06.08.2015 Views

marrëveshje në mes të qeverisë së republikës së kosovës dhe ...

marrëveshje në mes të qeverisë së republikës së kosovës dhe ...

marrëveshje në mes të qeverisë së republikës së kosovës dhe ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

MARRËVESHJEnë mes tëQeverisë së Republikës së KosovësdheQeverisë së Mbretërisë së Danimarkësmbi ri-pranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim

Qeveria e Republikës së KosovësdheQeveria e Mbretërisë së Danimarkëskëtu e tutje referohen si “Palë Kontraktuese”TË VENDOSUR për forcimin e bashkëpunimit të tyre në mënyrë që të luftojnë imigracionin ilegal nëmënyrë më efektive.DUKE DËSHIRUAR që me anë të kësaj marrëveshjeje dhe në bazë të reciprocitetit të përcaktojnëprocedura të shpejta dhe efektive për identifikimin dhe kthimin e sigurt dhe të rregullt të personave të cilëtnuk përmbushin, apo nuk përmbushin më tej, kushtet për hyrje në ose të qëndrojnë në mënyrë ligjore nëterritoret e Mbretërisë së Danimarkës ose të Republikës së Kosovës, dhe të lehtësojnë kalimin transit tëpersonave të shteteve të treta ose të personave pa shtetësi në frymën e bashkëpunimit.DUKE KONFIRMUAR gatishmërinë e tyre për nxitjen e kthimit vullnetar dhe lehtësimin e riintegrimit tëpersonave në fjalë, brenda kuadrit të legjislacionit të tyre kombëtar.BIEN DAKORT SI MË POSHTË :Neni 1PërkufizimetPër qëllime të kësaj Marrëveshje:(a) ‘Qytetar i Kosovës’ do të thotë çdo person i cili posedon shtetësinë e Republikës së Kosovës, nëpajtim me legjislacionin e saj shtetëror;(b) ‘Qytetar i Danimarkës’ do të thotë çdo person i cili posedon shtetësinë e Mbretërisë së Danimarkës,në pajtim me legjislacionin e saj kombëtar;(c) ‘Qytetar i shtetit të tretë’ do të thotë çdo person i cili posedon shtetësi tjetër nga ajo e Kosovës oseDanimarkës;(d) ‘Person pa shtetësi’ do të thotë çdo person i cili nuk posedon shtetësi të asnjë shteti;(e) ‘Leje qëndrimi’ do të thotë leje e çfarëdo lloji e lëshuar nga Kosova apo Danimarka që i jep të drejtëpersonit të qëndrojnë në territorin e saj. Kjo nuk do të përfshin lejet e përkohshme për qëndrim nëterritorin e saj në lidhje me procedurën e kërkesës për azil ose të kërkesës për leje qëndrim;(f) ‘Vizë’ do të thotë autorizimi i lëshuar ose vendimi i marr nga Kosova ose Danimarka e cila është enevojshme nga aspekti i hyrjes në, apo kalimit transit përmes territorit të saj. Kjo nuk përfshin vizattransite të aeroportit;(g) ‘Shteti Kërkues’ do të thotë Shteti (Danimarka ose Kosova) që paraqit kërkesë për ripranim në pajtimme nenin 7 ose kërkesën për kalim transit në pajtim me nenin 14 të kësaj marrëveshjeje;

(h) ‘Shteti që i kërkohet’ do të thotë Shteti (Danimarka ose Kosova) të cilit i drejtohet kërkesa përripranim në pajtim me nenin 7 ose kërkesa për kalim transit në pajtim me nenin 14 të kësajmarrëveshjeje;(i) ‘Autoritet kompetent’ do të thotë cilido autoritet kombëtar i Danimarkës ose Kosovës i ngarkuar mezbatimin e kësaj marrëveshje në përputhje me nenin 19(1), pika a) e tutje;(j) ‘Transit’ do të thotë kalimi i një qytetari të shtetit të tretë ose personi pa shtetësi nëpërmjet territorit tështetit që i kërkohet derisa udhëton nga shteti kërkues në vendin e destinacionit.PJESA IOBLIGIMET E RIPRANIMIT NGA KOSOVANeni 2Ripranimi i qytetarëve të saj1. Kosova do të ripranojë, me kërkesë nga Danimarka dhe pa formalitete të tjera, përveç atyre tëparashikuara në këtë marrëveshje, të gjithë personat të cilët nuk përmbushin apo nuk përmbushin më tejkushtet ligjore në fuqi për hyrje apo qëndrim të ligjshëm, në territorin e Danimarkës me kusht që të jetëdëshmuar, ose mund të supozohet në mënyrë të arsyeshme mbi baza të dëshmisë së ofruar prima faciese ata janë qytetarë të Kosovës.2. Kosova do të ripranojë në të njëjtën kohë bashkëshortët dhe fëmijët e mitur të pamartuar të personavetë përcaktuar në paragrafin 1, që posedojnë shtetësinë e Kosovës, përveç nëse ata kanë të drejtë tëpavarur të qëndrimit në territorin e Danimarkës.3. Kosova do të ripranojë, me kërkesë nga Danimarka, çdo person i cili konsiderohet shtetas i Republikëssë Kosovës në pajtim me legjislacionin përkatës kombëtar të Republikës së Kosovës dhe është iregjistruar si i tillë në regjistrin e qytetarëve.4. Kosova, gjithashtu do të ripranojë personat të cilëve u është marrë, ose kanë hequr dorë nga shtetësiae Kosovës pas hyrjes në territorin e Danimarkës, përveç nëse personave të tillë u është dhënënatyralizimi nga autoritetet kompetente të Danimarkës.5. Mbasi Kosova ka dhënë përgjigje pozitive me shkrim për kërkesën për ripranim,– dhe përderisaKosova nuk themelon misionin diplomatik ose zyrën konsullore kompetente për lëshimin e dokumentit tëudhëtimit të nevojshëm - autoritetet kompetente të Danimarkës do të lëshojnë dokumentin e nevojshëmtë udhëtimit (Dokumente Udhëtimi Emergjente / ETD) për kthimin e personit që do të ri-pranohet. Nëmomentin që Kosova themelon misionin diplomatik ose zyrën konsullore kompetente për lëshimin edokumentit të udhëtimit të nevojshëm, kushtet e njëjta siç theksohen në Nenin 4 (4) të kësaj Marrëveshjedo të aplikohen.6. Në rast se personi që do të ripranohet posedon shtetësi të një shteti të tretë përveç shtetësisë sëKosovës, Danimarka do të marrë parasysh dëshirën e personit që do të ripranohet për shtetin që ai/ajo eka zgjedhur (të kthehet). Kostot e mundshme shtesë për kthim në vendin e tretë duhet të mbulohen ngapersoni që ripranohet.Neni 3Ripranimi i qytetarëve të vendeve të treta dhe personave pa shtetësi1. Kosova do të ripranojë me kërkesë nga Danimarka dhe pa formalitete të tjera, përveç atyre të ofruaranë këtë marrëveshje, të gjithë shtetasit e vendeve të treta ose personat pa shtetësi të cilët nukpërmbushin apo nuk përmbushin më tej kushtet ligjore në fuqi për hyrje në ose për qëndrim të ligjshëmnë territorin e Danimarkës me kusht që të jetë dëshmuar, ose mund të supozohet në mënyrë tëarsyeshme mbi baza të dëshmisë së ofruar në shikim të parë (prima facie) se personat e tillë:

