05.10.2015 Views

GURET

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

SEJMEN GJOKOLI

GURË

TRASHËGIMIE

Publicistikë

Portrete

Gjendje

TIRANË 2015

Copyright @ Autori, Tiranë 2015

Të gjitha të drejtat e botimit janë të rezervuara.

Asnjë publikim tjetër, i pjesshëm apo i plotë,

brenda apo jashtë vendit,

nuk mund të bëhet pa lejen e autorit.

Redaktorë:

Avdulla Kënaçi

Arben Bllaci

Korrektor:

Kozma Billa

Organizimi grafik:

Arben Bllaci

Kopertina:

Agron Jakupi

Bekuar qofshin të gjithë ata që kush më pak

e kush më shumë, secili në mënyrën e vet ruan, selit

dhe përcjell në breza, krijimtarinë e popullit, këtë pasuri

kolosale shpirtërore të kombit tonë!

Bekuar qofshin edhe ata që dinë ta çmojnë

e ta vlerësojnë këtë pasuri!

AUTORI

NËPËR GALERITË

E SHPIRTRAVE NJERËZORË

- Për vëllimin me publicistikë

“Gurë trashëgimie” të Sejmen Gjokolit -

Sejmen Gjokolin e kam njohur qysh në rininë e

hershme. Jo vetëm sepse jemi nga e njëjta krahinë, por

ngase kemi një kohë të gjatë që japim e marrim në botën

e shkrimeve. E kam njohur kur ishte një djalë elegant,

pak i ndrojtur me sy zhbirues që rrëmonin në shpirtin e

kujtdo që kishte përballë. Ndoshta kjo kureshti e bëri të

braktisë galeritë e nëndheshme të minierës, për të cilën

është shkolluar dhe t’i përkushtohet me gjogul folkut,

poezisë, këngëve dhe valleve popullore, kulturës

kombëtare. Sidoqoftë është në të njëjtin kahje, jo duke

rrëmuar për minerale të çmuara, po për ndjesi artistike,

vlera njerëzore që vijnë nga thellësitë e shekujve, talente

të rrallë; pra ka ditur të futet me shumë sukses në

7

galeritë e shpirtit njerëzor. Libri “Gurë trashëgimie”,

është dëshmia më domethënëse e jetës dhe dëshirave

të tij. Aty janë jo vetëm gjurmët nga ka fluturuar e ka

ecur, por edhe përjetimet, emocionet, qëndrimet dhe

vlerësimet. Personazhet janë njerëz realë që në shumicën

e rasteve janë miq dhe bashkëudhëtarë të tij.

Disa herë i përshkruan me dy - tri penelata, por ka

shembuj që mediton mbi ta, i çmon për sa bëjnë për

trashëgiminë kulturore, i vlerëson për pasionin dhe

këmbënguljen që tregojnë duke rrezatuar art. Bie në sy

dhembja dhe vajtimi që i shkaktojnë ata që ikin nga kjo

botë. Çastet e përcjelljes përbëjnë esetë më të bukura të

shkruara me lot në sy dhe dorën në zemër. Ai e ndjen se

duke ikur një talent, shkëputet nga shoqëria një vlerë

njerëzore e pazëvendësueshme, sepse artistët janë thesarë

të kombit.

Të njëjtat emocione përjeton edhe kur është midis

shqiptarëve nëpër botë. Ka nga ata që kanë mërguar

të dëbuar forcërisht, por edhe që kanë ikur për arësye

ekonomike. Ai ndien së bashku me ta dashurinë dhe

mallin për këngët, për gjuhën dhe flamurin. U jep rastin

“të lagin buzët” në thesarët e folkut që vjen nga

mëmëdheu, por merr prej tyre dashurinë për flamurin

dhe këngët e të parëve. Detyra e tij si organizator i grupeve

folklorike, po edhe festivaleve ndërkombëtare të

folkut, i ka dhënë mundësinë të njohë jo vetëm Labërinë

nga është me origjinë, por edhe veriun e Shqipërisë;

Shkodrën, Dukagjinin, Lezhën, Kuksin, Mirditën, Dibrën,

etj. Sikundër ka njohur mjaft vende e kultura të

shteteve të tjerë ku ka pasur rastin të shpalosë vlera të

trashëgimisë shpirtërore të kombit të tij.

8

Eshtë lidhur fort me kolegët që ndajnë të njëjtin

pasion dhe ka hedhur në letër gjithë mbresat që ka përjetuar

nga takimet e njohjet me ta, letërkëmbimet dhe

ngjarjet e përbashkëta. Hapja e kufijve dhe pavarësia

e Kosovës, i ka dhënë mundësi të njohë edhe Prishtinën,

Mitrovicën, Gjilanin, Prizrenin, Klinën, Shkupin,

Tetovën, Strugën, Gostivarin, Kërçovën, Tuzin, Plavën

e Gucinë, Ulqinin, Tivarin, etj. Mbresat dhe takimet me

njerëzit e këtyre trevave, veç përshkrimit realist, kanë

edhe ndjenjat e mëdha patriotike, dashurinë për traditat

e njëjta, gjuhën dhe zakonet tona. Shpesh shkrimet e

tij, kur flitet për trojet shqiptare të mbetura jashtë kufijve,

marrin frymë dramatike. Ai nuk është më një kronikan,

por një njeri me ndjeshmëri të lartë dhe patriot

njëzetekatër karatësh.

Vlora në 100 - Vjetorin e Pavarësisë priti shqiptarët

anëmbanë botës. Sejmeni ishte në qendër të “vullkanit”,

në Vlorën bujare, aty ku bashkëkombasit u

mblodhën si bleta. Si koordinator i manifestimit më të

madh të shpirtit mbarëshqiptar që i parapriu “dasmës”

së madhe, ai ka parë se si drithëroheshin mysafirët e

mbërritur si dasmorë me flamur e se si ato ditë qyteti i

flamurit u shndërua në një sheshmejdan ngjyrash, ritmesh

e hareje të jashtëzakonshme.

Pavarësisht telasheve të pafundme të organizimit,

ai nuk ka harruar të mbajë shënim dhe përmes këtij

libri të na japë tablotë madhështore të krijuara spontanisht

në ato ditë historike.

Libri ngërthen dhjetra personazhë realë, qindra

situata, qytete, fshatra, vende dhe ngjarje që nuk janë

vetëm miqtë e autorit, por edhe njerëz publikë, referuar

9

gjithënjë sipas një vendi dhe date të caktuar. Thuajse

të gjitha shkrimet janë të botuar në shtypin e ditës, por

kur i shikon të gjitha në një vëllim, përcjellin të plotë

shpirtin e publicistit Sejmen Gjokoli. Në një bisedë të

autorit me Lefter Çipën, ai i thotë:

- Ne jemi gjuetarë të shpirtrave, ne jemi gjuetarë

të bukurive, të dashurive, jemi gjuetarë të dasmave e

të gëzimeve...

Me të drejtë edhe Sejmeni i përket kësaj race krijuesish.

Bukur e ka thënë patriarku i festivaleve folklorike!

Reportazhet, esetë, portretet, përshkrimet, poezitë,

janë shkruar me një gjuhë të thjeshtë e plot figuracion,

me një ligjëratë të huajtur nga gjuha popullore e Labërisë,

por e përpunuar dhe e gdhëndur për merak edhe

për akademikët e kulturës shqiptare.

Ky libër lexohet me një frymë dhe me shumë

lehtësi të shtyn nga një vend, në tjetrin, nga një situatë,

në tjetrën, nga një galeri shpirtërore, në botë të ndryshme

shumica të panjohura përpara këtij publikimi.

Lexim të këndshëm!

AVDULLA KËNAÇI

Toronto, Kanada, maj 2015

10

KAPITULLI I

VISARE NË LËVIZJE

AROMË VLORE

NË IZMIR

E para ditë e tetorit 2009, grupin folklorik “Bilbili”

të Vlorës do ta gjente në Izmir, qytetin e tretë për nga

popullsia në Turqi. Një ftesë e ardhur nga organizatorët

e Festivalit të 5 - të Ballkanik të Folklorit si dhe

bashkia e Izmirit, do të bënte që grupi i këngëtarëve

dhe valltarëve nga qyteti bregdetar i jugut të Shqipërisë,

të udhëtonte drejt një qyteti tjetër bregdetar, po këtë

herë në një kontinent tjetër, në Azi.

Lëmë pas Adriatikun e Jonin, e gjejmë Izmirin mes

deteve Marmara dhe Egje. Të dy qytetet bregdetare,

Vlorën e Izmirin, ndonëse në dy kontinente, duket se i

bashkon Mesdheu, ujërat e tij.

Izmiri, me një popullsi prej rreth 4 milionë banorë,

shtrihet bukur në një hark të stërzgjatur ndanë ujërave

të Egjeut dhe parë këtej, Vlora të ngjan vetiu me një

Izmir në miniaturë. Në Izmir mbahen 4 - 5 festivale

folklorike në vit, por festivali në të cilin është ftuar të

jetë pjesëmarrës edhe grupi ynë “Bilbili”, sivjet shënon

edicionin e 5 - të. Ndihesh i intriguar kur mëson se i

13

pari dhe i dyti festival startojnë në vitet 1935 - ‘36 të

shekullit të kaluar, ideuar drejtpërdrejt nga vet Mustafa

Qemal Ataturku, themeluesi e udhëheqësi i Turqisë

moderne. Festivali mbahet me financimin e bashkisë

dhe organizohet si projekt nga SMYRA, një organizatë

që ka fituar ekskluzivitetin në organizimin e kësaj

ngjarjeje kulturore ndërkombëtare.

Sipas organizatorëve, dy janë qëllimet e këtij festivali

ballkanik;

Së pari: në nderim te Ataturkut të madh

dhe

Së dyti: në respekt të komuniteteve të popullsisë

së qytetit, i cili rreth 50% përbëhet nga emigrantë të

ardhur afro një shekull më parë nga vendet e Ballkanit,

duke filluar nga Bosnja, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia,

Shqipëria etj., duke qenë kështu qyteti me më shumë

emigrantë në gjithë Turqinë.

Këtu mësojmë një fakt vërtet interesant: Në Izmir

dhe në rrethinat e tij banojnë rreth 600 mijë shqiptarë

me origjinë nga Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët e

Maqedonisë. Edhe komuniteti çam është i konsiderueshëm,

pasi në vitet e largëta të luftës turko - greke,

të mbetur në brigjet e Marmarasë e Egjeut, do të ndërroheshin

me popullsinë çame duke e zhvendosur atë

nga trojet e tyre.

Në ditën e parë të festivalit, pak përpara çeljes

zyrtare të tij, të gjithë festivalistët u befasuan nga një

pritje - koktej në endrrën kulturore të qytetit, vërtet

madhështore dhe krejt e veçantë.

Një qendër me një sipërfaqe prej 5500 metra katrorë,

e përftuar nga restaurimi i një fabrike të brak-

14

tisur gazi, përuruar me rastin e festivalit. Ambiente të

shumta për veprimtari të ndryshme kulturore, seminare,

mbledhje, festivale etj., deri restorant e sallë për

mbi 500 persona. Ndërkohë që vazhdon ceremonia

përuruese, grupi nga Vlora ka nisur vallen. Klarineta

e Bujarit, fizarmonika e Landit, violina e Albanos dhe

daullja e Çiçakut kanë ndezur dasmën e folkut. Në fillim

vetëm valltarët e grupit tonë, pastaj në vargun e

valles hyjnë dhe të tjerë festivalistë.

Çelja zyrtare bëhet në sheshin përpara monumentit

të Ataturkut mbi kalë, i rregulluar hijshëm,

vetëm pak metra nga buza e ujit. Nga ky vend, vetëm

50 metra larg nga deti, turqit nën udhëheqjen e gjeneral

Ataturkut i hodhën grekët në det duke çliruar plotësisht

qytetin e Izmirit, afro një shekull më parë.

Këtu, në një kuadrat shumëngjyrësh, me kostume

tradicionale e plot ngjyra, rreshtohen njëri krah tjetrit,

grupet nga Sllovenia, Kroacia, Bosnjë - Hercegovina,

Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria,

Rumania, Greqia dhe grupi vendas.

Festivalin e hap zv/kryetari i bashkisë së Izmirit.

Pasi iu uron festivalistëve mirëseardhjen, kalon në

revistë të gjitha grupet pjesëmarrëse. Ndalon pak më

shumë te shqiptarët dhe kosovarët që janë në krah të

njëri - tjetrit. Defileja e kostumeve, e paraprirë nga flamujt

kombëtarë të shteteve pjesëmarrëse, i prijnë edhe

koncertit të parë në një nga sheshet e shumtë të qytetit.

Secili ansambël paraqet nga një numër, pastaj me radhë

lënë skenën. Në mbrëmje, në ambientet e qendrës

së festivalit, një koncert me këngë e harqe nga vendasit

si mikpritje për festivalistët.

15

Karshiaka është një nga minibashkitë e qytetit ku

grupi “Bilbili” është programuar të japë shfaqje në

ditën e dytë të festivalit. Karshiaka është rajoni përballë

qendrës së Izmirit, prej këtej ka marrë edhe emrin.

“Nën hijen e ullinjve” është vallja që nis programin

e shqiptarëve, si për të treguar se ata vijnë nga Vlora e

ullinjve dhe portokajve. Pastaj përsëri valle. “Osman

Taka”, polifoni e valle jugu... Në një çast valltarët e

ndezin vallen në trotuarin - shëtitore buzë detit, ku kalimtarët

ndalin hapin e shikojnë.

Në mbrëmje, në parkun e madh të qytetit, në amfiteatrin

e madh veror, organizatorët befasojnë me një

koncert të jashtëzakonshëm për nder të pjesëmarrësve.

Këngëtarja e madhe greke Haris Aleksiu, është ftuar

enkas për një nga mbrëmjet e festivalit. Ajo thotë se

ndihet tejet e emocionuar, pasi këndon në vendlindjen

e gjyshërve. Valltarët vlonjatë ia përcjellin në këmbë

këngët, ndryshe nga të tjerët dhe në një moment, ajo i

fton të gjithë në skenë ku vazhdon spektaklin bashkë

me ta. Organizatorët kanë bërë kujdes që në ditët e

qëndrimit në Izmir, fesitvalistët të mund të vizitojnë

qytetin, sidomos pjesët historike e muzeore të tij. Agora

është qyteti i vjetër prej nga ka lindur dhe Izmiri i

sotëm. Këtu ndihen ende shenjat e qytetërimit të hershëm,

me porta, harqe, kolona e mure të trashë.

Në qytezën - bashki të Çamdibisë koncerti i ditës

së tretë do të mbahet në amfiteatrin “Ataturk”, në

parkun e mbushur me gjelbërim. Edhe këtu prezantimi

i grupit shqiptar pritet me duartrokitje e ovacione. Vallet

e jugut duket se i ftojnë të gjithë në vallzim.

Pastaj vjen vallja e “Osman Takës”, që këtu ku

16

emri i zonës Çamdibi lidhet me Çamërinë, duket se

për trimin e kësaj ane jep tjetër mesazh. Elidoni me

djemtë e tjerë valltarë duket se ngrihen si shqiponja.

Dhe përsëri vallja me motive të jugut e të Labërisë,

mes duartrokitjeve të shikuesve që kanë mbushur plot

e përplot amfiteatrin “Ataturk”, mbyll edhe këtë koncert.

Dhe sa mbaron paraqitjen në Çamdibi, grupi niset

për tjetër koncert, në Gyltepe.

Është një zonë në periferi të qytetit, po edhe këtu

s’mungon monumenti i Ataturkut. Përpara tij është

ngritur skena ku në fillim do të japë shfaqje një nga

grupet turq. Si në çdo koncert, motivet e jugut çelin

siparin, pastaj vajzat do të kërcejnë edhe një valle me

motive të Tropojës duke e bërë jo vetëm publikun, por

edhe valltaret turke të ndjekin me admirim valltaret

tona plot nur; Ivana, Gentjana, Silvja, Rozeta, Ornela

dhe dy Anxhelat! Vijnë dhe ne takojmë mjaft shqiptarë,

disa emigrantë të dy dekadave të fundit. Këtu

edhe Sevxhani, organizatorja kryesore e gjithë festivalit,

gjen rastin të dëgjojë nga afër e të rrijë pak me

këngëtarët e polifonisë.

Në ditën e katërt, organizatorët kanë planifikuar

një befasim të vërtetë për të gjithë festivalistët. Një

udhëtim turistik me tragetin “Bergama” në gjirin e

Izmirit, do të mbahet mend gjatë nga gjithë pjesëmarrësit.

Që nga trageti mund të kundrosh si në pëllëmbë

të dorës të gjithë vijën bregdetare të qytetit që laget

nga ujrat e Egjeut. Këtu mrekullia e ka emrin Izmir, me

vijën bregdetare, ndërtesat, infrastrukturën.

Në tavolinat e hollit të tragetit është shtruar një

koktej i pasur për të gjithë artistët e folklorit ballka-

17

nas. Shërbehet pa ndërprerë verë e kuqe dhe e bardhë.

Hapësirat e hollit dhe kuvertës kthehen natyrshëm në

pista vallëzimi. Valle, vallëzim, këngë, muzikë dhe

verë... Pasi kanë përcjellë vizitorët e rrallë e pasi u

kanë shërbyer plot kulturë verë Izmiri, nisin të vallzojnë

edhe vetë kamarjerët. Pasdite udhëtojmë drejt

bashkisë së Urlas, vetëm 35 km larg qendrës së Izmirit.

Jemi bashkë me grekët, rumunët, maqedonasit, boshnjakët

dhe turqit.

Urla, sidomos në rrethinat e saj, na thonë se ka

shumë banorë me origjinë shqiptare. Këtu na presin e

takojmë edhe studentë nga Pogradeci, Tirana e Lushnja,

që studiojnë në universitet. Grupi ynë ka planifikuar

që këtu koncerti të fillojë më një valle me motive

të Çamërisë. Ausildoja, valltari më i vogël i grupit, do

të na befasonte me paraqitjen përkrah Elidonit, Andit,

Ilxhianos e Klajdit, tashmë të afirmuar. Këtu në Urla

do të flasë me gjuhën e vet të rrallë edhe iso - polifonia

shqiptare. Gjatë koncertit të grupit tonë, moderatori

informon të pranishmit mbi polifoninë shqiptare, duke

e prezantuar si kryevepër të njerëzimit, mbrojtur nga

UNESCO. Nga ky kuriozitet spektatorët kërkuan që

pas mbylljes së koncertit të grupit shqiptar të dëgjojnë

edhe njëherë iso - polifoninë tonë. Dhe Tahireja me Sinanin,

Dëfrimin e Trifonin ia nisin këngës me motivet

e Dukatit:

Atje tek lisi në brinjë,

moj Maro, moj Marinë!...

Po duhet thënë se festivali në Izmir shquhej edhe

18

për një arsye tjetër, jo pa rëndësi në mbarëvajtjen e

një aktiviteti të tillë. Grupet pjesëmarrës, ishin sistemuar

të gjithë në qendër të qytetit, në hotelet më të

mirë e më luksozë. Grupi i Vlorës, Kosovës dhe Bosnjë

- Hercegovinës ishin së bashku në hotel “Ismira”,

fare pranë “Hiltonit” me mbi 30 kate. Këtu shërbehej

vetëm mengjesi. Ndërsa në të gjitha ditët, dreka dhe

darka ishin të përbashkëta, në restorantin me rreth

500 vende, në një nga godinat e Qendrës Kulturore të

Bashkisë. Një sallë restoranti e stolisur hijshëm me një

përkujdesje të jashtëzakonshme, me lloj - lloj mbulesash,

ngjyrash e lulesh natyrale. Të gjitha rastet me

muzikë direkte, me orkestër dhe këngëtarë të zgjedhur.

Në ditën e pestë, grupi “Bilbili” është programuar

të japë tre koncerte, në tri pika të ndryshme të Izmirit.

Koncertin e parë na takon ta japin në bashkinë e

Duxhos, një qytezë universitare me mbi dhjetë mijë

studentë. Universiteti mban emrin “Dokuz Ejlyl” - që

përkthehet “9 shtatori”, dita e çlirimit të Izmirit.

Pastaj jemi mysafirë në Gaziemir, një nga bashkitë

e tjera të Izmirit. Këtu grupi i valleve do të paraqitet

me një program ndryshe nga më parë; kryesisht do të

jenë valle të Shqipërisë së mesme, Tiranës e veriut.

Kurse grupi polifonik këndon këngën për një djalë

vlonjat, nga Kuçi i Labërisë që luftoi e u vra në luftën

e Çanakalesë:

Jonuzi 20 vjeç djalë,

nga Kuçi, nga Labëria,

çliroi Çanakalanë,

u vra për veten e tia...

19

Prej kësaj skene, Çanakaleja është vetëm 300 km

larg. Më bukur e më kuptimplote se këtu, s’mund të

tingëllojë askund kjo këngë labe.

Koncertin e tretë të kësaj dite dhe të njëmbëdhjetin

për të gjitha ditët, do ta japim në sheshin “Gyndoede”,

në shëtitoren e madhe buzë detit, fare pranë sheshit te

Ataturkut, ku dhe u çel festivali. Grupi shqiptar, me

paraqitjen e gjertanishme është bërë nga më interesantët,

ndaj në të gjitha shfaqjet ndiqet me shumë kërshëri,

interes e duartrokitje.

Një vend të veçantë në programin e festivalit zuri

edhe pritja për përfaqësuesit e grupeve pjesëmarrëse

nga autoritetet e pushtetit të Izmirit. Na priti në fillim

guvernatori i qytetit, me të cilin u shkëmbyen dhe përshëndetjet

e rastit, pastaj dhurata dhe fotografi të përbashkëta.

Shumë e ngrohtë do të ishte edhe pritja e dhënë në

bashkinë e qytetit ku zv/kryetari, në emër të kryetarit

z. Hazis Koçaoglu na uroi mirëseardhjen në Izmir, ne

gjithë përfaqësuesve të grupeve pjesëmarrës.

Në mbrëmje, në ambientet e Qendrës Kulturore

u organizua shkëmbimi i dhuratave dhe shpërndarja

e emblemave të festivalit për grupet pjesëmarrëse.

Grupit të Vlorës, emblemën e festivalit, në emër të organizatorëve,

do ta dorëzonte konsulli i nderit i Bosnjë

- Hercegovinës.

Ditën e fundit, që është edhe dita e 6 - të e festivalit,

organizatorët ia kanë kushtuar vizitave të të

gjithë pjesëmarrësve në pika turistike dhe historike,

jo vetëm të Izmirit, por edhe vendeve të tjera të Turqisë.

Në fillim vizitojmë një fshat të bukur e shumë

20

interesant, të mbuluar krejt nga gjelbërimi i pemëve.

Shirinxhe quhet dhe është i njohur në të gjithë Turqinë

për prodhimin e famshëm të verërave dhe prodhime

artistike artizanale.

Mësojmë se këtu janë prodhuar edhe një pjesë e

veshjeve dhe bizhuve që janë përdorur nga artistët në

filmin më të ri për Trojën. Këtu është shembulli më i

gjallë, se si një fshat i vogël mundet të realizojë një turizëm

kaq të madh e interesant. Mbi dymbëdhjetë lloj

verërash bëhen këtu dhe jo vetëm nga rrushi, por edhe

verë qershie, kakie, manaferre, molle, pjeshke, kumbulle

etj.

Shtëpia e Shën Mërisë, një tjetër vend i jashtëzakonshëm

pelegrinazhi që pret e përcjell vizitorë nga e

gjithë bota. Është shtëpia që u ndërtua enkas për Shën

Mërinë ku ajo kaloi vitet e fundit të jetës. Festivalistët

kalojnë në pelegrinazh, pastaj ndezin qirinjtë, pinë ujin

e bekuar dhe lenë të shkruar në letër dëshirat e tyre.

Vizita në qytetin e vjetër dhe antik të Efesit, një

tjetër mrekulli edhe ky. Në kohën e perandorisë romake,

ka qenë kryeqytet aziatik i saj. Efesi është zbuluar

vetëm 130 vjet me parë, ndërkohë që gërmimet

e para datojnë në vitin 1895. Është vendi më i rëndësishëm

i trashëgimisë kulturore, kthyer në një nga pikat

më turistike të Turqisë, që pret e përcjell rreth 1.5

milion vizitorë në vit. Një qytet dikur mbi dhe, i mbuluar

për shekuj të tërë tani prapë mbi dhe, i kthyer në

kolona, harqe e mure të trashë lashtësie. Këtu ndodhen

rrënojat dhe gjurmët e një prej bibliotekave më të mëdha

në botë, biblioteka “Celsus”, e treta në periudhën

e botës klasike, pas librarisë së Aleksandrisë në Egjypt

21

dhe Bergamës në Anadoll. Grupit i pëlqen të bëjë një

foto të përbashkët, ndërsa rrotull prapë gurë, harqe me

qemer dhe kolona antike.

Këtu vijnë vizitorë nga e gjithë bota, shikojnë e

mahniten nga kjo mrekulli. Efesi është shtëpia e tempullit

më të madh nga kulti Artemis, që ishte një nga

shtatë mrekullitë e botës në periudhën klasike. (Amfiteatri,

një mrekulli më vete, ka plot 25 mijë vende,

nga të cilët 24 mijë ulur). Na thonë se përpara nesh,

këtu kanë qenë e kanë kënduar edhe artistë të kalibrit

botëror si String, Rei Charls, etj. Tenton të provojë

edhe grupi ynë një valle tradicionale të kënduar.

Pastaj, të gjithë në një fotografi të përbashkët, si

kujtim nga Efesi, nga Izmiri. Nga vetë Turqia...

Botuar

gazeta “Labëria”, 2009

22

“TINGUJT E PRANVERËS”

MBLEDHIN SHQIPTARËT

NË TETOVË

Një ftesë e ardhur nga organizatorët e koncertit

“Tinguj pranvere” do të bëhej arsye të ishim përpara

pak mbrëmjesh në Tetovë, në sallën koncertore të

qytetit më të madh shqiptar të Maqedonisë.

Dy arsye madhore na shtyjnë të udhëtojmë nga

Vlora bregdetare e Shqipërisë amë, drejt Tetovës shqiptare,

përfund Sharrit të dëgjuar për burime e dëborë.

Shkodran Tolaj, ky tenor i ri nga Deçani i Kosovës, ka

vendosur të çojë në Tetovë, përmes një mbrëmje gala,

për të parën herë në historinë e këtij qyteti, këngën operistike.

Por drejt Tetovës na nxit edhe njoftimi se në këtë

koncert do të jetë këngëtarja e jashtëzakonshme, e adhuruara

madhe, bilbilit të Kosovës dhe këngës shqiptare,

23

Nexhmie Pagarusha. Kam pasur rastin të jem edhe

herë të tjera në këtë qytet e të përcjell nga këtu atmosferën

e krijuar në ditët e festivalit folklorik “Burimet e

Sharrit”. Tjetër gjë kësaj radhe. Një publik i zgjedhur,

siç mësojmë, personalitete të artit e kulturës, jo vetëm

nga Tetova e qytete të tjera të Maqedonisë, por edhe

nga Kosova e Shqipëria, kanë mbushur tej e tej sallën

e platenë e qendrës së kulturës.

Një organizim i jashtëzakonshëm i Operës dhe

Baletit të Maqedonisë në bashkëpunim me shoqatën

“Artal”. Më shumë se pesëdhjetë istrumentistë që kanë

zënë vendin e tyre në skenën e bukur të sallës së koncerteve,

përballë një publiku me rreth gjashtëqind vetë,

krijuan një atmosferë klasike të pandodhur kurrë më

parë në këtë sallë e në këtë qytet. Me duartrokitje të

stuhishme e me ovacione të jashtëzakonshme, publiku

përcjell hyrjen në sallë të këngëtares së madhe Nexhmie

Pagarusha, e cila edhe pse në një moshë të thyer,

ruan ende freskinë dhe tiparet e saj më të mira. Plot

hijeshi e nur, emërmadhe, lavdimadhe! Prezenca e Pagarushës

në sallë duket se paralajmëron një mbrëmje

vërtet magjike. E zonja e shtëpisë, kryetarja e komunës,

Teuta Arifi, çel siparin e mbrëmjes, uron mirëseardhjen

për artistët dhe shikuesit e shumtë që kanë ardhur nga

çdo anë duke thënë se kjo mbrëmje për Tetovën është

krejt e veçantë, gjë që tregon edhe një herë tjetër se ky

qytet mbetet një gur i rëndë dhe i përhershëm i kulturës

shqiptare. Pastaj në skenë ngjitet ministrja e Kulturës

e Maqedonisë, Elizabeta Kaçevsaka Milevska. Mësojmë

që kjo gjë përbën të parin rast që një ministre

kulture e Maqedonisë, ngjitet në një skenë për të për-

24

shëndetur shqiptarët në një qytet shqiptarësh. E shikoj

shumë të rëndësishme të përcjell fjalë për fjalë diçka

nga përshëndetja e saj: “Tetova - një nga qendrat më të

rëndësishme të kulturës maqedonase”, - tha ajo, duke

pranuar haptazi fuqinë kulturore të kësaj kryeqendre

shqiptare. Duket se pikërisht kjo mbrëmje muzikore

me një mbititull të mirëmenduar me emrin “Tinguj

pranvere” ka mbledhur shqiptarët nga trojet etnike.

Mbrëmja klasike ka bërë bashkë në Tetovë edhe njerëz

të artit e kulturës nga Shkupi, Gostivari, Struga etj.,

por edhe nga Shqipëria e Kosova.

Këtu takon edhe Veton Firzin, Baki Jasharin, Enkelejda

Arifin e Kamuran Gorancin nga Kosova, por

edhe “Mjeshtrin e madh” Zhani Ciko, Prof. Zana

Shuteriqi, kompozitorin Naim Gjoshi e Arben Breshani

nga Shqipëria, pa përmendur personalitete të shumta

të artit e kulturës nga Tetova e qytete të tjera të Maqedonisë,

midis tyre këngëtarët Besiana Mehmedi e Selami

Kolonja.

Shkodran Tolaj

“pushton” skenën dhe zemrat...

Duhet të theksohet se që nga hyrja në sallë, ishte

përgatitur gjithçka në mënyrën më të veçantë. Kështu

iu dhurua publikut një CD me titull “Impresione”, e

përgatitur me arie të operave, operetave dhe me këngë

të popullarizuara, të incizuara nga tenori Tolaj në

Gjermani dhe Maqedoni. Binin në sy për veçantinë e

tyre edhe programet e përgatitura në shqip dhe maqedonisht,

të cilat pasqyronin tërë biografitë e solistëve,

25

veçanërisht të tenorit Tolaj. Në biografinë e tij, mësohej

për një aktivitet të begatshëm në skenën operistike

gjermane, ku edhe është shkolluar. Kjo mbrëmje

është e tij dhe pesha kryesore e koncertit i takon atij

duke përballuar me shumë sukses një repertor nga më

të larmishmit. Në një koncert recital me pjesë të zgjedhura

nga fondi i kompozitorëve më në zë të muzikës

klasike, përmes arieve të denja për skenat më të njohura

evropiane, tenori Tolaj u shoqërua nga orkestra

simfonike e Teatrit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë,

dirigjuar nga Bisera Çadllovska.

Shkodran Tolaj, i porsakthyer nga Gjermania me

koncertin e Tetovës, hapi një faqe të re për një pjesë të

publikun shqiptar që e njihnin si këngëtar të spektakleve

dhe festivaleve. Ai interpretoi ariet “La fleur que

tu m’avais jetée” nga opera “Carmen” e Bizet, “E luce

van le stele” të Puccinit nga opera “Toska”, që vunë

në pah karaterin dramatik të tij. Më pas arien nga operetta

“Cigani Baron” - Shtraus, që pasqyroi karakterin

kapriçioz e hokatar dhe aftësinë e tenorit për t’u përshtatur

në stile të ndryshme muzikore.

Me pika të veçanta u paraqitën dhe dy solistët

mjaft të njohur të Operës së Maqedonisë, sopranoja

Sllavica Petrovka Galiq dhe basi Vlladimir Sazdovski.

Befasia e mbrëmjes ishte paraqitja e primadonës së

Teatrit të Operës së Tiranës, Edith Mihali, e cila falë

dashurisë së madhe për këngën, edhe pse ishte e ftuar

nderi, shkëlqeu në arien e Santuces nga “Kavaleria

Rustikana” e Maskanjit. Koncertit veç arieve të mëdha,

nuk i mungonin këngët e njohura botërore “Granada”

spanjolle, “O sole mio” napolitane, “Conte partiro”

26

neoklasike italiane, imterpretuar nga tenori Tolaj, i cili

në këtë koncert u paraqit si këngëtar shumëplanësh.

Magjia Pagarusha...

Mrekullia e mbrëmjes ndodhi me paraqitjen e

bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha për të

cilën kishte aq mall publiku i Tetovës, por edhe të

ardhurit e shumtë. Për herë të fundit këngëtarja e madhe

ishte paraqitur në skenën e Tetovës shumë vite të

shkuara, kur kishte vendosur ta linte skenën. Shumë

lot në sy të publikut, mall e emocione. Teksa ngjitej

ngadalë drejt skenës, si jehonë përmes altoparlantëve

dëgjohej himni i saj, kënga e rrallë, “Baresha”. Pastaj

fjalët e këngës pushtojnë hapësirat e sallës e skenës

duke i lënë spektatorët pa frymë. Diçka nga shënimet

që munda të mbaja nga përshëndetja e saj:

“Një natë e shenjtë që e kemi pritur shumë. Jam

me fat që këndova këngën shqipe, këngën e bukur të

melosit shqiptar...”.

Dhe publiku është ngritur i tëri në këmbë, me duartrokitjet

zjarr e sytë flakë. Shqiptarët e pranishëm,

mijëra të tjerët që e përcollën përmes transmetimit direkt

nga televizioni shtetëror i Maqedonisë, por edhe

grupet e xhirimit nga Tv të Kosovës e Televizioni

Publik Shqiptar, kanë edhe një herë rastin të shikojnë

e dëgjojnë zërin e dives së tyre, magjinë e këngës popullore

shqiptare. Pastaj tenori Tolaj këndoi “Këngë

moj” të Musa Piperkut nga Dibra, orkestruar nga Valton

Beqiri, si surprizë për këngëtaren e madhe, por

27

edhe si nostalgji për kohën e saj. E, në fund, si për të

përmbyllur me të njejtën madhështi këtë koncert, të

gjithë solistët kënduan arien e famshme “Libiamo”

të Verdit.

Koncerti i 20 marsit në Tetovë, veç të tjerash, tregoi

se hapja e dyerve për artistët dhe solistët shqiptarë

ka ardhur, po edhe se gjuha më e mirë e komunikimit

është gjuha ndërkulturore. Bashkëpunimi i operës

maqedonase me solistin Shkodran Tolaj, hap një faqe

të re të historisë kulturore, jo vetëm për Tetovën, por

për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë.

Gazeta “Telegraf”,

31 mars 2014

28

NË IZMIR, MES BASHKATDHETARËVE

NË FESTËN E FLAMURIT

Kisha pasur rastin të isha edhe herë të tjera në

Izmir. Këtë herë ishim si pjesëmarrës mes grupeve nga

dymbëdhjetë shtete të Ballkanit, të ftuar nga bashkia e

qytetit, në edicionin e 9 - të të “Festivalit Ballkanik të

Folklorit”. Izmiri është ndër tre qytetet më të mëdha të

Turqisë, ka mbi katër milion banorë, po për ne është

i veçantë, pasi rreth gjashtëqindmijë janë me origjinë

shqiptare, gjë që unë e kisha dëgjuar edhe më parë, por

që këtë herë e pashë nga afër.

Udhëtimi dhe qëndrimi në këtë qytet të jashtëzakonshëm

për nga bukuria dhe shtrirja, ndanë detit dhe

Gjirit me famë të Izmirit, na bëri të përjetojmë një

emocion të veçantë, të panjohur në vizitat e kaluara

në këtë qytet bregdetar. Organizatorët e Festës së Flamurit,

disa shoqata shqiptare që veprojnë në Izmir, pasi

kishin mësuar për ndodhjen e grupit nga Shqipëria në

festival, menjëherë na kontaktuan dhe na ftuan për të

marrë pjesë në aktivitetin e tyre, në festën që shqiptarët,

jo vetëm të këtij qyteti, por të krejt Anadollit, do

të organizonin në nderim e përkujtim të Ditës së Flamurit

Kombëtar të Ismail Qemalit.

Sokol Brahaj, djali shkodran me një veprimtari të

29

madhe shoqërore e patriotike, i cili pas përfundimit

të studimeve në vitin 2001, vazhdonte të jetonte në

Izmir me familjen e tij, do të bënte të gjitha përpjekjet,

deri sa garantoi qëndrimin tonë edhe një ditë pas përfundimit

të festivalit. Në Izmir ka një përvojë të pasur

në organizimin e festave dhe ngjarjeve të herëpashershme

nga shqiptarët, por festa e flamurit dallon mbi

të tjerat. Siç mësojmë, këtë vit festën për 101 - Vjetorin

e Pavarësisë Kombëtare e kanë organizuar Unioni

Studentor Shqiptar i Izmirit në bashkëpunim me

shoqatën ABSIAD. Por pranë tyre ishin edhe shoqatat

“Emigrantët shqiptarë (çamë) të Izmirit”, shoqatë kjo

e promovuar gati një vit më parë me praninë edhe të

kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi, shoqatës më të vjetër

shqiptare në Izmir me emrin “Kosovë - Rumeli” me

drejtues pejanin e njohur, Jusuf Sait.

Duhet të themi se në universitetet e Izmirit ka

shumë studentë nga Shqipëria dhe ne pamë e njohëm

nga afër shumë djem e vajza nga qytete të ndryshme të

vendit, por edhe nga Kosova, shqiptarët e Maqedonisë

e Malit të Zi, edhe nga Presheva e Bujanovci. Takuam

e patëm rastin të bashkëpunojmë për realizimin e aktivitetit

artistik, studentët Bledar Jançe nga Elbasani,

Blerta Vitaku nga Mitrovica, Ekerem Halimi nga

Shkupi, Adelina Avdullau nga Prishtina, Ardit Berani

nga Shkodra, Enisilda Aga nga Dibra, Lorena Qemo

nga Tirana e shumë të tjerë. Këtu do të takonim e do të

kishim rastin të bisedojmë edhe me kolonelin Ndriçim

Sollaku, përfaqësuesin shqiptar pranë shtabit të Nato -s

në Izmir. Në një sallë me rreth pesëqind vende, zbukuruar

hijshëm e plot ngjyra simbolesh kombëtare, kanë

30

ardhur nga të gjitha anët e qytetit, por edhe rrethinat,

shqiptarë që jetojnë këtu me breza, por edhe djem e vajza

që studiojnë në universitetet e ndryshme të Izmirit.

Ka ardhur edhe Stela Skënderaj, vajza fierake që jeton

mes Turqisë e Shqipërisë. Koleksioni i saj me veshje

kombëtare, sidomos me qendismat e derdhura kuq e

zi, ka kohë që është kthyer në dekor të skenave dhe

festave kombëtare. Në sallën e mbushur tej e tej me

shqiptarë, në prezencë edhe të mjaft autoriteteve vendase,

zv.kryetarit të Bashkisë së Izmirit, ambasadorit

tonë në Turqi, Genci Muça, himnet kombëtare të të dy

vendeve, shënuan fillimin e aktivitetit kulturor e artistik

të përgatitur me këtë rast. Dalja e grupit folkorik

“Bilbili” në skenë bëri që të pranishmit të shpërthejnë

në duartrokitje dhe brohoritje tepër emocionuese që

nuk do të rreshtin pas çdo kënge apo valleje shqiptare.

Një simbolikë vertet e bukur dhe shumë e veçantë: Në

Izmir festohet dita e Flamurit Kombëtar nën shoqërinë

e këngëve dhe valleve të një grupi folku të ardhur nga

Vlora, qyteti simbol i ngritjes së flamurit.

Valltarët e “Sadi Halilit” të Librazhdit, këngët e

kënduara nga Ludmilla Baballëku, por edhe vallja

e kënduar: “Unë jam ‘Smail Qemali, prapa më vjen

historia”, kënduar nga grupi polifonik, do të bënin që

shqiptarët e Izmirit ta kthenin sallën e shfaqjeve në

një manifestim të jashtëzakonshëm atdhedashurie dhe

patriotizmi. Shqipatarët e Izmirit na treguan edhe një

herë se Flamuri Kombëtar është i shenjtë, i shtrenjtë, i

të gjithë bashkëkombësave kudo që rrojnë.

Gazeta “Telegraf”,

18 dhjetor 2013

31

SHKURTE FEJZA,

ZËRI I KOMBIT TË VET

Salla e koncerteve në “Sheshin 21”, në mbrëmjen e

30 tetorit 2014, ka qenë dëshmitare se si kënga që vjen

prej shpirtit të popullit e prej tharmit të vendit e kombit

tënd, mund të bëjë çudi... Vjen një çast që pikërisht

kënga krijon një mbretëri ku mund të mbretërosh e të

shfaqesh si zonjë e madhe. Shkurte Fejza, këngëtarja

e mirënjohur kosovare, e pati këtë privilegj këtë fund

tetori, kur në Prishtinë mblodhi nga të gjitha trevat shqiptare

miqtë e saj të këngës për të ndarë së bashku dyzetë

vitet e karrierës artistike, njē jetë e tërë me kēngën e

për këngën e bukur shqipe. Për këngën popullore të

përpunuar aq mjeshtërisht nga kompozitorë që njohin

dhe ruajnë me fanatizëm melosin, por edhe shpirtëroren

e trojeve shqiptare. E tha mirë kolegu i saj, këngëtari

tjetër i shquar kosovar, Ilir Shaqiri: “...nëse ka një

këngëtar që meriton njëherësh emrin e lirisë, shqiptarisë

dhe kombit, kjo është Shkurte Fejza”.

Ndaj ata që e nderuan atë mbrëmje në koncer-

32

tin e jashtëzakonshëm gala ishin ndër personalitetet

më në zë të artit e kulturës, këngëtarë, kompozitorë,

bashkëpunëtorë të shumtë nga të gjitha anët, nga Kosova,

por edhe nga Shqipëria e treva të tjera ku rrojnë

shqiptarë. Si pjesë e koncertit që shoqëroi mbrëmjen

gala, grupi folklorik “Bilbili” i Vlorës, me këngën

polifonike kushtuar kësaj këngëtareje të madhe, u përcoll

me duartrokitje të pandërprera. “Himn për Shkurten”

- do ta cilësonte burri i madh i Kosovës, Adem

Demaçi, këngën me iso të jugut. Duket sikur të gjithë

po thonë: faleminderit Shkurte Fejza për kënaqësinë

që na dhe, por mbi të gjitha për këngën e bukur shqipe

që e ke përcjellë me aq shpirt, patos e dashuri, duke

mbetur pa mëdyshje zëri i trojeve shqiptare!

Këngëtarja e lirisë

dhe pavarësisë së kombit

“Shkurte Fejza 40 vjet - zëri i kombit të vet”,

kështu ishte shkruar në posterin që shoqëronte aktivitetin

e mbrëmjes gala në Prishtinë. Pikërisht në këtë

fjali të mirëmenduar sintetizohet jo vetëm rruga, por

edhe portreti i këngës së Shkurte Fejzaj, ku këngët

për lirinë, pavarësinë, atdheun, heronjtë, luftëtarët dhe

epopetë, andej e këtej Drinit, zënë vendin kryesor mes

më shumë se katërqind këngëve të kënduara prej saj.

Askush tjetër nga këngëtarët shqipfolës, në të shkuarën,

po edhe në të sotmen, nuk kanë mundur të këndojnë

kaq shumë këngë, jo vetëm si numër, por mbi të gjitha,

me kaq shumë nerv e dashuri për lirinë, pavarësinë dhe

kombin. Shkurte Fejza pa frikë mund të konsiderohet

33

këngëtarja më e madhe e shqiptarisë dhe patriotizmës,

një binom ky i pandarë asnjëherë, prej herës së parë

që ka dalë në skenë. Tridhjetë e pesë albume nuk janë

pak, kur mendon kalvarin e mundimshëm të këngëtares;

gati një çerek shekulli, i është dashur të këndojë

përmes gjurmimit të shkjive.

Tregojnë se në vitin 1984, në radio Prishtina,

prej votës së dëgjuesve fitoi “Mikrofonin e Artë”,

por drejtuesit serbë të radios nuk ia dorëzuan kurrë,

e “burgosën” çmimin që shkonte për një këngëtare të

re shqiptare. Në vitin 1991, në bashkëpunim me kompozitorin

e njohur nga Tropoja, Kolë Susaj, do të realizonin

albumin “Për mëmëdhenë”.

Për shkak se në Prishtinë pika e prodhimit të kasetave

ishte uzurpuar nga serbët, detyrohen të shkojnë

për regjistrime në Sarajevë, por në kthim, policia

serbe i konfiskon 30. 000 copë audiokaseta. Bashkë

me to edhe orgjinalin, të cilin detyrohen ta realizojnë

edhe njëherë prej fillimit, për ta regjistruar përsëri në

vitin 1992, në Dyseldorf të Gjermanisë. Në repertorin

e jashtëzakonshëm të Shkurte Fejzës gjen nga këngët

më të arrira e më të fuqishme që njeh kënga popullore

shqiptare, sidomos ato që përcjellin mesazhe të forta

qëndrese e frymë lirie. Këngë si “Ç’ke Kosovë që po

lëshon za“, “Kosovë, nëna ime“, “Mbahu nëno, mos

ki frikë”, “Xhamadani vija - vija“, “E kam emrin kosovar”,

“Jo, nuk ndalet Mitrovica”, “Shqiptari të dua”,

“Këngë për Adem Jasharin”, “Kuvendi i Junikut” e

deri te kënga “Endrra shekullore”, që i kushtohet 100 -

Vjetorit të Pavarësisë, janë të mjafta për ta përcaktuar

pa hezitim Shkurte Fejzajn si zërin e kombit të vet.

34

Siç tregon këngëtarja, për herë të parë në Shqipëri

ka ardhur në vitin 1992, moment që lidhet edhe me

realizimin e këngës së kthyer në hit për më shumë se

dy dekada në të gjitha trojet shqiptare, të njohur për të

gjithë me emrin ” Xhamadani vija - vija”, realizuar në

bashkëpunim me shkodranët Zef Çoba e Alfred Çapaliku.

Shkurte Fejza lirinë dhe mëvetësinë e Kosovës

e ka përjetuar edhe si plotësim të ëndrrës së saj për të

bashkuar zërin me artistët e tokës amë. Këtë e tregon

edhe atashimi i këngëtares pranë Ansamblit Kombëtar

të Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë dhe pjesëmarrja

në “Festivalin Botëror të Folklorit” në Karolinën Veriore

në SHBA, në vitin 1994, ku shpërblehet edhe me

“Çmim Special” të Festivalit. Shkurte Fejza nuk është

thjesht një këngëtare prodhim i studiove elektronike që

nxjerrin këngë.

Gjurmët e saj skenike, zëri i saj melodioz dhe

epiko - lirik, janë ndjerë fuqishëm nëpër shumë skena e

sheshe të qyteteteve të Gjermanisë, Zvicrës, Belgjikës,

Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë, Austrisë, Anglisë,

Italisë, Kanadasë, Australisë dhe SHBA - së, duke

shënuar qindra e qindra koncerte.

Pëmasa humane është një tjetër cilësi e këngëtares

së madhe. Dhjetra koncerte me qëllime humanitare në

Kosovë e jashtë saj flasin më së miri për këtë vlerë

të shtuar të personalitetit të saj artistik. Fakti që në

mbrëmjen gala të kremtimit të dyzetvjetorit të saj në

skenë, mes shumë të tjerëve që përshëndetën këngëtaren,

u duartrokit gjatë drejtuesi i shoqatës së personave

me aftësi të kufizuara, është treguesi më kuptimplot

i shpirtit të saj artistik dhe njerëzor.

35

36

Këngëtare e madhe

me bashkëpuntorë të mëdhenj…

Gjatë koncertit kushtuar rrugës dyzetvjeçare të

këngës së Shkurte Fejzaj, vet këngëtarja disa herë

“ndalonte” për të prezantuar e falenderuar shumë

prej bashkëpuntorëve të saj në vite. Gati u falej atyre

që me fjalën dhe meloditë e krijuara përmes pentagramesh

i kishin dhënë mundësi vokalit të saj të realizonte

këngët e adhuruara, të shumtat ngjizur përmes

melosit të këngëve më të mira burimore nga çdo anë e

Shqipërisë etnike, prej jugut, në veri. Dhe për të qenë

i saktë, duhet të shënosh në blloku emra të tillë kompozitorësh

si Pjetër Gaci, Zef Çoba, Kolë Susaj, Edmond

Zhulali, Naim Gjoshi, Përparim Tomçini, Aleksandër

Peçi, Naim Krasniqi, Xhevdet Gashi, Burim Krasniqi,

Valton Beqiri, Ylber Asllani, Bekim Bislimi, Demir

Krasniqi, Bekim Lumi etj. Apo më tej, autorë tekstesh

si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu,

Hamit Aliaj, Naim Plaku, Gjok Beci, Ymer Shkreli,

Faruk Tasholli, Naime Beqiraj, Bekim Bislimi, Bekim

Lumi, Fatmir Muja e shumë të tjerë, pa harruar edhe

krijime nga rilindasit Naim Frashëri, Gjergj Fishta etj.

Bilbilat e polifonisë

për bilbilin e këngës shqipe...

Shkurte Fejza cilësohet si bilbil i këngës shqipe

dhe pa asnjë dyshim, ajo qëndron me shumë dinjitet

krahas emrit të së papërsëritshmes Nexhmie Pagarusha,

të magjishmes këngëtare shqiptare, simotër e Vaçe

Zelës tonë të madhe. U ndjeva thellësisht i privilegjuar

që në koncertin gala të ideuar bukur si një rrugëtim

në karrierën e këngës dyzetvjeçare të këngëtares, mes

shumë artistësh e këngëtarësh të ardhur për të nderuar

artisten e madhe, si veteranët Ismet Peja e Shahindere

Berlajolli e më tej Ilir Shaqiri, Ismet Bexheti, Shyhrete

Behluli, Violeta Zefi, Bujar Qamili, Remzije Osmani,

motrat Mustafa, Mahmut Ferati, Vjollca Buqaj, Violeta

Kajtazi, Lori, Edona Llalloshi, Afërdita Demaku,

Naxhije Fejza, Violeta Kukaj, Skënder Hasi, Rovena

Stefa, Nysret Muqiqi, Merita Spahiu etj. U gjend edhe

grupi folklorik “Bilbili” i Vlorës.

Si i ftuar në këtë ngjarje të rëndësishme kulturor,

por edhe si drejtues i grupit nga Vlora, m’u desh që

si përshëndetje të them vetëm dy fjalë: “nuk mund të

mungonte prezenca e Vlorës në këtë ngjarje të madhe

të këngëtares së madhe, se as Shkurte Fejza nuk i ka

munguar Vlorës”. Prezenca e saj në festivale folku,

mbi të gjitha kënga e saj në koncertin jubilar të 100 -

Vjetorit të Pavarësisë, flasin shumë për lidhjet e saj me

këtë qytet historik dhe kulturëdashës.

Pastaj kënga polifonike me iso e dufe labërie, pushtoi

sallën duke bërë që të pranishmit, njerëz të shumtë

të artit, kulturës e jetës publike të Kosovës e trevave të

tjera shqiptare, të shpërthejnë në duartrokitje.

Në Kosovë kemi ardhë,

Nga Vlora me det e valë.

Nga Vlora e kombit tonë,

Me flamur e me shqiponjë.

Nga ballkoni i Ismailit,

Në kullën e Boletinit.

37

Kemi ardhë të urojmë,

Princeshën e këngës tonë.

Shkurte Fejza, këngëtare,

Dyzet vjet me këngë zjarre.

Dyzet vjet me këngë në gojë,

Si bilbil e si shqiponjë.

Këngë malli, këng’ lirie,

Këngë kombi, Shqipërie.

Zëri i trojeve shqiptare,

Shkurte Fejza, këngëtare.

Kështu kënduan vlonjatët atë mbrëmje të madhe

kënge për “Mjeshtren e Madhe”, Shkurte Fejza,

këngëtarja e dashur e trojeve shqiptare.

Botuar gazeta “Telegraf”,

8 nëntor 2014

38

QË EDHE NE TË KEMI

KONCERTIN TONË VJENEZ

- Meditim për Koncertin

e Filarmonisë së Vjenës -

Është bërë traditë që përmes TVSH, në një nga ditët

e para vitit të ri, të na ofrohet koncerti i Filarmonisë së

Vjenës që për hir të së vërtetës, mbetet nga ngjarjet

më të veçanta që i dhurohet publikut tonë artdashës

në këto ditë festash. Kam disa vite që e përcjell këtë

koncert të jashtëzakonshëm, me audiencë e shikueshmëri

të rrallë botërore dhe përherë më zgjon ndjenja

të papërshkrueshme e që besoj lidhen me magjinë e

kësaj krijimtarie të madhe me përmasa të përbotshme

në fushën e artit muzikor.

Sa herë e ndjek këtë koncert, kam vënë re se nuk

do dhe aq kulturë në fushën e pentagramit për të dalluar

përsosmërinë dhe magjinë që krijojnë tingujt e

gjithfarë veglave muzikore në një orkestër gjigande.

Ka gjashtëdhjetë vjet që periodikisht, në çdo fund

viti mbahet ky koncert në Vjenë dhe nuk di të thuash

nëse Vjena është ndërtuar për të organizuar e përcjellë

këtë koncert apo koncerti ka gjashtëdhjetë vjet që i

jep emrin Vjenës. Gjatë një vizite në këtë kryeqytet

39

mësova se Vjena e vjetër kishte të paktën 150 vjet që

ishte ajo që është dhe sot. Bashkë me koncertin, fare

natyrshëm, shoqëruar me muzikën e mrekullueshme

klasike, përcillet edhe një interval i magjishëm muzikor

e promovues për vendet turistike vjeneze e austriake.

Të ngërthen të tërin. Muzikë dhe promovim vendesh

e bukurish, njëherësh brenda një koncerti televiziv.

Është edhe kjo arsyeja që më shtyu t’i hedh këto radhë.

A nuk kemi dhe ne muzikën e vendet tona të

mrekullueshme, resurse të rralla turistike në të katër

anët e vendit, që të mund t’i promovojmë e ta bëjmë

këtë traditë në një ngjarje të posaçme për ta kthyer

në tradicional në çdo fund viti? Ne vërtet nuk kemi

Filarmoninë e Vjenës, por kemi jo pak vlera tonat edhe

në fushën e muzikës. Në lëmin e trashëgimisë kulturore,

shpirtërore, melosi ynë popullor është i pakrahasueshëm,

i rrallë. Mjafton të përmendim iso - polifoninë,

tani edhe si kryevepër e trashëgimisë shpirtërore

të njerëzimit, apo eposin e kreshnikëve që është drejt

marrjes së kësaj certifikate botërore, pa folur për visaret

folklorike nga Çamëria, në Mitrovicë e në të katër anët

e trojeve shqiptare.

Bëhen jo pak festivale gjatë vitit, disa edhe në

agjendën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe

Sporteve. Ka të tjera aktivitete folku që mbajnë vulën

e shoqatave apo subjekteve private dhe është fare e

thjeshtë të qëmtohen vlerat më të spikatura për të mundur

të organizojmë edhe ne “koncertin tonë vjenez”

Të trishton e vërteta se askush nuk do t‘ia dijë e

nuk ka ndërmend të merret me organizimin e një ndërmarjeje

të tillë që shërben, veç të tjerash, edhe për ruaj-

40

tjen dhe transmentimin e kësaj pasurie shpirtërore që e

kemi tonën e veç për këtë mund të shquhemi mes popujve

të tjerë. Patjetër televizioni publik do të ishte një

mundësi edhe si dëshmi apo arkiv për vlerat e krijuara

e transmentuara në koncerte e festivale të ndryshme

gjatë vitit nga bartësit e folkut, po edhe nga qindra interpretues,

nga jugu në veri, edhe pse të papërkrahur financiarisht.

Asfare nuk i shkon ndërmend Televizionit

Publik Shqiptar që mbahet me taksat e qytetarëve, t’i

hyjë kësaj pune e asgjë s’na vjen në koncertet e fundvitit

nga melosi ynë popullor që e kemi mjaft të begatë

në të katër anët e vendit. Edhe këtë vit që ishte viti i

100 - Vjetorit të Pavarësisë, ngjarje për të cilën u krijuan

qindra e qindra këngë folklorike nga më të mrekullueshmet,

ky istitucion, i vetmi publik në vend, nuk

e pa të udhës të transmentonte më të zgjedhurat ndër

to. Kaq vite që kënga popullore folklorike vazhdon të

qëndrojë e shpallur “mollë e ndaluar” nga televizioni

publik, thua se nuk ka asnjë detyrim për këto visare të

popullit, me taksat e të cilit mbahet. Këngën popullore

burimore kemi rastin ta shikojmë vetëm kur shfaqet,

herë - herë e përçudnuar, nëpër ekrane gjithëfarësh, pa

as më minimalen përgjegjësi, duke i dëmtuar rëndë e

pa mundësi ndreqjeje vlerat e saj.

Këto radhë, siç thashë, m’i nxiti ndjesia që përjetova

duke ndjekur koncertin e Vjenës 2013.

Gazeta “Telegraf”,

7 janar 2013

41

TRASHËGIMIA KULTURORE

DHE PËRMASA

E MUNGUAR

Nëse kombi ynë shënjon për disa vlera dhe pasuri

dalluese mes kombeve të tjerë, duhet të pranojmë se në

këtë realitet trashëgimia kulturore ka vendin e vet të

padiskutueshëm.

Rrallë vende e kanë me kaq ballëk këtë pasuri

publike, në raport me popullsinë dhe territorin, edhe

pse jo e gjitha është zbuluar e vendosur në fondin e

shtetit. Historia e lindjes dhe zhvillimit të një kombi,

rruga e bërë prej tij në shekuj, nuk mund të konceptohet

pa vlerat që mbart trashëgimia kulturore, si ajo

shpirtërore, ashtu edhe ajo materiale.

29 shtatori daton si Dita Kombëtare e Trashëgimisë

Kulturore dhe në këtë ditë, sidomos ata që merren

drejtpërdrejt me kulturën popullore apo edhe të tjerë të

interesuar, kthejnë kokën e shtojnë vëmendjen. Flitet

ca më shumë se në ditë të zakonshme, por edhe zhvillohen

aty - këtu disa veprimtari, në më të shumtën e

42

herëve simbolike, si për ta venë këtë fushë në qendër të

opinionit publik. Pastaj ndonjë ekspozitë apo aktivitet

pompoz në një nga objektet e listës së inventarit dhe

më tej ca lajme të emetuara në ekranet e TV.

Kështu ka ndodhur dje, thuajse kështu edhe sot

ndonëse, për të qenë korrekt, sëfundi është folur ca më

shumë rreth kësaj fushe e duket se ka një këndvështrim

më optimist. Kur them është folur, domethënë edhe

është vepruar me disa iniciativa apo edhe aktivitete të

munguara më parë. Disa prej objekteve të trashëgimisë

kulturore duket se kanë “dalë mbi ujë” sidomos në disa

qytete, të cilat edhe më parë kanë pasur përvojë pozitive.

Por, në këtë shkrim, për një tjetër gjë dua të flas.

Krahas vlerave dhe misionit tanimë të njohur,

duket se ka ardhur koha që trashëgimia kulturore të

konsiderohet edhe si një përmasë e rëndësishme e

kohezionit social të shoqërisë dhe i zhvillimit kulturor

e ekonomik të saj. Është fjala për rolin që duhet

të marrë kjo fushë, sidomos shumë prej objekteve të

trashëgimisë kulturore të klasifikuara apo që mbajnë

statusin “Monument kulture”, në zhvillimet sociale

dhe ekonomike të banorëve dhe zonave apo territoreve

ku shtrihen këto pasuri materiale e shpirtërore.

Kam krijuar bindjen se ndërkohë që në shumë fusha

të jetës me kohë janë bërë e po bëhen përpjekje

për t’ju përshtatur ekonomisë së tregut, në fushën

e trashëgimisë kulturore duket se vazhdohet me të

njëjtën qasje si në kohën e sistemit ekonomik që lamë

pas. Ndërkohë, harrojmë se ai sistem, qoftë edhe për

interesa të propagandës, kur vinte puna te pasuria

shpirtërore apo materiale, e zgjidhte qesenë. Ndonëse

43

në inventarin e institucioneve rajonale që administrojnë

këto pasuri, gjenden listat e për shumë ndër to, edhe

database me të dhënat gjeo - historike, ato vazhdojnë

të trajtohen si stoli, sikur janë zbuluar e ruajtur për t’u

vendosur në muze apo për të mbajtur disa njerëz në

punë. Përvoja gati njëzetëvjeçare që kam pasur rastin

të fitoj si rezultat i administrimit të disa prej vlerave të

qenësishme të trashëgimisë kulturore e shpirtërore, më

kanë krijuar mundësinë të njoh dhe të krijoj një lidhje

të pazgjidhshme edhe me vlera të trashëgimisë kulturore

të fushës materiale.

