06.08.2015 Views

importuar

Shkarko - Preportr

Shkarko - Preportr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KORRIK 2012 | NR 6GAZETË MUJORE 7Masoudi e bëri terrenin përprivatizimin e distribucionitESBI sipas Kelmendit kishte bërë ndarjene distribucionit në dy pjesë: në pjesën efurnizimit dhe pjesën e distribucionit e cila eka rrjetën dhe i mirëmban trafot e rrjetave,shtyllave, etj. “Tri vite kemi punuar për krijimine mekanizmave ndarës. Qëllimi ka qenë qëtë plotësohen direktivat për liberalizim tëtregut në kuptimin që furnizimin kemi mundurta shesim, por mos të shitet aseti, të ruhetrrjeta, e cili është parakusht esencial përzhvillim nesër”, thotë ai.Sipas Kelmendit edhe strategjia e krijuar prejQeverisë 2005-2015, bazën e ka pasur nëprivatizimin e furnizimit.“Kjo ndërron menjëherë dhe askush nuk poreagon. Nuk reagon askush sepse Masoudie përgatiti dhe nuk iu la zgjidhje tjetër. Këtuideja është i një privatizimi tragjik. Ideatori igjithë kësaj është Masoud Keyan”, theksoiKelmendi.Privatizimi i distribucionit në mënyrën qyshpo bëhet sipas njohësve të energjisë ështëi padobishëm dhe këtu mund të ketë ndikimedhe Keyan.“Edhe në strategji kemi pasur shumëdilema dhe probleme sa i përket distribucionitpër shkak se ne jemi nënshkrues të traktatitpër komunitetin e energjisë dhe sipas traktatitdhe direktivave të BE-së, distribucionit duhettë ndahet nga shërbimet e furnizimit, mirëpome presione të ndryshme dhe me qasjen qëKeyan e ka, është sjellë kjo situatë”, thotë ishministrjae Energjisë dhe Minierave, JustinaShiroka-Pula.Të njëjtën gjë e mendon edhe Fehmi Pajaziti,kryetar i sindikatës së Elektrokosovës.Ai thotë se privatizimi është shumë i papërshtatshëmdhe këtë privatizim në këtë mënyrëMinistrisë së Zhvillimit Ekonomik,në kuadër të së cilës është sektori ienergjisë, kanë thënë se kompaniaqë ka bërë vlerësimin e Kosovës Bthjesht “ka ndarë të gjeturat kryesore”të këtij vlerësimi, por nuk ika dhënë qasje qeverisë në këtëdokument. Këto dokumente sidoqë të jetë kanë një rëndësi tëveçantë në ndërtimin e strategjisëpër sektorin e energjisë. Deputetëtë Kuvendit të Kosovës thonë sepresionet më të mëdha për ta aprovuardokumentin strategjik përsektorin e energjisë në Kuvend ikanë bërë pikërisht këshilltarëtndërkombëtarë. Në disa prononcimepër media edhe vetë ish-ministrjaPula-Shiroka ka folur për një“presion enorm” të këshilltarëvendërkombëtarë në Parlament përkalimin e Strategjisë për Energjinë.Fakti që Qeveria e Kosovëspranon se nuk ka në posedimvlerësime të tilla siç janë ato tëfizibilitetit për termocentralinqysh po ndodh, “mund ta kenë shtyrë vetëmkëshilltarët e jashtëm”.Visar Kelmendi thotë se privatizimi nuknënkupton edhe heqjen e barrës që ka qeveriasa i përket furnizimit me energji elektrike.“Me këtë koncept që po e thonë qeveritëse nuk kemi çfarë të bëjmë dhe po ia shesimme çmim të lirë dikujt (distribucionin), në fundstrategjikisht askush nuk e merr përgjegjësinëpër furnizim, prapë qeveria duhet me e zgjidhproblemin e furnizimit, inkasimin, vjedhjes sëenergjisë, problemin e investimeve në distribuim.Pra edhe nëse krejt e falë, nuk i hiqetpërgjegjësia qeverisë”, mendon Kelmendi.Me këtë privatizim të distribucionit Shiroka-Pula, thotë se qeveria nuk po bën asgjë tjetërvetëm se po e bën një transformim nga njëmonopol shtetëror në atë privat.“Efekti ekonomik do të jetë shumë idëmshëm për konsumatorin dhe zhvilliminekonomik të vendit, sepse zvogëlimi i të gjithahumbjeve do të bëhet me ngritjen e çmimittë energjisë elektrike, ndërsa mos pagesafaturave do të mbetet problem i qeverisë”.Edhe ish-ministrja Pula mendon se e udhëska qenë të privatizohet vetëm furnizimi po joedhe rrjeti. Prandaj, sipas saj, gabim strategjikdo të ishte privatizimi i rrjetit të energjisë i cilido të bëhet monopol i një kompanie privatedhe kjo kompani private do të diktojë çmimin etransitit të energjisë do të kufizojë zhvillimin errjetit në përgjithësi si dhe kërkesat e reja përzhvillimin e pjesëve të caktuara të vendit.