06.08.2015 Views

Republika e Kosovës

Republika e Kosovës - Ministria e Punëve të Jashtme

Republika e Kosovës - Ministria e Punëve të Jashtme

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Republika e KosovësRepublika Kosova - Republic of KosovoQeveria – Vlada – GovernmentMinistria e Punëve të Jashtme – Ministarstvo Inostranih Poslova – Ministry of Foreign AffairsMbështetur në nenin 93 (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 17 (1) të Ligjit përShërbimin Konsullor të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës, dheNë pajtim me nenin 25 (7) të Rregullores së Punës së Qeverisë Nr. 01/2007,Nxjerr këtë:UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 03/2010 PËR PROCEDURAT E OFRIMIT TËSHËRBIMEVE KONSULLORENeni 1QëllimiQëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është rregullimi i procedurave për ofrimin e shërbimevekonsullore nga Misionet Konsullore të Republikës së Kosovës, për shtetasit e Republikës sëKosovës.Neni 2Baza ligjoreShërbimet Konsullore të përcaktuara me këtë Udhëzim Administrativ ofrohen duke u mbështeturnë:Ligjin për shërbimin Konsullor të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Republikës sëKosovës (Nr. 03/L-125);Ligjin për Shtetësinë e Kosovës (Nr. 03/L-034);Ligjin për Dokumente të Udhëtimit (Nr. 03/L-037);Ligjin për Librat Amëz;Rregulloren për Shërbimin Konsullor;Udhëzimin Administrativ për Procedurat e Fitimit të Shtetësisë së Kosovës;Udhëzimin Administrativ për Procedurat e Humbjes së Shtetësisë së Kosovës me Lirim;1

Udhëzimin Administrativ për kriteret që përbëjnë dëshmi për shtetësinë e ish-RepublikësFederale të Jugosllavisë dhe banim të përhershëm në territorin e Kosovës me 1 Janar 1998;Udhëzimin Administrativ për procedurën e aplikimit për pasaportë, pasaportë tëhumbur/dëmtuar, ndërrim të të dhënave dhe ripërtrirje të të dhënave (Nr. 24/2008 - MPB);dheUdhëzimin Administrativ për Lëshimin e Fletë-udhëtimeve për Kthim.Neni 3Përkufizimet”Misioni konsullor”- nënkupton përfaqësinë ose zyrën konsullore, pra sipas rastit, konsullatën epërgjithshme, konsullatën dhe shërbimin konsullor në misionet diplomatike të Republikës sëKosovës;”Zyrtari konsullor”- nënkupton zyrtarin e lartë, duke e përfshirë drejtuesin e misionit konsullor,i cili është ngarkuar me ushtrimin e funksioneve konsullore;“Departamenti për Çështje Konsullore”- nënkupton Departamentin për Çështje Konsullorepranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.Neni 4Shërbimet konsullore1. Mbështetur në legjislacion themelor të Ministrisë së Punëve të Brendshme për realizimin eshërbimeve të poshtëshënuara në Republikën e Kosovës, në fazën fillestare të krijimit të tyre,Misionet Konsullore të Kosovës jashtë ofrojnë këto shërbime:1.1. Lëshimin e fletudhëtimeve për kthim për shtetasit e Kosovës;1.2. Përpunimin e kërkesave për pasaporta dhe pasaportat e dëmtuara/humbura, për personatmbi gjashtëmbëdhjetë (16) vjet që janë pajisur me letërnjoftim të Republikës sëKosovës;1.3. Përpunimin e kërkesave për fitimin e shtetësisë së Kosovës, për lirim nga shtetësia eKosovës dhe kërkesat dhe ankesat për shtetësi drejtuar Komisionit për Shtetësi dheKomisionit të Ankesave për Shtetësi;1.4. Përpunimin e kërkesave për regjistrimin e shtetësisë së Kosovës sipas nenit 29 të Ligjitpër Shtetësinë dhe UA 05/2009 të Ministrisë së Punëve të Brendshme;1.5. Përpunimin e kërkesave për regjistrimin e fakteve të lindjes, martesave dhe vdekjeve nëpërputhje me legjislacionin në fuqi; dhe1.6. Lëshimin e vërtetimeve të çdo lloji.2