Kam parë me sy e kam dëgjuar nga afër se si në

Evropën ku synojmë të integrohemi, në mjaft shtete

e qytete të saj, trajtohen, ruhen e promovohen vlerat

e trashëgimisë kulturore materiale; kala, parqe arkeologjike,

shpella, monumente kulti, banesa karakteristike

etj. Kam parë e kam vizituar mjaft monumente

kulture që “mbrohen nga shteti” në Itali, Poloni, Kroaci,

Spanjë, Lituani, Moldavi, Turqi etj., dhe gjithmonë

kam menduar: po ne kur do t’i bëjmë vlerat tona materiale

apo shpirtërore qofshin, të klasifikuara “monumente

të trashëgimisë kulturore” apo “kryevepra të

njerëzimit”, prona të qytetarëve e vizitorëve të ndryshëm

e, më kryesorja, kur këto pasuri do t’i orientojmë

drejt zhvillimeve të dukshme social - ekonomike të territoreve

e banorëve të tyre.

Duhet ta themi hapur se shumë prej këtyre monumenteve

deri sot, konsiderohen “pronë” thuajse vetëm

e arkeologëve dhe specialistëve të fushave kërkimore

e shkencore, ndërkohë që duhet të kthehen tërësisht në

funksion të publikut e vizitorëve, vendas e të huaj, për

44

të mësuar e parë me sy historinë dhe lashtësinë tonë si

vend e si popull, por edhe të kenë një ndikim pozitiv në

zhvillimet rajonale.

Në fakt duhet të pranojmë se Shqipëria e ka një

model: Parkun Kombëtar të Butrintit. E drejta e posaçme

krijuar në këtë park arkeologjik për publikun,

por edhe infrastruktura e realizuar është një shembull,

por dhe një përvojë se si duhet të veprohet për zbulimin,

ruajtjen dhe menaxhimin e monumenteve të

trashëgimisë kulturore. Por këtë konstatim nuk mund

ta përgjithësojmë edhe për mjaft objekte të tjera, nuk

mund ta themi as për objekte me vlera të jashtëzakonshme

si qytete antike, parqe arkeologjike, kala me

emër etj. Kam krijuar përshtypjen se monumenteve të

kulturës në qarkun e Vlorës, bie fjala, do t’u kthehet

shkëlqimi i munguar, vetëm atëhere kur të mendohet

e punohet që këto objekte të vihen në funksion të gjallërimit

real të zonave ku shtrihen dhe banorët përreth

në radhë të parë, të bëhen përfitues të këtij zhvillimi.

Pjesëmarrja përmes rrugëve dhe infrastrukturës së domosdoshme,

deri sot të munguar apo të cunguar keqas,

duhet patjetër të shikohet si pjesë e domosdoshmërisë

së këtij zhvillimi.

Kjo natyrisht mbetet sfidë e politikave të institucioneve

qendrore të shtetit në fushën e trashëgimisë

kulturore dhe një nga prioritetet e rëndësishme që

mund të realizohet jo vetëm në bashkëpunim, por edhe

si detyrim ligjor me pushtetin vendor në territorin dhe

juridiksionin e të cilëve gjënden këto pasuri kulturore.

Ndarja e re territoriale, zmadhimi i sipërfaqeve

të njësive vendore, por edhe kompetencat e shtuara të

45

pushtetit në këto njësi, lipset të çojë drejt një sjellje

të re edhe ndaj pasurive të trashëgimisë kulturore që

ndodhen në këto zona. Besoj ka ardhur dita që t’i jepet

fund centralizimit të tejskajshëm e fare të pakuptimtë

që ekziston sot në fushën e trashëgimisë kulturore, ku

thuajse mungon fare e drejta e pushtetit lokal ndaj pasurive

që ndodhen në territorin nën juridiksion të tij

dhe vet legjislacioni në fuqi, duket se i ka përjashtuar

organet vendore nga administrimi i tyre.

Asnjëherë deri sot këto pasuri e vlera të qenësishme

historike e kombëtare nuk janë parë nga politikat

lokale si asete që krahas investimeve e kujdesit

shtetëror, shumë mirë mund të investohet jo vetëm për

t’i ruajtur e mirëmbajtur, por edhe për t’i shfrytëzuar si

kapitale qarkulluese. E nëse njësitë e reja administrative

priten të kenë një ndikim krejt tjetër në raport me

administrimin e territorit, kjo duhet të çojë natyrshëm

edhe drejt një qasjeje të re ndaj pasurive të trashëgimisë

kulturore.

E para, lipset që këtyre monumenteve t’u mundësohet

“a” - ja e ekzistencës së tyre, deri sot thuajse e munguar;

infrastruktura qarkulluese dhe së dyti, kthimi i

këtyre objekteve në mundësi vizitash e kontaktesh,

përmes aktiviteteve të herëpasherëshme të instaluara

e të shtrira gjatë gjithë vitit. Ndërtimi i infrastrukturës

qarkulluese në çdo e për secilin objekt me status “Monument

kulture”, mbetet nga problemet ende të pazgjidhura,

ndërkohë që infrastruktura qarkulluese për në

objekte e brenda tyre kërkon të realizohet, edhe me

standarte, për të pasur mundësinë e lëvizjes edhe për

kategori grupe vizitorësh me aftësi të kufizuara. Har-

46

timi i agjendave të veprimatarive me karakter kulturor,

promovues apo turistik, si dhe ato me karakter tregtar,

kryesisht me prodhime e punime tradicionale, me siguri

do të krijojnë një marrëdhënie te re të banorëve me

këto objekte. Kështu mund të ndodhë me qytetin e Orikut

në Orikum; qytetin e Amantias në zonën e Sevasterit;

Kalanë e Kaninës në Kaninë, në Kishën e Shën

Mërisë në ishullin e Zvërnecit etj.

Ndërkohë që bregdeti i Orikumit çdo vit e më tepër

po kthehet në një destinacin të dukshëm turistik, istalimi

i aktiviteteve kulturore, pikërisht në amfiteatrin e

Orikut, do ta shtonin bukurinë dhe atraktivitetin e këtij

rajoni. Për këtë qëllim do të shërbenin edhe aktivitete

të ndryshme, festivale apo panaire të shumëllojshme,

për të gjallëruar një zonë si ajo e Kudhës - Grehotit

(Sevasterit) përmes administrimit të një qyteti antik të

jashtëzakonshëm si Amantia.

Mund të sillja në këtë trajtim të shkurtër shumë

shembuj se si në të tjera vende të Evropës apo edhe

më gjerë, pasuritë e trashëgimisë kulturore kanë çuar

në zhvillime të dukshme social - ekonomike. Por le të

mjaftohem vetëm me dy ndër ta.

Vetëm 70 km nga Izmiri dhe rreth 20 km nga Efesi,

ndodhet shtëpia e Shën Marisë, vendi ku kjo shenjtore

kaloi ditët e fundit të jetës. Çdo ditë dhe paprerë, kjo

shtëpi - kishëz e vogël pret e përcjell qindra vizitorë

nga çdo anët e botës. Dhjetra autobusë në dispozicion

të turistëve që vijnë me kroçera e që s’mund ta kuptojnë

udhëtimin në brigjet e Turqisë pa prekur nga afër

shtëpinë e Shën Marisë. Një zhvillim i mahnitshëm

përmes një infrastrukture të gjerë në shërbim të turi-

47

stëve ardhur përmes qarkullimit të njerëzve e shërbimeve.

Nuk po flas për administrimin e Efesit, ajo është

industri më vete turistike, vetëm për një shtëpi të vogël

e kthyer në një kishë që për nga konstruksioni as mund

të krahasohet më Kishën e Shën Mërisë tonë në ishullin

e Zvërnecit. Por ndërsa aty në shtëpinë e largët të

Shën Marisë së brigjeve të Detit të Zi, infrastruktura

të lejon të parkohen pa fund autobusa e automjete, në

“shtëpinë” e Shën Mërisë tonë, brenda ujarave të Adriatikut,

në një mrekulli të vërtetë shqiptare, nuk mund të

shkojë pa le të parkohet qoftë dhe një autobus i vetëm.

Tjetër. Vetëm pak vite të shkuara gjatë pjesëmarrjes

në festivalin folklorik të Pirenejve në pjesën franceze,

organizatorët në agjendën e aktivitetit kishin programuar

performancë në një zonë diku qindra kilometra nga ku

organizohej

festivali.

“Dita e derrit

të egër”,

- kështu e

kishte emrin

aktiviteti,

festa

që zhvillohej

në zonën që

konsiderohej

pasuri natyrore,

diku në

Kastelanjë të

Teuta në Shtëpinë e Shën Mërisë, Efes, Turqi. Francës.

48

Menduam se do të ishte ndonjë park me derra të

egër e do të shikonim nga afër këtë kafshë të veçantë,

po asnjë turi derri të vetëm nuk pamë gjëkundi. Vetëm

gjatë drekës do të kishim rastin të provonim një thelë

mishi “dy gisht gjë”. Siç mësuam, për këtë “dy gisht”

mish vinin atë ditë në festë, në parkun me pyje, mijëra

banorë duke u bërë pjesë e një industrie të tërë biznesi

me produkte të ndryshme të zonës, duke e kthyer pyllin

në një panair të stërmadh natyror Kështu, të tjerët edhe

kur s’i kanë, i sajojnë vendet me histori e legjenda,

ndërkohë që ne i kemi edhe vendet me histori, edhe

vendet si pasuri me traditë e trashëgimi dhe fare pak i

shfrytëzojmë. Më shumë i mbajmë e i trajtojmë si stoli.

Dhe së fundi, si inxhinier miniere, njoh e di mirë

se nëntoka mban e ruan pasuri të çmuara që gjithmonë

duhen zbuluar, ndërsa si i apasionuar me vlerat e

trashëgimisë kulturore, kam bindjen se ora e nxjerrjes

se pasurive kulturore nga guidat e fjetura, në mjedise

të vizituara, të populluara e të mirë menaxhuara, ka

ardhur. Por duket se është koha edhe që këto pasuri t’i

kthejmë në fuqi e mundësi zhvillimi, si një kontribut

i drejtpërdrejtë në përmirësimin e kohezionit social -

ekonomik të shoqërisë. Zhvillimet pozitive që po ndodhin

në të gjithë vendin në infrastrukturë, kryesisht

asaj turistike, duhet t’u përgjigjen edhe zhvillimet në

objektet dhe pasuritë e trashëgimisë kulturore që ngarkohet

me ligj të menaxhohen nga struktura të posaçme

të shtetit e pushtetit, por edhe nga vet shoqëria civile.

Botuar në “Gazeta Shqiptare”.

“Shqip “e “Telegraf”,

29.09.2014

49

KRYEVEPRA

E NËPËRKËMBUR...

- E nëpërkëmbur qysh për emër -

Rrallë mund të ketë ndonjë dukuri tjetër shpirtërore

apo ndonjë objekt tjetër material nga trashëgimia jonë

kulturore, të “vuajë” kaq shumë për shkak të termit të

emërtimit apo thirrjes, se sa kënga vënçe, apo thënë

ndryshe, me iso, kënduar kryesisht në trevat e jugut,

por edhe në zona të tjera, ku lëvrohet kjo kategori e

folklorit muzikor pa instrumenta.

E vërteta është se pas termit tradicional e të hershëm

“këngë vënçe”, përdorur rëndom nga të parët

tanë, emërtimi “polifoni” ka qënë edhe termi zyrtar

me të cilin kjo mënyrë të kënduari është quajtur në

kohët e mëvonshme, deri gati një dekadë më parë. Më

saktë deri në vitin 2005, kur këtë mënyrë të kënduari

institucioni prestigjioz i kulturës UNESCO do ta

shpallte “kryevepër të trashëgimisë gojore të njerëzi-

50

mit” me termin “Iso - polifonia” shqiptare. Natyrisht,

sikundër do ta mësonim më pas, ky vendim nga strukturat

vendimmarrëse të kulturës nën ombrellën e OKB

-së, nuk do të merrej me një të rënë të lapsit, po përkundrazi,

do të duhej një dosje voluminoze plot argumente

e prova mes një garimi tepër të fortë midis vlerave

shpirtërore të sa e sa vendeve të tjera.

Personalisht, kur më është dashur të mësoj diçka

për termin e ri të certifikuar, më ka mjaftuar argumenti

se vetëm kështu ky term e veçonte polifoninë tonë nga

e mjaft vendeve ku ka qasje e ku emërtohej njëlloj, polifoni.

Pavarësisht se edhe nga njohjet e drejtpërdrejta

që kam pasur rastin të kem në disa vende si Moldavi,

Lituani, Bullgari, Greqi etj., kam krijuar bindjen se

mënyra jonë e të kënduarit është shumë më interesante

e krejt e veçantë. Gjithashtu, si bashkëkohës dhe

kontribues modest në organizimin dhe menaxhimin e

kësaj pasurie shpirtërore, më duhet të them se pavarësisht

ndonjë zëri mosaprovues të thënë qysh atëhere, të

gjithë e pritëm me entusiazëm këtë vlerësim e nderim

që institucionet e kulturës evropiane e botërore i bënë

këngës sonë që në fund të fundit edhe “iso” - n e shtuar

e kishte pjesë të saj.

E vërteta është se jo vetëm në këtë shkrim, por asnjëherë

nuk kam ndërmend të merrem me termat e as

të marr përsipër të vërtetën fundore të këtij emërtimi.

Për mua kjo është dhe mbetet detyrë e studiuesve dhe

shkencëtarëve të fushës. Ajo që dua të prek në këtë

shkrim është mënyra dhe agresiviteti që herë - herë

shfaqet nga ata që kanë mendim ndryshe e që duan ta

trajtojnë këtë problem.

51

Sidomos kohët e fundit, kjo kundërshti po merr

përmasa tepër agresive e ku nga ndonjë që ka marrë

përsipër të bëhet interpret i këtij mendimi, gati sa nuk

kërkohet të shpallen “armiq të popullit” ata që kanë

punuar me këtë dosje apo dhe ata që kanë respektuar

e respektojnë emërtesën zyrtare të shtetit shqiptar, ku

veprojnë edhe institucionet përkatëse të kulturës.

Absolutisht nuk them pse ka mendime e trajtesa të

tjera rreth opsionit apo vendimit zyrtar, por mendoj se

nuk mund të lejohet as për etikë dhe as për konsiderata

njerëzore, që punonjës të veçantë në administratë apo

në fushën shkencore që u takoi të punojnë për realizimin

dhe plotësimin e dokumentacionit të kërkuar nga

UNESCO, të trajtohen në shtyp me etiketime të tilla

duke i cilësuar deri antishqiptarë.

Arrihet deri aty sa të organizohen peticione të manipuluara

e të degraduara nga lloj - lloj njerëzish, edhe

duke falsifikuar e duke luajtur me firma të mjaft bartësve,

krijuesve e organizatorëve të grupeve të dëgjuara

nga treva të ndryshme të Labërisë të njohur si personalitete

të padiskutueshme në fushën e trashëgimisë

shpirtërore.

Por kjo orvajtje merr vërtet përmasa komike, kur

në krye të këtyre lëvizjeve vihen njerëz me formim të

cunguar intelektual e profesional e kur edhe ndonjë

profesor apo ndonjë tjetër me grada e kontribute, ose

shënohet nga fundi, ose dëgjon e shikon nga “frengjia”.

Këto që po shkruaj kanë ndodhur aty pak vite

më parë në kohën e qeverisjes së kaluar dhe në një

farë mënyre institucionet përgjegjëse të kulturës, nuk

mundën ta vendosin pikën mbi - i - duke e lënë “li-

52

tarin” bran, ndonëse për hir të së vërtetës janë bërë

përpjekje për t’u përballur me shqetësimet. Disa prej

këtyre shqetësimeve duket se janë mbartur edhe për

institucionet aktuale të kulturës nga ku, siç thonë, ka

dalë edhe një shkresë, e cila kërkon që termi “iso - polifoni”

të mos përmendet duke rikthyer përsëri termin

“polifoni”.

Nuk e kam tagrin e as marr përsipër të them nëse

ky udhëzim duhej të jepej apo jo, por s’mund të rri pa

thënë që më duket shumë e çuditshme që një term me

të cilin lidhet një vlerësim dhe certifikim kaq prestigjioz,

të zhbëhet pa iu nënshtruar të paktën një diskutimi

të thellë shkencor e gjithëpërfshirës. Në fund të fundit,

gjykoj se nëse këto hapa kanë munguar të hidhen në

kohën e vendosjes, të mos rezultojnë të njëjta edhe në

kohën e zmbrapsjes, ca më tepër kur në mes janë edhe

institucionet prestigjioze të kulturës botërore. Personalisht

kam krijuar bindjen se të tjera halle ka polifonia,

siç ka në tërësi kultura shpirtërore gjithandej, prej

jugut, në veri.

Nëse vërtet kjo puna e “isos” përbën një shqetësim

madhor e lidhet me fatin e identitetit tonë kombëtar,

siç ndonjë përpiqet të thotë, atëhere besoj se shteti i ka

të gjitha strukturat dhe instrumentet për të folur, diskutuar

apo paraqitur punimet shkencore e për të vendosur.

Por kjo kurrsesi nuk mund të lihet në dorën e ca

personave që duke i vendosur grupeve apo shoqatave

të tyre emrin “polifoni”, mendojnë se rreth tyre rrotullohet

jo vetëm kënga, por edhe bota vetë, ndonëse, siç

thashë më lart, u mungon edhe kultura më minimale

për të trajtuar këto probleme.

53

Harrojmë se kur flitet për emrin, po të mbledhësh

intervista, mendimet mund të jenë nga më të ndryshmet.

Bie fjala, njëri prej krijuesve më të mëdhenj, për

të mos thënë babai i stilit muzikor piluriot, “Mjeshtri

i Madh”, Lefter Çipa, ka kohë që ka hedhur idenë për

ta quajtur polifoninë me termin “fosforinë”, thjesht shqiptare.

Kështu i pëlqen këtij burri të papërsëritshëm

në kontributet e dhëna për këtë pasuri shpirtërore shqiptare.

Është kjo arsyeja që më shtyn të them se, kur

duhet të flasim për këtë vlerë të qenësishme shpirtërore

të identitetit tonë kombëtar, emri është e fundit gjë që

duhet të merremi e të na shqetësojë. Ca më tepër, kur

të gjithë e dimë që edhe emri “polifoni” është i huazuar

nga fqinjët tanë.

Por thashë, nuk dua të bie në vorbullën e debatit të

emrit, tjetër gjë më shqetëson e dua ta ndaj me opinionin

dhe strukturat që me ligj ngarkohen për kujdesin

ndaj vlerave kombëtare. Kam gati dy dekada që jap e

marr me bartës, krijues e interpretues të kësaj vlere të

rrallë shpitërore, kam parë nga afër edhe ndjesitë që

përcjell kjo pasuri në skena e mjedise evropiane, fuqinë

e saj identifikuese e të rrallë dhe më duhet të them

se të tjera shqetësime e halle kanë ata që u duhet ta

ruajnë, transmentojnë e zhvillojnë.

E nëpërkëmbur

në trajtim...

25 nëntori 2005, ka hyrë në kalendarin e datave të

shënuara si dita e shpalljes së polifonisë nga UNESCO,

“Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit” dhe në

54

espekt të kësaj ngjarjeje, të paktën siç është thënë, kjo

ditë do të shënonte për çdo vit edhe nisjen e një festivali

të kësaj gjinie në qytetin e Vlorës. U tha dhe u bë

për disa vjet, më vonë edhe vet ata që morën vendimin

e që vendosën edhe për datat e vendin ku do mbajej, e

lanë në mes të rrugës. Zakonisht ka qenë në agjendën

e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike dhe

duke lënë mënjanë rezervat për cilësinë e organizimit

apo edhe produktin e këtij festivali, sa herë bëhej, të

paktën vinte në lëvizje disa burime njerëzore krijuese

e interperetuese të këtij zhanri që sa vete e po bëhet më

i vështirë për t’u ruajtur e transmetuar.

Të bën përshtypje se, megjithë vështirësitë ekonomike,

mjaft prej aktiviteteve kryesore të planifikuara

në kalendarin e institucionit qendror të kulturës janë

zhvilluar, ndërsa festivali i polifonisë ka disa vite që

nuk është bërë i mundur.

Kështu ka ndodhur më parë, kështu po ndodh edhe

këtë vit. Dhe askush nuk e ngre zërin për këtë anashkalim

apo harrim të madh. Mjafton që t’u bëhet “iso” të

shqetësuarve për emrin, pa fundja do durohet edhe për

festival! Duket se të gjithë janë mbërthyer në dilemën

e madhe se si do ta themi, me “iso” apo pa “iso” të

uruarin emër. Harrojmë përgjegjësinë që kemi si shoqëri,

por edhe si shtet, për këto vlera që edhe na identifikojnë,

po edhe na krenojnë mes popujve të tjerë.

Pas certifikimit si kryevepër shpirtërore botërore

nga istitucionet e kulturës ndërkombëtare, të gjithë

duhet të bëhemi shumëfish më të përgjegjshëm. Por

mbi të gjitha, listimi dhe vendosmëria ndaj realizimit

të disa prej veprimtarive që lidhen me ruajtjen, trans-

55

mentimin dhe pasurimin e vlerave të trashëgimisë

shpirtërore, krahas atyre materiale, mbetet kërkesë e

kohës.

Pas vitit 2005, polifoninë tonë më është dashur

ta krahasoj shpesh me Kullën e Eifelit në Francë. Në

fund të fundit kjo është kryevepra jonë e parë. Unë nuk

them që edhe te ne për të mbajtur në këmbë kryeveprën

- polifoni të shpenzohen fondet që Parisi shpenzon për

mirëmbajtjen e Eifelit, por diçka duhet të bëhet. Kam

mendimin gjithashtu se institucionet shtetërore të kulturës

mund të përfitojnë dhe të realizojnë më mirë misionin

e tyre, duke vlerësuar e konsideruar më mirë se

deri sot edhe fuqinë dhe energjinë e lëvizjes jopublike

në fushën e trashëgimisë shpirtërore.

Gjithandej gëlojnë dhjetra e dhjetra grupe kënge

polifonike, të cilat kanë lindur gjatë viteve të fundit e

që mund të shërbejnë si një garanci më shumë, nëse do

të ketë ca rregulla në menaxhimin e tyre. Iniciativa e

fundit e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike

për të krijuar databazë me të dhënat e këtyre grupeve,

lipset të shoqërohet edhe me ndërhyrje të tjera,

jo për censurë e diktat, por për përkujdesje e vëmendje.

Duke qenë se flasim për vlera të rëndësishme

të trashëgimisë shpirtërore të kulturës kombëtare,

mbase ka ardhur koha që edhe në drejtim të shfaqjes

apo publikimit të tyre, sidomos në mjedise e skena

ndërkombëtare, duhet të ketë një përkujdesje më të

madhe, pse jo edhe një filtër. Nuk ka si shpjegohet që

edhe për frutat e zarzavatet që tregtohen kioskave ka

kontrolle për cilësi e standarte, ndërsa për vlerat që

56

lidhen me identitetin tonë kombëtar, as do t’ia dijë

kush. Dhe dëgjojmë sa e sa këngë e krijime të përçudnuara

e pa asnjë lidhje me traditën apo shpirtin

e vërtetë të popu-llit, pa asnjë lidhje as edhe me vet

euvoluimin që dikton e pranon koha.

Ja pse institucionet e kulturës kombëtare marrin

një rëndësi të dorës së parë dhe ja pse, të paktën

specialistët e rekrutuar për trashëgiminë shpirtërore

pranë DRKK, lipset të jenë njërëz me përvojë dhe

me njohuri të thella në këtë fushë. Ka ardhur koha

që edhe kënga polifonike, krahas vlerave të tjera të

kulturës shpirtërore, të zerë vendin që i takon, jo si

një relike muzeu, por në funksion të kohezionit social

të shoqërisë, zhvillimit kulturor dhe ekonomik të saj.

Botuar gazeta “Telegraf”,

25 nëntor 2014

57

MESAZHET

QË VIJNË NGA VJENA

Prej disa viteve me radhë, ditën e parë të vitit e nis

me përcjelljen e Koncertit të Vjenës, dukshëm klasik,

por edhe me gjetje mjaft të larmishme. Një koncert

që në fakt mbërthen përpara ekranit miliona shikues

anembanë botës, jo vetëm ata që konsiderohen si njohës

e kultivues të kulturës e muzikës klasike, por edhe

të tjerë art e kulturëdashës, ngase kjo muzikë mbetet e

përbotshme e asnjëherë jashtë kohe. Më ka ngacmuar

gjithmonë, jo vetëm ajo që ndodh brenda asaj skene e

salle magjike vjeneze, por edhe nëmeset muzikore me

klipe e gjetje fantastike.

Po ajo çka mundëm të përjetonim këtë vit ishte

vërtet një befasi e bukur dhe krejt e pazakontë në historinë

e kësaj ngjarjeje kulturore me njohje të përbotshme.

Muzika tradicionale shqiptare këtë herë nuk erdhi nga

ndonjë skenë sidokudo, por bash nga skena vjeneze

në koncertin ku transmentohen përmes interpretimesh

58

virtuoze, maja të krijimtarisë muzikore klasike nga korifej

të pentagramit botëror. Në katër minuta, në ditën

e parë të vitit, si një prelud i jashtëzakonshëm artistik,

visare të qenësishme të muzikës tradicionale shqiptare

përcillen drejtpërdrejt në të katër anët e botës, në plot

90 shtete me mbi 500 milionë shikues. Nuk ka si të

mos ngazëllehesh e të emocionohesh nga kjo ngjarje

që pa mëdyshje meriton të arkivohet në lajmet më të

qenësishme që kanë ndodhur këto kohë për kulturën

tonë në përgjithësi dhe atë tradicionale në veçanti.

Pas çertifikimit dhe shpalljes “Kryevepër e trashëgimisë

shpirtërore të njerëzimit” që UNESCO i

bëri iso - polifonisë shqiptare, duket se përfshirja në

agjendën e Filarmonisë së Vjenës e një tjetre vlerë

shpirtërore të muzikës tradicionale shqiptare, është një

rast tjetër fatlum për kulturën tonë kombëtare. Kjo po

tregon se edhe një herë, këtë radhë nga një institucion

tjetër prestigjioz i kulturës evropiane, nga një kryeqytet

jo vetëm evropian, por edhe i kulturës botërore, sytë u

kthyen drejt shpirtit krijues tradicional të shqiptarëve.

Por, ndërsa ditët pas transmentit të kolazhit me

muzikën tonë tradicionale të titulluar “Albanian soul”

ose ”Shpirti shqiptar”, po kalojnë duke vendosur distancën

e natyrshme, edhe emocionet që përjetuam nga

befasia e këtij gjesti jo të zakonshëm, ia lë vendin mesazheve

që përcillen prej kësaj ngjarje.

Pikërisht pas impresioneve të forta që njeriu ndien

si ka përcjellë përmes ekranit magjinë e koncertit të

Filarmonisë së Vjenës, kam guxuar të shkruaj e botoj

dy vite më parë, po në gazetën “Telegraf”, artikullin

me titull “Për një koncert vjenez shqiptar“. Atëhere

59

as mund ta mendoja që pikërisht dy vite më vonë,

pikërisht nga ky koncert, do na vinin përmes një interpretimi

virtuoz, avaze orgjinale nga muzika jonë

popullore, përpunuar e luajtur me mjeshtëri nga talente

shqiptarë, pjesë e orkestër famëmadhe. Atëhere vetëm

shtroja si ide që edhe ne shqiptarët, brenda vendit tonë

të paktën të mund të kishim në çdo fundvit koncertin

tonë “vjenez” me perla të folkut shqiptar.

Natyrisht mesazhet që vijnë prej kësaj ngjarje

janë shumëplanshe, siç është i tillë edhe roli që duhet

të marrë diplomacia kulturore. Për të mund të flitet jo

pak nga specialistë të fushës, por unë dua ta përqëndroj

këtë shkrim në detyrimin dhe përgjegjësinë që shteti

në radhë të parë, duhet të këtë ndaj ruajtjes dhe menaxhimit

të vlerave tona si pjesë e trashëgimisë kulturore

shpirtërore. Nuk them ndonjë gjë të re, kur më duhet të

shkruaj se pasuria jonë shpirtërore në fakt është pasuria

që ne kemi tonën e me të krenohemi si evropianë,

por pikërisht për këtë lipset që kujdesi ndaj saj të jetë

edhe më i dukshëm. Ka një çoroditje marramendëse e

një vështrim aspak dashamirës e ligjor, kur vjen puna

për menaxhimin e këtyre vlerave të qenësishme e të

lidhura fort me identitetin tonë kombëtar.

Rasti i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës

që është thirrur të mbahet në prillin e këtij viti,

është treguesi më kokëfortë se si janë katandisur institucionet

e kulturës në këto vite të stërgjatura tranzicioni.

Një zallamahi e pafalshme dhe e pakuptueshme

në radhë të parë me funksionimin e strukturave të kulturës,

aq sa në shumë raste vet rrogëtarët e këtyre institucione

janë të fundit që njohin apo dashurojnë këto

60

vlera shpirtërore. Dhe ndërsa paguhen si kujdestarë

të tyre, në të shumtën e institucioneve kulturore në

qarqet e vendit, as kuturisin të thonë një fjalë për

gjendjen e kësaj pasurie unikale. Por të vjen keq që

ende nuk po del kush për të orientuar politika dobiprurëse

e për t’i bërë të mundura më mirë ca punë që,

në radhë të parë në institucionet e kulturës (ato që

mbajnë emrin e cilësuar - kombëtare - sidomos), të

mos u gjendet njerëzve puna, por punës njerëz.

Më duhet të them se këmbanave për një përkujdesje

më të madhe e një përgjegjshmëri më të lartë

për ruajtjen, transmentimin dhe menaxhimin e vlerave

tona shpirtërore, në jo pak raste, u kanë rënë edhe

njerëz e personalitete të kulturës, por ende guri nuk po

e gjen vendin. Mesazhi që Dritëro Agollit ca muaj më

parë i drejtoi edicionit të gjashtë të “Aulona Inter Folk

Festival”, si president nderi i festivalit mbetet vërtet i

çmuar dhe unikal. Atëhere poeti Petrit Ruka, i frymëzuar

dhe impresionuar nga mesazhi i njeriut të madh

të letrave shqipe, i kushtoi një shkrim të posaçëm

“amanetit” të madh të Dritëroit, por siç ngjet rëndom

në këto raste, ata që duhet të dëgjojnë, asnjëherë nuk

kanë veshë. Mesazhet që për “shpirtin shqiptar“ vijnë

nga Vjena sikur më thonë t’i përcjell edhe unë disa

pasazhe të mesazhit që vjen nga Dritëroi ynë:

“Këndoni dhe kërceni

këngët dhe vallet e gjyshërve”

...Le t’i rikëndojmë dhe le t’i rikërcejmë këngët

61

dhe vallet e gjyshërve, duke shtuar diçka nga zëri dhe

lëvizjet tona, pa ua cënuar harmoninë e përhershme

tingujve, lëvizjeve dhe ngjyrave të fjalëve. Edhe gjyshërit

ndër këto krijime shtuan zërat e tyre, prandaj

ato kanë ardhur deri te ne më të plota dhe më të qendrueshme.

Një valë gjyshërish ka hequr e ka shtuar

diçka, një valë tjetër gjyshërish, ka vënë një ngjyrë e

ka sjellë një tingull në trupin e tyre, prandaj ato nuk

janë harruar. “Tradita është e gjallë kur këndohet dhe

kërcehet, kur përkedhelet”, - më thoshte një këngëtar

nga Tepelena. Edhe ne poetët kemi marrë hua të madhe

nga stërgjyshërit, kemi marrë vargje dhe vjersha

të tëra, duke bërë pak krehje dhe me shumë përkëdhelira.

Pastaj po të hyjmë thellë kohëve e thellë

vendeve, edhe nga vendet prej nga vijnë festivalistët

e huaj të “Aulona Folk Festival”, do të gjejmë Robert

Bërnsin, Longfelloun, Pushkinin etj., që kanë marrë

kaq shumë hua, jo vetëm nga popujt e tyre, por dhe

nga popujt përreth.

Muzika, kënga, vallja dhe meloditë me vegla

komunikojnë mes popujve duke qenë një gjuhë e

kuptueshme prej të gjithëve. Popujt e kuptojnë njëri

- tjetrin prej muzikës, lëvizjeve edhe pse fjalët mund

të mos i kuptojnë.

Prandaj “Aulona Folk festival” është një mundësi

më shumë për të komunikuar mes nesh, mes popujve

të rajonit dhe më gjerë, për t’i kënduar paqes dhe

për të shkëmbyer kulturat tona. Këndojini dhe kërcejini

edhe në Vlorë këngët dhe vallet e gjyshërve tuaj,

qofshin ata shqiptarë, grekë, turq, italianë, malazes,

62

kroatë, sllovakë, polakë, bullgarë etj! Këngët e gjyshërve

janë tradita e botës dhe kudo ku mbahet gjallë,

ajo është si në shtëpinë e vet. Epo, nga të mos u

heqësh kapelen për nderim, këtyre gjyshërve tanë të

mëdhenj!

Suksese Vlorës dhe festivalistëve të “Aulonës”!

Kështu shkruan e thotë Dritëro Agolli për shpirtin

shqiptar dhe shpirtin e popujve të tjerë. Ne duam

t’i dëgjojmë të përcillen prej Vjene a vjenave të tjera

evropiane këngët dhe vallet tona tradicionale, shpirtin

shqiptar të patjetërsueshëm, ne duam që përsëri të

emocionohemi e krenohemi si shqiptarë. Le t’i bëjmë

më mirë ca punë kulturore dhe le ta dëgjojmë dhe

Dritëronë se ç’thotë!

Botuar gazeta “Telegraf”,

06 janar 2015

63

FUQIA

E TURIZMIT KULTUROR

Zhvillimet e vrullshme dhe përmasat e reja që po

merr qyteti i Vlorës, sidomos përballja me të tjerë qytete

që lagen nga ujërat e Detit Mesdhe, duket se e vendosin

atë paprerë në një garim të pashpallur për fitimin e kurorës

së turizmit shqiptar. Instalimi i një festivali folklorik me

përmasa evropiane, po edhe përtej saj, fryt i iniciativës së

qendrës kulturore “Aulona” dhe mbështetjes e vizionit të

pushtetit vendor, dhomës së tregtisë dhe operatorëve turistikë,

shënon gjetjen më interesante dhe të drejtpërdrejtë

të ndërthurjes së turizmit natyror me atë kulturor.

Shpejt jehona e festivalit ndërkombëtar folklorik me

emrin e Aulonës antike, do të pushtonte hapësirat mediatike

brenda dhe jashtë vendit. Rrallë ndodh që një aktivitet

folklorik të bëjë emër në një hark kaq të shkurtër

kohor. Përfshirja e menjëhershme në agjendën e CIOFF

-it, (Qendra Ndërkombëtare e Organizimit të Festivaleve

Folklorike me seli në Luksemburg) dhe certifikimi si

një nga më prestigjiozët e kalendarit të këtij institucioni

botëror kulture, flet pa mëdyshje për standarte të plotësuara

në të gjithë komponentët. Është vërtet interesante

ngjizja e këtij aktiviteti me vet çeljen e sezonit turistik

të një qyteti. Duket se edhe për këtë, Vlora po krijon një

traditë unikale.

Ndërthurja e turizmit natyror me atë kulturor, veç

të tjerash, flet për një vlerësim që u bëhet resurseve të

një qyteti bregdetar si Vlora. Të mos harrojmë, vetëm

për shkak të mbajtjes së “Aulona Folk Festival”, brenda

64

shtatë vitesh Vlorën e kanë vizituar mbi dymijë shtetas të

huaj nga vende të ndryshme, Italia, Greqia, Maqedonia,

Turqia, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina,

Kroacia, Polonia, Sllovakia etj. Kjo nuk është

pak, po të mendosh se këta qytetarë evropianë i ka prurë

këtu vetëm një ftesë e organizatorëve të një aktiviteti kulturor

me emrin “Aulona Folk Festival”.

Nuk ka mëdyshje se përveç përmbushjes së misionit

kulturor si një festival i dukshëm tradicional folklori, ky

aktivitet po shihet edhe si një sinjal i fortë për të gjithë ata

operatorë turistikë apo struktura të pushtetit, që u duhet të

menaxhojnë fuqinë e biznesit turistik. Dalëngadalë, sidomos

ata që operojnë në fushën e turizmit, përditë e më

shumë po kuptojnë se turizmi natyror i ujit, diellit, rërës e

malit, nuk mund të jetë i suksesshëm, pa ndërthurjen e tij

me turizmin kulturor. Duket se bashkia e qytetit, dhoma e

tregtisë, konsullata italiane në Vlorë, po edhe mjaft operatorë

që shërbejnë në fushën e turizmit, e kanë kuptuar

mirë këtë kërkesë dhe pa hezitim janë vënë në krah të

organizatorëve të aktivitetit, i cili realizohet falë punës së

një stafi të kualifikuar e tepër profesional.

Fakti që në edicionin e tretë dhe të katërt çelja e festivalit

u realizua pranë sheshit ku ngrihet Monumenti

i Pavarësisë duke vendosur edhe kurorë me lule pranë

memorialit të Ismail Qemalit, si nderim për 100 - Vjetorin

e Pavarësisë, flet edhe më mirë për vlerat shumëplanëshe

që mbart ky manifestim evropian i trashëgimisë

shpirtërore të popujve. Duket se Vlora ka nisur t’i bëjë

bashkë e t’i ndërthurë për të zhvilluar njëri - tjetrin; turizmin

natyror me atë kulturor, në të mirë të komunitetit

dhe territorit ku lagin ujërat e detit.

65

LABËRIA QË DI SE Ç’BËN

E DI SE Ç’THOTË

I ndodh ndonjëherë edhe ndonjë gazete si “Ndryshe”

që Labërinë e ka për zemër, të botojë për rutinë edhe

ndonjë material që s’i bën aspak nder as gazetës, as vet

botuesit i cili është një lab i thekur që thonë. Duam të

besojmë se kështu ka ngjarë në rastin e botimit nga kjo e

përditshme dy ditë më parë, të artikullit “Klubi Labëria,

dhe çudia e Vlorës”.

Duke shfrytëzuar praninë e rektorit të universitetit

“Ismail Qemali“ të Vlorës në aktivitetin shumë interesant

që shoqata “Labëria” zhvilloi në nderim të burrave

që 100 vjet më parë themeluan “Klubin Labëria”, artikulli

përpiqet të hedhë baltë mbi qëllimin dhe misionin

fisnik që ky aktivitet përcolli. Eshtë vërtet e trishtueshme

që ndërsa për herë të parë përgjatë një shekulli, ky akt i

jashtëzakonshëm e paraprijës pavarësie, vjen pa retush e

pa censurë në një vëprimtari historike dhe artistike, dikush

kërkon ta njollosë duke stigmatizuar ideatorët dhe

organizatorët. Sikundër po dëgjojmë, pas aktivitetit, jo

vetëm akti i mençur e i kujdeshëm i shoqatës “Labëria”

që për të parën herë të gjithë themeluesve dhe drejtuesve

u akordoi vlerësimin e lartë “Mirënjohje e Labërisë”,

por edhe mesazhet që përcolli kjo veprimtari, kanë lënë

mbresa të mëdha në opinionin publik.

Dokumentari i përgatitur enkas për këtë ngjarje të

66

madhe e me peshë jo të vogël, me skenar dhe realizim të

poetit lab Petrit Ruka, pjesëmarrja dhe mesazhi që përcolli

- ish Presidenti i Republikës, njëkohësisht “Qytetar

Nderi i Vlorës”, zoti Alfred Moisiu, prezenca dhe përshëndetjet

e drejtuesve kryesorë të forumit të shoqatës

“Labëria”, Ago Nezha, Fatmir Toçi, Lavdie Nanaj, Gafur

Duda etj., si dhe autoriteteve vendore të pushtetit në Vlorë,

i dhanë veprimtarisë një përmasë zyrtare dhe qytetare.

Pa harruar emocionet e veçanta që krijoi ngjitja

në skenë dhe tërheqia e vlerësimeve, si dhe përshëndetjet

në emër të familjeve e fiseve të tyre të rreth tridhjetë

trashëgimtarëve; djem, nipër, stërnipër, mbesa

e stërmbesa të atyre burrave që në vitin 1908, themeluan

klubin qytetar me emrin e Labërisë. Pasardhësit e

tyre, pas 100 vjetësh, të gjithë bashkë, në një sallë, në

një skenë e në një podium nderi, në pamundësi për të

qenë vet ata që bënë historinë. Shoqata “Labëria” në

bashkëpunim edhe me bashkinë e qytetit, ku ende sot

gjendet e kthyer në muze godina e klubit “Labëria”,

bënë të mundur që për të parën herë të mbledhin pa

dallim bindjesh dhe partish, të gjithë pasardhësit e

atyre burrave që në ditën themeluese patën një qëllim

e një frymë, pavarësisht si i ndau më vonë historia.

Nëse duhet patjeter në këtë tubim të madh të

Labërisë dhe jo vetëm të saj, të gjendet doemos një

“çudi”, kjo mund të gjendet në spektaklin e realizuar

me këtë rast edhe me pjesëmarrjen e tre prej grupeve

virtuozë të poli-fonisë; Vranishti, Dukati e Bregu i

Detit. Por jo të quhet çudi pjesëmarrja e rektorit Shaska

në të, siç na thotë Arianiti i Kaninës në shkrimin e

datës 16.12.2008.

Nuk e kuptoj pse duhet të shkruhet me pseudonim.

Kur është dashur të kritikohet z. Shaska për

nxitimin e tij në lidhje me heqjen e emrit të Ismail

67

Qemalit nga universiteti, jemi prononcuar hapur dhe

me emër, edhe si individë, edhe si shoqatë “Labëria”.

Por kurrsesi s’kemi të drejtë ta mohojmë që po ky

rektor është edhe pasardhës i njerit prej themeluesve

të klubit “Labëria”. Kam bindjen që tubimi krijoi kaq

shumë emocione e përcolli kaq shumë mesazhe për

burrin e madh të pavarësisë, sa e gjithë fushata që

prodhoi vënia në diskutim e emrit të tij, u harrua.

Nga ana tjetër, ftesa që i është bërë rektorit për të

përfaqësuar njerin prej 36 themeluesve, tregon veç të

tjerash, pjekurinë dhe mençurinë e shoqatës sonë në

trajtimin e problemeve brenda etikës e mirëkuptimit.

Se rektorin nuk mund ta shpallim “armik” të popullit

e as të Vlorës. Kurrsesi s’dua të bëj avokatin, por nëse

ai u nxitua në një moment të punës së tij, apo u përdor

nga ata që duan të rishkruajnë historinë, kjo nuk

do të thotë se duhet të kryqëzohet pambarim. Ne të

gjithë duhet të ndikojmë që të jetë njëri prej nesh, pasi

edhe ai është intelektual, mbi të gjitha është shqiptar.

Pjesëmarrja në veprimtarinë e organizuar në nderim

dhe përkujtim të 100 - vjetorit të klubit “Labëria”, me

president Ismail Qemalin, tregon se as z. Shaska nuk

i mungon mirënjohja e solidariteti.

Në thelb ky ishte edhe qëllimi dhe misioni i aktivitetit

“100 vjet klub Labëria” - “17 vjet shoqatë Labëria”

që u përcoll me shumë madhështi në Vlorë.

Për këto cilësi dhe virtyte të larta, por edhe për

mesazhet e përcjella në komunitet me këtë rast e në

këtë aktivitet, shoqatës “Labëria” iu dorëzua diploma

“Mirënjohje e qytetit” nga kryetari i bashkisë Vlorë, z.

Shpëtim Gjika.

Labëria që di se ç’bën e di se ç’thotë!

68

O KURVELESHI

ME DERTE!

- Në promovimin e

“Enciklopedia e Kurveleshit”, në Vlorë -

Po promovojmë “Enciklopedia e Kurveleshit” dhe

mua vetiu më ngacmojnë ca vargje që lidhen me të e

që thonë:

O Kurveleshi me derte,

si bën për ato lezete...

që besoj se edhe për të tjerë, bij Labërie, mbeten të

dashura. Përveç emrit të Shqipërisë që nënkupton atdheun,

dy emra të tjerë, Kurvelesh e Labëri, qysh në

vegjëli më janë ngulitur në mendje e më kanë shoqëruar

të dashura tërë jetën. Por më duhet të them gjithashtu,

se në rininë e herëshme, jo pak më ngatërronin të

dyja. Kush ishte Labëria e kush ishte Kurveleshi? Të

dy emra të dëgjuar, të ngjizur me njëri - tjetrin, të dy

bashkë me historinë.

Për hir të së vërtetës po them se kur jam njohur me

historinë e Labërisë e të Kurveleshit kam ndjerë se aq

69

sa më ka ardhur mirë që jam bir i të parës, po aq më

ka ardhur keq që vendlindja ime është jashtë të dytës.

Na ndan vetëm një lumë, lumi i Kardhiqit dhe një mal,

Maja e Pusit. U zgjata pak në këtë hyrje, por dua të

them se “Enciklopedia e Kurveleshit” që kemi rastin të

promovojmë këtu në kryeqendrën e Labërisë, në Vlorë,

na ka bërë pak xhelozë ne të tjerëve që të parët na kanë

lënë jashtë kësaj “sinie” natyrore në zemër të Labërisë.

Pata mundësinë ta shikoj në brendësi këtë botim

voluminoz enciklopedik dhe jam pushtuar nga ndjesia

që njeriu provon kur shfleton një vepër të mirë krijuese.

Ajo që mund të them pa hezitim, ka të bëjë me faktin

se autorët e nderuar Prof. Nasip Maçaj, Xhemil Çelaj

dhe Fatmir Toçi po i dhurojnë jo vetëm Kurveleshit,

por krejt shoqërisë një guidë të hatashme historike e

kronologjike.

Tani mund të themi se një krahinë me emër e histori

shekujsh, me veçori e dallime të prera edhe brenda

sojit të vet, Labërisë, ka kartën e vet të identitetit me të

gjitha gjeneralitetet dhe detajet që duhen. Autorët janë

përpjekur që për Kurveleshin të qëmtojnë që nga fija e

barit, deri tek ata burra që kënga thotë:

Kurvelesh, ç’djema që rrite,

lapidar maleve ngrite!...

Se vërtet Kurveleshi shquhet për shkëmbenjtë e

sertë, për lëndinat e barit, për honet e prera si me thikë,

për gërxhet, qafat e zabelet, për eshkën e stërrallin e për

erën e malit e plot e plot të tjera, por së pari, shquhet

për burrat e dëgjuar që nëpër shekuj kanë bërë histori.

70

Dhe bëhet fjalë për burra si Zenel Gjoleka, Hodo Nivica,

Çobo Golemi e Çelo Picari me shokë që, siç thotë kënga:

Atje ku s’u shkonte fjala,

bënte punë, lëvonte palla...

pa i harruar, se dhe ata kurveleshas janë;

Bilbilenjtë trembëdhjetë

vanë në litarë vetë...

Autorët kanë bërë kujdes të ecin të sigurt edhe në

Kurveleshin fizik (flitet jo pak për të gjitha resurset dhe

hapësirèn social - ekonomike të krahinës), por edhe

për burimet njerëzore që kjo krahinë ka nxjerrë që nga

shekujt e gjer në ditët tona. Kjo natyrshëm përbën edhe

risk, se gjykimi mbetet përherë subjektiv, por meqenëse

kam pasur rastin që të kem njohur e të njoh shumë

prej të emërtuarve, them se falë pjekurisë, përgjegjësisë

e profesionalizmit, autorët ia kanë arritur qëllimit.

Siç kam besim se nga vërejtjet e sugjerimet e lexuesve,

ky botim i shkëlqyer mund të plotësohet lehtë në ribotimet

e tjera.

Duke uruar edhe një herë të tre autorët e të gjithë

kurveleshasit për Enciklopedinë e tyre, dëshiroj që këto

radhë t’i mbyll me dy vargje të një kënge që Maya,

këngëtarja nga Dukati, e këndon aq bukur:

Ta hedhim vallen tek sheshi,

si burrat nga Kurveleshi...

71

JAM DHE VETË

NGA ATO VENDE…

Kisha lexuar numrin e dytë të gazetës së shoqatës

“Labëria” dhe prisja me endje botimin e numurit pasardhës.

Erdhi dita që doli dhe botimi i radhës. E lexova,

por sepse pa dashur më zgjoi ca kujtime të shkuara.

Thuajse plot tre vite më parë, po në gazetën e shoqatës

sonë “Labëria”, nga vet Agim Shehu do të botohej

edhe një intervista ime për Labërinë e këngën e saj,

bartës i të cilës ishte edhe grupi folklorik “Bilbili”, në

atë kohë i porsakrijuar.

Dhe ishte po Nr.3 i gazetës, botim i shoqatës vetëm

se emri ndryshon; tani “Labëria”, atëhere quhej “Arbëria”.

Për hir të së vërtetës, por edhe me merakun për

të mos u përsëritur më ndonjë tjetër Nr.3 i gazetës së

kësaj shoqate, mendova t’i shkruaj “Labërisë”, po dhe

ta uroj, se është gazetë e Labërisë, krahinës nga jam

dhe vet. I lutem lexuesit të më ndjejë që në këtë rast

përdora një varg të spikatur të luftëtarit, komandantit e

poetit e të një labi të madh nga Picari.

E kujtoj si sot atë ditë kur në Vlorë do të takoja fare

rastësisht poetin e mrekullueshëm, mikun tim Agim

Shehu. E njihja prej kohësh, sidomos i çmoja lirikat

e rralla, mbushur me mjaltë e dafina. Më ftoi të merrja

pjesë në një takim. Më tha se do të krijohej dega e

shoqatës “Labëria“ për Vlorën. E pranova me kënaqësi

ftesën dhe e çmova misionin e poetit. Për mua ky rast

ishte vërtet i dëshiruar, isha lindur në Zhulat, në vendin

72

ku mori udhë “Kanuni i Labërisë”. Mbase kishte ardhur

koha që afro një shekull më pas kjo krahinë emërmadhe

të kishte prapë kuvendin e vet.

Mbeta shumë i dëshpëruar nga ai takim… Ku ishte

Labëria e historia e saj e ku ishim ne me diskutimet

tona! Në vesh herë më gjëmonte kënga e lindur në

vendlindjen time:

Te rrapi, në Taroninë,

që është pranë Zhulatit,

ç’u mbëlodhë pleqësia,

të bënin ligjet e fshatit...

e herë, në vesh më vinin ca të tjera vargje kënge nga

Lumi i Vlorës:

Mesaplik te rrapi tëndë,

burrat ç’e mblodhë kuvëndë...

Profesor Agimi, por edhe miku im Bardhosh Gaçe

që ishte i pranishëm në takim, do të më japin të drejtë,

kur të lexojnë këto radhë dhe me siguri do t’u kujtohet

meraku që shpreha në fjalën time për të mos e katandisur

shoqatën në një organizatë pa nerv e asht, se

nuk përfaqësonte një krahinë dokudo. Tjetër gjë të përfaqësosh

Labërinë...

Ngahera më ka ardhur keq që jo pak gjatë këtyre

viteve, shoqata herë dukej e herë zhdukej, po dhe kur

dukej, më mirë të mos dukej.

Tani s’është koha të tjerrim fjalë justifikimesh.

Të gjithë duhet të jemi njësoj të detyruar të bëjmë për

emrin e krahinës tonë të dashur, se kemi pirë ujë nga

të njëjtat burime e kemi shkrepur nga i njëjti stërrall.

Burrat e mençur dinë të kuvendojnë e ta gjejnë fjalën.

Dhe unë e shikoj se shumë shpejt shoqata “Labëria” do

bëhet zonjë e madhe e plot nur e lezet, do qendrojë mes

73

simotrave të tjera shqiptare.

Duket se demokracia do t’i lerë pas ca përkujdesje

e begenisje për vlera njerëzore e shpirtërore apo

mateiale qofshin, që më parë u dilte për zot shteti. Tani

mbase duhen të tjera mekanizma të vetvihen në lëvizje

për t’i realizuar e për t’ju gjendur interesave të një shoqërie

apo të një krahine. Labëria e ka me tepëri edhe

historinë, po edhe njerëzit që në shekuj u vranë e u

prenë për të e për vendin, me pushkë e me penë. Ja pse

shoqata duhet ta marrë edhe forcën edhe inisiativën për

ta mbajtur gjallë këtë histori njerëzore. Por jo vetëm

t’i flasë historisë së shkuar, historisë së të ardhmes më

shumë. Ndaj shoqata është e “dënuar” që të mos anohet

e as të bëhet palë, por të jetojë e pulsojë me zemrën

e Labërisë, emrin e të cilës mban.

Shkrimi është

i pabotuar, 1995

74

ISMET ELEZI

QË NA BIE

“KANUNIN...”

I nisur nga Tirana disa muaj më parë e pas një rruge

të gjatë, thuajse në të gjitha trevat e vendit ku rrojnë labët,

“Kanuni i Labërisë” sot ka zbritur në Vlorë, qytet

që me Labërinë e lidh jo vetëm gjeografia, por mbi të

gjitha, tradita dhe historia. Pa mëdyshje, është kuptimplotë

fakti që pas një rruge të gjatë nëpër viset jugore

nga Patosi e Tepelena, në Gjirokastër e në Himarën

bregdetare, “Kanuni...” ka ardhur në Vlorë si për të

marrë vulën, bekimin e lebërve të qytetit bregadetar që

edhe pse më pranë valëve të detit, të sjellin në mendje

erën e maleve të sertë të Kurveleshit e Labërisë.

Ky promovim në këto ditë maji, me siguri do të

mbahet mend gjatë pasi “Toena”, shtëpia botuese e

kësaj vepre, na e sjell në një nga ditëfestat e botimeve

të saj të mrekullueshme, çelur në Vlorë, në shtëpinë

e artit skenik me emrin e të madhit të letrave shqipe,

bregasit Petro Marko.

Besoj kjo përkujdesje organizative e shtëpisë botuese

“Toena” dhe shoqatës “Labëria” dega Vlorë, është

edhe një vlerësim i veçantë për atë që na e mundësoi

dhe na e pruri në bibliotekat tona, kodifikuesin që

përgatiti këtë botim të rrallë, Prof. Dok. Ismet Elezi,

75

i cili, siç e dini, vjen nga Fterra e Labërisë, e shquar

në shekuj për këngë, penë e trimëri. Mbase rastësisht,

por pas Fterrës, pas “Qafës së Rremullës” e “Malit te

Lucës” gjendet dhe vendi që ka zanafillën e themelimit

ky Kanun, i njohur si “Sherihatet e Labërise”. Kënga,

kjo kronikane e pazëvendësueshme e ngjarjeve, këtë

moment historik e ka përcjellë brez pas brezi:

Te rrapi në Taroninë

që është pranë Zhulatit,

atje u mblodh pleqësia,

të bënin ligjet e fshatit...

Është fjala për ligjet dhe kodet zakonore që sot i

kemi të kodifikuara e të punuara nga profesori ynë i

nderuar Ismet Elezi. Mua më duket se profesori sot

ka ardhur në këtë auditor përkrah plakut të urtë e të

mencur zhulatas Idris Sulli, por edhe me të gjithë ata

kryepleq e burra të nderuar në të gjitha kazatë e trevat

e Labërisë që, siç e thotë kënga, u mblodhën për të bërë

ligjet e fshatit.Mirënjohje, nder e lavdi përjetë për të

gjithë ata burra që në kohë të lashta bënë sa mundën

për t’i dhënë Labërisë kushtetutën e vet! Falenderimet

e urimet më të mira për burrat e sotëm të Labërisë,

për profesor Ismet Elezin dhe presidentin e shtëpisë

botuese “Toena” Fatmir Toçi, që me shumë kulturë

e dritë, ditën të sjellin në ditët tona “Kanunin e Labërisë”,

këtë monument kulturor e historik të së drejtës

tradicionale të Labërisë e Shqipërisë!

76

BOLENASIT,

SIÇ I KAM

NJOHUR E DËGJUAR

Kur më kërkoi Faslli Koçiaj, bolenasi pasionant i

fjalës dhe historisë, të shkruaja disa radhë për Bolenën,

u ndjeva dhe i nderuar, por edhe në siklet u vura. Kisha

shkruar ca kohë më parë, në një letërurim që ia dedikova

këngëtarit poet të atij fshati, Nertesi Asllani, kur promovonte

krijimtarinë e tij poetike në vendlindje. Gjykova

se ato radhë të ndjera do t’i shkonin shumë botimit

të Faslliut. Kërkuam me Nertesiun, por s’qe e thënë ta

gjenim.

Tani një tjetër gjë më duhet të shkruaj për Bolenën e

bolenasit, siç i kam njohur e dëgjuar. Po nga t’ia filloj? Ky

është sikleti që thashë në kryeradhë. Ta filloj nga Faslliu,

ky ushtarak model që e kam njohur kur ishim të dy në Tepelenë,

apo nga ushtaraku tjetër bolenas, Sharaf Alikaj,

“komandantin”, siç e thërrisnin të gjithë, kur drejtonte

shkollën e lirë ushtarake, atje në hyrje të Memaliajt? Apo

ta nis me një tjetër bolenas, ushtarak me sqimë, Hysni

Ymerajn, që këngën bolenase e këndoi si ai? Apo ta nis

me Makbule Çeçon, që kur ishte deputete, patriotët e mi

të krahinës së Kardhiqit, më shumë se si ministre e zv/

Kryeministre e donin, e preferonin si bijë Bolene e Labërie?

Po mund të flas edhe për Qatip Veshin, që shtëpinë

e tij, aty në këmbë të urës, në portë, në ca ditë e kohë

të vështira, e mbante kanathapur për miq e për shokë.

Siç mbante dyqanin seli, atje te rrapi, Rushan Hasani.

Siç mund të them dy fjalë edhe për xha Lazen, këpucarin

77

legjendë të fshatit, që Mezan Malaj ma ka prezantuar me

aq pasion. Mezani më ka folur me shumë dashuri për të

gjithë bolenasit dhe kam ndierë se i çmon shumë ato vite

të rinisë së hershme që ka kaluar në Bolenë. Po edhe për

Jazo Manajn, njeriun që bëri epokë në timon, mund të flas.

Kam pasur rastin të udhëtoj me makinën e tij dhe më

duhet të pohoj, se rrallë njerëz mund të kenë dashuri të

tillë për zanatin. Ndërsa në një bisedë rastësore, në një

kafe në grykëderdhjen e Bunës, në Ulqin, ca vite të shkuar,

më jep mundësinë të tregoj jo pak për pasionin dhe erudicionin

futbollistik të bolenasit tjetër, Bejkush Birçe. Për

Bejkushin jo pak më ka folur edhe Bariu, po më shumë

Halo Hazizi, ky njohës e dashamirës i madh futbolli. Siç

mund të flas shumë për të gjithanshmit, krijues e veprimtar,

njerëz me kontribute të mëdha në shoqatën “Labëria”,

miqtë e mi Nimet Balili e Servet Tartari në Tiranë

e Ruzhdi Bajrami në Vlorë... Po mund të shkruaj edhe për

një djalë tjetër bolenas, Ilir Aliaj, që me shumë dëshirë e

pasion administron një nga rajonet e qytetit të Vlorës, apo

më i riu, Ergys Alushi, i pasionuar pas gazetarisë.

Po, pa dale, se unë jam nga Zhulati dhe është rasti

që më parë të them ca gjëra të tjera. Duke shkruar këto

radhë, nuk mund të rri pa thënë se vendlindja ime, Zhulati

dhe Bolena janë të lidhur me krushqi. Në fillim bija

e Zhulatit, Manxhare Gjoça do të martohej me Novruz

Birçen duke krijuar një urë të madhe miqësie. Ladi, - ish

basketbollisti i njohur i “Flamurtarit”, i nipi i Novruzit,

më tregon për vajtjet sa e sa herë në fshatin e dajove të

babait, në Zhulat. Te xha Maksuti, vëllai i Manxhares,

mjeku popullor i kockave, që sa rrojti shërbeu me humanizëm

tej e ndanë Labërisë. Ku nuk vajti e kur kërkuan,

kë nuk priti kur vajti në atë derë!

Por në këto pak radhë më duhet të përmend edhe një

78

tjetër fakt. Ka të bëjë me nënën e djalit të luftëtarit të

shquar të Bolenës e Labërisë, Bexhet Mema. Rreth vitit

917, nuse në Bolenë, në derën e Memajve, do të vinte

bija e Zhulatit Nazo Gjoka. Fati e deshi të kthehet përsëri

në derë babe, në Zhulat. Për tërë jetën sa jetoi, nëna u

lumturua me djalin, por edhe Zhulati u krenua e krenohet

me nipin. Kam qenë i vogël, kur Bexhet Mema, ky burrë

i dëgjuar i Labërisë, ishte kryetar i Komitetit Ekzekutiv

të Gjirokastrës sime. Mbase qysh atëherë ca vargje kënge

ma trazonin shpirtin:

Kuç, Kallarat e Bolenë

Në lum e zunë dyfeknë...

