23.08.2015 Views

MBI VARREZAT,MIRËMBAJTJEN E TYRE DHE VARRIMIN

Nw bazw tw nenit 3

Nw bazw tw nenit 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në bazë të nenit 3.1 pika (p) e Rregullores UNMIK/Rreg.nr.2000/45 e datës 11.gusht.2000 MbiVetëqeverisjen e Komunave në Kosovë,Ligji Mbi Varrimin dhe Varrezat (G.Z e Kosovës nr.24/74) neni12 paragrafi 1 pika (m) dhe 2 të Statutit të Komunës së Pejës,në mbledhjen e vetë të mbajtur medatë_____________,miraton:P R O J E K T:RREGULLOREN<strong>MBI</strong> <strong>VARREZAT</strong>,<strong>MIRËMBAJTJEN</strong> E <strong>TYRE</strong> <strong>DHE</strong> <strong>VARRIMIN</strong>I.Dispozitat themelore.1.Lënda e rregullimit.Neni 1.1.1.Me këtë rregullore më për se afërmi rregullohen dispozitat bazë lidhur më varrezat,mirëmbajtjen e tyredhe varrimin.2.Definicionet/përkufizimet.Neni 2.2.1.Me këtë rregullore përcaktohen disa nga definicionet/përkufizimet me sa vijon:a). “Vend-varrezë” nënkuptojmë hapësirën e varrit dhe varrezës familjare,b). “Varr” nënkuptojmë gropë e gërmuar në tokë ku bëhet varrimi i të vdekurit,c). “Varrezë” nënkuptojmë vendin-hapësirën ku varrosen të vdekurit e cila përfshinë anën e brendshme(hapësira për të varrosur të vdekurin dhe hapësira tjetër përcjellëse) dhe te jashtme e cila përfshinë(hapësirën qarkulluese të parkimit dhe e shërbimeve tjera),d).”Varrezë familjare”-nënkupton hapësira ku varrosën të vdekurit e një familjee). “Varrmihës” nënkuptojmë punëtorin qe hapë varre në varreza,f). “Varrim” nënkuptojmë ceremoninë e varrimit dhe përcjelljes së të vdekurit për në varr,g). “Varrhumbur” nënkuptojmë humbjen e varrit qe nuk dihet se ku është varrosur.3.Varrezat.Neni 3.3.1.Në aspektin hapësirë dallojmë këto tipe-lloje varrezash:a). varreza të vogla (deri në 5 ha),b). varreza të mesme (prej 5 deri në 20 ha) dhec). Varreza të mëdha (mbi 20 ha).3.2.Hapësira e përcaktuar për varreza duhet të jetë e paraparë në Planin Zhvillimor të Komunës ose nëplanin e veçantë në pajtim më Planin Zhvillimor të Komunës.3.3.Varrezat duhet ti përmbushin nevojat për varrosjen e të vdekurve në një vendbanim (fshat),disavendbanime dhe brenda bashkësisë lokale në qytet.Neni 4.4.1.Ndërtimi i varrezave të reja,zgjerimi i varrezave ekzistuese;bëhen me procedura të organevekompetente në harmoni me dispozitat ligjore dhe me planin zhvillimor komunal.1


4.2. Plani dhe programi përfshinë përudhen se paku 100-vjet për varreza të reja,kurse për zgjerimin evarrezave ekzistues me se paku 30 vjet me mundësi të zgjerimit në etapa.4.3.Varrezat ekzistuese mund të zgjerohen,nëse për to ekziston hapësira e paraparë me Planin ZhvillimorKomunal dhe nëse janë siguruar edhe kushtet tjera të parapara më këtë Rregullore dhe me Ligje.Neni 5.5.1.Sipas mënyrës se themelimit,varrezat klasifikohen në të përgjithshme,të veçanta dhe specifike.5.2.Varrezat e përgjithshme sipas përkatësisë fetare.5.3.Varrezat e veçanta janë:varrezat me përmendore,varrezat ushtarak,varrezat e heronjve dhedëshmorëve.5.4.Varrezat specifike janë:varrezat prej fatkeqësive natyrore,varrezat masovike dhe varrezat