Neni 5Procedurat konsullore1. Misionet Konsullore autorizohen të kryejnë shërbimet e përcaktuara në nenin 3 të këtijUdhëzimi Administrativ dhe çdo shërbim tjetër për të cilin autorizohen nga Ministria e Punëve tëJashtme përmes akteve të tjera nënligjore.2. Çdo aplikues duhet të paraqesë tek zyrtari konsullor të gjitha dokumentet e kërkuara në bazë tëlegjislacionit dhe udhëzimit administrativ për atë shërbim specifik.3. Aplikacionet e plotësuara dërgohen në Departamentin për Çështje Konsullore për përpunim tëmëtutjeshëm.4. Pas kryerjes së shërbimit, Departamenti për Çështje Konsullore kthen dokumentet në MisioninKonsullor përmes shërbimeve postare dhe/ose bartësit komercial.5. Çdo aplikacion i pranuar nga Misioni Konsullor vuloset me vulë zyrtare. Në mungesë të vulëssë misionit konsullor, Misioni Konsullor përdor vulën e misionit diplomatik.6. Për çdo shërbim të taksueshëm të ofruar përmes Misionit Konsullor, aplikuesi, me rastin ekërkimit të shërbimit, paguan pagesën adekuate në EURO siç është paraparë me UdhëziminAdministrativ për Pagesat Konsullore ose shumën ekuivalente në valutën e shtetit përkatëse nëseajo valutë mund të konvertohet në EURO.7. Zyrtari Konsullor ruan të gjitha kërkesat dhe dokumentet e ofruara në bazë të Nenit 17 (2) tëRregullores për Shërbimin Konsullor.Neni 6Lëshimi i Dokumentit të Udhëtimit për Kthim (Fletudhëtimit)1. Misionet Konsullore janë të autorizuara të lëshojnë Dokumente Udhëtimi për Kthim(Fletudhëtim) për shtetasit e Republikës së Kosovës në rast se pasaporta është humbur, kaskaduar ose në raste tjera urgjente ose humanitare.2. Për marrjen e Dokumentit të Udhëtimit për Kthim në Misionet Konsullore, aplikuesi duhet tëdorëzojë këto dokumente:2.1. Aplikacionin e plotësuar sipas shtojcës I të këtij Udhëzimi Administrativ;2.2. Raportin e policisë që konfirmon se dokumenti i udhëtimit është humbur ose vjedhurdhe se është bërë raportimi në kohë te autoritetet e zbatimit të ligjit;2.3 Kopjen e dokumentit të udhëtimit, nëse e posedon, dokumentit tjetër identifikues osecertifikatës së lindjes;2.4. Një dokument që konfirmon vendqëndrimin e aplikuesit;2.5. Dokumentin e udhëtimit, nëse është i dëmtuar;2.6. Dy fotografi;3

