23.08.2015 Views

DORACAK RINIA DHE QEVERISJA E MIRË

DORACAK RINIA DHE QEVERISJA E MIRË : - Demi USAID

DORACAK RINIA DHE QEVERISJA E MIRË : - Demi USAID

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

DORACAK :RINIA DHEQEVERISJA E MIRËBazuar nëKartën Evropiane për Pjesëmarrjen e Rinisënë Jetën Lokale dhe Regjionale

DORACAK :RINIA DHEQEVERISJA E MIRËBazuar nëKartën Evropiane për Pjesëmarrjen e Rinisënë Jetën Lokale dhe RegjionaleKy publikim është financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Programi iIniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive në Kosovë.Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve tëBashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Autorët:Ginka Kapitanova, Drejtore e ProgramitMelihate Limani, Eksperte e Lartë për Pjesëmarrje të QytetarëveHanife Limani, Eksperte për Pjesëmarrje të QytetarëveRedaktuar nga:Flora Smith, Asistente e Programit4

PËRMBAJTJAKapitulli 1: Hyrje në Qeverisje të Mirë1.1 Çka është Qeverisja e Mirë?1.2 Cilat janë Parimet e Qeverisjes së Mirë?Kapitulli 2: Rinia në Qeverisjen e Mirë2.1 Pse të Përfshihet Rinia në Qeverisje Lokale?2.2 Cilat janë Parimet e Pjesëmarrjes së Rinisë?2.3 Cilat janë Përfitimet nga Përfshirja e Rinisë?Kapitulli 3: Zbatimi i Parimeve të Qeverisjes së Mirë3.1 Zbatimi i Parimeve të Qeverisjes së Mirë në Pjesëmarrjen e Rinisë3.2 Zbatimi i Parimeve të Qeverisjes së Mirë në Projektet e Rinisë3.3 Zbatimi i Parimeve të Qeverisjes së Mirë në Organizatat e RinisëKapitulli 4: Udhëzime për Zbatimin e Projekteve të Rinisë4.1 Cilët janë Hapat për Themelimin dhe Zbatimin e Skemës së Granteve të Rinisë?AneksetAneksi 1: Shembuj të Projekteve të Rinisë për realizim në KosovëAneksi 2: Parimet e Qeverisjes së MirëAneksi 3: Lista Verifikuese për Zbatimin e Projekteve të Rinisë me Parime të Qeverisjes së Mirë5

HyrjeMirësevini në “Rinia dhe Qeverisja e Mirë” –doracak për pjesëmarrjen e rinisë në çështjet eqeverisë lokale dhe parimet e qeverisjes së mirë.Pjesëmarrja e rinisë në qeverisje lokale është mundësi për të arritur ndryshim pozitiv në jetëne të rinjëve dhe në shoqëri dhe mundësi për të rinjtë që të bëhen aktivistë dhe faktor të ndryshimitnë komunitetetet e tyre.Qëllimi i këtij doracaku është për t’iu ndihmuar të rinjëve në Kosovë që të kuptojnë më mirëparimet e qeverisjes së mirë, të krijojnë iniciativa që zbatojnë këto parime në çështjet e qeverisëlokale dhe në punën e përditshme në organizatat e tyre rinore.Njëkohësisht, ky doracak po ashtu mund të shfrytëzohet nga praktikuesit e rinisë dhe zyrtarët eqeverisë lokale si përmbledhje e refleksioneve të mënyrave për të kyçur dhe për të angazhuarnë mënyrë domethënëse të rinjtë në çështjet lokale përmes zbatimit të Kartës Evropiane përPjesëmarrjen e Rinisë në Jetën Lokale dhe Regjionale (më tutje Karta).Kapitulli Një ofron një hyrje elementare lidhur me parimet e qeverisjes së mirë. Kapitulli Dy argumentonse përfshirja e rinisë në qeverisje të mirë dhe iniciativa rinore që mund të mbështesinparimet e qeverisjes së mirë në çështjet lokale. Kapitulli Tre u ofron të rinjëve udhëzime përzbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë në organizatat e tyre. Kapitulli Katër pasqyron çasjene Kartës për pjesëmarrjen e rinisë në Kapitulli Pesë ofron mundësitë praktike për ta shfrytëzuarkëtë çasje në praktikë.7

1QEVERISJAKAPITULLI 1E MIRË1.1 Çka është Qeverisja e Mirë?Qeverisja ka të bëjë me aftësinë e shtetit për t’u shërbyer qytetarëve të saj. Ajo iu referohetrregullave, proceseve dhe sjelljes me të cilat artikulohen interesat, menaxhohen resurset dheushtrohet autoriteti në shoqëri. Qeverisja është një koncept praktik që ka të bëjë me aspektetmë themelore të funksionimit të çdo shoqërie, sistemi politik e social. Mund të përshkruhet simasë bazë e stabilitetit dhe performancës së një shoqërie.Qeverisja e mirë e mbështet zhvillimin e qëndrueshëm, pasi që është kritike për zhvillimin e politikavedhe realizimin e reformave për arritje të qëndrueshme të objektivave të zhvillimit sikurseqë janë Synimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit1. Po ashtu, qeverisja e mirë kontribuon në objektivine përgjithshëm të zhvillimit dhe konsolidimit të demokracisë dhe të sundimit të ligjit, sidomosato që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.Kushtetuta e Kosovës promovon Të Drejtat dhe Liritë Themelore 1 të të gjithë qytetarëve qëështë bazë e qeverisjes së mirë. Ato theksojnë që:• y Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore janë të pandashme, të patjetërsueshme dhe tëpacënueshme dhe janë bazë e kornizës ligjore të Republikës së Kosovës.• y Republika e Kosovës mbron dhe garanton të drejtat themelore dhe liritë themelore siqparashihet me Kushtetutë.• y Secili duhet të respektojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve.• y Të drejtat dhe liritë themelore të përcaktuara në Kushtetutë po ashtu janë valide përpersonat juridik në masën që ato janë të zbatueshme.1Kushtetuta e Kosovës, Kapitulli II, neni 21 mbi Parimet e Përgjithshme8