Dhe meqë jemi te kënga, më duhet të them dhe dy

fjalë për të. Kam bindjen se pas këngëve të Hysni Ymerit,

kënga e Bolenës arriti majat aty nga viti 1985, kur Nertesi

Asllani do të konkurronte plot dinjitet me të tjerë rapsodë

të dëgjuar e drejtues të njohur të grupeve të Labërisë. Me

motrat Hosi, Fatbardhën e Vitorinë, por edhe me Toton,

Vangjelin e të tjerë djem bolenas do të krijonte një grup

virtuoz e të papërsëritshëm.

Çoban ta dëgjova zënë,

Përtej në shullë.

Kur i bjerje me të qarë,

Natën, culësë...

Them se tani kënga e Bolenës ka arritur njësh me historinë

dhe lavdinë e vet fshatit, që ashtu mbështetur për

mali, gjithnjë më është dukur si një Gjirokastër e vogël...

79

KËNGËT E BABËS

- Parathënie për librin “Këngët e Babës”

të Qamil Xhebro Gjikës -

Për të parën herë do ta takoja në Tiranë, afro 30

vite të shkuara. Deri atëherë ishte thjesht dhe vetëm

babai i Teutës, po që prej asaj dite që u takuam aty

në rrugën përpara sahatit, do të bëhej edhe vjehrri

im. Them prej asaj dite, se si i thonë, “duket dielli që

kur del”. Muhabeti sikur ngjiti që me të parë, sidoqë

m’u duk se s’qe dhe aq e kollajtë të flisje me të... Unë

atëherë çoç shkruaja ndonjë vjershë dhe mbaj mend se

Teuta më thoshte se edhe babai i saj shkruan vargje për

qejf të tij, jo për gazeta.

Epo dardha nën dardhë do bjerë, thosha me vete,

se e dija që ishte i biri i Xhebro Gjikës, një prej rapsodëve

më të shquar e më të njohur të Labërisë. Për të

kisha dëgjuar që i vogël. Si adhurues qysh në vegjëli i

këngës polifonike, kisha hasur në vargje të tij që këndoheshin

në muhabete ku bëhej këngë. Po le të flasim

për të birin, Qamil Gjikën, autorin e kësaj përmbledhjeje

modeste me vargje, këngë e ligjërime.

Ta themi siç është; këtë përmbledhje mund ta

kishim bërë publike edhe më parë, po ndër ne të “grupit

të punës” djemtë, vajza, nuset dhe unë dhëndëri, sa

herë bëheshim gati për të realizuar botimin, punën na e

80

ngatërronte profesori, Kastrioti. Si profesor i letërsisë

në UT, shpesh herë, kur binte fjala për të botuar këngët

e Babës, e priste me sopatë, jo! Por më në fund edhe

kjo pengesë profesionale ra. I dhamë karar, e argumentuam,

se nuk bëhej fjalë të botonim Agollin, a Kadarenë,

po për Babën tonë që një jetë s’e ndau penën nga

dora. Ndaj së bashku e ndamë mendjen që me rastin

e 80 - vjetorit të lindjes, t’i jepnim edhe kënaqësinë e

botimit të vargjeve të tij në një libër.

Kështu, më së fundi, vendosëm t’i japim fund një

odiseje të gjatë midis botimit e jobotimit. Them kështu

pasi kohët

e fundit

sidomos,

sa herë do

mblidheshim

bashkë,

vinte nga

vinte muhabeti

dhe

do dilte

tek “prodhimtaria”

poetike e

Babës. Në

fakt, këtë

termin

“prodhimtari”,

Baba

e pati peshqesh nga Adi, nusja e madhe e shtëpisë që

në të shumtën e herës është marrë me zbardhjen e krijimtarisë,

duke i hedhur nga defterët e copat e letrave,

81

në kompjuter. Se, për hir të së vërtetës, duhet thënë

se ndonëse në përgjithësi dorëshkrimet e Babës lexohen

lehtë, në jo pak raste të ngjajnë edhe me hieroglife

shkruar herëve që faqorja e boshatisur e rakisë bënte

punën e vet. Se ai e thotë edhe vetë me vargje në një

nga vjershat e këtij botimi:

Si për të hequr mërzinë,

mësova të pi rakinë...

E meqë jemi te nusja e madhe, Adriana, sikundër

do ta vini re gjatë leximit, më duhet të them se në jo pak

raste, ajo është edhe objekt, por edhe subjekt i muzës

frymëzuese të Babës. Kur them që me mirëkuptim u

kapërcye dilema e botimit, më duhet të sqaroj gjithashtu

se kjo nuk lidhej thjesht me mjeshtërinë e vargut.

Në përgjithësi, si në hershmërinë krijuese, po edhe në

ditët e mëvonshme, këngët e Babës janë shkruar si për

vete. Gjithmonë ka pasur pretendime leximi, por jo

botimi. Por edhe pse kështu, tematika e krijimeve është

mjaft e gjerë dhe e larmishme, Nëse do t’i referohesha

të madhit Dritëro, do të thosha se temat e cekura shkojnë

“që nga kokrra e grurit, gjer te qeveria...”.

Siç thashë, edhe pse krijimtaria e Qamil Gjikës ka

qënë për “përdorim të brendëshëm”, në qindra vargje e

këngë lexon jetën e tij në punë, në shoqëri, në familje,

në krushqi, në shkallë e në gjitoni sikundër herë - herë

fshikullon edhe politikën.

Babës nuk i ka interesuar të vrasë mendjen për

tema të mëdha. I kanë mjaftuar temat e ditës, ashtu siç

i kanë ardhur e ashtu siç e kanë zënë në ditë të mira,

po edhe në ditët e rënda, kur iu desh të ndahet nga

bashkëshortja e jetës, Erveheja, në majin e vitit 1992.

82

Jo më kot Vevos së mirë i ka kushtuar me dhjetra vargje,

po edhe shumë ligjërime.

E për çfarë nuk ka shkruar Baba ynë! Si një kronikan

i vërtetë, ai ka hedhur në vargje ndodhi e bëma të

njerëzve të tij të afërt; ka shkruar për djem e nuse, për

nipër e mbesa, për shokë e miq e të njohur, të vjetër e

deri për konakët ku pihej rakia e bëhej muhabet e kur

“shokët e armëve” ende s’ishin nisur të merrnin rrugën

e gjatë të moskthimit. Gjen vargje për “barangën e Jorgos”,

për “klubin e Mondit” e deri te “Alpini” i Servetit,

në këmbët e Kuzumbabasë që për vite me radhë

shërbyen si “seli” të shoqërisë së tyre të vjetër. Qamil

Gjika është edhe një bartës i njohur i humorit të hollë e

me sqimë, ndaj jo pak vargje e vjersha vijnë aq të spikatura.

Këtu lundron si në limanin e vet. Të duket sikur

i ati, xha Xhebrua, ia ka lënë me tapi, ndonëse vet s’do

ta pranojë. Diku e thotë jo pa qëllim:

Ja këtu vargu më mbeti,

se s’i ngjava dot tim eti...

Po me shumë dashuri, ai i këndon mjedisit shoqëror,

fenomeneve të ndryshme shoqërore, mjedisit

familjar e njerëzve të dashur, natyrës, Shqipërisë,

vendlindjes së tij Tërbaçit.

O Tërbaç, Tërbaçi ynë,

Mbërthyer në shkëmb e brinjë,

Malet si kurorë të rrinë...

Po edhe politika s’kalon pa u vënë re nga poeti ynë

modest. Herë me kripë e herë me piper, pena e Babës

do të shkruajë jo pak për të, ndonëse “grupi i punës”

83

vendosi që shumë prej tyre t’ia lërë në defterë siç janë

shkruar. Mjafton të përmendim një strofë:

84

Mirë se vjen, President Bush,

Besim e shpresa na mbush,

Ndaj të presim si askush,

Të varfër, po shpirtin prush...

Dhe, së fundi e sikundër do ta shikoni, një vend

të veçantë mes krijimeve të shumta, zënë këngët për

Erën. Të voglën mbesë, ai mezi e ka pritur, për vete, po

më shumë për Shpëtimin e Adin dhe për këtë mjafton

të lexojmë një strofë :

Eja, Era, eja,

Kam kohë që të pres,

Për Adin, Shpëtimin

Je shkëndi e shpresë...

Fola diçka për vargjet e shkruara, po Baba ynë një

“thesar” më vete ka edhe vargjet e kënduara, të ngritura

aty për aty. Në këto tri dekada miqësie, më ka

takuar të jem në shumë muhabete, dasma e ngjarje të

ndryshme me të. Nga Vlora në Xhyherinë, në Zhulat,

në Gjirokastër, në Memaliaj etj. Kurdoherë më ka befasuar

me mënyrën orgjinale të të kënduarit. Një marrës

që në çdo rast kënga i shkonte zile. Vargjet ngahera

të zgjedhura, me një përshtatje befasuese në figura

e melodi. Me siguri këto krijime janë një korpus më

vete. Në këtë përmbledhje po sjellim vetëm disa prej

tyre. Dhe vetëm dy vargje si lajmotiv:

T’ia marrim shtruar, ngadalë,

Të themi dy, a tri fjalë…

dhe pastaj një poezi më vete, me melodi e iso Labërie.

Në këtë hyrje të shkurtër vetëm sa shpreha disa konsiderata

për punën krijuese dhe përkushtimin jo të zakonshëm

të Babës tonë në fushën e letrave, me të cilat

përmes vargjeve e këngëve na ka dhuruar kënaqësi e

mirësi të pallogaritshme. Po këtu mbase është rasti

të them se përveç vargjeve, Baba ynë na ka dhuruar

kënaqësi, pasuri do thoja, edhe me të bëmat e tij. Ndonëse

punoi tërë jetën në një nga dikasteret delikate të

kohës, më pas, në kohën e pensionit, s’e kapi kush për

xhakete. Siç duket, nga Moska diti të marrë mirë jo

vetëm zanatin, por jo pak edhe kulturën moskovite...

Në fund më duhet të falenderoj Pranverën, nusen e

djalit të vogël, Kastriotit, me të cilin përmes një pune

tepër këmëngulëse e plot dashuri përgatitën për botim

vëllimit dhe më dhanë mundësinë ta redaktoj e të

shkruaj këto pak radhë. Falenderoj edhe djalin e madh,

Shpëtimin për dritën që i dha botimit.

E siç e thamë qysh në kryeradhë, Baba gjithçka e

ka shkruar për vete. Ne, një pjesë të tyre, vendosëm

t’i bëjmë publike për shokë, miq e dashamirës të tij.

Po edhe për Erën e vogël që, kur të rritet, “Këngët e

Babës” t’i lexojë vet e shoqeve t’u thotë:

- E shikoni, ky ka qenë gjyshi im!

Marrë nga libri me vjersha:

“Këngët e Babës” të Qamil Xh Gjikës

85

PËR DRITËRONË

CA FJALË...

Duke ndjekur edicionet e lajmeve, mësova se atë

ditë ishte edhe ditëlindja e Dritëroit, këtij burri të madh

jo vetëm të letrave shqipe, por edhe të mendimit kombëtar.

Jam i sigurt se shumë ndër ne mund të flasin e

tregojnë për të si njeri, poet, shkrimtar, dramaturg e

plot të tjera, por mua m’u kujtua një vizitë që i bëmë

në shtëpi me bardin e këngës e fjalës së Bregut, mikun

e tij, Lefter Çipa.

Ishte viti 1995, kur me Lefterin kishim organizuar

grupin folklorik “Bilbili” e më duhej të botoja një album

me ngjyra në shqip e anglisht. Dritëroi, kur u njoh

me qëllimin e grupit, trevat nga vinin këngëtarët, por

edhe me disa nga emrat e tyre që i kishte dëgjuar, aty

në tavolinë, pranë gotës së verës me ca kokrra ullinj

përpara, shkroi një kushtim të jashtëzakonshëm. Jo

thjesht për një grup folklorik, por një himn apo monument

për polifoninë labe.

Një vit më pas, bashkë me 65 - vjetorin e lindjes,

po atë ditë do të promovonte edhe botimin e tij të

veçantë “Shpirti i gjyshërve“, një libër shumë interesant

me këngë e vargje të kënduara nga Dritëroi në

dasma, davete e muhabete. Këngë të popullit, por të

lëmuara nga vet poeti.

86

Isha i ftuar nga Dritëroi me grupin tim “Bilbili”

që ai vet i pat dhënë bekimin. Kënduam disa këngë

të librit në një nga sallat e Pallatit të Kulturës në Tiranë,

pa mikrofona, pa artopalantë, thjesht si në një oda

devolliçe apo labërishte.

Dritëroi përballë, shumë afër grupit, shkonte këngën

nëpër buzë, si të ishte me ta. Dhe sot më tingëllojnë

në vesh e në zemër ato fjalë e ato këngë:

O Gjirokastra me vulë,

ç’e bëre Shemo hajdunë?

Lart, në Grebene ç’e zunë,

prerë këmbë e prerë gjunjë,

brenda në Janinë ç’e shpunë,

në Kala e në bodrumë...

Kjo më kujtohet që ishte një nga këngët e kënduara,

por ato ishin të gjitha xhevahire të kaluara në dorë

“ustai”...

Gjej rastin të të falenderoj publikisht nga zemra,

i dashur Dritëro, për dashurinë dhe kënaqësinë që na

ke falë, për gjithçka të bukur që na ke dhënë përmes

vargjeve e poezive të tua magjike!

Të paçim sa drita, Dritëro!

Botuar gazeta

“Telegraf”, 2013

87

LEFTER ÇIPA,

PRINCI I VJERSHËRIMIT

- Përshëndetja në ceremoninë

e organizuar nga bashkia e qytetit

të Gjirokastrës, në mbrëmjen e 5 prillit 2013 -

Kur dëgjova se Gjirokastra do të shpallte “Qytetar

Nderi“, mikun tim të zemrës e këngës, “Mjeshtrin e

Madh”, Lefter Çipa, si gjithmonë e mençur mbetet kjo

vendlindja ime, kjo Gjirokastra jonë, që gjithmonë di seç

thotë e di seç bën, thashë me vete. Siç po bën edhe këtë

radhë për Lefterin tonë të dashur, këtë bartës të polifonisë

shqiptare, të Bregut e Labërisë, ndër të paktët e racës së

tij mbetur gjallë.

Duke falenderuar kryebashkiakun Flamur Bime dhe

këshillin bashkiak të qytetit për akordimin e këtij titulli

të lartë, më lejoni t’u them se e formuloj këtë mirënjohje

edhe në emër të forumit të shoqatës “Labëria”, por edhe

të gjithë krijuesve, interpretuesve, bartësve e përcjellësve

të vlerave të trashëgimisë tonë shpirtërore, ku pa dyshim,

kënga polifonike mbetet nga visaret më të çmuara.

E njoh herët Lefter Çipën, se vargjet dhe këngët e tij,

ndryshe nga shumë krijues të tjerë të mëdhenj që mbetën

anonimë, morën udhë bashkë me emrin e tij. Thashë që e

njoh mirë dhe ia njoh edhe dashurinë për këtë qytet që sot

e nderon duke e bërë bashkëqytetar të vetin. Dua t’u them

se në tretjen e tij, jo pak ka ndikuar edhe kalaja, skenë e

këtij qyteti të prerë për festivale. Sa herë do vinte vakti

i tyre e do mblidhte Shqipërinë në këngë e valle, Lefter

Çipa do të derdhte shpirtin më të bukur të dashurisë e

88

atdhedashurisë, duke bërë që gjithë Gjirokastra e Shqipëria

të vinin buzën në këngën e tij të pashoqe. Këtu, në

këtë kala, do të merrnin udhë për në zemra këngët e tij të

jashtëzakonshme “Bejkë e Bardhë, borë e malit” e deri te

...Nga kjo balt’ e kësaj toke,

merr një grusht e shtrydhe fort,

pika gjaku do kullojë,

luftën e madhe tregojnë...

etj, të cilat grupi i papërsëritshëm i Pilurit do t’i kthente

në monumente të arta duke i vendosur në panteonin e iso

- polifonisë shqiptare. Gjirokastra duke nderuar Lefter

Çipën, nderon Naim Frashërin e ditëve tona dhe shqiptarin

e madh të Bregut.

Edhe diçka që lidhet me Gjirokastrën.

Kur afro 20 vjet më parë bashkë me Lefterin krijuam

grupin folklorik “Bilbili”, Vlorë - Gjirokastër, me Ermioni

Mërkurin, Arap Çeloleskën, Arjan Shehun, Mehmet

Vishën, Petrit Lulon, Sinan Gjolekën, Spiro Çinon e të

tjerë yje polifonie, vendosëm dhe përurimin e bëmë këtu

në Gjirokastër. Pikërisht këtu në Gjirokastër, më 15 mars

1995, grupi “Bilbili” me udhëheqës artistik Lefter Çipën

do të merrte udhën artistike me uratën e Tatait, por edhe

madhështinë e kalasë së historisë e këngës.

Lefter Çipa mbetet mbret dhe princ në kalanë e vjershërimit

dhe tani e mbrapa qyteti i Gjirokastrës do të ketë

edhe një të shquar më shumë në fushën e letrave dhe krijimtarisë

shpirtërore.

89

90

PENËARTI

YNË...

- Ose një letër për Agim Shehun -

Nganjëherë njeriu gjendet papritur përpara ca

ndiesive të këndshme e shumë emocionuese, si më

ndodhi mua sot, kur gjatë një lodrimi rutinë në Facebook,

hasa mesazhin tënd plot shend e verë.

Në fakt, me Petrit Rukën, mikun tonë të përbashkët,

sa herë kur na është dhënë rasti kemi biseduar

për ty si poet dhe si njeri. Se kur njeriu njohka dhe të

zotin e poezisë, apo vargjeve, apo krijimtarisë qenka

edhe më mirë. Unë gjithmonë kam qenë i privilegjuar

se gjithmonë t’i kam dashur edhe vargjet, por

edhe ty vetë. Në fakt ato vargje që me sa po shikoj, i

paske lexuar është e vërtetë që as bëhej fjalë të dilnin

të tilla, jo në një moment improvizues, por edhe me

“leje kriji-mtarie” si kohë, në rast se nuk do të flinin

pa u ndierë brenda shpirtit tim.

Si fillim më lejo të them se për poezinë: “Poeti

që vargjet seliti“ kam marrë me dhjetra përgëzime e

urime nga shumë miq e shokë krijues. Në fakt as sot

nuk e di (ende nuk kam pasur rast ta takoj nga afër

91

sebepçiun, mikun e Rukës, Lulëzim Lekdushi) ç’e

shtyu a ç’e gjeti të më ftojë në një orë të vonë nate

të pimë virualisht një dolli për: ”poetin e Labërisë,

Agim Shehu...”. Ta dish, kështu kanë lindur këto

vargje, aty për aty, në koment në Facebook, hidh e

prit, si i thonë nga anët tona…

Po të mos zgjatem, më lejo të them se siç kam

biseduar edhe me Petritin, ne duam që ardhjen tënde

ta shoqërojmë me një agjendë takimesh e veprimesh

më shumë si detyrimi ynë për të nderuar jetën dhe

punën tënde të padiskutueshme në fushën e letrave,

si një poet që i bën nder jo vetëm Progonatit, Kurveleshit,

Labërisë e Tepelenës, por edhe gjithë Shqipërisë.

Unë mbetem në dispozicion, bashkë me miq e shokë

të tjerë, në realizim të këtij programi.

Mirë se të na vish! Ne miqtë e tu të presim me

mall e dashuri, i dashur Poet!

Dhe për ata që nuk kanë pasur rastin t’i lexojnë,

po i shkruaj edhe një herë vargjet e urimit.

92

AGIM SHEHUT

- Në vend të urimit për ditëlindje -

Malet që rrinë si kurorë,

Rreth e rreth qarkojnë fshatin,

Çoç flasin e diç po thonë,

Për djalin e Progonatit.

Duket dhe malet e dinë,

Se prap janë si atëherë,

Kur labëresha si vitë,

Në Progonat e ka lerë.

Golëmi, varur më poshtë,

Jep e merr e çoç po thotë,

Për nipin që ju bë burrë,

Dhe me varg u mat me botë.

Më tutje mblidhen thëllëzat,

Vergje - vergje bëjnë kurorë,

Për atë që u këndoi,

Dhe i stolisi me bojë.

Për Agim Shehun, të tërë

Mblidhen bashkë, nisin urimin;

- Dhe njëqind vjet, - thonë - të rrojë,

Në Kalanë e vjershërimit!

93

MUHAMET TARTARI -

SHUSHURIMË

SHUSHICE...

I ngarkuar që të përshëndes këtë aktivitet në emër

të Forumit të shoqatës “Labëria” dhe kryetarit të saj,

Prof. Ago Nezha, përshëndes shoqatën e Vranishtit,

por edhe degën e shoqatës “Labëria” në Vlorë, që së

bashku organizojnë këtë veprimtari për një nga figurat

e gjalla të Labërisë sonë, i cili një jetë ka punuar e

vazhdon të punojë me mendje e penë.

Sot në qendër të aktivitetit është Muhamet Tartari,

kjo figurë e ndritur e Vlorës dhe Labërisë, pse jo edhe

më tej këtij territori, tej viseve e trojeve shqiptare. Të

më ndjeni, por unë sot do të doja të dilja nga kornizat

e një përshëndetjeje zyrtare e të përcillja ca fjalë prej

shoku e miku, për këtë njeri me të cilin tash sa vite na

bashkon Labëria e kënga.

Kam kohë që më është krijuar bindja se ca burra,

ca njerëz të penës nga raca e atyre që shpirtin dinë ta

derdhin në vargje, si Lefter Çipa, Feti Brahimi, Muhamet

Tartari, Kujtim Mici, Hamdi Pulo, Dule Havari,

Maliq Lila, Pelivan Bajrami, Zaho Balili e të tjerë më

të rinj, kanë qenë e mbeten një gjerdan margaritarësh

që dimë, që i kanë ardhur, por s’e dimë a do t’i vijnë

94

prapë kësaj Labërisë sonë të dashur. Muhamet Tartari,

pa dyshim ka universin e tij të jashtëzakonshëm të

magjisë që dinë të bëjnë mendja dhe pena. Po duhet ta

themi se kur kjo magji bëhet bashkë me magjinë tjetër

që dinë të bëjnë këngëtarët brilantë të polifonisë, kjo

bëhet e mbetet e papërsëritshme, unikale. Të mos më

keqkuptojnë poetët, po krijuesit rapsodë e kanë këtë

privilegj; kur vargjet e tyre bëhen këngë, ata ngjizen e

bëhen njësh me grupet e me vet gurrën e popullit, edhe

pse herë mes anonimatit e herë nën emrin - popullore -.

Kur këngët, vargjet e meloditë e krijuesve rapsodë

shkrihen e bëhen avaze polifonie, të gjithë bashkë, krijues

e interpretues, kthehen në pjesë të një kryevepre

shpirtërore njerëzimi, sikundër është shpallur nga

UNESCO, e merituara iso - polifonia jonë.

Muhamet Tartari ka fatin e madh t’i përkasë këtij

“guri” të rëndë e të jetë një kontributor i madh e i

çmuar, që sëbashku me një radhë penash të arta, na vijnë

si amanet e trashëgimi e ca burrave të tjerë nga Labëria,

të cilët në shekullin e kaluar ditën të bëjnë këngë

e kuvende. Po brezi i Muhamet Tartarit me shokë, qëllon

të jetë edhe shoqërues i një brezi më të ri rapsodësh që

mbajnë ndezur shpresën e besimit se do ta trashëgojmë

edhe në vitet e në shekujt që vijnë, edhe vargun, edhe

këngën e Labërisë.

Për afro 40 vite Muhamet Tartari rriti e seliti një

grup të papërsëritshëm kënge që për vite me radhë

tundi skena e kala festivali. Grupi i Vranishtit, me Muhamet

Tartarin në krye, kudo që shkoi e në çdo skenë

që debutoi, këngën e pati gjëmim e vallen vetëtimë.

Me Arap e Lesko Çeloleskën, me Hetem Shkurtin e

95

Selman Alinë, me Leonorën e Azimenë e Fiqiretin,

Jazo Ibrin, Zini Janushin, Nase Habilin, Sinan Gjolekën,

Spiro Çinon e me sa e sa këngëtarë të tjerë vranishtiotë,

si krijues e udhëheqës artistik i këtij grupi

legjendë, Muhamet Tartari, në vite do gdhendte disa

nga perlat e polifonisë labe. Këngë e valle të tilla si:

“Lidhur si fishekë gjerdani“, “Kurvelesh i sertë”, “Kënga

për vëllezërit Frashëri“, “Vajza labe gjeraqinë” etj.,

mbeten të skalitura me gërma të arta në panteonin e

këngës polifonike shqiptare. Vranishtit ia kam adhuruar

marrëzisht këngën dhe vallen dhe ndihem krenar e me

fat që kam pasur rastin të prek nga afër vallen e rrallë të

burrave të këtij fshati historik, në skena Shqipërie dhe

Evrope. Kam pasur rastin sa e sa herë ta shikoj nga afër

Muhametin, i cili kur burrat e valles së rëndë ndiznin

skenat, sytë i shkrepëtinin vetëtima.

Tridhjetë e gjashtë burra në një valle labe, në skenë,

më saktë në “Shesh të Flamurit”, vetëm një njeri

me pasionin dhe shpirtin krijues si Muhamet Tartari

mund t’i nxjerrë. Vetëm një njeri si ky mund të jetë

i pranishëm në qindra e qindra aktivitete, në fshat e

në qytet, në skena kalash e në salla madhështore, me

tekste e me librete, me vargje e me këngë, gjithmonë

më këmbë.

I kudogjendur! Në festa e festivale, në gëzime e

muhabete, një njohës i shkëlqyer i traditave labe, me

fjalën mjaltë e dashurinë e pakursyer, ngado e kudo.

Me një humanizëm të rrallë e me një dashuri të

pashteruar, shtëpia e Muhamet Tartarit, atje në Horë ku

shushurin Shushica, mbeti gjithmonë kanatehapur për

shokë e miq, këngë nga të katër anët e vendit, deri nga

96

kryeqytete evropiane. Gjithmonë në lëvizje, në veprim

të paprerë, me vrull e temperament të mahnitshëm, i

gjenduri kudo për miq e për shokë, për këngën e popullit

të vet. Ky është Muhamet Tartari ynë!

Mbetet një krijues me përmasa të mëdha edhe në

raport me botën e tij shpirtërore, por edhe me aftësinë

e pashoqe komunikuese nëpër korrespondenca jo

të pakta që nga akorduesi i çmimit “Evropa për Folklorin...”,

Alfred Toilfer, në Hamburg të Gjermani-së,

deri te zhulatasi, bashkëfshatari im, Nexhip Alpani që

bënte dhe Akademinë e Stambollit të fliste shqip.

Ky është Muhamet Tartari, nderi i Vranishtit, personaliteti

i shquar i Labërisë. Një gur i rëndë në themelet

e trashëgimisë kulturore të Labërisë dhe Shqipërisë.

Botuar në gazetën

“Hora”

97

VIKTOR PALOKA -

SHPIRTI I RAPSODISË

Në Vaun e Dejës vetëm kisha kaluar, ndërsa pak

ditë më parë pata rastin të jem mysafir e vizitor. Iu

përgjigja me shumë kënaqësi ftesës që më bëri miku

im i folkut, rapsodi e këngëtari i shquar i asaj ane, Viktor

Paloka. E pata takuar së pari në një festival në Klinë

të Kosovës, ishte së bashku më Toninin, vëllai me të

cilin ka krijuar dyshen e këngës e çiftelisë të njohur

me “Vëllezërit Paloka“. Në një farë mënyre u ktheva

borxhin, se të dy i pata mysafirë në edicionin e parë

të “Aulona Folk Festival”, ku kënduan e u pritën me

shumë dashuri nga artëdashësit vlonjatë.

Viktori me çiftelinë e tij ishte edhe në edicionin e

katërt, në vitin e 100 - Vjetorit të Pavarësisë dhe Virgjil

Kule me kamerën e tij e ka fiksuar në dokumentar aty

te Monumenti i madh i Pavarësisë...

Me rastin e 60 - vjetorit të lindjes, Viktorit iu mblodhën

shumë miq e shokë, njerëz të këngës e kulturës, autoritete

të pushtetit vendor, dashamirës e bashkëqytetarë të

98

shumtë dhe aty, në sallën e shfaqjeve të Pallatit të Kulturës,

ndoqën aktivitetet e organizuara me këtë rast.

Bashkë me ditëlindjen, në atë ditë përjetoi edhe ndjesinë

e veçantë që jep një promovim libri dhe patëm rastin

që ta shikojmë edhe si këngëtar e krijues të këngëve

të mrekullueshme të melosit popullor, por edhe si autor

botimesh me karakter kulturor.

Gjergj Dodani, moderatori i promovimit të librit

“Vau Dejës i vogël me vlera të veçanta“ me autor Viktor

Palokën, më nderoi duke më dhënë fjalën midis autoriteteve

vendore, por edhe mjaft të ardhurve nga Tirana,

Shkodra, Lezha, Puka etj., të gjithë miq të autorit.

M’u desh aty për aty t’i them ca fjalë për Viktorin

që kishte arsyen, por edhe për të tjerë krijues e interpretues

të këngës së mrekullueshme veriore. Ndava me

të pranishmit dy strofa të një poezie që e kisha shkruar

e botuar, kur isha student, afro 35 vite të shkuara:

Nëpër këngë shpesh kam ecur,

që nga jugu, në veri,

tinguj cule, iso valë,

përzier me çifteli.

Labërishtja rrjedh e shtruar,

çiftelia nëpër tela,

një me tirqe e xhubleta,

tjetra zbardh nga fustanella...

Nuk di pse m’u duk se këto vargje, qysh atëhere i

kisha thurur për këtë ditë.

Thashë më tej se atëhere vërtet s’e kisha njohur

99

Viktor Palokën, as Toninin, vëllain e tij, as Gjon Frrokun,

as Esat Rukën, as Mark Gjokën, as Jonuz Delajn,

vëllezërit Lleshi e sa e sa të tjerë, por kisha dëgjuar

këngët e të mëdhenjve Frrok Haxhia, Azis Ndreu,

Ndue Shyti, Sali Mani, Fatime Sokoli e Gjin Shkoza

me shokë. Dhe ja tani, në festën e ditëlindjes të Viktor

Palokës, kisha rastin të takoja e njihja nga afër shumë

prej burrave të rapsodisë, të këngës e çiftelisë, por edhe

të sharkisë e këngës “Majë krahit”.

Në emër të qendrës kulturore “Aulona“ i dorëzova

Viktor Palokës certifikatën “Anëtar Nderi i Grupit Folklorik

Bilbili” - Vlorë, në shenjë respekti, bashkëpunimi

dhe transmentimi të vlerave të trashëgimisë kulturore

shpirtërore. Faleminderit për kënaqësinë që më

dhurove Viktor Paloka! Edhe 100 vite qofsh përherë

me këngë në gojë e çifteli në dorë!

100

BRAHIM MIHO,

NJERIU ME VIZION DRITE

Më erdhi keq që nuk munda të isha pjesmarrës në aktivitetin

e organizuar në Gjirokastër, edhe pse djemtë e tij

më nderuan me ftesën që më bënë. Brahim Miho mbetet

ndër burrat më të shquar të krahinës së Kardhiqit e Labërisë,

ndaj Zhulati e Fushëbardha krenohen me të. Ishte

natyrë ca e rëndë, po ishte burrë, ama. E kam njohur në

rini dhe emri i këtij njeriu më vjen akoma me gjëmime.

Burrë që jepte e merrte me krahinën; herë krahina

rritej me emrin e tij e herë ai me emrin e krahinës. I luftës

dhe i punës ndërtimtare. I pari që ngriti një “çentral” të

vogël drite në lumin Kollopanash, përfund shtëpisë së tij

në Kakodhiq. Se kishte vizion drite. Po dhe njeri human.

Mbaj mend që xha Xheloja, një burrë i mençur, hokatar e

bejtexhi i njohur po fukara në Zhulat, në një davet do t’i

ngrinte këngë:

Hapen e mëllihen,

krahët e larashit,

shëndet i Brahimit,

nder’ i dollibashit…

Ato kohë ishte kryetar i kooperativës dhe kishte dhënë

porosi t’i bëhej një shtëpi e vogël, falas xha Xhelos,

këtij njeriu të mirë, por fukara të fashatit. Xha Xheloja

ditën që u fut në shtëpinë e përfunduar, ngriti dhe këngën

për njeriun e sertë, por human, Brahim Miho.

101

PRESIDENCA

E ALFRED MOISIUT

Jo në pak raste, ose më mirë të them, sa herë më

është dashur të dëgjoj vendime apo qëndrime të forta,

gjatë presidencës Moisiu, kam dashur të pyes e me vete

kam thënë: nga buron burrëria e këtij burri? Vallë ç’të

jetë ky njeri që ndonëse i vënë në krye të shtetit si një

zgjedhje e njëanshmë e rastësore “kompromisi”, dashka

të krijojë një model presidence mbi palët e hapur në

krah të popullit të vet!

Thashë se kjo pyetje më ka munduar kur z. Alfred

Moisiu ishte i pari i vendit, në presidencë, po edhe tani,

në ditët paspresidenciale. Po e mendova edhe para pak

kohe kur m’u dha rasti të pinim së bashku një gotë raki

Kote, gjatë një pushimi në këtë qendër emërmadhe,

kur shkonim në festën e Kuçit.

Më ndjeni, por përgjigjen nuk munda ta merrja as

në kohën kur këshilli bashkiak i qytetit do vendoste ta

bënte “Qytetar Nderi“ të Vlorës, ndërkohë që propozuesin

e drejtpërdrejtë, kryetarin e bashkisë do ta

vlerësoja shumë për këtë akt të mençur.

Por të mos zgjatem, të gjitha pikëpyetjet dhe dilemat

e mia, do të merrnin përgjigje vetëm pasi të lexoja

volumin e kujtimeve të tij. Kam mbetur i befasuar, por

dhe i mrekulluar nga çfarë thuhet e shkruhet në këtë

102

ëfim të zotit President. Në fakt, ndonëse janë kujtimet

e një njeriu me emrin Alfred Spiro Moisiu, në rreshta

e midis rreshtash vjen pa retush, ashtu si ka qenë, një

pjesë e rrugës së historisë shqiptare në rrokopujën e

viteve që zgjuan, çliruan e bënë Shqipërinë. Këtej buron

edhe përgjigja, se ku ky njeri e gjen forcën dhe

burrërinë, guximin dhe fuqinë e patriotizmit që përgjatë

pesë viteve në Presidencë të firmoste, por edhe

të mos firmoste dekrete. Bëmë baba të të ngjaj - thonë

nga anët tona, siç thonë edhe për gjakun që s’bëhet ujë.

Për mua rreth këtyre kolonave na shfaqet e na vjen

me një gjuhë shumë interesante jeta e një presidenti

shqiptar. Një debatikas i thekur, një “lulëkuqe mbi

mure”, një “partizan i vogël Velo” - kjo është fëmijëria

e tij sa në Shkodër e Durrës, sa në Kavajë e Tiranë, sa

në Pezë e në Skrapar, sa në një strehë në një tjetër.

Kështu do të rritej Presidenti i ardhshëm i Republikës.

Por, siç e theksova më lart, në libër na vijnë

mesazhe të forta të një brezi të tërë që sakrifikuan e

bënë shumë për Shqipërinë. Edhe pse shumë, padrejtësisht,

u goditën e u persekutuan. Por burri i mençur di

si ta thotë fjalën edhe kur i duhet të cekë këto situata,

sepse si ushtarak karriere, i është dashur të bashkëpunojë

e të njohë nga afër të gjithë korpusin e gjeneralëve

shqiptarë. Unë ju ftoj ta lexoni librin dhe do ta kuptoni

pse edhe në kohën e mazhorancës blu, kurora presidenciale

për të rënët u vendos vetëm në datën 29 Nëntor.

Po historia kështu e paska, herë - herë ka kapriçiot

me të papriturat e saj. Ne sot duhet të mburremi e

krenohemi që autorin e librit që promovojmë, e patëm

pesë vite në krye të Shqipërisë duke na e përfaqësuar

me shumë dinjitet kombin tonë halleshumë.

103

QANI KAMBERI -

KUR BURRIT

I PIHET DOLLIA FSHATÇE

Emrin ia kisha dëgjuar herët, që kur punoja në

Tepelenë. Kisha dëgjuar për ndodhitë e historitë e tij

plot humor, por herë - herë i ngatërroja ca nga të bëmat

e ndodhura e të treguara në ishin të Qani Kamberit,

apo të Kamber Alikos. Të dy burra të njohur e

të dëgjuar për traditë e mençuri, për fjalën brisk, në

shumë raste me kripë e piper. Nuk e di, po emrat e

të dy këtyre njerëzve, në çdo kohë, më kanë ngjarë të

afërt e të ngjashëm me disa prej burrave të dëgjuar të

Labërisë, të cilët mbetën si pika referimi në shekullin

e kaluar. Edhe sot, secili prej tyre më ngjan si unazë e

zinxhirit të një gjerdani burrash të mençur që përcillen

nga shekulli në shekull.

E konsideroj veten me fat që koha më dha rastin

ta njoh nga afër të parin Qani Kamberin, ndërkohë që

të dytit vazhdoj dhe sot t’i dëgjoj me endje historitë.

Them fat, se njeriut jo gjithmonë i qëllon të njohë

nga afër ca njerëz që edhe pse të thjeshtë e të zakon-

104

shëm, mbeten në breza pika referimi dhe simbole të

mënçurisë popullore.

Kam pasur shumë raste të takohem e të bisedoj

nga afër me Qani Kamberin, i cili edhe në pamje, në

mënyrën si flet e tregon, duket që s’është si të tjerët. Ka

një filozofi tipike prej burri të urtë e të mençur Labërie.

...Ishte 5 Maji i vitit 2004. Asokohe punoja në një

nga institucionet rajonale të qytetit dhe nga Komiteti i

Veteranëve e Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, më

njoftojnë se isha caktuar në nderimin e ditës së dëshmorëve

në Orikum, Dukat e Tragjas.

- Në grup do të kesh edhe Muharrem Veshin dhe

Dule Kamberin. Dulen e keni të vendit, nga Tragjasi. -

më thanë nga komiteti organizator.

Dulen nuk e njihja, pyeta dhe më thanë se është

vëllai i Qani Kamberit. Me siguri duhet të jetë Qaniu,

thashë me vete dhe prisja orën e nisjes për ta verifikuar.

Do të jetë vërtet një rast i mirë për të vajtur në ato anë

me Qani Kamberin, se e kisha dëgjuar kur tregonte me

aq pasion e dashuri për atë krahinë ku kish punuar vite

të tëra dhe e lidhnin sa e sa kujtime.

Xha Muharremi më prezantoi me Dulen. Aty e

mora vesh se nuk kishim të bënim me ndonjë ngatërresë.

Dulja kishte vendin e vet në shoqëri, po mua në

fillim m’u duk ku Dulja e ku Qaniu. Në fillim se pastaj u

ambientuam dhe pashë që dhe Dulja s’qenkesh larg në

muhabete. Bëmë vizitat në Orikum, pastaj vazhduam

në Dukat, ku ngritëm dolli e bëmë këngë të madhe në

shtëpinë e Sherif Tavës. Tragjasin, edhe si vendlindje

të Dules, e lamë për në fund. Kisha pasur edhe shumë

raste të tjera, të shkoja në fshatra e zona të rrethit për

105

5 Majin, po në Tragjas pashë një gjë të veçantë. Dëshmorët

kujtoheshin fshatçe dhe aty në një nga klubet

e fshatit bëmë dolli e këngë labe. Pikërisht dollitë e

mirësitë me raki na kthyen edhe njëherë te Qaniu. Në

fillim mendova mos e ngatërruan me të vëllanë, Dulen

i pranishëm, por shpejt e kuptova se ato shëndete

e mirësi ngriheshin vetëm për një burrë që emrin e

kishte Qani Kamberi...

U ndamë me tragjasiotët dhe morëm rrugën drejt

Vlorës, po mua m’u bë merak që s’e patëm në atë muhabet

fshatçe vet personazhin e dollive. Dhe nuk m’u

ndenj, bëra ç’bëra dhe e telefonova Qaniun në shtëpi.

- Ngreu dhe bëju gati! Për njëzet minuta te hyrja

e pallatit të pret një makinë foristradë. Shoferi e di ku

do të të sjellë. - i thashë dhe shtova se isha edhe me

Dulen e Muharremin.

- Qoftë e bërë! - u dëgjua në telefon.

Zgjodhëm një nga lokalet e Rivierës, te Vera dhe

aty vendosëm ta presim e gostisim me raki vendi e

mish Labërie. Erdhi dhe kur na pa rreth tavolinës shtruar,

u mrekullua për surprizën. I fola për sa kishim bërë

asaj dite në nderim të veprës së dëshmorëve dhe i përcolla

respektin që njerëzit e fshatit e krahinës kishin

për të. Ia thashë se as unë, as xha Muharremi e Dulja,

s’ia patëm borxh të prisnin e të kthenim me fund gotat

për të. Qeshëm të gjithë.

- Duhet të të kishim me vete qysh në mëngjes. - i

thashë.

- S’është hera e parë që “digjem” nga ky. - ma

ktheu dhe hodhi vështrimin nga i vëllai, Dulja.

106

Pastaj nisi të tregonte ca ndodhi me ata “lart”, kur

i vëllai punonte me ta.

Një ditë vërtet për t’u mbajtur mend. Po kjo ditë

më lidhi edhe më shumë më këtë burrë të mençur. Sa

herë takoheshim në xhiron që tradicionalisht bënte në

trotuarin Vlorë - Skelë dhe sa herë do të pinim kafe

me shokët e tij të mirë, Bardhin, Agjahun, Ejupin,

Petraqin e Llanon, do kujtonim edhe ditën që e pata

marrë me urgjencë nga shtëpia për te rakia e mishi i

pjekur në Rivierë. Pastaj flisnim përsëri për Vlorën e

vendlindjen e tij, Tragjasin ku ia pinë dollinë fshatçe...

Qani Kamberi i përket atij brezi burrash që historinë

e tyre e bënë me punë e përkushtim të madh, me idealizëm

e pasion të rrallë, mbi të gjitha, me një dashuri të

madhe. Dashuri për njerëzit, dashuri për tokën, dashuri

për traditën, dashuri për vendlindjen e vendin.

Falë këtyre virtyteve mbeten përherë të respektuar

e të nderuar për çdo mjedis shoqëror e mbarëqytetar.

Për njerëz të tillë të gjithë e ngrenë dollinë.

107

MUÇO DELO -

PIONIER I ARSIMIT

DHE LIRISË

- Duke lexuar monografinë “Mbrëmje vere

me Muço Delon” të Prof. Bardhosh Gaçe -

Kur do të kisha rastin ta shikoja afro 30 vite të

shkuara, aty në Plazhin e Vjetër në Vlorë, përvëluar

nën rrezet e diellit, ashtu me më shumë kocka se mish,

as mund ta merrja me mend se ai që do më tregonte

gruaja ime Teuta e që quhej Muço Delo, në fakt përbënte

në vetvete një univers të tërë njerëzor. Univers

që rrallë njerëz kanë fatin ta kenë edhe pse vijnë me

lindje e ikin me vdekje nga kjo jetë.

Si i vëmendshëm e kureshtar në vite, në tërësi për

burra të përmendur Labërie, kam dëgjuar jo pak edhe

për xha Muçon, por idenë e universit për të e krijova

pasi lexova të gjitha ato që na shkruan e na thotë, “Në

një mbrëmje vere me Muço Delon”, profesori i nderuar,

njëherësh dhe bashkëpatrioti i tij, Bardhosh Gaçe.

Albert Abazi më dha ftesën dhe librin, e thashë

108

hë për hë t’i hidhja një sy për kureshtje, por e vërteta

është se Bardhoshi, si njohës i lavdërueshëm i historisë

e shkrues i sa e sa monografive, xha Muços, mbase

dhe si koleg, ka ditur t’ia tjerrë e të na e bjerë lehtësisht

të lexueshme, goxha tërheqëse historinë e jetës së

këtij njeriu që lindi në tjetër shekull më 1895, në tjetër

shekull shkoi vdiq më 1984, e që në një shekull tjetër,

të tretë, vazhdon të kujtohet e nderohet.

Në pamje të parë, duket se botimi i përket një

njeriu lindur në Tërbaç të Labërisë, por në fakt jeta,

përpjekjet, veprimtaria e tij shumë dimensionale na

vjen e lidhur pazgjidhshmërisht me shumë të tjerë,

emra e figura të dëgjuara e të ndritura në atë kohë me

erresirë të madhe.

Kur them që Muço Deloja ka qenë me shumë përmasa,

kam parasysh një kombinim të hatashëm, në fakt

jo dhe aq të rrallë për ca burra të asaj kohe, mes punëtorit

të mendjes e arsimit dhe luftëtarit të frontit të parë

të betejës. Xha Muçoja, me historinë e jetës së tij, si një

rilindas i vonë, evokon historinë e asaj kohe e të atyre

të rinjve që për arsim e dije do të shtegtonin nga një

fshat, në tjetrin, nga një krahinë, në një tjetër, do të kalonin

edhe kufij shtetesh e detesh, siç kaloi Muço Delo

nga Vlora, në Janinë e deri në kolegjin e Shën Mitër

Koronës, në Kalabrinë arbëreshe. Tejet brilante na e

bie autori i librit Bardhosh Gaçe, lëvizjen labo - vlonjate

të atyre viteve për çështjen e madhe kombëtare.

Dhjetra shoqëri të krijuara në Vlorë e Labëri me lloj

- lloj emrash kuptimplotë, si “Lidhja e djelmoshave”,

“Rrezet e diellit”, “Bashkimi” e “Shtizat e qyteterimit”

- shndërruar më pas në “Mbrojtja shkollore”. Në të gji-

109

tha Muço Deloja do të ishte i gjendur. Veç të tjerash,

e gjithë kjo përpjekje për arsim e kulturë, për hapje

klasash e shkollash, edhe pse ndonjëherë në kate e strehë

xhamish, vjen si një mesazh i fortë për ditet tona.

Muço Deloja s’ka qenë vetëm një punëtor i mendjes

e i arsimit. Ana e veprimtarit patriot dhe e luftëtarit,

për mua përbën anën tjetër të medaljes plot shkëlqim

të kësaj figure. Nga njera anë ky njeri duhet të ketë qëlluar

me shume fat që ngjarjet e medha të shekullit të

XX -të i përjetoi të gjitha me intensitet e në asnjë nuk

mungoi; edhe në ‘12 -tën, ndonëse adoleshent; edhe në

’20 -tën në lule të rinisë, por edhe në luftën e madhe

çlirimtare si një burrë i rëndë. Për pjesën e luftës do

t’u ftoja të lexonit ç’thotë dhe si është frymëzuar prej

tij, një tjetër figurë e madhe e Labërise, Maman Saliu,

luftëtar edhe ky i Luftës së Dytë Botërore.

Së fundi dua të cek pak si gjirokastrit që jam, marrëdhëniet

e tij me Gjirokastrën, këtë qytet të jashtëzakonshëm,

vatër arsimi e patriotizmi njëherësh. Ka

pasur rastin të ndodhet e të shërbejë dy herë në këtë

qytet, Muço Deloja. Se si ka kaluar, mjafton të mësojmë

se me ç’burra ka pasur lidhje e miqësi e që djali

i njërit prej tyre, miku im Baftjar Dobi, përmes kujtimeve

ka rastin të thotë diçka në këtë botim. Të gjithë

burra nga dyer të mëdha, patriotë të shquar me mendje

e dituri proverbiale. Ja pse dhe unë sot, në radhë të parë

si gjirokastrit, doja t’i thosha ca fjalë në këtë takim ku

promovojmë botimin e ri “Mbrëmje vere me Muço

Delon” të Bardhosh Gaçes, por edhe kujtojmë e nderojmë

xha Muçon, këtë pionier të palodhur të arsimit dhe

luftëtar të paepur të shekullit të XX -të.

110

“NJË JETË ME KËNGË”

NJË JETË NË KËNGË...

- Për një botim të Resul Llogos -

Në muajin shtator të vitit 2008, kur në qytetin e

Gjirokastrës do të organizohej një festival tepër interesant

ndërkombëtar folklori, në një prej ditëve plot aktivitete

të tij, do të zinte vend edhe promovimi i librit

”Një jetë me këngë” i autorit Resul Llogo, botuar nga

e mirënjohura “Toena”. Duket se festivali me emrin e

Argjirosë i bëri nder Gjirokastrës, por edhe diskutimi

për librin me këngë që Resuli i ka qëmtuar si bleta

nektarin, i bëri nder festivalit. Si kundër edhe aktiviteti

promovues i organizuar nga shoqata “Labëria” dhe

“Toena”, i bënë nder metropolit tonë, Tiranës, në të

cilën pulson jo pak edhe zemra e Labërisë.

Ndaj të gjithë këto gra e burra, në shumicë nga

viset labe, kanë ardhur të nderojnë autorin e librit që

vërtet ka një jetë me këngë, por edhe një jetë në këmbë

e në këngë. Besoj të gjithë e dinë se autori i kësaj përmbledhje

dallon shumë nga krijues apo botues të tjerë

të kësaj gjinie, si kundër janë mjaft autorë e profesorë

të nderuar të Institutit të Folklorit, a të tjerë gjurmues e

111

mbledhës folklori. Sepse Resuli ynë përpara se t’i ketë

mbledhur e shkruar këto këngë, më parë i ka kënduar e

interpretuar herë si marrës e herë si kthyes e me siguri

të 400 -ta i ka shoqëruar me iso.

Ja pse këngët jugore të këtij vëllimi na vijnë plot

muzikalitet me rima, ritme e avaze odash, trapezash,

sofatesh, konakësh, pezulesh, gërxhesh, qafa malesh e

lëndinash e deri në skena të mëdha kalash. Ja përse kur

lexova këngët e qëmtuara nga miku e bashkëkrahinasi

im, m’u duk vetja edhe në muhabete vënçe edhe në

dasmë, edhe në një gosti a festë fshati e krahine, edhe

te rrepet e festës së Kardhiqit duke përkujtuar batalionin,

edhe në Rrap të Baltëzes në Zhulatin tim, edhe në

Kuç të Labërisë, edhe në Sheshin e Flamurit në Vlorë,

por edhe në Festivalet e Gjirokastrës, aty në Kalanë

legjendare të Argjirosë. Ju them pa mëdyshje: këto

këngë Resul Llogo s’i ka shkruar, por i ka përjetuar,

siç i përjeton edhe sot, kur këndon:

Ku janë nisur e venë,

ç’janë ata, ç’ke me ta,

leri, leri mos i nga…

që besoj të gjithë kini pasur rastin ta dëgjoni. Po edhe

diçka tjetër të bën përshtypje duke lexuar këtë libër.

Në një parathënie të ngrohtë, Resuli përshkruan rrugën

e tij të gjatë drejt këngës së popullit, por me shumë

respekt e dashuri përmend dhjetëra e dhjetëra krijues

e interpretues të shquar të Labërisë me të cilët është

njohur, ka kuvenduar e kënduar.

Libri është një monument për këngën, por edhe

112

për këta burra e gra që këngën polifonike të Labërisë

ditën ta pasurojnë e ta transmetojnë në shekuj, brez pas

brezi. E veçanta është se ky botim na vjen edhe me një

CD me 22 këngë të kënduara nga disa grupe nëpër vite

e kohë të ndryshme. Unë të jam mirënjohës, i dashur

Resul, se duke dëgjuar këto këngë, njëra më ktheu

në ca kujtime të shkuara. Është fjala për një këngë të

kënduar nga të rejat e fshatit tim, Zhulatit që e kisha

shkruar afro 25 vjet më parë, kur edhe unë isha djalë,

edhe ato ishin vajza.

Dhe së fundi më duhet të them se rrallë mund të

gjendet një njeri që t’i bëjë mirë të gjitha në jetë: edhe

administratën, edhe politikën, edhe shkencën shoqërore

edhe këngën, siç Resul Llogo ka ditur t’i bëjë.

Në vënd të një shënimi:

Këto radhë pata rastin t’i them në promovimin e organizuar

për botimin “Një jetë me këngë“, në dhjetorin

e vitit 2008, në Tiranë. Atëhere fola për auditorin e

pranishëm dhe s’kisha ndërmend ta publikoja fjalën

time. Po tani që Resul Llogon, mikun e të gjithëve,

s’e kemi më midis nesh, e pashë të udhës që përmes

gazetës “Labëria“ që ai e donte aq shumë, ta botoj të

plotë. Edhe si një homazh e kujtim për të. Kjo ide më

lindi këto ditë, në Kuç të Kurveleshit, kur patëm rastin

të përkujtojmë 85 - vjetorin e Kuvendit Zakonor të

Labërisë, por edhe Kuvendin e Katërt të Shoqatës “Labëria”,

ku të gjithë delegatët mbajtën edhe një minutë

heshtje për burrat e mirë që sa rrojtën, bënë sa mundën

për Labërinë tonë. Enver Guga e Resul Llogo, pa

mëdyshje, janë dy prej tyre...

113

MË SHUMË SE NJË VËSHTRIM

PËR KULTURËN MATJANE…

- Rreth botimit “Mati, vështrim etnomuzikor”

të Esat Rukës -

Pata rastin të lexoj botimin e Esat Rukës “Mati,

vështrim etnomuzikor“ që autori ma dhuroi me autograf

në një nga ditët e një veprimtarie folklorike në

Tiranë. Pa e lexuar, vetëm me një sy të hedhur m’u krijua

bindja se do të ishte një “e korrur” e bollshme dhe

ndoshta kjo më shtyu ta lexoj. Më erdhi mirë që nuk u

zhgënjeva dhe them në kryeherë së për mua, botimi i

Rukës ngjan me një monument që në rreshta e pentagrame,

i ngrihet lëvizjes artistike e kulturore të Matit,

kësaj krahine me jo pak emër e traditë ndër viset shqiptare.

Kam qenë vazhdimisht adhurues i krijimtarisë

shpitërore, jo vetëm i iso - polifonisë së Labërisë, kësaj

krahine nga jam dhe vet, po njësoj kam dashur e dua

114

edhe këngën me çifteli. Për mua është një polifoni më

vete, siç janë logatjet apo borrohitjet homofonike të

anëve tona.

Në shtëpi, mes sendeve të çmuara ruaj një çifteli

Kosove, por kam edhe këngë të vëllezërve Paloka, të

Frrok Haxhisë që e kam mik, të heroit të luftës së Kosovës

Mujë Krasniqi… Ndoshta këto ndjenja më shtynë

ta lexoj me kaq ëndje librin e Esat Rukës. Prej faqes së

parë e ndjeva se po ecja në një terren të dashur e herë

- herë edhe të njohur. Dashuria, siç e thashë, lidhet me

respektin ndaj bartësve dhe interpretëve të këngës së

popullit në përgjithësi, ndërsa të dytën tani po e them.

Në një farë mënyre ne jemi rritur me tinguj, melodi

e këngë ngado që na vinin, i dëgjonim apo shikonim,

nga jugu apo nga veriu, labçe apo malësorçe.

Shumë prej heronjve interpretë që libri i sjell jo

thjesht si portrete, por si botë shpirtërore, kam pasur

rastin t’i përcjell në festivalet e kalasë së vendlindjes

sime, në Gjirokastër. Ndërsa me zërin e disave ndër

vite, kemi rrugëtuar. Lexoj për Feride Kurtin dhe në

vesh më tingëllojnë qartazi meloditë dhe këngët e saj,

shumë të bukura e mjaft interesante për kohën. Ymer

Neli, pa mëdyshje një Laver Bari i Matit. Po edhe Avni

Hoxha, ky njeri me shpirt të madh artisti, më ngacmon

jo pak. Kemi qenë bashkëkohës në universitet me Avniun

dhe të dy s’iu jemi ndarë veprimtarive artistike të

ansamblit “Studenti”. Avniu ishte i gjithanshëm, i prerë

për këngë e rapsodi, por në daulle mbetej “mbret”. Ku

s’kemi qenë asokohe me grupin artistik të universitetit.

Unë me polifoni e Avniu me daulle e rapsodi.

Sa për orkestrën me instrumenta popullore të Ma-

115

tit, besoj se nuk them ndonjë gjë të veçantë, kur më

duhet ta konsideroj unikale. Nëse do të duhej ta krahasoja

me ndonjë krijesë popullore të viseve jugore,

e para që më vjen në mendje është kënga iso - polifonike

“Janinës ç’i panë sytë” nga i famshmi grup i

Lapardhasë së Vlorës. Në të dy rastet instrumentat dhe

zërat ngjasojnë me violina. Dikur të dy grupet kanë

mahnitur kalanë e festivaleve…Më duhet të them se

vështrimi etnomuzikor mbi Matin nuk është thjesht

një vështrim. Më shumë është një studim i gjerë, i

kujdesshëm, shkencor, i plotë. Esat Ruka duke qenë

dhe vet një bartës i njohur i krijimtarisë popullore të

atyre anëve, ka ditur që të qëmtojë me shumë dashuri

e përkujdesje nektarin e melosit matjan. Jo thjesht si

biografi, por si botë shpirtërore, na vijnë një korpus i

tërë nga radhët e bartësve, krijuesve dhe interpretëve

nga të gjitha njësitë etnografike të Matit.

Krejt të veçantë e bëjnë botimin edhe aksesorët që

e shoqërojnë atë, siç janë transkriptimet dhe vargjet e

këngëve, të cilat i shtojnë edhe më tepër përmasat e

studimit. Do të veçoja këngët për jugorët; Vasil Laçin,

Abdyl Frashërin, Zonja Çurren etj., të cilat kur vijnë

prej Mati e në gojën e artistëve matjanë, marrin tjetër

vlerë. Në fund do të thosha, jo pa kënaqësi, se me

botimin “Mati, vështrim etnomuzikor “, Esat Ruka i

ka bërë nder dhe një shërbim të çmuar jo vetëm kësaj

treve me histori e emër, por krejt etnokulturës sonë

kombëtare. Tani etnokultura matjane e ka pasaportën e

vet. Si rrallë krahina të tjera...

Botuar në gazetën

“Republika”

116

OBELISK

PËR POLIFONINË

- “Enciklopedi e Iso - Polifonisë”,

nga Prof. Vaso Tole -

Nëse disa vite të shkuara, më saktë në nëntorin e

vitit 2005, iso - polifonia shqiptare, pikërisht në një

nga metropolet e kulturës botërore, do të certifikohej

dhe do të shpallej “kryevepër e trashëgimisë gojore

të njerëzimit“ mbrojtur nga UNESCO, sot ajo po na

vjen edhe me encilkopedinë e saj, punuar me shumë

pasion e dashuri nga Prof. Vaso Tole, me mbështetjen

e Ambasadës së SHBA në Tiranë. Sot duhet të gëzohemi

e të krenohemi të gjithë, veçanërisht komuniteti

i njerëzve që lidhen me iso - polifoninë; bartës,

interpretues, hulumtues a studiues qofshin, në odatë

a skenat ku këndohet, apo në institute folklori e akademi.

Tani iso - polifoninë, këtë ind të qenësishëm të

traditës e rrënjëve tona labe, veç brenda shpirtit, e

117

kemi edhe me pasaportën botërore të UNESCO-s, por

edhe me një udhërrëfyes shkencor interesant që në

thelb shpjegon traditën etnofolklorike të trevave shqiptare,

ku ka lindur shekuj të shkuar dhe ruhet e gjallon

sot iso - polifonia. Nuk po them se me këtë botim Prof.

Tole ka shpikur iso - polifoninë si mënyrë të kënduari,

por pikërisht këtë visar të shtrenjtë e unikal na e ka

prurë në një botim krejt të veçantë e interesant.

Pa mëdyshje them se “Enciklopedia e iso - polifonisë”

më shumë se emrin në kopertinë, në brendësi

ka këmënguljen, dashurinë, kulturën, erudicionin dhe

vizionin e autorit. Vaso Tole në këtë botimin nuk mohon

asgjë nga çka është botuar e njohur më parë rreth

kësaj fushe e për këtë flasin referencat, të cilat janë jo

të pakta e që përmbledhin autorë qysh nga shekulli i

18 - të e deri në ditët tona. Është me interes të theksojmë

se enciklopedia e parë shqiptare e iso - polifonisë

nuk na vjen thjesht dhe vetëm me shpjegime për këtë

zhanër të muzikës tradicionale, ky është thelbi i saj.

Por botimi na sjell edhe tërësinë e elementëve të mjedisit

ku ajo ka lindur, është ruajtur e zhvillohet.

Doni të dini për tertipet e çobanit, për zilet, byqet,

këmborët, culën, dyjaren, xambaren, kavallin, defin,

daullen, dhjolinë etj., etj? Të gjitha këto janë e

gjenden brenda faqeve të “Enciklopedisë...”. Aty na

jepet me detaje, por edhe mjaft e koncetruar historia

dhe zanafilla e iso - polifonisë, si emërtesë e përdorur

në mjedise edhe si polifoni apo këngë labçe - vënçe,

sikundër i shtojnë vlerat të dhënat bibliografike të

disa prej grupeve polifonike, por edhe disa prej in-

118

dividëve korifej të kësaj fushe, të cilët më së shumti

vijnë nga trevat e Labërisë, por jo pak edhe nga vise

të tjera ku gjallon iso - polifonia thjesht gojore apo e

shoqëruar me vegla popullore tradicionale.