anonime.Neni 6.6.1. Sipërfaqja e nevojshme për varrë duhet të jetë në bazë të normave relevante për këtë çështje dhe ritevefetare.6.2. Të përcaktimi i sipërfaqes për varr duhet të llogaritet bruto dhe neto sipërfaqen e varrit.6.3. Sipërfaqja neto e varrit përfshinë parcelën-vendin e varrit.6.4. Sipërfaqja bruto e varrit përfshinë neto sipërfaqen e varrit e rritur edhe për distancën në mesë të varrit.6.5.Distanca në mes të varrezave duhet të jetë 50 cm.Neni 7.7.1. Varrezat duhet vendosur në një sipërfaqe të mjaftueshme që plotëson kushtet e përgjithshme dhe tëveçanta për varrim.7.2. Vendi i varrezave duhet të jetë jashtë vendbanimit ose afër vendbanimit me qasje në rrugë dykahore ecila domosdoshmërish përmban shtegun e ndarë për këmbësorë.7.3. Hapësira për varreza duhet ti përmbush këto kritere:a). përshtatshmëria natyrore e vendit për varrosje:(toka të jetë e kulluar,në rreze dhe e qetë),b).sipas kushteve natyrore pozita e varrezave duhet ti përmbushë këto kushte:të jetë larg rrjedhavenëntokësore dhe sipërfaqësore të ujërave,jashtë zonave të ujërave të mbrojtura,zonave të cilat vërshohennga ujërat,zonave të mbrojtura natyrore,rajoneve malore dhe kufizimeve tjera ligjore.c).varrezat e reja duhet të jenë me se paku 50m nga rruga automobilistik dhe hekurudhore respektivishtqendrat e ndërtuar ose që do të ndërtohet ndërsa të dedikuara për çështje afariste.d).tek zgjerimi i varrezave ekzistues largësitë duke pasur parasysh piken c të paragrafit 7.3 të këtij nenimund të jetë deri në 10m me kusht qe për gjatë varrezave të sigurohet një shirit gjelbërues me gjërsiminimale prej 5m i cili e përshkon tërë gjatësinë e objekteve kontaktues.Neni 8.8.1.Varrezat përbëhen prej:a).vendit të varrit (vetëm varri),b).rradhet e varrezave të cilat e përbëjnë një mori varresh (varret),c).fushat e varrezave (disa rende të varreve por jo me tepër se 200 varre në shteg),d).shtegu i cili i lidhë grupet e varreve me fushën e varreve ose vendin e varreve,e).shtigjet kryesore të cilat lidhin fushat e varreve me pushimore dhe hapësirën për zgjerim,f).rrugëve interne dhe eksterne (jashtme) për qarkullimin e automjeteve dhe parkimin,g).gjelbërimi (grupor dhe përcjellës),h).vendi ku behët përshëndetja e fundit lamtumirës ku mund te jete i mbyllur ose i hapur në përputhje merregullat sipas përkatësisë fetare,si dhe2


l).objektet tjera përcjellëse shërbyese (kapellen),ndriçimin publik,rrugët kalimtare,shtigjet,kroin përujë,rrethojën e varrezave,parkun automjeteve dhe stabilimentet sanitare,gjelbërimin,pastërtinë dhe rendinnë varreza.Neni 9.9.1. Varri është gropë varrit siç është parashikuar ne nenin 6.1. të kësaj Rregullore.9.2. Thellësia e varrit përcaktohet në bazë të rregullave sipas riteve fetare e qe nuk mund të jetë me ethellë se 180cm.9.3. Dimensionet e varrezave familjare janë 2.40 x 2.80m maksimalisht katër kufoma.9.4. Mbulesa e varrit duhet të jetë sipas standardeve relevante dhe riteve fetare.9.5. Lartësia e varrezave familjare dhe e përmendoreve mund të jetë më së shumti deri 1m 20cm .Në tomund të shënohen atributet e personit të vdekur (emri e mbiemri,viti i lindjes,i vdekjes,teksti dhe ndonjëfjali që dëshiron familjari).Neni 10.10.1.Kufomat e të varrosurve prehen në vend/varrezë prej momentit të varrimit gjatë tërë kohës sa varrezatjanë aktive dhe në tërë përiudhen sa zgjatë konservimi i atyre varrezave pas periudhës aktive.10.2.Varrezat janë aktive gjatë ter periudhës kur behët varrimi në to gjerë në plotësimin e plotë tëkapacitetit hapësinor.10.3.Në momentin e plotësimit të kapacitetit fillon periudha e konservimit të kompleksit të varrezave ecila zgjatë prej 70 deri 100 vjet.10.4.Pas skadimit të afatit të konservimit organi kompetent bie vendim për shfrytëzimin e atyresipërfaqeve me destinim adekuatë (zona gjelbëruese etj),kursesi mos ti nënshtrohen vijës urbanistikepër ndërtim dhe me mundësi të ripërdorimit të serishëm.10.5.Varrezat të karakterit historiko-monumental janë të përhershme dhe nuk i nënshtrohen nenit 10.3.Neni 11.11.1.Varri mund të behët prej betoni me izolim të duhur sipas normave teknike dhe higjeno-teknike.11.2.Varrezat duhet te jenë të renditura në atë mënyrë qe rendet e varrezave të mos jene me të gjata se60m.11.3.Fushat e varrezave përbëhen prej rendeve të varrezave dhe distancës ndërmjet tyre që shërben sishteg për të shkruar deri të varri.11.4.Fushat e varrezave duhet të jenë të ndara më shtigje kryesore më një gjatësi minimale prej 3m.11.5.Shtigjet duhet të jenë të ndërtuara prej materiali të fortë pa pengesa për lëvizje dhe jo me të pjerrtë se8% ndërsa tërthorazi se 1%.Neni 12.12.1.Në pajtim me nenin 8 pika (i) të kësaj rregullore objektet tjera përcjellëse shërbyes (kapella),ndriçimi publik,rrugët kalimtare,shtigjet kroi për ujë,rrethojën e varrezave (mund te jete:shufra metalikeme bazament ose material tjetër bashkëkohore, parku i automjeteve dhe stabilimentet sanitare) ndërtohennë bazë të një plani të veçantë në pajtim me planin e përgjithshëm të varrezave.12.2. Kapella duhet të jetë e ndërtuar duke pasur parasysh rregullat e riteve fetare të komuniteteve.12.3. Parku i automjeteve duhet të jetë jashtë varrezave dhe i ndarë nga rruga publike.12.4. Rrugët e këmbësoreve – shtigjet rregullohen si trotuar të pavarur për qasjen deri të vend/varrimi dhetë përshtatshëm për kalim edhe për personat hendikep.3


4.Mirëmbajtja e varrezave.Neni 13.13.1. Organi kompetent i administratës (Drejtoria për Punë Komunale dhe Shërbime Teknike),administronme punët e varrimit,të rregullimit dhe mirëmbajtjes së varrezave në qytet,ndërsa në fshatë këshilli i fshatitnëse ndryshe nuk është e rregulluar me ligj.Neni 14.14.1. Punët e varrimit,të rregullimit dhe të mirëmbajtjes se varrezave në qytet i kryen Ndërmarrja Publikeose Ndërmarrja Publike tjetër e specializuar për këtë qellim.14.2. Rregullimi dhe mirëmbajtja e varrezave në fshat i besohet Këshillit të Fshatit.Neni 15.15.1. Punët në vështrim të nenit 13.1 të kësaj rregullore, rregullohen me kontratë administrative në pajtimme rregullat për prokurimin e punëve dhe shërbimeve publike.15.2. Me lejen e Ndërmarrjes Publike,mirëmbajtjen e varrit mund ta bëjnë edhe anëtari i familjes