1.2 Cilat janë Parimet e Qeverisjes së Mirë?Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë,respektit për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe sundimin e ligjit, mos diskriminimin dhe tëdrejtën për pronë, mbrojtjen e ambientit, drejtësinë sociale, pluralizëm, ndarjen e autorizimeveshtetërore, dhe ekonomi e tregut 2 . (Diagrami i mëposhtëm ilustron parimet e qeverisjes sëmirë (për më shumë informata, shih Aneksin 1).Efikasiteti (produktiviteti):Kur veprimet, mosveprimetdhe aktet e qeverisë lokalerezultojnë me shkallëoptimale në mes tërezultateve dhe kontributit.Sundimi i ligjit:Kur veprimet administrativedhe mosveprimetrespektojnë vetëmKushtetutën dhe ligjet e saj.Përgjegjësia:Kur veprimet dhe vendimete administratës krijojnësiguri ligjore dhe eliminojnëvendime arbitrare.Koherenca:Kur politikat e zhvilluarakuptohen lehtë nga qytetarëtpër shkak të logjikës sëbrendshme rigoroze dhekohezionit. Koherenca kërkonpërkushtim politik dhepërgjegjësitë e institucionevedhe punëtorëve që i realizojnëkëto politika.KOHERENCAEFIKASITETISUNDIMI ILIGJITQEVERISJAE MIRËPËRGJEGJËSIABESUESHMËRI DHEPARASHIKUESHMËRIBesueshmëria dheparashikueshmëria:Qytetarët kanë besim nëaftësinë dhe gatishmërinëe autoriteteve lokale për tëmenaxhuar, dhe plotësuarnevojat afatgjata dukerespektuar procedurat enjohuraBASHKËPUNIMIE HAPURBashkëpunimi (partneriteti):Kur aktet krijohen dhe politikatzbatohen nga administratalokale me pjesëmarrjen e plotëtë qytetarëve, partnerëve socialë,shoqërisë civile dhe sektoritprivat.EFEKTIVITETILLOGARI-DHËNIATRANSPARENCAQeverisja e hapur:Kur procedurat, aktet,veprimet dhe mosveprimete administratës janënë dispozicion në jashtëmpër monitorim dhevlerësimEfektiviteti:Kur politikat nacionale,regjionale dhe lokalezhvillohen me analizë tëgjithëanshme të nevojaveimediate, synime tëdefinuara qartë dherezultate të pritura tëdefinuara mirë.Llogaridhënia:Kur administrata lokalevepron me ndarje të qartëtë të drejtave dheobligimeve dhe veprimetpublikohen në mënyrësistematike, të potë, dhe tëdrejtë.Transparenca:Kur autoritetet lokalemiratojnë dhe zbatojnëveprimet, mosveprimetdhe aktet e tyre në publikdhe publikisht bartinpasojat. Çdo element iaktiviteteve të tyre unënshtrohen monitorimit,vlerësimit dhe kontrollit.2Kushtetuta e Kosovës, neni 7 mbi vlerat e qeverisjes.9

2RINIAKAPITULLI 2NË QEVERISJEN E MIRË2.1 Pse të Përfshihet Rinia në Qeverisje lokale?Të rinjtë në Kosovë shpesh përmenden si e ardhmja e vendit. Ata shihen si liderë të ardhshëmtë cilët do të marrin vendime të rëndësishme që ndikojnë në jetën e gjeneratave të ardhshme.Si janë duke u edukuar të rinjtë për të marrë këto vendime?Çfarë liderë do të kemi në të ardhmen? A jemi dukeudhëhequr me shembull?Për momentin, afër 25% e popullsisë së Kosovës është në mes të moshë 15 deri 25 vjeçare;megjithatë, të rinjtë shumë rrallë shihen si aktivistë dhe faktorë të ndryshimit për qeverisje tëmirë. Studimet tregojnë që në 2006, 60% e të rinjëve në Kosovë konsideronin se nuk kishin ndikimnë çështjet e komunitetit dhe 80% e të rinjëve konsideronin se nuk kishin ndikim në çështjetkomunale. Më tutje, 20% e të rinjëve nuk e kuptonin domethënien e “ndikimit të rinisë” (UNDP,2006). Në vitin 2010, situata mbetet e njëjtë; rreth 32% e të rinjëve konsideronin se shqetësimete tyre merreshin parasysh nga vendimmarrësit “deri diku” (UNICEF, 2010).Një mundësi që të rinjtë të ndjehen më të fuqizuar është që të angazhohen si vullnetarë nëkomunitetet e tyre. Ligji i Kosovës për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë përkufizon punëne rinisë “si aktivitet i rinisë ku të rinjtë vullnetarisht (pa qenë të obliguar), ofrojnë kohën, punën,njohurinë dhe shkathtësitë e tyre pa pagesë ose pa ndonjë shpërblim tjetër në shërbim të komunitetitnë dobi të tërë shoqërisë” ku rinia përfshin moshat 15-24 vjeçe”.Bazuar në Kartën për Pjesëmarrjen e Rinisë në Jetën Lokale dhe Regjionale, pjesëmarrja e rinisëpërkufizohet si:Pjesëmarrja në jetën demokratike të ndonjë komuniteti është më shumë se sa të votoni apotë merrni pjesë në zgjedhje, edhe pse këto janë elemente të rëndësishme. Pjesëmarrja dheqytetaria aktive ka të bëjë me pasjen e të drejtës, mjeteve, hapësirës dhe mundësisë dhe kuështë e nevojshme mbështetjen për të marrë pjesë dhe ndikuar në vendime dhe angazhimin nëveprime dhe aktivitete për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të mirë (Karta, 2003).Për të ngritur nivelin e pjesëmarrjes së rinisë në Kosovë, qeveria qendrore dhe lokale duhet:T’u ofrojë çasje të plotë në informata institucioneve publike për çështje të rinisë,• y Të mbështesë sektorin e rinisë në nivel lokal,• y Të mbështesë rrjetet rinore regjionale dhe evropiane,• y Të ndërtojë kapacitetet e OJQ-ve rinore, rrjeteve rinore; dhe• y Të promovojë dhe pranojë vullnetarizmin e rinisë duke krijuar një ligj për PunëVullnetare të Rinisë.10