(a) posedojnë, ose në kohën e hyrjes së tyre kanë poseduar, vizë të vlefshme ose leje qëndrimi tëvlefshme të lëshuar nga Kosova; ose(b) në mënyrë ilegale kanë hyrë në territorin e Danimarkës drejtpërdrejt në rrugë ajrore, ose përmestokës, ose përmes detit nëpërmjet një vendi të tretë pasi që kanë qëndruar në territorin e Kosovës;ose(c) janë bashkëshortë të personave të përcaktuar në nenin 2, paragrafi 1, me posedim të njështetësie tjetër, me kusht që ata kanë të drejtë hyrje dhe qëndrimi ose marrin të drejtën për hyrjedhe qëndrim nga autoriteti kompetent i Kosovës, në territorin e Kosovës; ose(d) janë fëmijë të mitur të pamartuar të personave të përcaktuar në nenin 2, paragrafi 1, pavarësishtvendit të tyre të lindjes ose shtetësisë së tyre.2. Obligimi për ri-pranim në paragrafin 1 nuk do të zbatohet nëse:(a) qytetari i vendit të tretë ose personi pa shtetësi ka qenë vetëm në transit ajror përmes njëaeroporti ndërkombëtar të Kosovës; ose(b) Danimarka ia ka lëshuar qytetarit të shtetit të tretë ose personit pa shtetësi vizën apo lejen eqëndrimit para ose pas hyrjes në territorin e saj, përveç nëse:- ai person posedon vizë apo leje qëndrimi, të lëshuar nga Kosova, e cila ka periudhë vlefshmëriemë të gjatë se ajo e lëshuar nga Danimarka; ose- viza ose leja e qëndrimit e lëshuar nga Danimarka është marr duke shfrytëzuar dokumente tëimituara apo të falsifikuara, ose duke dhënë deklarata të rrejshme; ose- ai person nuk përmbush asnjë nga kushtet e përcaktuara për dhënien e vizës.3. Kosova, gjithashtu do të ripranojë, me kërkesën e Danimarkës, ish qytetarët e ish-RepublikësFederative të Jugosllavisë të cilët nuk kanë të fituar shtetësi tjetër dhe të cilët vendin e lindjes dhe vendine vendbanimit të përhershëm më 1 Janar 1998, e kanë pasur në territorin e Kosovës, me kusht që kjo efundit mund të konfirmohet nga autoritetet e Kosovës në datën e dorëzimit të kërkesës për ripranim.4. Pasi Kosova të ketë dhënë përgjigje pozitive për kërkesën për ripranim, Danimarka (ku është enevojshme) i lëshon personit të cilit i është pranuar ri-pranimi, dokumentin e udhëtimit të nevojshëm përkthimin e tij ose të saj (Dokumenti i Udhëtimit Emergjent / DUE).PJESA IIOBLIGIMET E RIPRANIMIT TË DANIMARKËSNeni 4Ripranimi i qytetarëve të saj1. Danimarka do të ripranojë, me kërkesën nga Kosova dhe pa formalitete të tjera, përveç atyre tëparashikuara në këtë marrëveshje, të gjithë personat të cilët nuk përmbushin apo nuk përmbushin më tejkushtet ligjore në fuqi për hyrje apo qëndrim ligjor të ligjshëm në territorin e Kosovës me kusht që të jetëdëshmuar, ose mund të supozohet në mënyrë të arsyeshme mbi baza të dëshmisë së ofruar në shikim tëparë (prima facie) se personat e tillë janë qytetarë të Danimarkës.2. Danimarka do të ripranojë, gjithashtu bashkëshortët dhe fëmijët e mitur të pamartuar të personave tëpërcaktuar në paragrafin 1, të këtij neni që posedojnë shtetësinë daneze, përveç nëse ata kanë të drejtëtë pavarur të qëndrimit në territorin e Kosovës.

3. Danimarka gjithashtu, do të ripranojë personat të cilëve u është marrë, ose kanë hequr dorë ngashtetësia e Danimarkës pas hyrjes në territorin e Kosovës, përveç nëse personave të tillë së paku u ështëgarantuar natyralizimi nga autoritetet kompetente të Kosovës.4. Pasi Danimarka ka dhënë përgjigje pozitive me shkrim mbi kërkesën për ripranim, Misioni Diplomatikose Zyra Konsullore kompetente e Danimarkës menjëherë dhe jo më vonë se brenda tri (3) ditëve tëpunës, do të lëshojnë dokumentin e udhëtimit të nevojshëm për kthimin e personit që do të ripranohet,me vlefshmëri prej së paku gjashtë (6) muajsh. Nëse për arsye ligjore ose faktike, personi në fjalë nukmund të transferohet brenda periudhës së vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit që fillimisht i ështëlëshuar, Misioni Diplomatik ose Zyra Konsullore kompetente e Danimarkës brenda katërmbëdhjetë (14)ditëve kalendarike, do të lëshojnë dokumentin e ri të udhëtimit me periudhë të vlefshmërisë mekohëzgjatje të njëjtë.5. Në rast se personi që do të ripranohet posedon shtetësi të një shteti të tretë përveç shtetësisë sëDanimarkës, Kosova do të marrë parasysh dëshirën e personit që do të ripranohet për shtetin që ai/ajo eka zgjedhur (të kthehet). Kostot e mundshme shtesë për kthim në shtetin e tretë duhet të mbulohen ngapersoni që ripranohet.Neni 5Ripranimi i qytetarëve të vendeve të treta dhe personave pa shtetësi1. Danimarka do të ripranojë, me kërkesë nga Kosova dhe pa formalitete të tjera, përveç atyre të ofruaranë këtë marrëveshje, të gjithë shtetasit e vendeve të treta apo personat pa shtetësi të cilët nukpërmbushin apo nuk përmbushin më tej kushtet ligjore në fuqi për hyrjen në ose qëndrim ligjor tëligjshëm në territorin e Kosovës me kusht që të jetë dëshmuar, ose mund të supozohet në mënyrë tëarsyeshme mbi baza të dëshmisë së ofruar në shikim të parë (prima facie) se personat e tillë:(a) posedojnë, ose në kohën e hyrjes së tyre kanë poseduar, vizë ose leje qëndrimi të vlefshëm tëlëshuar nga Danimarka; ose(b) kanë hyrë drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të paligjshme në rrugë ajrore, ose tokësore ose përmesdetit nëpërmjet një vendi të tretë pasi që kanë qëndruar në territorin e Danimarkës; ose(c) janë bashkëshortë të personave të përcaktuar në nenin 4, paragrafi 1, me posedim të njështetësie tjetër, me kusht që ata kanë të drejtë hyrje dhe qëndrimi ose marrin të drejtën për hyrjedhe qëndrim nga autoriteti kompetent i Danimarkës, në territorin e Danimarkës; ose(d) janë fëmijë të mitur të pamartuar të personave të përcaktuar në nenin 4, paragrafi 1,pavarësishtvendit të tyre të lindjes ose shtetësisë së tyre.2. Detyrimi për ripranim në paragrafin 1, të këtij Neni nuk do të zbatohet nëse:(a) qytetari i vendit të tretë ose personi pa shtetësi ka qenë vetëm në transit ajror përmes njëaeroporti ndërkombëtar të Danimarkës; ose(b) Kosova ia ka lëshuar qytetarit të vendit të tretë ose personit pa shtetësi vizën ose lejen eqëndrimit, para ose pas hyrjes në territorin e saj, përveç nëse:- ai person posedon vizë apo leje qëndrimi, të lëshuar nga Danimarka, e cila ka periudhë më tëgjatë vlefshmërie nga ajo e lëshuar nga Kosova; ose- viza ose leja e qëndrimit e lëshuar nga Kosova është marrë duke shfrytëzuar dokumente tëfalsifikuara, ose duke dhënë deklarata të rrejshme; ose

