes, gjithmonë i drejtuar nga

mësuesi-regjisor.

Improvizimi është mjeti që përdoret edhe për të mbërritur në dramatizimin e ngjarjeve

që rezultojnë drejtpërsëdrejti nga përvoja personale e secilit pjesëmarrës e më tej në

përpunimin e saj, në përballjen me përvojat e të tjerëve, si dhe në dramatizime të mbështetura

në materiale letrare, tregime, përralla, poezi, folklor ose legjenda. Këto aktivitete mund t’u

përshtaten tematikave të ndryshme që shkolla synon të realizojë në kuadrin e një pune shumë

disiplinore dhe mund të konkretizohet edhe me një shfaqje teatrale përmbyllëse.

Siç dihet nga psikologjia, gjatë lojës fëmijët (nxënësit) ngrihen mbi nivelin mesatar të

sjelljes së tyre të zakonshme. Përveç qëllimit të mësipërm, në zhvillimin e lëndës “Teatër”

duhet të kihet parasysh fakti i vërtetuar i psikologjisë së edukimit se fëmijët (nxënësit), kur

luajnë, demonstrojnë aftësi të lindura teatrale, si për shembull aftësinë krijuese, aftësinë për

t’iu përshtatur në mënyrë organike roleve dhe karaktereve që marrin përsipër, aftësinë për të

ndërvepruar në një dekor të imagjinuar dhe për të komunikuar ndjenjë dhe atmosferë. Pra,

edhe në këtë program është e domosdoshme që gjithë veprimtaritë t’i karakterizojë fryma e

lojës artistike, sepse nxënësit do të kenë mundësi të përvetësojnë më lehtë me frymën e

haresë dhe të zbavitjes jo vetëm kërkesat për arritjen e objektivave të lëndës, por edhe cilësitë

specifike edukative që pritet të përftohen prej saj.

Por, nga ana tjetër, që loja të ketë sukses, duhet të përshkohet nga një seriozitet,

motivim dhe disiplinë maksimale, sepse vetëm kështu prej lojës do të mund të përvetësohen

njohuritë dhe aftësitë më të thella të lëndës.

6. METODAT E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE

Vlerësimi i nxënësit përshkon gjithë procesin mësimor dhe shërben për përmirësimin

e këtij procesi. Vlerësimi i nxënësve nuk ka për qëllim të vetëm vendosjen e notës dhe as nuk

përfundon me vendosjen e saj. Vlerësimi mbështetet tërësisht në objektivat e programit

lëndor dhe mësuesi nuk ka të drejtë të vlerësojë nxënësit për ato objektiva të arritjes që nuk

përshkruhen në program. Objektiv i vlerësimit nuk janë vetëm njohuritë dhe aftësitë, por edhe

TEATËR

10

qëndrimet e nxënësve, si qëndrimet etiko-sociale në përgjithësi dhe ato të bashkëpunimit me

të tjerët në veçanti. Mësuesit zhvillojnë vetë një larmi mënyrash vlerësimi, si për shembull:

përdorin fjalë e shprehje inkurajuese gjatë punës me interpretimin, bëhet korrigjimi me

shumë takt i gabimeve në interpretim ose në një artikulim të fjalisë apo batutës së

personazhit;

vlerësojnë një nxënës duke i besuar rolin kryesor, edhe pse ky vlerësim e detyron më

shumë nxënësin dhe i jep më shumë përgjegjësi;

shpallin interpretuesin më të mirë;

ngarkojnë detyra më të vështira për realizim;

vlerësojnë pjesëmarrjen dhe aktivizimin në veprimtaritë e ndryshme artistiko-kulturore.

Vlerësimi mund të bëhet individual ose në grup, në klasë ose jashtë saj. Nxënësit

vlerësohen me notë ndërsa demonstrojnë arritjet në punët konkrete, si: përvetësimi i

elementeve teatrale, për shembull shprehitë në të vepruarit me sikur dhe të besuarit, aftësitë

bashkëpunuese dhe prurjet krijuese-improvizuese, por edhe pjesëmarrja në veprimtaritë

teatrale në komunitet, pasioni, vlerësimi dhe përkushtimi ndaj kësaj lënde shumë të bukur dhe

të dashur, siç është teatri.