2.2 Cilat janë Parimet e Pjesëmarrjes së Rinisë?Siq është përkufizuar më herët, pjesëmarrja e rinisë nuk është thjesht angazhim politik por ështëmënyrë për të ndikuar dhe për t’u angazhuar në veprime dhe vendime që ndikojnë në jetën e tërinjëve. Kjo do të thotë jo vetëm votimi por pjesëmarrja në organe përfaqësuese të rinisë dhestrukturimi i organizatave të tyre për të qenë aktiv dhe të aftë që të avancojnë interesat e rinisëdhe ato të komuniteteve të tyre. Për më tepër, pjesëmarrja në çështjet politike demokratikeështë një e drejtë që të rinjtë mund ta ushtrojë pa diskriminim, pa marrë parasysh nacionalitetii tyre, gjuha dhe formësimi kulturor.8. Të inicuara nga fëmijët,vendimet me të rrituritPjesëmarrja7. Të inicuara dhe drejtuaranga fëmijët6. Të inicuara nga të rriturit,vendimet bashkë me fëmijët5. Të konsultuardhe informuar4. Të caktuar por tëinformuar3. Simbolike2. Dekor1. ManipulimMospjesëmarrjaModeli i Hart-it për pjesëmarrjen e rinisë (1992;8), e vizualizon pjesëmarrjen si shkallë, (pesënivele të pjesëmarrjes dhe tri nivele të mospjesëmarrjes) – një instrument i vlefshëm për takuptuar se si iniciativat dhe projektet mund të kontribuojnë në pjesëmarrjen e rinisë.Pesë shkallët e pjesëmarrjes janë:• y Vendimmarrje e përbashkët - Iniciativat dhe idetë inicohen nga të rinjtë dhe tërriturit konsultohen për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes si partnerë.y • Të inicuara dhe udhëhequra nga të rinjtë - Iniciativat dhe idetë inicohen dhedrejtohen nga të rinjtë. Të rriturit mund të ftohen që të ofrojnë mbështetjen e nevojshme,por projekti mund të realizohet pa intervenimin e tyre.11

• y Të inicuara nga të rriturit me vendime të përbashkëta me të rinjtë -Iniciativat inicohen nga të rriturit por të rinjtë janë partnerë të barabartë.• y Të rinjtë konsultohen dhe informohen - Iniciativat fillohen dhe udhëhiqen ngatë rriturit, por të rinjtë ofrojnë këshilla dhe sygjerime dhe iu tregohet se si kontributi ityre kontribuon në vendimet apo rezultatet përfundimtare.• y Të caktuara për të informuar - Projektet inicohen dhe drejtohen nga të rrituritdhe të rinjtë ftohen që të kenë role apo detyra specifike brenda projektit, por nuk janëtë vetëdijshëm se çfarë ndikimi kanë në realitet.Në anën tjetër, tri shkallët e mospjesëmarrjes janë:• y Simbolik - Të rinjëve u jepen disa role brenda projektit por ata nuk kanë ndikim realnë ndonjë vendim. Krijohet paraqitje joreale (me qëllim ose pa qëllim) se të rinjtë marrinpjesë, kur në të vërtetë ata nuk kanë zgjidhje për atë që e bëjnë dhe për mënyrënse si e bëjnë.• y Dekor - Të rinjtë janë të nevojshëm për të përfaqësuar rininë si një grup i nënprivilegjuar.Ata nuk kanë rol domethënës (përveç pranisë së tyre) dhe –siq ndodhme shumë dekore –ato vendosen në një pozitë të dukshme brenda një projekti oseorganizate në mënyrë që të mund të shihet lehtë nga soditësit.• y Manipulim - Të rinjtë ftohen që të marrin pjesë në një projekt, por nuk kanë ndikimreal në vendimet dhe rezultatet. Në të vërtetë, prania e tyre shfrytëzohet për të arriturnjë synim krejtësisht tjetër, sikurse fitorja në zgjedhjet lokale, përmirësimi i imaxhit tënjë organizate ose sigurimi i fondeve nga institucionet që mbështesin pjesëmarrjen erinisë.Pjesëmarrja e rinisë nuk duhet të jetë e kufizuar në çështje politike. Asambleja e Përgjithshme eKombeve të Bashkuara identifikon disa fusha të tjera të pjesëmarrjes së rinisë:• y Pjesëmarrja ekonomike - ka të bëjë me punësimin dhe punën në përgjithësi, mezhvillimin ekonomik, eliminimin e varfërisë, ndërtimin e një situate ekonomike stabilepër shoqërinë, një regjion ose të rinjtë si një grup;• y Pjesëmarrja sociale - ka të bëjë me përfshirjen në jetën e komunitetit lokal, adresimine problemeve dhe sfidave lokale;• y Pjesëmarrja kulturore - ka të bëjë me forma të ndryshme të artit dhe shprehjes(artet pamore, muzika, filmi, vallëzimi etj).Këto janë fusha që nuk përjashtojnë njëra tjetrën, kështu që nganjëherë iniciativat ose projektetadresojnë më shumë se një fushë.12