“Enciklopedia...” në thelb, është një monument

për iso - polifoninë shqiptare, si mënyrë të kënduari,

por edhe për shumë grupe të famshme apo individë

këngëtarë, emri i të cilëve u njësua me stilin muzikor

të të kënduarit. Me “Enciklopedinë...” Prof. Vaso Tole

ngre jo vetëm një obelisk pasurie shpirtërore, por bën

edhe një homazh për ata burra të shquar shqiptarë që

në shekuj ruajtën, përcollën, studiuan e kumtuan për

polifoninë dhe pa asnjë mëdyshje, kanë mbetur e shquajnë

si gurë xhevahiri mes vlerave të tjera që ruan populli

ynë.

119

HUMORI DHE BEJTET

E GOLEMIT

NË NJË LIBËR

Skënder Korkutin, mësuesin e dëgjuar të Golemit,

tani veprimtar i shquar i Labërisë, e takova te “Sheshi

i Cerçizit”, në Gjirokastër, në ditët e festivalit folklorik

me emrin e Argjirosë. Nga biseda mësova se së bashku

me të vëllain, Veledinin, kishin botuar një libër me humor

e bejte nga vendlindja e tyre, Golemi. Ndërkohë

ishim së bashku me Thanas Dinon, një nga penat më në

zë të Gjirokastrës së sotme, i cili s’vonoi të më përcjellë

entusiazmin për këtë botim të veçantë dhe interesant.

Me Skënderin më ka qëlluar të njihem dy herë, siç

ndodh me njerëz që bëjnë një emër në kohën e punën

e tyre. Si punëtor i arsimit njihej në tërë zonën e Kurveleshit

e Labërisë, deri në Zhulatin tim e Fushëbardhë.

Koha e kërkonte që sidomos arsimtarët, atyre që

u jepej ca më shumë, të shquheshin në të gjitha aktivitetet

që kishte fshati e krahina, po sidomos në sport e

kulturë. Golemi qe shkollë për të dyja, me nam e me

emër. Atëhere e kam njohur së pari si emër, se vitet na

ndanin afro një dekadë. Nga afër u njohëm në punët e

shoqatës “Labëria”, ku Skënderi në Gjirokastër e unë

në Vlorë, bëmë sa mundëm në krye të degëve të shoqatës

në të dy këto rrethe, ku lebërit janë me rrënjë e

në shumicë. I citova këto rradhë edhe për të thënë se

kurrsesi nuk mund të ikja nga Gjirokastra, pa marrë më

120

parë librin e vëllezërve Korkuti. Më shtynte sidomos

emri i Veledinit, të cilin kam pasur rastin ta njoh edhe

në skenat e këngës labe ku me “Jelekverdhën portokalle…”

hyri e mbeti një marrës me emër. Ndoshta për

rastësi, por sa herë kam folur e diskutuar me shokë e

miq golemas për humorin e bejtet e tyre, kam thënë se

një përmbledhje e botuar do të ishte një punë e mirë

për fshatin e për të tjerë.

Për ne që jemi lindur e rritur në ato anë Labërie,

bashkë me zakonet e të bëmet e vëndlindjes tonë, na

është dashur të dëgjojmë e mësojmë edhe për fshatrat

në gjitoni, ku golemasit shquheshin për humorin dhe

muhabetet me “spec”. Po edhe në rininë time, nga Golemi

kam pasur dy shokë shkolle, Vejon e Bertin, të

dy të Stroke, të dy përfaqësues të denjë të dhuntisë së

vendlindjes, ku sa e sa herë humori golemas mbushte

bisedat tona. Për afro tridhjetë vjet, nga Përrenjasi i

shkollës së mesme, në universitet e në Memaliaj në

minierë, përmes Vejos e Bertit, kam pasur gjithmonë

të freskëta edhe të bëmet e “kripura” të Golemit që pavarësisht

nga emrat konkretë të autorëve, merrnin autorësinë

e fshatit…

Qysh në kopertinë, përmbledhja e vëllezërve Korkuti,

mban “erë” Golemi. Nuk e kam fjalën për foton

panoramike të fshatit që e shoqëron atë në sfond. E

kam fjalën për titullin e vëllimit. Jam i sigurt që, jo

vetëm mua, po edhe për shumë të tjerë syresh, ky

togfjalësh kujton titullin e estradës që Golemi ngriti

dekada më parë e që drithëroi dhe trupat profesioniste

të kohës. “Mbaje lart e tirre hollë”, ka qenë aso kohe

një gjetje që vetëm nga golemasit mund të gjendej. Autorët

mund të vendosnin, siç ndodh rëndom, edhe titull

tjetër, po mua më duket se jo pa qëllim kanë përzgje-

121

dhur këtë. Qysh në kopertinë na thonë se kemi të bëjmë

me prodhime “Made in Golemi“. Në plot dyqind faqe

në libër shpalosen njëra pas tjetrës rreth dyqind copëza

bisedash me një humor e zgjuarsi brilante, të cilat golemasit

kanë pasur rastin t’i shkëmbejnë mes tyre e me

të tjerë njerëz që udha i ka hequr, a puna i ka shpurë në

ato anë të Labërisë.

Më pas në libër vijnë bejtet, ku përmes qindra vargjeve

na shpaloset fare pa retush një nga cilësitë e tjera

të njerëzve të këtij fshati, ku vargun me spec e piper

e kanë në majë të gjuhës. Në davete, me këngë hidh e

prit, në muhabete vënçe e në trapeza gostie, po edhe aty

për aty, pa u menduar fare. Të gjitha këto xhevahire në

formë proze a vargjesh, në pjesën më të madhe materialet

vijnë nga vitet përpara nëntëdhjetës dhe është e kuptueshme,

ndaj shumë prej tyre ky fakt i bën edhe më të

kërkuara e interesante. E ndërsa aso kohe çdo gjë shkonte

në “vrimë të perit”, humori golemas shkonte gjithnjë

anash, se siç duket qe mësuar që kjo s’qe punë individi,

po e një fshati të tërë. Është kjo arsyeja besoj, që siç e

përmend dhe Odise Kote në një hyrje të hatashme,

S’u çorrën nga asnjë shkarpë

si bletët që bëjnë mjaltë…

Ndonëse autorët e përmbledhjes japin vetëm pak

emra krijuesish konkretë, ndoshta më të spikaturit, për

vet golemasit dihen e njihen me emër e mbiemër të

gjithë. Edhe pse për lexues të tjerë shumë krijime paraqiten

si anonime, për golemasit të gjitha janë me “zot”.

Ja pse ky botim është njëherazi edhe një vlerësim e

respekt, thuajse në çdo derë, për gjithë krijuesit “pa

diplomë”, për të gjallë e për të vdekur. Botimi vjen

122

edhe si një homazh për të gjithë ata që s’janë më në

jetë e që për të pasmit lanë si pasuri nasihate e humor

të mençur. Me siguri autorët janë të ndërgjegjshëm se

me këtë botim kanë “dënuar” veten të gjurmojnë e gërmojnë

prapë për të prurë sa e sa vlera të tjera që i kanë

shpëtuar këtij botimi. Unë, veç të tjerash, nuk po gjej

ca vargje që më janë fiksuar në mendje afro 40 vite të

shkuara. Kam qenë në një trapez dasme në Strokaj, kur

Laveri (doktori), do t’i përgjigjej aty për aty dajo Lutos

që e kish nisur i pari debatin. Ja si ju përgjigj Laveri:

O Lutua i rrëzës cfake,

ç’ke që nget nipin me llafe!

moj sallata me domate,

muhabetit ç’i dhe faqe!…

e sa e sa të tjera perla si këto. Humori golemas është

i larmishëm, i gjithanshëm, i pandalshëm ndaj çdo

dukurie a shfaqjeje. Ndaj vëllezërit Korkuti vetëm sa

i kanë nisur gërmimet për të nxjerrë nga miniera popull

këtë pasuri të jashtëzakonshme shpirtërore që në

vetvete përbën një enciklopedi unikale humori. Ka ardhur

koha që kjo lloj krijimtarie të trajtohet si pasuri

shpirtërore, si trashëgimi folklorike gojore dhe pse jo,

nga strukturat përkatëse të shtetit, të shpallet krahas

iso - polifonisë, kryevepër e trashëgimisë kulturore

shpirtërore. Dua t’i uroj miqtë e mi bashkëkrahinas,

Skënder e Veledin Korkuti që pa zhurmë e bujë, pa bori

e tamtame, duke sjellë sofrën golemase të humorit në

sofrat tona, në fakt na kanë sjellë një botim me vlera të

jashtëzakonshme kulturore e unikale.

Botuar në gazetën

“Labëria”

123

MBRETI I ANALIZËS...

- Mihal Kalia dhe “Mbreti i kaosit“ -

S’e kisha njohur nga afër më parë. U bë shkak ajo

ditë kur Petrit Brokaj do të më ftonte të pinim një kafe

e të më njihte me mikun e tij Mihal Kalia. Gjithmonë

është kënaqësi kur pi një kafe mes miqsh e flet edhe

për ca tema që dalin tej të përditshmes, siç është krijimi

letrar. Vetiu futesh në një botë tjetër, pak më të

veçantë e interesante.

Vetëm kur Mihali më dhuroi librin e tij “Mbreti

i kaosit“ e pashë se bashkëbiseduesi i njohur rishtaz,

nuk ishte thjesht një pëlqyes i fjalës së shkruar, por

edhe një lëvrues i saj. Duket qartë se Kalia, në indiferencën

apo mosdukejen e tij në dukje, përherë dhe

paprerë, ka qenë në vëzhgim e në ndjekje të problemeve,

ngjarjeve, dukurive, lëvizjeve shoqërore sa në

periferi, aq edhe në qendër. Pa frikë jo thjesht nga datat

dhe koha që shoqëron çdo shkrim të librit, por nga

paraqitja e tyre në hapësirë dhe kohë mund të themi

se autori sillet e vepron si një kronikan apo analist i

spikatur politik.

Veç ka një dallim, nëse i referohemi këtij termi,

pasi lënda e analizave dhe shkrimeve të Kalisë nuk

124

është e porositur, apo e parë e dëgjuar atje tej. Jo, ai

është gjithmonë brenda saj, i ndjen, i përjeton, i vuan

pasojat bashkë me të tjerët.

Është folur e shkruar shumë për ngjarjet e vitit

1997, janë bërë edhe botime të mirëfillta për këtë

tragjedi shqiptare, por autori, që i kushton plot 21

shkrime, analiza, pamflete, skica etj., duket se vjen

krejt i veçantë mes kolegëvë të tjerë. Gjithçka e shkruar

rreth kësaj historie të pashoqe, vjen e përmbledhur

në rreth 70 faqe, por jo si fotografim i thatë, por si

analizë e thellë shkaqesh dhe shkaktarësh. Duke i parë

këto analiza gati 20 vjet më pas, shikojmë edhe më

qartë se shkaktari i gjithçkaje tronditëse që ndodhi atë

mot, ka emrin e një njeriu e një politike që edhe sot

mbahet në këmbë me po atë logjikë e atë filozofi.

Por siç theksova më lart, është befasuese deri në

tronditje, jo thjesht tematika e gjerë e mjaft e larmishme

e shkrimeve, por mbi të gjitha aftësia për t’i thënë

e shpjeguar rastet e fenomenet me emrin e tyre të

vërtetë; hapur, troç, pa dorashka e mëdyshje. Me mënçuri,

me trimëri, me guxim, me këmbëngulje, me pasion

e me vizion të rrallë. Nuk ka ngjarje politike, nuk

gjendet qoftë dhe një e bëme e kësaj qeverie në të gjithë

harkun kohor të të qenit në pushtet, që nuk ka “rënë”

në penën e Mihal Kalisë. Autori e konsideron kohën e

qeverisjes nga Berisha më zi se një regjim dhe në këtë

sfond i analizon edhe ngjarjet, dukuritë dhe fenomenet.

Me një penë të ngjyer në mushtin e të vërtetave të

mëdha e të pamohueshme, Kalia ngre zërin e protestës

dhe paralajmëron për të qenë vigjilentë. Por edhe për

125

ta vënë pikën mbi - i -. Dhe ky përcaktim bëhet jo

vetëm për ngjarje të përmasave kombëtare që flasin

për degradim e rënie të shtetit si ‘97, Gërdeci, ngjarjet

e 21 janarit, manipulimi i zgjedhjeve etj., por ai tenton

që dirigjuesit e regjisorit të gjithë kësaj katrahure, Sali

Berishës, t’i analizojë edhe botën e krejt qenien e tij,

ta zbërthejë qelizë për qelizë.

Ka të drejtë redaktori i librit, Petrit Brokaj, kur

shkruan: “Duke lexuar këtë libër, në veshët tanë tingëllojnë

aktuale fjalët e shkrimtarit çek, Julius Fuçik:

“Njerëz, jini vigjilentë!“, të cilat me sa duket e kanë

frymëzuar Mihalin që në trajtimin e këtyre ngjarjeve

të mbajë zgjuar kujtesën e këtyre njerëzve, duke

lëshur mesazhin: “Mos harroni!“. Dhe ky kushtrim

duket i rastësishëm, as pas disa fakteve sado kokëforta

që mund të jenë, vjen pas një skaneri të plotë që

autori i bën qeverisjes së PD në dy mandatet e fundit.

Unë nuk e di e nuk mund të them se si do të priteshin

nga publiku e çfarë jehone do të kishin këto

shkrime, nëse do të ishin botuar në ndonjë të përditshme,

në kohën kur janë shkruar. Nuk di as ç’vend

do të zinte e as çdo të artikulohej për autorin e tyre.

Me siguri mund të them vetëm se emri i Mihal Kalisë

do të rreshtohej pa frikë ndër emrat e publicistëve

e analistëve më të mirë politikë të vendit. Stili i të

shkruarit, fjala, leksiku i pasur e i zhdërvjelltë, figurat,

krahasimet, referencat filozofike etj., i japin këtij botimi

një përmasë mjaft profesionale dhe kjo jo vetëm

në logjikën e të konceptuarit të analizës, por edhe në

formën e të paraqiturit për lexuesin.

126

Duke përfunduar, më duhet të formuloj ca fjalë

zemre edhe për redaktorin e këtij botimi, mikun tonë

Petrit Brokaj, jo thjesht për punën e kujdesshme e tepër

profesionale në paraqitjen e materialit, por edhe për

këmbënguljen që siç e shpreh edhe vet, nëse nuk do të

ishte e mjaftueshme, ky botim nuk do të ishte realizuar.

Duket se jo krejt për rastësi organizatorët e kanë caktuar

në një ditë si kjo promovimin e librit. Jemi në një

fushatë zgjedhore dhe ky libër vjen edhe si një këmbanë

e fortë përpara të gjithë qytetarisë vlonjate dhe

shqiptare, të cilët duhet ta peshojnë mirë votën e tyre,

për t’u ndarë njëherë e mirë nga “Mbreti i kaosit”.

Mihal Kalia këtë e thotë hapur, me guxim e

trimëri. Ne hapur duhet të mbajmë mendjet e synë,

ndërsa votën le ta hedhim të mbyllur, mjafton që fuqia

e saj të hapë e çlirojë njëherë e mirë Shqipërinë, pasi

jo më kot edhe numëri ynë i votimit është 29 - ta...

127

ISMET KRASNIQI,

NJERIU I BOTËS SË ARTIT...

Për të parën herë Ismet Krasniqin do ta takoja në

qershorin e vitit 2002, atëhere kur do të kisha rastin të

ndodhesha për të parën herë në Kosovë. Si një nga organizatorët

kryesorë të “Festivalit të Klinës” të atij viti,

nuk kishte dalë në pritjen e grupit të Vlorës në Morinë,

si Ramadan Selimi, Beqir Qupeva, Skënder Berhami

e baca Halil Krasniqi, por do të na priste bash atje te

skena e festivalit me Rexhep Selimin, Dibran Fyllin e

Idriz Berishën.

Ma prezantuan si drejtuesin artistik të festivalit

dhe vërtet gjatë qëndrimit në Klinë, do të kishim rastin

të komunikonim sa e sa herë për anën artistike e

për performancat që duhej të realizonte grupi “Bilbili“

i Vlorës, së pari në Çabiq e më vonë në skenën e

festivalit. Ishte i dyti edicion “I këndojmë lirisë“ dhe

grupi “Bilbili“ do të vlerësohej me “Çmimimi i Madh

i Festivalit”, ndaj s’mund të harrohen të gjithë ata që

128

asokohe ishin në krye të punëve për mbarëvajtjen e këtij

aktiviteti të rëndësishëm të folklorit gjithëkombëtar.

Ashtu i bëshëm në fizik, me zë karakteristik e

tipare të theksuara malësori, po vëreja se brenda tij fusha

e interesave të artit shtrihej përtej drejtimit të një

festivali. Diku me intervista, diku me biseda në studion

modeste të radios, ai mbetej përherë në lëvizje

dhe gjithmonë në kërkim të fjalës e detajit artistik, si

një kronikan i vërtetë.

Duke gërmuar në jetën artistike, mësova se Ismeti

veç të tjerash ishte edhe interpretues, edhe shkrues i

mjaft dramave e komedive. Sidomos me komedinë do

të ishte përherë në “ujërat e veta”. Mbaj mend se në

një rol të përsosur malësori, me një portret vërtet të

jashtëzakonshëm, do ta shikoja edhe në skenën e teatrit

“Petro Marko” të Vlorës, ku në vitin 2005, ishte

mysafir i qytetit bregdetar, së bashku me një grup artistik

të “Jehona e Dukagjinit“.

Për mua mbeten krejt të veçanta edhe emocionet që

Ismet Krasniqi më krijoi kur më respektoi për të thënë

ca fjalë në parathënie të botimit të tij “Folklori - art i

pavdekshëm”. Duket se kur ky njeri shkruan a flet për

artin, më parë se me bojë, penën e ngjyen në dashurinë

e madhe që ka për artin dhe kulturën në përgjithësi, por

ca më tepër për trashëgiminë shpirtërore të popullit të

tij.

Ndaj Ismet Krasniqi mbetet përherë punëtor i

palodhur i penës, i folklorit dhe skenës. Brenda këtij

trekëndëshi endet përherë në zhvillim e kërkim shpirti

krijues i këtij njeriu që në gjashtëdhjetë vite jete, dy të

tretat ia ka falur botës magjike të artit.

129

FJALA E KONSULENTIT...

- Pasthënie për librin “Frrok Haxhia,

ky bard i folklorit kombëtar” të Ismet Krasniqit -

Prej vitit 2002, kur kam pasur rastin të jem për

herë të parë në Kosovë, në qytetin e Klinës, më ka shoqëruar

edhe njohja dhe miqësia me Ismet Krasniqin,

këtë punëtor të palodhur të kulturës, aktrimit e fjalës

së shkruar. Kur e njoha sëpari, ishte në detyrën e udhëheqësit

artistik të festivalit folklorik “I këndojmë lirisë“

që vetëm dy vite më përpara kishte nisur rrugën,

pastaj në të tjera ngjarjee do ta shikoja në të tjera detyra.

Gjithëherë në lëmin e artit e kulturës.

Më kujtohet si sot njohja e parë, kur lëvizte nga

një anë e passkenës në tjetër vend, diku aty në ambientet

e shtëpisë së kulturës së qytetit, asokohe vendi ku

ngrihej skena e festivalit. Aty do ta shikoja që krahas

drejtimit artistik të festivalit, me një diktofon në dorë,

do të intervistonte edhe artistë e personazhe të spikatur

folku për një radio lokale. Atë vit e ato ditë në festival

do të ishte edhe Frrok Haxhia, një emër i madh e i

130

shumëdëgjuar këtej Drinit, por që unë pata rastin ta takoj

e të njihem nga afër pikërisht në Klinë, ndonëse me

këngën e rapsoditë e tij isha i njohur herët. Frroku ishte

anëtar i jurisë profesionale dhe organizatorët kishin

bërë kujdes që së bashku edhe me vëllezërit Paloka,

rapsodët e njohur nga Vau i Dejës dhe grupi i Vlorës të

ishim të sistemuar më sëmiri te hotel “Thana“.

Aty do kishim rast të flisnim gjatë me Frrok Haxhinë

e mrekulluar që ishte mes vlonjatëve, për të cilët, siç

tregonte kishte dashuri e ndjesi të veçantë. Kjo kishte

të bënte me vitet e rinisë të rapsodit të madh, kur në

Vlorë do të kryente shërbimin ushtarak e me çiftelinë e

rapsodinë e tij do të aktivizohej edhe në trupën e estradës

së qytetit.

Po këtu do të vinte sa herë edhe Ismet Krasniqi,

që siç dukej e shfaqte hapur adhurimin për mjeshtrin

e madh të folklorit, por edhe të alegorisë plot humor.

Më vonë do mësoja se ky adhurim për Frrok Haxhinë,

Ismet Krasniqit do t’i buronte nga dhuntia e vet për

humor, krijimtari e interpretim karakteresh shumëplanëshe.

Dhe prej asaj kohe njohjet tona shënuan plot raste

të tjera kontaktesh e pjesëmarrjeje në ngjarje të ndryshme

kulturore, andej e këtej Drinit. Më telefon shpesh

do dëgjoja zërin e Frrokut, i cili nga Fushë - Arrëzi

pyeste me tre apo katër vargje të atypëratyshme:

Jam Frrok Haxhia,

të flas nga Malësia,

si i ke nga shpia,

për vete, fëmija?...

131

Ia kisha mësuar zakonin dhe aty për aty i përgjigjesha

dhe unë:

Ku je Frrok Haxhia,

lum që të ka shpia,

lum edhe Malësia,

lum gjithë Shqipëria!...

Të tjera herë, kur ishin ditët e festivalit folklorik të

fëmijëvë nga Fush - Arrëzi do dëgjohej në telefon dhe

Ismet Krasniqi, anëtari i përhershëm i jurisë. Të dy i

ngazëllente shumë ai festival folku.

Një ditë nuk do t’u besoja syve, kur në Facebook,

do të mësonim për shuarjen e rapsodit të madh, mikut

tonë të përbashkët. Komente të shumta, ngushëllime

e keqardhje nga të gjitha anët. Disa ditë rresht

komentet përcollën humbjen e artistit të madh të folkut

shqiptar, shoqëruar herë me portretin e tij me kaçurrelat

karakteristike e herë me kostumin kombëtar e çiftelinë

legjendare. E ndërsa ditët e muajt pa Frrok Haxhinë

po kalonin, një klinas, mik i hershëm me artistin, kish

filluar të mendonte për t’i prurë edhe një herë të gjalla

kujtimet për të, udhën e tij artistike, po edhe dhembjen

që njerëzit, kolegët e miqtë e tij të shumtë, përcollën në

ditët e pas ikjes.

- Kam vendosur të realizoj një botim për Frrok

Haxhinë. - do më thoshte gjatë një komunikimi online

Ismeti.

- Të përgëzoj për iniciativën e do më kesh në krah,

nëse do të të duhem. - i thashë.

Botimet e mëparshme të Krasniqit për figura të

132

tjera të artit e kulturës, posaçërisht krijues e interpretues

të vlerave të rralla të trashëgimisë shpirtërore

andej Drinit, ma jepnin garancinë e suksesit. Ismet

Krasniqi në raportet me figurën e Frrok Haxhisë nuk

ka qënë një njohës sipërfaqësor, as kalimtar. Ai ka

jetuar me të me brendësinë e shpirtit të tij krijues e

artistik si asnjë tjetër më parë. Libri “Frrok Haxhia,

ky bard i folklorit kombëtar“ mbase nuk është gjithçka

për jetën artistike të këtij artisti me përmasa kombëtare

(“Princi i rapsodisë shqiptare“ është një studim i plotë

për të), por ju siguroj se është një krijimtari plot lëng

jetësor për një malësor që me këngë e çifteli bëri histori.

Libri vjen i thjeshtë, i lexueshëm. Frrok Haxhia

rrëfehet siç ishte përmes kujtimeve të kolegëve, miqve

e bashkëpuntorëve të tij në vite, përmes intervistave,

po edhe mendimeve të njerëzve të artit e kulturës që e

kanë njohur nga afër. Libri na bie edhe një copëz historie

që nuk do donim ta dëgjonim e lexonim. Një pjesë

nga “mali“ i ngushëllimeve që vërshuan pranë familjes

nga të katër anët e kombit, bard i të cilit ishte. Përmes

dhembjes e hidhërinit të ndarjes, të gjallët treguan se

sa e donin, sa e çmonin bartësin e tyre të fjalës, melodisë

e këngës. Ismet Krasniqi duhet çmuar që përmes

rreshtash e faqesh, e bie edhe një herë të gjallë e mes

nesh, mes popullit të vet Frrok Haxhinë që këndoi tërë

jetës, sa pati frymë.

Marrë nga Libri: “Frrok Haxhia,

ky bard i folklorit shqiptar“, Prishtinë 2014

133

NË KLINË, PËR FESTIVALIN

Së pari më duhet të them se ardhja ime në Klinë,

në edicionin e 12 - të të festivalit përkon edhe me 10 -

vjetorin e pjesëmarrjes së grupit folklorik “Bilbili” të

Vlorës, për të parën herë në këtë ngjarje të madhe kulturor,

jo vetëm në Klinë e në festival, por edhe në vet

Kosovën. Atëhere ishte qershori i vitit 2002. E kujtoj

ende me emocion vlerësimin që juria profesionale i bëri

grupit tonë duke i akorduar çmimin e madh “Mujë Krasniqi”.

Jehona e këngës me iso - polifoni: “Mujë Krasniqi,

o djalë...” ende më kumbon dhe sot e freskët për të

mos thënë se më ka shoqëruar sa e sa herë në këto dhjetë

vite. Po më duhet të them gjithashtu, se në festivalin e

Klinës, gjatë kësaj dekade kam qenë si i shtëpisë, herë me

grupin, herë duke e përcjellë nga tavolina e jurisë, edhe si

regjisor në dy vitet e fundit.

Për mua risia më e madhe është fakti që ky edicion,

ndonëse vjen natyrshëm në ditëlindjen e komandantit

Mujë Krasniqi, sivjet ai shënjohet edhe në vitin e 100 -

Vjetorit të Pavarësisë Kombëtare dhe doemos vjen edhe

si një prelud i kësaj feste të madhe gjithëshqiptare. Festimi

i shekullit të parë të pavarësisë ka qenë dhe mbetet një

angazhim i madh edhe për realizuesit e edicionit të këtij

viti, së pari komunën e Klinës dhe kryetarin e saj, të cilët

kanë punuar që standartet e këtij edicioni të jenë edhe

më cilësore, si në gjeografinë e grupeve dhe këngëtarëve

pjesëmarrës, ashtu edhe në performancat që ata do t’i

sjellin publikut klinas e me gjerë, pasi tani dihet shikueshmëria

e jashtëzakonshme e këtij festivali. Me grupe

134

të tilla folklorike që vijnë nga Tirana, Gjakova, Fushë -

Kosova, Librazhdi, Gjilani, Tuzi, Vushtria, Shkupi, Medvegja,

Zvicra, Vitia, Mitrovica, Juniku, Hasi e mjaft të

tjerë, grupe e këngëtarë, suksesi është i paracaktuar. Se

sa rëndësi i është dhënë festivalit të këtij viti po sjell edhe

një fakt: në mbrëmjen e fundit në skenë do të ngjitet edhe

grupi folklorik “Bilbili” i Vlorës. Do të jetë një paraqitje

e jashtëzakonshme dhe një kombinacion i shkëlqyer folku

Shqipëri - Kosovë. Këngëtari i shquar i këngës popullore

shqiptare, Petrit Lulo së bashku me këngëtaren e re kosovare

Fahrie Zogaj dhe grupi i valleve, këtu në festivalin

e Klinës kanë vendosur të promovojnë këngën dhe vallen

më të re të 100 - vjetorit, titulluar “Një komb, një

flamur”. Ja disa vargje të poetit të shquar Arben Duka,

që kompozitori Alban Hoxhaj i hodhi në pentagram duke

realizuar një nga këngët më të bukura të 100 vjetorit.

...Kur u ngrit Flamuri,

ktheu historia,

foli me zë burri,

e gjith’ shqiptaria,

Isa Boletini,

pran’ S’mail Qemalit,

si syri pran’ syrit,

si mali pran’ malit...

Këto vargje i citova vetëm për të thënë edhe një herë

se festivali i këtij viti është sa i Mujë Krasniqit e dëshmorëve

të tjerë të lirisë, aq edhe i 100 - Vjetorit të madh

të Pavarësisë...

Botuar në gazetën “Lyra”,

qershor 2012

135

NË DUDAJ

NË GUMENICË...

- Që në Gumenicë e lart,

Himarë është çdo fshat... -

Janë dy vargje kënge që i kam dëgjuar herët, siç

kam dëgjuar edhe vargje të tjera brilante për këtë fshat

të Labërisë. Një tjetër avaz kënge me vargjet brilante të

mikut tim Namik Jahaj vjen e trazuar, si e dalë nga kjo

kullë e Dudës e këtu më bëhet tërësisht magjike.

Dhe më tej:

Dud e Nur gumenicioti,

Cane Myftar cmokthinjoti,

Ç’ishin - o, ç’ishin, a i faltë zoti!...

Mbahu, Dud, se t’u vra Nuri!

Jo, mor jo, se i qesh nuri...

Po përveç vargjeve të këngëve, emrin e Gumenicës

e kam dëgjuar qysh fëmijë edhe kur flitej për një

136

nga brigadat më legjendare të Luftës së Dytë Botërore.

Pastaj e kam dëgjuar nga shoku im i fakultetit Vjeni

Aliaj e më pas, në vitet e para të demokracisë, një tjetër

emër i një njeriu të mirë do bënte të dëgjoja përsëri për

Gumenicën. Gafur Duda, ky mik i madh i Labërisë,

me një gjest simbolik dhe fisnik, do bënte që çfarë kisha

dëgjuar më parë me veshë, tani t’i shikoja edhe

me sy. Fshatin me aq shtëpi, sa ç’kanë mbetur akoma,

por edhe ato vërri, gryka, qafa e shpate, sa disa fshatra

bashkë në sipërfaqe.

Më çonte lart ftesa bujare e Gafur Dudës, nënkryetarit

të forumit të shoqatës “Labëria” dhe biznesmenit

të sukseshëm shqiptar, mbi të gjitha një burrë

fisnik Labërie, të shikoja ç’kishte bërë në atë vatan të

Dudajve, nga gërmadhë e të rrënuar, të kthyer në një

odë e shtëpi miqsh. Kulla, dikur ordinancë ushtarake

ndërtuar nga Ali Pashai, dhuruar oficerit të tij, djalit

të fshatit Gumenicë, Dudë Sinanaj, 210 vite të shkuar,

tani priste e përcillte vizitorë.

Ky rikthim në jetë i kullës është përuruar pak ditë

më parë, por stërnipi i Dudës, Gafuri, ka menduar të na

bëjë një surprizë të bukur ne drejtuesve të forumit të

shoqatës “Labëria“, ndaj jemi bashkë me Ago Nezhën,

kryetarin tonë të nderuar, Lavdie Nanaj zv/kryetare,

Ahmet Demaj, kryetar i degës së Vlorës si dhe gazetari

i njohur e kryeredaktori i gazetës “Labëria”, Albert

Zholi.

I janë bashkuar vizitës tonë edhe disa nga gumeniciotët

që gjetëm në Kotë, si kryetari i shoqatës

“Gumenica” Fatmir Hodo, Renato Sinanaj me

bashkëshorten e tij Evgjeninë, Virjon Osmënaj e Olti

137

Xhaferi, fotografi e operatori i palodhur si dhe Kajser

Brahimi që dukej se ishte kujdestari e dinte t’i bënte

mirë zakonet e fshatit, kur atje në dhomën e shtruar me

qilima e shilte nxirrej gota e rakisë.

Jemi të mrekulluar nga biseda e shtruar, vënçe e

këmbëkryq si burrat e parë, aty në odën sofër të traditës

labe. Në sfond kënga e shkruar e ujdisur nga miku im

Namik Jahaj për Dud Gumeniciotin, me zërin e jashtëzakonshëm

të Gëzimit, na çonte në shekuj të kaluar.

Faleminderit Gafur Duda, për kënaqësinë e veçantë

që na dhe, por edhe për mesazhet që morëm nga ajo

kullë e rinuar!

Të zgjojmë Labërinë evropiane, më parë duhet të

ngjallim e të bëjmë të prekshme traditën dhe historinë

tonë labëreshë. Gafur Duda, ky njeri që prej këtij fshati

ka ikur qysh dy vjeç, e bëri të vetën. Le ta zgjojmë kudo

traditën dhe historinë tonë për vete dhe për të tjerë!

138

ARAP ÇELOLESKAJ

BILBIL E SHQIPONJË

Vranishti në zi ka rënë,

s’dëgjohet muzik’ e këngë,

se përcjell në tokën mëmë,

burrin e valles së rëndë...

I valles së rëndë, i këngës së madhe dhe i cylës

dyjare! Ky mbetet portreti artistik i Arap Çeloleskës,

këtij burri Labërie që me dhembje të rëndë sa Bogonica,

po e përcjellim sot në tokën mëmë.

Unë e di mirë se ti, Arap Çeloleska, edhe në

përcjellje doje një këngë labe a një valle burrërore

vranishiote, a ca tinguj nga cyla dyjare me të cilën

krijoje avazet e zogjve. Po ne sot do bëjmë zakonin;

këngë s’do këndojmë. Po të japim fjalën se këngën

dhe vallen tënde do ta duam e do ta kujtojmë gjithë

jetën! Do ta duam ne, por edhe brezat që do vijnë, se

ajo tani është futur thellë në zemrat e njerëzve dhe në

fondin e artë të polifonisë shqiptare.

Si rrallëkush e pati fatin tënd në jetë dhe si

askush tjetër sa ti, s’i ka shkelur skenat e vendet ku

bëhej këngë e hidhej valle, ku bëheshin davete, koncerte

e festivale. Cep më cep Vlorën e Shqipërinë,

plot hijeshi në Kalanë e madhe të Festivaleve, por i

kudondodhur, edhe në skenat e Kosovës, Maqedonisë,

Gjermanisë, Lituanisë, Francës, Hollandës, Ital-

139

isë... Atje ku skena kërkonte këngën dhe vallen e Labërisë,

aty ku duhej portreti yt i dritësuar, opinga me

xhufkë, fustanella si bora, jeleku i shkruar e qendisur

nga nënat labe, brezi me gjalmin kuq e zi të pleksur

dhe qylafi si majë Çike me borë vënë mbi kokë...

Se tek ti, Arap i dashur, ishin bërë bashkë të gjitha

dhe ti në të gjitha ishe “mbret”, edhe bilbil në

këngë, edhe shqiponjë në valle, me aq nure portereti

yt me fustanellën labe.

Me zërin tënd virtuoz ti i dhe dufe këngës polifonike

të Lumit të Vlorës, vallja e Vranishtit u bë

simbol i valles shqiptare, Kurveleshin dhe Labërinë

i gdhende në këngë, vajzën labe gjeraqinë e bëre me

flatra, heronjtë e dëshmorët i bëre të pavdekshëm.

Ti u këndove me gjuhën e zogjve edhe leshverdhës

llërëpërveshur edhe shamiverdhës si diell, edhe fijes

së barit në korie, po dhe vlagës së ugarit në fusha.

Se ti, si asnjë tjetër, pate fuqinë e këngës, këngës së

popullit, të Labërisë tënde që e deshe dhe i këndove

aq shumë.

Nuk do ta dëgjojmë më “a-pa-pa-në...” tënde të

papërsëritshme, pasthirrmën kushtrim të gjerdanit të

valles vranishtiote. Po më beso, ai kushtrim do rrojë

e do jetojë sa vet vallja e Labërisë, se me “a-pa-panë...”

tënde, kënga dhe vallja jonë labërishte u certifikua

nga bota si kryevepër, ndërkohë që nga Evropa

u vlerësua me “Çmimimi i Madh për Folklorin“.

Ndaj, Arap i dashur, kanë ardhur sot në këtë

festival mortor gjithë shokët e miqtë e tu të këngës,

rapsodët e krijuesit e Labërisë, këngëtarët e valltarët

140

nga të gjitha krahinat e viset, njerëzit e kulturës dhe

artit, këngëtarët e grupit të Vranishtit, me të cilët

ti bëre epokë, këngëtarët e grupit “Bilbili”, që ti e

themelove, u bëre frymëzuesi e me ta tunde shumë

skena Evrope. Eshtë edhe grupi “Çipini”, ku ti dhe

kontributin tënd të pakursyer, i dhe shumë e shumë

krijues e interpretues të tjerë që kanë pasur rastin e

fatin të venë buzën në këngën e meloditë e tua. Të

gjithë vijmë e përulemi sot me nderimin më të thellë

për veprën dhe jetën që e derdhe në këngë e valle. Së

fundi, mik i shtrenjtë, po të them lamtumirë me katër

vargje të “Mjeshtrit të Madh”, Lefter Çipa, thurur në

këtë ditë të trishtë:

Pse po rrëshqet loti i syrit

sipër dheut të varrimit,

gur i qiellit të Vranishtit,

mbete shpirti i bilbilit...

Gazeta “Telegraf”,

8 janar 2013

141

MADANI

I MADEMIT TË VALLES...

- Kushtim për Taip Madanin,

korifeun e valles çame -

Nuk e di, por kur dëgjova për ndarjen aksidentale

nga jeta të Taip Madanit, diçka e shenjtë dhe e shtrenjtë

m’u duk se m’u këput nga shpirti. Asnjëherë s’kam

pasur rast ta njoh e ta takoj nga afër këtë mjeshtër të

madh të valles shqiptare, por nuk e di pse kam pasur

gjithmonë ndjesinë që e kam njohur e kam folur me

të sa e sa herë. Në fakt shumë herët, qysh në rininë e

herëshme, kam parë e kam njohur një valle që s’më

është ndarë tërë jetës, për nga bukuria e madhështia.

Është fjala për vallen “Osman Taka”, këtij kapedani

çam, që po një bir çamërie e ngjizi në skenë si një perlë

të rrallë. Ka qenë Festivali Folklorik Kombëtar 1978,

kur një djalë rreth të tridhjetave do të mahniste një kala

të tërë si ajo e Gjirokastrës, mbushur plot e përplot me

spektatorë. Taip Madani me grupin përfaqësues të Sa-

142

andës do t’i dhuronte festivalit një valle që qysh prej

asaj kohe s’do të zbriste më nga skena. Prej atëhere

“Osman Taka” dhe Taip Madani do të bëheshin sinonimë

të njëri - tjetrit, i pari për qëndresë e trimëri, i dyti

për finesë e intepretim të jashtëzakonshëm në valle.

Kam pasur adhurim për vallet folklorike, korifejtë

e valles i kam parë gjithmonë në dritën e syrit që thonë,

por nuk di pse Taip Madani, kur printe vallen e “Osman

Taka”, më është dukur prerje më vete. Një kombinim i

hatashëm midis artit të kultivuar e atij tradicional, që i

shtonte lezetin dhe bënte ta kishte zili edhe një ansambël

profesionist si Ansambli ynë Kombëtar i Këngëve

dhe Valleve Popullore, me vlera të mëdha e me emra të

mëdhenj korifejsh.

Emocionuese vërtet, kur mëson se në jo pak turne,

deri tutje Evropës, në Francë, krahas të mëdhenjve

Besim Zekthi, Enver Birko, Besim Jazexhiu etj., do të

shkëlqente edhe konispolati çam, Taip Madani. E kam

parë në skenën e kalasë së festivaleve, në Gjirokastër, e

kam parë edhe në skena të tjera, por skena e kalasë më

duket se ka qenë mejdani i gjetur për vallen e Madanit.

Siç duket, ai e dinte mirë se heroi i madh çam i

valles së tij ishte burrë e trim për kala të rënda.

Vite të tëra, gati dy dekada, kam pasur fatin të

merrem gjatë e ta kem të pandarë në skena të shumta

kombëtare e ndërkombëtare vallen e famshme “Osman

Taka”. Me grupin folklorik “Bilbili“e kam pasur

të pandarë në shumë skena në qytete dhe shtete

të Evropës, në Itali, Poloni, Turqi, Kroaci, Kosovë,

Maqedoni... Kudo e mirëpritur, kudo befasuese, kudo

shoqëruar me duartrokitje të stuhishme kjo valle fus-

143

tanellash çamërie. Kemi folur sa herë rreth “profesor”

Taipit me djemtë e valles që janë edhe ata, bij të asaj

ane dhe besonim se një ditë do të takoheshim diku në

ndonjë aktivitet, ku ruhet e transmetohet vallja tradicionale

shqiptare. Po s’paskej qenë e thënë! Mjeshtri i

valles së rrallë, iku para kohe. Fluturoi si vallja e tij me

fustanellen e bardhë me kinde...

Labëri dyzet kështjella,

treqind pala fustanella...

Kështu thonë vargjet e një kënge për fustanellën

e Labërisë. Po kaq, në mos më shumë ka pasur edhe

fustanella e Taip Madanit të Çamërisë.

Thashë që prej vegjëlie më ka mbetur një pasion e

dashuri e pashpjegueshme, e brendshme, për vallëtarët

e shquar të tabanit. Kisha të vizatuar në memorie një

“pirosti“, në tre maja vendesh, në jug ku ka traditën

vallja e burrave me fustanella; Alush Milorin e valles

së burrave të Kurveleshit, Arap Çeloleskën e valles

vranishiote të Labërisë dhe Taip Madanin e “Osmën

Takës” së Çamërisë. Tani e tutje të tre s’do t’i kemi

mes nesh... Një nga një ranë si lisa, si luftëtarë në valle.

Të tre na kanë lënë pas vallen e tyre të madhe, të rrallë,

të papërsëritshme, të pavdekshme. Të tre mbeten gurë

të çmuar të trashëgimisë sonë kombëtare. Të tre përndrijnë

me fustanellat e bardha përherë në lëvizje!

Taip Madani e mbylli “pirostinë“, e shtoi historinë

e valles shqiptare.

Gazeta “Telegraf”,

10 shkurt 2014

144

GOLIK JAUPI -

GJENERALI I KËNGËS LABE

Plot 25 vite më parë, në 25 vjetorin e grupit polifonik

të Bënçës, do të botoja në të përditshmet e kohës,

shkrimin më titull “Goliku i këngës labe”, edhe si

kushtim për të parin e këtij formacioni iso - polifonik,

Golik Jaupi.

Kjo edhe

me rastin e

akordimit të

titullit “Artist

i Merituar”.

Mbase një

koincidencë,

por ashtu si

Goliku mal

që shquan

mes të tjerëve

në vargmalin

e Nemërçkës,

përballë Tepelenës,

dhe

Goliku i

këngës shpejt do të bëhej “majë” e këngëtarëve që

në këto anë këndojnë polifoninë labe. “O Bënça mbi

145

Tepelenë”, është kënga e parë me të cilën Goliku,

vetëm shtatëmbëdhjetëvjeçar, është ngjitur në skenë

fare i ri, i njomë, i pahequr brisk në faqe. E dëgjuam,

falë regjistrimit, në koncertin e organizuar me rastin

e 70 -vjetorit të lindjes së këngëtarit, organizuar më

28 shtator 2014, në Tepelenë. Që me këngën e parë

dukej qartë se djaloshi nga Bënça dha sinjale të forta

se me labçen do të bënte rrugë të gjatë. Mbi gjysëm

shekulli me këngë e në ballë të saj, si rrallë tjetër

me kaq shumë jetëgjatësi artistike, aty ku e nisi; në

bashin e grupit, në krye të zërit të parë.

Pa prerë, pa asnjë mungesë e pushim, në çdo veprimtari,

në çdo festival, prej vitit 1968, në të gjitha

skenat e festivaleve folklorike kombëtare. Më vonë

si një kontribues i palodhur për këngën do të shkelte

edhe të tjera skena Evrope, në përbërje të ansamblit

“Çipini”.

Maliq Lila, ky bard i pavdekshëm krijues i vargut

të këngës do të gjente te Golik Jaupi artikuluesin

më të spikatur dhe përcjellësin më shprehës të fjalës

së shkruar prej penës së tij të florinjtë, derdhur në

qindra këngë e melodi bënçote.

Golik Jaupi vazhdon të mbetet një nga këngëtarët

më potentë e më ekspresivë të këngës labe, jo vetëm

asaj të Tepelenës, por të mbarë iso - polifonisë shqiptare.

Bashkë me Përparime Ziflajn e Dervish Gumën

dhe djemtë me iso gryke si gryka e Bënçës nga vjen

edhe emri i grupit të tyre, Goliku do shkruante histori

të pashlyeshme kënge e interpretimi. Në këtë

shtatëdhjetëvjetor të lindjes Goliku shfaqet përsëri

vital, me ato dufe, me atë fuqi interpretuese dhe dekla-

146

muese, me atë pathos si në rininë e vet, duke vendosur

padyshim një rekord unikal.

Prof. Vaso Tole, si studiues pasionant i trashëgimisë

kulturore shpirtërore, më thotë shpesh se ata

që këndojnë këngën polifonike, i ngjajnë një detashmenti

të mirëorganizuar ushtarak, me të gjitha ofiqet

dhe hierarkinë e karierës”. E kujtoj sa herë këtë krahasim

të mikut tim Tole, kur dëgjoj që Golik Jaupin,

shokë e miq kënge e thërrasin “gjeneral”.

Ia ka dhënë populli këtë titull, adhuruesit e shumtë

në të katër anët e vendit, pa dekrete presidenciale.

Gjeneral i këngës labe, Golik Jaupi, mbetet

ndër përfaqësuesit më të mëdhenj, ndër ata njerëz që

këngën e rrallë të popullit e kanë përcjellë në shekuj.

Po me siguri, nëse një ditë nga studiues të folkloristikës

do të ketë referenca apo studime të hollësishme

rreth interpretëve të muzikës popullore

pa vegla e instrumenta, Golik Jaupi do të përbëjë

njē ”kapitull” më vehte. Mbetet nga ata gurë të rëndë

trashēgimie që edhe pse ndonjëherë duket se e tejkalon

sensin e masës, pikërisht ky është momenti që e

dallon ndër shumë marrës të spikatur të këngës me iso.

Jetë të gjatë, Golik Jaupi, bilbil e gjeneral i

këngës labe!

Botuar në gazetën “Telegraf”,

30 shtator 2014

147

KRONIKANI I LABËRISË...

Ai mban edhe kravata me ngjyra të tjera, po mua

më duket se janë të gjitha të kuqe. Një të kuqe që duket

se është bërë enkas për të, e thellë fare. Kështu e mbaj

mend që kur e kam njohur së pari Servet Tartarin, bolenasin

e përgjëruar për shoqërinë e Labërinë. Na ka

bashkuar veprimtaria e shoqatës “Labëria“ po edhe

pena, jo pak. Ka vite që shoqata “Labëria“ ka krijuar

një profil serioz e të qëndrueshëm mes simotrash, por

në fillimet e jetës së saj nuk ka qenë kështu.

Dikur, në vitet e para, iu desh të ecte si një anije në

dallgë deri sa të dilte në limanin që lundron edhe sot.

Shumë burra të mirë Labërie u takoi që të tregojnë vlera

e të marrin përsipër të sheshojnë “dallgët”. Kam pasur

rastin asokohe, të jem në krah të kryetarit të degës së

Vlorës, të mirit e të paharruarit Dasho Matodashaj, ku

së bashku edhe me shokë të tjerë, pritëm e përcjellëm

veprimtarë të shquar të Labrisë, si Agim Shehu, Nimet

Balili, Ibrahim Gani, Halil Qendro, Xhemil Çeli, Gafur

Duda, Fatmir Toçi, Lavdie Nanaj, Lirim Deda e sa të

tjerë. Në këto kohë kam pasur rastin të njoh nga afër

edhe Servet Tartarin, i cili asnjherë s’u mungonte “delegacioneve”

labe nga kryeqyteti.

148

Kuvendi i dytë i shoqatës “Labëria” në qytetin e

Vlorës, ishte një tjetër rast të shihja nga afër merakun

e Servet Tartarit për të organizuar sa më mirë këtë aktivitet

me shtrirje mbarëkombëtare. Iu desh të qëndrojë

disa ditë në Vlorë, në vigjilje të këtij aktiviteti madhor.

Me kryetarin e degës bënë sa mundën për mbarëvajtjen

e atij kuvendi. Mbaj mend merakun për të organizuar

edhe një koncert me këngë Labërie, ndaj me grupin

“Bilbili“, me disa nga korifejtë e këngës labe, m’u

desh të përshëndesnim aktivitetin e rëndësishëm. Një

këngë më vete do t’i kushtohej kryetarit të nderit, Prof.

Rexhep Qosja, i pranishëm në ditët e mbajtjes së kuvendit

në Vlorë. Atëherë shkrova:

Vlora e detit me valë,

Me Labërinë në ballë,

Në Kuvend këtë radhë,

Rexhep Qosja të ka ardhë,

Profesorin nga Kosova,

E nderon e gjithë Vlora…

Në këtë kuvend Prof. Rexhep Qosja vinte pas

një vizite të jashtëzakonshme në të gjithë Labërinë dhe

aparati fotografik i Servet Tartarit, si e një kronikani të

vërtetë do të fiksonte emocione të paharruara, dhe pena

e diktofoni do të shënonin e regjistronin sa e sa copa

bisedash të papërsëritshme. Se mos vetëm në këtë rast

Servet Tartari do të vihet në rolin e kronikanit! Kudo

ku Labëria ka pasur këngë e kuvende, e kam parë të

tillë. Përherë në lëvizje, në fiksim të çastit apo të fjalës

së shokëve, në takime, në festa, në koncerte, në kuvende

Labërie, në veprimtari sportive. Kudo, kurdo-

149

herë! Orë të tëra me filmime e regjistrime. Disponon

mbi gjashtëdhjetë orë materiale filmike, qindra e qindra

fotografi të shkrepura nga dora e tij, një mal të tërë

me shënime. Kjo është arkiva dhe pasuria e Servet Tartarit.

Pasuri që herë pas here na vjen përmes botimesh

të veçanta në librat e shumta me publicistikë.

Kam mbetur i mrekulluar nga promovimi që iu bë

në Vlorë dokumentarit televiziv “Bolenë, trimja, Bolenë“.

Një pirosti interesante autorësh që me krijimtarinë

e tyre brilante na befasuan vërtet për atë që në ekran u

shfaq me zë e me figurë. Skenaristi Servet Tartari, regjisori

Petrit Ruka, dhe Ilia Tërpini në kamera, më bënë

që për 72 minuta të rri me sytë mbërthyer tek ekrani.

Dy lebër të thekur dhe një devolli i shquar na e prunë

historinë dhe traditën e Bolenës si në “tepsi”. Pak a

shumë këto fjalë thashë në ditën e promovimit, aty në

sallën e teatrit “Petro Marko “ në Vlorë.

Kështu mendoj edhe sot që po hedh në letër këto

radhë për mikun tim Servet Tartari. Vetëm një penë e

ngjyer në dashuri, për njerëz e për vende, mundet të

gatuajë atë brumë artistik, ku historia dhe të bëmat e

një fshati Labërie, të ngjajnë si histori e një bote të tërë.

Servet Tartari, bir i denjë i Bolenës, nuk mund të

mos jetë njeri prej atyre bolenasve që, kur e desh puna

u ngritën nga qenë, me pushkë e me penë. Jam i sigurtë

se çdokush ndër ne, do ta kishte zili që për vendlindjen

e tij të kishte një kronikan të palodhur e të papërtuar si

Servet Tartari. Se për të gjithë ne, te vendlindja fillon

Atdheu...

Marrë nga libri “Labëria në kuvende”

i Servet Tartarit

150

KAPITULLI II

FJALA E KOHËS

FLAMURI KOMBËTAR

KA VETËM NJË PARTI

Dy ditë më parë, nëpër rrugë dhe pallate të qytetit

të Vlorës, një grup të rinjsh, të ndjekur nga kamera televizionesh,

shpërndanë flamuj kombëtar me siglën e

100 - Vjetorit të Pavarësisë. Shumë qytetarë e morën

këtë flamur në respekt edhe të kësaj ngjarje të madhe

kombëtare. Theksojmë se në momentin e shpërndarjes,

asnjë shenjë dalluese dhe asnjë fjalë paraprake identifikuese

e këtyre të rinjve me ndonjë parti politike; vetëm

një grup të rinjsh dhe asgjë më shumë.

E vlerësova aktin dhe, për momentin, më erdhi

mirë që në krah të subjektit që ka aktivizuar bashkia

e që ka nisur të dekorojë qytetin cep më cep, pashë

dhe këta shpërndarës flamujsh. Kujtova gjithashtu thirrjen

e drejtuar nga kryetari i bashkisë për përfshirjen

në nismën “Një ballkon, një flamur” qysh në çeljen e

veprimtarive të 100 - Vjetorit, pikërisht në 24 janar, aty

në “Sheshi i Flamurit” e pranë vendvarrimit të Ismail

Qemalit.

153

Po kjo mënyrë sjellje nga gjest i të rinjve u zhbë,

u venit e u kthye në keqardhje vetëm ca orë më pas

kur, në kronikat televizive të mediave afër qeverisë, ky

akt normal i qytetarëve, u trajtua si një iniciativë e PD

të Vlorës, u trumbetua se njerëzit i marrin me shumë

dëshirë këta flamuj vetëm se i shpërndan kjo parti(!)

Natyrshëm u ndje reagimi i shumë qytetarëve të

prekur dhe të indinjuar nga ky akt i përdorur pabesisht.

Të censuruar në studiot e montazhit, u ndjenë keq, denoncuan

veprimin e u distancuan prerë nga ky akt i

padenjë. Jo pak e konsideruan këtë mënyrë të vepruari

një skenar përçarës dhe antikombëtar, i cili kërkon që

gjënë më të shenjtë të shqiptarëve, flamurin kombëtar,

ta kthejë në flamur partie.

Përdorja e aktit të respektit ndaj flamurit kombëtar,

keqpërdorja e mirësjelles së qytetarëve për marrë një

flamur në mënyrë simbolike dhe vendosja e gjithë

kësaj në një kontekst të inskenuar politik dhe partiak

apo edhe censurimi i fjalëve në intervista, përbën, veç

të tjerave edhe një shkelje të hapur dhe flagrante të të

drejtave të njeriut në media.

Kjo, më së paku përbën një akt të turpshëm dhe

përçarës, duke cënuar rëndë e në mënyrë tinzare, ndjenjat

dhe dashurinë e qytetarëve ndaj simbolit kombëtar.

Të dhurosh flamurin si simbol kombëtar këto ditë në

Vlorë, qoftë edhe në mënyra të organizuara e sidomos

në përbërje të shoqërisë civile, s’ka asnjë të keqe. Por

ta përdorësh atë në media për interesat partiake, duke e

komentuar dhe trajtuar si dashuri për flamurin e partisë

në pushtet, kjo është fyese për çdokënd.

Vlora nga partia në pushtet ka pritur e pret ives-

154

time për t’u bërë qytet sa më i denjë, për të festuar sa

më me madhështi 100 - Vjetorin e Pavarësisë e jo lojën

me “patriotizmin” e flamurit. Loja dhe “dhemshuria”

me flamurin kombëtar nuk e mbulon dot indiferentizmin,

mosvlerësimin dhe zhbërjen që tentohet ndaj

kësaj ngjarjeje të madhe kombëtare.

Flamuri ynë kombëtar ka vetëm një parti: Kombin

Shqiptar!

Le të bëjmë të gjithë, kudo që jemi, më të mirën e

mundshme që kjo ngjarje e madhe t’i shërbejë bashkimit

dhe vëllazërimit kombëtar dhe të përcillet me sa

më shumë madhështi e dinjitet nga çdo shqiptar, kudo

që është, pa dallim feje, krahine e bindjeje partiake.

Vlora, e para duhet ta përcjellë këtë mesazh!

Gazeta “Zëri i Popullit”,

22 tetor 2012

155

DREJT MORINËS,

APO DREJT VLORËS?

M’u desh të lexoja deklaratën e plotë, që t’u besoja

veshëve për çka dëgjova në një edicion lajmesh lidhur

me programin e Aleancës Kuqezi për datën 28 Nëntor,

ose më saktë, bash për ditën e 100 – Vjetorit të Pavarësisë

Kombëtare.

Do të doja që veshët ta kishin përcjellë gabim,

ose më së paku, të ishte një artikulim i ngatërruar nga

folësja e ekranit, por s’qe e thënë.

Aleanca Kuq e Zi do të tubohet në Morinë në 28

Nëntor, - thotë deklarata dhe u bën thirrje shqiptarëve

ngado që janë, të jenë atje. Gjithëfarë deklaratash po

dëgjojmë këto kohë për këtë datë të madhe të kombit,

por kjo e sotmja që na vjen nga një forcë e re politike

që të paktën përgjërohet për shtet e komb, duket si një

rrufe në qiell të pastër.

Më çudit ky plan zhvillimi i z. Kreshnik Spahiu

156

dhe i partisë së tij, veç të tjerash, duke e vendosur

atë në kontekstin e zhvillimeve, fjalëve, deklaratave,

përpjekjeve që po bëhen, jo nga segmente të veçanta,

por pikërisht nga qeveria, e ngarkuara me ligj për të

përcjellë këtë ditë të madhe.

Kam pasur rastin të përcjell nga afër veprimtari të

z. Spahiu, kur partia e tij ishte lëvizje, të flas e të kontribuoj

modestisht, afro një vit më parë, në realizimin

e një manifetimi të jashtëzakonshëm në Vlorë, në prag

të 28 Nëntorit 2011. Ndërsa sot që disa kanë marrë

“boritë” e anashkalimit, zbehjes apo edhe zhbërjes së

kësaj dite të madhe, kjo lëvizje e kthyer në parti, na

bën thirrje që pikërisht në këtë datë, më 28 Nëntor, të

mblidhemi në Morinë.

Për shkak të lidhjeve dhe aktivitetit tim kulturor,

më shumë se dhjetëvjeçar në Kosovë e në qytetet shqiptare

të Maqedonisë e Malit të Zi, kam një informacion

jo të vogël lidhur me planet dhe përgatitjet e vëllezërve

tanë për të udhëtuar ato ditë drejt Vlorës e për t’u bërë

pjesë e festimeve që do të organizohen në këtë qytet në

datën 28 Nëntor.

Njoh ndjeshmëritë e shqiptarëve edhe më tej kufirit

tonë shtetëror, bie fjala në Zvicër e gjer në Kroaci.

Të gjithë kanë kohë që kanë mbyllur agjendat për të

qenë të pranishëm në qytetin historik të flamurit, në

datën 28 Nëntor.

Projekte të shumta kanë mbërritur e janë miratuar

nga bashkia e qytetit për t’u realizuar edhe nga Prishtina,

Mitrovica e qytete të tjera shqiptare në ditën e flamurit

në Vlorë. Edhe me kavaleri kanë parashikuar të

nisen nga Prishtina e Mitrovica kosovarët për të mbë-

157

itur në Vlorë, ndaj tingëllon gati absurde dhe tejet e

dyshymtë kjo thirrje e kuqezinjve për ta e për të tjerë.

Partitë e dinë vet punën e tyre, por në kohën që

shqiptarët anembanë trojeve ku rrojnë, kanë lëshuar

kushtrimin që në 28 Nëntor të jenë në Vlorë, të dilet e

t’u thuhet “drejt Morinës!”, më së paku duket guxim i

çartur. Të luash me ndjenjat e bashkëkombësve të t’u

në një ditë të shënuar, me Ditën e Flamurit, kjo është

fare e pashpjegueshme. Ca më tepër kjo thirrje bëhet

dyshuese kur pikërisht sot kryeministri i vendit flet për

qytetin e ngritjes së flamurit si për një qytet të zakonshëm

ku burrat e aktit të madh u mblodhën nga të katër

anët e trojeve shqiptare, jo për të shpallur aktin e madh

të formimit të shtetit, por sikur kaluan rastësisht për të

bërë një qokë.

Më 28 Nëntor shqiptarët e dinë vet ku do jenë. Ata

kanë kohë që kanë bërë zgjedhjen e tyre për ta festuar

Ditën e madhe të Flamurit, aty ku u ngrit, por mjerë

ata që me ftesa pseudopatriotike, apo me çingi duan

t’i çoroditin me thirrje e me ftesa. Ftesën për ta, e kanë

shkruar Ismail Qemali e Isa Boletini me firmëtarët e

tjerë, plot një shekull më parë, më 28 Nëntor 1912.

Ja pse shqiptarët më 28 Nëntor 2012, nuk do rendin

as drejt Morinës e as qyeteve të tjera, por vetëm drejt

Vlorës, ku i çon zemra!