së tëvdekurit.Neni 16.16.1.Mirëmbajtja e varrezave,në vështrim të kësaj rregullore,përfshin objektet tjera përcjellëse shërbyese(kapella),ndriçimi publik,rrugët kalimtare,shtigjet,kroin për ujë,rrethojën e varrezave,parkun eautomjeteve,stabilimentet sanitare,gjelbërimin,pastërtinë dhe rendin në varreza.16.2.Mirëmbajtja (disa punë zejtare) në varrë dhe varreza familjare mund te bëhen nga NdërmarrjaPublike ose Ndërmarrja Publike tjetër e specializuar për këtë çështje,përjashtimisht edhe nga vetëfamiljaret e të vdekurit në këto kushte:1)-Te merret leja nga organi kompetent (D.P.K dhe SH.T) ose Ndërmarrja Publike e autorizuar.2)-Koha e kryerjes se punëve duhet te jete prej orës 7-18.00 në ditë e punës.3)-Materiali ndërtimor (rërë,zhavorri,hekuri dhe materiali tjetër lejohet të qëndroj në varreza për kohë tëshkurtër se 48 orë,në mënyrë qe mos pengoj lëvizjen e vizitove në varreza dhe pas kryerjes se punës duhettë kthehet në gjendjen e mëpërparshme.4)-Transporti i materialit duhet të bëhet vetëm nëpër rrugë dhe shtigje qe i cakton dhënësi i lejes.5)-Gjata punëve ndonjë pjesë e arkivolit ose ndonjë asht (kockë) duhet te mbulohen në të njëjtin vend.6)- Nëse gjatë punimeve gjendet sende me vlerë duhet ti dorëzohet organit kompetent (D.P.K dhe SH.T).7)-Kroi gjatë përdorimit duhet të përdoret me kujdes qe mos t’u shkaktohet dëm varreve dhe varrezavetjera dhe8)-Për vendosjen e pllakave përkujtimore ose përmendoreve,duhet të paraqitet kërkesa e veçanet meskicën e objektit,respektivisht përmendores dhe vërtetimin se është siguruar shfrytëzimi i vend-varrimit.16.3. Shpenzimet lidhur me kryerjen e punëve sipas paragrafit 2 të këtij neni bien në barrë të atij i cilibënë kërkesën për mirëmbajtjen të varrit dhe varreve familjare sipas tarifave të përcaktuara nga ana e DPKdhe SHT.Neni 17.17.1. Plani i mirëmbajtjes se varrezave,kushtet dhe tarifat i cakton D.P.K dhe SH.T.17.2. Për tarifat nxirret vendimi i veçantë nga ana e Komunës së Pejës me propozim të D.P.K dhe SH.T.4


5. Sjellja në varreza.Neni 18.18.1. Vizituesit e varrezave janë të detyruar që në varreza të sillen në mënyrën e cila i përgjigjet pietetitndaj të vdekurve dhe me dinjitet në vende ku ata prehen.18.2. Varrezat nuk mund të vizitohen në çdo kohë përpos në kohën në të cilën lejohet vizita e varrezave epublikuar nga ana e D.P.K dhe SH.T në hyrje të varrezave.18.3. Në varreza nuk mund të sillen fëmijët deri në moshën 10 vjeçare përjashtimisht më përcjelljen eprindërve, personave tjerë të moshuar ose kujdestarit të tij.Neni 19.19.1. Në varreza ndalohet:1).të shkelen,të shlyhen dhe të shkatërrohen me qellim vend-varrimet,2).të shkatërrohen dem në varrezat ose shenjat tjera përkujtimore,(në përmendore dhe objekte tjerapërkujtimore tjera në varreza),3).të prishet rendi (qetësia) në varreza,4).kapërcimi nëpër varreza,thyrja e rrethojave në varreza,shkelja e sipërfaqeve të gjelbëruar,drunjeve dhebimëve tjera të mbjellura në varreza,5).hyrja në hapësirën e varrezave me automjete dhe mjete tjera tërheqëse pa pëlqimin paraprak,6).lëshimi i bagëtive në varreza,7).lenja e