2.3 Cilat janë Përfitimet nga Përfshirja e Rinisë?Në bazë të Kartës, (2007:65) pjesëmarrja e rinisë në qeverisjen lokale mund të sjellë përfitimekonkrete, duke përfshirë:• y Të rinjtë përgatiten për përgjegjësi të së ardhmes (sa i përket menaxhimit të komunitetit)• y Të rinjtë fillojnë të bëjnë ndryshime pozitive në jetën e komunitetit të tyre• y Të rinjtë inkurajohen që të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre• y Ngritet njohuria e të rinjëve për demokracinë• y Të rriturit fillojnë të mbështesin iniciativat e të rinjëve• y Më shumë procese përfaqësuese të vendimmarrjes, pasi që zërat e të rinjëve dëgjohen• y Çasje dhe ide të reja për zgjidhjen e çështjeve lokalePo ashtu, edhe zyrtarët lokal përfitojnë, pasi që janë në gjendje:• y Të identifikojnë nevojat e të rinjëve më saktësisht• y Të ofrojnë shërbime më të mira për të rinjtë• y Të përmirësojnë situatën e të rinjëve në kontekstin lokal• y Të parandalojnë problemet sociale13

3.2 Zbatimi i Parimeve të Qeverisjes së Mirë në Projektet e RinisëBazuar në Kartë (2007:52), njëra nga fushat kyçe të pjesëmarrjes së rinisë është fusha e projektevetë rinisë. Përmes projekteve të rinisë, të rinjtë mund ta përjetojnë se si funksionon pjesëmarrja nërealitet, me të gjitha mundësitë dhe kufizimet e saj.Gjatë planifikimit të një projekti, përfshirja e rinisë mund të lidhet direkt me synimet dhe objektivatapo mund të jetë metodologjia e shfrytëzuar për të arritur objektivat e projektit. Në secilin rast,vlerat thelbësore të projektet të rinisë mbesin të njëjta. Tabela e mëposhtme është udhëzues përmënyrën se si llojet e ndryshme të organizatave mund të planifikojnë dhe zbatojnë projekte tëfokusuara në rini.Pjesëmarrja e Rinisësi ObjektivProjektet eRinisëMetolologjia ePjesëmarjs sëRinisëProjektet e Rinisë mund tëadresojnë një varg të gjerë tëçështjeve apo sfidave, të cilatshpesh, direkt ose indirekt lidhenme pjesëmarrjen e rinisëdhe synojnë të arrijnë një situatëku të rinjtë mund të kenëndikim më të madh në vendimetdhe veprimet e qeverisëqë ndikojnë në jetën e tyre.Vlerat e projekteve për pjesëmarrjetë rinisë:• Respekti i ndërsjellët: pranimi i të drejtavetë njerëzve të tjerë• Kuptimi i diversitetit kultoror: kërkimi imënyrave konstruktive për t’u ballafaquarme dallimet• Promovimi i qëndrimeve që luftojnëracizmin, ideologjitë ekstreme, ksenofobinë:në mënyrë që të rinjtë të kontribuojnënë krijimin e shoqërive më tolerantedhe më paqësore• Bashkëpunimi: akterë të ndryshëm qëkanë interes për pjesëmarrjen e rinisëduhet të punojnë së bashku për të arritursynimet e përbashkëta dhe duhet tëofrojnë mbështetje reciproke• Përgjegjësia: të gjithë akterët janëpërgjegjës për të bashkëpunuar për të arriturrezultate• Pavarësia: të rinjtë duhet të kenë një niveltë autonomisë brenda projektit• Përfshirja: e grupeve që shpesh janë tëmargjinalizuara• Barazia gjinore: qasje e barabartë përpjesëmarrje për gra dhe burra• Të drejtat e njeriut: çasjaMetodologjia është çasja që e udhëheqorganizatën dhe zbatimine një projekti. Shfrytëzimi i njëçasjeje pjesëmarrëse për një aktivitetka një numër të pasojaveshumë të rëndësishme për pse,si dhe me kë dhe për kë drejtohetprojekti. Në praktikë kjo dotë thotë që pjesëmarrësit kanëndikim real në të gjitha elementete projektit dhe pronësia dheautoriteti vendimmarrës është ipërbashkët ose u delegohet tërinjëve.15

3.3 Zbatimi i Parimeve të Qeverisjes së Mirë në Organizatat e RinisëOrganizatat rinore themelohen në parimin që të rinjtë kanë të drejtë të asociohen lirshëm dhevullnetarisht. Ata mund të përfitojnë direkt dhe indirekt nga sektori publik, kështu që ata duhet tëjenë përgjegjës dhe transparent ndaj të rinjëve dhe qytetarëve në përgjithësi. Lidershipi, llogaridhëniadhe transparenca janë përbërës esencial të suksesit të organizatës. Organizata e rinisë poashtu duhet të inkorporojë disa elemente të qeverisjes së mirë:16

• y Dokumentet rregullueseTri dokumente formojnë bazën për qeverisje të organizatës; (I.) çertifikatat e themelimit,(2.) dokumentet e themelimit duke përfshirë: statusin, kodin e etikës, rregullorene brendshme të punës dhe (3) deklaratën e misionit. Këto dokumente, së bashku meprocesverbalin e mbledhjes së bordit, buxhetet, pasqyrat financiare dhe deklaratat epolitikave, pasqyrojnë se si rregullohen parimet e udhëheqjes së organizatës, në tëkaluarën dhe në të ardhmen dhe përgjegjësitë individuale.• y Strukturat e QeverisjesKrijimi i një strukture formale të qeverisjes është hapi i parë në sigurimin e llogaridhëniessë një organizate për publikun dhe anëtarët e saj.• y Bordi i DrejtorëvePa marrë parasysh strukturën qeverisëse të organizatës, duhet të jetë një organ qëushtron mbikëqyrje dhe autoritet konstant dhe të vazhdueshëm të mbikëqyrjes dhevendimmarrjes. Bordi përfaqëson interesat e palëve të ndryshme të interesit të OJQvedhe lidershipi i saj kolektiv i ndihmon një organizate që të qëndrojë e fokusuar nëmisionin e saj dhe t’u rezistojë agjendave të veçanta të individëve apo grupeve.Si organ qeverisës, bordi ka dy përgjegjësi kryesore:• y Siguron dhe mbron asetet e organizatës• y Siguron që organizata punon në përmbushjen e misionit të sajBordi realizon këto përgjegjësi përmes këtyre aktiviteteve:Planifikimi: Bordi zhvillon strategji për të siguruar që misioni i OJQ-ve realizohet. Miraton planeafatshkurtëra dhe afatgjata dhe monitoron efektivitetin e programeve në arritjen e synimevedhe objektivave të parashtruar.Punësimi: Bordi delegon përgjegjësitë e punësimit tek drejtori ekzekutiv dhe monitoron performancëne drejtorit ekzekutiv. Bordi, ose komisioni i personelit, duhet të ketë vlerësim formal tëperformancës së drejtorit ekzekutiv në bazë vjetore. Bordi miraton politikat e personelit, nivelete pagesës dhe përshkrimet e vendeve të punës për anëtarët e tjerë të stafit të punësuar ngadrejtori ekzekutiv. Anëtarët aktiv të bordit respektojnë njëri tjetrin dhe e mbështesin stafin.17

