06.08.2015 Views

importuar

Shkarko - Preportr

Shkarko - Preportr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KORRIK 2012 | NR 6GAZETË MUJORE 5MASOUD KEKYAN— ZOTI I ENERGJISËKëshilltarët e huaj në KEK pyeten që nga blerjet e mëdha, tek dokumentet strategjike e derinë largim të punëtorëve nga puna. Nga komunikimet interne shihet se këshilltarët e huajkontrollojnë prokurimin dhe blerjet që kapin vlera milionëshe, por fuqia vendim-marrëse e tyreshkon deri aty sa edhe i rekomandojnë menaxherëve të distrikteve rajonale që të përjashtojnëpunëtorë nga puna. Këta këshilltarë, komunikojnë/ndikojnë edhe deputetët kur duhet votuarndonjë dokument i rëndësishëm. Në anën tjetër, ata nuk i japin llogari askujt. Po ashtu ata nukmarrin përgjegjësi për dështimet. Janë të padukshëm e të paprekshëm.BESA KALAJA E BESNIK BOLETINISektori i energjisë në Kosovëështë i dominuar nga organizata,konsulentë e kompanindërkombëtare. Konsulencatë vazhdueshme ndërkombëtaredhe investimet e pafundnuk kanë rritur efiçencën e këtijsektori. Në KEK nuk është dhënëpërgjegjësi asnjëherë për dështimine dhjetëra milionëve investime,por as për faktin se ky sektorpërkundër konsulencave të shumtandërkombëtare dhe resurseve tëpakufishme natyrore, nuk u ngritnë këmbë ndonjëherë.Kosova jeton mbi rezervat epesta në botë të linjitit, por vazhdontë ketë reduktime më shumë seçdo vend në rajon. Një pjesë e mirëe investimeve në KEK kanë dështuar,kurse rryma vazhdon e blihetme pesëfishin e çmimit të eksportittë saj nga Kosova.Potenciali energjetik i Kosovësështë enorm dhe dokumente tërëndësishme ndërkombëtarepër sektorin e energjisë e shohinKosovën si një furnizuese të rëndësishmepër Ballkanin. Duke analizuarmënyrën e menaxhimit të këtijsektori mund të kapen disa paradokse.Investimet e shumta nën tutorimine kompanive konsulentendërkombëtare mund të konsiderohense kanë dështuar në krijimine një sektori të qëndrueshëmenergjetik.Të njëjtat kompani e individëtë jashtëm që “këshilluan” Qeverinëe Kosovës vazhdojnë të merrenedhe me hulumtimet e analizatqë përgatisin këtë sektor përprivatizim. Dështimi i këtyre konsulencavenuk është konstatuar asnjëherënga punëdhënësi i tyre, nëkëtë rast Qeveria e Kosovës, por evërteta është që me tërë ekspertizëne tyre KEK-u nuk u bë ndërmarrjerentabile. Kjo para së gjithash përshkak se institucionet e Kosovëspothuajse nuk janë marrë me krijimine politikave në këtë sektor,por kanë pasur pak rol edhe nënivelin e menaxhimit të ndërmarrjessë vetme të rëndësishme përenergji në Kosovë, KEK-ut.Ajo që karakterizon këtë sektorështë mungesa e masave kundërpersonave e kompanive që dogjënmiliona euro investime, edhe psendonjëherë këto dështime të investimevejanë dukur sikur të ishinsabotazhë ndaj kësaj kompanie.Madje në disa raste të investimevetë dështuara ka raste kur kompanitëqë kanë bërë liferimet e pajisjevemilionëshe kanë vazhduartë shpërblehen me tenderë ngaKEK-u edhe pse kësaj korporate ikanë shitur pajisje të prishura dhee kanë dëmtuar për miliona euro.Përfaqësuesit e KEK-ut japinpërgjigje kontradiktore ose nukjapin fare kur pyeten nëse ështëndërmarrë diçka në lidhje me dëmtimine KEK-ut nga kompanitë endryshme. Me ndikimin e këshilltarëvetë huaj dhe lidhjeve të tyreme kompani të huaja, KEK-u bërishumë blerje me kosto shumë më tështrenjta përmes tenderëve njëburimor,blerje që shpesh kanë dështuar,ndërsa janë refuzuar