- ai person nuk përmbush asnjë nga kushtet e përcaktuara për dhënien e vizës.3. Pasi Danimarka të ketë dhënë përgjigje pozitive për kërkesën për ripranim, Kosova (kur është enevojshme) ia lëshon dokumentin e udhëtimit të nevojshëm personit të cilit i është pranuar ripranimi,për kthimin e tij ose të saj.PJESA IIIPROCEDURA PËR RI-PRANIMNeni 6Parimet1. Me përjashtim të rasteve që përcaktohen në paragrafin 2 të këtij neni, çdo transferim i personit që dotë ripranohet mbi bazat e njërit prej detyrimeve që përmbajnë nenet 2 deri në 5, do të duhet të dorëzohetkërkesa për ripranim tek autoriteti kompetent i shtetit që i kërkohet.2. Nuk ka nevojë për kërkesë për ripranim kur personi që do të ripranohet posedon dokument udhëtimiapo letërnjoftim të vlefshëm dhe, ku aplikohet, vizë apo leje qëndrimi i vlefshëm të shtetit që i kërkohet.3. Nëse një person është kapur në pikën kufitare (aeroporte) të Shtetit Kërkues pasi ka kaluar në mënyrëjoligjore kufirin duke ardhurë drejtpërdrejtë në territorin e Shtetit që i Kërkohet, Shteti Kërkues mund tëdërgojë kërkesën për ripranim brenda dy (2) ditësh pas kapjes së këtij personi (procedura epërshpejtuar).Neni 7Kërkesa për ripranim1. Çdo kërkesë për ripranim duhet të përmbajë informatat në vijim:(a) deri në masën që është e mundshme, informatat e detajuara të personit që do të ripranohet(d.m.th. emri, mbiemri, emri i babait, data dhe vendi i lindjes, si dhe vendbanimi i fundit), dhe kuështë e mundshme, detajet e fëmijëve të mitur të pamartuar dhe/ose bashkëshortit/es;(b) shënimet e dokumenteve me të cilat dëshmohen ose evidentohen me shikim të parë (primafacie) kushtet për ripranim ;(c) fotografia e personit që do të ripranohet;(d) deri në masën që është e mundshme, të dhënat biometrike të personit si shenjat e gishtërinjve,retina dhe irida e syrit, tiparet e zërit, tiparet e fytyrës dhe përmasat e duarve.2. Forma e përbashkët që do të përdoret për kërkesën për ripranim, është e bashkangjitur si Shtojcë 6 eprotokollit për zbatim.Neni 8Mjetet e dëshmisë lidhur me shtetësinë1. Dëshmia për shtetësi në pajtim me nenin 2(1) dhe nenin 4(1), në veçanti mund të provohet me anë tëcilitdo dokument të vlefshëm të renditur në listën e shtojcës 1 të protokollit për zbatim. Nëse dokumentet

e tilla paraqiten, dhe Kosova në mënyrë të ndërsjellë do të pranojnë shtetësinë pa bërë hetime tëmëtejme të nevojshme. Dëshmia për shtetësi nuk mund të sigurohet përmes dokumenteve të falsifikuara.2. Evidenca në shikim të parë (prima facie) e shtetësisë në pajtim me nenin 2(1) dhe nenin 4(1) nëveçanti mund të ofrohet përmes dokumenteve të renditura në listën e shtojcës 2 të protokollit për zbatim,qoftë edhe nëse periudha e tyre e vlefshmërisë ka skaduar. Nëse dokumentet e tilla paraqiten,Danimarka dhe Kosova do të konsiderojnë se shtetësia është e përcaktuar, përveç nëse ata mund tëdëshmojnë ndryshe. Evidenca në shikim të parë (prima facie) e shtetësisë nuk mund të sigurohet përmesdokumenteve të falsifikuara.3. Nëse asnjëri nga dokumentet e renditura në shtojcat 1 apo 2 të protokollit për zbatim nuk mund tëparaqitet, përfaqësuesit kompetentë diplomatik apo konsullorë të shtetit që i kërkohet, me kërkesë tëautoritetit kompetent të shtetit kërkues, merren vesh për intervistimin e personit që do të ripranohet pavonesa të panevojshme, më së voni brenda pesë (5) ditëve të punës nga dita e kërkesës, në mënyrë qëtë marrin informata për shtetësinë e tij apo të saj.4. Kur është e nevojshme, mund të caktohen ekspertë për të marr informata për shtetësinë e personaveqë do të ripranohen.Neni 9Mënyrat e dëshmimit që kanë të bëjnë me qytetarët e vendit të tretë dhe personat pa shtetësi1. Dëshmitë e kushteve për ripranim të qytetarëve të vendit të tretë dhe të personave pa shtetësi tëpërcaktuara në nenin 3 (1) dhe nenin 5 (1) në veçanti do të sigurohen përmes dokumenteve të rendituranë listën e shtojcës 3 të protokollit për zbatim. Dëshmitë nuk mund të sigurohen përmes dokumenteve tëfalsifikuara. Çdo dëshmi e tillë do të pranohet në mënyrë të ndërsjellë nga palët kontraktuese pa bërëhetime të mëtejme të nevojshme.2. Dëshmitë në shikim të parë (prima facie) të kushteve për ripranim të qytetarëve të vendit të tretë dhepersonave pa shtetësi të parashtruara në nenin 3(1) dhe nenin 5 (1) në veçanti do të sigurohen përmesdokumenteve të renditura në listën e shtojcës 4 të protokollit për zbatim; Dëshmitë nuk mund tësigurohen përmes dokumenteve të falsifikuara. Kur dëshmitë në shikim të parë (prima facie) paraqiten tëtilla, Danimarka dhe Kosova do të konsiderojnë se kushtet janë përcaktuar, përveç nëse ata mund tëdëshmojnë ndryshe.3. Hyrja ose qëndrimi i paligjshëm do të përcaktohet me anë të dokumenteve të udhëtimit të personit nëfjalë në të cilat viza e nevojshme ose leje të tjera qëndrimi për territorin e shtetit kërkues mungojnë.Deklarata e shtetit kërkues sipas të cilës personi në fjalë është konstatuar pa dokumente të nevojshmeudhëtimi, vizë apo leje qëndrimi, përbën dëshmi prima facie të hyrjes ose qëndrimit të paligjshëm.4. Dëshmitë e kushteve për ripranim të ish-qytetarëve të Republikës Federative të Jugosllavisë tëpërcaktuara në nenin 3 (3), në veçanti do të sigurohen përmes dokumenteve si dëshmi të renditura nëlistën e shtojcës 5a të protokollit për zbatim. Dëshmitë nuk mund të sigurohen përmes dokumenteve tëfalsifikuara. Çdo dëshmi e tillë do të pranohet në mënyrë të ndërsjellë nga Kosova pa bërë hetime tëmëtejme të nevojshme.5. Dëshmitë në shikim të parë (prima facie) të kushteve për ripranim të ish-qytetarëve të RepublikësFederative të Jugosllavisë të përcaktuara në nenin 3 (3), në veçanti do të sigurohen përmesdokumenteve si dëshmi të renditura në listën e shtojcës 5b të protokollit për zbatim. Dëshmitë nuk mundtë sigurohen përmes dokumenteve të falsifikuara. Kur dëshmitë në shikim të parë (prima facie) paraqiten,Kosova do të konsiderojë se kushtet janë përcaktuar, përveç nëse ata mund të dëshmojnë ndryshe.