Mësuesit nuk e kanë të detyrueshëm vlerësimin me notë të nxënësve në çdo orë

mësimore dhe vendosjen e notave në regjistër për secilën orë mësimore. Si rregull, nxënësit

dhe mësuesi duhet të bashkëbisedojnë lirshëm, si partnerë, rreth përvetësimit të njohurive dhe

aftësive të fituara të orëve të kaluara.

Vlerësimi për këtë lëndë duhet të bazohet kryesisht në nivelin e angazhimit, të

përkushtimit, në nivelin e arritjeve personale, të shfaqjes së shpirtit të kolektivitetit dhe

përgjegjshmërisë, të respektit ndaj punës dhe partnerit. Realizimet teatrale përbëjnë një sfidë

për të gjithë pjesëmarrësit dhe kush i reziston më mirë kësaj sfide, duhet të jetë më i

vlerësuari. Por, pa dyshim që edhe niveli artistik do të merret në konsideratë.

TEATËR

11

7. OBJEKTIVAT SIPAS LINJAVE / NËNLINJAVE, KLASA 5-TË

18 javë mësimore x 1 orë/javë = 18 orë/vjetore

Klasa Linja Orë të sugjeruara

5 Linja: Zbulojmë nëpërmjet procesit krijues

(6 orë)

Linja: Krijojmë dhe bashkëpunojmë përmes teatrit

(8 orë)

Linja: Reflektojmë përmes teatrit

(4 orë)

LINJA: ZBULOJMË NËPËRMJET PROCESIT KRIJUES

Orë të sugjeruara: 6 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim që nëpërmjet lojërave teatrale dhe ushtrimeve të

ndryshme të improvizimit, imagjinatës dhe dramatizimit, të bëjë që nxënësit të zbulojnë

elemente bazë të proceseve teatrale, si: aktrimi (roli, karakteri, sikuri, të besuarit, marrëdhënia

me partnerin, veprimi fizik dhe psikik, veprimi me anë të fjalës, veprimi me anë të gjestit,

veprimi me mimikë, përqendrimi, të dëgjuarit, të shikuarit etj.), drama (subjekti, karakteret,

veprimi, dialogu etj.), shfaqja (aktorët, spektatorët, hapësira dhe koha skenike, kostumet,

muzika etj.).

Linja Objektiva Terma / Koncepte kyçe

Zbulojmë nëpërmjet

procesit krijues

(6 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përdorin dhe të lidhin

instinktin e lojës në jetë për të

krijuar lojën në skenë;

të bëjnë kalimin nga bota reale në

botën e trilluar skenike nëpërmjet

sikurit, imagjinatës dhe procesit

të të besuarit;

të zhvillojnë aftësinë për të

kuptuar rolin si pjesë tërësore e

një veprimi nëpërmjet lojërave

teatrale;

të provojnë se si përdorimi i

hapësirës dhe i objekteve mund

të ndihmojnë për të krijuar

Drama

Loja në jetë

Loja në skenë

Imagjinata

Sikuri

Të besuarit

Roli

Hapësira skenike

Objekte skenike,

Koha skenike,

Veprimi dramatik dhe

karakteri i tij

psikofizik, tensioni

dramatik,

Të dëgjuarit,

TEATËR

12

realitetin e botës së sikurit;

të mësojnë se ç’janë rrethanat

dhe se si ndihmon hapësira e

objektet për të ndërtuar realitetin

skenik;

të aftësohen për të zhvilluar

vetëdijen për tensionin dramatik;

të zhvillojnë vetëdijen se si ai ose

ajo, si pjesë e grupit, ndihmojnë

për të realizuar dhe mbajtur të

gjallë veprimin dramatik;

të bëhen të vetëdijshëm se

veprimi dramatik ka karakter

psikofizik dhe ai mund të

shprehet me fjalë, por edhe me

gjuhën e trupit, me gjeste dhe me

mimikë;

të zhvillojnë aftësitë

komunikuese nëpërmjet të

folurit, por mbi të gjitha

nëpërmjet dëgjimit dhe shikimit

të partnerit.