Financa: Bordi miraton buxhetet e organizatës. Nuk duhet të shpenzohet asnjë fond deri sa atotë përfshihen në buxhetin e miratuar nga bordi. Bordi po ashtu miraton raportet e shpenzimeveqë u dorëzohen në bazë të rregullt dhe është përgjegjës për veprime ligjore dhe etike tëanëtarëve të tij dhe të atyre të organizatës.Marrëdhëniet me publikun: Anëtarët e bordit janë të vetëdijshëm për të gjitha aktivitetet eprogramit dhe inkurajojnë pjesëmarrjen e komunitetit në aktivitete të duhura. Bordi kërkonmundësi për të zgjeruar imaxhin organizatës në publik.Programet dhe shërbimet monitoruese dhe vlerësuese: Bordi miraton sisteme monitoruesedhe vlerësuese dhe i rishikon rezultatet dhe i shfrytëzon këto informata gjatë ndarjes së resursevedhe fuqizimin e programeve dhe shërbimeve. Drejtori ekzekutiv, stafi dhe palët tjera tëinteresit i zbatojnë këto sisteme.• y Drejtori ekzekutiv dhe stafi:Drejtori ekzekutiv është lider i aktiviteteve të përditshme të organizatës dhe ështëshefi i ekipit të menaxhimit. Ai/ajo raporton në bord dhe është përgjegjës për ekzekutimine politikave të bordit dhe dokumenteve strategjike.Diagrami i mëposhtëm përshkruan hapat e planifikimit strategjik për projekte individuale,dhe nënvizon rolin implementues të departamentit ekzekutiv dhe rolin mbikëqyrëstë Bordit të Drejtorëve.18

PROCESI I PLANIFIKIMIT STRATEGJIKPërgatitja për planifikimVendosja kush do jetë pjesë e planifikimitVlerësimi i mundësive dhe rreziqeveVlerësimi i përparësive dhe dobësiveKrijimi i misionit dhe vleravePërcaktimi i synim & objekivaveFormulimi i planeve të veprimitPërgatitja e planit financiarHartimi i dok. Final i strategjisëMiratimi i strategjisë nga Bordi i DrejtorëveDep. ekzekutiv zbaton strategjinëBordi/Dep. ekzekutiv monitoron zbatiminBordi/Dep. ekzekutiv vlerëson nëse janë arritur synimet dhe objektivat19

Shembuj të Projekteve të Rinisë për realizim në Kosovë 3ANEKSI 1Më poshtë është një listë e programeve që janë zbatuar me sukses në vendet tjera.Nëse shfrytëzohen në Kosovë, ato mund të kontribuojnë dukshëm në fuqizimin dhe pjesëmarrjene rinisë.a) Programi i qytetarisë së rinisë: është një program edukativ pas-shkollor që iu ndihmontë rinjëve për të zhvilluar vlerat dhe shkathtësitë e qytetarisë së mirë. Pjesëmarrësit estudiojnë zonën ku ata jetojnë dhe ndërmarrin veprime për të përmirësuar komunitetine tyre. Iu ndihmon të rinjëve që ta kuptojnë se çka është duke ndodhur në komunitetete tyre, të ndërmarrin veprime për të bërë përmirësim, të zhvillojnë vlerat e komunitetittë mirë dhe të bëjnë një ndryshim real në jetën e të tjerëve. 3b) Programe mentoruese Vëllau i Madh Motra e Madhe: esenca e këtij programi ështëe rrënjosur në marrëdhënien më fundamentale njerëzore: një ndërveprim përkujdesësnë mes të dy njerëzve, një personi të rritur dhe një të riu. Përmes këtij ndërveprimi tërinjtë zhvillojnë shkathësi që t’iu ndihmojnë atyre të kalojnë me sukses nga fëmijëria nëmoshën e pjekur. I riu dhe vullnetari i pjekur takohen njëherë në javë për të paktën njëvit dhe gjatë kësaj kohe ndërveprimi i tyre mbikëqyret dhe mbështetet nga një punëtorprofesional i rastit. Projekti Vëllau i madh Motra e madhe mund të zhvillohet në shkollëose në komunitet.c) Qendër Hulumtuese e Rinisë: themelimi i një Qendre Hulumtuese të Rinisë do tëngriste kapacitetet e hulumtimit, vlerësimit, publikimit dhe rekomandimit të punës sërinisë në Kosovë dhe do të ishte përgjegjës për monitorimin dhe vlerësimin e programevedhe projekteve të rinisë në Kosovë. Për më tutje, kjo qendër do të kontribuontenë vlerësimin e punës së rinisë duke ofruar trajnim profesional dhe certifikim përpunëtorët e rinj e cila do të ngriste kapacitetet e punëtorëve të rinj dhe organizatavejoqeveritare për të ofruar shërbime të punës së të rinjëve në Kosovë.d) Projekt i këmbëngulësisë për të rinjtë (duke përfshirë ata me nevoja të veçanta): kyprogram përfshin projekte parandaluese të zhvilluara në komunitet për rininë në rrezik(për shembull në rrezik që të përfshihen në krime, keqpërdorim të substancave, oselënien e shkollës), ata që kanë probleme personale, familjare, edukative apo sociale dheata me paaftësi dhe nevoja të veçanta.e) Qendra për Zhvillimin e Rinisë për shkathësi jetësore: ky program themelon qendrapër zhvillim të rinisë që ua mëson të rinjëve shkathtësitë jetësore për të kryer aktivitetetë jashtme. Qendra do të jetë një vend ku OJQ-të zhvillojnë shkathtësitë që nuk ofrohen3Limani, M. (2010). “Angazhimi Qytetari Rinisë në Kosovë: Politikat dhe Praktikat e Rinisë” –një studim krahasues në mes të Kosovësdhe Irlanëds, tezë e papublikuar e Masterit. (red. A. Hajrullahu) Universiteti i Prishtinës.21