Neni 10Kufizimet kohore1. Kërkesa për ripranim duhet t’i dorëzohet autoritetit kompetent të shtetit që i kërkohet brendamaksimum një (1) viti, pasi që autoriteti kompetent i shtetit kërkues ka marrë informacione se një shtetas ivendit të tretë ose person pa shtetësi, nuk përmbush ose nuk përmbush më tej kushtet në fuqi për hyrjeose qëndrim të ligjshëm. Kur ekzistojnë pengesa ligjore ose faktike që kërkesa të dorëzohet me kohë,afati kohor, me kërkesë të shtetit kërkues, do të zgjatet por vetëm derisa pengesat të mbarojnë sëekzistuari.2. Në të gjitha rastet, kërkesës për ripranim duhet t’i jepet përgjigje me shkrim brenda tridhjetë (30) ditëvekalendarike. Ky afat kohor fillon të llogaritet nga data e pranimit të kërkesës për ripranim. Arsyet e ndonjërefuzimi të mundshëm duhet të jepen me shkrim.3. Kur ekzistojnë pengesa ligjore ose faktike ndaj kërkesës që i jepet përgjigjja brenda tridhjetë (30)ditëve kalendarike, ky afat kohor, në bazë të një kërkese të arsyetuar si duhet, mund të zgjatet më sëshumti deri në dyzet (40) ditë kalendarike.4. Pasi që është marr pëlqimi, ose, ku është e përshtatshme, personi në fjalë do të transferohet brendagjashtë (6) muajve. Me kërkesë të Shtetit Kërkues, ky limit kohor mund të zgjatet për kohën që ështënevojitur për të trajtuar pengesat ligjore ose praktike.5. Nëse nuk ka asnjë përgjigje ndaj kërkesës për ripranim brenda kufizimeve kohore të parashtruara nëparagrafin 2 dhe 3, do të konsiderohet se për transferimin është rënë dakord dhe ku është e mundurpersoni në fjalë do të transferohet brenda gjashtë (6) muajve.Neni 11Modalitetet e transferimit dhe llojet e transportit1. Para kthimit të personit, autoritetet kompetente të palëve kontraktuese në fjalë do të pajtohenparaprakisht dhe me shkrim, për datën e transferimit, pikën hyrëse, përcjelljet e mundshme dheinformacione të tjera të rëndësishme për transferim.2. Deri në nivelin që është i mundshëm dhe nëse është e nevojshme, aranzhimet me shkrim tëpërcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, gjithashtu do të përmbajnë edhe informatat në vijim:(a) deklaratën që tregon se personi që duhet të kthehet mund të ketë nevojë për ndihmë osepërkujdesje, nëse kjo është në interes të personit në fjalë;(b) çfarëdo mase tjetër mbrojtjeje apo sigurie që mund të jetë e nevojshme në rastin e kthimitindividual ose informata që kanë të bëjnë me shëndetin e personit, nëse është në interes tëpersonit në fjalë.3. Transportimi mund të bëhet në rrugë ajrore apo tokësore. Kthimi përmes rrugës ajrore nuk do ketëkufizime për përdorimin e transportuesve ajror kombëtar të palëve kontraktuese dhe mund të bëhet dukepërdorur fluturime të planifikuara ose çarter (vajtje-ardhje).Neni 12Ripranimi gabimisht1. Shteti kërkues do të rimarrë çdo person të ripranuar nga shteti që i është kërkuar nësekonstatohet, brenda një periudhe gjashtë (6) mujore pas transferimit të personit në fjalë, që kriteret e

përcaktuara në nenin 2 deri në nenin 5 të kësaj marrëveshjeje nuk janë përmbushur në kohën etransferimit.2. Në raste të tilla, dispozitat procedurale të kësaj marrëveshjeje do të zbatohen përshtatshmërisht(mutatis mutandis) dhe do të sigurohen të gjitha informatat në dispozicion lidhur me identitetin dheshtetësinë aktuale të personit që do merret prapa.PJESA IVOPERACIONET TRANSITENeni 13Parimet1. Palët kontraktuese duhet të kufizojnë kalimin transit të qytetarëve të vendit të tretë apo të personavepa shtetësi në rastet kur personat e tillë nuk mund të kthehen në vendin e destinacionit në mënyrë tëdrejtpërdrejt.2. Kosova do të lejojë kalimin transit të qytetarëve të vendeve të treta apo të personave pa shtetësi nëseDanimarka kërkon këtë, dhe Danimarka do të autorizojë kalimin transit të qytetarëve të vendeve të tretaapo të personave pa shtetësi, nëse Kosova kërkon këtë, nëse udhëtimi shkues për në shtetet tjera nëtransit dhe ripranimi nga shteti i destinacionit është siguruar.3. Transiti mund të refuzohet nga palët kontraktuese:(a) nëse qytetari i vendit të tretë ose personi pa shtetësi është në rrezik real për t’iu nënshtruartorturës ose trajtimit ose dënimit jo-njerëzor apo degradues apo dënimit me vdekje ose persekutimitpër shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë në një grup të veçantë social apo bindjeve politiketë tij në shtetin e destinacionit apo një shteti tjetër në transit; ose(b) nëse qytetari i vendit të tretë ose personi pa shtetësi do t’iu nënshtrohet sanksioneve kriminale nështetin që i është kërkuar, ose në një shtet tjetër për transit; ose(c) në baza të shëndetit publik, sigurisë vendore, rendit publik apo interesave tjera kombëtare tështetit që i është kërkuar.4. Palët kontraktuese mund të revokojnë çdo autorizim të lëshuar nëse rrethanat e referuara nëparagrafin 3 më pas ngrihen apo dalin në dritë që pengon rrugën e operacionit transit, ose nëse udhëtimishkues në vendet e mundshme transite ose ripranimi nga vendi i destinacionit nuk është më i siguruar.Në këtë rast, shteti kërkues do ta marrë prapa qytetarin e vendit të tretë ose personin pa shtetësi, sipasnevojës dhe pa vonesë.Neni 14Procedura e transitit1. Kërkesa për operacione transite duhet të dorëzohet tek autoritetet kompetente të shtetit që ikërkohet me shkrim dhe duhet të përmbajë informatat në vijim:(a) llojin e transitit (përmes ajrit apo tokës), vendet e tjera të mundshme për transit dhe destinacionifinal i menduar;