Gazeta “Telegraf”,

31 tetor 2012

158

KËNGËT E BREGOVIÇIT

DHE “KËMBORËT” E FAZLLIÇIT

Kanë kaluar disa vite nga koha kur këngëtarit

boshnjak Goran Bregoviçit iu akordua nga ish - kryebashkiaku

i Tiranës, Edi Rama, çelësi i kryeqytetit,

një gjest simbolik ky, në nderim të njerëzve të shquar

në fusha të ndryshme të jetës kulturore, shoqërore

apo shkencore. I tillë është edhe ky këngëtar i shquar,

jo vetëm në interpretime, por edhe në krijimtarinë e

gjerë muzikore, i njohur botërisht për paraqitjen e tij të

jashtëzakonshme

Në fakt, prej atëhere, s’kanë rreshtur anatemimet

dhe akuzat e megafonëve të PD - së ndaj z. Rama, se

thua na qenka bërë nami e na paska nderuar një njeri

që me këngën e tij i ka dhënë zemër Milosheviçit, çetnikëve

serbë e genocidit në Kosovë. E kishim harruar

ca kohë këtë akuzë, por u desh vizita e kryeministrit

të ri të Shqipërisë në Kosovë, që ta dëgjojmë përsëri

e ndonëse përsëri me mendjen e Berishës, këtë herë të

artikuluar me gurmazin e deputetit Bogdani.

Siç duket, për shpurën dekemokratikase vizita e

menjëherëshme e kryeministrit Rama në anën tjetër të

159

Drinit, në Kosovë, duket se i ka zënë keqaz në befasi.

Një vizitë jo vetëm e merituar, por tejet e mirëmenduar

dhe nëse kryeministri i ri i vendit përpra akreditimit,

pati rastin të vizitojë shtete me fuqi të mëdha evropiane

e botërore, pas akreditimit, të parën vizitë e zhvilloi

në shtetin e vëllezërve të një gjaku e të të njëjtave

troje. Vizitë simbolike dhe vizionare për të sotmen

dhe të ardhmen e dy shteteve të një kombi. Vizitë me

një agjendë të qartë e të saktë, ku u dhanë mesazhe

të jashtëzakonshme, jo thjesht e vetëm bashkëpunimi,

por edhe për publikimin e disa prej piketave të një rruge

të përbashkët zhvillimi, unifikimi, evropianizimi.

I kuptueshëm ky egërsim dhe balta e anatemimet

që vijnë prej kampit të mbetur të PD - së, për kryeministrin

përballë vizitës shumë të sukseshme në Kosovë.

Sulmet vijnë pikërisht nga ata që deri dje Kosovën e

trajtonin si të përgjëruarën për “Skënderbeun” Berisha

dhe se, sipas tyre, dashuria për kosovarët duhet të kalonte

e të kalojë ende nga lesa e vathës së selisë blu.

Cinike dhe e paprecedent kjo mënyrë sjellje, kur

në vend të përshëndetjes apo një fjale të mirë për këtë

veprim të mençur të kryeministrit Rama, gjejnë përsëri

“vjegën” e Bregoviçit për të varur “thesin” e tyre të

me akuza e sharje. Në këto radhë nuk marr përsipër të

komentoj repertorin e këtij këngëtari të adhuruar nga

miliona fansa anë e mbanë botës, por mund të them

se me ndonjë këngë të tij mund të ngrohen ca zemra,

por kurrsesi nuk mund të ndizen e të ecin tanke lufte,

siç ndodhi me naftën që Berisha furnizoi makineritë

luftarake të Milosheviçit, duke thyer embargon e vënë

prerë nga komuniteti ndërkombëtar. Ky që po them

160

është një fakt i njohur ndërkombëtarisht dhe nga të

gjithë për kohën e luftës së Kosovës. Të lësh mënjanë

këtë akt tradhtie e të kapesh pas një kënge, kjo është e

turpshme dhe qesharake. Vetëm drejtuesit e kësaj force

politike vazhdojnë ta trajtojnë popullin si pa memorje

e pa vetëdije.

Nëse dikush duhet të heshtë për këtë fakt të pakundërshtueshëm

si dhe për sjellje të tjera në raport

me luftën e Kosovës e luftëtarët e saj, ky duhet të jetë

lidershipi i vjetër dhe i ri i Partisë Demokratike. Po

ndërsa dëgjoj që zëdhënësat e opozitës së re të vendit

anatemojnë Ramën për mirësjelljen ndaj një këngëtari

si Bregoviç, më fanepset menjëherë një tjetër bashkëatdhetar

të këngëtarit, Damir Fazlliç. Kënga e Bregoviçit

s’është gjë fare përpara “këmborëve” të Fazlliçit,

një mik e bashkëpunëtor me bashkëpunëtorët e Milosheviçit,

i cili pasi bëri e ç’nuk bëri në këtë tokën

shqiptare “njëevroshe”, kulmin e arriti kur iu desh të

drejtojë edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare (!)

Kësaj i thonë ku Bregoviçi e ku Fazlliçi e po të

zgjatemi dhe njëçikë, ku embargoja e thyer për furnizimin

e tankeve të Milosheviçit.

Gazetat “Telegraf” e “Shekulli”,

shtator 2013

161

LISTAT,

MAGNET JO TËRMET

Ka ditë që çështja e listave të kandidatëve për deputet

të legjislaturës së radhës, ka pushtuar gjithë bisedat

e shoqërisë e në jo pak raste, janë tema me të cilën

hapen dhe mbyllen bisedat mes njerëzve. Duket se

listat e borxheve nëpër dyqane a subjekte të ndryshme

shërbimi edhe pse shtohen nga dita në ditë, janë lënë

mënjanë. Mënjanë duket se janë lënë edhe vet listat

zgjedhore që sipas kërkesave të ligjit, duhet të ishin në

qendër të vëmëndjes. Kur flasim për listat e deputetëve,

na duhet të theksojmë se zhurmat më të shumta vijnë

nga krahu i opozitës, më saktë nga më e madhja e saj,

Partia Socialiste. Nga krahu tjetër s’ka zhurma, vazhdon

ende e pandryshuar komanda “eja në radhë!”.

Mund të gjenden shumë arsye, por personalisht këto

zhurma do t’i klasifikoja në dy drejtime: nga njëra anë

ata që shprehin një shqetësim real lidhur me një merak

të sinqertë rreth efektit të tyre në elektorat, sikundër jo

pak të tjerë që synojnë ta përdorin çështjen e listave si

shantazh apo si një mjet për të çoroditur e cënuar sadopak

solidaritetin e socialistëve e mbështetësve të saj në

këtë prag fushate. As nuk ia vlen e as duhet harxhuar

kohë me shantazhet e shashkat që mazhoranca hedh

në treg për listat, pasi disa prej tyre, si bie fjala ato

që thonë për zëvendësimin e Ruçit në krye të listës së

Fierit, apo kur i thuhet Braçes “të është prerë koka”,

162

janë aq të pathemelta, sa nuk i besojnë as ata që i thonë.

Në analizën time dua vetëm të vlerësoj shqetësimin që

kanë plot njerëz të mirë, të cilët presin që këto lista të

jenë sa më shumë bashkuese, thithëse si magnet, e jo të

shtyjnë, apo ca më tepër të shpërthejnë si lëndë plasëse

apo të trondisin si tërmet.

Është koha që Partia Socialiste edhe si forca kryesore

e opozitës, ka marrë përsipër një mision kombëtar

dhe historik, për të shpëtuar këtë vend nga rrokopuja

përmes rrotacionit politik të pushtetit, gjë që mund të

realizohet vetëm përmes votës së lirë në një proces

zgjedhor të besueshëm e transparent.

Ka plot arsye për ta minimizuar çështjen e cilësisë

së listave, sidomos të mendosh derexhenë ku e ka

zhytur vendin kjo qeveri. Në këtë kontekst, në shumë

votues ende gjen mishërim ajo shprehja e famshme që

edhe një “dru” të caktojë partia, votat i ka të sigurta.

Kjo do ishte rruga më e shkurtër dhe më e lehta

për ata që kanë përgjegjësinë e hartimit të listave, por e

vërteta është krejt tjetër. Rëndësia që kanë këto zgjedhje

detyron që më shumë ta vësh veshin te “altopalanti” i

skeptikëve, se sa tek euforikët, apo tek ata që llogaritë

i bëjnë me një të rënë të kalemit.

Ca më tepër që kjo është një thikë me dy presa;

siç mund të gjenden lehtë votues të tillë që as duan

t’ia dinë për cilësinë e listave, janë jo pak ata që presin

kandidatura cilësore e sa më shumë motivuese.

Ndoshta kryetari i opozitës Edi Rama synon një

transformim të listës zgjedhore, një përmirësim rrënjësor

të saj dhe duket se kjo ka nisur. Prezantimi i

herëpashershëm i disa prej atyre që i shtohen ekipit

163

allafaques tregon se kjo është një agjendë e mirëmenduar

e kryetarit socialist e jo me “të dalë, ku të dalë...”.

Por duket se prej kësaj praktike kanë nisur edhe

komentet e shqetësimet e para të shoqëruara me zhurma

e hamendësi, jo sikur të ishin prezantuar katër apo

pesë të tillë, po sikur të ishin deklaruar në këtë mënyrë

të njëqind e dyzetë kandidatët.

Duket se kjo është një risi për partinë më të madhe

të opozitës ndaj bart edhe mosbesim, sidomos me

ndonjë kandidat të prezantuar, të cilit i ka munguar

lidhja shpirtërore dhe historike me këtë forcë politike,

ndërkohë që nga lidershipi me siguri përfshirja në ekip

është parë në një plan më të gjerë.

Nuk do të isha i saktë, nëse do të thosha se nuk ka

vend për rezerva ndaj ndonjërit prej tyre, por në tërësi

duhet thënë se janë emra që nuk vijnë nga humbëtira.

E them këtë, pasi po dëgjojmë këto ditë gjithëfarë emrash

që u është hapur oreksi për t’u futur në lista. Dhe

në një vështrim të përgjithshëm duket se ndërsa ca me

thonj duan të mbërthehen për të mos u shqitur, ca të

tjerë po me thonj duan të ngjiten në lista.

Më vjen mirë që deri sot nuk po na prezantohen

njerëz pa kontribute dhe të kaluar opozitare, pavarësisht

si socialist apo jo. Kam bindjen se kjo gjë në

Partinë Socialiste nuk do të ndodhë as në kohën që ka

mbetur. Më duket normale që në përgjithësi, deputetët

aktualë të pretendojnë të jenë përsëri pjesë e parlamentit

të ri. Më duket edhe njerëzore, kur mendoj se

katër vite u kaluan në përballje dhëmbë për dhëmbë

me mazhorancën e dhunën e kartonit, në çadrat e bulevardit

apo mbi gardhet policore të KQZ. Por si në çdo

164

legjislaturë, ndryshimet dhe freskimet në ekip janë

krejt normale e të domosdoshme.

Veçse për lidershipin e Partisë Socialiste, këto

prurje duhet të jenë të mirëmenduara e të peshuara në

“peshore farmacie” që thonë. Edi Ramës ndoshta jo

thjesht si dëshirë, por edhe si domosdoshmëri, i duhet

të ketë një ekip sa më të ri e në tërësi teknicien, por

patjetër duhet të marrë parasysh rrethanat dhe kushtet.

Është e vështirë të eksperimentosh, pale të promovosh

ide apo praktika, qoftë edhe nga më bashkëkohoret

duke pasur një njeri si kryeministri ynë në karriken

e kryepushtetit. Edi Rama të paktën edhe në këtë

përballje elektorale është i dënuar të veprojë me shumë

kujdes e maturi, duke ruajtur ekuilibrat dhe sidomos

solidaritetin që gjatë gjithë kësaj kohe të gjatë në opozitë,

kanë krijuar e ruajtur socialistët e mbështetësit e

tyre.

Ndryshimet kushtetuese të lejuara nga lideri i

opozitës duke qenë Berisha në pushtet, janë mësimi

më i madh për Edi Ramën në këto kohë. Jo çdo gjë

e të gjitha mund të zgjidhen njëherësh. Partia Socialiste

dhe opozita e bashkuar kanë përpara një mision të

madh e historik për të realizuar. Pas tetë vitesh qeverisje

tejet problematike, duhet të realizojnë patjetër rotacionit

politik të pushtetit. Ndaj listat e kandidatëve

për deputetë duhet të bashkojnë e në asnjë rast të mos

ndajnë...

Magnet, jo tërmet.

Gazeta “Telegraf”,

24 mars 2013

165

KAPITULLI III

INTERVISTA

FOLKU

MBARËKOMBËTAR NË VLORË

- Intervistë dhënë gazetarit

Harilla Koçi për ATSH -

- Prej ditësh në qytetin e Vlorës po ndihet atmosfera

festive e 100 - Vjetorit të Pavarësisë Kombëtare. Kjo

edhe për arsye të aktiviteteve të shumta që janë zhvilluar.

Në fakt, ka një program të ngjeshur veprimtarish kulturore

për këtë përvjetor të madh. Si koordinator i këtyre

aktiviteteve, ç’mund të thoni?

- Është e vërtetë kjo që ju konstatoni dhe pa frikë

mund të thuhet që qyteti i Vlorës në këto ditë vigjilje të

festës së madhe, duket se është kthyer në një amfiteatër

i madh kulturor. Gjithçka që po realizohet këto ditë në

fushën e veprimtarive kulturore, artistike e sportive, i

ngjan një orteku që bëhet më i madh, sa më shumë afrohet

data 28 Nëntor. Ka filluar herët agjenda e veprimtarive

të 100 - Vjetorit, por duket se nëntori, edhe si muaj

që mbart ditën e madhe, po dallon qartazi, jo vetëm për

nga shumëllojshmëria e aktiviteteve, por edhe për nga

cilësia e mesazhet që këto aktivitete përcjellin. Gati i pamundur

programimi i aktiviteteve dhe veprimtarive që

po zhvillohen këto ditë në Vlorë, pasi krahas aktiviteteve

zyrtare të programuara nga bashkia e qytetit, ka jo pak që

169

vijnë natyrshëm nga subjekte dhe institucione publike e

jopublike. Duket se mes çdokujt ka një si garë të heshtur.

Fëmijët në kopshte e shkolla, të rinjtë, grupet aristike,

ato të iso - polifonisë, institucionet kulturore, të gjithë

po thonë fjalën e tyre me gjuhën e artit. Në qendër të të

gjitha veprimtarive, është akti i madh i Shpalljes së Pavarësisë,

Ismail Qemali dhe burrat e tjerë të kombit që së

bashku bënë histori.

- Ka mjaft të veçanta në aktivitetet që pritet të zhvillohen.

Mund të na përmendni disa prej tyre?

- E thashë edhe më sipër, vështirë të përmenden të

gjitha veprimtaritë që janë bërë e do të bëhen deri në

datën 28 Nëntor. Programi i bërë publik nga bashkia,

duket se përmban vetëm një pjesë të asaj çka po ndodh

realisht këto ditë në Vlorë. Mjafton të them se gjatë këtij

muaji ka pasur një maratonë të tërë ekspozitash në fushën

e fotografisë, pikturës, filarmonisë etj. Sikundër trupa e

teatrit profesionist me dramën “Testamenti” të Ferdinand

Hysit, me temë të drejtpërdrejt nga akti i ngritjes së flamurit

të pavarësisë 100 vjet më parë.

- Në larminë e veprimtarive që pritet të zhvillohen

deri në 28 Nëntor, përfshihet edhe “Festivali Mbarëkombëtar

i Folklorit”. Cilat janë përmasat e tij dhe diçka mbi

karakterin e këtij aktiviteti?

- Dëshiroj të flas pak më gjatë për këtë aspekt, nisur

edhe nga pozicioni i koordinatorit që më është ngarkuar

për këtë aktivitet vërtet të veçantë e të pandodhur më

parë. Ka qenë një ide e kahershme e bashkisë së qytetit që

170

në morinë e aktiviteteve të 100 - Vjetorit të organizohej

edhe një festival folklorik nga të gjitha trevat shqiptare,

më konkretisht me pjesëmarrje të ansambleve folklorike

nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët e Maqedonisë, Mali i

Zi etj. Organizatorët me të drejtë kanë gjykuar se festa e

100 - Vjetorit të Pavarësisë u takon të gjithë shqiptarëve,

ndaj edhe skenat dhe sheshet e këngës e valles në Vlorë,

janë për të gjithë. Ka kohë që po punohet për këtë aktivitet

artistik, kulturor e tradicional me shfaqjet në skenë,

për të qenë një manifestim shpirtëror që të ndezë atmosferën

e festës përmes performancave të lira në rrugë, trotuare,

parqe e sheshe.

Së bashku me drejtorin artistik të këtyre aktiviteteve,

Thanas Çaçi kemi pasur rastin që të marrim kontakte me

të gjithë grupet e parashikuara për të qenë pjesë e këtij

festivali që nga Gostivari, Shkupi, Kaçaniku, Mitrovica,

Drenasi, Prizreni, Zhuri etj., dhe na ka befasuar dëshira,

gatishmëria e të gjithëve për të qenë pjesë e këtij festivali.

Grupe me emër dhe traditë, të njohur ngado, “Lidhja

e Prizrenit”, “Emin Duraku”, “Shote Galica”, “Rexhep

Mitrovica”, “Ibe Palikuqi”, “Karshiaka”, “Jahi Hasani”,

“Gryka e Kaçanikut “, “Ded Gjo Luli“ etj., do të jenë në

Vlorë të performojnë për katër ditë, duke filluar nga

data 25 nëntor, së bashku me grupe e artistë nga Vlora

dhe Shqipëria.

Festivali mbarëkombëtar i 100 -Vjetorit është parashikuar

të mbahet pikërisht në Sheshin historik të Flamurit

dhe është aktiviteti që do të përurojë edhe rikostruksionin

e vet sheshit, të kthyer në një amfiteatër të

madh natyror. Gjithë ky imazh i ri do të mbajë vulën e

kësaj dite të madhe.

Nata e tretë e festivalit do të jetë një manifestim i

171

vërtetë i folkut shqiptar, ku përveç ansambleve pjesëmarrëse,

do të performojnë edhe grupe të polifonisë e

këngëtarë të njohur popullorë si dhe Ansambli Kombëtar

i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Tirana. Fola vetëm

për netët e festivalit, por më duhet të theksoj se të gjithë

artistët e ardhur në Vlorë këto ditë, përveç koncerteve në

skenën e festivalit, në çdo ditë do të ketë performanca

të lira në rrugë, sheshe, parqe e skena të improvizuara.

Edhe diçka tjetër më duhet të them: në Vlorë nga të gjitha

ansamblet do të vijnë 100 tupana, të cilat do të ndezin

edhe më shumë festën e madhe të 100 - Vjetorit. 100 vite

pavarësi, 100 tupana në Vlorë!

- Koncerti festiv i 100 - Vjetorit në pallatin e sportit

“Flamurtari”, spikat për praninë e Filarmonisë së Kosovës,

të shumë grupeve e këngëtarëve me emër, por edhe

aktorit të njohur Rikard Ljarja. Si është konceptuar ky

koncert?

- E keni fjalën për koncertin jubilar, koncerti që do

jepet nga të zotët e shtëpisë për mysafirët e shumtë. Ka

edhe ky një vëmendje të madhe dhe ka kohë që ka nisur

puna për të. Koncerti është paraparë të jetë vërtet i denjë

për një ditë të tillë të madhe. Qysh në konceptim është

bërë kujdes që Vlora të respektojë këngën, vallen dhe

muzikën shqiptare, vlera vërtet të qenësishme kombëtare,

jo vetëm brenda vendit, por edhe nga trojet e tjera, ku

rrojnë shqiptarët. Jo më kot është zgjedhur të jetë pjesë e

këtij koncerti Filarmonia e Prishtinës, por edhe këngëtarë

e valltarë nga këto troje. Është edhe kënga e vallja e Vlorës

dhe Labërisë, por edhe vallja e Mitrovicës, e Tropojës

dhe Çamërisë, edhe kënga e Mirditës, por edhe ajo e

172

Kërçovës, e Prishtinës, e Dibrës, e Pejës, Tuzit, Gjirokastrës

etj., pa harruar prezencën e Ansamblit Kombëtar të

Këngëve dhe Valleve Popullore.

- Ndërkohë, mjaft interes paraqet edhe performanca

festive e 28 Nëntorit. Disa detaje për dekorin festiv të

kësaj dite?

- Është dita kulmore e festës dhe nisur nga veprimtaritë

kulturore, artistike e sportive, duket se kjo mbetet

kryedita e njëqind viteve. Jam i sigurt se në gjithçka do të

ndodhë e shfaqet atë ditë, vendin e parë do ta zërë entusiazmi

popullor dhe shpirti i shqiptarëve, të cilët ngado

që të ndodhen, do të jenë në Vlorë jo thjesht për të festuar,

por për të nderuar aktin e madh të atyre burrave që

100 vite më parë ngritën flamurin e pavarësisë.

Por le të flasim për agjendën e ditës që bashkia e Vlorës

ka përgatitur si ofertë festive për të gjithë shqiptarët.

Në mëngjesin e datës 28 Nëntor, të gjithë ansamblet dhe

grupet artistike pjesëmarrëse në “Festivalin Mbarëkombëtar

të 100 - Vjetorit” do të grumbullohen pranë sheshit

“Pavarësia”, i rikostruktuar edhe ai këto ditë për nder të

festës së madhe. Festivalistëve nga të gjitha trevat shqiptare,

do t’u bashkangjiten edhe dhjetra grupe folklorike e

polifonike të ardhura jo vetëm nga Vlora e Labëria, por

edhe nga Saranda, Gjirokastra, Mallakastra, Skrapari si

dhe nga emigrantët në vendet fqinje, të cilët me kostumet

e tyre shumëngjyrëshe, do krijojnë një dekor të jashtëzakonshëm

e të pandodhur ndonjëherë më parë.

Madhështor dhe spektakolar pritet të jetë parakalimi

i këtyre artistëve popullorë përgjatë bulevardit “Isamil

Qemali”, nga Skela në “Sheshi i Flamurit” ku rreth 500

173

këngëtarëve, valltarëve dhe istrumentistëve popullorë, do

t’u paraprijë kavaleria me kalorës dhe kuaj të ardhur nga

Prishtina e qytete të tjera të Kosovës, si dhe 100 flamurmbajtësit

me devizën e flamurit kuq e zi. Pastaj, pas ceremonisë

solemne, një koncert i madh festiv, do të ndezë

edhe një herë “Sheshi i Flamurit”, ku pikërisht në ditën e

ngritjes së tij, në sheshin e gjithë shqiptarëve, do gjëmojë

kënga dhe vallja shqiptare e 100 - Vjetorit. Koncerti zyrtar

i bashkisë së Vlorës, për të gjithë të ftuarit dhe mysafirët

ardhur nga trojet shqiptare, disa nga detajet e të cilit

i cekëm pak më lart, është një tjetër pikë kulmore e kësaj

dite. Një tjetër koncert i madh që pritet të fillojë në mbrëmje,

duket se do ta kthejë natën e 28 Nëntorit në një natë të

bardhë, si për të thënë: Qofsh i bardhë shekulli i ri që nis!

- Faleminderit dhe suksese!

174

“ARGJIRO...”

QË ZBUKURON GJIROKASTRËN

- Intervistë dhënë gazetares Geri Kodheli -

Ka qenë një bisedë mes miqsh, ajo që i ka dhënë

jetë festivalit tashmë internacional “Fest Argjiro”. Sejmen

Gjokoli ishte jo vetëm drejtori i parë i kësaj ngjarjeje

shumë të rëndësishme për vendin tonë, por edhe një

nga ideatorët dhe iniciuesit e festivalit. Me modesti, z.

Gjokoli na rrëfen për dëshirën e kryetarit të bashkisë për

krijimin e një ndodhie të këtij lloji, pasionin me të cilin

miku i tij, z. Flamur Bime dhe vet ai, kanë nisur këtë

projekt, që jo vetëm ka kaluar përmasat e parashikuara

në vitin 2008, kur nisi, por është tashmë një ndër ngjarjet

e rëndësishme për Gjirokastrën, Ballkanin dhe Evropën.

- Z. Gjokoli, ju jeni organizatori i edicionit të parë

të festivalit “Fest Argjiro”. Mund të na tregoni se si

lindi ideja për të zhvilluar një ngjarje të këtij lloji në

Gjirokastër dhe pse e morët një iniciativë të tillë?

- Në fakt ky festival lindi si ide në një bashkëbisedim

me kryetarin e bashkisë së qytetit të Gjirokastrës,

z. Flamur Bime, për t’i dhënë Gjirokastrës një ngjarje

175

kulturore që të ishte ndryshe, të ishte jashtë termave

kombëtare. Ramë dakord që një festival ndërkombëtar i

folklorit, do të ishte i përshtatshëm për Gjirokastrën që

është një qytet të cilit i kanë lezet festivalet, është një

qytet me traditë dhe është mësuar me festivale dhe që

vet ndërtimi, arkitektura dhe gjithçka e bën tërheqës për

aktivitete të tilla. Kështu në vitin 2008, nisi ky festival

me pjesëmarrje të të gjitha grupeve nga Ballkani e më

gjerë. E vërteta është që “Fest Argjiro” ishte festivali

i parë i kësaj natyre, pasi Gjirokastra ishte mësuar me

festivale kombëtare që zhvilloheshin në kala. Ndërkohë

që kështu merrte një përmasë tjetër të drejtëpërdrejtë të

lidhjes së qytetit me një folk pak ndryshe, që në fund të

fundit kishte të bënte me shpirtin e popujve të vendeve

nga vinin ansamblet. Aq më tepër që u vendos të bëhej

në skenën “Odeon” që është më pranë qytetit, ndryshe

nga kalaja që ka një madhështi tjetër.

Këtu ne menduam që madhështinë festivalit t’ia

japin grupet, t’ia japë folklori që do të paraqitet nga këto

grupe. Në qoftë se në atë vit nisi si ide, unë them që

tani ai është bërë domosdoshmëri. Unë them që në vitet

që nuk mbahet festivali, apo që për shumë arsye nuk

do të mbahet ky festival, Gjirokastra ka diçka mangët. I

mungon diçka jetës kulturore, dëshirave të artdashësve

gjirokastritë. Pavarësisht nga vështirësitë apo problemet

financiare, ky festival është ngjizur dhe ka zënë vend në

shpirtin e gjirokastritëve.

Gjithashtu, do të thosha që katër vite nuk janë

shumë, megjithatë janë aq sa për të treguar se ideja dhe

qëllimi për të cilin u krijua ky projekt, ia vlejti. Ia vlejti

në kuptimin e plotësimit të kërkesave shpirtërore të

komunitetit të Gjirokastrës, me taksat e të cilit bëhet ky

176

festival. Ne duhet të kuptojmë që pushtetet e kanë detyrim

funksional të ndërmarrin iniciativa, të përmbushin

detyrime që iu shkojnë përshtat kërkesave të qytetarëve

të vet. Në morinë e aktiviteteve të shumta apo të tjera të

larmishme që zhvillon bashkia e Gjirokastrës, apo edhe

të tjerë, mendoj që ky festival ka vendin e vet. Këtë e

shikoj edhe në këtë edicion që është i domosdoshëm dhe

i mirëpritur nga gjirokastritët, nga të huajt, nga turistët

që kanë rastin të ndodhen në Gjirokastër gjatë kohës së

festivalit. Është një imazh më shumë për Gjirokastrën,

është një mundësi më shumë për të promovuar vlerat e

jashtëzakonshme kulturore, turistike, arkitektonike etj.,

që ajo ka. Fakti që në këtë edicion janë grupe nga Polonia,

Kroacia, Maqedonia, Kosova, Bullgaria, Greqia,

etj., do të thotë që në Gjirokastër është ulur këmbëkryq

një pjesë e Ballkanit dhe Evropës. Është shumë e rëndësishme

kjo në këtë kohë integrimesh të mëdha ku kultura

paraprin dhe u thotë politikanëve, “unë po e bëj punën

time, tani e keni radhën ju”.

- “Fest Argjiro” ka nisur si një ngjarje ballkanike,

por në vite në të marrin pjesë edhe shtete të tjera që e

kalojnë këtë rajon. E shihni me perspektivë këtë fakt?

- Mendoj se për këto festivale kanë nevojë komunitetet

për t’u zhvilluar. Eshtë e mira që festivalet të marrin

një karakter më shumë sesa kombëtar, apo një rajoni

të ngushtë, siç është Ballkani. Të përfshihet Evropa në

një festival, do të thotë që ne kemi futur një projekt evropian,

sepse vetë Gjirokastra është një destinacion i rrallë

turistik, për shkak të historisë, gjeografisë e trashëgimisë

kulturore. Një festival i tillë i duhet Gjirokastrës.

177

- Ka shumë ngjarje të këtij lloji në Evropë, që promovojnë

folklorin dhe traditën e vendeve dhe veshjet e

tyre popullore?

- Më duhet të them që bota noton në festivale. Në

botë ka lloj - lloj festivalesh me emra të çuditshëm, me

emra që ndonjëherë mendon se çfarë do të thotë, apo çfarë

kuptimi ka, por unë tani po e kuptoj, duke u nisur edhe

nga përvoja ime në Vlorë me “Aulona International Folk

Festival”, i cili pikërisht dy ditë më parë mbylli siparin e

edicionit të pestë. Kam mësuar se këto festivale edhe aty

ku nuk ekzistojnë ngjizen, krijohen dhe instalohen, sepse

shihen si domosdoshmëri, si një mundësi më shumë për

të promovuar vlerat, në radhë të parë vlerat humane dhe

njerëzore, vlerat tradicionale, turizmin në përgjithësi, historinë,

një qytet të tërë apo një zonë ku ata instalohen,

sepse nga viti në vit, si kundër edhe në këtë festival, shtohen

grupet pjesëmarrëse, shtohen festivalistët.

Por në fund të fundit, përpara se të jenë festivalistë,

këta janë vizitorë të atij qyteti, këta janë turistët e

atij qyteti, marrin ofertat e para të atij qyteti, këta janë

përcjellësit e parë për resurset që ka ky qytet. Festivalet

janë shumëplanëshe, janë folklorike, përcjellin vlerat

dhe pasuritë kulturore, aq të domosdoshme për t’i ruajtur

dhe për t’i përcjellë si thesare të qenësishme të kombit,

promovojnë edhe resurset turistike që kanë qytetet

dhe vendet ku zhvillohen. Gjirokastra për mua është një

mundësi e mirë për të zhvilluar këto lloj aktivitetesh.

- Z. Gjokoli, ju organizoni gjithashtu edhe “Aulona

Internacional Folk Festival”. Si e shihni qasjen e të

rinjve me traditën dhe ngjarje të tilla? Besoni se brezi

178

i ri, i elektronikës dhe teknologjisë, ka të njëjtin interes

me brezat e mëparshëm?

- Është pyetje interesante. Duhet parë me vëmendje

qasja e të rinjve ndaj ngjarjeve të tilla. Ndërsa duket i

përkasin një trashëgimie kulturore që prezantohet dhe

mbahet nga breza pak të kaluar, po t’i vësh re të gjithë

pjesëmarrësit, apo të shohësh pjesën më të madhe të tyre

në ansamble, janë të rinj. Kjo tregon se këto vlera tradicionale,

siç duket janë aq të shenjta dhe aq të respektuara,

saqë edhe rinia ka nevojë t’i përkrah ato. Po ju them

nga përvoja se rinia ka nevojë t’i ndjekë dhe nuk është

e vërtetë që është e prirur vetëm për muzikën rock, apo

të tjera të kësaj natyre. Eshtë e prirur gjithmonë për të

bukurën dhe folklori është gjithmonë i bukur, është ndër

vlerat muzikore më të bukura.

- Mbrëmë ishte nata e parë e festivalit. Cila është

përshtypja juaj për organizimin dhe paraqitjet e grupeve?

- Folklori është i shenjtë, të gjithë ata që vijnë dhe

përfaqësojnë vendin e tyre, folklorin e kanë të shenjtë.

Ne i kemi hequr çmimet në Vlorë, jepet vetëm një kupë

festivali, pasi është e vështirë që të vlerësosh folklorin.

Ai është gjithmonë një pasuri dhe pasuria është e shenjtë,

e paçmuar. Edhe këtu, grupet pjesëmarrëse janë të gjitha

të mrekullueshme. Ato sjellin folklorin e tyre tradicional

dhe dinë ta përcjellin me mjeshtëri, me kostumet e tyre,

me instrumentat, me zërat e tyre, me paraqitjet, me vallet,

me ritmet, me të gjitha, veçanërisht Kosova me tupanat,

me curlat, apo Maqedonia dhe Gostivari, janë të

jashtëzakonshëm.

179

- Tashmë që “Fest Argjiro” është traditë, gjithçka

është më e thjeshtë sa i takon kontakteve me grupet

dhe shtetet e ndryshme. Po në edicionin e parë të tij,

kur askush nuk ishte prezantuar me këtë ngjarje, e keni

pasur të vështirë që të mblidhnit grupet nga vende të

ndryshme?

- Në fakt kjo është një pjesë shumë e vështirë, është

pjesa ku thuhet se ditën që mbaron një festival, fillon

festivali tjetër. Unë kam një përvojë me grupin folklorik

“Bilbili”. Nga pjesëmarrja në mjaft festivale të Evropës

kam parë se si është krijuar një traditë festivalesh.

Kjo më ka dhënë gjithashtu mundësinë për t’u njohur

me ansamble të ndryshme. Janë edhe rrjetet sociale që

të ndihmojnë shumë për t’u njohur. Shumë nga grupet

kanë faqet e tyre në internet dhe unë gjithmonë bëj kujdes

që të realizohet një pjesëmarrje me grupe sa më të

ndryshme, të ketë diversitet, si kundër mendoj e ka edhe

ky festival në Gjirokastër.

- Faleminderit, z. Gjokoli!

Botuar gazetat “Festivali”

e “Telegraf”

180

FESTIVALI

I STANDARTEVE EVROPIANE

- Intervistë për televizionin “Fokus”,

dhënë gazetarit Harilla Koçi -

- Festivali folklorik “Aulona Folk Festival” u zhvillua

në prag të çeljes së sezonit turistik në qytetin e

Vlorës. Cili do të ishte komenti juaj në hyrje të kësaj

bisede?

- Siç edhe është prezantuar në konferencën e

shtypit përpara disa muajsh, edicioni i tretë i “Aulona

Folk Festival” u zhvillua në datat 14, 15 dhe 16 maj

të këtij viti. U hap në ditën e çeljes së sezonit turistik,

mbështetur në një vendim të Këshillit të Bashkisë Vlorë,

ku sezoni turistik hapet të shtunën e dytë të muajit

maj. Kështu stafi organizator bën gjithmonë kujdes që

pikërisht në këtë ditë të organizohet edhe çelja e festivalit.

Siç edhe janë njohur teleshikuesit, sivjet edicioni

i tretë pati disa risi në zhvillimin e vet, ku më kryesorja

ishte çelja e festivalit, i cili u realizua në lulishten

pranë “Sheshi i Flamurit”, te monumenti i pavarësisë.

181

- Ishte ndryshe nga edicionet paraardhëse?

- Natyrisht. Kjo ishte menduar qysh në projektin e

festivalit të këtij viti, pasi kemi bërë kujdes që festimet

për 100 - Vjetorin e Pavarësisë të mos jenë brenda një

harku kohor të një viti apo të disa muajve. Kjo është

një festë madhore që meriton më shumë se kaq. Ne u

përpoqëm pikërisht që të jetë një nisje e këtyre festimeve

edhe ditëçelja e këtij festivali. Prandaj u bë nderimi

në emër të festivalit, u vendos një kurorë me lule.

Më interesantja pastaj, ishte fakti që të gjithë shtetet

pjesëmarrëse patën rastin përmes himneve kombëtare

të shteteve të tyre të ngrenë flamurin e tyre kombëtar,

pikërisht në atë strukturë që ishte menduar, pranë

Monumentit të Pavarësisë. Edhe nga fjalët dhe telefonatat

që kemi marrë, na është thënë që kjo ka qenë një

gjetje e qëlluar që vërtet realizoi qëllimin që kishin

edhe organizatorët, si një ndjeshmëri më shumë për të

bërë ngjarje sa më të mira dhe sa më të organizuara,

pikërisht për t’i paraprirë 100 - Vjetorit të Pavarësisë.

Mandej, përshëndetjet që u bënë nga drejtuesit

e pushtetit vendor, por edhe përfaqësues nga Kosova,

pikërisht në këtë vend, i dha një dimension më të

madh dhe më interesant këtij festivali. Vërtet ai është

ndërkombëtar, por në fund të fundit ne bëjmë kujdes

që gjithmonë të ruajmë sidomos aspektin kombëtar. Në

përbërjen e grupeve, asnjëherë nuk mungon Shqipëria

dhe Kosova. Në fund të fundit ky është edhe qëllimi; të

shkëmbehen kultura, të shkëmbehen mesazhe vëllazërimi,

mesazhe dashurie. Domethënë, atë që bën folklori

përmes trashëgimisë kulturore, nuk e bën dot as politi-

182

ka. Nëpër festivale natyrisht kufijtë bien, gjithçka kalon

në një tjetër atmosferë dhe shkrihen në një.

- Në fakt ky ishte edicioni i 3 - të i këtij aktiviteti,

të cilin ju po e prezantoni në një dimension televiziv.

- Realizimi i edicionit të 3 - të të këtij festivali

kërkon një vëmendje më të madhe nga media, por edhe

nga strukturat e tjera shtetërore, vendore dhe qendrore,

sepse në fund të fundit, është një veprimtari që i ka

kaluar përmasat e një qyteti, apo të vet shtetit shqiptar.

Ndaj nuk mund të kalojë në heshtje, aq më tepër kur një

jehonë e madhe i është bërë këtij festivali edhe në internet,

ku agjenci të ndryshme lajmesh që nga Amerika,

deri në shtete të tjera e kanë përcjellë në mënyrë shumë

interesante, falë edhe punës së gazetarëve të Vlorës.

- Le të kthehemi në dy edicionet e kaluar dhe të

bëjmë krahasim. Fituat ndaj një mosbesimi në realitet

dhe sot gjendeni në një pozitë më komode. Si do ta komentoni

këtë fakt?

- Sot çdo gjë e re ka riskun e vet, ka mosbesimin

natyrisht. Është e vërtetë dhe unë mendoj, se është

kaluar tashmë ky mosbesim. Ne po shikojmë që nga

festivali në festival ka një përmirësim të dukshëm, jo

thjesht dhe vetëm të performancës së grupeve pjesëmarrëse,

por më kryesorja është sa arrin të bëhet pjesë

e qytetarëve, sa arrin të bëhet pjesë e bizneseve, e operatorëve

turistikë, e gjithçkaje që në një qytet gëlon

në kuptimin e jetës. Pra, sa bëhet pjesë shpirtërore e

183

një qyteti dhe kjo më gëzon, sepse po shikoj që nga

viti në vit performanca e festivalit po rritet, po bëhet

shumë më i ndërgjegjshëm biznesi, sidomos në drejtim

të operatorëve turistikë. Sepse krahas anës artistike

apo vlerave të trashëgimisë kulturore, është festival i

mirëfilltë edhe i një turizmi kulturor. Pra ne, në fund

të fundit, duam të gërshetojmë këtu turizmin e detit, të

rërës, të diellit, por edhe atij malor me një mundësi më

të madhe kulturore dhe artistike.

- Akademiku Vaso Tole e ka cilësuar festivalin e

Vlorës si aktivitetin më të mirë kulturor në Shqipëri...

- Është e vërtetë dhe unë gjej rastin që ta përshëndes

profesor Tolen. Ai është shumë i kujdesshëm

për të dhënë përkrahjen e tij në këtë festival, pasi e

kupton mirë se çdo të thotë një vlerë e tillë, një vlerë

e shtuar për një qytet si Vlora, si një ndër më të rrallët

qytete që lagen nga dete ku zhvillohet një festival në

këto përmasa. Unë e di mirë që edhe vende të tjera,

qytete të tjera kur çelin sezonin turistik, realizojnë

ngjarje të rëndësishme kulturore, bëjnë shpenzime të

mëdha për të realizuar një aktivitet shumëdimensional,

duke i dhënë një gong të fortë çeljes së sezonit turistik.

Festivali i këtyre përmasave, me prezencën e shumë

shteteve me grupe dinjitoze dhe shumë serioze, është

i vetëm. Kështu, profesor Tole, si një njohës i mirë i

festivaleve në përgjithësi, e di se sa peshë ka ky yni sot

dhe në të ardhmen. Në raport me dy vitet e kaluara, që

në fund të fundit i dhanë një certifikatë këtij festivali

edhe nga UNESKO dhe CIOFF-i, Qendra Ndërkom-

184

ëtare e Organizimit të Festivaleve me qendër në Luksenburg,

e certifikuan, duke e futur në botimin vjetor të

CIOFF-it dhe unë kam marrë pas përfundimit të festivalit,

një përshëndetje nga presidenti i Komitetit të Festivaleve

Folklorike të CIOFF-it. Ajo ka disa komitete

brenda, disa struktura, siç janë festivalet për fëmijë, ata

të trashëgimisë gojore etj. Kështu që ka filluar të ndiqet

me interes edhe në këto struktura evropiane.

- Pra, përfshirja e “Aulona Folk Festival” në

agjendën e organizimit të festivaleve nga CIOFF, përbën

një risi, krahasuar me dy edicionet paraardhëse?

- Po, sepse është i vetmi në Shqipëri. Në rast se do

të hapet kalendari i CIOFF-it, një kalendar botëror që i

kalon të 1000 festivalet programuar në harkun kohor të

një viti, “Aulona Folk Festival” ka një vend interesant

dhe të merituar në këtë kalendar. Eshtë i vetmi festival

i këtyre përmasave në Shqipëri, ndërkohë që aty gjendet

edhe emri i një festivali multikulturor i Përmetit.

Natyrisht ai është një festival i vogël me dimensione

modeste. Por duke qenë se kryetari i Seksionit Shqiptar

të CIOFF-it, zoti Niko Mihali është nga Përmeti, ka

ndikuar që të regjistrohet edhe ky si festival. Të gjitha

ato ansamble dhe grupe nga shtete të ndryshme kanë

kërkesa për të marrë pjesë në festivalin tonë dhe kjo

tregon seriozitetin e organizimit të tij.

- Cila është gjeografia e përfaqësimit të festivalit?

- Sivjet në festivalin tonë ishin grupe nga Italia,

Bullgaria, Turqia, Kosova, Bosnjë - Hercergovina,

185

Kroacia, Polonia si dhe Shqipëria që u prezantua me

ansamblin “Labëria” të Qendrës Kulturore Vlorë dhe

“Krahu i Shqiponjës” i Çamërisë. Të gjithë këta grupe

ishin shumë seriozë, sepse në fund të fundit, festivalet

e CIOFF-it kanë edhe një vlerësim. Ata kanë një

databejs ku pasqyrohen të gjitha të dhënat që dërgohen

pas aktivitetit dhe më pas shpallen në një botim të

posaçëm, ku bëhet edhe vlerësimi me nota, nga 1, deri

në 5, që është maksimalja.

Unë them që pjesa më e madhe e grupeve që ishin

këtu janë grupet që marrin notën maksimale 5. Po sjell

si shembull ansamblin nga Polonia, Kroacia, apo një

ansambël akademik i Sarajevës, i Sofjes së Bullgarisë.

Për këtë të fundit do t’u thosha një kuriozitet. Presidenti

i ansamblit akademik nga Sofja e Bullgarisë që

ishte këtu, ishte 85 vjeç.

Që nga mosha 45 - vjeçare, ngaqë ka qenë kërcimtar

dhe koreograf në Ansamblin Kombëtar të Bullgarisë,

është marrë një jetë të tërë me këtë ansambël,

duke pasur një eksperiencë të jashtëzakonshme. Në

gazetën e festivalit ai ka dhënë disa konsiderata dhe

mbresa të jashtëzakonshme në adresë të festivalit të

Vlorës dhe mikpritjes vlonjate.

Po them që duke pasur pjesëmarrëse këto ansamble

kaq të fuqishme, duke përfshirë edhe ansamblin e

Mitrovicës që ishte një fitues i merituar i edicionit tonë

të 3 - të i mbështetur nga të gjitha grupet pjesëmarrëse.

Gjatë këtyre tre edicioneve të “Aulona Folk Festival”

ka pasur disa fitues. Në edicionin e parë ka qenë grupi

folklorik i Zagrebit që meritoi kupën e festivalit. Në

edicionin e dytë kupën e fitoi grupi folklorik i Sllova-

186

kisë, një grup i jashtëzakonshëm që Shqipëria nuk ka

pasur rastin ta shikojë. Kurse kupa e edicionit të tretë

shkoi në Kosovë edhe për një arsye që unë e përmenda

në prani të konsullit të përgjithshëm të Italisë në Vlorë,

zoti Strozi që ishte pjesë e stafit të festivalit. Thashë se,

nëse 100 vjet të shkuara erdhi nga Mitrovica një burrë

dhe u vendos në krahun e Ismail Qemalit kur u shpall

Pavarësia, qëlloi që afro 100 vjet më pas, nga vendlindja

e Isa Boletinit, nga Mitrovica, të vijë një ansambël

i mrekullueshëm me emrin “Rexhep Mitrovica”.

- Pra, me këtë xhest shumëfishohet simbolika e dimensionit

që ju i bëtë këtij festivali në prag të 100 -

Vjetorit të Pavarësisë, duke shpallur fitues Ansamblin

“Rexhep Mitrovica” të Mitrovicës?

- Edhe mua më vjen mirë ta them që ky çmim,

kjo kupë që shkoi në Kosovë, është përcjellë në një

mënyrë të paimagjinueshme në të gjitha mediat atje.

Në internet janë përcjellë të gjitha lajmet që Mitrovica

u bë fituese e festivalit në Vlorë. Unë them që kjo është

një gjë e madhe, në radhë të parë për vet Mitrovicën,

por është edhe për festivalin, edhe për Vlorën si organizatore.

- Cili është mekanizmi i vlerësimit të pjesëmarrjes

në këtë festival?

- Në festivalin e parë u mendua nga komiteti organizator

që të ngrihet një juri profesionale. Ne patëm

nderin që në krye të kësaj jurie të ishte bashkëqytetari

187

ynë i nderuar, Prof. Fatmir Hysi. Më vonë pamë që

kishte dhe problematika, se gjithmonë ndarja e çmimeve

ka problemet e veta. Ne nuk duam që ky festival

të na krijojë probleme, aq më tepër që për secilin vend

folklori është në vendin e parë dhe meriton çmimin

e parë. Folklori është pasuri e popullit dhe populli e

ka të shenjtë anën e vet shpirtërore dhe trashëgimin e

vet kulturore. Kështu që u mendua të kalohej vetëm

në kupën e festivalit që është më e lehtë për ta dhënë,

sepse duket grupi me paraqitjen më të mirë. Fakti që në

edicionin e dytë dhe të tretë u dha kupa e festivalit për

Sllovakinë dhe Kosovën dhe që u mirëprit nga të gjithë,

tregon se gjykimi dhe vlerësimi ka qenë i duhuri.

- Pra, kjo zgjidhje u mirëprit natën e fundit në

sallën, ku u zhvillua festivali?

- Dëshiroj ta them që nuk është qëllim në vetvete.

Qëllim në vetvete është realizimi i këtij edicioni në

kuptimin tërësor të vlerave që ka një festival, duke

filluar që nga koncertet, nga defiletë në rrugë, nga

minikoncertet që mund të jepen në ambiente të ndryshme,

deri te mënyra se si sistemohen, ku ushqehen,

ku bëjnë guidën turistike, ku shkojnë, çfarë shikojnë

etj. Duam që festivali t’i shërbejë sa më mirë pikërisht

nxitjes dhe zhvillimit të turizmit në Vlorë.

Unë mund t’ju them që kam marrë shumë vlerësime

e përgëzime nga drejtues hotelesh dhe restorantesh në

shërbim të turizmit në qytetin e Vlorës. Dua të them

se ky festival sivjet ka qenë në një risk për shkak të

fushatës zgjedhore, sepse fushatat zgjedhore krijojnë

188

problematika në vetvete, por kjo situatë u kapërcye me

sukses duke i dhënë një ngjyrë tjetër Vlorës e më gjerë.

Dua të përmend ditën e Llogorasë. Në parkun e saj

ishte një ditë e rrallë për festivalistët. Të gjithë ata që

patën rastin të shoqëronin grupet folklorike atë ditë në

Llogora, kanë mbetur të befasuar. Jo vetëm nga natyra

jonë e bukur, por kanë mbetur edhe nga mikpritja që bënë

operatorët turistikë atje. Të gjithë pjesëmarrësit zbritën

në fshatin turistik dhe performuan në mënyrën më të lirshme,

pasi kishin marrë edhe orkestrat me vete. Por do

të thosha që të gjitha kokteilet që dhanë pastaj, duke filluar

nga Sofo, fshati turistik, hotel “Alpini”, “Freskia”,

“Bego”, hotel “Hamiti”, nga bar - restorant “Albert”,

ishin të gjitha befasuese. Unë flas me përgjegjësi se

pjesëmarrësit në këtë aktivitet janë mrekulluar. Janë

mrekulluar nga natyra, janë mrekulluar nga mikpritja

dhe gjithçka bënë këta operator turistikë. Ne nisëm një

përvojë me Orikumin vitin e kaluar, por për shkak të

fushatës zgjedhore, nuk mundëm të organizojmë ato

akorde të domosdoshme për zhvillimin e një aktiviteti

të tillë. Unë jam besimplot se në edicionet e tjera, do ta

shtrijmë gjeografinë e këtij aktiviteti.

- Gjatë edicionit të kaluar skema e festivalit u zhvendos

në Novoselë e deri në Orikum, Nartë etj. A pati

kjo shtrirje qëllimin e promovimit të turizmit kulturor

edhe në këto zona?

- Unë mendoj që është me interes edhe për vet organet

e pushtetit vendor që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.

Të bëhen pjesë, sepse është në fund të fundit në

189

dobi të vet këtyre komuniteteve, në dobi të bizneseve të

turizmit, në dobi të promovimit të vlerave dhe të resurseve

turistike që kanë këto komunitete dhe që i kanë jo

të pakta në Vlorë. Duhet të ndërgjegjësohemi që Vlora

duhet ta fillojë plazhin që nga rrjedhja e Vjosës e deri

në Orikum, për mos të thënë pastaj që Llogoraja është

një resort i madh turistik që ka nevojë ende për këtë

promovim. Ka nevojë që në fund të fundit edhe këta

njerëz që punojnë aty, me vështirësi gjithsesi, sepse

asnjë biznes nuk është kaq i lehtë, sidomos kur je në

shërbim të njerëzve. Përmes këtyre aktiviteteve ne t’u

bëjmë publicitetin e nevojshëm.

Mbase do të vijë një ditë që ky festival të shtrihet

deri në Himarë, pse jo!

- Pra ju krijuat një aktivitet ndryshe lidhur me

marrdhëniet midis grupeve dhe operatorëve turistikë?

- Kjo është e vërtetë. Të mos harrojmë që këto

janë grupe, janë vende të etura për turizëm. Sidomos

Polonia, apo vendet e tjera që nuk kanë lidhje me detin,

por që e kanë të domosdoshme të njohin vende apo

resurse turistike.

- Si e mendoni bashkëpunimin e organizatorëve të

festivalit, me strukturat e pushtetit lokal për thithjen e

turistëve në të ardhmen?

- Më vjen mirë që një nga okeljot e gazetës së festivalit

ka qenë, “Në Vlorë, turizëm dhe folklor”. Ky

është thelbi i organizimit të këtij festivali. Kam pasur

190

aste të ndodhem në Ulqin në çeljen e sezonit turistik.

Dhe më vjen mirë që Vlora është duke i ndjekur këto

përmasa dhe ka mundësi për t’i tejkaluar. Në Ulqin unë

jam befasuar, ndërkohë që Vlora para disa vitesh nuk e

kishte filluar akoma me këto përmasa çeljen e sezonit

turistik, atje ishte një ditë e jashtëzakonshme. Vinin

rreth 1000 veta të lidhur me agjenci, apo me forma të

tjera kontakti dhe bëheshin pjesë e çeljes së sezonit

turistik nga shtete të ndryshme dhe nga Kosova kryesisht.

Gjithashtu me aktivitete shumë të mëdha kulturore

- artistike të pandërprera, deri natën vonë.

Unë them që Vlora i ka të gjitha kapacitetet e

nevojshme njerëzore, por edhe resurset e tjera natyrore

që të futet tani me shumë shpejtësi pikërisht në promovimin

e fuqishëm të sezonit turistik. Unë mendoj që

edhe më mirë mund të bashkëpunohet me operatorët e

kësaj fushe, me shoqatat që veprojmë në turizëm për të

thënë që duhet të gjithë bashkë të punojmë për të bërë

më të mirën e mundshme për t’i shërbyer më mirë jo

vetëm vetes, por edhe komunitetit.

- Ky aktivitet që është një iniciativë juaja dhe e

një grupi që ju kanë mbështetur, sa përkrahje ka gjetur

nga institucionet në nivel lokal dhe qendror?

- Ky aktivitet është vërtetë një iniciativë private,

më parë i qendrës kulturore “Bilbilat e Jugut” kurse

tani “Aulona”. Unë jam presidenti i qendrës kulturore

“Aulona” dhe qëllimi i këtij ndryshimi emrash apo

bashkimi është dhënia e dimensioneve të Vlorës së antikitetit.

Po them që e gjithë struktura organizative, deri

191

tek gazeta, janë konceptuar në mënyrë të tillë që të mos

i mungojë asgjë. Asnjëherë nuk ka nisur përgatitja e një

festivali pa nxjerrë broshurën përkatëse në shqip dhe në

anglisht, ku paraqiten të gjitha grupet pjesëmarrëse,

dhe gjithçka tjetër e nevojshme.

Ky është një sponsorizim shumë dashamirës i

shtëpisë botuese “Toena”. Një festival që të realizohet

duhet të ketë një buxhet të vetin. Jemi treguar mjaft të

kujdesshëm duke aplikuar me projekte, edhe në bashkinë

e Vlorës, edhe në qark, edhe në institucione të tjera

bankare. Gjithandej. Një nga pikat tona të kontaktit

është edhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe

Sporteve. Deri tani kemi gjetur përkrahje nga bashkia

e Vlorës, sepse ajo e shikon çdo vit e më shumë si një

aktivitet të drejtpërdrejt në shërbim të saj, duke krijuar

besimin se ia vlen të sponsorizohet. Askush nuk të garanton

mbështetje me bazë financiare.

Të mos harrojmë që sivjet ne kemi pasur problematika

të shumta, pasi edhe biznesi ka qenë i hallakatur,

edhe për shkak të fushatës elektorale. Unë e lus

dhe them kur do vijë ajo ditë që biznesi të mos ketë

probleme që as aktivitetet kulturore të mos kenë probleme,

as shkollat dhe askush tjetër të mos kenë probleme.

Pushtetet të venë e të vijnë dhe në fund të fundit,

mbetet ajo që është themelorja: jeta, zhvillimi. Presim

ende nga Ministria e Kulturës, por deri tani nuk kemi

parë asnjë qindarkë prej saj. Unë me këtë rast do të

doja të falënderoja të gjithë ata që na mbështetën duke

u bërë pjesë e kësaj ngjarjeje

- Çfarë raporti u krijua mes traditave folklorike të

192

Vlorës dhe atyre të ardhura nga vende të ndryshe gjatë

festivalit?

- Folëm që në fillim që grupet janë serioze dhe e

kanë vetvetiu vlerën kulturore, artistike, shpirtërore në

këngë dhe sidomos në valle. Ndihmesë të veçantë kanë

dhënë televizionet e Vlorës për pasqyrimin e gjithë

këtij evenimenti, por edhe dokumentarët, ku mund të

përmend të mirënjohurin Petrit Ruka, i cili është pjesë

e stafit tonë. Nuk ka gjë më të mirë, se një festival i

përmasave të tilla të jetë i dokumentuar.

Sigurisht në të ardhmen ky festival do të ketë përmasa

edhe më të mëdha, pasi edhe vet qyteti i Vlorës

dhe qytetarët vlonjatë, pretendimet për artin dhe kulturën

i kanë shumë të mëdha.

- Faleminderit!

193

PESË VJET “AULONA FOLK”...

- Intervistë dhënë gazetarit

Harilla Koçi, për Fokus TV -

- Si do ta përkufizonit rrugën pesëvjeçare të “Aulona

International Folk Festival”, z. Gjokoli?

- Pesë vjet nuk janë shumë, por as pak nuk janë,

kur bëhet fjalë për një ngjarje kulturor që nis si një ide e

vazhdon si domosdoshmëri. Kështu edhe puna e “Festivalit

Ndërkombëtar Aulona Folk”. Ishte një ide e lindur

pas eksperiencash të gjata pjesëmarrjeje e njohje në

shumë aktivitete të ngjashme në disa vende të Evropës

dhe një vendimmarrje përmes diskutimesh me njerëz

profesionistë e të përkushtuar në fushën e kulturës.

Jam i sigurt se mjaft ngjarje kulturore lindin edhe si

nevojë jo vetëm për të plotësuar kërkesat shpirtërore të

njerëzve, as vetëm për të kontribuar në ruajtjen dhe pasurimin

e vlerave të trashëgimisë shpirtërore, por edhe për

të përcjellë imazhe pozitive në rrugën e integrimeve.

Vlora është dhe mbetet qytet bregdetar, ku destinacioni

turistik gjithmonë do të mbetet i pari dhe

194

pikërisht ky trend, duhet të shoqërohet edhe me aktivitete

apo ngjarje që veç të tjerash i shërbejnë këtij

qëllimi. Ndërthurja e turizmit natyror me atë kulturor

është gjithmonë një rast i mirë atraksioni të volitshëm

për një qytet apo një zonë të tërë, siç është Vlora dhe

riviera e saj e rrallë. Tani, pasi kanë kaluar pesë vite

nga kjo ndërmarje, në fakt e guximshme, më duhet të

them se ideja dhe qëllimi ia vlejtën.

Mjafton të përmend se vetëm për shkak të “Aulona

Interfok Festival”, në këto vite qytetin e Vlorës dhe rrethinat

kanë pasur rastin t’i vizitojnë fizikisht mbi 1500

persona. Duke llogaritur dhe të tjerë që e kanë vizituar

atë virtualisht përmes faqes zyrtare të festivalit, ky

numër rritet shumë e bëhet goxha i konsiderueshëm.

Pranimi dhe certifikimi i këtij festivali nga Qendra

Ndërkombëtare e Organizimit të Festivaleve Folklorike

në një kohë shumë të shkurtër është një arritje që para

së gjithash flet për realizim standardesh. Ky nuk është

thjesht konstatimi im, pasi në pozicionin që jam më

duhet të jem i kujdesshëm dhe i rezervuar në vlerësime.

Por shumë specialistë, drejtues me përvojë grupesh

folku apo edhe qytetarë të thjeshtë, e kanë shprehur këtë

në biseda të drejtpërdrejta apo në intervista.

Por meqenëse ju më pyesni për rrugën pesëvjeçare,

më duhet të pohoj pa mëdyshje se kjo rrugë edhe nëse

do të ishte nisur, do të kishte mbetur në mes, në qoftë

se ky aktivitet nuk do të ishte bërë pjesë e komunitetit

vlonjat dhe vizionit të pushtetit vendor.

Gjatë këtyre edicioneve, festivali ndërkombëtar

“Aulona International Folk Festival”, ka dëshmuar se

është aktiviteti më i madh në shkallë vendi në fushën

195

e folklorit dhe të traditave, por jo vetëm kaq. Ka dëshmuar

se është edhe një aktivitet i spikatur në funksion

të turizmit.

- Cilat janë elementet që ia japin këto dimensione

këtij aktiviteti?

- Festivalet e folklorit janë të njëjtë, aq sa edhe të

ndryshëm. Përjashto disa që funksionojnë drejtpërdrejt

për prurje dhe ruajtje të trashëgimisë shpirtërore dhe që

organizohen nga shteti, të tjerët mbahen si nevoja për

të gjallëruar jetën kulturore e artistike apo për të rritur

adrenalinën, pse jo, edhe përmes artit burimor e tradicional

si dëshmi e diversitetit etnokulturor të popujve.

Gati e pabesueshme, por krejt e vërtetë mbajtja e lloj

- lloj festivaleve në botë, me emra e sajesa ndonjëherë

të çuditshme, por që vihen në funksion të gjallërimit të

jetës në një qytet apo komunitet të caktuar.

“Aulona Folk” e ka gjetur shtratin e vet dhe dimensioni

i saj kulturor dhe turistik e ka bërë krejt të

veçantë mes të ngjashmëve të tjerë. Pesë vjet mjaftojnë

për të treguar ngjizjen e këtij aktiviteti me artdashësit,

institucionet e kulturës dhe operatorët privatë në fushën

e turizmit, por edhe për grupe e vende që menaxhojnë

vlera të trashëgimisë shpirtërore.

Rreth pesëdhjetë grupe nga vende dhe kryeqytete

të ndryshme të Ballkanit e Evropës kanë pasur rastin

të jenë pjesë e këtij festivali në këto pesë vite. Dhe

kur flasim për vende pjesëmarrëse, nuk kemi parasysh

vetëm vendet fqinje si Italia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia

apo vëllezërit tanë nga Kosova, por edhe vende

196

si Polonia, Sllovakia, Kroacia, Bullgaria, Turqia etj.

Ndërsa lidhja me turizmin duket se do të jetë edhe më

e fortë në të ardhmen. Vetiu festivali po shërben si një

“gong”, apo duke perdorur gjuhën e folkut një “tupanë“

për të gjithë ata që merren me shërbimet turistike,

pse jo edhe duke i zgjuar nga pritja e gjatë dimërore.