përmes programeve edukative. Qendrat e tilla mund të lokalizohen në komuna të shumetnikenë Kosovë dhe mund të fokusohen në realizimin e aktiviteteve që promovojnëndërveprimin ndëretnik në Kosovë në mes të rinjëve e cila do të sillte një çasje të re nëtë mësuarit ndërkultoror në Kosovë.Të gjitha OJQ-të rinore mund dërgojnë pjesëmarrësit e tyre në këto aktivitete, e cila do tëngriste bashkëpunimin në mes të organizatave rinore që punojnë me grupe të rrezikuara tëtë rinjëve. (Limani, 2010)f) Vullnetarizmi RinorVullnetarizmi rinor vazhdon të jetë vlerë esenciale në shumë vende. Vullnetari ështëpersoni që vendos t’i shërbejë komunitetit të tij/saj falas. Shumë njerëz janë vullnetarëpërmes OJQ-ve. Zakonisht vullnetarët organizohen në grupe në mënyrë që të arrijnërezultate në komunitet. Puna vullnetare mund të shihet si shprehje e mbështetjes dhe altruizmit.Megjithatë, ajo jo vetëm që ndihmon për të plotësuar një nevojë të komunitetit,po ashtu mund të jetë në dobi të vullnetarit. Rinia që merr pjesë në punë vullnetare janëmë të motivuar dhe kanë mundësi më të mëdha për të përmirësuar shkathësitë e tyretë komunikimit, lidershipit dhe bashkëpunimit.Përderisa arsyet për t’u paraqitur vullnetar janë të shumta arsyeja kryesore është për t’i ndihmuartë tjerët. Paraqitja vullnetar ofron mundësi për zhvillimin e shkathtësive profesionale dhengritjes personale. Duke pasur arsim dhe përvojë pune janë pjesë esenciale për një CV porpuna vullnetare e bën një CV më të plotëPërfitimet nga vullnetarizmi:• y Mundësi për të krijuar lidhje• y Mundësi për të fituar shkathtësi të reja• y Rast për të praktikuar shkathësi të reja• y Mundësi për të hulumtuar mundësi të reja të karrierës• y Kënaqësia duke bërë diçka mirë duke qenë aktiv në komunitetin tuaj dhe duke ndihmuartë tjerët• y Krijon liderë22

PARIMET E QEVERISJES SË MIRËANEKSI 2Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë,respektit për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe sundimin e ligjit, mos diskriminimin dhe tëdrejtën për pronë, mbrojtjen e ambientit, drejtësinë sociale, pluralizëm, ndarjen e autorizimeveshtetërore, dhe ekonomi e tregut 4 .Janë dhjetë parime të qeverisjes së mirë:• y Sundimi i ligjit: cilësia e veprimeve, detyrave dhe akteve e administratës, duketreguar se respektojnë me përpikëri vetëm Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës;Bazuar në kushtetutën e Kosovës “Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovësdo të bazohet në parimet e barazisë së të gjithë individëve para ligjit dhe me respekt tëplotë për të drejtat dhe liritë themelore të njohura ndërkombëtarisht, si dhe mbrojtjene të drejtave të pjesëmarrjes nga të gjitha komunitetet dhe anëtarët e tyre 5 .• y Përgjegjësia: cilësia e veprimeve dhe vendimeve të administratës që krijojnë siguri ligjoredhe eliminojnë vendime arbitrare. Vetëqeverisja lokale e përgjegjshme do të thotëqë autoritetet lokale mund që në çdo kohë të mbrojnë me arsye veprimet e tyre, mosveprimet,aktet, sepse janë zbatuar në bazë të parimeve të ligjshmërisë, transparencësnë vendime, barazisë dhe paanshmërisë.• y Besueshmëria dhe parashikueshmëria e vetëqeverisjes lokale: do të thotë se qytetarëtkanë besim në aftësinë dhe gatishmërinë e autoriteteve lokale për të siguruar menaxhimin,përkatësisht, të nevojave të tyre aktuale afatgjata duke respektuar disa procedura.Vetëqeverisja lokale e parashikueshme do të thotë që qytetarët kuptojnë kushtetaktuale, procedurat dhe institucionet dhe sa shpejt mund ta presin realizimin e disaveprimeve, lëshimeve dhe akteve të cilat udhëhiqen nga praktika e autoriteteve lokalepër zbatimin e ligjit.• y Qeverisja e hapur: i atribuohet akteve, veprimeve dhe lëshimeve të administratës,duke treguar që ata, si dhe procedurat për miratimin dhe zbatimin e tyre, janë në dispozicionpër monitorim dhe vlerësim të jashtëm, në bazë të kritereve dhe kontrollitobjektiv të definuar paraprakisht.Qeverisja e hapur do të thotë që administrata lokale është në dispozicion për monotorimtë jashtë, përveç në masën, kohën dhe nivelin, dhe në lidhje me personat që unënshtrohen kufizimeve me ligj. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të kenë qasje nëdokumente publike.• y Transparenca do të thotë që autoritetet lokale i miratojnë dhe i zbatojnë veprimet,lëshimet dhe aktet e tyre në publik dhe publikisht i bartin pasojat dhe çdo element iaktivitetit të tyre i nënshtrohet monitorimit, vlerësimit dhe kontrollit.4Kushtetuta e Kosovës, neni 7 mbi vlerat e qeverisjes5Kushtetuta e Kosovës, neni 3 mbi Barazinë para ligjit23