(b) deri në nivelin që është i mundshëm, detajet e personit në fjalë (p.sh. emri, mbiemri, emri imesëm, emrat tjerë të përdorur/me të cilat njihet ose ndërlidhet, data e lindjes, gjinia dhe – ku ështëe mundshme – vendi i lindjes, shtetësia, gjuha, lloji dhe numri i dokumentit të udhëtimit);(c) pikën hyrëse të paraparë, kohën e transferimit dhe detajet e përcjelljes, nëse ka;(d) deklaratën që, sipas këndvështrimit të shtetit kërkues, kushtet në pajtim me nenin 13 (2) janëpërmbushur dhe se nuk ka njohuri për asnjë arsye për refuzim në pajtim me nenin 13 (3).Forma e përbashkët që do të përdoret për kërkesat e transitit është bashkangjitur si shtojcë 7 e protokollitpër zbatim.2. Shteti që i kërkohet, brenda tre (3) ditëve kalendarike pas marrjes së kërkesës dhe me shkrim, do tainformojë shtetin kërkues për pranimin, duke konfirmuar pikën hyrëse dhe kohën që parashihet përpranim ose e informon për refuzimin e pranimit dhe për arsyet e refuzimit të tillë.3. Nëse operacioni i transitit bëhet në rrugë ajrore, personi që do të ripranohet dhe përcjellësit emundshëm, brenda afateve të obligimeve ndërkombëtare të shtetit që i kërkohet, do të përjashtohen ngavizat transite të aeroportit.4. Autoritetet kompetente të shtetit që i kërkohet, në bazë të konsultimeve të dyanshme, do të asistojnënë operacionet e transitit, në veçanti përmes vëzhgimit të personave në fjalë dhe sigurimit të pajisjeve tëpërshtatshme për këtë qëllim.PJESA VKOSTOTNeni 15Kostot e transportit dhe të transititPa përjashtuar të drejtën e autoriteteve kompetente për kthimin e kostove të ndërlidhura me ripranim ngapersoni që ripranohet ose palët e treta, të gjitha kostot e transportit dhe dokumenteve të udhëtimit lidhurme operacionet për ripranim dhe të transitit dhe ripranimit gabimisht në pajtim me këtë marrëveshje, derinë kufirin e shtetit të destinacionit final do të merren përsipër nga shteti kërkues.PJESA VIMBROJTJA E TË DHËNAVE DHE KLAUZOLA E PAPREKSHMËRISËNeni 16Mbrojtja e të dhënaveKomunikimi i të dhënave personale do të bëhet vetëm nëse komunikimi i tillë është i domosdoshëm përzbatimin e kësaj marrëveshje nga autoritetet kompetente të palëve kontraktuese si mund të jetë rasti.Procedimi dhe trajtimi i të dhënave personale në rast të veçantë do t’iu nënshtrohet ligjeve vendore tëKosovës dhe Danimarkës.Në veçanti, parimet si në vijim do të aplikohen:(a) të dhënat personale duhet të procedohen në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;

(b) të dhënat personale duhet të mblidhen për qëllime të specifikuara, të sakta dhe legjitime përzbatimin e kësaj marrëveshje dhe pa procedim të mëtejmë as nga autoriteti komunikues e as ngaautoriteti pranues që nuk është në përputhje me atë qëllim;(c) të dhënat personale duhet të jenë adekuate, relevante dhe jo të tepruara në lidhje me qëllim për tëcilin ato mblidhen dhe/ose procedohet më tutje; në veçanti, të dhënat personale të komunikuaramund të jenë vetëm si në vijim:- detajet e personit që transferohet (p.sh. emri, mbiemri, çfarëdo emra të tjerë të mëhershëm,emra të tjerë të përdorur/me të cilat njihet ose ndërlidhet, gjinia, gjendja civile, data dhe vendi ilindjes, shtetësia aktuale dhe çfarëdo e mëhershme),- pasaporta, letërnjoftimi apo patentë shoferi (numri, koha e vlefshmërisë, data e lëshimit,autoriteti i lëshimit, vendi i lëshimit),- ndalesat dhe itinerari,- informacione tjera të nevojshme për identifikimin e personit që do të transferohet apo përkontrollimin e kritereve për ripranim në pajtim me këtë marrëveshje.(d) të dhënat personale duhet të jenë të sakta dhe ku është e nevojshme të përditësohen;(e) të dhënat personale duhet të kenë formën e cila mundëson identifikimin e subjekteve të tëdhënave për jo më gjatë se sa është e nevojshme për qëllimin për të cilin të dhënat janë mbledhurapo për të cilin ato janë proceduar më tutje;(f) që të dy, edhe autoriteti komunikues edhe autoriteti pranues do të ndërmarrin secilin hap tëarsyeshëm për të siguruar si është e përshtatshme korrigjimin, fshirjen apo bllokimin e të dhënavepersonale ku procedimi nuk është në përputhje me dispozitat e këtij neni, në veçanti për shkak se atotë dhëna nuk janë adekuate, relevante, të sakta, apo ato janë të tepërta në lidhje me qëllimin eprocedimit. Kjo përfshin njoftimin për çdo korrigjim, fshirje apo bllokim, të palës tjetër;(g) me kërkesë, autoriteti pranues do të informojë autoritetin komunikues për përdorimin e të dhënavetë komunikuara dhe të rezultateve të fituara nga ato;(h) të dhënat personale mund t’ju komunikohen vetëm autoriteteve kompetente. Komunikimi i tyreorganeve të tjera kërkon pëlqimin paraprak nga autoriteti komunikues;(i) autoritetet komunikuese dhe pranuese janë të detyruara të bëjnë evidencë me shkrim tëkomunikimit dhe pranimit të të dhënave personale.Neni 17Klauzola e paprekshmërisë1. Kjo marrëveshje nuk përjashton të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e palëve kontraktuese që dalinnga ligji apo konventat ndërkombëtare, direkt apo indirekt, dhe në veçanti, nga:- Konventa e datës 28 Korrik 1951 mbi Statusin e Refugjatëve e ndryshuar meProtokollin e datës 31 Janar 1967 mbi Statusin e Refugjatëve;- Konventat Ndërkombëtare që përcaktojnë shtetin përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave për azil tëparaqitura;