2.7. Dëshmi të pagesës për këtë shërbim.3. Pas pranimit të kërkesës për lëshimin e Dokumentit të Udhëtimit për Kthim, MisionetKonsullore duhet të:3.1. Intervistojnë aplikuesit, anëtarët e familjes së tij/saj, përfaqësuesin ligjor të tij/saj;3.2. Verifikojnë që aplikuesi është shtetas apo banor i Kosovës;3.3. Sigurojnë që kriteret për lëshimin e Dokumentit të Udhëtimit për Kthim janë plotësuar;dhe3.4. Ruajnë, brenda dosjes së aplikimit, kopjet e çdo dokumenti të dorëzuar dhe dëshmishtesë bashkë me një fotografi sipas standardeve të ICAO ( Organizata Ndërkombëtare përAviacion Civil).4. Dokumenti i Udhëtimit për Kthim duhet të lëshohet brenda 48 orëve nga momenti i aplikimit.5. Afati i vlefshmërisë së Dokumentit të Udhëtimit për Kthim është 30 ditë nga data e lëshimit.6. Pranuesi i Dokumentit të Udhëtimit për Kthim nënshkruhet në librin zyrtar të MisionitKonsullor, pas konfirmimit të identitetit me një kopje të dokumentit identifikues personal,adresës dhe numrit të telefonit.7. Forma e Dokumentit të Udhëtimit për Kthim, që lëshohet nga Misioni Konsullor/Diplomatikështë caktuar në Shtojcën II të këtij Udhëzimi Administrativ.Neni 7Pranimi i aplikacioneve për pajisje me pasaportë të Republikës së Kosovës1. Misioni Konsullor është i autorizuar të bëjë pranimin e aplikacioneve për pajisje me pasaportëtë Republikës së Kosovës për shtetasit që kanë letërnjoftim të Republikës së Kosovës.2. Misioni Konsullor është i autorizuar të bëjë pranimin e lëndëve për:2.1. Pajisje me pasaportë;2.2. Pajisje me pasaportë të humbur/dëmtuar;3. Aplikimi për këto shërbime bëhet sipas formularit të aplikimit të paraqitur në Shtojcën III.Neni 8Pranimi i aplikacioneve për pajisje me pasaportë të Republikës së Kosovës për personambi 16 vjeç1. Gjatë procedurës së aplikimit për Pasaportë për persona mbi 16 vjet, Zyrtari Konsullor duhettë ketë parasysh që:1.1. Aplikuesi duhet të jetë i pranishëm gjatë dorëzimit të aplikacionit për pasaportë bashkëme këto dokumente:4

1.1.1. Një kopje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;1.1.2. Certifikatën e shtetësisë; dhe1.1.3. Dëshmi të pagesës për pasaportë.1.2. Zyrtari Konsullor duhet të:1.2.1. Plotësojë qartë me shkronja të mëdha të shtypit me ngjyrë të zezë ose të kaltërformularin për Pasaportë P;1.2.2. Mundësojë nënshkrimin e formularit P nga aplikuesi, nëse aplikuesi nuk din shkrimlexim, atëherë duhet të mundësojë marrjen e shenjave të gishtit të djathtë tregues tëaplikuesit dhe vendosjen e tyre në Formularin P;1.2.3. Mundësojë, në prani të tij, nënshkrimin e formularëve për persona me aftësi osekapacitete të kufizuara, nga kujdestari ligjor; dhe1.2.4. Nënshkruajë dhe vulosë formularin P.1.3. Veprimet pasuese të Zyrtarit Konsullor:1.3.1. Lëshon dëftesën për të konfirmuar dorëzimin e aplikacionit;1.3.2. Informon aplikuesin për mënyrën dhe kohën e marrjes së pasaportës;1.3.3. Vendos formularin origjinal P, faturën e pagesës dhe kopjet e dokumenteve tëdorëzuara në një zarf të veçantë për t’i përcjellë në Departamentin për ÇështjeKonsullore;1.3.4. Shënon “KËRKESË PËR PASAPORTË” në pjesën e jashtme të zarfit, e vulos atëdhe e përcjellë përmes çantës diplomatike, shërbimit postar ose korrierit diplomatik;1.3.5. Mban një kopje të Formularit P dhe dokumenteve tjera në Misionin Konsullor;1.3.6 Mban evidencën siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ të Ministrisë sëPunëve të Brendshme për mbajtjen e evidencave të pasaportave.Neni 9Procedura e aplikimit për pasaportë të humbur/dëmtuar për aplikuesit e moshës mbi 16vjeçare1. Gjatë procedurës së aplikimit për pajisje me pasaportë të humbur/dëmtuar për personat mbi 16vjet, Zyrtari Konsullor duhet të ketë parasysh që:2. Aplikuesi duhet të jetë i pranishëm gjatë dorëzimit të aplikacionit për pasaportë tëhumbur/dëmtuar dhe të sjellë këto dokumente:2.1. Një kopje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;2.2. Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar);2.3. Raportin origjinal të policisë (nëse ai/ajo aplikon për pasaportë të humbur, brenda tremuajve nga data e humbjes);2.4. Dëshmi e publikimit të njoftimit për humbje të pasaportës në gazeta; dhe2.5. Dëshmi të pagesës.5