Nga ana tjetër festivalistët janë vizitorët e parë turistikë

të sezonit veror dhe lajmëtarët e parë të ofertës

turistike vlonjate e shqiptare. Duke e ballafaquar

festivalin me aktivitete të ngjashme që zhvillohen në

rajon apo më gjerë, evidentohet edhe më qartë profili,

cilësia e lartë e organizimit dhe prurjet e tij. Në fakt,

duhet thënë se, ai është vlerësuar edhe si një aktivitet i

parametrave evropianë.

- Çfarë e bën një aktivitet të dimensioneve të tilla

dhe përse?

- Nuk ka asnjë dallim nga festivale të tjera në vende

të njohura të Evropës, për të mos thënë se mundësitë që

ofron qyteti i Vlorës, në disa aspekte sidomos, e bëjnë

mjaft të veçantë dhe interesant. Ky vit, me infrastrukturën

e krijuar rishtaz, në pjesën e Skelës veçanërisht,

shumë pranë vijës së detit, është një risi edhe për vet

mbajtjen e festivalit. Është hera e parë që sezoni turistik

i Vlorës, çelja e tij nga bashkia e qytetit, do të realizohet

kaq pranë me qytetin dhe detin. Kjo do të jetë

mundësi për një gjallërim të gjithanëshëm për qytetin

dhe qytetarët. Shumë subjekte shërbimi përgjatë dhe

afër sheshit të aktiviteteve do ndiejnë efektin e lëvizjes

dhe gjallërisë së njerëzve, vendas e mysafirë.

197

Thashë me lart se kudo, këto lloj aktivitetesh bëhen

për të gjallëruar jetën kulturore të vendit ku organizohen,

por edhe për të gjallëruar sado pak biznesin që

lidhet me të. Këtu ka për të bërë më shumë, por të mos

harrojmë edhe vështirësitë që aktualisht po kalon në

këto kohë biznesi në përgjithësi.

Ndërsa në vend të përgjigjes rreth cilësisë dhe vlerave

të festivalit, më duhet të sjell një fakt domethënës.

Gjatë takimit në Zagreb vitin e kaluar, pas kthimit nga

një turne me grupin folklorik “Bilbili“ në Poloni, drejtuesit

e Ansamblit “Zeljezniçar“, pjesëmarrës dhe fitues

të kupës së festivalit në edicionin e parë, na kërkuan

që t’i ftonim për të marrë përsëri pjesë në edicionin e

këtij viti. Është i vetmi grup që i krijohet mundësia për

të ardhur dy herë në Vlorë, vetëm se na bëri përshtypje

këmbëngulja e tyre. Arsyeja është e thjeshtë; të ishin

ndier keq as që bëhej fjalë të kërkonin të vinin përsëri.

Dhe të mos harrojmë se është nga ansamblet më profesionistë

të Kroacisë.

- Këto edicione i vlerësoni si periudhë rritjeje dhe

konsolidimi, apo edhe si një përvojë, si një mundësi

për ta çuar atë më tej? Cili është vizioni juaj për perspektivën

e këtij festivali?

- Një ngjarje, e cilësdo fushë qoftë, kur kthehet

në traditë, ka me vete edhe shansin për të reflektuar

drejt përsosmërisë, si gjithçka që është në rritje. Shumë

gjëra varen nga mbështetja financiare, por e vërteta

është se jo çdo gjë e bën paraja. Sidomos kur mendon

që jo rrallë ka ngjarje që shpenzojnë shuma të kon-

198

siderueshme dhe gjurmët vështirë t’u gjenden. E kam

fjalën për veprimtari kulturore apo promocionale në

agjendën e institucioneve qendrore, të cilat kanë edhe

detyrim ligjor për realizim standartesh e performancash

cilësore, por në fakt shpesh do t’u shkonte thënia

“u mbars mali e polli një mi...”.

Më duhet të them gjithashtu se në vende të tjera

të Evropës sidomos, faturat financiare për aktivitete të

tilla masive janë goxha të “kripura”, ndërkohë që ky

festival përballohet me donacione minimale, kryesisht

nga pushteti vendor, por edhe subjekte të tjera në fushën

e shërbimeve turistike, të cilët ofrojnë për festivalistët

një ofertë preferenciale.

Sa për ëndrrën time, më lejo të shprehem pa mëdyshje

se do të dëshiroja që “Aulona Festival” të ketë një

rrugë sa më të gjatë dhe të jetë përherë në plotësim të

kërkesave shpirtërore të bashkëqytetarëve të mi, por

edhe përherë i vlerësuar e kërkuar në tregun pa fund të

festivaleve të folkut evropian e botëror.

Së fundi më duhet të formuloj një falenderim

shumë shpirtëror për të gjithë ata që mundësojnë realizimin

me sukses të këtij festivali. Mbështetësit financiarë,

subjektet akomoduese, bashkëpuntorët e mi në

stafin e festivalit, median dhe veçanërisht artdashësit e

shumtë vlonjatë e jovlonjatë, pa të cilët kjo ngjarje do

të mbetej si një kartolinë e bukur në vitrinë...

- Faleminderit!

199

FESTIVALI MË I MADH

ËSHTË 100 - VJETORI...

- Intervistë dhënë gazetarit Gëzim Llojdia,

për gazetën “Dielli” -

- Janë të njohura mesazhet e “Aulona Inter

Folk…” në drejtim të kulturës kombëtare. Tjetër përmasë

e këtij festivali, kush është?

- Qendra kulturore “Aulona” si organizatore e këtij

aktiviteti dhe në partneritet me dhomën e tregtisë, ka

bërë kujdes që festivali “Aulona....” të jetë realisht

një mundësi, jo vetëm për njerëzit dhe dashamirësit

e artit e kulturës, në veçanti të kulturës tradicionale e

trashëgimisë shpirtërore, por edhe për gjithë komunitetin,

për të gjithë ata që merren me biznes, sidomos për

operatorët dhe njësitë e shërbimit turistik.

- Si është konceptuar manifestimi i këtij viti dhe

cilat janë të rejat e këtij edicioni?

- “Aulona...”, është aktiviteti i vetëm në Shqipëri i

këtyre përmasave, i konceptuar dhe i realizuar si gërshetim

i drejtpërdrejtë i turizmit kulturor me atë natyror

dhe që prej vitit 2009 i ka dhënë sezonit turistik

200

të Vlorës një dimension të ri dhe masiv, kombëtar e

ndërkombëtar. Për të evidentuar vlerat e këtij festivali

dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë, mjafton të përmend

faktin se vetëm në tre edicionet e kaluara të këtij manifestimi

folklorik ndërkombëtar, kanë pasur rastin të

jenë në qytetin e Vlorës përmbi njëmijë artistë popullorë

nga vende të ndryshme të Evropës, si Sllovakia,

Kroacia, Italia, Greqia, Turqia, Mali i Zi, Bosnja dhe

Hercegovina, Bullgaria etj., pa përmendur shpiptarët e

Kosovës që janë në shtëpinë e tyre.

Realizimi i dokumentarëve të veçantë për çdo edicion,

sidomos ai i vitit të kaluar me titullin kuptimplotë

“Fuqia e Turizmit Kulturor” me autor Petrit Rukën,

mbeten jo vetëm dëshmi e një pune të jashtëzakonshme

vlerash artistike, por edhe një guidë e rrallë e Vlorës

turistike ku magjishëm ndërthuren resurset natyrore

të detit, rërës, rivierës e malit, me pasurinë shpirtërore

dhe tradicionale të folkut evropian. Gjithashtu faqja e

festivalit në internet, vazhdon të tërheqë shumë vizitorë

të kategorive të ndryshme, ndërkohë që përmes saj krijohen

mundësitë për të vizituar sitin e bashkisë Vlorë,

por edhe të donatorëve që kanë link me festivalin.

- Ky festival përfshihet mes aktviteteve të planifikuara

për 100 - Vjetorin e Pavarësisë Kombëtare?

- Padyshim, edicioni i këtij viti do të jetë vërtet

spektakolar. Mjafton të përmendim faktin që çelja e

festivalit do të realizohet në “Sheshi i Flamurit”, pranë

Monumentit të Pavarësisë, duke përcjellë kështu

një simbolikë mjaft domethënëse të këtij aktiviteti.

201

Pikërisht aty, përpara monumentit, në një ceremoni

mbresëlënëse, pas defilesë së kostumeve e pas vendosjes

së kurorës me lule në nderim të burrit të mençur

e diplomatit të madh Ismail Qemali, do të ngrihen flamujt

kombëtarë të dhjetë shteteve pjesëmarrëse, shoqëruar

me himnet e tyre. Pas këtij momenti ceremonial,

të gjitha grupet pjesëmarrëse do të lëvizin në rrugën

drejt bregut të detit, drejt plazhit të ri, ku në një koncert

të posaçëm organizuar nga bashkia e qytetit, do të

performojnë me tinguj, ritme e ngjyra, duke i dhënë

kështu ditëçeljes së sezonit turistik, një dimesion të

jashtëzakonshëm të kulturës shpirtërore evropiane.

E veçanta tjetër e këtij edicioni ka të bëjë me faktin

se në natën e parë të festivalit, qytetarët e Vlorës

dhe të ardhurit nga vende të ndryshme të Evropës, do

të ndjekin një performancë të plotë të Ansamblit tonë

Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore që do të

çelë edhe siparin e festivalit.

202

Të mos harrojmë, është vërtet një lajm kulturor, kur

në një ngjarje artistik me përmasa ndërkombëtare, merr

pjesë dhe performon edhe vet ansambli kombëtar i një

vendi. Edhe kjo është një simbolikë më vete, që veç të

tjerash reflekton standartet dhe vlerat që ka realizuar ky

aktivitet brenda një kohe të shkurtër. Mbështetës kryesor

të festivalit do të jenë Bashkia e Vlorës, Ministria e

Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Instituti Italian

i Kulturës, si dhe donatorë të tjerë publikë dhe jopublikë.

Dua gjithashtu që në emër të stafit realizues të

festivalit, të përcjell falenderime të pasaçme dhe t’u

shpreh mirënjohjen time hoteleve dhe restoranteve

që shërbejnë në qytetin e Vlorës, të cilët edhe sivjet

mbeten ndër partnerët seriozë të festivalit, në pjesën e

rëndësishme që kanë aktivitete të tilla, siç është sistemimi

dhe ushqimi për pjesëmarrësit.

Së fundi, një falenderim të posaçëm edhe në emër

të komitetit organizator të festivalit, e adresoj për gjithë

median e qytetit, gazetarët dhe operatorët, televizionet

lokale Vlorë e Fier, të cilët kanë ditur të përcjellin me

profesionalizëm dimesionet reale të këtij aktiviteti.

- Së fundi, pak fjalë për grupet pjesëmarrëse...

- Gjithsej do të marrin pjesë nëntë grupe nga nëntë

shtete me rreth 300 pjesëmarrës. Duke iu referuar këtyre

grupeve, veçoj se ka një përzgjedhje cilësore nga

vende me folklor shumë të pasur dhe më kryesorja,

mjaft nga ansamblet kanë një jetë artistike shumë të

pasur dhe me një bografi të jashtëzakonshme pjesëmarrjeje

në dhjetra e dhjetra festivale ndërkombëtare

203

në Evropë, Azi e Amerikë. Grupe të tilla si ai i Sllovakisë,

Polonisë, Bullgarisë, Kroacisë etj., pa përjashtuar

Ansamblin tonë Kombëtar të Këngëve dhe

Valleve Popullore, janë vërtet mahnitës. Nuk mund

të rri pa përmendur si një vlerë të shtuar për festivalin,

edhe pjesëmarrjen në skenën e këtij edicioni të dy

prej këngëtarëve më të shquar e të dashur të hapësirës

mbarëshqiptare, Shkurte Fejza e Petrit Lulo. Jam i sigurtë

se me prezencën dhe zërin e tyre, ata do t’ia shtojnë

vlerat edicionit të këtij viti.

- Faleminderit e suksese!

PRELUDI

I FESTËS SË MADHE

- Intervistë dhënë gazetarit Hasan Hasanramaj,

gazeta “Koha Ditore”, Kosovë -

- Dita e çeljes së Festivalit përkoi edhe këtë vit me

atë të çeljes së sezonit turistik në Vlorë. Është kjo një

zgjedhje për dimensionet e këtij aktiviteti?

- Jo vetëm sivjet, por edhe në të ardhmen dita e

çeljes së festivalit do të përkojë me ditën e hapjes së sezonit

turistik, se qysh në nisje kështu është konceptuar

instalimi i këtij aktiviteti kulturor në qytetin e Vlorës.

- Pa dyshim që “Aulona Folk....” është manifes-

204

timi më i madh i foklorit në shkallë vendi. Çfarë risish

pati në edicionin IV?

- “Aulona Folk......”, është aktiviteti i vetëm në

Shqipëri i këtyre përmasave, konceptuar dhe realizuar

si gërshetim i drejtpërdrejtë i turizmit kulturor me atë

natyror. Që prej vitit 2009, i ka dhënë sezonit turistik të

Vlorës një përmasë masive, kombëtare e ndërkombëtare.

Për të evidentuar vlerat e këtij festivali dhe impaktin

e tij të drejtpërdrejtë, mjafton të përmend faktin se

vetëm në katër edicionet e zhvilluara deri sivjet e për

shkak të të këtij manifestimi folklorik ndërkombëtar,

kanë vizituar qytetin e Vlorës rreth njëmijë e dyqind

artistë popullorë nga vende të ndryshme të Evropës

si, Sllovakia, Polonia, Kroacia, Italia, Greqia, Turqia,

Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia

etj., pa përmendur shqiptarët e Kosovës që janë

në shtëpinë e tyre.

Realizimi i dokumentarëve të veçantë për çdo edicion

dhe sidomos ai i vitit të kaluar me titullin kuptimplotë

“Fuqia e turizmit kulturor” me autor Petrit

Rukën, mbeten jo vetëm dëshmi e një pune të jashtëzakonshme,

vlerash artistike, por edhe një guidë e rrallë

e Vlorës turistike ku magjishëm ndërthuren resurset

natyrore të detit, rërës, Rivierës e malit, me pasurinë

shpirtërore dhe tradicionale të folkut evropian.

Po edhe edicioni i këtij viti do të shoqërohet nga

një dokumentar artistik për të cilin po punon një emër i

madh i botës televizive, gazetari i njohur Virgjil Kule.

Gjithashtu faqja e festivalit në internet, vazhdon të tërheqë

shumë vizitorë të kategorive të ndryshme, ndër-

205

kohë që përmes saj krijohen mundësitë për të vizituar

sitin e bashkisë Vlorë, por edhe të donatorëve që kanë

link me Festivalin. Edhe në edicionin e këtij viti i cili

nisi në datën 12 maj dhe që zgjati për katër ditë e netë

pati jo pak të reja, krahasuar me edicionet e kaluara.

E para duhet thënë së ansamblet dhe grupet pjesëmarrëse

ishin vërtet befasues. Mjafton të përmendim

se krahas grupeve me shumë eksperiencë, ardhur nga

kryeqytetet e vendeve të tyre Bratislava, Sarajeva, Sofja

etj., edhe vendi organizator, Shqipëria u prezantua

me një grup kryeqyteti dhe as me pak e as më shumë,

por me vet Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve

Popullore. Ata që merren me menaxhime festivalesh,

e dinë se ç’do të thotë dhe i ç’rëndësie është një

festival, kur merr pjesë ansambli i vëndit të vet...

Po edhe këngëtarët e ftuar si përshëndetës këtë vit

ishin të përmasave të mëdha. Në skenën e festivalit

pati nderin të ngjitet një nga ikonat e këngës së sotme

popullore në mbarë trojet shqiptare, Shkurte Fejza, por

edhe bilbili i këngëve popullore të jugut, Petrit Lulo, i

cili në skenën e këtij festivali promovoi këngën e re për

100 - Vjetotin e Pavarësisë, “Një komb, një flamur”.

Pa folur për ceremoninë spektakolare dhe mbresëlënëse

që sivjet u zhvillua drejtpërdrejt në platformën

përpara Monumentit të Pavarësisë, ku kryetari

i bashkisë së qytetit, Shpëtim Gjika, iu uroi festivalistëvë

mirëseardhjen

- Ky festival përfshihet mes aktviteteve të planifikuara

për 100 - Vjetorin e Pavarësisë Kombëtare?

- Pa dyshim edicioni i këtij viti u pa qysh në fi-

206

llim edhe si një aktivitet kulturor madhor i 100 - vjetorit.

Aty përpara monumentit, në krah të burrave që

100 vjet më parë ngritën flamurin e pavarësisë, pas

defilesë së kostumeve e pas vendosjes së kurorës me

lule në nderim të burrit të mençur e diplomatit të madh

Ismail Qemali, u ngritën flamujt kombëtarë të nëntë

shteteve pjesëmarrëse, shoqëruar me himnet kombëtare

të vendeve të tyre.

Atmosferën e kësaj feste të madhe e ndezi jo vetëm

prania dhe paraqitja e grupeve në rrugë, në sheshe e në

skenën e festivalit, por edhe prezenca e mjaft mysafirëve

dhe të ftuarve, njerëz të kulturës e traditës nga

Mitrovica, Kaçaniku, Klina, Drenasi, Zhuri etj., të cilët

në edicionet e kaluara kishin qënë në festival me grupet

e tyre.

- Për grupet pjesëmarrëse, për ansamblin që përfaqësoi

Kosovën, mundeni diçka më tepër?

- Gjithsej morën pjesë nëntë grupe nga nëntë

vende të ndryshme me rreth 330 pjesëmarrës. Duke iu

referuar këtyre grupeve, veçoj se prej organizatorëve

ishte bërë një përzjedhje cilësore nga vende me folklor

shumë të pasur dhe, më kryesorja, mjaft nga ansamblet

kanë një jetë artistike tepër dinamike me një të kaluar

të jashtëzakonshme pjesëmarrjeje në dhjetra e dhjetra

festivale ndërkombëtare në tre kontinente: Evropë,

Azi e Amerikë. Grupe si i Sllovakisë, Polonisë, Bullgarisë,

Kroacisë, Greqisë, Italisë etj., pa përjashtuar

Ansamblin shqiptar të Këngëve dhe Valleve Popullore,

ishin vërtet mahnitës. Do të veçoja këtu, posaçërisht,

207

edhe Ansamblin “Lidhja e Prizrenit” që ndonëse i ri,

e përfaqësoi me shumë dinjitet folkun e Kosovës mes

shumë grupesh të njohura evropiane. Lodrat dhe curlat

prizrenase, të jashtëzakonshme, në të katër ditët dhe

mbrëmjet e festivalit ndezën sheshet dhe rrugët e Vlorës

duke u bërë shpirti dhe zjarri i valleve plot ngjyra

e duke mpleksur gjithë festivalistët në ritme e ngjyra

folklorike.

- Pak fjalë për fituesin e Kupës së Festivalit?

- Më lart thashë se në edicionin e këtij viti ishte

edhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore

të Shqipërisë. Ky është edhe ansambli fitues i

kupës për edicionin e vitit 2012. Jo nga emri, por

vërtet performanca e tij ishte e jashtëzakonshme dhe

befasuese edhe për mjaft grupe me një përvojë e folklor

të pasur në shkallë botërore. Simbolikisht më duhet

të them se, pas Kroacisë, Sllovenisë e Kosovës në tre

edicionet e kaluara, sivjet Kupa e Festivalit, në këtë

100 - Vjetor të Pavarësisë shkoi në “shtëpinë” që më

shumë se gjysmë shekulli mban gjallë këngën dhe vallen,

këtë pasuri të rrallë të shpirtit të popullit shqiptar.

Edhe një simbolikë tjetër; dorëzimi i kupës u bë nga

kosovari Berat Luzha i ftuar në festival si mik i lebërve

dhe vlonjatëve të këngës e traditës.

- Z. Gjokoli, faleminderit!

208

KAPITULLI IV

GJURMË NË KOHË

88 GJENDJE

JO, KJO S’DUHET TË NDODHË!

O njerëz, ç’po bëhet në këtë Shqipërinë tonë? Del

kryeministri ynë i nderuar e thotë, se në kuadër të 100

- Vjetorit të Pavarësisë, do të bëjë një monument të ri

për pavarësinë. More, po ç’po bëhet kështu? Edhe të

vetmin simbol që i ka mbetur Vlorës e historisë shtetformuese

shqiptare, duhet t’ia zhbëjë ky farë kryeministri?

Po si mund të ndodhë dhe ku mund të ndodhë

vallë që një simbol kaq të vyer, kaq historik dhe kaq

mbarëkombëtar, siç është Monumenti i Pavarësisë

t’ia heqin, t’ia zhbëjnë, t’ia vjedhin, t’ia harrojnë, t’ia

tjetërsojnë Vlorës tonë gjithshqiptare?

Jo, jo, jo! Kjo s’duhet të lejohet të ndodhë kurrë,

asnjëherë, në asnjë rast, në asnjë kohë!... Le të ngrihen

ata që e duan dhe e nderojnë historinë, ata që e duan

dhe e respektojnë të vërtetën, së pari ata që populli i

beson e i ka votuar, ta thonë një fjalë! Jo thjesht një

fjalë! Por të mos lejojnë të ndodhë kjo gjëmë, se brezat

do thonë: Të parët bënë atë që duhej të bënin, të sotmit

jo vetëm që nuk bëjnë atë që duhet të bëjnë për historinë,

për kombin tonë, për Shqipërinë evropiane, por

prishin edhe atë që gjetën të bërë!...

11.11.2011

211

“TESTAMENTI” NË TEATRIN

“PETRO MARKO”

Mesazhe shumë domethënëse, të guximshme, të

drejtpërdrejta... Ndër herët e rralla që një shfaqje drame

me kohëzgjatje një orë e gjysmë ikën kaq shpejt e pa u

kuptuar. Ferdinand Hysi duhet të përgëzohet për fuqinë

e fjalës dhe mesazheve. Edhe regjisori e aktorët, duhen

vlerësuar për vënien në skenë e për lojën plot dashuri.

Pa lënë mënjanë skenografinë e thjeshtë, po shumë

domethënëse dhe muzikën e gjetur me mjeshtëri.

Nuk harrova, por e lashë vet për në fund, “qershinë

mbi tortë”, aktorin e madh Rikard Ljarja, prezenca dhe

loja e të cilit mbetet e jashtëzakonshme, e papërsëritshme.

Urime aktorëve të “Petro Marko” në Vlorë, që

në 100 - Vjetorin e Pavarësisë na sollën artistikisht testamentin

e një shekulli më parë...

01.11.2012

ME JU E NDAJ...

Dua të ndaj me ju një emocion që më krijoi sot rasti

i dekorimit nga Presidenti i Republikës, me Urdhërin

“Naim Frashëri i Argjentë”. U ndjeva vërtet shumë i

nderuar që ky vlerësim m’u dha mes disa prej krijuesve

më në zë të Labërisë, mjeshtra të vërtetë të gdhendjes

së vargut e avazeve të këngëve labe si Lefter Çipa, Muhamet

Tartari, Kujtim Mici, Feti Brahimi, Teno Loli e

Tomorr Lelo së gjalli, por edhe Dule Havarit, Hamdi

Pulos e Zaho Balilit pas vdekjes. Së pari dua ta ndaj

me familjen time, bashkëshorten, fëmijët dhe Dariusin

212

e vogël, po edhe me të gjithë sa kam njohur e punuar

në fushën e trashëgimisë kulturore në gjithë këto vite.

Gjithashtu ta ndaj me të gjithë ata që kanë pasur

rastin që prej themelimit në dhjetorin e 1994, të deputojnë

në grupin folklorik “Bilbili”, të kenë veshur qoftë

edhe një herë “fanellën” e tij. Duhet ta ndaj edhe me

Akademinë e Shkencave - sektorin e Trashëgimisë

Kulturore, që i propozuan Presidentit të Republikës

për të vlerësuar kontriburin tonë. Po të më pyesë kush

se ç’lidhje ka diploma ime e inxhinierit të minierës me

këtë punën tjetër pa diploma, më duhet të them se të

dya këto punë lidhen me minierë dhe pasuri; e para me

nëntokën dhe mineralet e saj dhe e dyta me “mineralet”

që mban shpirti i popullit brenda.

Bekuar qofshin të gjithë ata, që kush më pak e

kush më shumë, merren me ruajtjen, selitjen dhe transmetimin

në breza të kësaj pasurie shpirtërore, por dhe

ata që dinë t’i çmojnë e vlerësojnë këto pasuri!...

19.07.012

213

MIRËNJOHJE...

Gjej rastin t’u falnderoj me shumë sinqeritet të

gjithë juve, miqtë e mi që me shumë dashuri, komentuat

apo pëlqyet vlerësimin që përpara pak ditësh i bëri

punës dhe kontributit tim në fushën e trashëgimisë kulturore,

Presidenti i Republikës.

E ndjej të domosdoshme t’u them se, ndërsa ky

dekorim u propozua nga Akademia jonë e Shkencave

e u miratua nga Presidenti i Republikës, nga ju, miq e

shokë të dashur, nga fjalët, urimet dhe komentet tuaja,

ky proces mori “vulën“ e vërtetësisë dhe jetëgjatësisë.

Jeni të shumtë, mbi njëqind, dhe unë nuk mund t’ju

falnderoj dot një për një, siç e meritoni e siç dëshiroj,

por mjafton të them se këtë herë m’u duk se Amerika,

Kanadaja, Kosova, Italia, Tirana, Gjirokastra, Vlora

etj., ishin shumë pranë.

Uroj me këtë rast, që secili prej jush të ketë shëndet

e suksese në punë e në jetë! Dhe në mbyllje, ju uroj

pushime të gëzuara!

23.07.2012

214

DREJT IZMIRIT…

Nesër me grupin folklorik “Bilbili“ nisemi drejt

Izmirit. Kur thua Izmir, s’ka nevojë të përmendet shteti

që i përket dhe kjo flet për madhështinë e këtij qyteti.

Jemi të ftuar nga bashkia e Izmirit të marrim pjesë në

Festivalin e 8 - të Ndërkombëtar që zhvillohet këtu në

datat 5 - 10 tetor. Ka një fakt shumë interesant ky festival:

dy të parët janë zhvilluar në vitin 1935 - ‘36, me

iniciativën direkte të Ataturkut të madh…Kemi pasur

rastin të jemi edhe në vitin 2009, në edicionin e 5 - të

dhe atmosfera e atij viti na tërheq fort drejt Izmirit. Janë

12 grupe nga 12 shtete… Me këngët e vallet tona do

çojmë për izmirasit aromë Vlore, Jugu e Shqipërie. Do

komunikojmë përmes imazheve dhe do mundohemi ta

përfaqësojmë me dinjitet kulturën tonë shpirtërore me

iso - polifoni, me valle nga Jugu e Veriu.

02.10.2012

215

“MAGJIA E FOLKUT“,

NGA VIRGJIL KULE

Ju kisha premtuar se së shpejti do t’u njihja me

dokumentarin e edicionit të katërt të AIFF - 2012.

“Magjia e Folkut“ e ka titulluar Virgjil Kule, me emrin

e të cilit lidhet realizimi i këtij dokumentari.

Në fakt, krahas magjisë së folkut, ju do keni

kënaqësinë të shikoni e ndjeni edhe vetë magjinë e

fjalës, kamerës dhe zërit të këtij krijuesi të papërsëritshëm.

Gjithshka magjike, përmes një mjeshtri të vërtetë

në vigjilje të 100 - Vjetorit të Madh të Pavarësisë.

Faleminderit, Virgjil Kule!

11.11.2012

216

MREKULLIA

SHQIPTARE

Kam parë në këto ditë pas festës së madhe, që disa

ndër ne, plot entusiazëm të shprehen në facebook me

superlativa për atë që ka ndodhur në prag e në ditën e

28 Nëntorit në Vlorë. Kam vënë re edhe tek - tuk që

dikush nuk ka parë se u bë apo ndodhi diçka e veçantë,

gati sa nuk thuhet se nuk u bë asgjë prej gjëje.

Më duhet të them se as ata që pretendojnë se kanë

parë gjithshka, pa lere ata që s’paskan parë fare gjë, do

mahniten një ditë. Eshtë fjala për ditën që do të kemi

rastin të shikojmë filmin dokumentar, të përgatitur

nga Virgjil Kule. Është fjala për një dokumentar që i

kushtohet vetëm përpjekjeve dhe gjithçka ka ndodhur

në Vlorë në përgatitje të festës së 100 - Vjetorit dhe

gjithçka ka ndodhur në ditët e festës së madhe.

Edhe pretendoj se kam parë jo pak, po kur m’u dha

rasti të shikoj disa sekuenca të filmuara nga operatorët

e dokumentarit, me vete kam thënë: Asgjë nuk paskam

parë. Të mos humbasim durimin, të presim, të shikojmë

e pastaj le të flasim.

Kjo nuk më pengon për ta thënë siç e ndjej: Në

festimin e 100 - Vjetorit, vlonjatët së bashku me shqiptarët

ngado që erdhën, bënë mrekulli. Ajo që ka ndodhur

mbetet e jashtëzakonshme, e papërsëritshme!

30.11.2012

217

ME REXHEP QOSEN NË VLORË,

MË 28 NËNTOR…

Bëhej Kuvendi i Dytë i shoqatës “Labëria” dhe ato

ditë në Vlorë fjala se do të merrte pjesë edhe Rexhep

Qosja, po krijonte një entusiazëm të veçantë. Vetëm

pak kohë më parë ishte zgjedhur Kryetar Nderi i Shoqatës

dhe ardhja në qytetin e Vlorës përbënte kuriozitet

dhe solemnitet.

E pritëm dhe e nderuam sa mundëm, aty në sallën

e teatrit “Petro Marko”, ku u mbajt kuvendi. I ndjeri

Dasho Matodashaj, kryetari i paharruar i degës së Vlorës,

edhe si i zoti i shtëpisë, më kërkoi ta përshëndesnim

me një këngë labe. Dhe bash aty, në atë sallë, për atë

burrë Kosove grupi “Bilbili“ këndoi:

218

Vlora e detit me valë,

me Labërinë në ballë,

Labëri me rrënjë shkëmbi,

sa lezet të ka kuvendi.

Në kuvend ty këtë radhë,

lum, moj lum, kush të ka ardhë,

Profesorin nga Kosova,

e uron e gjithë Vlora.

Rexhep Qose, Shqipëria,

në ballë të ka Labëria!...

Në fund, pasi dolëm bashkë me anëtarët e grupit

e me profesorin në mes, patëm mundësinë të bëjmë

edhe një fotografi. Pas gati 10 vitesh, më 27 nëntor

2012, prapë në atë sallë, me emrin e bregasit e shqiptarit

tjetër të madh, Petro Marko, u mblodhëm përsëri,

po këtë herë jo vetëm Labëria, por i gjithë qyteti. Në

një ceremoni mbresëlënëse bashkia do t’i dorëzonte

titullin e lartë “Qytetar Nderi i Vlorës”. Në morinë e

ngjarjeve të zhvilluara në Vlorë për 100 - Vjetorin, pa

mëdyshje ceremonia për Rexhep Qosen dhe prezenca

e tij në disa përurime e aktivitete, përkrah kryetarit të

bashkisë, do t’i shtonte kësaj feste rëndësinë, karakterin

festiv dhe solemnitetin.

Unë pata rastin të bënim së bashku një fotografi,

të cilën në shenjë mirënjohje e respekti, dëshiroj ta bëj

publike për miqtë e mi, por edhe adhuruesit shumtë të

profesor Qoses.

11.12.2012

219

SADI HALILI - ARTISTI

QË VALLËZONTE PA GJUNJË

- Në vend të një homazhi -

Sot isha në Librazhd në përcjelljen e lamtumirës

për “Mjeshtër i Madh”, valltarin e koreografin e

papërsëritshëm, Sadi Halili. E kam njohur qysh në rininë

time të hershme, atje në Përrenjas e Librazhd, kur

220

për herë të parë, do të shikoja nga afër vallen e bukur

të Rrajcës, një istitucion më vete në panteonin e folkut

shqiptar, që i madhi Sadi Halili do ta kthente në një

perlë folku.

Me shuarjen e Sadi Halilit, vallja shqipe humbi

një shqiponjë, kultura tradicionale dhe folku shqiptar,

një korife, komuniteti i artistëve dhe folkloristëve, një

koleg të rrallë. Askush si Sadi Halili nuk e ka sfiduar

jetën. Për rreth 12 vite pa këmbë e gjunjë, për afro 12

vite i pagjunjëzuar! Valle pa këmbë e pa gjunjë vetëm

një njeri si Sadi Halili ka mundur të kërcejë dhe t’ua

mësojë brezave, njëri pas tjetrit.

Unë isha sot në Librazhd edhe me të tjerë miq të tij

nga Vlora dhe çova një tufë me lule të freskëta joniane,

për mikun tim të mirë, si nderim edhe nga miqtë e tij

të shumtë në Labëri e Vlorë. E kisha bashkë me grupin

e valleve, ashtu me karrocë e gjunjëprerë, si përshëndetës

në edicionin e parë të “Aulona International Folk

Festival, 2009”. Ishim së bashku edhe në qershorin e

këtij viti në “Festivalin e Klinës” në Kosovë. Tash e

mbrapa nuk do të mundim të jemi më bashkë, se Sadiu

iku, fluturoi në vallen e bukur rrajcare!

Po me siguri do shihemi... Viti tjetër shënon edicionin

e 5 - të AIFF dhe Librazhdi do të përfaqësojë Shqipërinë

me Ansamblin “Sadi Halili“, për të cilin punoi gjithë

jetën. Ftesën ia bëra qysh sot kryetarit të bashkisë së Librazhdit

gjatë ceremonisë së përcjelljes së jashtëzakonshme

që iu bë nga librazhdasit e gjithë trevat shqiptare,

Sadi Halilit, këtij Mjeshtri e njeriu të Madh.

17.12.2012

221

KONCERT I 100 - VJETORIT

Mbetet i jashtëzakonshëm koncerti zyrtar i 100 - Vjetorit,

organizuar nga bashkia e Vlorës, në datën 28 Nëntor,

në pallatin e sportit “Flamurtari”. Emra të mëdhenj

të këngës dhe valles shqiptare, formacione istrumentale

dhe grupe të shkëlqyer. Nga të gjitha trevat shqiptare.

Shkurte Fejzaj, Irini Qiriako, Petrit Lulo, Kleopatra Skarço

(Dokle), Arif Vladi, Besiana, Mehmedi, Fahrie Zogaj,

Shkodran Tolaj, Lidion Canaj, Mark Gjoka, Filarmonia

e Kosovës, grupi “Lira” i Korçës, Ansambli Kombëtar i

Këngëve dhe Valleve Popullore, grupi i valleve i ansamblit

“Bilbili”, “Jehona labe”etj. Koncert i denjë për 100

- Vjetorin, por jo për TVSH që këtë produkt të rrallë artistik

e kombëtar nuk gjeti kohë e mundësi ta regjistronte,

ta përcillte në çdo familje shqiptare. Të paktën këtë ta

kishte bërë. Drejtuesi artistik Thanas Çaçi, regjisori Altin

Basha, skenografi Agron Jakupi, Artur Dhamo, Halim

Halimi dhe unë si kordinator i përgjithëshëm dhuruam,

jo vetëm për Vlorën, një koncert magjik.

18.12.2012

222

HIMARA E KAPEDANËVE

TË LABËRISË

E pakuptushme dhe e patolerueshme ajo çka ndodhi

përpara dy ditësh në Himarë nga përfaqësues të

“Agimit të Artë”. E pafalshme që një rast përkujtimor

të kthehet në një manifetim të hapur antishqiptar, në

mes të ditës, në Himarë, në zemër të Labërisë e në

vendin e kapedanëve të Bregut, dëgjuar për mençuri,

trimëri e atdhedashuri.

Jo njëherë shoqata kulturore atdhetare “Labëria”,

po edhe shoqata të tjera nga mbarë vendi, është prononcuar

e ka kërkuar që istitucionet e shtetit të jenë në

lartësinë që u kërkon detyra e Kushtetuta, por siç duket

kjo qeveri në detyrë, bashkë me istitucionet e saj të diplomacisë

e të zbatimit të ligjit, si e nisën, do ta bitisin

këtë punë. Askush nuk ua ka borxh këtyre istitucioneve

lejimin që u bëhet jo fqinjëve tanë, por një pakice

shovene, hapur neofashiste, që vjen e ulet këmbëkryq

në një nga krahinat me emër e histori të madhe e prej

andej artikulon thirrje të hapura e të artikuluara qartaz

antishqiptare.

Po si mund të lejohet dhe nuk e di ku gjendet guximi

që disa fundërrina të një partie dukshëm fashiste,

të arrijnë të pengojnë e të kërcënojnë një media presti-

223

gjoze kombëtare siç është Top Channel? Po si mund të

lejohet që ditën me diell e në sy të botës, të thuhet se:

“...Agimi i Artë” nuk vjen në Himarë për të ikur dhe do

të vazhdojmë luftën deri në momentin e çlirimit”.

Duke e konsideruar këtë sjellje dhe demonstrim një

tjetër rast të paprecedent, shoqata “Labëria“ e indinjuar

nga ky rast, që për hir të së vërtetës nuk është i pari, u

bën edhe një herë thirrje organeve dhe strukturave të

shtetit që të mos lejojnë manifestime të tilla, thellësisht

antishqiptare, hapur provokuese e poshtëruese dhe që

në çdo rast nuk i shërbejnë marrdhënieve të mira që të

dy popujt kanë.

Gjithashtu, në emër të forumit të shoqatës “Labëria”,

u bëj thirrje të gjithëve për durim e vetpërmbajtje

dhe për zgjidhje të pasojave të këtyre incidenteve

sipas ligjeve në fuqi! Po shteti duhet të flasë!

14.08.2013

224

URIMI

I LEK DUSHIT…

Dhe njëqind mote të bardhë,

Për mikun tim me halle!

Kur t’i qaset vdekja pranë,

Ta përzerë me këngë e valle...

T’i thotë, ik se s’ta kam ngenë,

Rrotullohu nja njëqind vjet,

Se si burrë Labërie,

Vij tek ti, kur dua vetë!

225

Mes dhjetra urimeve që shokë e miq më kanë dërguar

sot, zgjodha këto vargje të Lulëzim Lekdushit për

t’i vënë si parathënie të falenderimit tim. Sot miqtë dhe

shokët e shumtë, nga të katër anët, brenda dhe jashtë

kufijve të Atdheut, gjetën kohën e mirësinë të më dërgojnë

urime zemre për ditën e lindjes time.

Përmes facebook, me mesazhe në telefon e përmes

plot mënyrave të tjera, më erdhën urimet si kurrë më

parë në këto 59 vite. Sot më shkoi mendja se facebook

është krijuar vetëm për urime dhe ndoshta ne pa shumë

të drejtë e përdorim edhe për të tjera gjëra.

U shpreh të gjithëve falenderimin, respektin dhe

mirënjohjen time të pakufishme për vlerën dhe solemnitetin

që i dhanë kësaj dite, në kalendar krejt e zakonshme,

po për mua e të dashurit e mi shumë e veçantë.

Por më duhet t’u them, miqtë e mi, se edhe pse formulimet

ishin të ndryshme, më dukeshin sikur në thelb

transmetonin atë çka në një farë mënyre shprehin vargjet

në hyrje. Kur jeta të shkon mes njerëzve, kur jeton

me melosin krijues të shpirtit të tyre, kur përpiqesh të

bësh më të mirën për shoqërinë e vendin tënd, atëhere

duket, se edhe vdekjen do ta “përzësh” me këngë e valle,

pa le që të duket sikur edhe atë ditë do ta kesh vet

në dorë.

Ju përqafoj të gjithëve!

18.08.2013

226

MADHËSHTIA E NJË BURRI

DHE NJË MONUMENTI

Në datën 17 gusht 2013, në Zhulat u përurua busti

i Idriz Sullit, burrit të urtë nga ky fshat, i cili në shek.

XVIII, me plot burra të dëgjuar të zonës, drejtoi Kuvenga

mjeshtri i gdhendjes, djali i fshatit, Murat Kërra. Morën

ndin e

Labërisë, mbledhur

te rrapi në

Taroninë (afër

Zhulatit). Ky

kuvend njihet

si themeluesi

i “Kanunit

të Labërisë”,

ku Idriz Sulli

inicioi mjaft

prej ligjeve që

u vendosën në

të. Monumenti

është gdhendur

i gjithë në dru,

në trungun e

rrapit të famshëm,

pjesë bashkëfshatarë e mjaft miq të nderuar; deputetët Anastas

Angjeli e Genc Ruli, kryetari i bashkisë së Gjirokastrës,

Flamur Bime, kryetari i shoqatës “Labëria”, Prof. Ago

Nezha, Prof. Pëllumb Xhufi, ish deputeti Hasan Halili, kryetari

i degës së shoqatës “Labëria” Sarandë, Hariz Mema,

kryetari i shoqatës “Lunxhëria”, “Fushëbardha” etj...

23.08.2013

227

TEK URA

NË DRASHOVICË…

Në datën 15 shtator 2013, në festën e 70 - Vjetorit

të Luftës së Drashovicës, në emër të forumit të shoqatës

atdhetare e kulturore “Labëria”, kryetarit Prof.

Ago Nezha dhe sekretarit Xhemil Çeli, përshëndeta

të pranishmit dhe i dorëzova kryeplakut, diplomën

“Mirënjohja e Labërisë“, akorduar fashatit Drashovicë,

fshat jo vetëm portë e Labërisë, por edhe dëshmimtar i

dy epopeve, të luftës së 1920 dhe 1943.

Më poshtë po hedh një foto me miqtë e mi, kryetarin

e palodhur të shoqatës “Labëria”, dega Vlorë,

Ahmet Demaj dhe me Arben Saliun, nipin e Heroit të

Luftës së 20 - ës, Sali Vranishti dhe djalë i luftëtarit të

madh të Luftës së Dytë Botërore, Maman Saliu.

19.09.2013

228

RA DHE NJË RRAP PROGONATI...

Ej, po ç’po bëhet kështu? Po na ikin një nga një

burrat e Labërisë, poetët e gojëtarët e shquar të viseve

labe! U këput dhe një rrap, një shkëmb Progonati, që

bënte hije dhe kur hijen ja zinin, që këndonte e ligjëronte

dhe kur grykën donin t‘ia prisnin!

Na miqësoi puna e përbashkët në shoqatën “Labëria”,

kur e patëm në krye, por më parë na kishte

miqësuar vargu i këngëve të tij botuar në disa vëllime.

Për mua një humbje e madhe e letrave shqipe, e Progonatit

me “vulë”, por edhe e Kurveleshit e Labërisë

së tërë... Lamtumirë i dashur poet, i shtrenjti njeri, i

palodhuri veprimtar i Labërisë, i miri Halil Qendro!

Të ndritë kujtimi si pena e vargu yt i përflakur!

24.09.2013

MAGJI VLONJATE NË BALLKAN

Miq të mi në facebook! Ju ftoj që t’i kushtoni rreth

30 min këtij dokumentari të realizuar nga miqtë e mi,

gazetarët Genci Demiraj e Harilla Koçi, rreth pjesëmarrjes

së grupit folklorik “Bilbili” në Kroaci, gjatë

muajit korrik 2013. Me këtë rast më duhet të falenderoj,

përveç autorëvë që përmenda, edhe stafin e “TV

Amantia”, regjisorin Roland Minga dhe në veçanti

folësen e talentuar Frosina Papa, e cila me zërin e saj

i jep jetë këtij dokumentari vërtet të bukur. Një “gur“

i vogël në transmentimin e vlerave të qenësishme të

trashëgimisë kulturore e shpirtërore, jo thjesht të vlonjatëve,

por të popullit tonë në Evropë…

23.10.2013

229

NJË URIM PËR TË GJITHË

Zgjodha këtë foto të ekspozuar sot si kartolinë urimi

nga miku im, “Mjeshtri i madh”, Mark Gjoka, për

të bërë urimin e rastit për Ditën e Flamurit. Është një

foto e një viti më parë, në pallatin e sportit ”Flamurtari”

të Vlorës, pikërisht aty ku më 28 Nëntor 2012, u

mbajt koncerti jubilar i 100 - Vjetorit të Pavarësisë. Sot

dua të uroj të gjithë shqiptarët:

Gëzuar vitin e parë të Shekullit të Dytë të Pavarësisë!

Një urim i veçantë për të gjithë shqipatarët që një

vit më parë, nga të gjitha trojet shqiptare e nga të gjitha

vendet, ku rrojnë, erdhën dhe festuan 100 - Vjetorin

në Vlorë. Për të gjithë ata që një vit më parë realizuan

në qytetin e flamurit festën më të madhe të shqiptarëve

në 100 vjet. Një urim i veçantë dhe emër për emër,

230

për të gjithë ato trupa artistike, ansamble, grupe folklorike,

këngëtarë, vallëtarë, instrumentistë popullorë

etj., që i dhanë Vlorës ngjyra, tinguj, ritme, hare, entusiazëm,

bukuri e larmi të jashtëzakonshme, duke i

kthyer rrugët, sheshet, skenat, kudo e në çdo cep, në

një amfiteatër gjigand, ngjarje kjo e pandodhur ndonjëherë

më parë në krejt hapësirën shqiptare. Një urim i

madh për të gjithë:Gëzuar 101 - Vjetori i Pavarësisë!

28.11.2013

NË IZMIR, MES SHQIPTARËVE

NË FESTËN E FLAMURIT…

Pas përfundimit me sukses të edicionit të 9 - të të

“Festivalit Folklorik Ndërkombëtar të Izmirit”, gru-

231

pi “Bilbili” mori pjesë si i ftuar i veçantë në Festën e

101 Vjetorit të Pavarësisë, organizuar nga shqiptarët

e Izmirit. Aktiviteti ishte një shëmbull i shkëlqyer

se si shqiptarët kudo që janë, e kanë të shënjtë e të

shtrenjtë flamurin kombëtar dhe vlerësojnë e çmojnë

lart vlerat më të mira të kombit shqiptar. Me pjesëmarrjen

e shumë qytetarëve nga Izmiri dhe rrethinat

e tij, nën kujdesin e shoqatave të ndryshme studentore

e patriotike, shqiptarët e Izmirit treguan vlera

të jashtëzakonshme të organizimit, dashurisë e krenarisë

për atdheun e tyre, Shqipërinë. Pjesëmarrja e

mjaft autoriteteve të Izmirit si dhe konsullit shqiptar

në Turqi i dhanë takimit edhe përmasën e vlërësimit

dhe integrimit të njërit prej komuniteteve më të mëdha

në hapësirën e këtij qyteti të jashtëzakonshëm

për nga bukuria dhe zhvillimi. Por, siç u shprehën

organizatorët dhe pjesëmarrësit, “qershia mbi tortë”

e këtij aktiviteti kulturor ishte pjesëmarrja e artistëve

të grupit folklorik “Bilbili”, të cilët dhanë për të

pranishmit një koncert të zgjedhur me këngë e valle

folklorike. Pjesëmarrja e grupit nga Vlora në festën

tradicionale të flamurit, organizuar nga shqiptarët e

Izmirit ishte simbolika më e bukur dhe surpiza më e

veçantë e kësaj feste të madhe…

09.12.2013

232

FATMIR HYSI DHE

“TË LINDUR NË VLORË”…

Vetëm një ditë më parë në ambjentet e universitetit

“Pavarësia“, në Vlorë, u promovua botimi më i fundit

i Prof. Fatmir Hysit me titull “Të lindur në Vlorë“.

Një botim vërtet interesant ky i mikut tim Fatmir Hysi,

këtij personaliteti të njohur si muzikolog, estet dhe në

përgjithësi si njeri i botës së madhe të kulturës bashkëkohore.

Një libër jo thjesht me një titull intrigues,

por i shkruar me një qasje që do ta kishin zili edhe

shkrimtarë e krijues me përvojë në fushën e letrave.

Pata kënaqësinë që këto çaste të bukura përmes një

ceremonie me intelektualë, krijues e lexues vlonjatë,

t’i ndaj edhe me poetët Bardhyl Londo e Arjan Leka, si

dhe me një nga ikonat e kulturës gjirokastrite, “Artisti

i Merituar“ Roland Çene, ardhur nga Tirana me autorin

e librit. Befasi më vete kur shpirti i kulturës muzikore,

shkrihet e bëhet një me pasionet letrare.

04.05.2013

233

PËR MOTRËN,

SHTATË VARGJE

- Arzikos për ditëlindje -

Motra ime - bukuria,

Motra ime - dashuria,

Motra ime - dhëmshuria,

Motra ime - perëndia,

Motra ime - gjithësia,

Motra ime - mall’ e lot,

Më e dashura në bot !

16.05.2013

234

LABËRIA NDERON BIJTË

Vetëm pak ditë më parë shoqata “Labëria“ festoi

në Tiranë 22 - vjetorin e themelimit ku me këtë rast,

u zhvillua edhe një aktivitet i bukur dhe mbresëlënës.

Ndërkohë shoqata nderoi edhe disa personalitete

të njohura në fushën e artit dhe çështjes kombëtare si,

Alfred Moisiu, Reshat Arbana, Irini Qiriako e Mirush

Kabashi, personalitete që vërtet nuk kanë vendlindje

Labërinë, por me zërin, patosin e interpretimit dhe

qëndrimin e tyre ndër vite, kanë qenë misionarë edhe

të misionit të shoqatës së Labërisë. Më datën 21 dhjetor

2013, në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2014,

forumi i shoqatës “Labëria“, përmes një veprimtarie të

organizuar nga shoqata “Tërbaçi”, nderoi me diplomën

“Mirënjohja e Labërisë“ tri figura të njohura me origjinë

nga ky fshat dhe të shquar në vite; Tofik Deda, Zaim

Hoxha dhe Fejzi Rrokaj.

Pata kënaqësinë që në emër të forumit dhe kryetarit

të shoqatës “Labëria“, Prof. Ago Nexha, t’i dorëzoj

“Mirënjohja e Labërisë“ njërit prej punëtorëve të

vjetër të arsimit dhe dijes, duke filluar nga vendlindja

e tij Tërbaçi, po edhe fshatra të tjera të krahinës së Labërisë,

veprimtarit të palodhur, gojëmjaltë e model i

njeriut qytetar, Tofik Deda.

235

Labëria i ka të shumtë bijtë dhe bijat të cilët në

kohë e periudha të ndryshme kanë bërë emër e kanë

mbetur në memorje për atë ç’ka kanë mundur të bëjnë

për këtë krahinë emër e lavdi madhe. Nga shekujt vijnë

me gjëmime histori për njerëz me bëma të mëdha por

edhe kohët tona na sjellin kontribues e vlera njerëzore

që ia vlen të vlerësohen e përhapen si modele. “Shoqata

Labëria”, herë pas here i kthehet vlerësimit të historisë

së shkuar por pa hequr sytë edhe nga kohët e afërta

ku njërëz të profesioneve e moshave të ndryshme na

vijnë si modele që kanë përcjellë e përcjellin mirësi e

virtyte të çmuara njerëzore.

Ashtu si edhe këta personalitete të lindur në Tërbaç,

në një nga fshatrat me histori të madhe në trevën

e Labërisë.

22.12.2013

236

MBRET NË KLARINETË

E KËNGË...

- Elegji për Laver Bariun -

Klarineta pse s’bën zë,

Ç’ka që nuk dëgjohet më?

Në Përmet, me lule shumë,

Pse s’dëgjohet këngë e zhurmë?

Ç’ka Vjosa që diç po thotë,

Mërmerin me valët - lotë?

Zogjtë pse këngën e prenë,

Ata bashkë kishin folenë?

Po bilbilat pse s’këndojnë,

Me thëllëzat ç’bisedojnë?

Sazet e Përmetit qajnë,

S’do ta shohin më Ustanë.

Laver Bariu, me rrënjë,

Mbret në klarinet e këngë!

07.01.201

237

KOMUNIKIM

ME AGIM SHEHUN

Urimet më të përzemërta

për vit të ri, artisti dhe

miku im, Sejmen! Të

kujtoj si shkrimtar, koleg

e si lab zhulatas. Besoj se

heroina Shero Bello - Hysi

e meriton nderimin nga

fshati yt, sa trim e atdhetar

aq dhe fisnik e mirënjohës.

Dhe besoj siç të njoh, se

të takon ta thuash fjalën

tënde për këtë nderim që

nuk ju kushton asgjë! Mbi të gjitha, nderoni veten tuaj

dhe jepni një shembull për tërë fshatrat e Labërisë që në

tërësi i harrojnë të vetët. Me nderim e dashuri!

Agimi.

I dashur dhe shumë i shtrenjti, Poeti ynë!

E kam pritur me shumë

kënaqësi dhe e kam përpirë

nga gërma e parë, në të fundit,

urimin që më dërgove.

Se, për mua, çdo shkronjë

e urimit tënd, ka një peshë

krejt tjetër, ajo shkon përtej

një urim prej miku e labi

safi. Kam parë edhe urime

e komunikime me të tjerë,

238

ij Labërie (miq të përbashkët) dhe përherë më janë

dukur si ese apo vargje ato që u shkruan. Është forca e

fjalës tënde dhe përdorimi i hatashëm që i bën shqipes,

gjuhës tënde e tonës. Të shenjtës...

Urimi që më vjen, merr edhe një peshë tjetër të

madhe, më vjen si një porosi e si një amanet për të

nderuar, pas 100 vitesh, një bijë tonën të Zhulatit e një

nuse në derën e Golëme, të dajkove të tu. Të siguroj se

do përpiqemi, profesor, t’i bëjmë nderet që i takojnë,

se në fakt kështu nderojmë historinë dhe veten tonë...

Por, gjithashtu të siguroj, se do ta themi siç dhe fakti

është: Ti, me tregimin aq dridhërues e ngrite nga hiri i

harresës dhe humbëtirës së madhe shekullore këtë kapedane

labe e shqiptare.

I dashur Agim!

Kur lexova tregimin tënd në facebook për këtë

grua të madhe labëreshë, aty për aty shkrova këtë koment,

të cilin dëshiroj t’ua bashkangjit këtyre radhëve:

E ke gdhendur, i dashur profesor! Vërtet e harruar

për 100 vjet, po tani me siguri do kujtohet për 1000

vjet! Për mua e dyfishtë kënaqësia që më dha leximi i

këtij tregimi. Veç kapedanes Shero të Golëmit, të dajove

të tu, nëpër rreshta edhe një himn për Zhulatin tim:

Do të them një këngë vet

Këngë trimi le të jetë;

Në Gjashtë u vranë zhuletë,

Idrizi me 40 vetë...

Ta paçim hua e të paçim, Agim Shehu!

239

MORE BURRË

I BARDHË...

- Agim Shehut,

në ditën e lindjes -

More burrë i bardhë

Ku më ke qëndruar,

Me bor’ Këndrevice,

I tëri mbuluar!

Vallë qysh duron

Për malet e tua,

Për zogj e bilbila,

Krojet, në Radhua!

More burr’ i penës

Lar’ me ujë bore,

Për vendet e serta

Vallë si durove!

Për vale, për lugje,

Për majat në re,

Çaj e trëndelinë,

Lule, menekshe.

240

More burrë i sertē

Që nuk qase hije,

Dhe pse kishe gjunjë,

Në gjunjë nuk bije!

More burrë i vargut

Derdhur në lirika,

Stolisur me rima,

Mbushur me metrika.

Me diell mëngjesi

Fllade Labërie,

Një jetë këndove

Këngë Shqipërie!

Prap s’të pushon pena

Dhe pse shkojnë mote,

Buzëve muzikë

Metafora jote!

More burrë i bardhë,

Agim Shehu ynë,

Sot, në dit’ të lindjes,

Të ngremë dollinë!

10.01.2014

241

IKU DHE TELI...

- Në vend të homazhit

për aktorin gjirokastrit, Teli Stefani -

Nga sot në kalldrëmet e Gjirokastrës nuk do të

dëgjohet më troku i bastunit të tij. As silueta e një kapeleje

republike nuk do shfaqet më rrugicave të qytetit

të gurtë... Një burrë i bukur tani e tutje do t’i mungojë

qytetit hijerëndë. Teli Stefani, aktori me një portret

prej artisti të lindur, shkoi... Jemi rritur me humorin e

këtij zagoriti brilant dhe sa herë jemi ndjerë krenarë që

vendlindjen e kishim të njëjtë. Dukej i prerë për role

karakteresh dhe për aq sa i dhanë, na i dha të gdhendur

në skenë e kinematografi si askush tjetër.

Njohës i shkëlqyer i traditës dhe shpirtit këngëtar

të popullit të vet, sidomos të zagoritëve me histori e

kulturë të rrallë. Këtë e tregoi kur “ferra i zu këmbën...

e theu shtamën” atje në Kalanë e Festivalit. Çajup i interpretimit

të humorit të Çajupit krijues, gjitonit të vet,

aty në vendlindje, në Zagori.Tani e pas në Gjirokastër

do të kemi një margaritar të fjalës e interpretimit më

pak, por një monument shpirtëror më shumë.

Teli Stefani punoi dhe për një jetë e ngriti vet atë

“monument”. Në memorien dhe zemrën e njerëzve,

kudo ku shërbeu me artin e tij të skenës e ekranit.

Lamtumirë, aktori dhe njeriu i mirë, Teli Stefani!

12.01.2014

242

YLLI QË

KËNGËN YLLOI...

- Elegji për Vaçe Zelën -

Vaçe Zela këngëtare

Kënga jote ndezur zjarre!

Zjarr e valë kënga Jote,

Nëpër ditë e nëpër mote!

Hodhe shtat e hodhe rrënjë

Si asnjë tjetër në këngë!

Zonjë e këngës së madhe

Në skena e festivale!

Derdhur zëri si ujvara

Si për Ty bërë kitara!

Ylli që yllove këngën

I dhe gjakun, i dhe zëmrën!

I dhe shpirtin në çdo inde

Duket se për këngën linde!

Këndove për Shqipërinë

Dhe për lulet në lëndinë!

Këndove hovet rinore

Ndezur zemrash arbërore!

Kështu do rrojnë në mote

Zëri Yt e kënga Jote!

27.01.2014

243

KURORË ME ZAMBAKË

- Elegji për poetin Gjok Beci -

Ç’është ky lajm me peshë deti,

Thonë malet; vdiq poeti!

Plumb i rëndë, mal më vete

Iku pena plot lezete!

Iku pena gjuhë flake

E Mirditës me bajrake!

Iku burri i karakollit

“Xhamadani i Mic Sokolit“!

Iku pena plot krijime

“Rrjedh në këngë e ligjërime“!

Iku fjala me shtatë drita

Kur ndizte skenat të gjitha!

Vargu e kënga piskamë

Në këmbë e ngrinin Kalanë!

Stuhi malesh, valë deti

Kënga e poetit mbeti!

Zambakët e bardhë borë,

Për Gjok Becin rrinë kurorë!...

16.02.2014

244

URIM PËR KOSOVËN

Në vend të një urimi për 6 - Vjetorin e Pavarësisë

së Kosovës, zgjodha të përcjell përmes facebook

një poezi - këngë të shkruar disa vite më parë

për Adem Jasharin dhe një foto nga grupi folklorik

“Bilbili”, pjesëmarrës në dhjetra aktivitete, prej vitit

2002. Gëzuar Pavarësinë, Kosovë!

NDEROJMË

EPOPENË

Nga Vlora po vijmë

këto ditë behari,

të kujtojmë bashkë

“Epopenë Jashari”.

Nëntëdhjetë e teta

marsi në të hyrë,

derdhi mbi Jasharajt

predha me zinxhirë.

U ndez flak’ Prekazi

Drenica në flakë,

kulla e Jashare

flamur e bajrakë.

Një luftë e paparë

sa çuditet bota,

245

luftojnë Jasharajt

si Azem e Shota.

Në kullë të Jashare

rreh zemër Kosove,

një legjendë e rrallë

shkruhet përmbi troje.

Trim Adem Jashari

djalë që s’e bën nëna,

aty derdhet gjaku,

aty buron kënga.

Vijmë nga Labëria,

nderojmë epopenë,

gjakun për Lirinë

dhe për Mëmëdhenë!

17. 02. 2014

246

PËR TRANSPARENCË...

Ju kisha premtuar se do t’ju njoftoja në mbyllje të

konkursit ku u përfshiva me shumë pasion e dashuri.

Tani që mësova se në atë pozicion është emëruar një

person tjetër, ndërtues e biznesmen i nderuar, po ju citoj

dy fjalë si përjetim e angazhim. Me punët e kulturës

e sidomos të trashëgimisë kulturore jam marrë thjesht

dhe vetëm për një kontribut modest për kulturën e vendit

dhe kombit tim. Pa pasur asnjëherë parasysh ndonjë

karrike apo zyrë të posaçme. Dua t’ju siguroj se të

njëjtën gjë do të vazhdoj të bëj edhe tash e mbrapa, pa

asnjë paragjykim, me mbështetjen edhe të Minisitrisë

së Kulturës. Ndjehem i qetë e krenar që aftësitë dhe

mundësitë e mia profesionale, i vura në dispozicion të

një procesi të thirrur, edhe pse përzgjedhja qëlloi të jetë

jashtë meje.Suksese dhe përparoftë e u transmetoftë

në shekuj, trashëgimia jonë kulturore, si vlerë e qenësishme

e vet kulturës tonë kombëtare!