ofertatmë të lira.SPASTRIMI I TERRENIT NGAKUNDËRSHTARËTKëshilltarët e huaj ende e kanënë dorë plotësisht menaxhimine KEK-ut. Por edhe këta këshilltarëe kanë “bossin” e tyre, e aiështë Masoud Keyan, i cili ështëangazhuar në KEK në fillim të vitit2007 pothuajse njëkohësisht meish-drejtoreshën Pranvera Dobruna.Sipas njerëzve që kanë punuardhe punojnë ende në KEK, Keyantërë këtë kohë ka qenë njeriukryesor në këtë korporatë dhe pa“aminin” e tij nuk mund të bëhetasgjë. Masoudi është i kontraktuarpërmes USAID-it si përfaqësuesi kompanisë “PA Consulting”, poredhe pse kompania këshillëdhënëseka ndryshuar, Keyan ka ngelurstoik duke u angazhuar edheme kompaninë pasuese në KEK,“Tetra Tech”. Të gjithë ata që kanëkundërshtuar propozimet e tij janëlarguar nga puna dhe janë zëvendësuarnga njerëz të dëgjueshëm që inënshkruajnë e aprovojnë kërkesate tij.“Preportr” ka gjetur një listëme dhjetëra persona që janë larguarnga puna, brenda pak muajsh,pa u vlerësuar si duhet përformancae tyre. Krejt kjo ka ardhursipas njerëzve që i njohin rrethanatnë KEK dhe që kanë punuar aty, sispastrim i terrenit nga Keyan prejnjerëzve që do të mund t’ia “zininrrugën”.Të larguar sipas një liste që eka siguruar “Preportr”, janë: VisarKelmendi, Fëllanza Hoxha, FëllanzaPula, Selami Gashi, Lazër Krasniqi,Shemsedin Klaiqi, FarhedinMaqestena, Nazmi Gashi. Kjo listënuk përfundon me këta emra. Njëkomunikim i brendshëm tregon përpresionin që këshilltarët ndërkombëtari kanë bërë menaxhmentit përtë larguar nga puna të tjerë punëtorënën arsyetimin e “performancavetë dobëta”.Përfaqësues të sindikatës së Elektrokosovësthonë se veç këtyremenaxherëve, ka edhe shumë të larguarnë nivel të distrikteve. Numri ityre shkon në dhjetëra dhe asnjëritprej tyre nuk i është dhënë ndonjëarsye konkrete për pushim nga puna.Madje sipas drejtuesëve të Sindikatëssë Elektrokosovës punëtorëtqë largohen nga puna në KEK nukkanë të drejtë ankese. Ata kryesishtjanë njerëz me përvojë prej dekadashnë punën e tyre, që nuk janëpajtuar me mënyrën e menaxhimittë KEK-ut nën grushtin e Keyan.Dominimi i këshilltarëve tëhuaj tashmë është bërë një mënyrëe menaxhimit në KEK, pasi që edhekëshilltarët e tjerë më të “vegjël”,japin urdhra ekzekutive, duke rekomanduarhapjen e konkurseve nëmënyrë të vazhdueshme dhe dukepërjashtuar punëtorë që kanë punuarqë disa vite, gjoja për shkak të përformancavejo të mira.Në një komunikim me shkrimqë ka siguruar “Preportr ” njëri prejkëshilltarëve të huaj, BabukhadiaIrakli, ua ka kërkuar menaxherëvetë distrikteve rajonale largimin emenjëhershëm nga puna të punëtorëveqë kanë punuar në inkasim.Gjuha që përdorët në këtë e-mailështë urdhëruese dhe ekzekutive,duke ua kujtuar menaxherëve qënëse nuk implementohen ndryshimetqë i janë bërë Rregullores sëDistriktit do të ndërmerren masaadministrative ndaj tyre. Në këtëletër si arsyetim përdoret “performancae dobët”, por përfaqësuesite sindikatës thonë se këto largimebëhen pasi që bëhen lista pritjeje nganjerëz tjerë që kërkojnë të punësohennë KEK dhe prandaj duhej larguarpunëtorët aktual për të liruarvendin të përzgjedhurve të këshilltarëvendërkombëtarë. “Preportr”,gjithashtu ka siguruar edhe dokumentetë tjera ku shihet pozita dominuese,vendimmarrëse e këshilltarëvetë huaj, të cilët në fakt janëshefa si dhe nënshtrimi i vendorëvendaj tyre.> VAZHDON NË FAQE 6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!