Qeverisja e hapur dhe transparenca lejojnë, në njërën anë, që çdo qytetarë dhe organizatëqë ndikohet nga veprimet, mosveprimet dhe aktet e administratës, informohetgjithanshëm, objektivisht dhe me kohë për ato dhe për pasojat e tyre, dhe – në anëntjetër – që çdo qytetar mund të ndihmojë në monitorimin e aktiviteteve administrativetë realizuara nga institucionet mbikëqyrëse dhe shoqëria civile. Qeverisja e hapur dhetransparenca janë instrumente të domosdoshme për të siguruar epërsinë dhe barazinëe ligjit dhe llogaridhënien e qeverive lokale para qytetarëve.Qeverisja e hapur dhe transparenca në administratën lokale publike sqaron shkaqetdhe pasojat e çdo vendimi administrativ në çdo moment të miratimin dhe zbatimit tëtij dhe kontribuon në:• y Mbrojten e interesit publik dhe nevojave lokale si dhe zbatiimin e tyre në bazë tëligjit dhe siguron praktikat më të mira të menaxhimit;• y Kufizimin e mundësive për keqmenaxhim dhe korrupsion dhe parandalon zhvillimine tyre;• y Mbrojtjen e të drejtave civile nga kërcënimi dhe aktet dhe mosveprimet e dëmshmetë qeverisë lokale;• y Llogaridhënia: i referohet cilësisë së veprimeve, mosveprimeve, dhe akteve të administratëslokale në të cilin ka ndarje të qartë të të drejtave dhe obligimeve të autoritetevetë ndara lokale. Këto shprehen përmes shpalosjes së drejtë e sistematike, të plotë dhegjithëpërfshirëse të informatave, duke përfshirë se si zbatohen programet.Llogaridhënia do të thotë që të gjitha njësitë administrative dhe punëtorët ofrojnëinformata me kohë, të hollësishme dhe të bazuara mirë për veprimet, mosveprimetdhe aktet e tyre. Qëllimi i saj është për të kontribuar në krijimin e kushteve në të cilatsektori publik, privat dhe civil mund të vlerësojnë në mënyrë të besueshme se a i zbatojnënë mënyrë efektive, efikase dhe me kohë dhe nëse ata janë të përgjegjshëm përautorizimet e tyre dhe se a i respektojnë parimet dhe procedurat e pajtuara. Në këtëmënyrë, interesi publik, qeverisja e mirë, legjitimiteti i administratës si dhe të drejtat eqytetarëve janë të mbrojtura.• y Efektiviteti iu referohet cilësisë së veprimeve, mosveprimeve dhe akteve të administratëslokale, të politikave nacionale, regjional dhe lokale të cilat zhvillohen përmesanalizës së nevojave të menjëhershme, synimeve të definuara mirë dhe rezultate tëpritura të definuara mirë. Dhe njëkohësisht, rezultatet korrespondojnë me objektivat,dhe ato në identifikimin e nevojave sociale. Efikasiteti është matja e shkallës në të cilënresurset shndërrohen në rezultat dhe ose produkt. Sa më i madh rezultati (produkti) imarrë duke shfrytëzuar kontributin e dhënë, aq më i lartë është efektiviteti i zbatimit.Efikasiteti = Rezultatet/ResursiEfikasiteti iu ndihmon administratës publike lokale që me sukses të arrijë synimet dhetë zgjidh problemet që i janë caktuar asaj me ligj dhe të identifikuar nga agjenda publike.Kërkon analizë dhe vlerësim të politikave aktuale publike dhe vlerësim të zbatimit të tyrenga stafi administrativ.24

Efikasiteti (produktiviteti): cilësia e veprimeve, mosveprimeve dhe akteve të qeverisëlokale në të cilën ka raport optimal midis rezultateve dhe kontributit. Ajo mat shkallëne plotësimit të nevojës për një shërbim si dhe arritjen e synimeve, rezultateve dheprodukteve të përcaktuara paraprakisht.Efikasitetit = Rezultatet/NevojatEfikasiteti është i detyrueshëm për administratën publike, e cila vepron si ofrues i shërbimevepublike. Shërbimet duhet të fokusohen në nevojat e konsumatorëve dhe tëjenë të shpejta, cilësore dhe efektive.Bashkëpunimi (partneriteti): cilësia e procedurave për krijimin e akteve dhe zbatimine politikave të administratës lokale me pjesëmarrje të gjerë dhe të plotë të qytetarëve,partnerëve social dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe sektorit privat. Ky processiguron besimin në administratë dhe punën e saj dhe përfshirjen e publikut në zbatimine masave të propozuara. Bashkëpunimi është parim themelor si në jetën privateedhe publike, i cili mbështet zhvillimin ekonomik dhe social përmes zhvillimit të qëndrueshëmtë shoqërisë, komunitetit, regjional dhe shtetëror.Bashkëpunimi është shkëmbimi i aktiviteteve, resurseve dhe përvojave në mes të përfaqësuesvetë sektorëve të ndryshëm dhe niveleve të ndryshme të qeverisë, në tëcilin ekipi vepron kualitativisht më efektivisht se sa shuma e performancës kuantitativee anëtarëve të saj (“së bashku jemi më të fuqishëm”). Është mjet për të arritur sinergji,efikasitet dhe efektivitet. Bashkëpunimi është ndihma reciproke në mes të autoriteteve,sektorit privat dhe civil, të cilat, në vendet me demokraci të zhvilluar, bëhen për t’u siguruarse planifikimi, menaxhimi dhe llogaridhënia do të jenë në favor të një komunitetiose shoqërie në tërësi.Parimi i bashkëpunimit kërkon pjesëmarrjen aktive dhe transparente të të gjithë akterëve,duke përfshirë prezantimin e pikëpamjeve, komenteve, kundërshtimeve dhesygjerimeve të tyre gjatë të gjitha fazave të planifikimit, programimit, trajnimit, financimit,monotorimit dhe vlerësimit. Zbatimi i këtij parimi përfshin mekanizma për konsultimdhe pjesëmarrje në nivel nacional, regjional dhe lokal për ndihmë sektorit privat dheasociacionit të punëdhënësve, sindikatave, OJQ-ve dhe qytetarëve individual.y • Koherenca: kërkon që politikat e hartuara të kuptohen lehtë nga qytetarët. Kjo mundtë sigurohet përmes logjikës strikte të brendshme dhe ndërvarësisë. Standardi i koherencëskërkon zotim politik dhe përgjegjësi politike të institucioneve dhe të punësuarëveqë zbatojnë këto politika. Koherenca i referohet marrëveshjes së dyanshme dheradhitjes së çasjeve dhe politikave të ndryshme në disa fusha ashtu që ato të formojnënjë sistem të bashkuar që drejtohet nga synimet dhe vizionet afatgjata, e jo të izoluara,fragmentuara ose të parregullta përnga natyra. Aktivitetet në nivele të ndryshmetë qeverisë duhet të ndjekin një logjikë të përgjithshme. Parimi i koherencës kërkonqë koordinimi i procesit të përgjithshëm të zhvillimi, ndërveprimit të politikave, programevedhe projekteve zhvillohet në fusha të ndryshme dhe nivele të ndryshme tëqeverisë. Këto aktivitete duhet të jenë të planifikuara mirë në vend se të jenë reaguesepërnga natyra.25