3. Zyrtari Konsullor duhet të:3.1. Plotësojë qartë me shkronja të mëdha të shtypit me ngjyrë të zezë ose të kaltërFormularin P;3.2. Mundësojë nënshkrimin e formularit P nga aplikuesi, nëse aplikuesi nuk din shkrimlexim, atëherë duhet të mundësojë marrjen e shenjave të gishtit të djathtë tregues të aplikuesitdhe vendosjen e tyre në Formularin P;3.4. Mundësojë, në prani të tij, nënshkrimin e formularëve për persona me aftësi osekapacitete të kufizuara, nga kujdestari ligjor;3.5. Nënshkruajë dhe vulosë formularin P;3.6. Bashkëngjisë dokumentin e dëmtuar nëse aplikuesi e ka.4. Veprimet pasuese të Zyrtarit Konsullor:4.1. Lëshon dëftesën për të konfirmuar dorëzimin e aplikacionit;4.2. Informon aplikuesin për mënyrën dhe kohën e marrjes së pasaportës;4.3. Vendos formularin origjinal P, pasaportën e dëmtuar, nëse e ka në dispozicion, raportinorigjinal të policisë, nëse ka të tillë, dëshminë e njoftimit publik për pasaportën e humbur,nëse është bërë, faturën e pagesës dhe kopjet e dokumenteve të dorëzuara në një zarf tëveçantë dhe i përcjell në Departamentin për Çështje Konsullore;4.4. Shënon “PASAPORTË I HUMBUR/DËMTUAR” në pjesën e jashtme të zarfit, e vulosatë dhe e përcjellë përmes çantës diplomatike, shërbimit postar ose korrierit diplomatik;4.5. Mban një kopje të Formularit P dhe dokumenteve tjera në Misionin; dhe4.6. Mban evidencën siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ të Ministrisë sëPunëve të Brendshme për mbajtjen e evidencave të pasaportave.Neni 10Procedura e pranim-dorëzimit dhe afatet për lëshimin e pasaportave1. Departamenti për Çështje Konsullore, pas pranimit të lëndës nga Misioni Konsullor përkatës,bën dorëzimin e lëndës në Departamentin e prodhimit të Dokumenteve pranë Ministrisë sëPunëve të Brendshme përmes zyrtarit të autorizuar të Departamentit për Çështje Konsullore.2. Zyrtari i autorizuar bën tërheqjen e pasaportave të personalizuara dhe të klasifikuara sipasMisioneve Konsullore nga Departamenti i Prodhimit të Dokumenteve për Çështje Konsullore.3. Departamenti për Çështje Konsullore i dërgon Misionit Konsullor pasaportat e personalizuarapërmes postës diplomatike ose korrierit diplomatik.4. Afati për lëshimin e pasaportave nga Misioni Konsullor është 60 ditë.6