ushqimit në varreza dhe vendvarrime dhe vend tjera të varrezave,8).ndalimi i sjelljes dhe vendosjes se simboleve partiake e shtetërore në varreza,në varrezat familjare dheobjekte,9).krijimi i papastërtisë në shtigjet dhe në sipërfaqet e gjelbëruar,venja ose hedhja e kurorave tëvyshkura,luleve të vyshkura ose sendeve tjera,10).ndalimi i fotografimit në varreza profesionalisht pa leje,11).sjellja e mallrave pa leje,12).hyrja në kapella dhe objektet tjera jashtë kohës se përcaktuar për varrim,13).përdorimi i sendeve të ndryshme të papërshtatshme,14).ndalimi i lypsave dhe15).hedhja e mbeturinave në varreza dhe në afërsi jashtë varrezave.Neni 20.20.1. Drejtoria për Punë Komunale dhe Shërbime Teknike cakton rregullat e sjelljes në pajtim me nenin17 të kësaj rregullore dhe duhet publikuar në vend të dukshme në hyrje të varrezave.6. Varrimi dhe veprimet tjera lidhur me varrimin.Neni 21.21.1. Varrimi behët në pajtim me dispozitat sanitare edhe fetare sipas mënyrës qe i përgjigjet pietetit ndajtë vdekurit,në saje të ndjenjave të farefiset dhe të personave tjerë të cilët kanë qenë në afërsi më tëvdekurin.21.2. Varrimi duhet të behët vetëm pasi të jetë vërtetuar vdekja në mënyrë të caktuar më dispozita tëveçanta.21.3. Varrimi i të vdekurit mund të behët pasi që të kalojnë 12 orë pas vdekjes,përpos rasteve kur mjeku iautorizuar e jep mendimin se mund të behët varrimi i të vdekurit edhe para skadimit të këtij afati.5


21.4. Varrimi i të vdekurit mund të behët edhe ne varrezat të cilat i ka caktuar për se gjalli ose në varrezatqe i zgjedhe familja e tij ose personat të cilët kujdesen për varrosjen e tij/asaj.Neni 22.22.1. Leja për varrimin e te vdekurit në varrezat e caktuara edhe për vendvarrim e jep D.P.K dhe SH.T.Neni 23.23.1. Bartja e kufomave behët sipas traditave dhe riteve fetare.23.2. Deri ne aktin e varrosjes kufomat duhet të ruhet në lokalet të caktuar për këtë qëllim.23.3 .Bartja e kufomave deri të varreza behët sipas rregullave të riteve fetare të komuniteteve.Neni 24.24.1. Bartjen e kufomave në qytet e bënë Ndërmarrja Publike ose Ndërmarrja tjetër e specializuar për këtëqëllim në bazë të kontratës.24.2. Bartjen e kufomave në fshat e bënë Këshilli i Fshatit.Neni 25.25.1. Para varrimit kufomat e personave të merituar,heronjve dhe dëshmorëve dhe personave tjerë memerita të veçanta mund të ekspozohet ne vendin e caktuar jashtë varrezave me qellim të dhënies senderimit të veçantë pasvdekjes,nëse organizimi i vdekjes behët nga organet komunale ose organetqendrore të shtetit.Neni 26.26.1. Veprimtaria e varrimit organizohet nga Ndërmarrja Publike ose Ndërmarrja tjetër publike especializuar është e detyruar qe për varrimin e të vdekurve të siguroj shërbimin e përditshëm,dukepërfshirë edhe të Dielën dhe festat shtetërore e fetare,siç vijon:I.Prej 1 Majit deri me 30 Shtator prej orës 8 deri ne ora 18:00.II. Prej 1 Tetorit deri me 30 Prill prej orës 8 deri në ora 16:00.26.2. Veprimtaria e varrimit sipas paragrafit 1 të këtij neni rregullohet me anë të kontratës në mese tëD.P.K dhe SH.T dhe Ndërmarrjes Publike ose