- Konventa Evropiane të datës 4 Nëntor 1950 për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të LiriveThemelore;- Konventa e datës 10 Dhjetor 1984 kundër Torturës dhe Trajtimeve apo Dënimeve të tjera Mizore,Jo-njerëzore apo Degraduese;- Konventat Ndërkombëtare mbi Ekstradim dhe Kalim Transit;- Konventat dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare shumëpalëshe për Ripranimin e Qytetarëve të Huaj.2. Asgjë në këtë marrëveshje nuk do të parandalojë kthimin e personit sipas marrëveshjeve tjeraformale apo jo-formale.PJESA VIIIMPLEMENTIMINeni 18Bashkëpunimi dhe takimet e ekspertëve1. Autoritetet kompetente të palëve kontraktuese do t’i ofrojnë njëri tjetrit ndihmë të ndërsjellë përzbatimin dhe interpretimin e kësaj marrëveshje.2. Secila palë kontraktuese mund të kërkojë thirrjen e takimeve të ekspertëve të të dyja palëvekontraktuese për sqarimin e çfarëdo çështje që ngrihet gjatë zbatimit të kësaj marrëveshje.3. Palët kontraktuese do të zgjidhin vështirësitë që lidhen me zbatimin e kësaj marrëveshje përmeskanaleve diplomatike.Neni 19Protokolli për Implementim1. Ministria e Punëve të Refugjatëve, Imigrimit dhe Integrimit së Danimarkës dhe Ministria e Punëve tëBrendshme të Kosovës do të përpilojnë një Protokoll zbatimi, i cili do të përcaktojë rregullat mbi:(a) caktimin e autoriteteve kompetente, pikat e kalimeve kufitare dhe shkëmbimin e pikave tëkontaktit;(b) kushtet për kthimet me përcjellje, përfshirë kalimin transit të qytetarëve të vendeve të treta dhe tëpersonave pa shtetësi me përcjellje;2. Protokolli për zbatim është pjesë përbërëse e kësaj marrëveshje.PJESA VIIIDISPOZITAT PËRFUNDIMTARENeni 20Hyrja në fuqi, kohëzgjatja, ndryshimi, pezullimi dhe përfundimi1. Kjo marrëveshje do të miratohet dhe/ose ratifikohet nga Palët Kontraktuese në pajtim me procedurat etyre përkatëse.2. Kjo marrëveshje hyn në fuqi në ditën e parë të muajit të dytë, pas datës në të cilën Palët Kontraktuesenjoftojnë njëra tjetrën që procedurat e referuara në paragrafin e parë janë përmbushur.

3. Kjo marrëveshje qëndron në fuqi për një periudhë të pacaktuar.4. Secila Palë Kontraktuese mund të propozojë ndryshime në këtë marrëveshje. Ndryshimet e tilla nëkëtë marrëveshje do të miratohen dhe/ose ratifikohen dhe do të hyjnë në fuqi në pajtim me paragrafin 1dhe 2.5. Secila Palë Kontraktuese, duke njoftuar në mënyrë zyrtare Palën tjetër Kontraktuese, mund tëpezullojë plotësisht apo pjesërisht, përkohësisht zbatimin e kësaj marrëveshje, për shkaqe të sigurisë, tëmbrojtjes së rendit publik apo të shëndetit publik. Pezullimi hyn në fuqi në ditën e dytë pas datës sënjoftimit të tillë.6. Secila Palë Kontraktuese mund të përfundojë këtë marrëveshje duke njoftuar në mënyrë zyrtare Palëntjetër kontraktuese. Kjo marrëveshje do të pushojë së zbatuari gjashtë (6) muaj pas datës së njoftimit tëtillë.E përpiluar në ...................... më..... në dy kopje identike secila në gjuhën angleze, daneze dhe në gjuhëtzyrtare të Kosovës (shqip dhe serbisht). Në rast të dallimeve në interpretimin e kësaj Marrëveshje,versioni i gjuhës angleze do të përdoret.PërQeverinë e Republikës së KosovësPërQeverinë e Mbretërisë së DanimarkësPROTOKOLLI PËR IMPLEMENTIMtë Marrëveshjesnë mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Danimarkës për ri-pranimin e personave qëqëndrojnë pa autorizimMinistria e Punëve të Brendshme të Republikës së KosovësdheMinistria e Punëve të Refugjatëve, Imigrimit dhe Integrimit të Mbretërisë së Danimarkës

këtu e tutje referohen si “PALË KONTRAKTUESE”,Në pajtim me Nenin 19 të Marrëveshjes në mes të Danimarkës dhe Kosovës mbi ri-pranimin e personaveqë qëndrojnë pa autorizim (këtu e tutje referohet si “Marrëveshje”)janë dakorduar si në vijim:Neni 1Autoritetet kompetente(1) Autoritetet kompetente përgjegjëse për implementimin e Marrëveshjes janë:a) për Kosovën:Për Operacionet e Ri-pranimit:Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)Departamenti për Nënshtetësi, Azil dhe MigracionRruga “Luan Haradinaj”Ndërtesa e re e MPB-ës10000 Prishtinë – KosovëTel.FaksiAdresa elect.mpb.riatdhesimi@ks-gov.netmpb.riatdhesimi1@ks-gov.netmpb.riatdhesimi2@ks-gov.netPër Operacionet TransitMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e KosovësDrejtorati për të Huaj dhe MigracionRruga "Luan Haradinaj"10000 Prishtinë – KosovëTel. +381 38 50 80 1422

Fax. +381 38 50 80 1222Adresa elekt.drejtoriapermigrim@kosovopolice.comb) për Danimarkën:Policia Kombëtare Daneze:Departamenti Kombëtar i të HuajveAnker Heegaards Gade 5, Kati i 3 të1780 Copenhagen VDanimarkëTelefoni (mobil): +45 20 45 35 68+45 41 21 42 02+ 45 45 15 50 01 / 02Faksi: +45 45 15 00 39+45 45 15 00 40Adresa elektronike:rpche@politi.dk(2) Detajet e autoriteteve kompetente do të këmbehen me nënshkrimin e Marrëveshjes. Çdo ndryshim imëvonshëm që ka të bëjë me autoritetet kompetente apo detajet e tyre do të komunikohen në mënyrë tëdrejtpërdrejt në mes të autoriteteve kompetente të përmendura nën paragrafin 1.Neni 2Aplikacioni për ri-pranim1. Aplikacioni për ri-pranim do të dorëzohet me shkrim nga autoriteti kompetent i Shtetit Kërkues direktnë autoritetin kompetent të Shtetit që i Kërkohet përmes kanaleve komunikuese të siguruara.2. Përgjigja e aplikacionit për ri-pranim do ti dorëzohet me shkrim autoritetit kompetent të ShtetitKërkues direkt nga autoriteti kompetent i Shtetit që i Kërkohet përmes kanaleve komunikuese tësiguruara.Neni 3Dokumentet e tjera