Të shikuarit,

Marrëdhënia me

partnerin

LINJA: KRIJOJMË DHE BASHKËPUNOJMË PËRMES TEATRIT

Orë të sugjeruara: 8 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim aftësimin e nxënësve për bashkëpunim në krijimin

e materialeve dramatike të kërkuara për t’u realizuar në grupe të vogla apo si klasë, si nëpërmjet

rolit të gjithsecilit, ashtu edhe jashtë rolit.

Gjatë procesit të improvizimit dhe realizimit të ndodhive nga jeta e tyre apo të dramatizimit të

fabulave të thjeshta, nxënësit, nën drejtimin e mësuesit-regjisor ose udhëheqësit artistik, do të

përvetësojnë koncepte, shprehi, taktika dhe strategji që do të bëjnë të mundur realizimin me

sukses të materialit, gjë që çon në arritjen e objektivave të mëposhtëm, por duke mbajtur si

objektiv themelor krijimtarinë dhe bashkëpunimin.

TEATËR

13

Linja Objektiva Terma / Koncepte kyçe

Krijojmë dhe

bashkëpunojmë përmes

teatrit

(8 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të zhvillojnë aftësinë që,

pavarësisht nga roli, të

komunikojnë dhe bashkëveprojnë

me të tjerët për të ndihmuar në

formësimin e materialit skenik ose

në procesin e dramatizimit;

të zhvillojnë duke qenë në rol

aftësinë për të bashkëpunuar dhe

komunikuar me partnerët, si dhe

për të ndihmuar në formësimin e

materialit skenik ose në procesin e

dramatizimit;

të luajnë sa herë t’u kërkohet për

partnerët në një skenë që është

krijuar në punë paralele me grupe

të vogla;

të luajnë në mënyrë spontane për

partnerët e tjerë në grup një skenë

nga dramatizimi apo të ndajnë me

pjesën tjetër të klasës një skenë që

është krijuar tashmë në punën

paralele në grupe të vogla;

të ndërgjegjësohen për rolin shumë

të madh që luan të qenit i lirshëm

në proceset krijuese, por edhe për

rëndësinë e jashtëzakonshme të

disiplinës artistike në teatër.

Rëndësia e

bashkëveprimit në

teatër

Procesi i dramatizimit

Të qenit në rol

Të qenit jashtë rolit

Veprimi i ndërsjellë

dhe marrëdhënia me

partnerin

Disiplina artistike

TEATËR

14

LINJA: REFLEKTOJMË PËRMES TEATRIT

Orë të sugjeruara: 4 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim që nxënësit të marrin pjesë në diskutime të hapura

dhe reflektime, ku të kenë mundësi të shqyrtojnë jo vetëm mënyrën se si të përdorin elemente

dramatike, por edhe se si ndikojnë ato për të sjellë në dritë dhe për të shqyrtuar probleme

thelbësore që kanë të bëjnë me problemet dhe përvojën e tyre jetësore.

Objektiva

Terma / Koncepte kyçe

Reflektojmë përmes

teatrit

(4 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të aftësohen që të reflektojnë mbi

mënyrën se si shpërfaqet veprimi

dramatik;

të aftësohen të provojnë dhe të

përjetojnë ndërlidhjen midis

subjektit dhe temës së

dramatizimit me përvojën e tyre

jetësore;

të aftësohen që përjetimet dhe

përvojat e tyre t’i ndajnë me të

tjerët.

Linja të mundshme

veprimi

Subjekti

Tema

Lidhja me përvojën

personale.