“... duhet të shihet kontrata po unë parashikimeti kam të zymta, sepse tash do të vijëderi te shtrenjtimi i rrymës dhe furnizimi nukdo të jetë më i mirë”, thotë Naim Hoxha ngaRiinvest.Kosova B, tregon se sa i përjashtuarështë ekzekutivi nga këshilltarëtndërkombëtar në sektorin eenergjisë. Kryeministri i Kosovësnuk e ka asnjë këshilltar për energjinë,por ata që kanë frekuentuartakimet për këtë sektor thonëse ai thjesht i ka lënë këtë sektorzotit Keyan. Pothuaj se të gjithëekspertët vendor që merren me energjikanë kundërshtuar në vazhdimësizgjidhjet strategjike përenergjinë.Favorizimi i SerbisëVetë Masoud Keyan nuk ka pranuar të flasë për “Preportr”duke thënë se ai thjesht është këshilltar dhe nuk ka psetë flasë. Sido që të jetë një deklarim i vetëm i tij për tërëkëtë kohë është dhënë për portalin JNK, në të cilin ai nëmënyrë indirekte pranon rolin ekzekutiv të tij.“Është e vërtetë se çmimet e energjisë që importohetnë Kosovë ofrohen - në pjesën më të madhe – janë mbiçmimin e tregut (madje edhe gjykuar nga standardet rajonale)”,ka thënë Keyan. “Kjo kryesisht vjen si pasojë e rolitpengues të Serbisë e cila deformon çmimin. KEK’u po shikontë ngrehë këtë temë me Sekretariatin e Komunitetittë Energjetikës në Vjenë - pasi veprimet e Serbisë mundtë jenë duke thyer rregullat e BE’së për energji”, i ka thënëJNK-së, Masoud Keyan.Edhe pse KEK në vazhdimësi premton se do të ndërmarrëmasa për dëmet që I shkaktohen KEK-ut si pasojë einvestimeve të dështuara dhe blerjes së energjisë shumëfishmbi çmimin e tregut, deri më sot nuk ka ndonjë veprimtë tillë.Keyan ka dhënë për JNK një tabelë që, sipas tij, tregonpërmirësimin e performansave të KEK-ut. Përmirësimine performansave, Keyan e sheh në ngritjen e faturimit dhetë inkasimit. Mirëpo, kjo ngritje shpjegohet thjesht dukepasur parasysh se që prej kur Keyan ka ardhur në KEK importimii energjisë është shumëfishuar. Kështu, nga 16,7milionë euro në vitin 2005, importi ka kërcyer për gati trefish,përkatësisht në mbi 45 milionë euro. Pra, këtu nukbëhet fjalë për përmirësim të performansave të KEK-ut,por për shtimin e shpenzimeve të Buxhetit të Kosovës përtë blerë më shumë rrymë. E rrymë më shumë është blerëkryesisht me një çmim shumëfish më të lartë sesa ai i tregut,që sipas Keyan ka ardhur si pasojë e obstruksionevenga Serbia. Pra, këtu thjesht kemi një kontradiktë në argumentimine Keyan duke qenë se obstruksioni nga Serbianuk e ka bërë KEK-un në epokën e Keyan të reduktojë importinnga ky shtet, por përkundrazi, ta shumëfishojë atë.Kosova nuk ka vetëm një linjë të inter-koneksionitndërkombëtar me Serbinë. Ajo ka një të tillë me Malin e Zidhe një tjetër me Maqedoninë, ndërkohë që një e tillë meShqipërinë, e cila për shkak të mundësisë së komplementimittë resurseve shihet me shumë rëndësi, po shtyhettash e sa vite. Zyrtari i KOSST, i cili është i vetmi nga drejtorëte hershëm që ka mbijetuar epokën e Keyan, Fadil Ismaili,nuk ka dhënë informacion mbi atë se sa rrymë blihetnëpërmjet linjës së interkoneksionit me Serbinë se sa melinjat tjera. Në asnjë raport të KOST nuk jepet kjo e dhënë,dhe përgjigjjen në këtë pyetja nuk e ka dhënë asnjë zyrtar.Sido që të jetë, nëse Kosova ka vazhduar për shumë vitetë blejë rrymën me një çmim tre herë nga çmimi i tregut,dhe nëse qëndron konstatimi i Keyan dhënë JNK-së se kyçmim paguhet për shkak të obstruksioneve të Serbisë,atëherë mund të konstatohet që KOSST ka bërë terminimine energjisë kryesisht nëpërmjet linjës së interkoneksionitme Serbinë.Pra, çmimet e importit kanë pasur pak a shumë tënjëjtën shkallë për vite me radhë, duke lënë të kuptohet seSerbia ka qenë kryesisht rruga apo furnizuesi që KEK-udhe KOSST kanë shfrytëzuar. Në pyetjet dërguar KOSSTit,nuk fshihet e dhëna se sa rrymë është transportuar melinjat tjera, por thjesht thuhet se linja me Malin e Zi shkonnë riparim pothuajse çdo vit.Sipas një raportimi të gazetës “Express” në vitin 2008kompania serbe, Rudnap, blinte energjinë elektrike me42,11 euro nga Kosova dhe shiste me 119- 132 euro përmegavat. CEZ-i paguan 41,14 euro, ndërsa “Reatia Energjia”nga 46 -48,2 euro. Kompania çeke, EFT, në bazë tënjë kontrate KEK-u ti shet energjinë elektrike me 42,67 dhe43, 10 euro për megavat, përderisa po nga e njëjta kompani,një megavat e blen 123-128 euro. “Espada” po ashtuçeke ka blerë nga KEK-u energji me nga 41 euro dhe shetme 129.5 euro për megavat. Zvicerania EGL, në kontratate fundit për eksport dhe import ka çmimin më të lirë. Blenme 40,75 euro për megavat dhe e shet 119.7.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!