1. Nëse Shteti Kërkues konsideron se dokumente të tjera që nuk janë të renditura në Shtojcat 1 deri në5 të këtij Protokolli për Implementim mund të jenë esenciale për përcaktimin e nënshtetësisë sëpersonit që do të ri-pranohet, dokumentet e tilla mund ti dorëzohen Shtetit që i Kërkohet së bashkume aplikacionin për ri-pranim.2. Vendimi se a mund të merren parasysh dokumentet e përmendura në paragrafin 1 të këtij Neni gjatëprocedimit të aplikacionit për ri-pranim do të merret nga Shteti që i Kërkohet.Neni 4IntervistaNë rastet kur në pajtim me Nenin 8(3) të Marrëveshjes, nënshtetësia e personit që do të ri-pranohet nukmund të përcaktohet me anë të dokumenteve të renditura në Shtojcat 1 ose 2 të këtij Protokolli përImplementim, njëra ose të dy procedurat në vijim do të aplikohen:a) Autoritetet kompetente të Shtetit kërkues mund të kërkojnë intervistë në Misionin Diplomatik apoZyrën Konsulare të Palës që i Kërkohet në mënyrë të marrin informata për nënshtetësinë e tij apotë saj. Në rastet kur nënshtetësia e personit që do të ri-pranohet dëshmohet apo supozohet nëmënyrë të arsyeshme, menjëherë do ti lëshohet dokumenti i udhëtimit.b) Autoritetet kompetente të Shtetit Kërkues mund të kërkojnë intervista me ekspertë të Shtetit që iKërkohet që do të mbahen në territorin e saj. Në rastet kur nënshtetësia e personit që do të ripranohetdëshmohet apo supozohet në mënyrë të arsyeshme nga autoritetet kompetente, pasintervistës me ekspertët, menjëherë do ti lëshohet dokumenti i udhëtimit.Neni 5Procedurat e ri-pranimit dhe të transitit1. Për ri-pranim dhe transit, Palët Kontraktuese identifikojnë pikat e kalimeve kufitare në vijim:a. për Danimarkën: Aeroporti Ndërkombëtare i Kopenhagës në Kastrup;b. për Kosovën: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës dhe pika e kalimit kufitar: Hani i Elezit,Vërmicë, Kullë, Merdare2. Palët Kontraktuese menjëherë do të informojnë njëra tjetrën përmes kanaleve diplomatike për çdondryshim në listën e pikave të kalimeve kufitare të ofruara në paragrafin 1 të këtij Neni.Neni 6Aplikacioni i transitit1. Aplikacioni për transit do të dërgohet nga autoriteti kompetent i Shtetit Kërkues direkt në autoritetinkompetent të Shtetit që i Kërkohet përmes kanaleve komunikuese të siguruara.

2. Përgjigja e aplikacionit për ri-pranim do ti dorëzohet me shkrim autoritetit kompetent të ShtetitKërkues direkt nga autoriteti kompetent i Shtetit që i Kërkohet përmes kanaleve komunikuese tësiguruara.Neni 7Përcjellja e personit që do të ri-pranohet ose në transit1. Ky Nen ka të bëjë me të gjitha llojet e përcjelljeve (psh. përcjelljeve policore, mjekësore ose sociale);2. Nëse personi gjatë procesit të ri-pranimit ose transitit duhet të përcjellët me përcjellje, Shteti Kërkuesdo të jap informatat në vijim: emrat, mbiemrat, rangun, pozitën e personave të përcjelljes, llojin,numrin dhe datën e lëshimit të pasaportave dhe kartelat e identifikimit të shërbimit, përmbajtjen eurdhrit të tyre për misionin.3. Përcjelljet do të obligohen të jenë në përputhje me legjislacionin e Shtetit që i Kërkohet.4. Përcjelljet nuk do të bartin armë dhe objekte tjera të ndaluara në territorin e Shtetit që i Kërkohet.5. Përcjelljet do të jenë në rroba të thjeshta (rëndomta), të mbajnë pasaporta valide dhe kartelat eidentifikimit të shërbimit, si dhe urdhrat për misionin të lëshuara nga autoriteti kompetent i ShtetitKërkues.6. Numri i përcjellësve do të dakordohet paraprakisht nga autoritetet kompetente në bazë të rastit nërast.7. Autoritetet kompetente do të bashkëpunojnë me njëra tjetrën mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnëme qëndrimin e përcjelljes në territorin e Shtetit që i Kërkohet. Nëse është e nevojshme, autoritetetkompetente të Shtetit që i Kërkohet do ti ofrojnë përcjelljes asistencën e mundshme.Neni 8KostotKostot që bëhen nga Shteti që i Kërkohet në lidhje me ri-pranimin dhe kalimin transit të cilat duhet tëbarten nga Shteti Kërkues në pajtim me Nenin 15 të Marrëveshjes do të rimbursohen nga ky Shtetbrenda tridhjetë (30) ditëve me dorëzimin e dëshmive të kostove.Neni 9GjuhaPërveç nëse Palët Kontraktuese vendosin ndryshe, autoritetet kompetente të Palëve Kontraktuese, gjatëimplementimit të kësaj Marrëveshje, do të komunikojnë me gojë dhe me shkrim në gjuhën angleze.