OBJEKTIVA SIPAS LINJAVE / NËNLINJAVE, KLASA 6-TË

35 javë mësimore x 1 orë/javë = 35 orë/vjetore

Klasa Linja Orë të sugjeruara

6 Linja: Zbulojmë nëpërmjet procesit krijues

(12 orë)

Linja: Krijojmë dhe bashkëpunojmë përmes teatrit

(17 orë)

Linja: Reflektojmë përmes teatrit

(6 orë)

TEATËR

15

LINJA: ZBULOJMË NËPËRMJET PROCESIT KRIJUES

Orë të sugjeruara: 12 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim që duke përdorur përvojën e lojërave teatrale dhe

ushtrimeve të ndryshme të improvizimit dhe të imagjinatës, të bëjë që nxënësit të thellohen dhe

të rizbulojnë elemente bazë të proceseve teatrale, si: aktrimi (roli, karakteri, sikuri, të besuarit,

marrëdhënia me partnerin, veprimi fizik dhe psikik, veprimi me anë të fjalës, veprimi me anë të

gjestit, veprimi me mimikë, përqendrimi, të dëgjuarit, të shikuarit etj.), drama (subjekti,

karakteret, veprimi, dialogu etj.), shfaqja (aktorët, spektatorët, skena, hapësira dhe koha

skenike, kostumet, muzika etj.).

Objektiva

Terma / Koncepte kyçe

Zbulojmë nëpërmjet

procesit krijues

(12 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të aftësohen për të hyrë në

rrethanat e imagjinuara

dramatike me të njëjtën

lirshmëri dhe spontanitet që

kane demonstruar edhe në

lojërat me sikur dhe lojërat e të

besuarit;

të kuptojnë marrëdhënien midis

rolit dhe karakterit, duke

përdorur vetëdijen e tyre për

ndryshimin e njerëzve;

të provojnë, nëpërmjet

ushtrimesh improvizimi,

marrëdhënien midis vetes dhe

karakterit;

të zhvillojnë aftësinë që të

ruajnë të njëjtin karakter gjatë

gjithë kohëzgjatje së veprimit;

të aftësohen më tej në

përdorimin e hapësirës dhe të

objekteve skenike si ndihmëse

në ndërtimin e rrethanave dhe

Rrethana

Lirshmëri

Spontaniteti

Roli dhe karakteri,

marrëdhënia midis vetes

dhe karakterit

Hapësira dhe objektet

skenike

Veprimi dramatik,

Karakteri psiko-fizik i

veprimit

Të dëgjuarit

Të shikuarit,

Marrëdhënia me

partnerin

Përmbajtja dramatike,

E ardhmja e dëshiruar,

tensioni dramatik

Teksti dramatik

Tragjedia

Komedia

TEATËR

16

në zbërthimin e përmbajtjes

dramatike;

të provojnë të lidhin me

imagjinatë veprimin që kryhet

në të tashmen me atë që iu ka

ndodhur në të shkuarën dhe me

atë që dëshirojnë në të ardhmen;

të aftësohen për të zhvilluar

vetëdijen për tensionin dramatik

dhe më tej të ndihmojnë për ta

kompozuar veprimin me

tensionin e duhur, në mënyrë të

tillë që ai të jetë i aftë të

zbërthejë subjektin dhe temën e

dhënë;

të bëhen të vetëdijshëm dhe ta

realizojnë veprimin dramatik si

një proces me karakter psikofizik;

të bëhen të vetëdijshëm dhe ta

konkretizojnë shprehjen e

veprimit me fjalë, por edhe me

gjuhën e trupit, me gjeste dhe

me mimikë;

të zhvillojnë aftësitë

komunikuese nëpërmjet të

folurit, por mbi të gjitha

nëpërmjet dëgjimit dhe shikimit

të partnerit;

të fillojnë procesin e të

përdorurit të tekstit të

dramatizuar si bazë e veprimit

skenik;

TEATËR

17

të aftësohen të dallojnë lloje të

ndryshme dramatike, tragjedinë,

komedinë, fantazinë etj.