Neni 11Pranimi i kërkesave për fitimin e shtetësisë1. Zyrtari Konsullor pranon kërkesat për fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës sipasmënyrave të parapara me Udhëzimin Administrativ Nr. 17/2009 për Procedurat e Fitimit tëShtetësisë së Kosovës të Ministrisë së Punëve të Brendshme.2. Paraqitja e kërkesës për fitim të shtetësisë duhet të bëhet personalisht.3. Dëshmitë që duhet t’i bashkëngjiten kërkesës për fitim të shtetësisë, e që mund të nxirrenvetëm në Republikën e Kosovës, mund të sigurohen përmes autorizimit ligjor.4. Autorizimi ligjor i cili duhet t’i bashkëngjitet dosjes për fitimin e shtetësisë, duhet të përmbajëtë dhënat e palës që aplikon për fitim të shtetësisë, të dhënat e palës së autorizuar dhe listën edokumenteve që duhet të nxirren në Republikën e Kosovës.5. Të gjitha kërkesat e parapara në nenin 16 të këtij Udhëzimi Administrativ dorëzohen ngaMisionet Konsullore tek Departamenti për Çështje Konsullore.6. Departamenti për Çështje Konsullore përcjell të gjitha kërkesat e pranuara nga MisionetKonsullore tek Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë Ministrisë së Punëve tëBrendshme.7. Vendimi i marrë lidhur me fitimin e shtetësisë, dorëzohet nga Departamenti për Shtetësi, Azildhe Migracion pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Departamentin për ÇështjeKonsullore, i cili e dërgon në Misionin Konsullor përkatës.8. Pas pranimit, Zyrtari Konsullor njofton palën për bërjen e pagesës sipas UA për taksakonsullore dhe pas pranimit të fletëpagesës i dorëzon palës vërtetimin mbi fitimin e shtetësisë.Neni 12Pranimi i kërkesave për humbjen e shtetësisë së Kosovës me lirim1. Zyrtari Konsullor pranon kërkesat për humbje të shtetësisë së Republikës së Kosovës të cilatrealizohen sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2009 të Ministrisë së Punëve të Brendshme përHumbje të Shtetësisë me lirim.2. Paraqitja e kërkesës për humbje të shtetësisë me lirim duhet të bëhet personalisht.3. Të gjitha kërkesat e paraqitura sipas këtij Udhëzimi Administrativ dorëzohen nga MisionetKonsullore në Departamentin për Çështje Konsullore.4. Departamenti për Çështje Konsullore përcjell të gjitha kërkesat e pranuara nga MisionetKonsullore tek Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë Ministrisë së Punëve tëBrendshme.7

5. Vendimi i marrë lidhur me humbjen e shtetësisë me lirim, dorëzohet nga Departamenti përShtetësi, Azil dhe Migracion pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Departamentin përÇështje Konsullore, i cili e dërgon në Misionin Konsullor përkatës.6. Pas pranimit, Zyrtari Konsullor njofton palën për bërjen e pagesës sipas UdhëzimitAdministrativ për taksa konsullore dhe pas pranimit të fletëpagesës i dorëzon palës vërtetiminmbi humbjen e shtetësisë me lirim.7. Zyrtari Konsullor njofton palën për kthimin e dokumenteve personale të lëshuara ngaRepublika e Kosovës në afat brenda 8 ditë pune nga dita e marrjes së vendimit për humbjen eshtetësisë me lirim.8. Pas pranimit Zyrtari Konsullor i dërgon dokumentet në Departamentin për Çështje Konsullorepër procedim të mëtutjeshëm.Neni 13Regjistrimi i lindjeve1. Me pranimin e fletëkërkesës, sipas shtojcës IV për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librinamëz të lindjeve në Kosovë, Zyrtari Konsullor kërkon dokumentet në vijim për secilën prej trimundësive:1.1 Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;1.1.1. Kopjet e dokumenteve të shtetësisë së dy prindërve, qoftë pasaportë apoletërnjoftim i Kosovës, certifikatë të lindjes së Kosovës ose certifikatë të shtetësisë sëKosovës;1.1.2. Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit; dhe1.1.3. Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.1.2. Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas iKosovës ndërsa tjetri jo;1.2.1. Kopje të dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit të paraparë në bazë të nenit1.1 të këtij neni;1.2.2. Dokumentet që tregojnë shtetësinë e prindit pa shtetësi të Republikës së Kosovës;1.2.3. Pëlqimin me shkrim nga prindi pa shtetësi të Republikës së Kosovës përregjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga autoriteti përgjegjës;1.2.4. Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit;1.2.5. Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.1.3. Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas iKosovës ndërsa tjetri është i panjohur;1.3.1. Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit siç është paraparë nënparagrafin 1.1 të këtij neni;8