Neni 10Hyrja në fuqi, kohëzgjatja, ndryshimi, pezullimi dhe përfundimi1. Ky Protokoll për Implementim hyn në fuqi në datën e njëjtë si Marrëveshja.2. Secila Palë Kontraktuese mund të propozon ndryshime në këtë Protokoll për Implementim.Ndryshime e tilla do të miratohen dhe /ose ratifikohen nga Palët Kontraktuese në përputhje meprocedurat e tyre përkatëse.3. Ky Protokoll për Implementim do të përfundon në të njëjtën kohë si Marrëveshja.4. Ky Protokoll për Implementim nuk aplikohet gjatë periudhës së pezullimit të Marrëveshjes.Neni 11ShtojcatShtojcat 1 deri në 7 do të jenë pjesë përbërëse të këtij Protokolli për Implementim.E përpiluar në ....... më..... në dy kopje identike secila në gjuhën angleze, daneze dhe në gjuhët zyrtare tëKosovës (shqip dhe serbisht). Në rast të dallimeve në interpretimin e kësaj Marrëveshje, versioni i gjuhësangleze do të përdoret.Për Ministrinë e Punëve të Brendshmetë KosovësPër Ministrinë e Punëve Refugjatëve,Imigrimit dhe Integrimit të Danimarkës

Shtojca 1LISTA E DOKUMENTEVEPREZENTIMI I TË CILAVE KONSIDEROHET TË JETËDËSHMI E NËNSHTETËSISË(Nenet 2 (1), 4 (1) dhe 8 (1) të Marrëveshjes)• Për Kosovën:- Certifikata e lindjes valide;- Certifikata e nënshtetësisë;- Kartela e identifikimit valide;- Pasaporta valide.• Për Danimarkën:- Dokumentet e udhëtimit valide (pasaporta, libreza e regjistrimit për detar)

Shtojca 2LISTA E DOKUMENTEVEPREZENTIMI I TË CILAVE KONSIDEROHET TË JETËDËSHMI PRIMA FACIE E NËNSHTETËSISË(Nenet 2 (1), 4 (1) dhe 8 (2) të Marrëveshjes)• Për Kosovën:- Dokumentet e skaduar të renditura në Shtojcën 1 apo fotokopjet e këtyre;- Patentë shoferi apo fotokopja e saj;- Certifikatat e lindjes të lëshuara nga UNMIK-u ose fotokopjet e tyre;- Dokumentet e udhëtimit dhe kartelat e identifikimit të lëshuara nga UNMIK-u ose fotokopjet etyre;- Broshura të Forcës së Sigurisë së Kosovës;- Deklaratat nga dëshmitarët;- Deklaratat me shkrim të bëra nga personi në fjalë;- Gjuha që flitet nga ai apo ajo, përfshirë mënyrën përmes rezultatit të një testi zyrtar(gjuhësorë);- Të dhënat personale biometrike të tilla si shenjat e gishtërinjve, retina dhe irida e syrit, vijat ezërit, vijat e fytyrës dhe të dhënat e përmasave të duarve.- Rezultati i testit të ADN-ës;- Çdo dokument tjetër i cili mund të ndihmon në përcaktimin e nënshtetësisë kombëtare tëpersonit në fjalë.• Për Danimarkën:- Dokumentet e skaduar të renditura në Shtojcën 1 apo fotokopjet e këtyre;- patentë shoferi apo fotokopja e saj;- certifikatat e lindjes apo fotokopjet e saj;- konfirmimi i nënshtetësisë ose fotokopja e saj- librezat ushtarake ose fotokopjet e tyre- deklaratat në mirëbesim nga dëshmitarët- deklaratat e bëra nga personi në fjalë dhe gjuha që flitet nga ai apo ajo, përfshirë mënyrënpërmes rezultatit të një testi zyrtar- çdo dokument tjetër i cili mund të ndihmon në përcaktimin e nënshtetësisë, kombësisë sëpersonit në fjalë- çfarëdo dokumenti i skaduar i renditur në këtë shtojcë- rezultati i testit të ADN-ës- të dhënat personale biometrike

Shtojca 3LISTA E DOKUMENTEVETË CILAT KONSIDEROHEN SI DËSHMI E KUSHTEVE PËR RI-PRANIM TË QYTETARËVE TËVENDEVE TË TRETA DHE PERSONAVE PA SHTETËSI(Nenet 3(1), 5 (1) dhe 9 (1) të Marrëveshjes)• Vula hyrëse/e nisjes apo nënshkrimet e ngjashme në dokumentin e udhëtimit të personit në fjalë apodëshmi tjetër për hyrje/nisje (psh. incizimet fotografike video);• Dokumentet, certifikatat dhe faturat e çfarëdo lloji (psh. llogaritë e hotelit, kartelat e takimeve përdoktorët/dentistët, kartelat hyrëse të institucioneve publike/private, marrëveshjeve për marrje me qiratë automjetit, dëftesave të kartelave të kreditit, etj) të cilat qartë tregojnë se personi në fjalë kaqëndruar në territorin e Shtetit që i Kërkohet;• Biletat me emër dhe/ose listave të udhëtarëve të aeroplanit, trenit, autobusit apo kalimeve me anije tëcilat tregojnë prezencën dhe itinerarin e personit në fjalë në territorin e Shtetit që i Kërkohet;• Informatat që tregojnë se personi në fjalë ka përdorur shërbimet e kuririt apo të agjencisë sëudhëtimit;• Deklaratat zyrtare të bëra, në veçanti, nga stafi i autoritetit kufitar dhe dëshmitarët e tjerë të cilëtmund të dëshmojnë se personi në fjalë ka kaluar kufirin kombëtar;• Deklaratat zyrtare nga personi në fjalë në procedurat juridike ose administrative

Shtojca 4LISTA E PËRBASHKËT TË DOKUMENTEVETË CILAT KONSIDEROHEN SI DËSHMI PRIMA FACIE E KUSHTEVE PËR RI-PRANIM TËQYTETARËVE TË VENDEVE TË TRETA DHE PERSONAVE PA SHTETËSI(Nenet 3(1), 5 (1) dhe 9 (2) të Marrëveshjes)• Përshkrimi i lëshuar nga autoritetet relevante të Shtetit Kërkues të vendit dhe rrethanave nën të cilatpersoni në fjalë është ndaluar pas hyrjes në territorin e atij Shteti;• Informacionet që kanë të bëjnë me identitetin dhe/ose qëndrimin e personit që janë ofruar ngaautoriteti ndërkombëtar apo organizata jo-qeveritare;• Raportet/konfirmimi i informacioneve nga anëtarët e familjes, bashkë udhëtarëve, etj.• Deklarata e personit në fjalë.

Shtojca 5LISTA E DOKUMENTEVETË CILAT KONSIDEROHEN SI DËSHMI PRIMA FACIE TË KUSHTEVE PËR RI-PRANIM TË ISH-SHTETASVE TË ISH-REPULIKËS FEDERALE TË JUGOSLLAVISË(Nenet 3 (3), 9 (4) dhe 9(5) të Marrëveshjes)Shtojca 5a (dokumentet që konsiderohet si dëshmi nëse janë lëshuar para 10 Qershor-it 1999):• Certifikatat e lindjes apo fotokopja e tyre të lëshuara nga ish Republika Federale e Jugosllavisë;• Dokumentet publike apo fotokopja e tyre të lëshuara nga Kosova apo ish Republika Federale eJugosllavisë që deklarojnë vendin e lindjes dhe/ose vendin e qëndrimit të përhershëm si kërkohet meNenin 3(3).Shtojca 5b (Dokumentet që konsiderohet si dëshmi prima facie nëse janë lëshuar para 10Qershor-it 1999):• Dokumentet apo certifikatat tjera apo fotokopja e tyre e cila tregon vendin e lindjes në territorin eKosovës;• Deklarata zyrtare nga personi në fjalë në procedurat juridike ose administrative.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!