27.02.2014

NË PËRGATITJE

TË KUVENDIT

Sot në Gjirokastër, dega e shoqatës “Labëria“ organizoi

promovimin e librit “Papagajtë e politikës“ të

Prof. Ago Nezhës. Me pjesëmarrjen e mjaft anëtarëve

247

të shoqatës dhe intelektualë të tjerë gjirokastritë, aktiviteti

u zhvillua në një nga mjediset e universitetit

“Eqerem Çabej” të qytetit.

Takimin e hapi kryetari i degës për Gjirokastrën,

Ylli Muho dhe më pas diskutuan e folën Petrit Ruka,

Flamur Bime, kryetar i bashkisë së qytetit, Sejmen

Gjokoli, Odise Kote, Engjëll Serjani, Skënder Korkuti,

Shkelqim Guçe, etj. Pastaj u diskutua për masat përgatitore

për zhvillimin e Kuvendit V - të të shoqatës

“Labëria“ si dhe u panë nga afër mjediset ku do te zhvillohet

kuvendi, në datat 24 - 25 maj 2014. Kuvendi

do të shënojë një ngjarje të rëndësishëm për qytetin e

gurtë dhe që vendasit, dega e shoqatës “Labëria“ dhe

bashkia e Gjirokastrës, kanë nisur nga puna për t’i dhënë

jo vetëm qytetit e Labërisë, por edhe Shqipërisë, një

kuvend të mirëpërgatitur e mbresëlënës. Në ato ditë do

të zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh të larmishme,

ideuar nga bashkia, ku midis tyre dallon festivali folklorik

ndërkombëtar “Argjiro Fest 2014“.

Faleminderit, Gjirokastër!

12.03.2014

DREJT TETOVËS,

PËR PAGARUSHËN

E SHKODRANIN...

Në mbrëmjen e të enjtes, data 20 mars 2014, më

duhet të jem në Tetovë. Një ftesë e ardhur nga Besiana

Mehmedi, këngëtarja e shquar prej Kërçove (Maqedo-

248

ni), më fton të jem në Tetovë për të ndjekuar nga afër

koncertin gala “Tinguj Pranverore” të Teatrit të Operës

të Shkupit. Një recital i tenorit të jashtëzakonshëm,

pejanit, mikut tim, Shkodran Tolaj.

Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmedi me duetin

e tyre të mrekullueshëm për Flamurin Kombëtar, ishin

pjesë e koncertit jubilar për 100 Vjetorin e Pavarësisë

në Vlorë, në nëntorin 2012.

Shkoj për Shkodranin, por edhe për një ikonë të

këngës shqiptare. Të madhen e të papërsëritshmen

Nexhmie Pagarusha, e cila do të jetë e ftuar nderi në

këtë Koncert magjik.

18.03.2014

249

SHKODRA - FOLKLOR,

TRADITA DHE EKOLOGJI

Në Shkodër, të ftuar së bashku me grupin e valleve

të ansamblit “ Bilbili”, nga organizatorët e “Festivalit

Lojnat Popullore“, shkuam me një kënaqësi të veçantë.

Vlora dhe Shkdra historikisht kanë pasur një marrdhënie

të veçantë, jo vetëm në shkëmbimin e vlerave

kulturore e artistike, por edhe në fusha të tjera të jetës.

Kështu ndodhi edhe kësaj here me ne. Një mikpritje e

hatashme, rezervuar si për miq të zgjedhur pikërisht te

Hotel - Restorant “Tradita“ , i njohur për orgjinalitetin

e lartë të arkitekturës, aredimit dhe guzhinës tradicionale.

Me Gjonin, pronarin e “Traditës”, bëmë edhe

disa fotografi si kujtim por edhe si shprehje e dashurisë

e nderimit që ky njeri ka për traditat në përgjithësi dhe

për kostumet tradicionalë, në veçanti.

Aktiviteti i zhvilluar diku në një pllajë, afër Oblikës,

një befasi e vërtetë. Pjesëmarrësit të gjithë të

rinj, të skenës dhe shikuesit. Të ardhur nga Kaçaniku,

Vlora, Rubiku, Vau i Dejës, Ulqini, Ana e Malit, e të

tjera zona të Shkodrës. Një manifestim i vërtetë rinor

në fushën e trashëgimisë kulturore. Edicioni i 7 - të i

këtij festivali, realizuar nga organizata “The Door” me

në krye të palodhurin Kastriot Faci, vlen të përshëndetet

e falenderohet pasi vendi i zgjedhur për zhvillimin

e aktivitetit, përbën një risi për kulturën shqiptare. Siç

m’u desh të theksoja në emër të jurisë, mesazhet që

përcjell ky festival mbeten shumë dimensional, sepse:

250

…percjell mesazhe të forta të dashurisë ndaj folklorit e

traditës, përcjell mesazhe të traditës e mikpritjes shqiptare,

përcjell mesazhe të qarta ekologjike (vendi i zhvillimit

të aktivitetit një mjedis me perspektivë për t’u

kthyer në një amfiteatër natyror, aty në një kodrinë të

bukur, përfund Anës së Malit... Por një fest folk i shoqëruar

edhe me gara vrapimi, edhe me gara me moto

rra malorë, edhe me plot veprimtari të tjera në natyrë...

Dhe së fundi, më duhet të shpreh kënaqësinë e veçantë

për bashkëpunëtorët e mi të jurisë së festivalit, mes

tyre aktoria e shquar e teatrit “Migjeni“, Merita Smaja,

drejtori i Qendrës Kulturore të Shkodrës, Bardh Hysaj

etj. Faleminderit Shkodrës dhe të gjithë atyre që na

shoqëruan gjatë qëndrimit tonë në këtë qytet të madh

të kulturës tonë kombëtare.

12.04.2014

251

ENGJËLL NDOCAJ

ME NJË DOKUMENTAR

Për kënaqësinë tuaj po ju njoh me linkun ku mund

të shikoni dokumentarin e realizuar nga Engjëll Ndocaj,

me operator Arben Ametli e Elizbon Haruni,

transmentuar përmes ekranit të TVSH. Me këtë rast

më duhet të falenderoj publikisht autorët e këtij dokumentari,

jo vetëm për realizimin me profesionalizëm e

dashuri, por edhe për një përkushtim të jashtëzakonshëm

në të tri ditët e festivalit.

Pas dokumentarëve të realizuar më parë nga Petrit

Ruka e Virgjil Kule, dokumentari i Engjëll Ndocaj

vjen si një tjetër dëshmi e vlerave dhe standarteve të

realizuara nga “Aulona Inter Folk Festival”, në Vlorë,

në edicionin e vet të 6 - të. Me këtë rast më duhet të

252

ëj një falenderim të posaçëm edhe për të gjitha grupet

pjesëmarrëse, stafin e AIFF, moderatoren, prapavijën

e patjetër, ata që mundësuan financimin për mbajtjen

e festivalit; Bashkia Vlorë, ABCOM, Instituti Italian

i Kulturës, Petrolifera, Sali Elek-trik, Agro Butrinti -

Kosovë. Shikim të këndshëm!

httpww.youtube.com/ëatch?v=Rs://ëaXBZXshn08

27.05.2014

NË KLINË,

NË FESTIVALIN E NDËRRPRERË

Në datën 5 qershor 2014, në Klinë filloi edicioni

XIV i festivalit folklorik “I këndojmë lirisë”, festival

që ishte parashikuar të mbahej për tri netë me radhë,

për t’u mbyllur në mbrëmjën e datës 7, por që mundi

të mbahej vetëm ditën e parë. Ngjarja e rëndë e ndodhur

në një nga TEC- et e Kosovës, në Obiliq, detyroi

organizatorët ta ndërpresin aktivitetin duke i shtyrë dy

mbrëmjet e mbetura në një kohë tjetër, brenda muajit

qershor. Nga drejtoria e festivalit isha përzgjedhur

pjesë e jurisë, por pata rastin që në këtë edicion të jem

në Klinë edhe me anëtarët e dy grupeve polifonike nga

Vlora e Gjirokastra, respektivisht grupi i qendrës kulturore

“Aulona”, Vlorë dhe Grupi “Idriz Sulli“. Festivali

nisi bukur, nën drejtimin e të mirënjohurës Silvana

Braçe, por që u nderpre për shkak të ngjarjes së ndodhur.

Një gjest plot mençuri nga ana e organizatorëve

dhe kryetarit të komunës së Klinës, Sokol Bashota.

08.06.2014

253

BACA HALILI

I KRASNIQE

Prej 2002, kur kam pasur rastin të jem për herë të

parë në Klinë e në Kosovë, e kam njohur nga afër këtë

burrë Kosove. Na priti në Morinë, vetëm pak kohë pasi

në ato anë e prej atij kufiri s’kalonte as zogu. Dymbëdhjetë

vjet që kam rastin ta takoj sa herë dhe gjithmonë

rrezaton

krenari dhe

mirësi. Faleminderit,

baca

Halil, që di ta

mbash të gjallë

e ta përcjellësh

në breza aktin e

jashtëzakonshëm

të djalit tënd,

Mujës, këtij

këngëtari, luftëtari

e komandanti

të rrallë . Për

çdo vit në Klinë,

në qershor, folku

mbarëshqiptar

i këndon lirisë

dhe vlerave të

kombit shqiptar në ditëlindjen e komandant Mujë

Krasniqit, që ra në Koshare me tridhjetë e gjashtë të

tjerë. Në një ditë e në një pritë. Ndaj për të këndon

Kosova dhe Kombi. Dhe kështu do të ndodhë përherë!

08.06.2014

254

FESTIVAL I LINDUR NË LIRI

Besoj shpreh edhe mendimin tuaj, kur më duhet të

them se edicioni i katërmbëdhjetë i festivalit “I këndojmë

Lirisë”, do të mbahet mend gjatë, veç të tjerash, edhe si

edicion që nisi në ditën e lindjes së një këngëtari, luftëtari

e komandati hero, siç është Mujë Krasniqi e po mbyllet

në ditën e lindjes së lirisë së një qyteti, siç është sot dita

e çlirimit të Klinës, duke shënuar kështu një simbolikë të

bukur lirie.

Të gjithë e dimë gjithashtu, se ky festival është i

mbrujtur në dhembje dhe i lindur në liri, ndaj me ndërprerjen

që bëri, në shenjë solidarizimi me fatkeqësinë e

Obiliqit, tregoi edhe një herë se është i denjë për vlerat

që përcjell dhe misionin që vazhdon të përmbushë tash

e 14 vite me radhë. Si festival i traditës shpirtërore, por

edhe vlerave universale të lirisë, pavarësisë, dashurisë,

bukurisë, solidaritetit e unitetit shpirtëror.

Gjatë tri mbrëmjeve të festivalit edhe në këtë edicion

u ngjitën në skenë dhjetra shoqëri kulturore e artistike,

por edhe grupe më të vogla me këngëtarë e instrumentistë

me vegla popullore tradicionale.

Shkëlqimi i ngjyrave dhe ornamenteve të kostumeve,

larmia e tyre prej jugu të Shqipërisë me fustanellat e bardha

borë e deri te xhubletat që vijnë prej skajeve veriore

të Podujevës, i dhanë festivalit më shumë bukuri e dritë,

më shumë ngjyra kombëtare e spektakolare. Këngët,

vallet, meloditë e avazet e instrumentave popullore, të

ndërthurura me një epizëm e lirizëm të pashoq, e kthyen

festivalin në një sofër të madhe të trashëgimisë sonë kulturore

e shpirtërore, duke shënjuar pa mëdyshje standarte

të reja në shkallën e festivaleve më të mira kombëtare në

të gjitha trojet shqiptare.Kjo tregon edhe një herë se ky

255

festival është në rrugën e duhur, i denjë për t’u mbajtur

e zhvilluar edhe për më tutje si nevojë shpirtërore e këtij

komuniteti, por edhe si një mundësi më shumë ku mund

të shfaqet e demonstrohet fuqia e artit tonë tradicional.

Fakti që rinia është e pranishme në shumicë në të gjitha

ansamblet dhe shoqëritë artistike, tregon se kjo vazhdimësi

është e garantuar. E në këtë mori vlerash burimore,

mes kaq shumë këngësh e vallesh, juria e ka pasur shumë

të vështirë të përzgjedhë më të mirët. Kjo na angazhon që

edhe ne si juri, përveç çmimeve të paracaktuara nga drejtoria

e festivalit, të vëmë një çmim special, i cili shkon

për të gjithë pjesëmarrësit e edicionit të 14 - të, shkon për

qytetarët artdashës të Klinës dhe organizatorët, komunën

dhe drejtorinë e festivalit.

Duke ju falenderuar të gjithëve për përcjelljen që i

bëtë edhe këtë vit festivalit, më lejoni të kaloj në paraqitjen

e vlerësimeve që juria ka vendosur të ndajë!

20.06.2014

256

PROF. SABIT BROKAJ,

“PERSONALITET

I SHQUAR I LABËRISË”

Një drekë

vërtet e rrallë

dhe shumë e

ngrohtë me Prof.

Sabit Brokaj në

Vlorë, ndanë

deti. Kënaqësi e

madhe të kesh

rastin të ulesh e

të bisedosh me

Prof. Sabitin,

këtë burrë të

mençur e patriot

të pashoq ndër

trojet shqiptare.

Burrë labërie,

por

dhe burrë historie, me kontribute të jashtëzakonshme në

fushën profesionale, por edhe në atë politike, besnik i

të majtës evropeiste shqiptare, por edhe i traditave më

të mira të Labërisë, krahinës që e ka lindur e mëkuar.

Përpara pak kohësh, në Kuvendin e V - të të shoqatës

“Labëria”, në Gjirokastër, Prof. Rexhep Qosja i dorëzoi

titullin e lartë “Personalitet i Shquar i Labërisë“. Sot gëzimin

e ndau me anëtarë të forumit të degës së shoqatës

“Labëria” në Vlorë, Ahmet Demaj, Bilal Shkurti, Tahire

Bozhani etj., por edhe me vëllezërit e tij. Faleminderit,

profesor për gjithçka po bëni për Labërinë e Shqipërinë!

29.06.2014

257

ALMA, PORTRETI

I FESTIVALIT NË KROACI

Urime organizatorëve

kroatë

për edicionin e

radhës të Koprivnicës

- 2014!

Faleminderit

që për imazh të

festivalit kanë

përzgjedhur

fotografinë e

Almës, valltare

e talentuar e

ansamblit folklorik

“Bilbili”,

Vlorë - Albania,

realizuar në këtë

festival në edicionin

e vitit 2013. Dhe ky është një vleresim i madh,

jo vetem për bukurinë e femrës shqiptare, por edhe për

folkun dhe etnografinë tonë të jashtëzakonshme.

Urime dhe suksese ansamblit “Lidhja e Prizrenit”,

Prizren, Kosovë që do të perfaqësojë trojet shqiptare

në edicionin e këtij viti!

08.07.2014

258

NË MAQEDONI,

NJË POPULL, NJË PARTI

Po i ndjek me shumë shqetësim ngjarjet e fundit

qyteteve e rrugëve të Maqedonisë.

Shqiptarët e asaj ane ballë për ballë me strukturat

policore të shtetit. Si shoqatë “Labëria” kemi bërë një

deklaratë zyrtare, por në këtë moment e ndjej të shkruaj

dy fjalë, si i mendoj. Andej kam plot miq e shokë,

njerëz të artit e kulturës, por edhe të tjerë vëllezër që

kam pasur rastin të njoh gjatë vizitave të herëpasherëshme.

Kam shumë miq në Strugë, Kërçovë, Gostivar,

Tetovë e po ashtu në Shkup plot djem e vajza të

“Karshiakës”, “Ibe Palikuqit”, “Drita e Dervenit” etj.,

siç kam “Burimet e Sharit” në Tetovë apo “Jahi Hasanin”

në Gostivar. Kam vënë re se në Maqedoni popullata

shqiptare është një, ndërsa partitë shqiptare shumë.

Është koha që me një numër të numërohen të dyja,

si populli edhe partitë...

11.07.2014

GJON DUSHAJ

I “DED GJO LULIT”

Një takim e një kafe në Vlorë me mikun tim, drejtuesin

e ansamblit “ Ded Gjo Luli”, Tuz - Mali i Zi,

Gjon Dushaj. Bashkë me ansamblin tradicional e autokton

me emrin e luftëtarit të madh të shqiptarëve

259

të asaj ane, Gjoni ishte në aktivitetet e zhvilluara në

kuadër të 100 - Vjetorit të Pavarësisë , ku përfaqësoi

në festivalin mbarëkombëtar të zhvilluar në Vlorë,

lëvizjen folklorike shqipatare të Malit të Zi. U takuam

edhe në festivalin e Klinës në Kosovë, ku ky ansambël

meritoi çmimin e madh: “Mujë Krasniqi”

Gjoni ka ardhur me familjen dhe miqtë e tij për të

kaluar disa ditë në bregdetin e Vlorës. Faleminderit,

Gjon, që zgjidhni Vlorën edhe si qytet peligrinazhi historie,

por edhe si vend turistik që të ofron mrekulli.

15.07.2014

260

KU PASKEMI QENË!

Ka ca ditë që ka mbaruar abonimi me një nga operatorët

e kanaleve televizive në qytet. Unë pres ta bëjë

pagesën ime shoqe (meqë është në punë), ajo pret ta

bëj unë (edhe pse e di që jam pa punë), fëmijët s’duan

t’ia dinë fare dhe... televizori e ka rezultatin miza dhe

“ju skeni akses në programet tona”. Një ditë, dy, tre

dhe... doni ju që kemi rënë rehat! Më pak gërnjë, më

pak shamata, më normal tensioni arterial...

Kemi ca ditë që nuk themi më jo po pse ky, jo po

pse ai, jo po pse e tha ashtu, jo po pse s’e tha kështu...

Jo po pse e lënë e po flet sa do ai në parlament, jo kjo

koha prapë për ibret... etj., etj. Në ardhtë vet operatori

e në dashtë ta bëjë kontratën, mirë! Se ne vetë e zgjidhëm

këtë punë: Televizor fik dhe... ku paskemi qenë!

18.07.2014

ANGLEZJA

NGA ANGLIA...

Më duket po më del nga hundët suksesi në mbrojtjen

e temës së masterit. Sot kisha provimin me gojë të

anglishtes. Në orën e caktuar, fiks në 15.15, përballë

profesores nga Anglia. Kisha dorëzuar më parë te një

vajzë shqiptare celularin dhe një bllok fjalori që e mbaja

qysh kur kisha kaluar dy metodat e para me Selman

Hodon në Memaliaj. Në klasë vetëm katër muret, unë

dhe profesoresha, një bionde për kokë të biondes.

261

Qysh në nisje me ngatërresa. Më tha të nxirrja

kartën e identitetit. Ashtu bëra, nxorra portofolin dhe

prej aty nxorra kartën...

- Ok, fute brenda. - dëgjoj të thotë profesoresha.

Direkt dhe unë e fut kartën prap në portofol.

- Not, not, portofolin, jo kartën...

E një copë herë ajo thënkej fut brënda portofolin

(si duket e dinë të shkretët anglezë që ne nxjerrim portofolin,

kur është fjala për ndonjë provim a zgjidhje

halli) e unë futja kartën, deri sa u morëm vesh se karta

duhej mbajtur përpara, në tavolinë, ndërsa portofoli në

xhep. Pastaj nxorri diktofonin, prezantoi provimdhënësin

me të gjitha gjeneralitetet dhe e vendosi aparatin

mbi tavolinë. Nisi nga pyetjet, por sepse m’u bënë

fare lëmsh... Ku e ku theksi i anglezes. Po sa mirë që e

fliste, a e marrtë e mira, e marrtë!

Nga që më pëlqente shumë theksi i saj e doja vetëm

ta dëgjoja i thosha herë pas here, anglisht kuptohet:

- Tjetër, tjetër!

Me demek që të vazhdonte ajo. Pastaj, shfytëzova

një pauz dhe ja nisa të numëroja një varg me fjalë: deti,

hëna, dielli, djali, vajza, burri, gruaja, tavolina, dërrasa,

gozhda, patkoi, cjapi, kasapi etj.

More, se u kujtova, e dini që më duket e pësova

si cjapi te kasapi që thonë... Djersë të ftohta më nxori

anglezja e Anglisë. Dhe puna është se nuk doja të më

prishej mesatarja, jo për gjë. Megjithatë kam shpresë ta

përmirësoj nesër, në provimin me shkrim, në orën 08,

te universiteti “Pavarësia”...

Paska dava Janina, thotë një fjalë e vjetër.

18.07.2014

262

NJË KAFE DHE NJË BISEDË

RRETH TRASHËGIMISË

Pata rastin që sot në Tiranë, të pi një kafe e të bisedoj

me Zhuljeta Harasanin, drejtoreshë e përgjithshme

Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës. E kisha

takuar disa vite më parë, në një veprimtari në Vlorë,

në kuadër të një aktiviteti për iso - polifoninë, bërë

asokohe nga njerëzit e UNESCO-s. Sot folëm gjatë për

këtë fushë, por së pari me shumë sportivitet hodhëm

pas krahëve ndonjë ngërç të krijuar nga gjykymi rreth

projekteve kulturore të këtij viti.

Në fund të fundit urimet postfestival, për performancën

e edicionit të 6 - të të “Aulona Folk”, tregonin

se “ura” nuk ishte rrëzuar. U ndjeva mirë, kur me shumë

kujdes, drejtoresha kërkoi të dinte edhe mendimin

tim, se si mund të bëhen më mirë ca punë në fushën e

trashëgimisë kulturore shpirtërore e më konkretisht të

iso - polifonisë si “ Kryevepër e trashëgimisë gojore

të njerëzimit”. Në fakt një “thembër Akili” për lebërit,

por edhe të tjerë që lëvrojnë të kënduarit me iso.

Më mrekulloi preokupimi për të bërë diçka më të

mirë, se deri sot për këtë zhanër të folklorit muzikor, jo

atje apo këtu, por pikërisht në Vlorë, në kryeqendrën

e lëvrimit të polifonisë. Si të unifikohen e standartizo-

263

hen disa veprimtari dhe si të mos lejohen më të përçudnohet

kjo pasuri shpirtërore nga disa “pseudopolifonistë”

që për të përfituar ndonjë kacidhe nga ndonjë

projekt, bëjnë sikur kanë lindur në ditën kur ka lindur

kjo mënyrë të kënduari…

I thashë se ka ardhur koha të vendosen e të kërkohen

standarte (standartet kërkohen edhe nëpër kioska

fruta - zarzavatesh), por mbi të gjitha, e ditës mbetet

licensimi dhe listimi i aktiviteteve. Jo për censurë, por

si vlerësim e përgjegjësi për menaxhimin e këtyre vlerave

të qenësishme kombëtare. I thashë se lypset të

ketë e të vendosen standarte jo vetëm për aktivitetet,

por edhe për njërëzit që merren me to. Pastaj folëm

diçka rreth punës shumë të madhe që shfaq në horizont

Festivali Kombëtar “Gjirokastër 2015”, i cili ka nisur

të trokasë.

Më duhet të cek edhe diçka që munda të konstatoj

dhe që më gëzoi më shumë se preokupimi i disa “të

përgjëruarve” rreth emrit që mban mënyra e të kënduarit

të këngës vënçe. Drejtoreshën e preokuponte

problemi se si ta ruajmë dhe ta zhvillojmë më tej këtë

“prodhim bio” shqiptar, i cila na ka dhuruar botërisht

kryeveprën e parë. Më pëlqeu, se në fakt ky është

preokupimi i atyre që realisht janë bartës dhe transmentues

autentikë të këngës së popullit...

21.07.2014

264

HALLI I LEFTER ÇIPËS

Pimë një kafe dhe një gotë raki e folëm gjatë për

dertet tona... Aspak nuk e shqetësonte emri që e thërret

bota, por se si ta mbajmë e ta çojmë më tej këngën

“vençe”, këngën e të parëve.

Ky ishte halli i tij...

Se, në doni ta dini, po të jetë për emrin, Lefter

Çipa nuk do që t’i thonë as polifoni e as iso - polifoni...

Do ta quajnë “fosforinë”... Kështu e do Lefteri, në do

ndonjëri të dijë të vertetën.

I madhi Lefter Çipa... Gjithëherë kokë më vete!

30. 07. 2014

265

ZEQIR CAMA,

GURRË FUSHËBARDHE

Jemi me fat ne që rrojmë në Vlorë edhe për një fakt

të thjeshtë. Në verë, në kohë pushimesh, na bie rasti të

takojmë shumë shokë, miq e të njohur, të cilët zgjedhin

Vlorën për të kaluar pushimet. Me Zeqir Camën,

mikun tim të kahershëm, bashkëvendlindasin, poetin

e Fushëbardhës e Labërisë, u takova disa herë këto

ditë në Vlorë. Ka ikur në Kanada prej kaq vitesh, e na

kish marrë malli të takoheshim e kuvendonim si miq të

vjetër. Në rini ia kisha zili vargjet që botonte jo rrallë

si një nga poetët ushtarak më në zë të kohës… E nisi

botimin e vëllimeve më poezi me “ Shtigjet të gurta“,

pastaj me “Shkallët e Labërisë“, pastaj me të tjera botime

deri me të fundit “Nën diellin e Karaibeve“, të

sjellë nga Kanadaja. Faleminderit , i dashur Zeqo, që

266

ashkë me Evën na i bëtë më të ëmbla e më të bukura

ditët që qëndruam së bashku në Vlorë!

Të uroj suksese për librin e sapobotuar dhe kurrë

mos shtertë pena jote e paqtë, e dlirë, e kristaltë si

ujët që buron Zhërmës e Piriut, larë me erën që Shurit

shushurin paprerë!

30.07.2014

NË DORKOVO,

BULLGARI

Në një mjedis tepër interesant, në një skenë midis

rrepesh plot hijeshi, midis njerëzve shumë kureshtarë

e dashamirës për folkun, filloi dita e parë e festivalit

ku grupi nga Vlora performoi me një program 30 min.

Një festival vërtet i veçantë, në përberje pesë grupe

ndërkombëtare dhe rreth dyzetë, po, dyzetë grupe nga

Bullgaria. Një manifestim gjigand folklori ku koncertet

vazhduan tri ditë pa prerë prej ores 10 të paradites deri

në mbrëmjë vonë...

Dorkovo e tërë në një festë të stërmadhe, mes festivalit

dhe një panairi gjigand me trgeti e kulinari të

shumëllojshme. Një mudësi reale për të relaksuar komunitetin,

për të ruajtur trashëgiminë dhe për të shtuar

të ardhurat e prodhuesve në fushën bujqësore e blegtorale.

Një eksperiencë pozitive për ata që menaxhojnë

pushtete e që “përgjërohen” për zhvillimet kulturore e

ekonomike të komuniteteve. Këtu trashëgimia kulturore

ngjan e kthyer në një “industri” më vete dhe një shëmbull

konkret i lidhjes së turizmit kulturor me resurset

natyrore. Darkovo, as 10 km nga Velingradi, një vend

267

plot gjelbërim e kullota të pamata. Në Velingrad uji me

vlera të njohura termale rrjedh në çezmat e vendosura

rrugëve për t’u përdorur falas nga kalimtarët...

03 08.2014

BEQIR QUPEVA

OSE NJË MODEL NJERIU...

Ndryshe nga shumë herë të tjera që drejt Kosove më

çonte një festival folku, apo një veprimtari patriotike,

kësaj here shkak u bë një ditëlindje. Ditëlindja e kryemikut

tim në Kosovë, Beqir Qupeva që këtë 13 gusht i

mbushi shtatë dekada. Nuk mund ta shmangia ftesën e

djemve që për Bacën e me Bacën, donin të kalonin një

mbrëmje mes miqsh të familjes. Pra, udhëtova vetëm

për ditëlindjen e mikut tim prej 12 vitesh në një lidhje e

miqësi të pandërprerë. Ishte viti 2002, kur u njohëm së

pari në Festivalin e Klinës dhe prej atëhere nuk i ndër-

268

premë më vajtje - ardhjet andej e këtej Drinit. Pikërisht

në këtë vit daton edhe lidhja e Beqir Qupevës me Vlorën,

të cilin e ka zgjedhur përfundimisht si vendin më të

preferuar për të kaluar pushimet, por edhe për të qenë në

shumë veprimtari kulturore e patriotike, zhvilluar në këtë

qytet këta 12 vjet.

Di gjithashtu të sigurt, se falë fjalës së tij e djemve

të mrekullueshëm, kosovarë të shumtë lanë vendet e mëparëshme

ku bënin turizmin dhe zgjodhën Vlorën, qytetin

dhe bregdetin e saj. Se është historike dhe turistike

Vlora jonë! Ndërkohë rrugën drejt Prishtinës e mora jo

vetëm për t’i uruar ditë të bardha mikut tim të shtrenjtë,

por edhe për të nderuar e respektuar një model njeriu me

zemër e dashuri të madhe. Modele që na duhet t’i kemi

përherë e më të shumtë, si vëllezër të një gjaku e shpirti,

në kombin me një gjuhë e një flamur.

14.08.2014

269

LAMTUMIRË

PETRIT QEJVANI!

Jam në Kosovë, por po më trondit lajmi që po lexoj

në statusin e Ergys Alushit, këtë mbrëmje të vonë.

I rëndë plumb ky lajm, si Bogonica mbi Kallarat, si

Çipini përballë.... Na iku para kohe nje shok i mirë,

nje edukator shembullor, një krijues dhe analist i

shkëlqyer, një poet i mrekullueshëm, nje pasionant i

fjalës dhe artit, një polemist i klasit të parë, një intelektual

që s’dinte të bënte kompromis me mediokritetin,

majtist, evropian i thekur, një mjeshtër i njohur i fjalës

së shkruar e të folur, një bashkëpunëtor i shkëlqyer në

veprimtaritë kulturore e artistike të 100 - Vjetorit të

Pavarësisë, një Njeri me gërma të mëdha...

Lamtumirë, shoku dhe miku im i dashur!

14.08.2014

100 VJET LUFTË E SKËRFICËS

Një aktivitet mbreslënës dhe kuptimlotë ky i sotmi

në Fushëbardhë, në përkujtim të luftës së Qafës së

Skërficës, në vitin 1914, plot 100 vjet më parë. Me këtë

rast, në një ceremoni festive, në qendër të fshatit, pranë

rrapit shekullor, u përurua edhe basorelivi i realizuar

nga duararti Murat Kërraj, kushtuar kësaj beteje epope

si dhe qendresës së paepur të Fushëbardhës, Zhulatit

e fshatrave të tjera të Labërisë nëpër kohë e vite të

shkuara. U përjetësua edhe një herë vepra e lavdishme

270

dhe qëndrestare e burrave të kësaj krahine emërmadhe,

dëshmorëve të Skërficës me Halil Sullon në krye.

Shkuam për të nderuar këtë ngjarje të madhe së bashku

më kryetarin e shoqatës “Labëria”, Prof. Ago Nezha,

por edhe me sekretarin e degës së Gjirokastrës, Berti

Çela. E ndoqëm nga afër veprimtarinë e bukur edhe

me kryetarin e bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime

dhe me shumë miq e pjesëmarrës të ardhur nga të gjitha

anët. Pjesëmarrja e mjaft grupeve polifonike si ai i

Fushëbardhës, Zhulatit, Çipini etj., e bënë festën edhe

më të bukur e më të hareshme.

Faleminderit organizatorëve, bijve të Fushëbardhës,

Pajtimit, Nexhipit, Trifonit, Zahos, Anxhelos

etj., për iniciativën e bukur dhe organizimin e shkëlqyer.

Beteja e Skërficës 100 vjet më parë, është mesazh i

qartë historie dhe kujtese.

16.08.2014

271

NJË DET ME URIME

- Falenderim në vargje -

Miq e shokë, më gëzuat

Me urimet që dërguat.

Erdh’ urimet radhë - radhë

Porsi pëllumba të bardhë.

Që nga Vlora në Tiranë,

Që nga Shkodra në Sarandë.

Dhe Gjirokastra me porta

Atje më ka rënë koka.

Nga Kosova, nga Prishtina,

Nga Kaçaniku e Klina.

Po dhe Shkupi e Tetova,

Gjer në Sofie, Ivanova.

Nga Greqia, Italia,

Ku ka shkuar njerëzia.

Nga Turqia e Izmiri

Urimet gur xhevairi.

Por dhe Londra për matanë

S’e la vetëm Kanadanë...

Një det mbushur me urimë

Mbushur për Ditëlindjen time.

Për të gjithë e kam një fjalë:

E paçi jetën të bardhë.

18.08.2014

272

PETRIT RUKËS,

PËR DITËLINDJE

Duke i uruar 60 vjetorin e lindjes, mikut tim Petrit

Ruka, mendova që në vend të buqetës me lule, t’i

nis përmes Facebook këto vargje, botuar në librin tim

“Prush e valë”, 2013. E kam njohur herët Petritin, kur

të dy frymonim në Tepelenë, ai në vendin e lindjes e

unë në vendin e punës. Ishin vitet kur Tepelena për nga

botuesit e poezisë matej me Lezhën e të dyja bashkë,

mateshin me kryeqytetin. Më kujtohet se nga fillimet

e viteve 80 - të, Petriti, Ilirian Zhupa, Qazim Sheme e

plot të tjerë, aso kohe i dhanë Tepelenës edhe emrin

poetëve.

Shkollë më vete, nga lidhjet më të “zgjidhura” të

shkrimtarëve dhe poetëve. Edhe 100 miku im, poet i

madh i Labërisë e Shqipërisë!

273

MBRET I VARGJEVE

TË RËNDA

Kush i njih , kush i kish parë

Poetët e Tepelenës,

Aty ca vite më parë

Kur i jepnin flakë penës!

Petrit Ruka me të tjerë,

Me Qazimin, me Ilirin,

Ajo anë kish dy miniera;

Një për varg, një për qymyrin!

Petrit Ruka ish dhe mbetet

Mbret i vargjeve të rënda,

Ish i ri, kur e tha vetë

“Atdheu fillon te zemra“!

Prushëron dhe në lirika

Për syvjose, për bjondina,

Se ndaj është nga Tepelena

Nga kish’ pashain Janina!...

21.08.2014

274

NAIM ALLIU,

POETI I HESHTUR…

Prej 1973, kur në Përrenjas mbyllëm shkollën

e mesme, Teknikumin Gjeologji - Miniera, s’e kisha

takuar më. Atëherë ishim shokë shkolle edhe pse unë

për gjeologji e ai për miniera. Pastaj vitet bënë të vetën;

unë vazhdova për inxhinieri miniere, ndërsa Naimi për

tjeter shkollë të lartë, në shërbim të atdheut. Po edhe

pse kjo Shqipëria jonë është e vogël, kaq vjet mbetëm

275

pa u parë, ndërkohë që vitet e demokracisë për Naimin

kanë të bëjnë me jetën në Romë e unë këtu në brigjet e

Jonit, në Vlorë…

U bë shkak një status i shokut tonë të përbashkët,

Mëhill Tanushit, me rastin e ditëlindjes time që Naimi

të më gjente në Vlorë, ku prej disa ditësh kalon pushimet

me familjen. U takuam me mall e dashuri, po me

nostalgji kaluam si në revistë tërë ata emra shokësh e

shoqesh, mesuesish të nderuar që na mëkuan diturinë,

kur ishim ende fëmijë… Po ai Naim që kisha njohur

gati 40 vite të shkuara; plot temperament e entuziazëm

dhe me një cullufe floku ende të pazbardhur, në ballë.

Uronte pa fund Mëhillin që i kishte dhënë mundësinë

përmes Facebook të takoheshim bashkë.

Në fakt na u duk se u takuam edhe me plot shokë e

shoqe të tjerë, njohur në ato vite në Përrnjasin e largët.

Naimi rron e punon prej gati 20 vitesh në Itali,por kur

duhet të pushojë e të takojë Nënën e tij të dashur e

ndërron Romën me Tiranën. Ndërsa siç më thotë për

pushime e det preferon Vlorën. Ka ardhur disa herë në

qytetin bregdetar dhe aty pranë portit, ka disa vite që

ka gjetur “rezidencën” e vet të përkohëshme.

Por Naim Alliu është edhe një poet i heshtur që

vetëm shkruan e shkruan, në rrjetin social sidomos.

Botim ende s’ka bërë, por në internet e ka faqen e vet

mbushur me poezi të titulluar “Sinfonia e lotit”. Lexojeni

dhe flasim... Për kënaqësinë tonë, por edhe për

shoqërinë tonë të përbashkët, po hedh këtë foto të bërë

mbrëmjen e sotme, poshtë banesës time, te bar “Kampionët”

e Sokol Kushtës, në Vlorë.

21.08.2014

276

MË SHUMË

SE NJË DHURATË

Si duket nuk shkoi dhe aq “thatë” kjo ditëlindja

ime e 60 - të. Ndërsa e mbylla falenderimin për detin

me urime që më erdhën nga të gjitha anët e vendet, sot

urimi i dhënë nga Shpëtimi e Adi, përmes telefonit në

ditën e lindjes, u shoqërua edhe me një dhuratë “infrastrukturore”…

Një aparat celulari nga këta të kohës.

Për mua që puna me rrjetin social më jep kënaqësi

të veçantë, patjetër që kjo dhuratë është e qëlluar. Tani

ekranin i kompjuterit do të jetë në duart dhe sytë e mi

në çdo kohë. Por, më ndjeni, më shumë se sa dhuratë

materiale, e çmoj si dhuratë të madhe shpirtërore e

dashurie, si dhe vet shënimi që shoqëron dhuratën.

Faleminderit, Shpëtim, Adi e Era!

22.08.2014

277

NË VRANISHT,

ATY KU GJËMON HISTORIA

“Takimi i brezave, Vranisht 2014”, më angazhoi

të bëhem pjesë e festës edhe si përfaqësues i forumit

të shoqatës “Labëria”, por edhe si i ftuar i familjes

së Arap Çeloleskës, mikut tim të madh shpirtëror, të

cilit me këtë rast, iu dha (pas vdekjes) vlerësimi i lartë

“Nderi i Qarkut të Vlorës“ .

Vranishti shtrirë përfund malit të Bogonicës. Eshtë

një fshat me histori të madhe, i njohur si një prej bazave

më të shquara të luftrave për liri e pavarësi. Vendlindja

e kapedanit të Luftës së 20 - tës, Sali Vranishti, por

edhe i Heroit të Popullit, Hysen Çino e të tjerë trima të

Luftës së Dytë Botërore. Në Vranisht u vunë ballë për

ballë edhe ushtritë e dy shteteteve, Italia me Greqinë,

duke e kthyer si rrallë tjetër vend, në një front lufte.

Përshëndeta të pranishmit në emër të forumit dhe

kryetarit Prof. Ago Nezha dhe me këtë rast i dorëzova

kryetarit të Vranishtit, poetit Avni Varfi, certifikatën

dhe medaljen “Mirënjohja e Labërisë”, akorduar këtij

fshati. Përmbledhtas thashë: Vranishti, veç malit që i

rri mbi krye, ka edhe tri Bogonica të tjera: historinë,

njerëzit dhe këngën! Pastaj pas ceremonisë së zhvilluar

në shtëpinë Çeloleskajve, familjarët e këngëtarit

e valltarit të madh, shtruan një drekë për miq e të ftuar.

Këngë e madhe në një shtëpi kënge dhe plot kujtime e

nostalgji për njeriun që vallen e Vranishtit e Labërisë

e bëri Bogonicë më vete. Arap Çeloleskaj, një nga em-

278

lemat dhe mademet e rralla të këngës e valles labe...

Vranishtin dhe familjen Çeloleskaj e nderuan mjaft

këngëtarë të njohur të Labërisë me në krye “Artistin e

Merituar” Golik Jaupi si dhe deputeti Koço Kokëdhima,

e autoritete të larta të qarkut të Vlorës.

Bëra disa fotografi përpara busteve të heronjve

Sali Vranishti e Hysen Çino, por edhe me Muhamet

Tartarin, Hetem Shkurtin, Lesko Çeloleskaj, Arben Saliun,

Simbol Pazajn, Avni Varfin, Bilal Shkurtin, Agron

Metën etj.

24.08.2014

279

NJË KAFE,

ME “UNIVERSITETIN XHILI”

Ka 52 vite që ushtron profesionin e juristit, 24

prej tyre në fushën e avokaturës. Energjik i pakonkurueshëm,

pasionant i jashtëzakonshëm i fjalës dhe artikulimit

e interpretimit të saj. Mbret në ligjëratën ligjore.

Ka shumë dëshirë të përballet qoftë dhe një herë

në studion e Fevziut në një diskutim për problemet e

drejtësisë, por nuk e kupton pse ai nuk po e merr ende

guximin për ta ftuar. Ndoshta se, ndryshe nga shumë të

tjerë, qofshin edhe gazetarë, kur flasin për drejtësinë,

jo vetëm nuk e kanë lexuar, por as e kanë parë ndonjëherë

me sy Kushtetutën e vendit.

- Dhëntë zoti, - thotë - e këta të opozitës nuk i çojnë

të gjitha ligjet e kthyera nga Presidenti në Kushtetuese,

pale sikur kjo e fundit të bëjë të njëjtën gjë me Presidentin,

se direkt kemi të bëjmë me një grusht shteti…

280

E ha meraku edhe për një gjë tjetër. Në demokraci

prokurori, pavarësisht nga puna që bën dhe vullneti që

ka, nëse gjatë një procesi gjyqësor i rrëzohen provat,

duhet të tërhiqet. Kjo e lartëson shumë profesionalisht,

thotë ai. Siç ka mendimin, se, nëse akuza nuk ka prova

dhe vërtetohet se është e montuar, duhet të përgjigjet

deri në një hartuesi i saj për shqetësimet që i sjell të

akuzuarit, por edhe njerëzve të tjerë, gjithandej.

Ky është avokati Virgjil Karaj, ose siç e thërrasin

Xhili, një kafe e një bisedë shoqërore me të cilin të shijon,

sikur ke marrë leksione universiteti të akredituar...

25.08.2014

PËRHERË

NË PIEDESTALIN E NDERIT...

- Në vend të një homazhi

për Akademik Shaban Demiraj -

Ishte fillimi i vitit 2009. Me një grup miqsh e

dashamirës të folklorit kishim vendosur të mbanim në

Vlorë festivalin ndërkombëtar, “Aulona Folk” dhe në

maj të startonte edicioni i parë. Zakonisht në të tilla aktivitete,

në krye të stafeve, caktohet edhe një president

nderi. Grupi organizator diskutoi për këtë detaj edhe

me kryetarin e bashkisë së qytetit dhe së bashku u ra

në një mendje që do ishte në nderin jo vetëm të Festivalit,

por edhe të vet qytetit të Vlorës, që ky pozicion i

nderuar, t’i besohej për çdo vit një akademiku.

Prof. Shaban Demiraj, jo vetëm si një emër i madh

281

i gjuhësisë, por edhe si bir i Vlorës u përzgjodh të ishte

në krye të edicionit të parë të “Aulona International

Folk Festival - 2009”. Telefonin e profesorit ma gjeti

Genci, nipi i tij dhe sakaq formova numurat duke pritur

zërin përtej aparatit. Kisha parasysh moshën, vetëm

afro gjashtë vjet më parë, dhe isha në merak të komunikimit,

ca më tepër kur i dija edhe vështirësinë në

dëgjim. Iu prezantova, u përshëndetëm dhe menjëherë

i njoftova propozimin, duke pritur gati me ankth përgjigjen.

- Më keni emocionuar shumë, më keni gëzuar

shumë, më keni nderuar shumë! - dëgjova një zë të

mallëngjyer që vinte nga ana tjetër e telefonit. - Vlorën

e kam pasur gjithmonë të dashur dhe ju ma bëtë edhe

më të dashur! - tha i lumturuar.

Por me gjithë dëshirën e fjalën e dhënë nuk mundi

të vijë dot fizikisht në ditët e festivalit, në atë maj të

gjashtë viteve më parë. Jo thjesht për shkak të moshës,

por kishte bërë dhe një aksident në shtëpi, që i pengoi

lëvizjen ato kohë.Ia besoi përshëndetjen dhe hapjen e

festivalit, mikut të tij, Prof. Vaso Tole, i cili atë mbrëmje

të 9 majit 2009, do të shikonte e ndiente përmes duartrokitjeve,

dashurinë që qytetarët e Vlorës dëshmuan

për bashkëqyetetarin e tyre, larguar prej vendlindjes

për t’iu kushtuar shenjtërisë së gjuhës së bukur shqipe...

Veç të tjerash, ai vendosi në Vlorë në kulturën shqiptare,

edhe gurin e themelit të një aktiviteti të spikatur

shpirtëror me përmasa evropiane e botërore. Për ne dhe

“Aulona Interfolk Festival”, do mbetet përherë në piedestalin

e nderit! Lamtumirë, Prof. Shaban Demiraj!

30.08.2014

282

LIZA LASKA,

NËNA LABE E ARTIT

Ajo u shua në mbyllje të gushtit, pas një venitje

të heshtur e të ngadaltë, pasi i pat shënuar të tetëdhjetë

e tetat... Aktoren e madhe të karaktereve, Liza

Laska, mjeshtren e madhe në kinematografi e teatër,

tani s’do ta kemi më midis nesh.

Artiste me më shumë vlera, se ç’kishte titujt dhe

dekorata, pa dyshim. Shtetit për të i ngeli vlerësimi te

“Artiste e Merituar“, ndërkohë që populli i ka dhënë

me pashë Medaljen e madhe të Dashurisë dhe Mirënjohjes.

Vlora pak vite më parë e certifikoi “Qyetetare

Nderi” të saj, duke e vënë plot dinjitet në gjerdanin

e atyre që qyteti vendos t’i ketë edhe kur s’i ka

më fizikisht, në ballë të nderit. Një jetë në skenë e në

sheshe xhirimi për t’u dhënë jetë më se 120 roleve

të interpretuara. E prerë sidomos për interpretimin

e roleve të gruas labe, të nënave labëresha sidomos.

Jemi mësuar e mëkuar me ato dhjetra role qysh

fëmijë, kur nga ekrani na përcillej gruaja labe, mes

shoqeve në shtigjet e malet me borë duke u shpurë

283

ukë, ujë e rroba partizanëve. Në një udhë fshati,

“Malet me blerim mbuluar”, duke i lagur buzën me

ujë Lilo Labes së plagosur, e në sa e sa role të tjerë

nënash aq shumë të spikatur. Liza Laska, pa më të

voglin hezitim, mund të konsiderohet aktorja që e

skaliti në mënyrën më të përkryer nënën dhe gruan

labe. Me fisnikëri, me trimëri, me mençuri, me

bukuri, me finesë.

Si nga asnjë tjetër ndër koleget e saj, gruaja labe

nuk erdhi në art më orgjinale dhe më e drejtpërdrejt,

si portret, por edhe si akcent, se sa në imazhin e aktores

Liza Laska. Mëshirim i gjallë, shkrirë në një.

Për këtë kontribut të jashtëzakonshëm të aktores

së madhe, përpara pak kohësh, shoqata “Labëria”,

përmes një aktiviteti mbreslënës në teatrin “Petro

Marko”, në tempullin ku shkriu gjithçka kishte për

artin dhe popullin e vet, e nderoi aktoren e papërsëritshme

me titullin “Mirënjohja e Labërisë”.

Lamtumirë aktorja jonë e madhe, ikonë plot

shkëlqim e skenës dhe ekranit shqiptar!

Lamtumirë, Liza Laska, monumenti artistik i

gruas dhe nënës labëreshë!

Për Labërinë do të mbetesh gjithëmonë e gjallë,

siç mbeten nënat!

01.09.2014

284

NË VEND

TË FJALËVE TË MIA

Zgjodha këtë urim të Erjona Katiraj, vajzës së

miqve tanë nga Memaliaj, që studioi në Universitetin

e Vlorës dhe tani jeton në SHBA, për të ndarë me

miqtë e mi ca fjalë zemre në ditën e lindjes së njeriut të

dashur e të shtrenjtë, bashkëshortes sime, Teutës.

Për njeriun tënd, ndonjëherë është më mirë të

shkruajnë e të flasin të tjerët.

Eriona me shumë dashuri ka përshkruar gjithçka të

virtytshme që ka me tepri Teuta ime.

Faleminderit, Eriona! Edhe 100, e mira, e shenjta

dhe shtrenjta ime, Teuta!

Sot është ditë e veçantë, pasi një njeri shumë i

dashur për mua feston ditëlindjen dhe sot, si rrallëherë

në këto 10 vjetet e fundit, unë nuk do i shkoj dot pranë

ta uroj. Por nga zemra edhe pse kaq larg, i dërgoj me

mijëra urime e bekime.

Teuta Gjokoli, u bëfsh edhe 100 vjeçe, e dashur!

Ke qenë dhe je një bekim në jetën time, kam qenë

me shumë fat që të kam pasur pranë dhe në çdo çast

në zemër pranë të kam. Të njohësh ty, do të thotë të

njohësh vlerën që ka mirësia, zemërgjerësia, fisnikëria!

Të njohësh ty, ke njohur dashurinë në shumë

forma, ke njohur ëmbëlsinë dhe sinqeritetin! Ti je det

pa fund dhe këtë shprehje dua ta përdor, se është një

shprehje që prindërit e mi më kanë thënë për ty dhe

ka qenë e vërtetë. Të uroj nga zemra gjithë lumturi-

285

në e kësaj bote, sepse ti vërtet e meriton! Të uroj nga

zemra që gjithçka ëndërron të kthehet realitet! Të uroj

sa më shumë dashuri të marrësh e të japësh, siç e ke

zakon, të uroj shëndet pa fund! Të uroj pafundësisht

mirësi, ashtu si ti e shpërndan pafundësisht atë! Me

shumë dashuri dhe mall të them: Gëzuar ditëlindjen!

Me shumë dashuri dhe mall të dërgoj mijëra puthje

dhe përqafime! Ke qenë, je dhe do të mbetesh, shumë

e shtrenjtë për mua! Ora akrepat lëviz drejt 12:00 dhe

zemra ime, krah kërkon të vijë të të përqafojë! Nuk jam

pranë teje me trup, por me mendje e zemër tani jam aty

tek

ty, që në

mëngjes

kur ke

dalë për

në punë e

ke pritur

urimet

e para e

deri në

darkë,

kur prapë

me urime

do e

mbyllësh

ditën!

Të dua

pafund!

15.

09.

2014

286

MASTERI SI PËRVOJË,

PASION DHE KËMBËNGULJE

Kur nisa procesin e masterit profesional për menaxhim

biznesi me profil “menaxhim arti”, kisha parasysh

vetëm një ngacmim apo një nxitje personale, thjesht

për të pasur një qasje edhe të dokumentuar për një punë

që në jo pak vite e kam bërë për pasion dhe dashuri.

Temën e zgjodha nga fusha e trashëgimisë kulturore,

këtu më çonte përvoja, por e parë kjo trashëgimi jo si

qëllim në vetvete për ato çka përmbledh trashëgimia

shpirtërore e materiale, por më tëpër për atë që gjithmonë

kam pasur merak; si ta bëjmë këtë trashëgimi një

vektor të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike e sociale

të komuniteteve e zonave ku shtrihet e gjallon kjo

pasuri. Si t’i kthejmë në asete këto resurse që natyra e

të parët kanë krijuar e na kanë lënë.

Përbetohemi se kemi vlera të qenësishme të identitetit

tonë kombëtar, kemi pasuri të rralla të trashëgimisë

mbi tokë e nën tokë, por në vlerësimet e mia dhe me

sa i njoh këto punë, ndërsa vlerat shpirtërore i kemi si

stoli, apo ndonjëherë i përdorim edhe si çingi, ato materiale

i kemi, më së shumti, vetëm si objekte studimi

për arkeologë, apo specialistë të fushës dhe... ndonjë

qindarkë të grumbulluar aty - këtu, ku objektet kanë

dyer e porta. E vërteta është se këto pasuri i kemi me

287

tepri, por edhe dje, edhe sot për fat të keq, këto resurse

i kemi lënë jashtë vëmendjes për t’i menaxhuar si asete

të ekonomisë së tregut. Bie fjala, pa shpërblim e pa asnjë

vlerë tregu përdorej dje iso - polifonia (po të paktën

përdorej me shumë autoritet dhe dinjitet në skena festivalesh),

thuajse pa asnjë interes social apo ekonomik

përdoret edhe sot.

Gjithandej të rraskapitur e rropasur bartës e interpretë

vlerash shpirtërore që përpëliten për të mbajtur

për pasion, nëpër grupime miqsh e shokësh, edhe sot

e kësaj dite këtë visar të rrallë. Njëlloj, në mos më

keq nga dje, edhe pse ndryshe nga dje, sot këtë pasuri

e kemi edhe të certifikuar si “kryevepër të pasurisë

shpirtërore të njerëzimit”.

Gjithashtu pa asnjë impakt ekonomik kanë mbetur

vlera të qenësishme materiale të kulturës tonë kombëtare,

si qytete antike, parqe arkeologjike, kala, rrënoja

antike etj. Ashtu si dje, gati e njëjta gjë edhe sot, dy

dekada e gjysmë pas lënies pas të ekonomisë së centralizuar.

Të shumtat e këtyre vlerave pa aksesimin

normal të lëvizjes, disa deri në objekte e disa edhe

brenda vehtes së tyre.

Dhe vazhdojmë të flasim për historinë, turizmin,

tradita, zhvillime zonash e mirëqënie të banorëve.

Ndërkohë që fare mirë e me pak ndërhyrje këto vlera e

pasuri mund të kthehen në asete me impakte pozitive

për të gjallëruar shpirtërisht dhe ekonomikisht komunitete

dhe territore të tëra, bartëse të këtyre pasurive.

Këto e të tjera më nxitën të punoj në temën për

master në “menaxhim arti” në Universitetin Mesdhetar

të Tiranës, e cila u kurorëzua ditën e djeshme me

288

diplomë, shpërndarë përmes një ceremonie mbresëlënëse

në ambientet e resortit “Xibraku”, në Tiranë.

Një mrekulli e kënaqësi e veçantë të ishe mbrëmë

në një ceremoni të tillë festive mes një rinie të mrekullueshme,

por edhe me akademikë e profesorë si, Anastas

Angjeli, Nexhmedin Dumani, Gudar Beqiraj, Vaso

Tole, Sulo Hadëri, Alqi Naqellari, Vladimir Mici etj.

Faleminderit stafit të UMSH për emocionet e veçanta

dhe eksperiencën që ndamë për gati një vit pune

dhe përpjekjesh të përbashkëta!

16.09. 2014

289

PËR GJIROKASTRËN,

NJË DIAMANT MË SHUMË

- Në ditën e dorëzimit të titullit

“Qytetar Nderi i Gjirokastrës“

Prof. Agron Fico -

Kam pasur rastin ta takoj e ta njoh nga afër dy

dekada më parë. Atëhere në moshë ishte kaq sa jam unë

sot, por për habi, më duket se është njëlloj si atëhere;

me të njëjtin vitalitet, me të njëjtin pasion, me të njëjtin

përkushtim dhe dashuri në shërbim të kulturës, gjuhës,

albanoligjisë, etnokulturës, publicistikës.

Atëhere vetëm se kishte përcjellë një lajm të transmentuar

përmes ekranit të TVSH lidhur më përurimin

e një grupi folku me emrin “Bilbili” dhe rrahu dynjanë

deri sa më gjeti, për të më pritur në shtëpinë e tij,

ku do të flisnim gjatë për këngën dhe trashëgiminë,

si vlera të mëdha kombëtare. U mrekullua që në ato

vite kapërcyelli kisha mundur të krijoja një grup me

këngëtarë e interpretë të shquar të iso - polifonisë nga

Vlora, Gjirokastra e Bregu i Detit.

- Do të shkoni në festivalin e Kriulenit, në Moldavi,

e kam gati një ftesë për ju. - më tha i ngazëllyer. - Unë e

di mirë, kemi folklor nga më të pasurit e më të veçantët

ndër popujt e tjerë. Ndaj duhet ë shkoni patjetër. Dhe

kështu fluturimin e parë drejt skenave jashtë vendit

“Bilbili” do ta bënte jo vetëm me bekimin, por edhe

përpjekjet e drejtpërdrejta të profesorit. U gëzua tej

290

mase edhe si një siguri për çka më kishte folur për

folklorin tonë, kur i dhashë lajmin se nga juria ishim

shpërblyer me “Çmim i parë për folklorin“.

Prej atëhere u lidhëm në një miqësi të pandarë e

një komunikim të pandërprerë, përjashto disa vite që

na “humbën” lidhjet ngaqë profesori jetoi në kontinentin

tjetër. U gëzua dhe shumë u mallëngjye, kur

e njoftova për vendimin e stafit organizator se do të

ishte President Nderi i edicionit të Pestë të “Aulona

Inter Folk festival - 2013”. Gjithmonë i përpiktë, i rregullt

e gjithnjë vlerësues e pa këtë pjesëmarrje edhe

si një mundësi për të thënë ca fjalë zemre për Vlorën,

qytetin e adhuruar qysh në rini, për historinë, por dhe

për trashëgiminë shpirtërore. Ditën e shtunë, data 27

shtator 2014, duke shkuar drejt qytetit të Gjirokastrës,

si magnet më tërhiqte mirësia dhe hijeshia e këtij

gjirokastriti emërmirë. Bashkia e qytetit të gurtë do

291

t’i jepte Prof. Agron Ficos, edhe zyrtarisht, vendin

“Qytetar Nderi i Gjirokastës”, duke e radhitur pas emrave

të tjerë të shquar që ai qytet ka nxjerrë; Eqerem

Çabej, Musine Kokalari, Ismail Kadare, Arben Puto e

dhjetra gjirokastritëve të tjerë, para të cilëve, siç u tha

në veprimtarinë e organizuar në ceremoninë e rastit,

“edhe gurët e sokakëve përulen”.Emri i Prof. Agron

Fico, një diamant tjetër i çmuar në gjerdanin e qytetarisë

së vlerësuar gjirokastrite.

Urime dhe jetë të gjatë, i dashur profesor!

28.09.2014

VILHELMIA

E VLORËS

Ajo është “Mjeshtre e Madhe e Penës”, ka edhe të

tjera vlerësime të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit,

por siç thotë vetë, kjo e sotmja dhënë nga Shoqata

“Labëria”, mbetet e veçantë. Ka botuar deri sot 37

libra të gjinive të ndryshme duke filluar nga tregimi,

novela, romani etj., por në qarqet letrare e shoqërore

njihet edhe si publiciste, eseiste, studiuse, si dhe poete

e shkrimtare për fëmijë. Një jetë të tërë ka bërë punëtoren

e arsimit, por jeta e saj ka kaluar përmes kalvaresh

jo të pakta. Bijë nga Kanina me kala e ballkone

mbi det, por ka gati gjysmë shekulli në derë të Haxhirajve

të Armenit, me rrënjë tutje trevave të Tepelenës.

Përherë fjalëmbël dhe me një buzëqeshje të dlirë që,

siç thonë ata që e kanë njohur prej rinisë, i ka bashkëudhëtare

e të vetat. Kjo është Vilheme Vranari - Haxhiraj,

gruaja e fortë dhe e mençur e Vlorës, të cilën La-

292

ëria e nderon me titullin e lartë “Personalitet i Shquar

i Labërisë”. Një grua labe, një zonjë e vërtetë që në

të gjitha kohët tregoi qëndresë e prodhoi vazhdimisht

kontribute për shoqërinë, jo vetëm në fushën e krijimtarisë

letrare, por edhe si një intelektuale që përherë e

gjen aty ku kultivohet paqja dhe ku përçohet mirësia.

Veprimtaria e realizuar nga shoqata “Labëria” e degës

së Vlorës, por mbi të gjitha gjesti i Forumit të Labërisë

për ta përfshirë Vilheme Vranari - Haxhiaj midis figurave

të tjera të vlerësuara të krahinës, tregon edhe një

herë për mesazhet dhe misionin e qartë kulturor, atdhetar

e patriotik që kjo shoqatë ka si busull.

U ndjeva i nderuar që në ceremoninë e rastit t’i

dorëzoj Vilhemes vlerësimin e lartë dhe të përshëndes

të pranishmit në emër të forumit të shoqatës “Labëria”.

04.10.2014

293

NË KOLONJË

VAJTA NJË DITË

- Mbresa nga festa e këngës folklorike

në Kolonjë të Gjirokastrës -

“Në Kolonjë dua të vete”, thotë kënga më e re

për Kolonjën, e kthyer në hit për kolonjarët, e kënduar

me aq embëlsi e bukuri nga Petrit Lulo, i cili fjalët e

trëndafilta të Pajtim Graçit i ka mbështjellë me kadifenë

e mjaltë të zërit të tij. Dhe unë vajta në Kolonjë, një

ditë feste me këngë për këngën. Vajta e vajtëm të gjithë

në Kolonjë dhe s’u tundëm nga shiu i paprerë që për

asnjë çast nuk pushoi. Në sfidën mes qiellit që rrodhi

papushim “litarë” shiu dhe këngës, fitoi kënga.