ANEKSI 3LISTA VERIFIKUESE PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE TË RINISËBazuar në Kartën, kontrolli i cilësisë për projekte të rinisë mund të vlerësohet përmes listës sëmëposhtme të kritereve që mund ta udhëzojnë organizuesit e projektit në krijimin e një projektime pjesëmarrje të plotë ku0 tregon se kriteri nuk është plotësuar fare, 5 tregon se kriteri është plotësuar plotësisht.Kriteret në lidhje me qëllimin e projektitProjekti synon të përmbush nevojat e të rinjëveSynimet dhe objektivat e projektit janë negociuar dhe pajtuarme të rinjtëTë rinjtë janë të vetëdijshëm për përfitimet e mundshmenga pjesëmarrja në projektShkalla0-5Kriteret në lidhje me hartimin e projektitTë rinjtë e kuptojnë se për çka është projektiInformatat për projektin janë lehtë të qasshme për të rinjtëqë dëshirojnë të jenë të përfshirëEkziston infrastruktura e nevojshme për të mbështeturpjesëmarrjen e të rinjëveAktivitetet ndodhin në një lokacion të me qasje për të rinjtëAktivitetet ndodhin në kohën e përshtatshme për të rinjtë(jo gjatë kohës së shkollës për shembull)Procedurat dhe politikat brenda projektit janë të qarta përtë rinjtëDokumentet që janë të bëjnë me projektin janë të qartapër të rinjtëKostoja në lidhje me pjesëmarrje në projekt mbulohetPlani i projektit është fleksibilShkalla0-526

Kriteret në lidhje me fazat e ndryshme të projektit Shkalla0-5Të rinjtë janë përfshirë në inicimin e projektitTë rinjtë janë përfshirë në përgatitjen e projektitTë rinjtë janë përfshirë në shpërndarjen e informatave nëlidhje me projektinTë rinjtë janë përfshirë në zbatimin e projektitTë rinjtë janë përfshirë të vlerësimin e projektitTë rinjtë janë përfshirë në hapat e ardhshëm të projektitKriteret në lidhje me gjithëpërfshirjen në projektProjekti është i hapur për të gjithë të rinjtë pa marrë parasyshidentitetin e tyre, klasën sociale, resurset etjProjekti është i hapur për të rinjtë që nuk janë anëtarë tëndonjë strukture formale rinoreProjekti krijon mundësi të barabarta për burrat dhe gratë qëtë marrin pjesëShkalla0-5Kriteret në lidhje me autoritetin vendimmarrësTë rinjtë e dinë se çka pritet nga ataTë rinjtë janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë që i kanëShkalla0-527

Rolet dhe detyrat brenda projektit negociohen dhe pajtohennga të rinjtë dhe të rrituritTë rinjtë e dinë se kush janë akterët e ndryshëm të përfshirënë projekt dhe cili është roli i tyreTë rinjtë e dinë se si duket procesi i vendimmarrjes në projektTë rinjtë janë të pranishëm në nivele të ndryshme të vendimmarrjesnë projektTë rinjtë rregullisht informohen për progresin, sukseset, sfidatdhe zhvillimet më të rëndësishmePikëpamjet dhe opinionet e të rinjëve kanë të njëjtën vlerësikurse pikëpamjet dhe opinionet e të rriturëveTë rinjtë kanë për të përmbushur detyra dhe role me peshëTë rinjtë kanë autonomi në përmbushjen e detyraveKontributi i të rinjëve pranohet dhe vlerësohetTë rinjtë kanë autoritet vendimmarrës në projektKriteret në lidhje me mbështetjenInstitucioni që e drejton projektin ofron mbështetje tëplotë për përfshirjen e të rinjëve në projektKa një mentor dhe garantues nëse të rinjtë kanënevojë për atëEkziston mbështetje e veçantë për të rinjtë e anashkaluardhe më të rrezikuarTë rinjtë marrin mbështetje në zhvillimin e shkathtësive përmenaxhimin e projektitTë rinjtë marrin mbështetjen e nevojshme për përfshirjen etyre në vendimmarrjeTë rinjtë kanë rastin të mësojnë nga gabimet e tyreTë rinjtë janë të vetëdijshëm se cilat shkathësi dhe kompetencaiu nevojiten për t’u zhvilluar më tutje për të marrëpjesë plotësisht në projektShkalla0-528

USAID Democratic Effective Municipalities InitiativePrishtine, Street “Ardian Krasniqi” No.5Office: + 381 (0) 38 224 012; + 381 (0) 38 224 013Fax: + 381 (0) 38 224 014Webpage: www.demi-ks.org

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!