1.3.2. Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës siprind dhe tjetrin si të “panjohur”;2. Pas shqyrtimit të kërkesës, Zyrtari Konsullor bën regjistrimin në Librin e Lindjeve të MisionitKonsullor dhe i lëshon dëshminë përkatëse aplikuesve sipas shtojcës V të këtij UA.3. Zyrtari Konsullor përcjell lëndën e plotë në zarf të mbyllur dhe vulosur me shënimin“REGJISTRIM NË LIBRIN AMËZ TË LINDJEVE” në Departamentin për Çështje Konsullorepër procedim të mëtutjeshëm.4. Zyrtari Konsullor bën një kopje të lëndës për ruajtje në arkivin e Misionit Konsullor.Neni 14Regjistrimi i martesave1. Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të martesës në librin amëz të martesavenë Kosovë sipas shtojcës VI, Zyrtari Konsullor të kërkon dokumentet si në vijim:1.1. Kopjet me afat të dokumenteve të identifikimit;1.2. Dëshmi sipas paragrafit 1.1 në nenit 13 të këtij UA lidhur me vërtetimin e shtetësisë përshtetasin e Kosovës;1.3. Dëshmi mbi shtetësinë e shtetasit të huaj;1.4. Certifikatë origjinale të martesës së lidhur në vendin pranues.2. Pas shqyrtimit të kërkesës, Zyrtari Konsullor bën regjistrimin në Librin e Martesave tëMisionit Konsullor dhe i lëshon dëshminë përkatëse aplikuesve sipas shtojcës VII të këtij UA.3. Zyrtari Konsullor përcjell lëndën e plotë në zarf të mbyllur dhe vulosur me shënimin“REGJISTRIM NË LIBRIN AMËZ TË MARTESAVE” në Departamentin për ÇështjeKonsullore për procedim të mëtutjeshëm.4. Zyrtari Konsullor bën një kopje të lëndës për ruajtje në arkivin e Misionit Konsullor.Neni 15Regjistrimi i vdekjeve1. Me pranimin e fletëkërkesës sipas shtojcës VIII, për regjistrimin e faktit të vdekjes së njështetasi të Kosovës në librin amëz të vdekjeve në Kosovë, Zyrtari Konsullor kërkon dokumentetsi në vijim:1.1. Certifikatën ndërkombëtare origjinale të vdekjes së shtetasit;1.2. Dokument identifikimi të personit të vdekur si dëshmi për vërtetimin e shtetësisë; dhe1.3. Dokument personal identifikimi të parashtruesit të kërkesës;2. Pas shqyrtimit të kërkesës, Zyrtari Konsullor bën regjistrimin në Librin e Vdekjeve të MisionitKonsullor dhe i lëshon dëshminë përkatëse aplikuesve sipas shtojcës IX të këtij UA.9

3. Zyrtari Konsullor përcjellë lëndën e plotë në zarf të mbyllur dhe vulosur me shënimin“REGJISTRIM NË LIBRIN AMËZ TË VDEKJEVE” në Departamentin për Çështje Konsullorepër procedim të mëtutjeshëm.4. Zyrtari Konsullor bën një kopje të lëndës për ruajtje në arkivin e Misionit Konsullor.Neni 16Ndihma Konsullore dhe lëshimi i vërtetimeve të çdo lloji1. Përveç shërbimeve konsullore të autorizuara me këtë Udhëzim Administrativ, MisioniKonsullor/Diplomatik ofron edhe ndihmë konsullore për qytetarët e Republikës së Kosovës dheshtetasit e huaj, siç parashihet në Rregulloren për Shërbimin Konsullor dhe legjislacionin në fuqitë Republikës së Kosovës.2. Zyrtari Konsullor mund të bëjë sipas kërkesës së ardhur me shkrim lëshimin e vërtetimeve tëçdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.3. Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: vërtetim për kthimin e trupittë pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve; vërtetimmbi shtetësinë.4. Lëshimi i vërtetimeve bëhet vetëm pas pranimit të dokumentacionit përkatës dhe konfirmimittë marrë nga Departamenti për Çështje Konsullore.Neni 17Dispozitat kalimtareÇdo shërbim konsullor që ofrohet nga Misioni Konsullor, i paraparë me ligje ose akte nënligjore,të miratuara nga cilado ministri, në të ardhmen realizohet sipas procedurës së paraparë në nenin 5të këtij Udhëzimi Administrativ.Neni 18Hyrja në fuqiKy Udhëzim Administrativ hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga Ministri i Punëve të Jashtme.Skender HyseniMinistër i Punëve të Jashtme9 shkurt 201010

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!