M’u desh të shkoja në Kolonjë plot 35 vite më

pas. Nga hera e fundit në këtë fshat Labërie më kishte

mbetur në mendje dollia me qelqe uji, ngritur në një

trapezë burrash në një dasmë djali. Askush tjetër ndër

fshatrat e Labërisë nuk i përqaset Kolonjës për ca tradita

vendi e sidomos për qëndresën e treguar në respek

ndaj disa dokeve e zakoneve të trashëgimisë, ardhur

nga shumë dekada të shkuara. Në Kolonjë, deri vonë,

zakonet në davete e sidomos dollitë në trapeze, janë

zbatuar pa tolerancë, përkundrazi me shumë rigorozitet

e besnikëri. Po edhe dashurinë kolonjarët e kanë

trashëguar si asnjë tjetër në krahinë, me shumë dhemb-

294

shuri e me shumë përgjërim. Besoj këtej duhet të jetë

nisur autori i këngës që thashë më lart, kur thotë:

Kolonjë, e bukur Kolonjë,

Në mes shoqeve si zonjë…

Ndërsa sot janë mbledhur të gjithë për të festuar

një festë kënge në vlerësim të muzikës tradicionale,

këngës polifonike të fshatit e zonës, pranë “Sofrës

kolonjare”, shoqëruar edhe me kuzhinën tradicionale

të fshatit. Kanë ardhur për të festuar bashkë me kolonjarët

edhe grupe të tjera polifonike nga Lunxhëria,

Zhulati, Golemi, Picari etj., dhe fare natyrshëm, aty në

skenën pranë rrapit shekullor merr udhë një festival i

tërë folku. Një magji e tërë zërash, melodish, avazesh e

kostumesh plot ngjyra e ornamente tradicionale.

Në Kolonjë të Kurveleshit,

Derdhur bujaria sheshit...

Ka ardhur në Kolonjë edhe “gjenerali i këngës”

labe, Golik Jaupi, por edhe virtuozi i këngës popullore

përmetare Vaskë Curri, duke krijuar kështu, të gjithë

bashkë, një “det” me këngë e valle që do ta kishin zili

edhe skena të mëdha festivalesh.

Faleminderit, Kolonjë, që na e mbushe shpirtin me

aq shumë këngë e dashuri për njëri - tjetrin!

Një dhuratë e bukur e shoqatave “Kolonja” e “Labëria”

për komunitetin e Kolonjës dhe Labërisë në

prag vitin e 70 - Vjetorit të Çlirimit të Atdheut.

05.10.2014

295

NEVOJA PËR PROKURORI

NË DEMOKRACI

Asnjëherë nuk kam folur e as jam prononcuar

publikisht për të ashtuquajturën “çështja Gjika”. Kam

menduar se, për secilin duhet të ketë një “gjykatës”

apo një balancë për të gjykuar e matur vlera.

Më mundon ca të shprehem kjo puna e “konfliktit

të interesit”, por në fund të fundit, unë jam një person

që, pavarësisht pozicionit ku jam gjendur, nuk

kam qëndruar asnjëherë sehirxhi kur shoqëria ka pasur

nevojë të them një fjalë. Siç dua ta them edhe sot, për

këtë prokurorinë tonë të nderuar.

Asnjëherë nuk jam shprehur më parë për “çështjen

Gjika”, jo thjesht dhe vetëm për t’iu shmangur konfliktit

të interesit, por edhe se kam pasur bindje te disa

principe të organit të drejtësisë, më saktë të prokurorisë...

Di mirë që në një shtet demokratik, prokuroria

ngre akuza, heton, ivestigon, bën të gjitha përpjekjet

për të vërtetuar dyshimin dhe, nëse akuzat apo dyshimet

nuk vërtetohen, bën terheqjen profesionale.

Por kjo prokuroria jonë nuk dëgjon fare nga ky

vesh, ose më mirë të them, i mungon fare “veshi”

demokratik. Ka akoma veshin e sistemit që kemi gati

çerek shekulli që e kemi lënë pas.

296

Duket se prokuroria vazhdon akoma të jetë në patronat

të kreut të saj që është vet në patronat të shefit që

kishte e që në 23 qershor, me votat e 1 milion shqiptarëve,

i lau duart nga pushteti... Siç duket, shefi i të gjorëvë

prokurorë të çështjes, nuk mund ta harrojë kollaj atë

që “i pandehuri Gjika” i bëri shefit të tij, atij të madhit

fare, për 100 - Vjetorin e Pavarësisë Kombëtare...

Të mos harrojmë: 28 Nëntori 2012 ndau dy epoka, dy

sisteme, dy ideologji, dy filozofi; nderimin për burrat

që ngritën Flamurin e Mëvetësisë Kombëtare njëqind

vjet të shkuara dhe injorimin e këtij akti të jashtëzakonshëm

gjithëshqiptar nga shteti në fuqi i kohës.

Shpëtim Gjika zgjodhi të parën, bashkë me të gjithë

shqiptarët. “Buka me vete” do të mbetet në memorien

e shqiptarëve, jo për katër, por edhe sikur për katërqind

vjet të syrgjynoset Gjika.

Ja, kaq është kjo historia!

Se ndryshe nuk ka si shpjegohet që kjo e nderuara

prokurori, më shumë se të vrarët e Gërdecit, të vrarët

me plumb të 21 janarit, shitjen e detit, rrokopujën e pasurive

kombëtare, shpërbërjen dhe katandisjen në këtë

derexhe të mëmëdheut, e shqetësojnë ca llaç e tulla që

pretendohet se Gjika i ka vënë shtrëmbër.

Ndaj ky vend ka nevojë për të vendosur e për të pasur

drejtësinë e vërtetë. Nga të pakontestueshmet çështje

që Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, e di mirë dhe

kërkon me forcë të bëhet.

07.10.2014

297

NË SELENICË,

ATY KU RILIND QYTETI

Një ftesë e kryetarit të bashkisë së Selenicës, Ferdinand

Aligjoni bëri që sot të jem në Selenicë, në një

nga qyetetet minatore të Shqipërisë.

Kam pasur rastin ta njoh këtë qytet qysh prej vitit

1977. Pikërisht këtu do të kryeja stazhin e paradiplomës

së universitetit dhe pavarësisht se kisha pasur

rast edhe herë të tjera të isha në këtë qytezë, isha shumë

kurjoz të mësoja gjëndjen aktuale.

Më besoni, jam ndodhur në një situatë tepër befasuese,

saqë s’mund të rri pa e përshkruar. Një transformim

i plotë i qendrës së qytetit dhe një konceptim

shumë bashkëkohor i sheshit që bashkon selenicarët.

Një ivestim i pandodhur më parë, në më shumë se 100

vjet në historinë e ekzistencës së këtij qyteti minator,

në rrënjët e të cilit shtrihet një pasuri e shtrenjtë kombëtare

me histori më shumë se një shekull.

Kam parë me sy e kam prekur nga afër jo thjesht

një përkushtim, por një sensibilitet e dashuri që i pari

i pushtetit vendor të Selenicës, Ferdinand Aligjoni,

kishte marrë përsipër të realizonte për këtë qytet minator.

Nëse do të kishte ca vlerësime të veçanta, Selenica

bashkë me qytete të tjera minatorësh do të ishte shpallur

me kohë një ndër qytetet që do të ishin në agjendën

e vizitave të turistëve, apo atyre që duan të njihen

nga afër me vendet që kanë kontribuar më shumë për

ekonominë e këtij vendi që thirret Shqipëri, por në pamundësi

që kjo të ndodhë, kryetari i bashkisë, Aligjoni,

ka vendosur të bëjë atë çka mundet për këtë qyetet anës

298

Vjose…Një transformim dhe një rilindje e vërtetë po

ndodh në këtë qytet, herë - herë të harruar, por një njeri

si Ferdinand Aligjoni ka vendosur ta nxjerrë në dritë…

Faleminderit, Ferdinand Aligjoni që me Edi Ramën

po rilindni Selenicën!

09.10.2014

ILIRI DHE ALBANA

- ARTISTË NË SKENË E NË JETË...

Për herë të parë i pashë të dy përpara pak vitesh, në

skenën e Tetovës, me ansamblin e tyre “Ibe Palikuqi”.

Pastaj në skenat, sheshet dhe rrugët e Vlorës, mes artistëve

të folkut gjithëshqiptar në festimet e jashtëzakonshme

të 100 - Vjetorit të Pavarësisë. Ndërsa në

majin e 2013, në edicionin e 5 - të të “Aulona Inter

Folk Festival”, përsëri në përbërje të “Ibe Palikuqi” do

të ndiznin skenat e qytetit.

Ilir Loku dhe Albana Metallari, një dyshe e mrekullueshme

valltarësh, solistë të Ansamblit “Ibe Palikuqi”

të Shkupit, por edhe nga dyshet më simpatike të

valles shqiptare. Në edicionin e 6 - të të “Aulona Folk”

imazhi i të dyve u bë imazhi i publicitetit të festivalit.

Me sharm, me elegancë, me profesionalizëm.

Në gushtin e këtij viti, në një dasmë të madhe shqiptare

aty në Shkup, Iliri dhe Albana certifikuan edhe lidhjen

e jetës, fryt i një dashurie përmes artit dhe kryesisht

valles së bukur shqiptare. Siç më treguan, mes

shumë mundësish, të dy zgjodhën Vlorën për të kaluar

“ditët e mjaltit”, pikërisht në një nga resortet turistike

të qytetit. Iliri është rritur me vallet folklorike; nga 28

299

vite mbi shpinë, rreth 20 i ka të lidhura me vallen. Aty

në Shkup, në ansamblin me emrin e heroinës Ibe në

ballë. Thotë se vallen e ka në gen nga i ati, vite më parë

edhe ai solist me ansamblin “Emin Duraku”. Më thotë

se ka idhull të madhin e valles shqipe Besim Zekthi,

por kërkon t’u ngjajë edhe “Mjeshtrit të Madh” Rexhep

Çeliku solist i Ansamblit Kombëtar të Këngëve

dhe Valleve të Tiranës, apo Besnik Grajçevci të “Shota

e Prishtinës”. Për vallet, si kërcimtar, i falet koreografit

Fehmi Shaqiri dhe ka vite që ka ndjerë dorën e tij.

Iliri dhe Albana , krahas angazhimeve me ansamblin

“Ibe Palikuqi”, realizojnë jo pak valle edhe

me grupin e tyre të sapokrijuar me emrin e bukur e

domethënës “Ilirida”. Vallet me kostumet e bukura

kombëtare, qepur e qendisur nga vet Albana, kanë

kohë që ndezin mjediset dhe zemrat e shqiptarëve të

Maqedo-nisë, në dasma e gëzime. Dy artistë në skenë

e në jetë.

10. 10. 2014

300

DUKE LEXUAR

VELEDIN KORKUTIN…

Në festën e këngës në Kolonjë, mes shumë të njohurve

e miqve të mi të asaj ane Labërie, do të takoja

edhe Veledin Korkutin, golemasin me këngë e vargje

në buzë. Diçka shkroi si dedikim në të parën faqe pas

ballinës dhe në dorë më lëshoi një libër, botuar prej tij

pak kohë më parë. Emri i recezentit, njëkohësisht edhe

shkruesit të hyrjes, mikut dhe kolegut tim, inxhinierit

Albert Stroka, u bë një motiv më shumë për ta lexuar

librin pa pritur radhë.

Kam pretenduar se e kam njohur Veledinin, në fakt

i kam njohur vetëm ca anë të rëndësishme të formatit

të tij si këngën, interpretimin, dashurinë dhe pasionin

për të thurur këngë e vargje të tjerra hollë, por vetëm

kaq. Më besoni, nga botimi i Veledinit të titulluar me

një simbolikë të bukur “Ky jam unë” kam mbetur i

mrekulluar dhe kam ndjerë një lloj krenarie për njohjen

e miqësinë me të. Pak kohë më parë, unë prej Vlore e

Veledini nga Saranda do t’i bënim bashkë qindra vargje

e do t’i botonim për disa ditë rresht në të përditshmen

“Telegraf”, nën okelion “Hapur do t’i themi, ca

derte që kemi”.

Kohë më parë, gjithashtu do të botoja edhe një

shkrim - recension rreth librit “Mbaje lart e tirre hollë”

me bashkëautor vëllain tjetër, Skënderin. Po ndryshe

nga botimet e mëparshme, në këtë libër, Veledini ka

vendosur të flasë e të tregojë diçka nga jeta e vet, ashtu

si ka rrjedhur e ashtu si ka kaluar. Thjesht, fare thjesht

ka shkruar, duket se me shumë kujdes i ka radhitur datat,

historitë, ndodhitë, peripecitë që ka kaluar. Me shumë

301

mjeshtëri, autori rrëfen ca të vërteta që në pamje duket

se janë të thjeshta e të zakonshme, por pikërisht këtu

qëndron edhe bukuria dhe forca e krijimit. Veledini e

thotë vet, qysh në hyrje se përmes përshkrimit të jetës

së tij, nuk pretendon të na sjellë trgimtarin, novelistin

apo romancierin e madh. Me një penë të zhdërvjelltë

duke lëvizur nga fëmi-nia në Golemin e tij të lindjes,

në Urën e Kardhiqit e Gjirokastër, në shkollën e mesme

e festivale kënge, në Universitetin Bujqësor të Tiranës,

në Picar e prapë në Golem e deri në Sarandë, ku e hodhi

përfundimisht tranzicioni, ai na sjell jetën e njeriut

të zakonshëm në përballje me kohën dhe vendin.

Libri përshkruhet nga një fije e padukshme, por shumë

e ndjeshme humori, dhunti e autorit kjo, por ka dhe jo

pak situata që të shkaktojnë mornica dhembje e ankthi.

Lexojeni dhe ju siguroj se në ato që Veledin Korkuti

tregon për veten, secili, mbase në të tjera situata, do

gjejë edhe veten dhe jetën e tij.

10.10.2014

302

NË VEND TË URIMIT

PËR DRITËRONË

Mund të formuloja një urim në rreshta apo në vargje,

mund të gjeja edhe një buqetë të bukur me lule e

ta vendosja në status për ta uruar... Tjetër gjë do bëj.

Ngaqë ende më kumbon në vesh e në gjithë qenien

time përshëndetja e tij nga pozicioni i Presidentit të

Nderit për edicionin e këtij viti të “Aulona Inter Folk

Festival”, mendova që publikimi në këtë ditë të shenjtë

për të e për ne, do ishte urimi më i mirë.

Petrit Ruka, në një të përditshme shkroi shumë

rreth mesazheve që përcillte kjo përshëndetje, por

këto fjalë të patriakut të madh të letrave shqipe, mbeten

përherë aktuale...

Të paçim dhe si drita dritërofsh, Dritëro!

DritëroAgolli

President Nderi

“Aulona International Folk Festival”

Vlorë, 10 maj 2014

Ju përshëndes të gjithë, juve pjesëmarrësve në

303

festivalin “Aulona 2014”, lebër të vendit dhe miq turistë,

të mëdhenj e të vegjël, fshatarë dhe qytetarë!

Jam shumë i nderuar që Vlora më zgjodhi si President

Nderi të këtij aktiviteti që zbukuron Vlorën dhe

gjithë Shqipërinë me vlerat, mesazhet dhe rëndësinë

e tij për popullin. Mesazhi im për të gjithë Ju është

që të këndoni dhe kërceni këngët dhe vallet e gjyshërve!

Le t’i rikëndojmë dhe le t’i rikërcejmë këngët

dhe vallet e gjyshërve, duke shtuar diçka nga zëri dhe

lëvizjet tona, pa ua cënuar harmoninë e përherëshme

tingujve, lëvizjeve dhe ngjyrave të fjalëve.

Edhe gjyshërit ndër këto krijime shtuan zërat e

tyre, prandaj ato kanë ardhur deri tek ne më të plota

dhe më të qëndrueshme. Një valë gjyshërish ka hequr

e ka shtuar diçka, një valë tjetër gjyshërish, gjithashtu

ka vënë një ngjyrë e ka sjellë një tingull në trupin e

tyre, prandaj ato nuk janë harruar.

“Tradita është e gjallë, kur këndohet dhe kërcehet,

kur përkedhelet” - më thoshte një këngëtar nga

Tepelena. Edhe ne poetët kemi marrë hua të madhe

nga stërgjyshërit, kemi marrë vargje dhe vjersha

të tëra, duke bërë pak krehje dhe me shumë përkëdhelira.

Pastaj po të hyjmë thellë kohëve dhe thellë

vendeve, edhe nga vendet prej nga vijnë festivalistët

e huaj të “Aulona Folk Festival”, do të gjejmë Robert

Bërnsin, Longfelloun, Pushkinin etj., që kanë marrë

kaq shumë hua, jo vetëm nga popujt e tyre, por dhe

nga popujt përreth.

Muzika, kënga, vallja dhe meloditë me vegla,

komunikojnë mes popujve duke qenë një gjuhë e

304

kuptueshme prej të gjithëve. Popujt e kuptojnë njëri

- tjetrin prej muzikës, lëvizjeve edhe pse fjalët mund

të mos i kuptojnë.

Prandaj “Aulona Festival” është një mundësi më

shumë për të komunikuar mes nesh, mes popujve të

rajonit dhe më gjerë, për t’i kënduar paqes dhe për

të shkëmbyer kulturat tona. Këndojini dhe kërcejini

edhe në Vlorë, këngët dhe vallet e gjyshërve tuaj,

qofshin ata shqiptarë, grekë, turq, italianë, malazes,

kroatë, polakë, bullgarë!...

Këngët e gjyshërve janë tradita e botës dhe kudo

ku mbahet gjallë, ajo është si në shtëpinë e vet. E po

nga të mos u heqësh kapelen në shenjë nderimi këtyre

gjyshërve tanë të mëdhenj!

Suksese Vlorës dhe festivalistëve të “Aulonës”!

13.10.2014

305

DREJT PRISHTINËS,

PËR SHKURTE FEJZAJ

Të enjten, datë 30 tetor 2014, me grupin folklorik

“Bilbili” do të jemi në Prishtinë, në koncertin e

madh të të madhes së këngës shqiptare, Shkurte Fejzaj.

Pikërisht në këtë ditë, në orën 19 e 30, aty në Sheshin

21, “TV 21” fillon koncerti “Shkurte Fejza 40 vjet - zëri

i kombit të vet“. Shkurte Fejza është një nga këngëtaret

më të dashura në mbarë trojet shqiptare, por ajo është

edhe një mike e madhe e Vlorës. Me shumë dëshirë ka

ardhur aty e ka kënduar në skenën e “Aulona Inter Folk

Festival”, por mbi të gjitha, në koncertin e madh të 100

- Vjetorit të Pavarësisë, më 28 nëntor 2012.

Le të jetë kënga jonë një buqetë me avaze jugu

e polifonie mes melosit të jashtëzakonshëm të këngës

popullore që në mbrëmjen e 30 tetorit do derdhet në

Prishtinë, për Shkurten e prej Shkurtes. Më poshtë vargjet

për Shkurte Fejzaj, si përshëndetje nga folk grup “

Bilbili”, Vlorë.

Në Kosovë kemi ardhë

Nga Vlora me det e valë.

Nga Vlora e kombit tonë

Me flamur e me shqiponjë.

Nga ballkoni i Ismailit

Në kullën e Boletinit.

306

Kemi ardhë të urojmë

Princeshën e këngës tonë.

Shkurte Fejza këngëtare,

Dyzet vjet me këngë zjarre.

Dyzet vjet me këngë në gojë

Si bilbil e si shqiponjë.

Këngë malli, këng’ lirie,

Këngë kombi, Shqipërie.

Zëri i trojeve shqiptare

Shkurte Fejza këngëtare.

Edhe 100 vjet në skenë e për kombin këndofsh,

Shkurte Fejza!

27. 10. 2014

307

TRILOGJIA

ÇIPA NË VLORË

Një botim ekselent, krejt unikal, por edhe një

veprimtari me të njëjtat përmasa, sot në Vlorë, në

promovimin e krijimtarisë poetike të “Trios Çipa”,

Lefter, Aleksandër e Akri. E rrallë, gati e pandodhur

kund një ndodhi e tillë ku njëherësh të promovojnë

botimet e tyre babai, djali dhe nipi. Në Çipaj të

Pilurit e Bregut, ngjau… Ndaj ky aktivitet i moderuar

mjeshtërisht prej “Mjeshtrit të madh”, aktorit Bujar

Asqeriu do mbahet mend gjatë në Vlorë. Nën tingujt

e ëmbël të fyellit plot avaze baritore, por edhe shoqëruar

me këngën e mahnitshme piluriote e bregase,

308

fjala e oratorëve të shumtë mori tjetër fuqi. Fuqinë e

atdheut, të kombit, të lirisë, të dashurisë, të jetës që

Lefter Çipa e ka kënduar një jetë të tërë. Pa dyshim

vargjet e Sandrit dhe Akrit, ndonëse në të tjera metrika,

duket se vinin praj atit, Lefterit të papërsëritshëm.

- Gjyshi ka qenë dhe mbetet zanafilla e krijimtarisë

time. - tha Akri, kur iu desh të thoshte dy fjalë.

- Sandri , po se po.

Pas kësaj fjale, të tjerat s’ke ç’i do t’i thuash. Përshëndetjen

time po e bëj publike përmes këtij komunikimi.

Një këngë për të parin e Çipajve në Trilogjinë

e botuar e të shoqëruar edhe me një botim special të

Lefterit “Këngët e Atdheut tim”.

01.11.2014

FUQIA E GJUHËS EVROPIANE

DHE TË VËRTETËS SË MADHE

Përfundimisht gjuha e “drunjtë”, gjuha e krajleve

shkërmoqet e bëhet hi përballë gjuhës evropiane,

gjuhës të së vërtetës së madhe shqiptare.

Edi Rama, kryeministri i shqiptarëve, me shumë

dinjitet e me shumë burrëri ishte sot, përballë homologut

serb, në majën më të lartë të historisë; aty ku

këtë vend e ka vendosur zoti dhe me thonj, mençuri e

barot e kanë mbajtur të parët. Bash aty, në mes të Beogradit,

faqe Evropës e botës, përfaqësuesi i shqiptarëve

u përball jo thjesht me kryeministrin e radhës,

309

por me mendësinë më të vjetër të politikës serbe. E

palatuar, e pagdhendur, e drunjtë, e vjetër.

Besoj është rasti që të gjithë si shqiptarë duhet

të krenohemi për guximin e kryeministrit tonë, që pa

iu marrë zëri e pa iu dridhur qerpiku, artikuloi drejtpërdrejt

të vërtetën e madhe. Të vërtetën e madhe

për gjakun tonë, vëllezërit tanë, Kosovën shqiptare.

Aty në Beograd, në pallatin “Serbia”, në sy e vesh të

njerëzimit! Ngjau më 10 nëntor 2014!

10.11.2014

LABËRIA KUVENDON

PËR LUFTËN ÇLIRIMTARE

E vēmendshme si gjithmonë ndaj ngjarjeve kulmore

të Labërisë në veçanti, por edhe të vendit e

kombit në përgjithësi, shoqata “Labëria” organizoi

sot në Tiranë sesionin shkencor me temë: “Labëria

në 70 - vjetorin e çlirimit të Atdheut nga pushtuesit

nazifashistë”. Ky sesion u organizua në bashkëpunim

edhe me Muzeun Historik Kombëtar, veç të tjerash

edhe si një tregues, se veprimtaria e shoqatës “Labëria”

është thellësisht atdhetare e patriotike, por

edhe në respekt të plot të historisë dhe vlerave të popullit

shqiptar.

Interesim i jashtēzakonshëm, pjesëmarrje tej

kapacitetit dhe mundësive që ofrojnë ambientet e

Muzeut. Një takim mjaft dinjitoz, me pjesëmarrje

310

të gjerë të elitës së Labërisë, kësaj krahine emër e

lavdi madhe, por edhe personalitete të tilla si Prof.

Rexhep Qose, - ish Presidenti Alfred Moisiu, Prof.

Servet Pëllumbi, Prof. Sabit Brokaj etj. Sesionin e

hapi kryetari i shoqatës kombëtare “Labëria”, Prof.

Ago Nezha.

Pastaj kumtuan temat e tyre të përgatitura me

mjaft tharm shkencor, Prof. Paskal Milo, Prof. Xhelal

Gjeçovi, Prof. Pëllumb Xhufi, Prof. Hamit Kaba, zv/

drejtori i Muzeut Kombëtar Dorian Koçi. Ky sesion

tregoi edhe një herë seriozitetin dhe përgjegjësinë

që Labëria ka në vlerësim të ngjarjeve dhe historisë

madhore e vendimtare në fatet e Shqipërisë e Kombit.

12.11.2014

311

PËR DITËLINDJEN TËNDE...

- Shkruar sot, në ditëlindjen

e Dariusit, nipit tim të shtrenjtë -

O i miri i Gjyshit,

ergjënd e flori,

katër vjeç i mbushe

porsi dritë më rri!

Plot me dritë e gaz

ma ke mbush shtëpinë,

thëllëza, bilbila

tok me ty më rrinë!

Ditët m’i ke bërë

të gjitha pranverë

dhe pse brymë e ngricë

bie ndonjëherë...

Pa më shkon në kopsht

me një çantë për dore,

herë si paparunë,

herë si lule bore!

Po rritesh, o nipçe,

e më bëhesh burrë,

bën dhe vizatime,

ngjyros dhe flamurë!

Si gjyshi dhe vallen

kërkon që ta hedhësh,

312

elin edhe këmbët,

Përpiqesh t’i dredhësh!

Po mē shumë se vallen

dhe të vendit këngë,

më kërkon kompjuter,

celular të “rëndë”!

Të shikoj e them:

ah, kjo botë jallane,

sot rriten fëmijët

me er’ evropiane!

Ndaj gëzuar, Darius,

dhe 100 të tjera,

në sy e në shpirt,

lulëzoftë pranvera!

13 nëntor 2014

313

ME AHMET CAPËN

NË VLORË

Pas kaq vitesh, një kafe te “Miramare”, me Ahmet

Capën, shokun, mikun e patriotin tim zhulatas. Larguar

për gati dy dekada në emigracion, në Greqi, asnjëhërë

nuk është ndarë nga vendlindja, dashuria e përjetshme

Kontribues në vite në gjallërimin e jetës në Zhulat

e sidomos me grupin polifonik të këtij fshati, të njohur

edhe në kalanë e Gjirokastrës…

Krijues dhe pasionant, njohës e lëvrues i trashëgimisë

shpirtërore tē Zhulatit e Labërisë.

18.11.2014

314

ERICH RATHFELDER -

40 VITE GAZETARI

Është nga gazetarët më të njohur jo vetëm në Ballkan

ku vepron aktualisht, por edhe në Evropē e më

gjerë. Jeton në Sarajevë. Jo pak, po për 25 vite ka qenë

banor i Berlinit, si gazetar e korrespodent në disa prej

gazetave gjermane. Ka 40 vite karrierë gazetarie dhe

i ka provuar të gjitha; edhe zyrën edhe terrenin. Eshtë

shumë kompleks si prejardhje; i ati nga Letonia, vendosur

në Gjermani si emigrant, e ëma gjermane, ndërsa

vet së fundi vendosur në Bosnje - Hercegovinë nga ka

dhe bashkëshorten, Amela.

Në fakt prej Gjermanie në Ballkan ka ardhur aty

nga viti ‘91 dhe fillimisht është vendosur në Kroaci

për të kaluar më pas në Sarajevë. Për shkrimet e korrespondencat

gjatë luftës, por sidomos për ato në

përkrahje të luftës së kosovarëve e Kosovës, është

shpallur disa herë “non grada” nga autoritetet serbe.

Siç më tregon, i shtyrë nga ky vendim, kur në ‘98

- tën në Kosovë do të hynin tanket e NATO - s, do

ndalonte njerin prej tyre e hipur mbi të do bënte një

fotografi. Pikërisht këtë foto e nisi menjëherë në Ministrinë

e Jashtme të Serbisë, aty prej nga kishte dalë për

të urdhëri “non grada”, si për t’u thënë serbëve: “ja ku

jam!”.Në vitet 2003 - 2004 ka punuar edhe në Afganistan

si reporter lufte, por më thotë se prej atëherë ka

vendosur të mos shkojë më në fronte lufte.

315

Ka botuar tre libra për Bosnjën, por interesant mbetet

libri me 415 faqe për Kosovën. Një libër i shkruar si

përmbledhje ngjarjesh e zhvillimesh në harkun kohor

1987 - 2010. Ka ardhur së bashku me bashkëshorten,

Amelën, pēr një tur vizitash në Vlorë e më tej bregdetit,

në Sarandë e Gjirokastër...

Folëm gjatë me Erichun, po për çka më foli nuk do

të zgjatem, me siguri do flasë vetë me penën e tij. Për

mua ishte kënaqësi e veçantë që pata rastin ta njoh e ta

shoqëroj gjatë qëndrimit dyditor në Vlorë.

19.11.2014

316

PARTIZANI YNË

- Për tim vëlla, Pëllumb Gjokoli -

Nga ajo kohë kanë kaluar 70 vjet e atëhere nuk

ishte më shumë se pesëmbëdhjetë. Pesëmbëdhjetë vjeç

ishte djali i madh i Aliut, Pëllumb Gjokoli, kur do të

rreshtohej në Brigadën e XIV Sulmuese, formuar në

Gjirokastër atë vit të dyzetekatrës. Pjesmarrës në disa

luftime, Bregut kryesisht, por edhe në Vlorē në çlirimin

e Sazanit... Jam e jemi krenarë gjithmonë me atë

që bëri vëlla jonë dhe duke parë kohët më pas si rrodhën

ca histori e ngjarje, më është mbushur mendja se

317

akti i vëllait tonë të madh, po edhe i familjes, ka qenë

vendimtar, sepse na rreshtoi në krahun e kontribuesve

për lirinë, në krahun e fitimtarëve. Ja pse në prag të 29

Nëntorit, jubileut të 70 - të, i bëra një vizitë në shtëpinë

e zgjedhur për të mbyllur jetën, në Tiranë. Më foli për

festimet e 18 Shtatorit në Gjirokastër dhe për parakalimin

në “Sheshin e Çerçizit” me shallin e kuq në qafë.

Atë kohë s’kishte folur akoma Arvizuja që i kishte kritikuar

manifestimet me emrin e Enver Hoxhës, po siç

më tha, edhe po të kish folur, nuk do ta kishte dëgjuar

hiç... E urova për 70 - vjetorin dhe i thashë që ishim me

fat që ende e kishim të gjallë një nga pjesëmarrësit e

Luftës së Dytë Botërore. Të gjallë dhe Fitimtar!

27.11.2014

NË GOSTIVAR,

NË FESTËN E FLAMURIT

Mbrëmja e 28 Nëntorit 2014, na gjeti mes vëllezërve

tanë në Gostivar. Një reklamë elektronike vendosur

në hyrje të qendrës për kulturë të qytetit po vazhdonte

të jepte reklamën per koncertin e grupit “ Bilbili

“ nga Vlora. Mësuam se kishte ditë që po bëhej kjo reklamë

duke paralajmëruar se, ndryshe nga vite të tjera,

kësaj here gostivarasit do të kishin mysafir një grup

me polifoni e valle nga Vlora, nga qyteti i flamurit. Në

një skenë te mbushur plot e përplot dhe të dekoruar me

flamujt kuq e zi, filloi aktiviteti i 102 vjetorit, i paraprirë

nga dokumentari i Virgjil Kules për 100 Vjetorin

e Pavarësisë. Të pranishmit përcollën me emocione të

forta e duartrokitje, imazhet që vinin përmes ekranit

nga mrekullia që shqiptaria realizoi në Vlorë dy vite

318

më parë. Pastaj në skenë u derdhën këngët dhe vallet e

ansamblit “Bilbili”, të cilat u shoqëruan me duartrokitje

dhe u përcollën me emocione të veçanta. Këngë polifonike

për Ismail Qemalin e Isa Boletinin, por edhe

për thëllëzën me pika e vajzën e valëve. Vallet me motive

të jugut e të veriut, sidomos “Osman Taka” e “Një

komb një flamur” krijuan emocione të papërsëritshme.

Koncerti u moderua me mjaft elegancë e profesionalizëm

nga këngëtarja Besiana Mehmeti, e cila së bashku me

këngëtarin e shquar Shkodran Tolaj, interpretuan disa

duete nga repertori i tyre. Drejtorit të Qendrës për Kulturë,

Luan Zenku, simbolikisht ju dorëzua një flamur

kombëtar i sjellë posaçërisht nga qyteti i flamurit. Në

fund urimi i madh: Gëzuar shqiptarë, kudo që jeni,

Festën e Flamurit! Gostivari feston ditën e madhe, këtë

102 vjetor bashkë me ne.

29.11.2014

319

GJIROKASTRA

ME VLERË

E filluam vitin që nisi me një vizitë familjare në

Gjirokastër, vendlindja ime... Me bashkëshorten Teuta,

djemtë Niku e Joni dhe nusen e Nikut, Ita. Një urim

për një vit të mbarë te motra Arziko e vëllai Nimet dhe

në mbrëmje një darkë të gëzuar me nipër e mbesa te

Pishinat, përfund Lunxhërisë....

Vizita në qendrën muzeale dhe kalanë e qytetit

tërësisht mbresëlënëse. Pëllëmbë e histori, hap e bukuri

kjo Gjirokastra jonë! Pastaj një drekë fantastike te

“Odaja” me Lilin, Beson e Flamurin...

Gjirokastra! Një mrekulli që të thith si magnet...

09.01.2015

320

NJË URIM

PËR BIJËN TIME

Kam

lumturinë e

madhe që sot,

edhe në emër të

bashkëshortes,

Teutës, të nis

një urim shpirti

për Sevinën,

vajzën tonë të

vetme e shumë

të dashur.

Gëzuar

ditëlindjen e

tridhjetë, bija

jonë!

Të rrosh e

të gëzosh jetën

tënde dhe mbeç

sikundër je me dashuri e dhëmshuri për njeriun Njeri.

Unë dhe mami Teuta të falemi e përgjërohemi edhe për

një arsye tjetër; ti e Juli na kini prurë në jetë Dariusin,

“mjaltin e mjaltit” që thonë e që është... Ti na bëre ashtu

siç dëshironim e ëndërronim, na bëre gjyshër dhe

Nikun e Alionin i bëre dajo! Gëzuar, bija ime!

27.02.2015

321

NË AVLLINË

ME HARDHI...

Në avllinë me hardhi

I ulur te porta rri.

Ulur në poton, te porta

Këtu më ka rarë koka.

Diç kërkon e më do syri

Këtu ku pikon floriri.

Këtu te porta me shkallë

Më tha goja mëmë e babë.

Këtu ku më shkeli këmba

Ku më dha qumështin mëma.

Këtu në oda të madhe

Ku babai hidhte valle.

Këtu në të bardhën portë

Me Majë të Pusit mbi kokë.

322

Tani heshtin gurë e drurë

Thua nuk kanë qenë kurrë.

Tani hesht dhe porta ime

Nga kohët përcjell kujtime...

09. 03. 2015

323

KUR LIBRIN

TA DHURON AUTORI...

Ka disa ditë që gazetari i njohur Ergys Alushi, ka

publikuar për lexuesin romanin “Prostitucion në Lidhjen

e Shkrimtarëve”. Është libri i tretë i këtij autori,

pas “Trazuar” dhe “Monika, të keqen”. E kam ndjekur

prej fillimit me kreshëri krijimtarinë e Ergysit dhe

mund të them pa mëdyshje, se ajo ēshtë krejt e veçantë,

jo vetëm në stilin e të shkruarit, por edhe në temat që

rreket të trajtojë. Sot, në “Irish Time”, ambjent ku do

të realizojë edhe promovimin, pata kënaqësinë që romanin

më të ri, ta marr si dhuratë dhe me autograf nga

autori. Urime e suksese në udhën fisnike të krijimit,

Ergys Alushi!

09.03.2015

324

BOZHAN

ZEMËRBEHARI

Iku edhe një kolonel i ushtrisë shqiptare, u shua

edhe një nga djemtë e Labërisë që kur ishte koha të

zgjidhte rrugët e jetës, zgjodhi atë të artit ushtarak.

Vdekja e parakohshme, pasojë e një sëmundje të rëndë

e të zgjatur, më në fund fitoi mbi jetën, duke e shuar në

një nga spitalet e Italisë. Në varrezat e Fushë - Dukatit

një det me njerëz, me pikëllim, e lot në sy, mblidhen

për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolonelit. Nga qyteti

i Vlorës lamtumirën vendosën t’ja japin në Dukat në

vendlinjen e tij që e donte aq shumë e që s’e ndau kurrë

nga mendja në të 61 vitet e jetës. Nga Dukati s’e

ndau dot as sëmundja e rëndë që e mundoi për gati një

dekadë dhe që vetëm një herë nuk mundi t’i vejë dot

më këmbë e me krahë, siç e kishte zakon kur vinte e

ikte. Duket se sot në vendlindje ka “ardhur” për të mos

u kthyer më pas, për të mos ikur më kurrë. Duket se

ka “vendosur” të prehet në gjirin e tokës së të parëve

po edhe në gjirin e nënë Haxhos e baba Zenelit që e

lindën, e rritën dhe e flladitën me erë Llogorai. I ndoqi

njëra pas tjetrës shkollat ushtarake të kohës dhe pasi

mbaroi Akademinë e Lartë Ushtarake në vitin 1989, u

emërua komisar i Brigadës së 6 - të sulmuese, pasardhëse

e brigadës së partizanëve “gushëverdhë”, formuar

në Përmet. Në këtë detyrë do të shërbente deri në

maj të vitit 1992, kur pa mbushur akoma 40 vjeç, karriera

do t’i ndërpritej egërsisht nga politika e kohës, e

cila po njësoj do të vepronte edhe ndaj bashkëshortes,

Tahiresë. Bozhan Bozhani, në të gjitha detyrat e ngar-

325

kuara do të dallohej për një punë shëmbullore e korrekte,

plot pasion e dashuri për punën dhe njërëzit. Një

karrierë brilante e prerë në mes padrejtëisht. Tërë jeta

e kolonelit në rezervë Bozhan Bozhani, është jeta e një

njeriu të mirë, aktivist i palodhur e human, patriot e

atdhetar i vendosur, korrekt dhe kontribues për prosperitet

e zhvillim të shoqërisë e vendit. Bozhan Bozhani

ishte dhe mbetet njeriu zëmërbehar e fjalë mjaltë ku

gjithherë buronte mirësi e urtësi. Ishte njeri me dashuri

të madhe për traditat e vëndlindjes së tij, për këngën

e Dukatit e Labërisë, për natyrën e historinë e saj. Na

iku koloneli në një ditë pranvere duke lënë pas një det

me helm, por edhe një oqean me kujtime e gjurmë jete.

Dhe kënga e tij e preferuar që s’e hiqte nga buza “Vajta

një ditë në Vuno, lege, lege, vogël-o” na ndjek pas me

iso polifonie. I miri ynë!...

30.03.2015

326

TAKIM PAS VITESH...

Me Dr. Ylli Ziçishtin jemi njohur shumë vite më

pare, kur unë punoja inxhinjer në Memaliaj, ndërsa Dr.

Ylli, mjek në kooperativën e Maricajt, në Tepelenë.

I ishte nënshtruar fatit ardhur prej “rrufeve tē zotit”,

por pa humbur asnjë grimë nga mirësia e tij njerëzore...

Kudo dhe kurdoherë në shërbim të shëndetit

të njerëzve, humanist i lindur. Përpara pak kohësh u

takuam familjarisht, pas shumë vitesh në Vlorë. Ylli

tani është deputet, por m’u duk po ai i dikurshmi, i

Maricajt, edhe më i thjeshtë, edhe më njerëzor. S’mund

të ishte ndryshe!

22 prill 2015

327

SHTJEFNI I MUZEUT TË TUZIT...

Me poetin Ramazan Çeka dhe drejtuesin e ansamblit

“ Ded Gjo Luli”, Gjon Dushaj, në shtëpinë muze të

Shtjefën Ivezaj, Tuz. Nuk jam i sigurtë si funksionon,

por nëse do ishte aq shumë perfekt, të paktën Shtjefën

Ivezaj do ishte futur me kohë në Gines. Sado i futur

diku në një cep të globit, aty në Lekaj të Tuzit, do të

ishte gjetur. Dhe duhej të gjëndej aspak për nevojë të

Shtjefnit për t’u dukur, po për të treguar një mrekulli të

realizuar nga një njeri. Gati e pabesueshme, por duhet

të jetë njeriu i vetëm në këtë botë që shtëpinë e vet,

një banesë njëkatshe me katër dhoma, gjithsej rreth

100 metra katrorë, ta kthejë në një muze të vërtetë

etnografik.

Po edhe fototekë,

bibliotekë e

filateli.

Shtjefni tani

i duhet vetëm një

vit t’i mbushë të

tetëdhjetat e ndonse

është shumë vital

duket se të parën gjë

që të thotë kur e takon,

e lidh me jetën

dhe vdekjen.

- Tani jam i

vdekur, kur të vdes

do jem i gjallë! -

na thotë duke na ftuar të futemi në shtëpinë muze.

24 prill 2015

328

ME ALTIN BASHËN,

NË BUJTINËN E LILI ÇENKOS

Na bashkoi festivali i Gjirokastrës, po është kënaqësi

e madhe që fare rastësisht, me mikun tim, regjisorin

e mirënjohur Altin Basha, të jemi mysafirët e

parë në hotelin “Domino” të Lili Cenkos, njeriut që

“gërmallën” e gurtë e ka kthyer në art të vërtetë... Hotel

“ Domino” një vlerë më shumë në radhën e operatorëve

turistikë në qytetin e rrallë. Me lule te dera, me

lule në dritare, druri e guri “flasin” me gojë, brenda

si nē odatë gjirokastrite. Rakia e mirseardhjes aromë

muskati, zier për merak në kantinën “Brahimi”. Hapja,

bashkë me Festivalin Kombëtar 2015! Një simbolikë e

bukur, sidomos kur i zoti i “shtëpisë”, në kala, kushedi

sa herë ka bërë këngë.

Bekuar qoftë e përherë derëhapur!

10 maj 2015

329

TE SHTËPIA ME URATË...

Magjike të ndodhesh në një nga ditët e Festivalit

të Gjirokastrës për një vizitë në shtëpinë e njeriut -

këngë të Gjirokastrës, Arjan Shehu. Jemi sëbashku me

“ Mjeshtrin e Madh”, Rexhep Çeliku dhe njeriun emblemë

të kulturës, Arjan Avrazi. Arjani djalë, plot 40

vite më parë, nga kjo shtëpi e nga kjo mëhallë pështetur

në Malin e Gjerë, në krye të qytetit, i dha udhë këngës

që u pagëzua me emrin: “Grupi i të rinjve”. Përkrah

të madhit Xhevat Avdalli, si pa kuptuar do kishte misionin

e madh t’i vinte prapa e ta trashëgonte magjinë

e këngës gjirokastrite. Po kjo shtëpi ka qënë e mbetet

me histori kënge dhe mirësie. Është shtëpia e Shehut të

Gjirokastrës, Tatait që buronte këngë e urata.

Kur Tatai festoi 75 vjetorin e lindjes, mbaj mend

që me grupin “Bilbili” i kënduam:

... Kemi ardhë te shtëpia,Ku ka fronin Perëndia...

Kjo shtëpi kështu ka mbetur; e këngës, dhe uratës!

12 maj 2015

330

BARDI I BREGUT...

Ndodhi si ne legjenda. Ai nuk mundi te vijë në të

parën, të dytën, të tretën, të katërtën, të pestën, të gjashtën,

por në ditën e shtatë erdhi. Nuk mund të rrinte pa

ardhur, pa e prekur qoftë edhe për një ditë festivalin e

shpirtit të kombit të tij, nuk mund të rrinte pa shkelur

në skenë për të cilën shkroi e këndoi aq shumë, katër

dekada me radhë.

Realisht në gjashtë ditë unë ndjehesha si në ajër,

diçka më

mungonte, më

mungonte një

mik që e kam

pasur në krah

në çdo festival,

por këtë

radhë ai nuk

po dukej. Si

ishte e mundur?

Bija për

gjumë dhe

kujtoja bisedat

e tij: “Ne

jemi gjuetarë

të botës

shpirtërore, ne

jemi gjuetarë

të bukurive,

të dashurive,

jemi gjuetarë

të dasmave

331

e të gëzimeve...” - thoshte ai. I kujtoja këngët që gjëmonin

nga një grup polifonik në tjetrin: “Bejkë e bardhë”,

“Vijnë djemtë nëpër vapë”, “Zoga kaçake në male”,

“Naim Shqipëria”, “Për Kosovën prap ngrihem”, “Vito

pëllumbesha”, “O shokë vdeksha nga kënga”, “Bilbilat

e vendit tim” e shumë e shumë të tjera…

Më në fund Lefter Çipa erdhi përsëri në Kala, siç

di të vijë ai në këtë sheshmejdan këngëshe ngjyrash....

Nuk ka ardhur dot si më parë, siç vinte me bilbilat piluriotë

për dekada të tëra, këtë radhë ka ardhur vetëm, si

një gur a valë bregu, i tëri i kthyer në këngë e melodi...

Është trupvogël, i imtë, gjithë eshtra dhe cigaren nuk

e ndan nga buza asnjëherë, edhe kur flet.

Në këtë edicion që renditet i 10 - ti, (Lefteri në

shtatë prej tyre është lauruar), shumë shokë pene e

malli i mungojnë poetit, ndaj duket se ka ardhur edhe

për ta. Ka ardhur për Gjok Becin, Frrok Haxhinë, Maliq

Lilën, Zaho Balilin, Dule Havarin, Sokol Arifin,

Sali Manin e të tjerë që tani s’janë më.

Lefter Çipa banon në Himarë. Shtëpia e tij rrëzë

mali, poshtë vendlindjes së tij, Pilurit “me krye në re”,

dallon nga një flamur me shkabën dykrenare që valon

natë ditë. Ai është autor i tetëmbëdhjetë librave me poezi

dhe baba i katër djeme e një vajze. Njeri djalë adoleshent

e ka humbur dhe ai e ligjeroi kështu: “Trandafil

i bardhë/ Fletët t’u bënë gjemba/ Kur qiejt vesojnë/

Çohu prap nga kënga...”. Erdhi prapë se s’mund të

mungonte gjersa frymon në Himarë, si shkëmb në valë.

Erdhi si një uratë e vazhdimësisë së festivaleve

folklorike, por kurrë për t’i thënë skenës madhështore

të festivaleve në Kala; lamtumirë! Këtu ai ka bërë historinë

e krijimtarisë së tij! E njoh herët Lefter Çipën,

332

se vargjet dhe këngët, ndryshe nga shumë krijues të

tjerë të mëdhenj që mbetën anonimë, atij i morën udhë

bashkë me emrin.Dua t’u them, se në rritjen e tij jo pak

ka ndikuar edhe Kalaja e Argjiros, skenë e këtij qyteti

të prerë për festivale, ku sa herë vinte vakti i tyre e do

mblidhte Shqipërinë në këngë e valle, Lefter Çipa do

të derdhte shpirtin më të bukur të dashurisë e atdhedashurisë,

duke bërë që gjithë Gjirokastra e Shqipëria

të vinin buzën në këngën e tij të pashoqe. Këtu në këtë

kala, do të merrnin udhë për në zemra këngët e tij të

jashtëzakonshme qysh nga:

“Bejkë e Bardhë, borë e malit...” e deri te

...Nga kjo balt’ e kësaj toke,

merr një grusht e shtrydhe fort,

pika gjaku do kullojë,

Luftën e madhe tregojnë...

e të tjera këngë, të cilat grupi i papërsëritshëm i Pilurit

do t’i kthente në monumente të arta duke i vendosur në

panteonin e këngëve më të mira iso - polifonike shqiptare.

Kur afro 20 vjet më parë, bashkë me Lefterin krijuam

grupin folklorik “Bilbili”, Vlorë - Gjirokastër, me

Ermioni Mërkurin, Arap Çeloleskën, Arjan Shehun,

Mehmet Vishën, Petrit Lulon, Sinan Gjolekën, Spiro

Çinon e të tjerë yje polifonie, vendosëm dhe përurimin

e bëmë këtu në Gjirokastër.

Pikërisht këtu në Gjirokastër, më 15 mars 1995,

grupi “Bilbili” me udhëheqës artistik Lefter Çipën, do

të merrte udhën artistike me uratën e Tatait, por edhe

madhështinë e kalasë së historisë e këngës.

Lefter Çipa mbetet mbret dhe princ në kalanë e

333

vjershërimit dhe tani e mbrapa qyteti i Gjirokastrës do

të ketë edhe një qytetar më shumë të shquar në fushën

e letrave dhe krijimtarisë shpirtërore. Gjirokastra e ka

bërë me të drejtë “Qytetar Nderi”. Ka kohë që Kalaja e

ka skalitur një gur qoshelli me emrin e Tij...

Sikur tërë bota të prishet,

Rrafsh me detin të vithiset,

Mua pa këngë s’më rrihet.

Dhe brenda dheut ku flihet…

Është strofë nga vjershat e tij, është si një motiv,

si një amanet. Përherë në kala do të jetë, si kënga e

papërsëritshme piluriote, si kënga e Bregut dhe Labërisë,

si kënga e shpirtit të shqiptarëve kudo që rrojnë.

Lefter Çipa këtë radhë e për të parën herë, në kalanë

e këngës u ngjit duke mbajtur mbi krye një borsalinë

evropiane. Si për të na thënë të gjithëve: Rruga

jonë bashkë me këngën e popullit është drejt saj! Ndaj

dhe vargjet e mia për të nuk reshtin kurrë...

17 maj 2015

Kush na vjen si Neço Muka

Që për këngë shkriu rininë,

Lefter Çipa, mendjedeti,

Tretur për polifoninë.

Kush na vjen me çape bore,

Melodi, zile, këmborë,

Lefter Çipa që na pruri

Bejkën e zgjedhur me dorë…

334

VUTHAJ,

VENDI I MREKULLIVE

Në Plavë e Guci shkela për herë të parë. Jemi një

grup miqsh nga Vlora që kemi zgjedhur të njihemi nga

afër me këtë trevë emër e historimadhe ndër trojet shqiptare.

Historia në të dy këto qytete trokon me fuqinë e bëmave

të mëdha dhe prej largësisë së një shekulli e ca,

vjen me gjëmime deri në ditët tona. Ndonëse pa lavdinë

e atyre burrave, gjurmët kanë mbetur të gjalla në vende e

data historike. Kemi bujtur në hotelin e Ujk Gjonbalajt,

ose Rosit, si e thërresin në emër të një maje mali aty pranë

bjeshkëve. Tahiri i Gjonbale, një veprimtari i njohur

i atyre anëve, nuk ndodhej në Guci, ndaj i kërkojmë të

zotit të hotelit të na sygjerojë disa nga vendet që s’mund

të ikim pa i parë. Të gjitha në Vuthaj, edhe Ujvara, edhe

Syri i Skafkaçit, po edhe Krojet e Ali Pash Gucisë, të gjitha

në ato anë...Vuthaj, një mrekulli natyrore e jashtëzakonshme,

për mua e pagjendur tjetërkund në trojet shqiptare.

Me ujëra, me lëndina, me bimësi marramendëse, me

kulla - vila fantastike, me male rrethuar si kurorë... Të

ngjan me një kopsht të selitur si në një pikturë të Mios

së madh. Dhe bash në këtë oaz të gjelbërt, gati 950 metra

mbi nivelin e detit, dy “kryevepra” të pashpallura i vënë

“kapak” kësaj mrekullie natyrore.

Ujvara dhe Syri Skafskaçit, të dya për t’u përfshirë

në guidat turistike botërore. Më tej, Krojet e Ali Pashë

Gucisë, një tjetër vend që ja vlen të ndalesh. Në buzë

të ujit që rrjedh nga Krojet e Pashait, të pret si në oda

Halë Gjonbalaj me restorantin e saj të kthyer në një muze

etnografik. Këtu te restorant “Krojet”, krahas gatimeve

tradicionale të zonës, mund të njihesh fare mirë edhe me

335

një pjesë të kulturës tradicionale e materiale të zonës.

Vuthaj ka qenë dhe mbetet një vend me shpirt të paepur

shqiptarie dhe ngado që i janë shpërndarë bijtë, vendlindjen

e kanë të shenjtë e të shtrenjtë. Asnjë pëllëmbë

tokë s’kanë pranuar ta shesin apo tjetërsojnë jashtë racës

shqiptare, asnjë shtëpi a kullë nuk duket e rrënuar apo

braktisur. Këtu është edhe shtëpia ku ka lindur e është

rritur Rexhep Qosja, profesori i madh i letrave shqipe. E

bëjmë një vizitë në shtëpinë e tij. Na pret i vëllai, Halili,

i cili gjëndej aty rastësisht për shkak të një rikostruksioni

që po i bënte shtëpisë. Një fotografi me Halilin sikur na

bie pranë vet profesorin, të cilin kam pasur rastin ta takoj

disa herë në veprimtaritë e shoqatës “Labëria”, në Vlorë

e Tiranë...Largohemi nga Plava e Gucia duke na mbetur

në mendje ata njerëz të mirë me shpirtin shqiptar të ndezur

në gji, po dhe me mrekullinë vuthjane, ngulitur në

mendje e sy.

27.05. 015

336

PËR NJË RRAP

E PËR NJË BURRË

Dialog në vargje me kushëririn tim, fushëbardhasin

Shamet Lagji, i cili vetëm pasi u tha rrapi i Zhulatit,

kuturisi të publikojë në Facebook herë si histori

e herë si lavdi, rrapin e Fushëbardhës...

Rrapi

shumëshekullor

i Zhulatit,

“Monument

Kulture”. Kur u

tha në vitin 2013,

në trungun e

mbetur, skulptori

Murat Kërraj

gdhendi

Idriz Sullin,

themeluesin e

“Kanuni

i Labërisë”.

(shih në fq. 227)

Rrapi i Zhulatit

Shamet Lagji:

Rrapi shekullor në qendër të Fushëbardhës. Sa kuvende

janë mbajtur te ky rrap! Sa breza ka percjellë dhe

do të përcjellë! “Rrapi i dyqanit“, kështu e ka trashëguar

emrin brez pas brezi, se nën hijen e tij ka qenë dyqani i

fshatit deri në vitet 1990.

337

Rrapi në mesin e Zhërmës

Matesh me malet përreth.

Kaluar Majës së Pusit

Ajo ulet, ti përpjet!

Sejmen Gjokoli:

Shamet Lagji, mirë e thua,

Se tani ay ka mbet.

U tha Rrapi i zhulate

Që ishte dhe monument.

Rrapi Zhulatit namshumë

Me rrënjët deri në lumë...

Sa ishte u mat me botë,

Se tundën tufan e shqotë

Shamet Lagji:

Të rikthehej Idriz Sulli

Që brenda Rrapit qe fshehur,

Duhej që ai të thahej

Të mbetet i gjallë në shekuj

Rrapin vallë ai e vuri,

A Papa Zhuli me mjekër?

Brezat duhet të mendojnë

Që të mbjellin rrapin tjetër.

338

Sejmen Gjokoli:

Sa qe Rrapi dot s’e bëmë

Atë burrë Rrap më vete,

Tani e ulëm në gjunjë

Dhe e mbuluam me sherqe.

Mbase na fal historia,

Mbase s’i shkruan të tëra,

Se mos thonë thanë Rrapin

T’i bënin fshatit ca gjëra.

Idris Sulli meritonte

Një Majë Pusi më vete,

Se e kishte Labëria

Si hajmali në sepete.

Për të dhe bronxi s’mjaftonte,

Se duhej derdhur i larë.

S’pati lënë thjesht ca ligje

Për Labërinë la thesarë.

Mbase brezat që do vijnë

Ta shohin në rrap të tharë

Mblidhuni do thonë, o burra,

Ta ngremë në flori larë…

339

PËR TË PËRCJELLË

“GURË TRASHËGIMIE”

Leximi i librit pa u bërë akoma letër, mbart gjithnjë

emocion të një lloji tjetër, të pamundur ta përjetojë një

lëxues “letre”, sado i kualifikuar qoftë ai. Po njëherësh me

këtë përparësi, ndodhesh edhe në gjendjen e sikletshme të

thuash gjithashtu i pari edhe vlerësimin. Këtë siklet e ka

kaluar para meje me mjaft kualitet Avdulla Kënaçi që ka

pasqyruar saktë në hyrje planimetrinë e këtij libri.

Sigurisht që në larminë, dinamikën dhe shijen e

një lëvizjeje të vazhdueshme festive që të injekton ky

material, mua më bëri përshtypje veçanërisht kapitulli

i fundit, statuset në Facebook, ose “88 gjendje”, siç

ramë dakort me Sejmenin të rrinte në libër. Kushdo që

ka një faqe në Facebook, zor të ketë mbetur pa ndarë

më miqtë e vet një gjendje të caktuar, një informacion,

një lajm a një përjetim edhe intim. Nga ky rregull nuk

bën përjashtim as Sejmen Gjokoli. Por ai mbart një të

veçantë. Nëse shumëkush nga ne, të tilla gjendje është

mjaftuar t’i hedhë, t’i ndajë me miqtë në pritje të pëlqimeve

të tyre, vetëm kaq e pastaj t’i harrojë, Gjokoli

është shumë më i vëmendshëm; i ruan këto gjendje me

fanatizëm, i sjell si kapitull në këtë libër, duke i dhënë

kështu edhe pjesën më interesante që mund të quhet

pasaporta e angazhimit qytetar, publik e artistik të Sejmen

Gjokolit. Kapitulli “88 gjendje”, është trapeza e

madhe ku autori ndan me miqtë e vet, përveç shende-

341

teve me dolli “labçe”, edhe problemet, përshëndetjet,

urimet, shqetësimet dhe reagimet ndaj gjithçkaje që

ndodh rrotull dhe në jetën e Sejmenit; në jetën e tij

familjare dhe jetën e tij publike. Besoj shumë se veçanërisht

ky kapitull, do t’i ngazëllejë miqtë që janë të

përfshirë si personazhe dhe si gurë trashëgimie të sigurtë

vlerash në rrethana nga më të larmishmet. Sjellja

te lexuesi shoqëruar edhe me fotografi, e bën gati të

prekshme atmosferën që kanë përcjellë për miqtë e

shumtë të autorit në Facebook dhe jashtë tij. Është një

kontribut mjaft interesant në reduktimin e përqindjes

virtuale te komunikimit dhe thuajse njësimin e tij me

jetën e përditshme. Kjo gjetje përbën dhe pigmentin

që spikat talentin prej publicisti të shkathë e të vëmendshëm

të Sejmen Gjokolit.

Unë po i përcjell “Gurë...” i bindur se asgjë që karakterizon

jetën aktive publike të autorit, nuk është rastësi...

ARBEN BLLACI

342

PËRMBAJTJA

Nëpër galeritë e shpirtrave njerëzorë......................... 7

Kapitulli I

FUQIA E SHPIRTIT

Aromë Vlore në Izmir................................................13

“Tingujt e pranverës” mbledhin shqiptarët...............23

Në Izmir, mes bashkatdhetarëve..............................29

Shkurte Fejza - zëri i kombit të vet...........................32

Që edhe ne të kemi një koncert vjenez .....................39

Trashëgimia kulturore dhe.........................................42

Kryevepra e nëpërkëmbur.........................................50

Mesazhet që vijnë nga Vjena ....................................58

Fuqia e turizmit kulturor ............................,..............64

Labëria që di se ç’bën e di se ç’thotë .......................66

O Kurveleshi me derte...............................................69

Jam dhe vetë nga ato vende.......................................72

Ismet Elezi që na bie“Kanunin” ...............................75

Bolenasit, ashtu si i kam njohur e dëgjuar................ 77

Këngët e Babës......................................................... 80

Për Dritëronë, ca fjalë.............................................. 86

Lefter Çipa, princi i vjershërimit ..............................88

Penëarti i ynë.............................................................91

Muhamet Tartari shushurimë Shushice ................... 94

Viktor Paloka, shpirti i rapsodisë..............................98

Brahim Miho njeriu me vizion drite........................101

Presidenca e Alfred Moisiut .................................. 102

Qani Kamberi kur burrit .......................104

Muço Delo, ky pionier i arsimit dhe lirisë .............108

“Një jetë me këngë” një jetë në këngë.....................111

Më shumë se një vështrim për.................................114

Obelisk për polifoninë ............................................117

Humori dhe bejtet e Golemit...................................120

Mbreti i analizës .....................................................124

Ismet Krasniqi, njeriu i botës së artit.......................128

Fjala e konsulentit ..................................................130

Në Klinë, në festival................................................134

Në Dudaj, në Gumenicë..........................................136

Arap Çeloleskaj bilbil e shqiponjë .........................139

Madami i mademit të valles....................................142

Golik Jaupi, “gjenerali” i këngës labe.................... 145

Kronikani i Labërisë................................................148

Kapitulli II

FJALA E KOHËS

Flamuri Kombëtar ka vetëm një parti......................153

Drejt Morinës apo drejt Vlorës ...............................156

Këngët e Bregoviçit dhe këmborët e Fazlliçit.........159

Listat, magnet jo tërmet...........................................162

Kapitulli III

INTERVISTA

Folku mbarëkombëtar në Vlorë...............................169

“Argjiro Fest”, Festivali që.....................................175

Festivali i standarteve evropiane.............................181

Pesë vjet festival .....................................................194

Festivali më i madh i 100 – Vjetorit........................200

Preludi i festës së madhe.........................................204

Kapitulli IV

GJURMË NË KOHË, - 88 GJENDJE

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!