Ndërmarrje tjetër e specializuar për këtë qellim.Në rast sekjo nuk është e rregulluar orari i varrimit në qytete cakton vete D.P.K dhe SH.T kurse në fshat Këshilli iFshatit.Neni 27.27.1. Me lejen e organit kompetent komunal (D.P.K dhe SH.T) dhe inspektoratin sanitar,mund të behëtzhvarrosja (nxjerrja) e të mbeturave të kufomës për tu bartur-rivarrosur në një vendvarrezë tjetër osepër çështje tjera (ekskumacionin e kufomave).27.2. Lidhur me piken 1 të këtij neni mbahet procesverbali nga ana e organit kompetent inspeksionisanitar ose të punëtorit të autorizuar për këtë çështje.27.3. Lidhur me punën rreth zhvendosjes dhe çështjeve tjera (ekskumacionit) të kufomave bien në barrë tëatij i cili ka kërkuar zhvendosjen e mbeturave të kufomës ose për ekskumacion.7.Mbikqyrja.Neni 28.28.1. Mbikëqyrjen në zbatimin e dispozitave të kësaj rregullore e bënë organi kompetent për çështje tëshërbimeve komunale (D.P.K dhe SH.T) si dhe inspektorati sanitar.28.2. Inspektorati sanitar gjatë mbikëqyrjes mund merr masa dhe të urdhëroj marrjen ose mosmarrjen e njëveprimi të caktuar në pajtim me dispozitat e kësaj rregulloreje dhe dispozitave të aplikueshëm të ligjit.6


28.3. Në vendimin e inspektoriatit mund të ushtrohet ankesë në afatin për 30 ditësh drejtuar KryeshefitEkzekutiv të Komunë së Pejës.II.Dispozitat ndëshkimore.Neni 29.29.1. Me gjobë më shumë prej 150 € - 300 € dënohet për kundërvajtje çdo person fizik i cili shkeldispozitat e kësaj rregulloreje (nenet 10.3;16.2;19.6).29.2. Me gjobë në shumë prej 100€ si dënim,si dënim mandator dënohet çdo person fizik i cili shkeledispozitat e kësaj rregulloreje (nenet 18,19,21.1,21.2,21.3,22,26.1 dhe 28.1).29.3. Gjobat për punët të cilat duhet të kontraktohen në lidhje me mirëmbajtjen e varrezave dhe punëvetjera qe lidhen me varrezat e qe rrjedhin nga dispozitat e kësaj rregulloreje do te sanksionohet me kontratë.Neni 30.30.1. Lidhur me gjobën (dënimin mandator) të arkëtuar jepet vërtetimi me të cilin shënohet se cilakundërvajtje është bërë dhe sa është arkëtuar gjoba.30.2. Nëse kryesi i kundërvajtjes nuk e paguan gjobën aty për aty (dënimi mandator) atë mund ta bëjëbrenda afatit prej 30 ditësh nga dita e caktimit të dënimit mandator.30.3. Nëse edhe në këtë afat nuk e paguan gjobën,organi i autorizuar do të paraqes kërkesën për fillimin eprocedurës kundërvajtjes dhe të marrë masa tjera në bazë të ligjit apo akteve nënligjore.III.Dispozitat përfundimtare.Neni 31.31.1. Për varreza të veçanta në rast qe nuk janë rregulluar me ligjë ose me akte tjera nënligjore do të vlejnëdispozitat e kësaj rregulloreje dhe të ligjit të aplikueshëm.Neni 32.32.1. Çdo çështje qe lidhet me varrezat,mirëmbajtjen dhe varrimin e qe nuk është e rregulluar do të vlejnëdispozitat të aplikueshme në fuqi.Neni 33.33.1. Kjo rregullore hynë në fuqi 8 ditë nga dita e miratimit nga Kuvendi Komunal i Pejës dhe nënshkrimii saj.01/Numer_________2005Data___.____.2005K U V E N D I K O M U N A L P E J Ë_______________________z.Ali LajçiKryetar i Kuvendit KomunalKomuna e Pejës7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!