LINJA: KRIJOJMË DHE BASHKËPUNOJMË PËRMES TEATRIT

Orë të sugjeruara: 17 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim aftësimin e nxënësve për bashkëpunim në krijimin

e materialeve dramatike të kërkuara për t’u realizuar në grupe të vogla apo si klasë, si nëpërmjet

rolit të gjithsecilit, ashtu edhe jashtë rolit. Këto materiale mund të mbështeten në ndodhi nga

jeta e nxënësve ose të krijohen me imagjinatën e tyre, ose mund të jenë dramatizime përrallash,

poezish, tregimesh, nga folklori apo legjendat. Nxënësit detyrimisht do të pajisen nën drejtimin

e mësuesit-regjisor ose udhëheqësit artistik me literaturën përkatëse në shërbim të materialit

dhe realizimit të rolit individual. Gjithashtu, nën drejtimin e mësuesit-regjisor ose të

udhëheqësit artistik ata do të përvetësojnë koncepte, shprehi, taktika dhe strategji që do të bëjnë

të mundur realizimin me sukses të materialit, gjë që çon në arritjen e objektivave të mëposhtëm,

por duke mbajtur si objektiv themelor krijimtarinë dhe bashkëpunimin.

Objektiva

Terma / Koncepte kyçe

Krijojmë dhe

bashkëpunojmë përmes

teatrit

(17 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të zhvillojnë aftësinë që,

pavarësisht nga roli, të

komunikojnë dhe të

bashkëveprojnë me të tjerët për të

ndihmuar në formësimin e

materialit skenik ose në procesin

e dramatizimit;

të zhvillojnë aftësinë për të

bashkëpunuar dhe komunikuar

me partnerët, si dhe për të

ndihmuar në formësimin e

materialit skenik ose në procesin

e dramatizimit, duke qenë në rol;

të zhvillojnë marrëdhënie

imagjinare nëpërmjet veprimit të

ndërsjellë me karakteret e tjera në

skena me grupe të vogla ose në të

Rëndësia e

bashkëveprimit në

teatër

Procesi i dramatizimit

Të qenit në rol

Të qenit jashtë rolit

Veprimi i ndërsjellë

dhe marrëdhënia me

partnerin,

Disiplina artistike

TEATËR

18

gjithë klasën, ndërkohë që

krijohet dhe shkruhet teksti dhe

formësohet dramatizimi;

të luajnë sa herë t’u kërkohet për

partnerët në një skenë që është

krijuar në punë paralele me grupe

të vogla;

të luajnë në mënyrë spontane për

partnerët e tjerë në grup një skenë

nga dramatizimi ose të ndajnë me

pjesën tjetër të klasës një skenë

që është krijuar tashmë në punën

paralele në grupe të vogla;

të ndërgjegjësohen për rolin

shumë të madh që luan të qenit i

lirshëm në proceset krijuese, por

edhe për rëndësinë e

jashtëzakonshme të disiplinës

artistike në teatër.

LINJA: REFLEKTOJMË PËRMES TEATRIT

Orë të sugjeruara: 6 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim që nxënësit të marrin pjesë në diskutime të hapura

dhe reflektime ku të kenë mundësi të shqyrtojnë jo vetëm mënyrën se si të përdorin elemente

dramatike, por edhe se si ndikojnë ato për të sjellë në dritë dhe për të shqyrtuar probleme

thelbësore që kanë të bëjnë me problemet dhe përvojën e tyre jetësore.

Objektiva

Terma / Koncepte kyçe

Reflektojmë përmes

teatrit

(6 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të aftësohen që të reflektojnë

mbi mënyrën se si shpërfaqet

veprimi dramatik dhe t’i

përdorin këto refleksione për

një veprim konkret dramatik që

Linja të mundshme

veprimi

Subjekti

Tema

Lidhja me përvojën

personale

TEATËR

19

të krijojnë linja të mundshme

veprimi;

të aftësohen të provojnë dhe të

përjetojnë ndërlidhjen midis

subjektit, temës, elementeve të

tjera të dramës, shfaqjes dhe

aktrimit me përvojën e tyre

jetësore;

të aftësohen që përjetimet dhe

përvojat e tyre t’i ndajnë me të

tjerët.

TEATËR

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!